{"id":8362,"date":"2020-06-21T15:57:12","date_gmt":"2020-06-21T15:57:12","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8362"},"modified":"2020-06-21T15:57:12","modified_gmt":"2020-06-21T15:57:12","slug":"fjala-e-homazhit-per-poeten-silke-liria-blumbah-1970-2020","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8362","title":{"rendered":"Fjala e homazhit p\u00ebr poeten Silke Liria Blumbah (1970-2020"},"content":{"rendered":"<p><strong>SILKE LIRIA BLUMBAH &#8211; NJ\u00cb JET\u00cb P\u00cbR LET\u00cbRSIN\u00cb DHE KULTUR\u00cbN SHQIPTARE<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/shuaip-emerllahu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8363\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/shuaip-emerllahu.jpg\" alt=\"\" width=\"148\" height=\"160\" \/><\/a><\/p>\n<p>Silke Liria Blumbah i takon komunitetit t\u00eb t\u00eb huajve q\u00eb n\u00eb takim e par\u00eb me bot\u00ebn shqiptare u mahnit\u00ebn e ran\u00eb n\u00eb dashuri, si\u00e7 jan\u00eb Edit Durham, Lord Bajroni, Franc Nop\u00e7a, Robert Elsie e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<!--more--><\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb njeriu, q\u00eb nj\u00eb jet\u00eb ja fali let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare. \u00cbsht\u00eb shkrimtarja, q\u00eb proza dhe poezia moderne shqipe pa tekstin letrar t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb e mang\u00ebt, nd\u00ebrsa historia e kultur\u00ebs kur do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr operatorin e njohur kulturor nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d, gjithsesi se do ta shenjoj me shkronja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr kontributin e \u00e7muar q\u00eb dha n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrkthimit dhe organizimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Silkja Liria Blumbah, u lind n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb diele, t\u00eb 13 dhjetorit t\u00eb vitit 1970, n\u00eb qytetin e Gottingenit, n\u00eb Gjermani. Ishte f\u00ebmija i dyt\u00eb i prind\u00ebrve m\u00ebsues Blumbach, mbes\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit \u201cbaba i mullinj\u00ebve\u201d. Ajo kishte vet\u00ebm nj\u00eb mot\u00ebr. Silke, shkollimin fillor e b\u00ebri n\u00eb vendlindje, gjimnazin e kreu n\u00eb \u201dJohanneum\u201d n\u00eb Hamburg, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr p\u00ebrkthimin me goj\u00eb i kreu me sukses t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb Universitetin e njohur t\u00eb Haidelbergut, ku diplomoi p\u00ebr frengjisht, anglisht dhe portugalisht. Ajo, n\u00eb qytetin e studimeve, kishte b\u00ebr\u00eb emrin n\u00eb poezi. Si e till\u00eb, ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupimi t\u00eb njohur letrar \u201cLiOff\u201d.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebria e v\u00ebshtir\u00eb, e vajz\u00ebs 8 vje\u00e7are q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb poezi, e mbush me ankth deri n\u00eb mohim t\u00eb vendlindjes e t\u00eb vendit t\u00eb saj. Ky shpirt me dhembje jete, me zhg\u00ebnjime dashurie, vendos t\u00eb gjej stacionin e paq\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn e saj t\u00eb trazuar. E ky stacion do t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria dhe trojet shqiptare. \u201cKam p\u00ebrjetuar shum\u00eb gjera t\u00eb v\u00ebshtira, por ajo q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb kurajo ishte lidhja ime me bot\u00ebn shqiptare dhe vet\u00ebdija se, ndonj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vendosem