{"id":8024,"date":"2020-01-07T13:20:46","date_gmt":"2020-01-07T13:20:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8024"},"modified":"2020-01-07T13:20:46","modified_gmt":"2020-01-07T13:20:46","slug":"nje-veshtrim-rreth-krijimtarise-poetike-te-pjeter-jakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8024","title":{"rendered":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim rreth krijimtaris\u00eb poetike t\u00eb Pjet\u00ebr Jakut"},"content":{"rendered":"<h2><strong><em>Poezi tejet emocionale, \u00ebmb\u00eblsisht t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme!<\/em><\/strong><\/h2>\n<h2><strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Qemal-GURI.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8011\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Qemal-GURI.png\" alt=\"\" width=\"188\" height=\"199\" \/><\/a><\/strong><strong>Qemal Guri<\/strong><\/h2>\n<h2>Dikur, n\u00eb nj\u00eb studim \u00a0mbi poezin\u00eb e Pjet\u00ebr Jakut, kisha par\u00eb se n\u00eb v\u00ebllimet e tij poetike, kishte sjell\u00eb \u00a0gjetje interesante, jo sip\u00ebrfaq\u00ebsore. Nuk di se p\u00ebrse, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8220;Kuvendi&#8221; nuk i botoi ato mendime t\u00eb situra nga krijimtaria e tij, e k\u00ebshtu t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur p\u00ebrdrit\u00ebsimin e asaj eksperience t\u00eb re t\u00eb t\u00eb shprehurit artistik.<\/h2>\n<p><!--more--><\/p>\n<h2>K\u00ebshtu m\u00eb pat ndodhur edhe me Poetin e Njohur Lezhjan , Ndoc Gjetjen, p\u00ebr t\u00eb cilin, vet\u00ebm pas shum\u00eb vitesh arrita t\u00eb botoi studimin mbi krijimtarin\u00eb e tij, t\u00eb cilin, n\u00eb fakt e kisha nisur qysh n\u00eb vitet tet\u00ebdhjet\u00eb, por q\u00eb e nd\u00ebrpreva, meq\u00eb atij i dukej se nuk do t\u00eb ishte i domosdosh\u00ebm qysh n\u00eb gjallje. Un\u00eb, nuk e di se kur dhe ku ka ndodhur, q\u00eb studiuesi duhet t&#8217;i marr\u00eb leje krijuesit q\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr t\u00eb. Biles, as s\u00eb vdekuri, studiuesit, nuk i kan\u00eb shkuar te varri Ludoviko Ariostos, Shekspirit, Balzakut, Stendalit, Hygoit, Tolstoit, Dostojevskit, Bodlerit, Rembos\u00eb, Verlenit, etj, q\u00eb t&#8217;i marr\u00eb miratimin e q\u00ebmtimit t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tyre. Bota e \u00e7liruar nga k\u00ebto neuroza, e ka \u00e7uar larg kulmimin e mendimit konkludiv mbi artin dhe let\u00ebrsin\u00eb. Duke patur gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb st\u00ebrk\u00ebmb\u00ebzon opinioni jokompetent, kam k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb t\u00eb jem konsekuent, n\u00eb at\u00eb q\u00eb pluskon nga ethk\u00ebrkimet e mia, n\u00eb ashtin e krijimtaris\u00eb, pa paragjykuar, apo ktheshpin\u00ebsuar autor\u00ebt. Them pluskuar, sepse me t\u00eb nocionoj at\u00eb pjalm\u00eb q\u00eb mbledh nga kjo pasuri lul\u00ebzimi poetik apo artistik, pasi vet\u00eb fjala &#8220;plusk&#8221;, ka kuptimin e k\u00ebtij pluhuri t\u00eb thesart\u00eb.