{"id":8276,"date":"2020-05-17T17:57:11","date_gmt":"2020-05-17T17:57:11","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8276"},"modified":"2020-05-17T17:57:11","modified_gmt":"2020-05-17T17:57:11","slug":"vlera-e-cdo-vetie-te-njeriu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8276","title":{"rendered":"Vlera e \u00e7do vetie te Njeriu"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/monda5.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8277\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/monda5.png\" alt=\"\" width=\"100\" height=\"160\" \/><\/a>Esse analiz\u00eb \u201cN\u00eb Sirtar\u201d-in e Rr\u00ebfimeve t\u00eb Mu\u00e7 Xhep\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb rr\u00ebfesh \u00ebsht\u00eb ajo d\u00ebshira e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrvojat shpirt\u00ebrore, angazhimin dhe guximin qytetar q\u00eb reciprokon ndjesh\u00ebm evoluimin jet\u00ebsor, intelektual dhe artistik n\u00eb artin e t\u00eb shkruarit. Vet\u00ebm se krijuesi shpreh me fjal\u00eb mendimet dhe ndjenjat m\u00eb t\u00eb thella, u jep atyre dinjitet e madh\u00ebshti,<!--more--><\/p>\n<p>t\u00eb cilat i realizon p\u00ebrmes let\u00ebrsis\u00eb, meditimit e rr\u00ebfimit, tregimit e romanit, p\u00ebrmes vargjeve q\u00eb shprehin pafund\u00ebsin\u00eb e bot\u00ebs poetike, p\u00ebrmes esse-s\u00eb, reportazhit dhe dram\u00ebs, me c\u2019rast krijimtaria, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ndjehet e angazhuar. Vet\u00ebm mjeti ndryshon, ai \u00ebsht\u00eb arti! Pavar\u00ebsisht gjinis\u00eb krijuese, shkrimtari posedon elementin m\u00eb t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm t\u00eb mendjes e shpirtit, rivler\u00ebson dhe nxjerr n\u00eb drit\u00eb p\u00ebrmes deklamimit t\u00eb fjal\u00ebs, vler\u00ebn e cdo vetie te Njeriu.<\/p>\n<p><strong>\u201cN\u00eb sirtar\u201d <\/strong>titullohet libri me rr\u00ebfime i Prozatorit dhe Diplomatit, Mustafa Xhepa alias me emrin letrar,- Mu\u00e7 Xhepa. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e lexova librin brenda nat\u00ebs, madje nuk mundesha ta l\u00ebshoja nga dora. Te p\u00ebrsiatjet e Mu\u00e7it, \u201cN\u00eb sirtar\u201d-in rr\u00ebfyes, autori ka \u201cpaketuar\u201d n\u00eb drit\u00ebn e gj\u00ebrave t\u00eb shkruara n\u00eb heshtje, intensitetin e dhimbjes dhe simbolik\u00ebn e nj\u00eb shpirti t\u00eb lir\u00eb. Ai monologon, p\u00ebr t\u00eb mos u ndjer\u00eb i vetmuar me; p\u00ebrjetimet shpirt\u00ebrore dhe emocionale, dhembshurin\u00eb dhe pik\u00ebllimin, vet\u00ebdijen dhe mosvet\u00ebdijen, marr\u00ebdh\u00ebniet me njer\u00ebzit, t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur, pran\u00eb e larg. Shkrimtari Mu\u00e7 Xhepa e di fare mir\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb e bukur por \u00ebsht\u00eb edhe ajo sfida e p\u00ebrdit\u00ebshme q\u00eb \u00e7mon lirin\u00eb, kujtes\u00ebn p\u00ebrkundrejt mosharres\u00ebs, p\u00ebr koh\u00ebn e ikur dhe at\u00eb q\u00eb vjen, me trishtimin e zgj\u00ebnjimin, mallin e dhimbjen, absurden e d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb paharrueshme. Kjo \u00ebsht\u00eb metamorfoza e jet\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>\u201cTregimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr nuk jan\u00eb imagjinare. Njer\u00ebzit, vendet dhe ngjarjet jan\u00eb reale, emrat jan\u00eb p\u00ebrmendur ashtu si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u201d &#8211; <\/strong>shkruan autori Xhepa n\u00eb <strong>\u201cParafjal\u00eb\u201d-<\/strong>n e autorit, dhe nuk harron t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb mentorin e tij, &#8211; gjuh\u00ebtarin, kryemjeshtrin e p\u00ebrkthimit dhe antikomunistin Petro Zheji, i cili do t\u00eb ishte ai q\u00eb