{"id":8082,"date":"2020-02-19T23:45:18","date_gmt":"2020-02-19T23:45:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8082"},"modified":"2020-02-19T23:45:18","modified_gmt":"2020-02-19T23:45:18","slug":"komisioni-i-venecias-si-nusja-ne-gjini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8082","title":{"rendered":"KOMISIONI I VENECIAS SI NUSJA NE GJINI\u2026"},"content":{"rendered":"<h2><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zef-Pergega.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7909\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zef-Pergega.png\" alt=\"\" width=\"121\" height=\"160\" \/><\/a>ZEF PERGEGA<\/strong><\/h2>\n<h2>\n\u2026n\u00ebse Presidenti Kushtetuten theu,<\/h2>\n<h2>nuk do te ngrihej Venecia nga dheu\u2026<\/h2>\n<h2>e t\u00eb mbushte \u00e7antat n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026<\/h2>\n<h2>shkon e vjen si nusja n\u2019 gjini!!!\u2026<\/h2>\n<h2>E n\u00ebse nuk mbush, o pu\u00e7,<\/h2>\n<h2>grushti i shtetit e meriton nj\u00eb grusht!<\/h2>\n<p><!--more--><\/p>\n<h2>\nE nisa k\u00ebt\u00eb fejton me vargje jo rast\u00ebsisht. Dit\u00ebn q\u00eb nusja do t\u00eb shkonte n\u00eb gjini e priste me padurim t\u00eb madh. Ishte ndar\u00eb prej kulles e prej njer\u00ebzve me lot, n\u00ebn duvak. Gjumi nuk e zinte nga \u00ebnd\u00ebrrat, q\u00eb ia travlonin kujtimet. Zoja e par\u00eb e kulles e merrte me t\u00eb mir\u00eb plakun, kur pran\u00eb oxhakut rrufiste kafen e kthente faqoren e rakis\u00eb, tek ledhatonte n\u00ebn driten e flakeve t\u00eb zjarrit, mustakun. Plaka vinte tiganin e petullave ne zjarrin e lisit sa era kund\u00ebrmonte trar\u00ebt e tymosur. Mjalti i bletes i \u00ebmb\u00ebltonte. E plaka, kur e shikonte se plaku \u00ebsht\u00eb n\u00eb shprehje t\u00eb mir\u00eb, nxirte nga goja fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbela:<br \/>\n\u201cPlako, nusen sipas zakonit, duhet me e kthye n\u00eb gjini, p\u00ebr dy jav\u00eb. Paj duhej noj send me i dhan\u00eb me vete, q\u00eb t\u00eb mos koritemi me shpin\u00eb e krushkut. Apo \u00e7ohe e shkojm\u00eb n\u00eb pazar pas meshes?! E plaku, tu e lidh p\u00ebr kreje faculeten, kruante mendjen e qesen, e tue k\u00ebrkue brezin e k\u00ebsulen ia befte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebr nusen e djalit, q\u00eb \u00e7do nat\u00eb i a lante k\u00ebmb\u00ebt! \u00a0E nusja, plot shkonte e plot vinte! Zakon i bukur!<br \/>\nKjo ngjarje ka di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me Komisionin e Venecias, por me nj\u00eb ndryshim; \u00a0vjen bosh e shkon plot, si maune me banane. E, ku i dihet, n\u00ebn l\u00ebkur\u00eb t\u00eb saj \u00e7far\u00ebe fshihet?! Sa her\u00eb i th\u00ebrrasin, e din\u00eb, q\u00eb qeveria do t\u00eb ua laj\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e do t\u2019 ua presi thonjt\u00eb. Gezohen se i kan\u00eb \u00e7antat e m\u00ebdha bosh dhe xhepat e shpuar, se i mbushin n\u00eb Shqip\u00ebri, o ju, t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb uruar! K\u00ebt\u00eb zakon e kan\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr qeverin\u00eb ton\u00eb. Vijn\u00eb e shkojn\u00eb, si krushq pa kuaj. Kuajt i gj\u00ebjn\u00ebe n\u00eb Shqip\u00ebri me gjith\u00eb pela t\u00eb reja e t\u00eb vjetra. Kur nisen p\u00ebr Shqip\u00ebri pijn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kafe nga mengjesi deri n\u00ebe dark\u00eb, derisa t\u00eb mberrijn\u00eb e, pastaj kalojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, n\u00ebe nj\u00eb vend skandal. E nxjerrin ato \u00e7anta me letra e ligje, me referenca \u00a0e konsulenca, q\u00eb duhen vite p\u00ebr t\u2019i lexuar e deshifruar. Nj\u00eb djall ua njeh kodin! Thon\u00eb se me k\u00ebta shuajn sherret e politikes shqiptare, qe gjithmon\u00eb ka miza kali. \u00c7eshtja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkombetare, thon\u00eb e sajojn\u00eb, se Presidenti ka thye Kushtetuteten. E k\u00ebta q\u00eb vijn\u00eb, sipas mentalitetit komunist, se t\u00eb drejt\u00eb ka kush padit i