<\/h2>\n<h2>Plusku nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te studiuesi. Ai, mbase e zbulon dhe e mbledh\u00eb at\u00eb ashtu si bleta, jo thjesht\u00eb duke u mb\u00ebshtetur te vet\u00ebdija, por m\u00eb tep\u00ebr te ndjeshm\u00ebria dhe intuita e n\u00ebnvet\u00ebdijshme. Por, kjo mbledhje blet\u00ebsore, b\u00ebhet e mundur vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur krijuesit e kan\u00eb ngjizur at\u00eb pjalm\u00eb atristik te krijimi apo krijimet e tyre, jo vet\u00ebdij\u00ebsisht, por pavet\u00ebdij\u00ebsisht, si nj\u00eb derdhje e pakontrolluar e shpirtit dhe emocioneve.<\/h2>\n<h2>K\u00ebt\u00eb, duket se ka arritur m\u00eb n\u00eb fund, edhe autori Pjet\u00ebr Jaku, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqeto, dhe m\u00eb sakt\u00eb e m\u00eb qart\u00eb, ka arritur tashm\u00eb t\u00eb \u00e7el\u00eb nj\u00eb port\u00eb t\u00eb re.<\/h2>\n<h2>K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon n\u00eb v\u00ebllimin e tij t\u00eb ri poetik &#8220;T\u00eb pakt\u00ebn, pak&#8221;, botuar n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb shtator 2019.<\/h2>\n<h2>N\u00eb Hyrjen &#8220;Rrjedha ringjall\u00ebse e poezis\u00eb s\u00eb Pjet\u00ebr Jakut&#8221;, e skalitur nga Agron Tufa, shoh se m\u00ebnyra se si ai e ka tjerrur mendimin e tij konkludues, nuk \u00e7on kund tjet\u00ebr ve\u00e7se n\u00eb p\u00ebrcaktim\u00ebsin\u00eb e krijimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij autori, n\u00eb at\u00eb drejtim apo hulli artistike, q\u00eb koha do t\u2019ia v\u00ebr\u00eb nj\u00eb em\u00ebr. <em>Ai ka zbuluar n\u00eb at\u00eb endje Pjetrjakjane\u00a0 kontradikta q\u00eb e kan\u00eb jet\u00ebsuar gjall\u00ebsimthi artin poetik n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re. Pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ai nuk e konkludon si un\u00eb, un\u00eb e quaj tharmim i n\u00ebnvet\u00ebdijsh\u00ebm n\u00eb saj\u00eb t\u00eb neuroz\u00ebs s\u00eb fort\u00eb ( nervit poetik ) t\u00eb krijuesit. <\/em><\/h2>\n<h2>Tufa thot\u00eb se, &#8220;Enciklopedizmi dhe maniera p\u00ebr euridicion jan\u00eb s\u00ebmundje&#8230;&#8221; dhe m\u00eb posht\u00eb, pas logjik\u00ebs q\u00eb ai p\u00ebrdor\u00eb, sjell edhe kund\u00ebv\u00ebnien &#8220;alergjia ndaj euridicionit demonstrativ&#8230;&#8221; e pastaj, e quan Pjetrin &#8220;<strong><em>poeti i \u00e7lirimit t\u00eb subjektit nga pesha e pengjeve t\u00eb veta&#8221;.<\/em><\/strong><\/h2>\n<h2>Un\u00eb, k\u00ebtu nuk do t\u00eb ndalem aspak\u00ebsisht n\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsin\u00eb ritmike apo rimike t\u00eb autorit, pra n\u00eb at\u00eb q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb v\u00eb n\u00eb pah studiuesi dhe krijuesi A. Tufa, por do t\u00eb p\u00ebrqendrohem n\u00eb &#8220;\u00c7far\u00eb kumton?&#8221; dhe &#8220;Si na e kumton?