e inkurajoi t\u00eb botonte kujtimet e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e v\u00ebrtet\u00eb, autori paraqet <strong>\u201cN\u00eb Sirtar\u201d-<\/strong>in e rr\u00ebfimeve t\u00eb mbushura me episode dramatike jet\u00ebsore reale dhe individ\u00eb real\u00eb q\u00eb jan\u00eb aq episodik\u00eb, p\u00ebr bindjet, kujtimet e brengat thell\u00ebsisht origjinale t\u00eb zhvillimeve shoq\u00ebrore, t\u00eb gjitha ngjarjet, aspektet dhe kompleksiteti i tyre rip\u00ebrcaktojn\u00eb epok\u00ebn e njohur t\u00eb jet\u00ebs e me jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Mu\u00e7 Xhepa rr\u00ebfen k\u00ebndsh\u00ebm e \u00e7ilt\u00ebr, me m\u00ebndje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb, impulsiv i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, her\u00eb zbavit\u00ebs dhe her\u00eb interesant, melankolik e melodramatik n\u00eb heshtje na jep kronik\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb ngjarjeve midis dy epokave; luft\u00ebs p\u00ebr ekzistenc\u00eb dhe stalagitet e shp\u00ebrb\u00ebrjes n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e bosht\u00eb t\u00eb farsave sociale e politike, \u00e7\u2019ka prodhuan rregjimin komunist dhe hijenat q\u00eb ai rregjim la pas. Pjesa m\u00eb e madhe e rr\u00ebfenjave t\u00eb Xhep\u00ebs konsiston n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve, lidhjen me miqt\u00eb e vjet\u00ebr e t\u00eb rinj, af\u00ebr e larg n\u00eb atdhe e m\u00ebrgim, individ\u00eb real\u00eb q\u00eb morfermojn\u00eb nga nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb te tjetra t\u00eb cil\u00ebt sikund\u00ebr autorin dhe audienc\u00ebn e lexuesve e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qesh\u00eb e lotoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb trisht\u00eb e t\u00eb lumtur t\u00eb jet\u00ebs. Libri hapet me rr\u00ebfenj\u00ebn e titulluar <strong>\u201cN\u00eb Sirtar\u201d,<\/strong> nga e ka marr\u00eb edhe vet\u00eb titullin libri.<\/p>\n<p>Autori ndodhet n\u00eb Washington dhe tashm\u00eb ai jeton midis dy kulturave, asaj amerikane dhe kultur\u00ebs s\u00eb vet autorit. Estetizmi dhe idealizmi mb\u00ebrthejn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb emocionesh t\u00eb autorit, i cili me stilin e tij karakteristik, individualitetin e tij filozofik e artistik, i b\u00ebn ato t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me stin\u00ebn e pranver\u00ebs, me lulet e qershis\u00eb dhe shpirtin e lir\u00eb t\u00eb rilindur t\u00eb autorit:<strong> \u201cPranver\u00eb n\u00eb Washington. Magji lulesh qershie buz\u00eb Potomakut.\u201d <\/strong>Autori Xhepa duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb figurat historike t\u00eb njohura n\u00eb t\u00eb dyja kahjet e Atlantikut, shfaq dhe krijon harmonin\u00eb me vende dhe histori, karaktere e personazhe historike, ngjarje dhe pjes\u00ebza historike t\u00eb stigmatizuara n\u00eb skena reale mes hartash, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar fatin e Amerik\u00ebs dhe fatin e Atdheut t\u00eb autorit; <strong>\u201c-rreth memorialeve t\u00eb Ruzveltit, Xhef\u00ebrsonit, Luther Kingut dhe Uashington Mollit, dhurat\u00eb japoneze kur u p\u00ebrcaktua, edhe Shqip\u00ebria londineze! <\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/monda6.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-8278\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/monda6-300x164.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"164\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/monda6-300x164.