{"id":8211,"date":"2020-04-14T14:04:56","date_gmt":"2020-04-14T14:04:56","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8211"},"modified":"2020-04-14T14:04:56","modified_gmt":"2020-04-14T14:04:56","slug":"na-iku-dhe-sokol-meshi-njeri-i-mire-i-punes-se-madhe-qe-shfaqej-hero","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8211","title":{"rendered":"NA IKU DHE SOKOL MESHI, NJERI I MIR\u00cb, I PUN\u00cbS S\u00cb MADHE, Q\u00cb SHFAQEJ HERO\u2026"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/sokol-meshi.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8212\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/sokol-meshi.png\" alt=\"\" width=\"158\" height=\"160\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/sokol-meshi.png 158w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/sokol-meshi-50x50.png 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 158px) 100vw, 158px\" \/><\/a>NA IKU DHE SOKOL MESHI, NJERI I MIR\u00cb, I PUN\u00cbS S\u00cb MADHE, Q\u00cb SHFAQEJ HERO\u2026<\/p>\n<p><strong>Nga Pjet\u00ebr META P\u00cbRPALAJ<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb lajm i papritur dhe i hidhur, q\u00eb m\u00eb preku thell\u00eb n\u00eb shpirt sot, kur m\u00ebsova lajmin e vdekjes t\u00eb mikut e shokut tim, mikut t\u00eb dashur t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nikaj-merturasve, <!--more-->mikut t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tropoj\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb njohur, burrit m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Nikaj-Merturit prej nj\u00eb shekulli, e n\u00eb shenj\u00eb si nj\u00eb Bajrak i gjall\u00eb, dalluesh\u00ebm prej t\u00eb tjer\u00ebve. Pinjoll i nj\u00ebr\u00ebs prej dyerve m\u00eb n\u00eb z\u00eb i truallit t\u00eb Deli Meshit, Sokol Met Meshi i fshatit Lekbibaj t\u00eb fisit t\u00eb Nikajve, t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky lajm, ishte i hidhur dy fish sot p\u00ebr shok\u00ebt e Sokolit, e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Fredin, djalin e Sokolit, shoku m\u00eb i mir\u00eb i babait t\u00eb tij, p\u00ebr vajzat e Sokolit, duke u ndar\u00eb prej nesh, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur asnj\u00eb prej nesh nuk mund ta p\u00ebrcjellim Sokolin ton\u00eb. O zot, sa i padrejt\u00eb u tregove q\u00eb na e more Sokolin sot, kur ne, shok\u00ebt dhe miqt t\u00eb nuk mundemi me i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit! Pse u tregove kaq i padrejt\u00eb o Zot, kur Sokol Met\u00ebs nuk po munden q\u00eb t\u2019ia kthejn\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb lamtumir\u00eb t\u00eb fundit, qindra e mij\u00ebra raste vdekjesh n\u00eb rrethin e Tropoj\u00ebs e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ku ai kishte par\u00eb gjat\u00eb dekadave.<\/p>\n<p>Nuk gjej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Sokolin, pasi mendja ime \u00ebsht\u00eb mpir\u00eb nga kjo vdekje e r\u00ebnd\u00eb, por po iu postoj jet\u00ebshkrimin e k\u00ebtij burri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e librit tim n\u00eb proces mbi Nilaj- Merturin.<\/p>\n<p>Ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta djalit t\u00eb Sokolit Fredit, vajzave, nipave e mbesave!<br \/>\nPushofsh n\u00eb paqe miku im i paharruar Sokol Meta!<\/p>\n<p><strong><em>SOKOL MET MESHI \u201cMJESHT\u00cbR I MADH\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sokol Met Meshi, lindi n\u00eb fshatin Lekbibaj t\u00eb fisit t\u00eb Nikajve, m\u00eb 25 tetor 1931. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Internatin \u201cKosova\u201d, n\u00eb Krum\u00eb t\u00eb Hasit n\u00eb Vitet 1937-42. N\u00eb vitin 1948-49, n\u00eb shkoll\u00ebn Teknike t\u00eb Nd\u00ebrtimit n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb vitin 1957-59, ka mbaruar shkoll\u00ebn e Nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb. Me vendim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit nr 1638 \u20441, dat\u00eb 13.3.1968, i jepet titulli \u201cAsistent Inxhinier\u201d dhe me vendim t\u00eb po k\u00ebsaj Ministrie i jepet licenca p\u00ebr projektim e zbatim n\u00eb nd\u00ebrtim veprash hidroteknike dhe infrastruktur\u00eb rrugore.