&#8221; krijimataria \u00a0q\u00eb Pjet\u00ebr Jaku ka plazmuar. N\u00eb fq. 14 kemi poezin\u00eb &#8220;MUNGESE FRYMEZIMI&#8221;, nj\u00eb krijim aq i \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00eb jo vet\u00ebm shkon n\u00eb kontradikt\u00eb me vet\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjizje si krijim, por edhe si mund t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb artngjizje, n\u00eb dukje e rast\u00ebsishme. Mos vall\u00eb frym\u00ebzimi nuk ka m\u00eb dometh\u00ebnien e dikurshme, t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimit se krijuesi \u00ebsht\u00eb i barsur me di\u00e7ka dhe k\u00ebshtu, nj\u00eb krijim, tashm\u00eb nga nj\u00eb pozicion i ri e\u00a0 n\u00eb shtigje t\u00eb reja k\u00ebrkuese, deri n\u00eb eksplorime thell\u00ebsisht t\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijshme, plazmon di\u00e7ka, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka pritur, por edhe <strong><em>tejet emocionale, \u00ebmb\u00eblsisht t\u00eb \u00e7uditshme dhe k\u00ebnaq\u00ebsore.<\/em><\/strong> Le ta lexojm\u00eb:<\/h2>\n<h2>&#8220;Ka muaj q\u00eb flet\u00ebt e mija\/ Kan\u00eb mbetur t\u00eb bardha\/ P\u00ebrrenj\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebr\/ Vall\u00ebzojn\u00eb n\u00eb luadhet\/ E gjelb\u00ebrta&#8230;\/ Vezullojn\u00eb rrufe t\u00eb kobshme\/ N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb plevitur.\/ Flladeve t\u00eb penguara nga majat\/ U mungojn\u00eb flok\u00ebt\/ Nd\u00ebrsa un\u00eb\/ Hedhur n\u00eb gremin\u00ebn e fjal\u00ebve\/ Po dukem t\u00ebp\u00ebr i dob\u00ebt\/ Hutimit t\u00eb brigjeve\/ P\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb varg!\/ Krojet m\u00eb b\u00ebh\u00ebn shok\u00eb!&#8221;<\/h2>\n<h2>K\u00ebto vargje jan\u00eb larg dhe, biles, mjaft larg vargjeve t\u00eb tilla si: &#8220;M\u00eb ka mbet mendja peng\/ Prej shum\u00eb vjet\u00ebsh,\/ N\u00eb mosh\u00ebn kur marrin\/ Zjarr fjal\u00ebt!&#8221;(<strong>N\u00eb at\u00eb qytet<\/strong>), fq. 74. Edhe k\u00ebto vargje jan\u00eb mjaft interesante si realizim estetik, apo plazmim artistik. Tharmi estetik \u00ebsht\u00eb aq i holl\u00eb dhe aq shp\u00ebrfill\u00ebs sa, pik\u00ebrisht, nga kjo duket qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga nj\u00eb vet\u00ebdije mjaft fine, dhe nj\u00eb logjik\u00eb e kthjell\u00ebt dhe e thell\u00eb, sepse, pik\u00ebrisht dy vargjet e fundit, krijojn\u00eb nj\u00eb subjeksion t\u00eb arrir\u00eb artistik dhe kumtues, edhe p\u00ebr faktin se ato pohojn\u00eb mosh\u00ebn rinore adoleshente, kur ende i riu nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie e stabilizuar dhe e brumosur artistikisht\u00a0 n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit dhe personalitetit krijues.<\/h2>\n<h2>Poezia e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijim krejt e tjet\u00ebrlloj plazmimi nga kjo ngjizje e dyt\u00eb, sepse n\u00eb leximin e par\u00eb t\u00eb duket absurde, e palogjikshme, tekstur\u00eb q\u00eb krijon huti. Por, nj\u00eb lexim i v\u00ebmendsh\u00ebm emocionalisht e i kthjell\u00ebt prej studiuesi, arrin\u00eb ta kuptoj\u00eb se kjo poezi shpalos para nesh nj\u00eb tharm, aq estetik e t\u00eb pa arritsh\u00ebm, sa d\u00ebshmon se autori \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb ri t\u00eb krijimtaris\u00eb artistike, qoft\u00eb edhe spontamisht, apo pavet\u00ebdij\u00ebsisht, thjesht\u00eb si pasoj\u00eb e nj\u00eb zjarri eksperimental me synime arritjen e t\u00eb pamundshmes.