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/monda6.png 448w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Autori Xhepa shkruan se\u00a0 \u201c<strong>Poet\u00ebt i k\u00ebndojn\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb tyre\u201d, &#8211; <\/strong>dhe nd\u00ebrthurr mjesht\u00ebrisht sfondin e dhimbjes e harmonis\u00eb, evokon kujtes\u00ebn, dhe poet\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb atdhe dhe egzil, evokon historin\u00eb dhe sken\u00ebn e plot\u00eb n\u00eb at\u00eb realitetin gri, sepse askush nga ne nuk mund t\u00eb shk\u00ebputet nga e kaluara; \u201c<strong>I kan\u00eb k\u00ebnduar edhe n\u00eb Burgun e Burrelit luleve t\u00eb qershiz\u00ebs, q\u00eb nuk thahej,- e ushqente gjaku i heronjve antikomunist\u00eb. Lulet e saj metafora e jet\u00ebs.\u201d <\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb dashuria e autorit p\u00ebr jet\u00ebn dhe njer\u00ebzit!<\/p>\n<p>M\u00eb pas autori Xhepa b\u00ebn nj\u00eb ekspozim t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb takimit me shkrimtarin e njohur antikomunist Prof. Arshi Pipa, sikund\u00ebr e quan ai, miku i gjyshit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>\u201cPa u sistemuar mir\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e re, telefonova mikun e gjyshit tim, profesorin Arshi Pipa.\u201d\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Xhepa kap dhe analizon detajin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb dhimbsh\u00ebm, fatin e dy personazheve; \u201cgjyshit dhe profesorit\u201d, me mjesht\u00ebri e fines\u00eb nd\u00ebrton situate paralele t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnive dhe raportet q\u00eb personazhet kan\u00eb pasur brenda asaj drame tragjike, &#8211; mes jet\u00ebs, vdekjes dhe mbijetes\u00ebs e asaj \u00e7\u2019ka kishin p\u00ebrjetuar; \u201c<strong>Kishin qen\u00eb bashk\u00eb n\u00eb K\u00ebnet\u00ebn e Vdekjes, n\u00eb Maliq<\/strong>.\u201d Xhepa p\u00ebrcjell energji emocionale t\u00eb fuqishme dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, t\u00eb vuajtjes dhe dhimbjes, t\u00eb guximit e t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb dramave jet\u00ebsore t\u00eb Prof. Arshi Pip\u00ebs dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit t\u00eb tij, gjyshin e autorit.<\/p>\n<p>\u201c<strong>Foli gjat\u00eb p\u00ebr vuajtjet n\u00eb K\u00ebnet\u00ebn e Vdekjes dhe m\u00eb dhuroi librin e tij, \u201cLibri i Burgut\u201d, Thesar vuajtjesh dhe heroizmi. Dhimbjen e kishte marr\u00eb me vete me shpres\u00ebn e madhe se do t\u00eb ndikonte te qeveria amerikane q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte me trupa n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dy s\u00eb bashku, autori Xhepa e Profesor Arshi Pipa, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb par\u00eb p\u00ebrfshihen nga paqja e ngroht\u00ebsia njer\u00ebzore sikur njiheshin prej vitesh. Tema p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste dhe fatin e bashk\u00ebvuajt\u00ebsve mbizot\u00ebron bised\u00ebn e tyre, gj\u00eb q\u00eb i ofronte edhe me tep\u00ebr me realitetin.<\/p>\n<p><strong>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria; nuk i ka ardhur koha t\u00eb hapet. Fillo t\u00eb jap\u00ebsh m\u00ebsim n\u00eb universitete tona, m\u00ebsoju student\u00ebve \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb komunizmi, ndaj me ta eksperienc\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb hidhur. -Humba n\u00eb mendime -vazhdoi profesori- m\u2019u shfaq\u00ebn shok\u00ebt q\u00eb lash\u00eb n\u00eb ferr, besimi q\u00eb kishin se do t\u00eb \u00e7liroheshin shpejt. Do t\u00eb kalonin shum\u00eb vite &#8211; psher\u00ebtiu &#8211; q\u00eb komunizmi t\u00eb hante kok\u00ebn e vet dhe ndryshoi bised\u00ebn.