pari, justifikohen me ndonj\u00eb qendrim asnjan\u00ebs. Ama per popull k\u00ebta nuk pyesin, as p\u00ebr intelektual, as p\u00ebr studenta, as p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile. Komisioni i Venecias nuk i ka k\u00ebto n\u00eb varken e vet. Nuk ka vend, ve\u00e7 p\u00ebr thas\u00ebt e dollarit, kjo s\u2019do mend. Po Kushtetuten e ka b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb postahe burgu qeveria. Institucioni i Presidentit nuk \u00ebsht\u00eb firm\u00eb, koncesion, PPP, oligark\u00ebsh me mbush \u00e7antat e Venecias. E, ata qa vijn\u00eb si val\u00eb e but\u00eb, preferojn\u00eb te llahen n\u00eb yndyr\u00ebn e koncensioneve e te qeveritar\u00ebve dhe n\u00eb \u00e7orbat e tjera josh\u00ebse, jo p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe nga gryk\u00ebsia, p\u00ebr t\u00eb mos u diktuar, i fshijn\u00eb buz\u00ebt me let\u00ebr higjenike, t\u00eb cil\u00ebs i vjen era padrejt\u00ebsi. Mediat e Tiranes kujtojn\u00eb se, me q\u00eb kan\u00eb kryer shkollen sorosiane, e gjith\u00eb bota sillet pas anal(h)istave t\u00eb tyre, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kakofonin\u00eb n\u00eb studio, sikur ato jan\u00eb Zeusi dhe duhet t\u2019 ia sqarojn\u00eb popullit. T\u00eb mjer\u00eb, jeni disa ngarrestar\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkoni, jo mbrojtjen e Kushtetutes, por shkat\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb. E komisioni i Venecias l\u00ebshon ne Bulevardin \u201cDeshmor\u00ebt e Kombit\u201d nj\u00ebe bag\u00ebl juridike, as mish as peshk, p\u00ebr tu kthyer p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr k\u00ebta morra, q\u00eb nuk japin as kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi. Me nj\u00eb parti Shqip\u00ebria ka 30 vjet me krye n\u2019 hi. Po ta kishte thyer Kushtetuten Meta, nuk do t\u00eb vinte komisioni nga Venecia.<\/h2>\n<h2>\u00a0Me q\u00ebn\u00eb se qeveria nuk mbush, grushti i shtetit e don nj\u00eb grusht!<br \/>\nN\u00eb Shkod\u00ebr me 1943, paria e vendit vendosi t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb bashkim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Prefekturen me rrethe. N\u00eb sall\u00ebn e kinemas\u00eb, ku po mbahej Konferenca me perfaqesues te retheve Mal\u00ebsis\u00eb, Dukagjinit, Lezhes e Pukes, e mori fjalen i pari, Pader Anton Harapi, p\u00ebrfaqesues i Regjences. Ai nder te tjera vuri ne dukje:<br \/>\n\u201c\u2026\u00e7far\u00eb po i afrohet kombit t\u00eb qyteruem. Sllavet ia kan\u00eb arrit q\u00ebllimit t\u00eb vjet\u00ebr me n\u00ebnshtru atdheun ton\u00eb, pa u harxhue. Ku jan\u00eb burrat e Shkodres, ku jan\u00eb krer\u00ebt e Lek\u00ebve, ku jan\u00eb djal\u00ebria e Mal\u00ebsis\u00eb, ku jan\u00eb klerik\u00ebt q\u00eb lejojn\u00eb me u shkat\u00ebrrue feja dhe besa, burr\u00ebnia dhe ndera e familjes\u2026?!\u201d<br \/>\nIshin shum\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrcollen frymen e bashkimit, ne k\u00ebt\u00eb Konferenc\u00eb, q\u00eb zgjati dy dit\u00eb. Mark Gjonmarku tha: \u201c\u2026ne kemi burra e armatime dhe djem\u00eb nanash q\u00eb jan\u00eb me ne. Ata q\u00eb po e humbin kombin jan\u00eb bijt\u00eb e Stalinit!\u201d<br \/>\nEdhe sot tingulli \u00ebsht\u00eb aktual! E, n\u00ebse nuk mbush, o pu\u00e7, grushti i shtetit e meriton nj\u00eb grusht!<\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEF PERGEGA \u2026n\u00ebse Presidenti Kushtetuten theu, nuk do te ngrihej Venecia nga dheu\u2026 e t\u00eb mbushte \u00e7antat n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026 shkon e vjen si nusja n\u2019 gjini!!!\u2026 E n\u00ebse nuk mbush, o pu\u00e7, grushti i shtetit e meriton nj\u00eb grusht!<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7909,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8082","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8082"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8083,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8082\/revisions\/8083"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}