ne Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb vepruar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqiptar\u00ebve\u201d-do t\u00eb shprehet Silke,<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1994, Silkja fillon t\u00eb interesohet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, apo si\u00e7 thot\u00eb vet, d\u00ebgjon \u201cp\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb thirrjen e shqiponj\u00ebs\u201d. Lexon shum\u00eb\u00e7ka mbi shqiptar\u00ebt. Magjepset pas gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare. Prej vitit 1995 e deri n\u00eb vitin 1998, ajo m\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn autodidakte gjuh\u00ebn shqipe. Dhe tani, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, i \u00e7elet udha q\u00eb t\u00eb l\u00ebviz drejt Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb, 5 tetor 1998, shkel tok\u00ebn shqiptare. N\u00eb dhjetor t\u00eb 1998-\u00ebs, Silkja, realizon \u00ebndrr\u00ebn\u2026 n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs jep provimin e gjuh\u00ebs shqipe. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ajo njeh realitetin e metropolit shqiptar, Tiran\u00ebs, \u201dme rrudhat dhe buz\u00ebqeshjet e popullit tim\u201d si\u00e7 thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb varg. Pra, ajo, tashm\u00eb e transformuar, ndjen ngroht\u00ebsin\u00eb dhe prek mikpritjen e njohur shqiptare. Ndjehet e vler\u00ebsuar, e nderuar, e frym\u00ebzuar ngado q\u00eb shkon. Vazhdon t\u00eb zgjeroj gjeografin\u00eb e l\u00ebvizjes, duke zbritur m\u00eb 10 janar, n\u00eb \u201cSarand\u00ebn time\u201d, si\u00e7 thot\u00eb gjithandej shkrimeve t\u00eb saja. Edhe m\u00eb qart\u00eb \u201cdallg\u00eb vezulluese n\u00eb bregun e harruesh\u00ebm t\u00eb Sarand\u00ebs \u2013 qenkam un\u00eb \u201d do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb poezin\u00eb \u201cUN\u00cb JAM\u201d.<\/p>\n<p>Aty, ajo do t\u00eb q\u00ebndroj tre vjet, ku do t\u00eb shkrihet n\u00eb jet\u00ebn sarandijote, duke punuar gazetare n\u00eb nj\u00eb medium lokal, dhe duke u inkuadruar n\u00eb grupet polifonike t\u00eb jugut, n\u00eb organizimet e ndryshme poetike etj. Ky qytet do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb muz\u00eb e plleshme p\u00ebr tekstin poetik t\u00eb saj\u2026 ashtu, si e gjith\u00eb bota ekzotike shqiptare. Poezit\u00eb e saja do t\u2019i botoj\u00eb gjithandaj n\u00ebp\u00ebr revista dhe gazetat e koh\u00ebs. Tani m\u00eb, ajo ka krijuar nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb poezi. Pranohet n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitin 1999, boton n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e njohur botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb, v\u00ebllimin me poezi \u201cDyzet vdekje n\u00eb Sarand\u00eb\u201d. Libri do t\u00eb pritet mir\u00eb nga lexuesi dhe kritika.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/silke.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8364\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/silke.jpeg\" alt=\"\" width=\"204\" height=\"224\" \/><\/a>Silkja, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, hyri rrug\u00ebs s\u00eb pavdeksis\u00eb p\u00ebrmes poezis\u00eb, p\u00ebrmes shfaqjes s\u00eb kancerit t\u00eb gjirit, fizikisht merr rrug\u00ebn e kund\u00ebrt, ate t\u00eb tok\u00ebs. Ajo, n\u00eb dhjetor t\u00eb 99-\u00ebs, operohet dhe b\u00ebn nj\u00eb trajtim mjek\u00ebsor. Gjendja shpirt\u00ebrore e saj r\u00ebndohet. Depresioni, i cili e shoq\u00ebronte prej nj\u00eb koh\u00eb i intensifikohet. Kalon kriza t\u00eb ndryshme financiare. Por, me nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, mbijeton. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ajo, do t\u00eb shpreh\u00eb vazhdimisht mir\u00ebnjohjen ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas tre vjet q\u00ebndrimi n\u00eb Sarand\u00eb ajo vendoset n\u00eb Prizren. Atje ndeshet me pasojat e luft\u00ebs dhe gjenocidit serb. Takon shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u2026 E afirmon dhe e mbron me ngulm \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Nj\u00eb vit punoi p\u00ebrkthyese n\u00eb KFOR-in gjerman n\u00eb Prizren\u2026 M\u00eb vitin 2000, n\u00eb manifestimin letrar \u201cLulet e Ver\u00ebs\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, e njoha poeten Silke, e cila kishte marr\u00eb tani m\u00eb edhe emrin shqiptar Liria. Fillojm\u00eb bashk\u00ebpunimin \u2026\u00a0 Si redaktor i kultur\u00ebs n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen \u201cFlaka\u201d, i botoj nj\u00eb cik\u00ebl me poezi, nd\u00ebrsa si drejtor i Festivalit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Poezis\u00eb \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d e ftoj n\u00eb Tetov\u00eb. M\u00eb 2001, Silke\/Liria vjen n\u00eb qytetin e poezis\u00eb, e prek sken\u00ebn dhe emocionet e Festivalit&#8230; P\u00ebrsh\u00ebndetet dhe pritet ngroht\u00ebsisht nga publiku tetovar dhe jovet\u00ebm. N\u00eb Tetov\u00eb gjen sht\u00ebpin\u00eb e re t\u00eb saj, sht\u00ebpin\u00eb e poezis\u00eb, ku lidhet edhe m\u00eb shum\u00eb me poet\u00ebt shqiptar\u00eb dhe ato t\u00eb huaj. Silkja\/Liria b\u00ebhet bashk\u00ebpuntore dhe m\u00eb von\u00eb an\u00ebtare e \u00a0Drejtoris\u00eb s\u00eb Festivalit. Ndihmon n\u00eb p\u00ebrgatitjen e edicioneve t\u00eb shumta t\u00eb Festivalit p\u00ebr dy dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb rresht. Shfaqet e palodhshme, motivuese, kreative, pun\u00ebtore\u2026 me nj\u00eb energji t\u00eb papar\u00eb. Ajo merr pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do edicion t\u00eb Festivalit q\u00eb organizohet. P\u00ebrfshihet n\u00eb t\u00eb gjitha antologjit\u00eb e saj. Si poliglote, ajo p\u00ebrkthen prej gjuh\u00ebve t\u00eb ndryshme poezit\u00eb e poet\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb Festivalit, ajo p\u00ebrkthen gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb programit t\u00eb Festivalit, me at\u00eb shqipen letrare q\u00eb ting\u00ebllonte aq bukur n\u00eb goj\u00ebn e saj. Gjithkund e qeshur dhe e gatshme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Ishte nj\u00eb njeri pozitiv. Nuk e gjen thuajse nje foto, ku nuk shihet e qeshur.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d do t\u2019ia botojm\u00eb tre libra; dy prej t\u00eb cilave me poezi dhe nj\u00eb me proza t\u00eb shkurta. Kjo e fundit, me nj\u00eb parath\u00ebnie t\u00eb mikut t\u00eb saj t\u00eb mir\u00eb, poetit Moikom Zeqo, i cili vdiq vetem dy dit\u00eb pasi Silkja iku nga kjo bot\u00eb. Moikomi ishte poeti i par\u00eb, t\u00eb cilin e njohu n\u00eb qershor t\u00eb 1998, n\u00eb Lisbon t\u00eb Portugalis\u00eb. Me te festuan \u00e7mimin Nobel t\u00eb poetit t\u00eb madh Josef Saramago. Atje, Silkja shijonte jet\u00ebn me djalin portugez, t\u00eb cilin e kishte njohur n\u00eb studime. Kjo ishte dashuria e par\u00eb dhe e fundit n\u00eb jet\u00ebn e saj, q\u00eb m\u00eb von\u00eb la shum zbraztir\u00eb n\u00eb shpirtin e ndjesh\u00ebm t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Librat e Silke Liria Blumbach t\u00eb botuar n\u00eb Tetov\u00eb, jan\u00eb \u201cKaravela e