<\/h2>\n<h2>Poezia &#8220;Munges\u00eb frym\u00ebzimi&#8221; na shpalos qart\u00eb se poezia Pjetrit,ose si\u00e7 m\u00eb p\u00eblqen ta quaj pjet\u00ebrjakjane, e ka tejkaluar krijimtarin\u00eb e tradit\u00ebs, qoft\u00eb edhe moderne apo postmoderne, (pasi edhe ato tashm\u00eb jan\u00eb rryma t\u00eb tradit\u00ebs), por, n\u00eb shum\u00eb\u00e7ka dhe n\u00eb mjaft prej vargjeve dhe poezive, d\u00ebshmon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plazmim i natyrsh\u00ebm i nj\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijeje t\u00eb kultivuar, mbar\u00ebshtruar estetikisht mundimsh\u00ebm, q\u00eb un\u00eb e quaj &#8220;miter n\u00ebnvet\u00ebdijeje estetike&#8221;, e cila arrin\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb poezi aq t\u00eb gjall\u00eb, sa analogon p\u00ebrkryershm\u00ebrisht me barsjen dhe lindjen e nj\u00eb jete, nga nj\u00eb qenie fem\u00ebrore njer\u00ebzore. Fertiliteti poetik i nj\u00eb gjendjeje estetike t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se krijim i vet\u00ebdijsh\u00ebm artistik, nj\u00eb p\u00ebrfitim spontan rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb fermentimi emocionalo-shpirtror, ngjizur n\u00eb kushte jasht\u00ebpsiqike, sipas nj\u00eb fiziologjie emocionale t\u00eb kontraktuar, q\u00eb pret padurimthi p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar, jo me an\u00ebn e nj\u00eb pijeje si fermentimi i ver\u00ebs, por si nj\u00eb ngjizje e p\u00ebrpunuar instiktivisht, aq natyrsh\u00ebm si\u00e7 e p\u00ebrpunon \u00a0bleta mjaltin e saj.<\/h2>\n<h2>Tufa, dhe pse n\u00eb nj\u00eb Hyrje t\u00eb shpejt\u00eb, ka qemtuar nga poezia e Pjetrit, tharme, q\u00eb n\u00eb vetvete jan\u00eb aq kontradiktore dhe alogjike, por q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht jan\u00eb ngjizje artistike mjaft t\u00eb arritura si: &#8220;heshtja ma tendos shqet\u00ebsimin\/ si p\u00ebrplasja n\u00eb breg t\u00eb val\u00ebve&#8221;; &#8220;Brenda syve t\u00eb mi ka vdekur nj\u00eb kuptim\/ Q\u00eb nuk th\u00ebrret t\u00eb djeshmen, as mendon p\u00ebr nes\u00ebr&#8221;; &#8220;Kur t\u00eb preka m\u2019u zgjua\/ Vet\u00ebm nj\u00eb deshir\u00eb\/ T\u00eb mbillja tr\u00ebndafila\/ N\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht t\u00eb mir\u00eb!&#8221;; &#8220;E bash aty ku ngrohu globin\/ Dashuria e nj\u00eb ofshame\/ Thurin rrjeta p\u00ebr t\u00eb ftohtin\/ Mij\u00ebra fije merimange.&#8221;, por duke v\u00ebn\u00eb re se pik\u00ebrisht kjo p\u00ebrb\u00ebn shtratin ku ka krijuar rrjedh\u00ebn lumi i poetik\u00ebs s\u00eb poetit. E, k\u00ebt\u00eb Tufa na e tregon me konkludimet e tij: &#8220;<em>Tekstura poetike e poetit Pjet\u00ebr Jaku \u00ebsht\u00eb e mbrujtur me melodi t\u00eb thjesht\u00eb, si k\u00ebng\u00ebzim &#8230; si t\u00eb f\u00ebrsh\u00ebllyerit&#8230; \u200bMotivi lind natyrsh\u00ebm, i beft\u00eb, si t&#8217;i shkrepet, p\u00ebr qejfin e vet, dhe n\u00eb kulmin e qasht\u00ebrsis\u00eb. Por gjithmon\u00eb, n\u00eb zemr\u00ebn e motivit, ashtu, organikisht e pa sforco, hapet nj\u00ebfar\u00eb misteri, rrotullohet nj\u00eb enigm\u00eb, dhe \u00e7astis rr\u00ebmbimthi nj\u00eb shestim i vjet\u00ebr, nj\u00eb breng\u00eb a nj\u00eb peng, q\u00eb e ka gozhduar qenien e poetit me nj\u00eb habi t\u00eb shtang\u00ebt.