\u201d <\/strong>Autori Xhepa synon t\u00eb zb\u00ebrthej\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn filozofike me mjesht\u00ebri artistike, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit e saj. Ai i hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim retrospektiv t\u00eb kaluar\u00ebs, evidenton shkaktar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb; regjimin komunist me psikologjin\u00eb kriminale n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin qeveris\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrcaktonin fatin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe fatin, persekutimin e dinjitetit, mendimin dhe shpirtin e lir\u00eb t\u00eb antikumunist\u00ebve e demokrat\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Mjesht\u00ebrisht, autori Xhepa shkrin shqet\u00ebsimet e p\u00ebrbashk\u00ebta, shqet\u00ebsime q\u00eb kap\u00ebrxejn\u00eb kufirin e ngusht\u00eb e shqet\u00ebsimit individual. N\u00eb tregimin \u201cZhan Valzhani\u201d, autori jep \u201ckjoskat ambulatore\u201d ku shkojn\u00eb t\u00eb han\u00eb kalimtar\u00eb e udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, na jep metamorfoz\u00ebn e jet\u00ebs q\u00eb jetonin.\u00a0 Autori p\u00ebrpiqet t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb rolin e zymt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, jet\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb, vuajtjet dhe moralin e shoq\u00ebris\u00eb; <strong>\u201cNuk kishim marr\u00eb ende pjatat, kur te dera u shfaq\u00ebn tre f\u00ebmij\u00eb; dy vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb. Ishin t\u00eb lagur deri n\u00eb palc\u00eb. Vajza q\u00eb dukej rreth dhjet\u00eb vje\u00e7, m\u00eb e rritura e tyre, iu afrua gruas dhe i k\u00ebrkoi p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Gruaja e urdh\u00ebroi t\u00eb dilte jasht\u00eb. \u00c7ezari i dhe pjat\u00ebn e tij, ashtu b\u00ebra edhe un\u00eb dhe u larguam<\/strong>.\u201d Vet\u00ebm nga veprimi virtuoz dhe dashamir\u00ebs i \u00c7ezarit dhe autorit, Xhepa arrin t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ndjeshm\u00ebrie dhe vendos lidhjet mes vetes e tre f\u00ebmij\u00ebve brenda korniz\u00ebs s\u00eb rr\u00ebfimit, &#8211; p\u00ebrfaq\u00ebsues episodik\u00eb t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr sociale n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb, spekulative dhe patetike; \u201c<strong>Un\u00eb e kisha l\u00ebn\u00eb me nj\u00eb mik p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej tij fjalorin gjermanisht-anglisht dhe, meq\u00eb rruga kalonte pran\u00eb konviktit t\u00eb vajzave t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, i mora f\u00ebmij\u00ebt me vete. Kur u afruam te dera e konviktit e k\u00ebshillova vajz\u00ebn e madhe t\u2019i lutej dezhurnit t\u00eb kalonin nat\u00ebn atje. Prita jasht\u00eb. Pas pak f\u00ebmij\u00ebt dol\u00ebn duke qar\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>-Na p\u00ebrzuri, &#8211; tha me d\u00ebnes\u00eb vajza.\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Autori shtjellon realitetin rr\u00ebnqeth\u00ebs e dramatik, i cili shfaqet n\u00eb forma nga m\u00eb t\u00eb rafinuarat, Xhepa shfaq mjerimin e trishtimin q\u00eb s\u00ebbashku me varf\u00ebrin\u00eb dhe trishtimin jan\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb \u201ckjoskat ambulatore\u201d t\u00eb farsave sociale, ata qajn\u00eb e qeshin nga halli duke shfaqur forc\u00ebn dhe shpres\u00ebn e mbijetes\u00ebs, q\u00eb e b\u00ebn rr\u00ebfimin m\u00ebse trondit\u00ebs n\u00eb kronik\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme.