{"id":8341,"date":"2020-06-10T19:23:03","date_gmt":"2020-06-10T19:23:03","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8341"},"modified":"2020-06-10T19:23:03","modified_gmt":"2020-06-10T19:23:03","slug":"lidhja-shqiptare-e-prizrenit-jehona-e-nje-kushtrimi-per-unifikim-dhe-mirekuptim-brendakombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8341","title":{"rendered":"LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT \u2013 JEHONA E NJ\u00cb KUSHTRIMI P\u00cbR UNIFIKIM DHE MIR\u00cbKUPTIM  BRENDAKOMB\u00cbTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/bislimi.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8342\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/bislimi.png\" alt=\"\" width=\"142\" height=\"160\" \/><\/a>Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet guri m\u00eb i ndritsh\u00ebm kilometrik i rrug\u00ebtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve drejt progresit komb\u00ebtar. Ndon\u00ebse shum\u00eb ide t\u00eb Lidhjes mbet\u00ebn t\u00eb parealizuara p\u00ebr shkak t\u00eb raportit\u00a0 gjeopolitik, ushtarak, e diplomatik t\u00eb forcave para 142 viteve, ajo megjithat\u00eb vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb krua i pashtersh\u00ebm i energjive t\u00eb pastra komb\u00ebtare brenda trungut etnik shqiptar.<!--more--><\/p>\n<p>Nga <strong>Mehmet PRISHTINA<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb komb \u00ebsht\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij, vet\u00ebm n\u00ebse arrin t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb maksimum aft\u00ebsit\u00eb dhe kapacitetet shtend\u00ebrtuese. P\u00ebr shum\u00eb kombe ky proces kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb shek. 19, por te shqiptar\u00ebt fatkeq\u00ebsisht shkoi m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, si ngjarje q\u00eb sh\u00ebnon pjekurin\u00eb historike t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr shtetnd\u00ebrtim mund t\u00eb\u00a0 konsiderohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit (10 qershor 1878), jehoha e s\u00eb cil\u00ebs nuk ka pushuar t\u00eb jet\u00eb aktuale deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Por, \u00e7ka m\u00ebsuan shqiptar\u00ebt, si politik\u00eb dhe si shoq\u00ebri, nga Lidhja e Prizrenit dhe sa kjo ngjarje ka mbet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb muze dhe n\u00ebp\u00ebr libra, dhe sa ka sh\u00ebrbyer si model i unifikimit dhe mir\u00ebkuptimit t\u00eb brendashqiptar?<\/p>\n<p>Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit i njihen disa merita, por k\u00ebsaj radhe do t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb vet\u00ebm tri, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb korrent me ngjarjet e s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb edhe si ura lidh\u00ebse me t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Konteksti historik kur u organizua Kuvendi i Lidhjes n\u00eb Prizren ishte tep\u00ebr i pafavorsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj organizimi politik e ushtarak t\u00eb shqiptar\u00ebve, mir\u00ebpo kjo nuk i pengoi krer\u00ebt e L\u00ebvizjes son\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb thyejn\u00eb barrierat dhe t\u00eb mblidhen n\u00eb Prizren, p\u00ebr t\u00eb artikuluar fuqish\u00ebm padrejt\u00ebsit\u00eb e Kongresit t\u00eb Berlinit, i cili u tregua tep\u00ebr i nj\u00ebansh\u00ebm n\u00eb vendimet e veta q\u00eb shkonin ndesh me sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb tokave shqiptare.<\/p>\n<p>Merita tjet\u00ebr e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit ishte se ajo, si nj\u00eb organizat\u00eb gjith\u00eb komb\u00ebtare dhe gjith\u00ebkrahinore,\u00a0 i dha kahje t\u00eb duhur politike k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve duke i unifikuar brenda nj\u00eb platforme t\u00eb vetme, e cila edhe pse kishte mospajtime t\u00eb caktuara, ajo megjithat\u00eb arriti t\u00eb integroj\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re mobilizimi n\u00eb aspektin e ngjizjes s\u00eb ideve komb\u00ebtare brenda nj\u00eb doktrine politike e ushtarake.<\/p>\n<p>Kur jemi te doktrina ushtarake, duhet p\u00ebrmendur faktin se Lidhja shqiptare e Prizrenit, p\u00ebrpos q\u00eb i kishte tiparet e nj\u00eb akademie politike, ajo i vuri bazat edhe t\u00eb akademis\u00eb ushtarake, sepse komponenta e rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur, q\u00eb kulmoi me kryengritjet e m\u00ebdha n\u00eb fillim t\u00eb shek.20.