{"id":8119,"date":"2020-03-01T22:16:19","date_gmt":"2020-03-01T22:16:19","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8119"},"modified":"2020-03-02T23:35:50","modified_gmt":"2020-03-02T23:35:50","slug":"e-pyeta-kol-biben-nji-here","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8119","title":{"rendered":"E PYETA KOL BIB\u00cbN NJI HER\u00cb*"},"content":{"rendered":"<h2><strong><em>Si e shp\u00ebtoi tregtarin hebraik nga pushkatimi dhe refuzoi shp\u00ebrblimin<\/em><\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/h2>\n<h2><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/DOKTOR-GJON-BUCAJ-PER-KOP.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8120\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/DOKTOR-GJON-BUCAJ-PER-KOP.png\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"153\" \/><\/a>\u00a0Dr. Gjon Bu\u00e7aj<\/strong><\/h2>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2>Kol\u00eb Bib Mirakaj, si minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Mbrendshme, ka ba shum\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrejve, si\u00e7 tregojn\u00eb disa dokumenta t\u00eb nxjerrun nga arkivat e shtetit shqiptar n\u00eb vitet e fundit. Gjithashtu, n\u00eb monografin\u00eb \u201cHALIM SPAHIA\u201d, me autor prof. dr. Nuri Bashot\u00ebn, p\u00ebrmendet ndima e tij edhe e v\u00ebllait, Pashuk Bib Mirakaj, p\u00ebr transferimin e shum\u00eb familjevet hebreje, \u201c&#8230;n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar dhe tejet sekrete dhe me emra krejt t\u00eb tjer\u00eb,,,\u201d, me automjetet e firm\u00ebs \u201cVllaznit Spahia\u201d, prej Kosove nep\u00ebr Shqipni e p\u00ebrtej (lexo n\u00eb faqen 79 mbi d\u00ebshmin\u00eb gojore q\u00eb Haime Adizhes i ka dhan\u00eb mikut t\u00eb vet, Nuri Bashot\u00ebs, i cili asht edhe autori i monografis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb mbi tregtarin humanist gjakovar). Asht me interes p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnue nji rast specifik, p\u00ebr t\u00eb cilin i ka tregue ai vet\u00eb autorit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi.<\/h2>\n<p><!--more--><\/p>\n<h2><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/DOKTOR-GJON-BUCAJ-KOL-BIBA.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-8123\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/DOKTOR-GJON-BUCAJ-KOL-BIBA-197x300.png\" alt=\"\" width=\"197\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/DOKTOR-GJON-BUCAJ-KOL-BIBA-197x300.png 197w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/DOKTOR-GJON-BUCAJ-KOL-BIBA.png 253w\" sizes=\"auto, (max-width: 197px) 100vw, 197px\" \/><\/a>E pyeta Kol\u00eb Bib\u00ebn nji dit\u00eb, n\u00eb se ka pas\u00eb ndonji satisfaksion n\u00eb jet\u00eb, tue pas\u00eb punue p\u00ebr interesin e atdheut e t\u00eb popullit t\u00eb vet, pa interes vetiak dhe pa shp\u00ebrblim, tue I ndimue gjithkuj\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb iu ka drejtue, gjithmon\u00eb me p\u00ebrkushtimin e nji misionari idealist.<\/h2>\n<h2>Nuk i p\u00eblqente shum\u00eb me fol\u00eb p\u00ebr vet\u00ebveten, megjithate m\u2019u p\u00ebrgjegj se po, dy here kishte pas\u00eb satisfaksion moral. K\u00ebsaj here un\u00eb po rr\u00ebfej k\u00ebtu historin\u00eb e njenit rast, ashtu si ma ka tregue ai vet\u00eb:<\/h2>\n<h2><em>Ka ken\u00eb vjeti 1946, kur pata shkue nji dit\u00eb n\u00eb BAR Vittoria (n\u00eb Piazza Fiume n\u00eb Rom\u00eb), p\u00ebr me u takue me Eduard Li\u00e7on, nji mik i imi. E kam pas\u00eb gjithmon\u00eb zakon me shkue n\u00eb takim s\u00eb pakut pes\u00eb minuta para kohe. Hyna mbrend\u00eb dhe kalova pran\u00eb nji tavoline ku ishin ulun nji grup shqiptar\u00ebsh refugjat\u00eb. I p\u00ebrsh\u00ebndeta dhe u ula m\u00eb nji tavolin\u00eb vet\u00ebm, n\u00eb pritje t\u00eb mikut t\u2019im.<\/em><\/h2>\n<h2><em>Papritmas, nga tavolina e grupit u ngrit nji burr\u00eb i that\u00eb, i zbeht\u00eb dhe i veshum me petka t\u00eb vjetrueme. Erdh e u ndal para meje dhe m\u2019u drejtue: \u201cShk\u00eblqesa Mirakaj?