<\/p>\n<p>Sokol Met Meshi i Nikaj-Merturit \u00ebsht\u00eb burri me popullaritetin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rrethin e Tropoj\u00ebs. Ai ka nj\u00eb njohje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb qytet e n\u00eb fshat, n\u00eb lagje e n\u00eb \u04abdo sht\u00ebpi tropojane. Dhe k\u00ebt\u00eb popullaritet e ka shtrir\u00eb kaq gjer\u00ebsisht, p\u00ebr t\u00eb cilin fliten ve\u04ab fjal\u00eb t\u00eb mira e vler\u00ebsuese me shum\u00eb respekt, t\u00eb cilat ai i fitoi me pun\u00eb dhe sjellje prej burri me taban e me shum\u00eb karakter.<br \/>\nSokol Meta nuk e ka njohur kurr\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb burri nuk e ka nxjerr\u00eb nga goja, por gjithkujt dhe me cilindo burr\u00eb a grua, f\u00ebmij\u00eb a t\u00eb rritur apo t\u00eb rinj qofshin, u fliste \u00ebmb\u00ebl e me shum\u00eb njerzill\u00ebk, e n\u00ebse dikush (dhe ishin shum\u00eb), kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, qoft\u00eb edhe materiale, Sokoli me \u04abdo kusht ia zgjidhte domosdo. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb burr\u00eb nuk mjaftojn\u00eb qindra faqe t\u00eb shkruara, po t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb vlerat njer\u00ebzore q\u00eb ai ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb kudo ka shkuar. Jo rast\u00ebsisht Sokoli kishte k\u00ebto tipare kaq pozitive. Ai \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebs i nj\u00eb familjeje me em\u00ebr q\u00eb 6 breza m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Deli Meshit, dhe djali i Met Sokolit, i cili renditet nd\u00ebr burrat e p\u00ebrmendur shum\u00eb p\u00ebr zgjuarsi, urt\u00ebsi dhe bujari t\u00eb Nikaj-Merturit e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sokoli e filloi pun\u00ebn q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u04abare (1946). Shkon vullnetar n\u00eb aksionin e par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs Kuk\u00ebs-Peshkopi, aksion me t\u00eb cilin ai kujton edhe vullnetar\u00ebt e tjer\u00eb nga Nikaj-Merturi, Fran Lulushin nga Curraj Ep\u00ebr, Mus Tahirin nga B\u2019tosha, Col Lulashin nga Curraj Ep\u00ebr e Gjelosh Kol\u00ebn nga Perajt. Nj\u00eb vit pas 1947, ai shkon vullnetar n\u00eb hekurudh\u00ebn Durr\u00ebs-Peqin. N\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are dekorohet me \u201cMedalje Pune\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion \u00ebsht\u00eb njohur edhe me tri heroinat e Mirdit\u00ebs, t\u00eb cilat i ka pasur n\u00eb brigad\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1949, Sokoli fillon karrier\u00ebn e pun\u00ebs. Em\u00ebrohet teknik zbatimi n\u00eb nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs Durr\u00ebs-Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 1950, em\u00ebrohet teknik (kryepun\u00ebtor) n\u00eb hekurudh\u00ebn Durr\u00ebs-Tiran\u00eb dhe shef i mir\u00ebmbajtjes s\u00eb saj. N\u00eb vitin 1952-1955, shkon ushtar e m\u00eb pas n\u00ebnoficer n\u00eb ushtri, n\u00eb repartin 3700 Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1955-1957, em\u00ebrohet teknik nd\u00ebrtimi n\u00eb kantierin e nd\u00ebrtimit n\u00eb B. Curri. gjat\u00eb vitit 1957-59, ai ka vazhduar Teknikumin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 1959-1968, ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs i investimeve p\u00ebr ujitjen e bonifikimin n\u00eb Komitetin Ekzekutiv t\u00eb K\u00ebshillit Popullor t\u00eb Rrethit Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1968-71 em\u00ebrohet Drejtor i Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Nd\u00ebrtimit t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs. N\u00eb vitin 1971, em\u00ebrohet Drejtor i Drejtoris\u00eb dhe Sistemimeve t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs. N\u00eb vitin 1988-91, em\u00ebrohet Drejtor i Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Uj\u00ebrave e Bonifikimit t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs. N\u00eb vitin 1991, del n\u00eb pension. Por Sokoli nuk heq dor\u00eb nga puna, jo p\u00ebr interesa ekonomike, por ai nuk e koncepton dot jet\u00ebn pa pun\u00eb. Ai u angazhua me firmat private, duke patur