<\/p>\n<p><strong>\u201cZhan Valzhan\u201d-i thirra, &#8211; Fantin\u00ebs ia kan\u00eb flakur Kozet\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Autori Xhepa manovron n\u00ebp\u00ebrmjet personazheve t\u00eb romanit \u201cT\u00eb Mjer\u00ebt\u201d, nj\u00eb nga veprat m\u00eb t\u00eb lexuar t\u00eb shkrimtarit frances Viktor Hygoi, i cili e ka himnizuar mjerimin bukur e thjesht\u00eb; &#8211; Vodhi nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer f\u00ebmij\u00ebt dhe doli nga burgu nj\u00eb kafsh\u00eb! Me fines\u00eb krijon analogjin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur, l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit, me Kozet\u00ebn e pafajshme t\u00eb Hygoit, varf\u00ebrin\u00eb dhe mjerimin e tejskajsh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e kompleksitetit t\u00eb ndjenjave njer\u00ebzore, e cila na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb qart\u00eb gjendjen shpirt\u00ebrore e sociale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Analogji, q\u00eb i sh\u00ebrben si nj\u00eb sfond njer\u00ebzor i paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb njeriut ndaj njeriut, ku dominon forca e arsyes, humanizmit dhe forca e fjal\u00ebs ideoartistike e Xhep\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u201cQeshi me z\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb thell\u00eb. -Hajdeni zogj n\u00eb \u00e7erdhen time, &#8211; tha pa pyetur se cil\u00ebt ishin.\u201d- si thirrje e ankthit <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr autori ndjente tensionin, nervozitetin, stresin dhe shpirtin human t\u00eb mikut t\u00eb tij; marrjen n\u00eb mbrojtje dhe kujdesin t\u00eb q\u00ebnieve t\u00eb mitura, t\u00eb keq ushqyera e t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura; <strong>\u201cQeshi me z\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb thell\u00eb. -Hajdeni zogj n\u00eb \u00e7erdhen time, &#8211; tha pa pyetur se cil\u00ebt ishin.\u201d- <\/strong>si thirrje e ankthit t\u00eb koh\u00ebs mbarsur me kontrastet e m\u00ebdha, farsat sociale dhe bujarin\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p><strong>\u201cSapo hym\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb, dhoma e pun\u00ebs s\u00eb tij, nxorri nga nj\u00eb dollap i vog\u00ebl pes\u00eb qirinj, nj\u00eb p\u00ebr secilin nga ne, i vendosi n\u00eb parvazin e dritares;\u201d- <\/strong>Xhepa shpreh k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij ideoartistik, shpengon dhe shpjegon drit\u00ebn e thyer t\u00eb pes\u00eb qirinjve ndaj err\u00ebsir\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, mikut t\u00eb tij dhe vetes, prirje k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb menduar ndryshe. Drita e qirinjve n\u00eb fund t\u00eb tunelit monologon raportin e zem\u00ebrgjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb shpirtit intim e t\u00eb lir\u00eb me optimizmin e shpres\u00ebn e s\u00eb ardhmes q\u00eb i p\u00ebrket ardhm\u00ebris\u00eb dhe dashuris\u00eb njer\u00ebzore;<\/p>\n<p><strong>-Mir\u00ebseardh\u00ebt engj\u00ebj t\u00eb shenjt\u00eb! Vajza e vog\u00ebl vrapoi drejt tij, iu hodh n\u00eb qaf\u00eb e me lot\u00eb g\u00ebzimi i tha: \u201cXhaxhi ti je si ne?\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Mbizot\u00ebrimi i harmonis\u00eb dhe humanizmit evokon karakterin njer\u00ebzor, burr\u00ebror dhe t\u00eb sakrific\u00ebs t\u00eb mikut t\u00eb autorit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8211; \u201c<strong>Petro Zheji, antikomunisti trim, pasi i ushqeu dhe u preu biletat f\u00ebmij\u00ebve \u201carmiq\u201d, me dashuri hyjnore i p\u00ebrcolli p\u00ebr Shkod\u00ebr.