\u201d Po, i thash\u00eb, un\u00eb jam Kol\u00eb Mirakaj, i befasuem q\u00eb m\u2019u drejtue me \u201cshk\u00eblqes\u00eb\u201d. \u00a0I shkuen lot\u00ebt dhe pa fol\u00eb ma gjat\u00eb me mue, u k\u00ebthye kah shok\u00ebt e vet t\u00eb tavolin\u00ebs dhe u tha: \u201cndoshta ju po \u00e7uditeni pse po m\u2019shkojn\u00eb lot\u00ebt tash kur po takoj Shk\u00eblqes\u00ebn Mirakaj\u2026\u2026\u2026\u201d, dhe tregoj me emocion epizodin kur ia pata dal\u00eb me i shp\u00ebtue jet\u00ebn njenit nga v\u00ebllaznit Levi n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb tregimit shtoi: \u201cSikur ministri Mirakaj t\u2019a kishte pranue shp\u00ebrblimin tone t\u00eb merituem, sot mund t\u00eb kishte nji ose dy pallate n\u00eb Rom\u00eb dhe nuk do t\u2019ishte refugjat i vorfun k\u00ebshtu si na.\u201d<\/em> <em>\u00a0Ai zotni kishte mb\u00ebrrijt\u00eb n\u00eb Itali n\u00eb ato dit, i liruem nga burgjet e komunizmit n\u00eb Shqipni. <\/em><\/h2>\n<h2>Kureshtja me dijt\u00eb ma shum\u00eb mbi at\u00eb ngjarje interesante, m\u00eb shtyni me iu lut\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u2019a spjegonte. Un\u00eb po sjell spjegimin e tij, por i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb lexuesit sepse kam harrue emnat e v\u00ebllaz\u00ebnvet LEVI, kurse koha e ngjarjes ka qen\u00eb vera e vitit 1943.<\/h2>\n<h2>Simbas spjegimit t\u00eb Kol\u00eb Mirakajt, nji dit\u00eb i kishin ardh\u00eb n\u00eb zyre dy zotnij hebrej, Leo Th\u00fcrr, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Komunitetit Hebraik pran\u00eb Qeveris\u00eb, bashk\u00eb me nji tregtar nga Vlora, me mbiemnin Levi. V\u00ebllaznit Levi merreshin me tregti ari, ishin argjentar\u00eb.<\/h2>\n<h2>Nji v\u00eblla Levi ishte arreshtue nga SIMI (Servizio Informativo Militare Italiano) dhe ishte d\u00ebnue p\u00ebr pushkatim, sepse kishte dhan\u00eb pare komunistavet. Ai nuk ishte komunist, por paret i kishte dhan\u00eb nga frika, sepse komunistat u kishin djeg\u00eb nji dyqan dhe kishin k\u00ebrcnue me u djeg\u00eb edhe dyqanin tjet\u00ebr. Koloneli Italian kishte k\u00ebrkue 12000 napoleona ar \u201cp\u00ebr SIMI-n\u201d, p\u00ebr t\u2019i kursye jet\u00ebn t\u00eb arrestuemit. Ata mund t\u2019i jepshin paret, por kush mund t\u00eb besonte se megjithate nuk do t\u2019a ekzekutojshin.<\/h2>\n<h2>Kol\u00eb Biba u spjegoi se, tue qen\u00eb n\u00ebn okupimin ushtarak Italian, qeveria nuk kishte fuqi veprimi mbi ushtrin\u00eb, por megjithate premtoi se do t\u00eb merrte masat e mund\u00ebshme dhe u kishte than\u00eb t\u00eb vijshin p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb or\u00ebn 6 t\u00eb mbramjes.<\/h2>\n<h2>Mbas takimit, ministri kishte d\u00ebrgue dy kabllograme n\u00eb Vlor\u00eb, njenin prefektit e tjetrin federalit, t\u00eb cil\u00ebt, kishin konfirmue se faktet ishin ashtu si ia kishin p\u00ebrshkrue Th\u00fcrr dhe Levi.<\/h2>\n<h2>T\u00eb nes\u00ebrmen, Kol\u00eb Biba th\u00ebrret kolonelin Italian n\u00eb zyre i thot\u00eb se \u201cJu mbani t\u2019arrestuem nji qytetar shqiptar dhe un\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb t\u2019i dor\u00ebzohet menjiher\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. \u201cKush asht i arrestuemi?\u201d, kishte pyet\u00eb koloneli dhe kur ndigjon emnin e Levit, ai p\u00ebrgjegjet me arroganc\u00eb, m\u00eb kamb\u00eb gati me dale p\u00ebrdere: \u201cAi asht arrestue sepse ka dhan\u00eb pare komunistavet dhe nes\u00ebr n\u2019or\u00ebn 6 t\u00eb m\u00ebngjesit do t\u00eb ekzekutohet!\u201d Ministri shqiptar ia kishte k\u00ebthye me ton t\u00eb forte: \u201cTi e pushkaton nes\u00ebr n\u2019or\u00ebn 6, por un\u00eb do t\u00eb hypi n\u00eb aeroplan n\u00eb or\u00ebn 9 p\u00ebr Rom\u00eb dhe do t\u2019i referoj Musolinit se e ke ekzekutue pse nuk t\u00eb kan\u00eb dhan\u00eb 12000 napoleona ar!