besim t\u00eb plot\u00eb mbi aft\u00ebsit\u00eb e tij profesionale, korrekt\u00ebsin\u00eb dhe kujdesin n\u00eb pun\u00eb. Ai punoi si As \u2044 zbatimi n\u00eb vitin 1994-1996, n\u00eb firm\u00ebn \u201cDos Biberaj\u201d, n\u00eb vitin 1996-2000, n\u00eb firm\u00ebn \u201cMecina\u201d dhe n\u00eb firm\u00ebn \u201cShqiponja\u201d, 2000-2011, vit kur ai mbushi plot 80 vje\u04ab, u largua nga puna me d\u00ebshir\u00ebn e tij, duke mbetur tep\u00ebr aktiv dhe i angazhuar me shkrime e lexime, me takime me shok\u00eb, miq n\u00eb sh\u00ebtitje t\u00eb ndryshme. Emri dhe kontributi i Sokol Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me infrastruktur\u00ebn ujit\u00ebse e bonifikimet e ndryshme dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve. Ai vet\u00eb punoi me funksionet drejtuese n\u00eb Komitet e Nd\u00ebrmarje, por me talentin e tij ai piketoi rrug\u00eb, kanale, vepra bonifikimi e vaditje, projektoi shkolla, \u04aberdhe e kopshte, magazine e sht\u00ebpi private, pra ai nuk \u201cpushonte\u201d as dit\u00eb e as nat\u00eb. Koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e kalonte fshatrave e kantiereve ku punohej. Ai ishte si mysafir n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. N\u00eb rrethin e Tropoj\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb jan\u00eb qindra vepra t\u00eb studiuara, t\u00eb projektuara e t\u00eb zbatuara nga As \u2044 Ing Sokol Meta (Meshi).<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e projektimit e zbatimit t\u00eb veprave hidroteknike<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1956-57, kanali vadit\u00ebs Begaj, 40 km (8km shk\u00ebmb), me kapacitet vadit\u00ebs 1000ha. N\u00eb vitin 1960, studimi (bashkautor) i skem\u00ebs s\u00eb ujitjes dhe bonifikimit t\u00eb Tropoj\u00ebs p\u00ebr 10 vjet. N\u00eb vitin 1963, hartues e zbatues p\u00ebr rikonstruksionin e kanalit t\u00eb Karriqes.<\/p>\n<p>Viti 1964, studim e projektim p\u00ebr ujitje e bonifikim t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Pacit, p\u00ebr 300ha e tre rezervuar\u00eb me aft\u00ebsi ujit\u00ebse 290ha.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1966, studim dhe projektim p\u00ebr ujitje e bonifikim t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Tplanit, p\u00ebr 600 ha, 20 km kanal e 1 rezervuar p\u00ebr 600 ha e 5 stacione elektropompash.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1967 studime e projektime p\u00ebr ujitje e bonifikim i fush\u00ebs s\u00eb Zogajve, p\u00ebr 250 ha, 10km kanal dhe 1 rezervuar p\u00ebr 500 ha.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1970 studim e projektim p\u00ebr ujitjen e fush\u00ebs s\u00eb Deg\u00ebs, p\u00ebr 250 ha, 7 km kanal dhe 1 rezervuar p\u00ebr 250 ha kapacitet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 1973-1990, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Sokoli ka kryer edhe studime p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 11 rezervuar\u00ebve vadit\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethin, ngritjen e 19 stacioneve elektropompash dhe nd\u00ebrtimin e 7 kanaleve vadit\u00ebse t\u00eb rinj e rikonstruksionin e 5 kanaleve ekzistuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i k\u00ebtyre veprave q\u00eb nga viti 1947 e deri n\u00eb 90-\u00ebn, b\u00ebri t\u00eb mundur futjen n\u00ebn uj\u00eb t\u00eb 8200ha toke n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethin e Tropoj\u00ebs, nga 800ha q\u00eb ishin deri n\u00eb vitin 1945. P\u00ebr krijimin e k\u00ebtij rrethi gjigand vadit\u00ebs, si arterie t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb ujitur cep m\u00eb cep tokat, ve\u00e7ojm\u00eb studimin e guximsh\u00ebm t\u00eb Sokol Met\u00ebs dhe zbatimin e dy linjave t\u00eb ujit. S\u00eb pari hapjen e 8 km shk\u00ebmb, p\u00ebr kanalin e Begajve, kur minator\u00ebt vareshin me litar nga lart posht\u00eb, deri tek piketa n\u00eb mes t\u00eb shk\u00ebmbit, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vrimat e minave, vet\u00ebm me baromin\u00eb e \u04abeki\u04ab e m\u00eb pas p\u00ebr t\u2019i mbushur e ndezur ato.