\u00a0 i japin asaj tiparet e nj\u00eb edukimi ushtarak t\u00eb brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb e q\u00eb do ta ken\u00eb Lidhjen si pik\u00eb referuese t\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr \u00e7lirim nga dominimi i huaj. Lufta e fundit e Ushtris\u00eb s\u00eb lavdishme \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, si refleksion historik i ngjarjeve t\u00eb m\u00ebvonshme, u formua dhe zhvillua mbi themelet politike e ushtarake t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, q\u00eb n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit ishte edhe bazamenti i shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, s\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje fundamentale q\u00eb imponohet tani kur po kujtojm\u00eb 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit nd\u00ebrlidhet gjithsesi me dilem\u00ebn n\u00ebse Kosova si shtet dhe si shoq\u00ebri po e ndjek modelin unifikimit dhe mir\u00ebkuptimit, ashtu si\u00e7 e manifestonin krer\u00ebt e Lidhjes, duke dalur mbi dallimet krahinore, fetare e ideologjike n\u00eb favor t\u00eb ideve integruese brendashqiptare.<\/p>\n<p>M\u00eb tep\u00ebr se kurdoher\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kosova aktualisht ka nevoj\u00eb t\u00eb\u00a0 m\u00ebsoj\u00eb nga k\u00ebto ide t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, edhe p\u00ebr faktin se tani ndodhemi n\u00eb faz\u00ebn e mbylljes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve problematike me Serbin\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, ky m\u00ebsim do t\u00eb ishte produktiv sikur do t\u00eb refuzonte \u00e7far\u00ebdo lloj opsioni q\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse vet Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me shtrirjen e saj organizative n\u00eb\u00a0 t\u00eb gjitha viset shqiptare, kishte si lajtmotiv pik\u00ebrisht plotnin\u00eb e pac\u00ebnueshme t\u00eb\u00a0 hap\u00ebsir\u00ebs etnike shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb paraleliz\u00ebm t\u00eb situatave e rrethanave t\u00eb tanishme me ato t\u00eb para 142 viteve, do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb nj\u00eb paradoks se vet\u00ebdija politike e komb\u00ebtare e krer\u00ebve t\u00eb Lidhjes ishte shum\u00ebfish m\u00eb e avancuar se nj\u00eb pjes\u00eb e klas\u00ebs politike aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta vler\u00ebsojm\u00eb lart p\u00ebrderisa ka pranuar q\u00eb n\u00eb momente t\u00eb caktuara t\u00eb rinegocoj\u00eb e statusin e Kosov\u00ebs, edhe p\u00ebrkund\u00ebr mendimit afirmativ t\u00eb GJND-s\u00eb sa i p\u00ebrket legjitimitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Pas k\u00ebtij mendimi, asnj\u00eb politikan i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb guxonte t\u00eb negocionte m\u00eb p\u00ebr kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs e m\u00eb s\u00eb paku t\u00eb kontrabandonte \u00a0n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave edhe \u00e7\u00ebshtjet gjoja t\u00eb pazgjidhur territoriale t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet guri m\u00eb i ndritsh\u00ebm kilometrik i rrug\u00ebtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve drejt progresit komb\u00ebtar. Ndon\u00ebse shum\u00eb ide t\u00eb Lidhjes mbet\u00ebn t\u00eb parealizuara p\u00ebr shkak t\u00eb raportit\u00a0 gjeopolitik, ushtarak, e diplomatik t\u00eb forcave para 142 viteve, ajo megjithat\u00eb vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb krua i pashtersh\u00ebm i energjive t\u00eb pastra komb\u00ebtare brenda trungut etnik shqiptar. Brezat q\u00eb po vijn\u00eb duhet ta ken\u00eb LSHP si kandil orientues, jo vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrhapjen e ideve avangarde, por edhe n\u00eb instalimin e nj\u00eb mend\u00ebsie moderne q\u00eb pik\u00ebpamjet dhe mendimet e ndryshme i trajton si begati e debatit, e jo si hendikep i zhvillimit. Kosova si shtet dhe si shoq\u00ebri ka nevoj\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb rivalitetet dhe polarazimet aktuale t\u00eb marrin fund dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre t\u2019i hapet shteg pajtimit t\u00eb brendsh\u00ebm komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb, 10 qershor 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet guri m\u00eb i ndritsh\u00ebm kilometrik i rrug\u00ebtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve drejt progresit komb\u00ebtar. Ndon\u00ebse shum\u00eb ide t\u00eb Lidhjes mbet\u00ebn t\u00eb parealizuara p\u00ebr shkak t\u00eb raportit\u00a0 gjeopolitik, ushtarak, e diplomatik t\u00eb forcave para 142 viteve, ajo megjithat\u00eb vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb krua i pashtersh\u00ebm i energjive t\u00eb pastra komb\u00ebtare brenda trungut&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8342,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-8341","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8341"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8341\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8343,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8341\/revisions\/8343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}