\u201d Kjo e ftofi kolonelin, i cili e ndryshoi tonin: \u201cShk\u00eblqes\u00eb, por p\u00ebr dobin\u00eb e t\u00eb dy pal\u00ebvet\u2026..\u201d. Kol\u00eb Biba i kishte than\u00eb se p\u00ebr dobin\u00eb e t\u00eb dy pal\u00ebvet ai e donte qytetarin shqiptar t\u00eb dor\u00ebzuem n\u00eb zyren e tij mbrenda dit\u00ebs! Ashtu edhe u ba.<\/h2>\n<h2>Kur Leo Th\u00fcrr dh\u00eb v\u00ebllau i t\u00eb burgosunit erdh\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 6 t\u00eb mbramjes, befasia me g\u00ebzim ishte e kuptueshme, kur u takuen me t\u00eb burgosunin q\u00eb tashma ishte n\u00eb dor\u00ebn e qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb do t\u00eb thoshte edhe se jeta e tij ishte e shp\u00ebtueme. Por befasia edhe ma e madhe, ngarkue me emocion t\u00eb thell\u00eb, ishte kur Kol\u00eb Biba u tha se ai tash ishte i lir\u00eb dhe mund t\u00eb shkonte bashk\u00eb me ta n\u00eb sht\u00ebpi.<\/h2>\n<h2>T\u00eb nes\u00ebrmen, t\u00eb dy vizitor\u00ebt i vijn\u00eb Kol Bib\u00ebs n\u00eb zyre p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb, por k\u00ebsaj radh\u00eb p\u00ebr t\u2019a fal\u00ebnderue. Ai u kishte than\u00eb se kishte ba vet\u00ebm detyr\u00ebn dhe mbas nji bisede t\u00eb shkurt\u00eb, i kishte p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb dera, me premtimin se hebrejt n\u00eb Shqipni do t\u00eb kishin mprojtjen nga qeveria si t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tjer\u00eb shqiptar\u00eb. Kur asht k\u00ebthye te tavolina e pun\u00ebs, ka v\u00ebrejt\u00eb se kishin harrue nji valixhe dore. I ka thane rojes me i thirr\u00eb t\u00eb vijn\u00eb me e marr\u00eb, por kur jan\u00eb k\u00ebthye, i kan\u00eb spjegue se nuk e kishin harrrue valixhen dhe se aty ishte nji \u201cfal\u00ebnderim\u201d p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebs s\u00eb Levit. \u201cPo \u00e7ka asht ai fal\u00ebnderim?\u201d i kishte pyet\u00eb dhe kur i kishin spjegue p\u00ebr shum\u00ebn e madhe n\u00eb franga ar q\u00eb ishte n\u00eb valixhe, ai e kishte marr\u00eb si ofendim. \u201cE kuptoj gjendjen t\u2019uej shpirtnore, se p\u00ebrndryshe do t\u2019ju akuzojshem p\u00ebr tentativ\u00eb korrupsioni\u201d. \u00a0Kot u munduen me u ar\u00ebsyetue se ai e kishte shp\u00ebtue jet\u00ebn e njeriut t\u00eb tyne pa kurrfar\u00eb premtimi paraprak, dhe se ata, si hebrej, e kishin obligim shp\u00ebrblimin dhe mir\u00ebnjohjen dhe se p\u00ebr ata kjo ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb e mundun p\u00ebr me e nderue obligimin e tyne moral, e tjera. Mbas zemrimit n\u00eb fillim, ministri asht zbut\u00eb dhe i ka ftue t\u00eb ulen, ka porosit\u00eb kafe dhe ka zhvillue nji bised\u00eb t\u00eb qet\u00eb me ta, u ka spjegue se p\u00ebr ate ishte shp\u00ebrblim i madh dhe i mjaftuesh\u00ebm shp\u00ebtimi i jet\u00ebs s\u00eb Levit.<\/h2>\n<h2>Mbas atij takimi t\u00eb p\u00ebrfunduem me mir\u00ebkuptim t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, pat\u00ebn kalue rreth 3 vjet deri n\u00eb takimin e rast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Piazza Fiume n\u00eb Rome.<\/h2>\n<h2>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 Shkurt 2020, Sterling-VA<\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si e shp\u00ebtoi tregtarin hebraik nga pushkatimi dhe refuzoi shp\u00ebrblimin\u00a0 \u00a0Dr. Gjon Bu\u00e7aj &nbsp; &nbsp; Kol\u00eb Bib Mirakaj, si minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Mbrendshme, ka ba shum\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrejve, si\u00e7 tregojn\u00eb disa dokumenta t\u00eb nxjerrun nga arkivat e shtetit shqiptar n\u00eb vitet e fundit. Gjithashtu, n\u00eb monografin\u00eb \u201cHALIM SPAHIA\u201d, me autor prof. dr.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8120,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8119"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8124,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8119\/revisions\/8124"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}