\u201d\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Ky ishte i madhi Petro Zheji, q\u00eb vinte n\u00eb sprov\u00eb dhimbjen dhe nuk pranonte d\u00ebshp\u00ebrimin, por i kthente vlerat njer\u00ebzore n\u00eb grint\u00ebn ngadh\u00ebnjimtare t\u00eb tyre, ve\u00e7mas p\u00ebr nj\u00ebriun e thjesht\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Titulli i rr\u00ebfenj\u00ebs \u201c<strong>H\u00ebna dhe Hekurat<\/strong>\u201d, \u00ebsht\u00eb unik dhe alegorik, me kuptimin dhe metafor\u00ebn e dyfisht\u00eb t\u00eb nj\u00eb shpirti t\u00eb lir\u00eb dhe mosgjykimit t\u00eb tij. Xhepa shpalos k\u00ebndsh\u00ebm emocione t\u00eb forta e t\u00eb fuqishme, bukurin\u00eb e intimitetit lirik e historis\u00eb prek\u00ebse dashurie me nj\u00eb t\u00eb huaj, e cila rob\u00ebroi zemr\u00ebn e shokut t\u00eb tij, P\u00ebllumb Lloshit: <strong>\u201cPulum, do t\u00eb t\u00eb pres\u2026dashuria ime\u2026 shqiptare\u2026e par\u00eb! M\u00eb puthi n\u00eb buz\u00eb, ndryshe, t\u00eb l\u00ebng\u00ebt. E putha edhe un\u00eb, fort, gjat\u00eb. Iku ngadal\u00eb. Largohej bashk\u00eb me zemr\u00ebn, kishte shp\u00ebrthyer kraharorin, e ndiqte si e marr\u00eb, ma kishte rr\u00ebmbyer<\/strong>\u2026 <strong>Buz\u00ebt e saj prej zjarri e dogj\u00ebn frik\u00ebn. H\u00ebna l\u00ebshoi ves\u00eb mbi trupt tan\u00eb. -\u00cbsht\u00eb mir\u00eb mos na shohin bashk\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong>\u201d. Por kthesa e papritur p\u00ebrkundrejt harmonis\u00eb s\u00eb shpirtit t\u00eb trazuar romantik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aspektet m\u00eb intriguese t\u00eb rr\u00ebfimit, q\u00eb t\u00eb fut drith\u00ebrim\u00ebn dhe sfidon Shekspirin, mjeshtrin e lot\u00ebve t\u00eb trishtimit dhe lot\u00ebve t\u00eb hares\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cE merr me mend pse t\u00eb kemi sjell\u00eb k\u00ebtu? -Jo nuk e di! &#8211; Kemi gdhir\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn kur ti\u2026 Oficeri i sigurimit q\u00eb ishte ulur n\u00eb vendin e par\u00eb, me trup t\u00eb madh e duar si dar\u00eb, me vuri hekurat forc\u00ebrisht prapa. I shtr\u00ebngoi; ato filluan t\u00eb dh\u00ebmbin\u2026M\u00eb shtyu brenda. Hapi fr\u00ebngjin\u00eb e saj, nj\u00eb bir\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme. &#8211; Hekurat do t\u00eb t\u2019i heq kur t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb shefi. E mbylli me krism\u00eb ther\u00ebse, bashk\u00eb me t\u00eb edhe jet\u00ebn time.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>I sinqert\u00eb dhe mendje hapur, Xhepa shtjellon qart\u00eb me \u00ebndje, dhimbje dhe adhurim fatin e P\u00ebllumbit pas takimit dhe mistifikimin e atij \u00e7asti romantik q\u00eb nuk mund t\u2019i largohet kurr\u00eb nga kujtesa. \u201c<strong>H\u00ebna dhe hekurat\u201d<\/strong> \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebs, jep realitetin e pushtetar\u00ebve mediok\u00ebr, injorant\u00eb e besnik\u00eb t\u00eb sistemit, shpesh her\u00eb brutal\u00eb, sinonim i \u201cxhongler\u00ebve\u201d politik\u00eb e partiak\u00eb t\u00eb moralit komunist. N\u00eb fr\u00ebngjin\u00eb e p\u00ebrbindshave ku bashk\u00ebjetonin H\u00ebna dhe Hekurat, metamorfoza e forc\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb dhe brenga e vetmis\u00eb n\u00eb koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb, kund\u00ebr represionit komunist e konceptit unik persekutues, p\u00ebrpjekjet e mikut t\u00eb tij, q\u00eb edhe ashtu me \u201chekura\u201d nd\u00ebr duar n\u00ebn v\u00ebshtrimin e zbeht\u00eb e t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, ruan me \u00e7do kusht e n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb misterin eternal t\u00eb dashuris\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Mes 30-\u00eb rr\u00ebfenjave\u00a0 \u201c<strong>N\u00eb Sirtar<\/strong>\u201d-in e Xhep\u00ebs, autori arrin t\u00eb na befasoj\u00eb nga nj\u00ebra rr\u00ebfenj\u00eb te tjetra; \u201c<strong>Doktor Nosi\u201d,<\/strong> <strong>\u201cI Treti\u201d, \u201cM\u00ebsuesi i Fr\u00ebngjishtes\u201d,<\/strong> (trondit\u00ebs fati i mikut t\u00eb viteve