\u00a0 Ai nuk e r\u00ebndon materien e l\u00ebnd\u00ebs poetike me asociacione t\u00eb lodhshme libreske&#8230; Poezit\u00eb e Pjet\u00ebr Jakut jan\u00eb t\u00eb ngarkuara me di\u00e7 t\u00eb pap\u00ebrballueshme njer\u00ebzore n\u00eb metamorfoz\u00ebn dhe t\u00eb huaj\u00ebsimin e vet&#8230; Ato jan\u00eb t\u00eb ngarkuara me pesh\u00ebn e padurueshme t\u00eb koh\u00ebs, me fuqin\u00eb rr\u00ebnuese t\u00eb saj. Me at\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebn<\/em><\/h2>\n<h2><em>koha me njeriun m\u00eb vrapin e saj shfytyrues. Por poeti ka rrjedh\u00ebn e lumit t\u00eb vet ringjall\u00ebs, sikund\u00ebr se \u00ebsht\u00eb i shenjuar p\u00ebr regjistrimin e ekzistenc\u00ebs se vet n\u00eb\u00a0<\/em><em>k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb.&#8221;<\/em> (&#8220;T\u00eb pakt\u00ebn, pak&#8221; P\u00ebrcjellje nga A. Tufa. Fq. 3-5)<\/h2>\n<h2>Ashtu si\u00e7 e shohim edhe ne, poezia e Pjetrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fiziologji emocionesh q\u00eb vilen shpirt\u00ebrisht mundimsh\u00ebm e fermentohen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar domosdoshm\u00ebrike dhe, pastaj, spontansh\u00ebm shp\u00ebrthejn\u00eb me nj\u00eb presion karstik si uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore n\u00eb sip\u00ebrfaqet mbishpirtrore, duke ardhur n\u00eb jet\u00eb si plazmime interesante e me nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb re ngjizjeje poetike, n\u00eb hulli t\u00eb reja. Rruga e kaluar poetike e autorit me shtigjet e reja t\u00eb eksploruara s\u00eb fundmi, l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie aq t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb dallueshme, sa dallueshm\u00ebria e tyre kalon vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb filli tejet t\u00eb holl\u00eb shquajt\u00ebsie. Dallimin e tyre e b\u00ebn vet\u00ebm parametri logjik, q\u00eb vjen sipas nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi mjaft t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb kthjell\u00ebt. \u00cbsht\u00eb koha kur ky autor po kalon nga nj\u00eb udh\u00eb e shkelur me koh\u00eb e koh\u00eb tradit\u00ebsisht dhe shtigjeve t\u00eb reja, ku \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga frytet e n\u00ebnvet\u00ebdijes, p\u00ebrmes nj\u00eb ekzotike shfrenuese me fytyr\u00eb misteri. Un\u00eb mund t&#8217;i quaja edhe lajthitje logjike, sepse s\u00eb fundmi na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkludimin logjik, vargje t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrftuara: &#8220;\u00c7erpik\u00ebt e lisave\/ Nuk u mbyllen asnj\u00ebher\u00eb\/ Ata ngjiteshin lart\u00ebsive\/ Me krye n\u00eb humner\u00eb!&#8221;, &#8220;Nj\u00eb pish\u00eb kock\u00ebfort\u00eb\/ L\u00ebshonte rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb mua\/ Duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb\/Nj\u00eb Promete natyror,\/ Kur rrokesha me vitet\/ Pa i takuar\/ N\u00eb shekullin tim shk\u00ebmbor!