{"id":8233,"date":"2020-04-28T23:15:53","date_gmt":"2020-04-28T23:15:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8233"},"modified":"2020-04-28T23:15:53","modified_gmt":"2020-04-28T23:15:53","slug":"angjelina-arianiti-e-vetmja-shenjtore-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8233","title":{"rendered":"ANGJELINA ARIANITI-E VETMJA SH\u00cbNJTORE SHQIPTARE &#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Monda2.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8234\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Monda2.png\" alt=\"\" width=\"122\" height=\"160\" \/><\/a>ANGJELINA ARIANITI-E VETMJA SH\u00cbNJTORE SHQIPTARE MES 40 SH\u00cbNJTOR\u00cbVE MESHKUJ N\u00cb KISH\u00cbN E FAN NOLIT N\u00cb BOSTON <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Raimonda MOISIU <\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuat MEMELLI<\/strong><!--more--><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs kan\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull q\u00eb val\u00ebvitin flamurin kuq e zi shqiptar n\u00eb tok\u00ebn amerikane. Nd\u00ebrsa kthejm\u00eb kok\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb viteve dallojm\u00eb gjurm\u00ebt e arta dhe kock\u00ebn e fort\u00eb intelektuale t\u00eb m\u00ebncuris\u00eb dhe t\u00eb kujtes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kombi, ringritjen dhe trash\u00ebgimin\u00eb nd\u00ebr breza t\u00eb vlerave komb\u00ebtare, shpirt\u00ebrore e atdhetare, t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb vlera t\u00eb arta qytetarie e shenjt\u00ebrie. Jan\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb kujtojn\u00eb dhe eksplorojn\u00eb shprehit\u00eb e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, domosdoshm\u00ebri q\u00eb vlen edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme dhe ka aft\u00ebsi universale p\u00ebr t\u00eb evokuar t\u00eb kaluar\u00ebn e kombit mes bot\u00ebs njer\u00ebzore dhe hyjnore. Nj\u00eb obligim sa shpirt\u00ebror e qytetar, sa intelektual e atdhetar ne brezi i tash\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, i deyrohemi figur\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs Shqiptare, e vetmja fem\u00ebr e shenjt\u00ebruar mes 40 sh\u00ebnjtor\u00ebve meshkuj, afresku i s\u00eb cil\u00ebs gjendet n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit, e njohur edhe si Kisha e Fan Nolit, Boston, Massachusetts. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga kolegja jon\u00eb e hershme, Presidentja e Fondacionit \u201cNermin Vlora-Falaski\u201d, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Zenepe Luka, na vuri n\u00eb l\u00ebvizje edhe ne k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt. Ajo na vinte n\u00eb dijeni se po p\u00ebrgatiste p\u00ebr botim, librin rreth jet\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs, e cila njihet si motra e vog\u00ebl e Dukesh\u00ebs Andronika (Donika) Kastrioti, gruaja e Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu.<\/p>\n<p>Kolegja jon\u00eb e nderuar, Zenepe Luka, e cila \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vlerave dhe nuk lodhet p\u00ebr t\u2019i promovuar ato, kishte d\u00ebgjuar se afresku i Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs Shqiptare gjendet n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Boston, ose Kisha e Nolit, si\u00e7 quhet ndryshe. Dhe, nuk ka gabuar!<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Monda1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-8235\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Monda1-300x216.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"216\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Monda1-300x216.