fundosur\u201d, (2002), \u201cLumi q\u00eb rrjedh drejt burimit\u201d (2007), dhe libri me proza t\u00eb shkurta \u201cNj\u00eb vit pas vdekjes\u201d, (2017). T\u00eb gjitha k\u00ebto libra jan\u00eb interpretuar dhe vler\u00ebsuar lart\u00eb nga emra t\u00eb njohur t\u00eb kritik\u00ebs si Moikom Zeqo, Agron Tufa, Ahmet Selmani, Remzi Salihu etj. K\u00ebta, Silke\/Liria Blumbah e quajn\u00eb shkrimtare me talent t\u00eb rrall\u00eb, me imagjinate t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ku vendin n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe ajo e ka t\u00eb skalitur p\u00ebrgjithmon\u00eb&#8230; Gjat\u00eb hartimit t\u00eb nj\u00eb Antologjie t\u00eb Poezis\u00eb shqipe, Silken e vendosa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb mesin e poet\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb prezentojn\u00eb poezin\u00eb shqipe. Antologjia u p\u00ebrkthye n\u00eb gjuh\u00ebn mandarin\u00eb\/kineze dhe u botua n\u00eb Taivan. Poetja Silke\/Liria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebr antologji dhe revista t\u00eb ndryshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe ate t\u00eb huaj. Ajo \u00ebsht\u00eb fituese e \u00e7mimit letrar \u201cQiriu i Naimit\u201d, Tetov\u00eb, \u201cFlaka e Janarit\u201d, n\u00eb Gjilan, \u201cNaji Naaman\u201d, n\u00eb Bejrut, (Liban) etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, ajo boton n\u00eb Tiran\u00eb, librin &#8220;Ditari i nj\u00eb kthimi&#8221;, nd\u00ebrkaq v\u00ebllimin me poezi \u201cBeyond the bos of the heart\u201d e boton n\u00eb gjuh\u00ebn angleze n\u00eb SHBA. Silke Lria Blumbach p\u00ebrktheu p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d, nj\u00eb num\u00ebr emrash t\u00eb njohur t\u00eb poezis\u00eb bot\u00ebrore si laureat\u00ebt e Festivalit \u00a0Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Poezis\u00eb \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d, poetin amerikan Craig Czury, poetin taivanez, Kuei-shien Lee, poeten koreanojugore, Moon Chung Hee, poeten indiane Nivedita Lakhera etj. Silke Liria Blumbach, gjithashtu, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb pa\u00e7muar, duke p\u00ebrkthyer nga gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, afro 15 antologji t\u00eb Festivalit.<\/p>\n<p>Pas disa vjet q\u00ebndrimi n\u00eb trojet shqiptare, Silke Lira Blumbah kthehet n\u00eb Gjermani. K\u00ebt\u00eb rradh\u00eb n\u00eb kryeqytetin gjerman, Berlin, ku do t\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb kompani p\u00ebrkthimi. K\u00ebshtu, bileta e saj sado q\u00eb n\u00eb fillim qe menduar nj\u00eb drejtim\u00ebshe, ajo rezulton kthyese, dtth. <em>\u201dLumi rrjedh drejt burimit\u201d.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb vitin 2014, Silke\/Liries i rikthehet kanceri dhe natyrisht me te i intensifikohet edhe depresioni. Vullneti i saj nuk bie n\u00eb luft\u00ebn me k\u00ebto s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda. Sa dukej se e mundte s\u00ebmundjen, ajo rishfaqej p\u00ebrs\u00ebri\u2026 E Silkja\/Liria nuk dor\u00ebzohej\u2026 Para pes\u00eb vitesh, p\u00ebr ta motivuar, p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur ate n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kancerit, Drejtoria e FNP \u201dDit\u00ebt e Naimit\u201d ngriti nj\u00eb \u00e7mim letrar me emrin e saj \u201cSilke\/Liria\u201d, q\u00eb jepej n\u00eb \u00e7do edicion Festivali nga vet ajo. Ky vler\u00ebsim, ky nder, m\u00eb ndihmoi shum\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrballoj p\u00ebr pes\u00eb vjet s\u00ebmundjen, thoshte gjithandej. Ishte shpirt falenderues \u2026 N\u00eb edicionin e fundit, m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet \u00e7mimi me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrruar. Ne u g\u00ebzuam dhe festuam s\u00eb bashku me poet\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Festivalit. Por, t\u00eb gjith\u00eb rram\u00eb n\u00eb prit\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundje vdekjeprur\u00ebse. K\u00ebt\u00eb here, s\u00ebmundja e saj u rikthye m\u00eb fuqish\u00ebm dhe b\u00ebri poeten Silke Liria Blumbach, q\u00eb t\u00eb na buz\u00ebqesh tash e tutje nga qielli. Ajo vdiq n\u00eb Berlin, 15 minuta pasi akrepat shkel\u00ebn dit\u00ebn e 12 qershorit. Aq, sa i duheshin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur d\u00ebshir\u00ebn e saj, q\u00eb vdekja ta nx\u00ebn\u00eb n\u00eb Dit\u00ebn e Liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb punoi dhe e deshti aq shum\u00eb. Liria, em\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn e pag\u00ebzoi veten.<\/p>\n<p>Silke\/Liria, si\u00e7 tham\u00eb, ishte e lidhur fort me poezin\u00eb, me shqiptar\u00ebt, me Tetov\u00ebn, Sarand\u00ebn, Prizrenin\u2026 Ajo dha shum\u00eb n\u00eb afirmimin e tyre. Qyteti i Prizrenit kaher\u00eb e ka shpallur \u201cAn\u00ebtare nderi\u201d t\u00eb qytetit. Shpresoj q\u00eb edhe Komuna e Tetov\u00ebs, do t\u00eb reflektoj dhe do t\u2019ia jap nj\u00eb titull t\u00eb till\u00eb m\u00eb se t\u00eb merituesh\u00ebm. Pse jo, edhe nj\u00eb rrug\u00eb e k\u00ebtyre qyteteve do t\u00eb ishte nder\u00eb p\u00ebr ta, t\u00eb pag\u00ebzohet me emrin e saj.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb mund\u00ebsi, si dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb punojm\u00eb fort, q\u00eb eshtrat e saj t\u2019i sjellim n\u00eb trojet shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn i deshti aq shum\u00eb, \u2026 nga se, na e la edhe amanet <em>\u201cvendvarrimi: inshalla n\u00eb trojet shqiptare\u201d<\/em>. Tetova, duhet t\u00eb jet\u00eb vendi i prehjes s\u00eb saj, p\u00ebrve\u00e7 tjerash nga se, \u00ebsht\u00eb qyteti i poezis\u00eb bot\u00ebrore, pra k\u00ebtu vijn\u00eb edhe poet\u00ebt, shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb letrave, dhe jo vet\u00ebm, e ndjen\u00eb vdekjen e saj, shfaq\u00ebn dhembje dhe e quajt\u00ebn nj\u00eb humbje t\u00eb madhe p\u00ebr Drejtorin\u00eb e Festivalit, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shiqipe dhe ate bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Faleminderit Silke\/Liria Blumbah p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ate q\u00eb b\u00ebre p\u00ebr ne!<\/p>\n<p>I leht\u00eb t\u00eb qoft\u00eb dheu!<\/p>\n<p>Tetov\u00eb, 18 qershor 2020\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shaip Em\u00ebrllahu, Drejtor I FNP \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SILKE LIRIA BLUMBAH &#8211; NJ\u00cb JET\u00cb P\u00cbR LET\u00cbRSIN\u00cb DHE KULTUR\u00cbN SHQIPTARE Silke Liria Blumbah i takon komunitetit t\u00eb t\u00eb huajve q\u00eb n\u00eb takim e par\u00eb me bot\u00ebn shqiptare u mahnit\u00ebn e ran\u00eb n\u00eb dashuri, si\u00e7 jan\u00eb Edit Durham, Lord Bajroni, Franc Nop\u00e7a, Robert Elsie e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8363,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8362","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8362"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8362\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8365,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8362\/revisions\/8365"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}