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, studimi, projektimi e zbatimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb kanalit K\u00eblcyr\u00eb-Lezh\u00eb, duke instaluar me sifon ulje e ngritjeje 2900m tuba \u04abeliku 600.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebsaj pune, fshatar\u00ebsia e rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs n\u00eb vitin 1982, prodhoi 86.000 kg drith\u00ebra buke, duke siguruar p\u00ebr gjith\u00eb vitin nevojat e buk\u00ebs p\u00ebr 40.000 banor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e studimit, projektimit e zbatimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebve:<br \/>\nN\u00eb vitin 1945, as Tropoja e as fshatrat rreth saj nuk kishin rrug\u00eb makine. Kurse n\u00eb vitin 1991, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Currajve t\u00eb Ep\u00ebr e Bris\u00ebs, t\u00eb gjitha fshatrat lidheshin me rrug\u00eb makine. T\u00eb gjitha ato studimet, projektimet dhe zbatimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve n\u00eb rrethin e Tropoj\u00ebs i ka b\u00ebr\u00eb dora dhe mendja e As \u2044 ing Sokol Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Citojm\u00eb: 1955-56, rruga Sopot-Tropoj\u00eb, 1967 B.Curri-Qaf\u00eb e Kol\u04abit-Lekbibaj (33 km), 1969 Gri-Tpla, 12 km e m\u00eb pas n\u00eb t\u00eb gjitha fshatrat e rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs, deri edhe n\u00eb lagje. Sokoli b\u00ebri edhe studimin e rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Curraj Ep\u00ebr, p\u00ebr n\u00eb Lum\u00eb t\u00eb Goshit e Doberdol dhe rrug\u00ebn Salc\u00eb-Bris\u00eb. Si p\u00ebrfundim Sokol Meta p\u00ebrmbyll 60 vite pun\u00eb studimore, projektuese dhe zbatuese, nd\u00ebrtuese e drejtuese. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e nderuar me dekorata, urdhra e medalje si nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e pand\u00ebrprer\u00eb meritash p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb dobishme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitin 1947 \u201cMedalje Pune\u201d, 1954 \u201cMedalje e 10-vjetorit t\u00eb Ushtris\u00eb\u201d, n\u00eb vitin 1958 \u201cUrdh\u00ebr Pune\u201d, n\u00eb vitin 1981 \u201cUrdh\u00ebr me rastin e 40-vjetorit t\u00eb PPSH\u201d, N\u00eb vitin 1989 \u201cUrdh\u00ebr i Flamurit t\u00eb Kuq t\u00eb Pun\u00ebs\u201d, n\u00eb vitin 2011 \u201cQytetar Nderi i Qytetit B. Curri\u201d, n\u00eb vitin 2015 \u201cNderi i Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb LAN\u00c7\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017 Presidenti i Republik\u00ebs i akordon titullin \u201cMJESHT\u00cbR I MADH\u201d<br \/>\nSokol Meta si njeri me shum\u00eb vlera, i cili la pas brezave gjurm\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu shembullor dhe i pun\u00ebs, u b\u00eb objekt i shum\u00eb shkrimeve e p\u00ebrshkrimeve q\u00eb nga monografia e autorit Zef Doda, me titull \u201cSokol Meshi, Njeriu i Pun\u00ebs\u201d e m\u00eb pas Ali Lushaj, Mehmet Do\u04abi e Ibrahim Kadria. Zef Doda n\u00eb librin e tij shkruan: \u201cSokol Meshi \u00ebsht\u00eb njeriu tipik q\u00eb mund t\u00eb thuhet se ka shum\u00eb jet\u00eb brenda nj\u00eb jete. Duhet t\u00eb ndjesh k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr sukseset e tij t\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb pastaj t\u00eb shfaqet hero me t\u00ebr\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e dukurive t\u00eb saj.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NA IKU DHE SOKOL MESHI, NJERI I MIR\u00cb, I PUN\u00cbS S\u00cb MADHE, Q\u00cb SHFAQEJ HERO\u2026 Nga Pjet\u00ebr META P\u00cbRPALAJ Nj\u00eb lajm i papritur dhe i hidhur, q\u00eb m\u00eb preku thell\u00eb n\u00eb shpirt sot, kur m\u00ebsova lajmin e vdekjes t\u00eb mikut e shokut tim, mikut t\u00eb dashur t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nikaj-merturasve,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8212,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-8211","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8211"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8211\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8213,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8211\/revisions\/8213"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}