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Monda1.png 571w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kisha e Fan Nolit-Boston! \u2013 Simboli i Rilindjes Komb\u00ebtare, krenaris\u00eb, respektimit, trash\u00ebgimis\u00eb, atdhetarizmit, patriotizmit, Simboli i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Toleranc\u00ebs Fetare, pjes\u00eb integrale aq e dashur patriotike e atdhetare e komunitetit shqiptaro-amerikan. Simboli i ruajtjes t\u00eb tradit\u00ebs, kultur\u00ebs e gjuh\u00ebs shqipe mes bot\u00ebs hyjnore e njer\u00ebzore n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt. Mbase do e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb n\u00eb pak rreshta t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201carkiv\u00eb\u201d t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit dhe kontributin e shquar t\u00eb Fan Nolit e bashk\u00ebkohasve t\u00eb tij, q\u00eb na kan\u00eb falur koh\u00eb nga koha e tyre, duke i bashk\u00ebrenduar ngjarjet dhe vitet, dhe kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah vlerat dhe virtytet e Kish\u00ebs s\u00eb Nolit, e cila bashkoi shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs pa dallim feje e ideje. Karizma, aureola dhe trash\u00ebgimia e Kish\u00ebs Noliane ndjehen ende sot n\u00eb mbar\u00eb komunitetin shqiptaro \u2013 amerikan, kombin e trojet shqiptare. Ne kemi q\u00ebn\u00eb shpesh te Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, em\u00ebrtuar k\u00ebshtu nga Imzot Noli n\u00eb nderim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriot-Sk\u00ebnderbeut. Kisha e Nolit mban der\u00ebn hapur p\u00ebr shqiptar\u00ebt e m\u00eb gjer\u00eb, dhe ne kemi marr\u00eb pjes\u00eb shpesh jo vet\u00ebm n\u00eb meshat e saj, por edhe n\u00eb veprimtarit\u00eb p\u00ebrkujtimore me taban historik e komb\u00ebtar q\u00eb kjo kish\u00eb mbart n\u00eb misionin e saj. Madje pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb aktivitetin e Kish\u00ebs Orthodokse shqiptare n\u00eb nderim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb Prij\u00ebsit dhe Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu, ku u p\u00ebrkujtua edhe 110 vjetori i krijimit t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare nga Fan Noli, nga ku ne kemi m\u00ebsuar edhe p\u00ebr afreskun e bukur t\u00eb Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs, t\u00eb cilin p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbase nuk e kishim v\u00ebn\u00eb re m\u00eb her\u00ebt nd\u00ebr vizitat tona aty. M\u00ebgjith\u00ebse jemi n\u00eb situat\u00eb karantimi nga koronovirusi ne gjithsesi u munduam t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr rreth afreskut dhe jet\u00ebs t\u00eb Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs Shqiptare dhe se si u gjend afresku i saj n\u00eb Kish\u00ebn Autoqefale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit alias Kisha e Nolit n\u00eb Boston. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna ne kontaktuam fillimisht n\u00eb telefon me studiuesen dhe k\u00ebrkuesen shkencore n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrdisiplinave, komunikimit nd\u00ebrkulturor dhe edukimit ekologjik, Znj.Neka Doko, e cila p\u00ebr gati 17-\u00eb vjet kujdeset p\u00ebr Bibliotek\u00ebn e Kish\u00ebs dhe ka b\u00ebr\u00eb dhe vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe dinjitoze n\u00eb ruajtjen dhe katalogimin dixhital t\u00eb Arkiv\u00ebs Noliane, besuar dhe vler\u00ebsuar nga Kancelari i Kish\u00ebs, At\u2019Arthur Liolini.<\/p>\n<p>Znj. Neka Doko duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb retrospektiv\u00eb t\u00eb kish\u00ebs na rr\u00ebfeu se:<\/p>\n<p>\u201cKatedralja e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit Boston \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1949-\u00eb, dhe m\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb kish\u00eb katolike unitare. N\u00eb vitin 1950-\u00eb filluan rinovimet brenda saj dhe u b\u00ebn\u00eb ndryshime n\u00eb afresket e m\u00ebparshme, por u ruajt krejt\u00ebsisht fryma e kristianizmit. Altari ndryshoi komplet dhe u b\u00eb n\u00eb modelin bizantin, nd\u00ebrsa ikonat n\u00eb pjes\u00ebn ballore, si n\u00eb asnj\u00eb kish\u00eb tjet\u00ebr orthodokse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, dhe dekoracionet me vler\u00eb jan\u00eb punuar nga mjesht\u00ebr Dhimitri, nj\u00eb nga shqiptar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb m\u00ebrguar n\u00eb Boston.