tona t\u00eb shkoll\u00ebs Kastriot Balili, sh\u00ebn.im),\u00a0 <strong>\u201cZhan Matie\u201d,\u201dN\u00eb Bibliotek\u00eb\u201d, \u201cI d\u00ebnuari me pushkatim\u201d, \u201cKur Dita ishte Nat\u00eb\u201d, \u201cRrapini\u201d, \u201cShigjeta e Kuqe\u201d, \u201cPrindi\u201d, \u201cFotografia\u201d,\u201d A good man\u201d,<\/strong> etj., deri te rr\u00ebfenja e fundit me titull \u201cH\u00ebna dhe Hekurat. Secila rr\u00ebfenj\u00eb alternative \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb beteje sublime njer\u00ebzore dhe shpirt\u00ebrore midis t\u00eb mundshmes e t\u00eb paparishikueshmes nga ana e protagonist\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb \u00e7uditshmen dhe misteriozen q\u00eb fshihnin muret social-politik\u00eb n\u00eb zymt\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb bot\u00ebs reale dhe rendit t\u00eb akullt shoq\u00ebror, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai dhe protagonist\u00ebt e tij kan\u00eb jetuar, at\u00eb bot\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohet, sepse kujtesa p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u2019ka ndodhur nuk zhb\u00ebhet, por ajo rr\u00ebfehet! Autori rr\u00ebfen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb realiste, humane dhe filozofike p\u00ebrvojat jet\u00ebsore, dramat e fatet njer\u00ebzore individuale, m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb konceptuarit t\u00eb bot\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrnjer\u00ebzore. P\u00ebrmes emocioneve dhe intensitetit t\u00eb ngjarjeve, autori Xhepa absorbon t\u00eb gjitha karakteret duke e b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur m\u00eb t\u00eb prek\u00ebshme, t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb konunikuesh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt e t\u00eb besuesh\u00ebm, mes vetes e lexuesit. E gjith\u00eb kjo m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebfyese e Xhep\u00ebs zhbiron radiografin\u00eb e kujtimeve t\u00eb shkuara dhe sinoptik\u00ebn ideoartistike dhe filozofike brenda mjedisit t\u00eb realitetit shqiptar, dhe arrin t\u2019u jap\u00eb pjekurin\u00eb e duhur ndjenjave t\u00eb dala spontanisht nga <strong>\u201csirtari\u201d<\/strong>, q\u00eb mbart drith\u00ebrim\u00ebn, dhimbjen, tronditjen e t\u00eb prek\u00ebshmen, t\u00eb bardh\u00ebn e t\u00eb zez\u00ebn, ngush\u00eblluese e t\u00eb tmerr\u00ebshme, t\u00eb egra e t\u00eb m\u00ebshir\u00ebshme, vlera e antivlera, grotesken dhe d\u00ebshp\u00ebrimin, pesimizmin dhe optimizmin, dhe u jep jet\u00eb personazheve t\u00eb paharrueshme n\u00eb jet\u00ebn e tij. Autori p\u00ebrshkruan, histori e personazhe origjinal\u00eb e real\u00eb, t\u00eb zakonsh\u00ebm e modest\u00eb, intelektual\u00eb dhe elita e qytetaris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs shqiptar\u00eb brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, miq t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur, af\u00ebr e larg t\u00eb cil\u00ebt guxonin e jetonin brenda realitetit t\u00eb kufirit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb thyerjes s\u00eb brezave, kontrastit dhe p\u00ebrplasjes mes dy realiteve; realitetit t\u00eb ashp\u00ebr social-politik, i tejmbushur me kriza ekonomike sociale dhe ekzaltimit moral t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Karaktere t\u00eb denj\u00eb e trondit\u00ebs q\u00eb dalin nga \u201cmuzeu historik \u201ci koh\u00ebs, personazhe t\u00eb mir\u00ebvendosur me dramat e tyre jet\u00ebsore e njer\u00ebzore, q\u00eb konkurojn\u00eb n\u00eb rr\u00ebfenjat alternative shkaqet e pasojat, karaktere t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb ndryshuar sistemin dhe konsolidimin e sistemit liri-demokraci.