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda3.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-8236\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda3-300x245.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"245\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda3-300x245.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda3.png 552w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kish\u00ebza th\u00ebn\u00eb ndryshe \u201cDhoma e faljeve\u201d (Chapel), u konceptua dhe u nd\u00ebrtua p\u00ebr q\u00ebllime pag\u00ebzimi dhe memorial kujtese e t\u00eb Shtun\u00ebs s\u00eb Shpirtrave. N\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb u rimodelua afresku komplet i ri, dhe u vendos\u00ebn t\u00eb gjitha afresket e 40 sh\u00ebnjtor\u00ebve t\u00eb hirerakis\u00eb\u00a0 orthodokse t\u00eb miratuara nga Patriarkana Orthodokse e Konstandinopoj\u00ebs-e cilat sot njihet si Patriarkana Orthodokse e Stambollit, midis tyre edhe nj\u00eb grua sh\u00ebnjtore e quajtur Angjelina e Arb\u00ebris\u00eb. Sa her\u00eb vijn\u00eb vizitor\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Nolit, i P\u00ebrndershmi At\u2019Arthur Liolini ndalet dhe i kushton v\u00ebmendje afreskut t\u00eb Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs, m\u00eb tep\u00ebr se tek afresket e sh\u00ebnjtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, dhe e komenton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb personalitetin dhe figur\u00ebn e k\u00ebsaj Sh\u00ebnjtore dhe at\u00eb se cfar\u00eb thuhet e shkruhet nga historia e shenjt\u00ebris\u00eb shqiptare &#8211; p\u00ebrfundon bised\u00ebn studiuesja shqiptare, Znj. Neka Doko mjaft e njohur p\u00ebr artikujt e saj studimore e shkencore n\u00eb fr\u00ebngjisht, shqip e anglisht botuar n\u00eb shtypin shqiptaro-amerikan e m\u00eb gjer\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtyre dhjetra viteve n\u00eb Amerik\u00eb, ne jemi takuar shpesh, kemi ndar\u00eb g\u00ebzime dhe hidh\u00ebrime familjare, por edhe aktivitete t\u00eb ndryshme me t\u00eb P\u00ebrndershmin At\u2019Arthur Liolinin, origjina e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb shqiptar, por i lindur dhe i rritur n\u00eb Amerik\u00eb. T\u00eb par\u00ebt e tij jan\u00eb me origjin\u00eb nga Boboshtica e Korc\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb, i pash\u00ebm dhe fisnik, vecmas gjat\u00eb sh\u00ebrbesave kishtare i P\u00ebrndershmi At\u2019Arthur Liolin, me at\u00eb veshjen karakteristike t\u00eb kish\u00ebs, mb\u00ebshtjell\u00eb nga nj\u00eb mantel i verdh\u00eb rrez\u00ebllues, me z\u00ebrin e but\u00eb, t\u00eb ngroht\u00eb e t\u00eb p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrt q\u00eb t\u00eb mrekullon me shqipen e kulluar dhe me kultur\u00eb q\u00eb flet, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb brezi i tret\u00eb i lindur n\u00eb Amerik\u00eb. Nd\u00ebr materialet studimore, shkencore, historike dhe t\u00eb shenjt\u00ebris\u00eb rreth jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj sh\u00ebnjtore me origjin\u00eb shqiptare, At\u2019Arthur Liolini si gjithmon\u00eb i pap\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb na rr\u00ebfyer.<\/p>\n<p>\u201cPo, \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e v\u00ebrtet\u00eb,- e nis rr\u00ebfimin e tij,\u00a0 At\u2019Arthuri, -se te kisha jon\u00eb gjendet afresku kushtuar Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs. Afresku gjendet n\u00eb kish\u00ebz\u00ebn e vog\u00ebl, sapo hyn n\u00eb kish\u00eb, n\u00eb krahun e djatht\u00eb. Me k\u00ebrkes\u00ebn e kish\u00ebs, afresku \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vitin 1980-\u00eb, nga nj\u00eb ikonograf me origjin\u00eb rumune q\u00eb jetonte n\u00eb Boston. Lart\u00ebsia e afreskut 2.68m (10 feet), nd\u00ebrsa gjer\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb 1.26m (4 feet), dhe rrethohet nga nj\u00eb korniz\u00eb druri e punuar. N\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar di\u00e7itura n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe gjuh\u00ebn shqipe; Saint Angelina Albania \u2013Sh\u00ebn Angjelina shqiptare. Para figur\u00ebs s\u00eb saj, ne b\u00ebjm\u00eb pag\u00ebzimet n\u00eb kish\u00ebn ton\u00eb. Gjithashtu n\u00eb at\u00eb mjedis, b\u00ebjm\u00eb edhe dit\u00ebn e ikon\u00ebs s\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej At\u2019Arthur Liolini, kleriku dhe kancelari i shquar q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb ende gjall\u00eb tradit\u00ebn mikprit\u00ebse noliane na tregon edhe rreth jet\u00ebs s\u00eb Angjelin\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda4.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-8237\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda4-243x300.png\" alt=\"\" width=\"243\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda4-243x300.png 243w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/monda4.png 382w\" sizes=\"auto, (max-width: 243px) 100vw, 243px\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebn Angjelina \u00ebsht\u00eb bija e gjasht\u00eb e Prij\u00ebsit Shqiptar Gjergj Arianit Komneni, motra m\u00eb e vog\u00ebl e Dukesh\u00ebs Andronika (Donika) Kastrioti, bashk\u00ebshortes s\u00eb Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu. Ishte Sk\u00ebnderbeu ai q\u00eb propozoi martes\u00ebn e kunat\u00ebs s\u00eb tij, Angjelin\u00ebs me nj\u00eb nga Prij\u00ebsit orthodoks\u00eb<\/p>\n<p>dhe strategjik t\u00eb Serbis\u00eb, -Stefan Brancovich. Lidhje martesore q\u00eb u mendua edhe p\u00ebr vet\u00eb gjenealogjin\u00eb princ\u00ebrore e t\u00eb dyja principatave n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Angjelina dhe Stefan treguan interes p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin dhe me bekimin e Sk\u00ebnderbeut dhe prind\u00ebrve t\u00eb Angjelin\u00ebs ata u martuan.<\/p>\n<p>Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb von\u00eb Angjelina u mbyll n\u00eb manastirin e Krushedol-it n\u00eb Frushka Gora, Serbi, dhe ajo i q\u00ebndroi besnike dhe i lutej Zotit cdo dit\u00eb<\/p>\n<p>p\u00ebr paqe e dashuri mes njer\u00ebzve. Angjelina e Arb\u00ebris\u00eb ia arriti misionit t\u00eb saj dhe u shenjt\u00ebrua nga Kisha Orthodokse Serbe, madje edhe me miratimin e Hierarkis\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e Patriarkan\u00ebs Orthodokse t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, e njohur n\u00eb dit\u00ebt e sotme si Patriarkana Orthodokse e Stambollit me seli po n\u00eb Stamboll, -theksoi At\u2019Arthur Liolini.<\/p>\n<p>Ne kontaktuam edhe me Hir\u00ebsin\u00eb e tij, Mitropolitin Ilia Ketrin, i lindur dhe i rritur n\u00eb Amerik\u00eb, por q\u00eb dy prind\u00ebrit e tij jan\u00eb me origjin\u00eb nga Sinica e Devollit. Duke iu referuar sa m\u00eb sip\u00ebr rr\u00ebfyen parafol\u00ebsit, Metropiliti Ilia Ketri mes t\u00eb tjerave\u00a0 na rr\u00ebfeu se e p\u00ebrkujtojn\u00eb dy her\u00eb n\u00eb vit te Kisha Orthodokse Shqiptare e Trinis\u00eb; n\u00eb dit\u00ebn e lindjes dhe n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb saj. Biles ai disponon edhe foto t\u00eb Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sikund\u00ebr e vler\u00ebsonte ai, dhe i ruan ende ato n\u00eb librat e tij fetar\u00eb. Gjithashtu Ilia Ketri na sugjeroi