<\/p>\n<p>Xhepa zhbiron an\u00ebn psikollogjike dhe sociale t\u00eb personazheve dhe shtresave shoq\u00ebrore t\u00eb kulturave t\u00eb ndryshme q\u00eb ai ka takuar e takon n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebshme n\u00eb Amerik\u00eb, duke p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin e unitetit social e njer\u00ebzor e shpirt\u00ebror t\u00eb kulturave, -se dashuria e dhimbja, paqja e ngroht\u00ebsia njer\u00ebzore nuk njeh ngjyr\u00eb e race, ajo ekziston kudo.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgimin e nd\u00ebrsjellt\u00eb e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb tyre midis t\u00eb mundshmes, t\u00eb pamundshmes dhe t\u00eb paparashikushmes n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe shpres\u00ebs drejt s\u00eb ardhmes brenda atij realiteti t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes, q\u00eb ndri\u00e7on realitetin e sot\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e atdhedashuris\u00eb dhe dashuris\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Postcsriptum<\/strong><\/p>\n<p>Takimi me Mu\u00e7 Xhep\u00ebn ka ndodhur qysh n\u00eb rinin\u00eb ton\u00eb t\u00eb hershme, dekada m\u00eb par\u00eb, ekzakt\u00ebsisht n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja, shok\u00eb konvikti. Ne i p\u00ebrkasim nj\u00eb brezi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm nd\u00ebr ato vite me shok\u00eb e shoqe t\u00eb fism\u00eb e t\u00eb bukur n\u00eb form\u00eb e funksion, i brezit t\u00eb m\u00ebsonj\u00ebsve t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb m\u00ebn\u00e7ur dhe me kock\u00eb t\u00eb fort\u00eb qytetare dhe intelektuale, vlerat humane e \u00e7do vetie t\u00eb secili prej tyre, u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs dhe e bot\u00ebs son\u00eb, q\u00eb na shnd\u00ebrruan Ne, nx\u00ebn\u00ebsit e tyre &#8211; n\u00eb Human\u00eb! Mustafa XHEPA ka mbaruar studimet universitare p\u00ebr Gjuh\u00eb Angleze. P\u00ebrve\u00e7 karrier\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb, spikat edhe karriera diplomatike n\u00eb Washington. \u201c<strong>N\u00eb Sirtar\u201d<\/strong> \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb i Prozatorit dhe ish Diplomatit, -Mustafa XHEPA. Libri i dyt\u00eb n\u00eb pro\u00e7es botimi del s\u00eb shpejti e titullohet \u201c<strong>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, tregime Uberi\u201d. <\/strong>Jeton, punon e krijon n\u00eb Washington.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Maj, 2020<\/strong><\/p>\n<p><strong>Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p><strong>Author\/Freelancer<\/strong><\/p>\n<p><strong>Florida, USA <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Esse analiz\u00eb \u201cN\u00eb Sirtar\u201d-in e Rr\u00ebfimeve t\u00eb Mu\u00e7 Xhep\u00ebs \u00a0 Nga Raimonda MOISIU T\u00eb rr\u00ebfesh \u00ebsht\u00eb ajo d\u00ebshira e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrvojat shpirt\u00ebrore, angazhimin dhe guximin qytetar q\u00eb reciprokon ndjesh\u00ebm evoluimin jet\u00ebsor, intelektual dhe artistik n\u00eb artin e t\u00eb shkruarit. Vet\u00ebm se krijuesi shpreh me fjal\u00eb mendimet dhe ndjenjat m\u00eb t\u00eb thella, u&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8277,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-8276","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8276","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8276"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8276\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8279,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8276\/revisions\/8279"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8277"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}