t\u00eb kontaktonim edhe me besimtarin veteran shqiptaro-amerikan, Aleko Dhim\u00ebn, i cili psall te Kisha Orthodokse e Sh\u00ebn Trinis\u00eb dhe ka informacion t\u00eb bollsh\u00ebm p\u00ebr figurat e besimit orthodoks. Aleko na rr\u00ebfeu gjithashtu p\u00ebr figur\u00ebn e Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera Aleko na tregoi se kur kishte qen\u00eb n\u00eb Beograd disa vite m\u00eb par\u00eb, ndjente keqardhje q\u00eb nuk kishte mundur t\u00eb vizitonte kish\u00ebn orthodokse serbe, q\u00eb mban ende emrin e sh\u00ebnjtores shqiptare. Disa besimtar\u00eb serb\u00eb i pat\u00ebn treguar Alekos p\u00ebr figur\u00ebn e saj. Midis t\u00eb tjerave ata i kishin th\u00ebn\u00eb se: \u201cAjo ka ndihmuar s\u00eb tep\u00ebrmi njerzit e varf\u00ebr, vecmas t\u00eb moshuarit, etj. Varri i saj ndodhet te kisha q\u00eb mban emrin e saj, sepse Sh\u00ebnjtorja Angjelin\u00eb ishte dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb miq\u00ebsie midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve. Jan\u00eb popujt, kultura dhe besimi i tyre n\u00eb Zot, q\u00eb n\u00eb\u00a0 kund\u00ebrshtim me politik\u00ebn, ngrejn\u00eb urat e komunikimit dhe miq\u00ebsis\u00eb mes tyre\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Konstandin Mosko, besimtar i devotsh\u00ebm dhe<\/p>\n<p>lexues i historis\u00eb\u00a0 s\u00eb kishave na mund\u00ebsoi fotot origjinale dhe aktuale t\u00eb afreskut s\u00eb Sh\u00ebn Angjelin\u00ebs dhe t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Nolit, Boston, n\u00eb\u00a0 k\u00ebt\u00eb situat\u00eb karantimi pandemie.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ur\u00eb e till\u00eb miq\u00ebsie, \u00ebsht\u00eb edhe ky botim i pergatitur nga Znj. Zenepe Luka, Presidente e Fondacionit \u201cNermin Vlora-Falaski\u201d, p\u00ebr Sh\u00ebn Angjelin\u00ebn, k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb shquar, e lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb eshtrat e saj prehen n\u00eb Serbi. Me botimin e k\u00ebtij libri studimor dhe historik, lexuesit dhe populli shqiptar do t\u00eb njohin nga af\u00ebr dhe larg bij\u00ebn, sh\u00ebnjtoren e tyre, e cila p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e njohur fare pak, nd\u00ebrkoh\u00eb ajo njihet nga Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, jo vet\u00ebm nga besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb orthodoks\u00eb t\u00eb Bostonit, por edhe m\u00eb gjer\u00eb, nga besimtar\u00eb t\u00eb fes\u00eb katolike, muslimane e bektashinj. Le t\u00eb zer\u00eb vend midis sh\u00ebnjtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kishat dhe botimet tona, edhe Sh\u00ebnjtorja e Par\u00eb Shqiptare, Sh\u00ebn Angjelina e Arb\u00ebris\u00eb, &#8211; pas s\u00eb cil\u00ebs vjen edhe Sh\u00ebnjtorja e Madhe Shqiptare; N\u00cbN\u00cb TEREZA!<\/p>\n<p><strong>Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p><strong>Author Freelancer\/Florida<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fuat MEMELLI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kineast Gazetar\/Boston <\/strong><\/p>\n<p><strong>SHBA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ANGJELINA ARIANITI-E VETMJA SH\u00cbNJTORE SHQIPTARE MES 40 SH\u00cbNJTOR\u00cbVE MESHKUJ N\u00cb KISH\u00cbN E FAN NOLIT N\u00cb BOSTON \u00a0 Raimonda MOISIU Fuat MEMELLI<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8234,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-8233","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8233","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8233"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8233\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8238,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8233\/revisions\/8238"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8234"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}