&#8221;, q\u00eb shkojn\u00eb aq kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebthi edhe brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs poezi si te &#8220;L\u00ebvizje. Fq. 10&#8221;: &#8220;Me urin\u00eb e gur\u00ebve\/ Ku pishat kishin rr\u00ebnj\u00ebt\/ Nje tuf\u00eb bredhash\/ Si kalor\u00ebs mjek\u00ebrgjelb\u00ebr\/ I printe drejt drit\u00ebs\/ Udh\u00ebtimit tim\/ T\u00eb verb\u00ebr!&#8221;.<\/h2>\n<h2>Edhe te poezia &#8220;&#8230; E shkuara sot!&#8221; si n\u00eb poezin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, apo edhe ato t\u00eb tjerat pas saj, e shohim se si nxjerr krye kjo kund\u00ebv\u00ebnie kaq e brisht\u00eb dhe kaq kuptimplote q\u00eb zbulon dhe shp\u00ebrfaq dukurin\u00eb e rrym\u00ebs s\u00eb re letrare, ku po eksploron me plot eth krijimtaria e k\u00ebtij autori.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>I mbetur n\u00eb kthetrat e krijimtaris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme, P. Jaku kupton m\u00ebnyr\u00ebn e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij, duke e reformuar logjik\u00ebn, sepse ndihet shum\u00eb ngusht brenda mureve tradit\u00ebsore t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb a zakonshme, edhe pse ajo \u00ebsht\u00eb moderne dhe postmoderne. Jo vet\u00ebm ai, por mjaft autor para tij tashm\u00eb e kan\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb dhe jan\u00eb humbur n\u00ebp\u00ebr shtigje t\u00eb reja ku logjika i l\u00eb vendin mitik\u00ebs dhe misteriozes. Ja si shprehet autori n\u00eb fjal\u00eb:&#8221; Z\u00ebri yn\u00eb\/ N\u00eb nj\u00eb sekond p\u00ebrshkon fundin e bot\u00ebs,\/ Degjimi po ashtu\/ Syt\u00eb ia falem imagjinates\/ N\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat udh\u00ebtojn\u00eb dashurit\u00eb\/ Nga fjala te prekja, t\u00eb nisura nga syt\u00eb\/ Asnj\u00ebher\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin ton\/ E, un\u00eb p\u00ebr k\u00ebto s\u2019e b\u00ebj pyetjen:\/ A e din\u00eb ku shkojn\u00eb!&#8221;<\/h2>\n<h2>&#8220;Udh\u00eb t\u00eb zvog\u00ebluara si shtigje\/ trembin imagjinaten time,\/ Nd\u00ebrsa zmadhohen n\u00eb ngjitje!\/ Male ngarkuar me pisha, shk\u00ebmbinj,\/ kroje e burime n\u00eb levizje\/ P\u00ebrshkojn\u00eb p\u00ebrfytyrimin tim\/ Duke parakaluar qiellit,\/ K\u00ebrrusur nga pesha e varreve\/ Tuj e ndrru ngjyr\u00ebn sipas mendjes tone,\/ Nj\u00eb pyetje m\u00eb vjen si rrufeja:\/ A e din\u00eb ku shkojn\u00eb?!&#8221;, ku tharmet logjike shkojn\u00eb mpreht\u00ebsisht p\u00ebrkund\u00ebr dhe shkrir\u00ebsohen \u00ebmb\u00eblsisht e artistikisht n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb estetike fine.(fq.11)<\/h2>\n<h2>Aq konfuz duket mendja njer\u00ebzore q\u00eb eksploron shtigjet e nj\u00eb shkurrine t\u00eb padep\u00ebrtueshme e nj\u00eb ferrnaje, q\u00eb t\u00eb grric\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin, sa nuk mundesh t&#8217;i shp\u00ebtosh n\u00ebse i futesh brenda, por, me nj\u00eb kthjelli t\u00eb intuit\u00ebs n\u00ebnvet\u00ebdij\u00ebsore, ti mbetesh ai q\u00eb ishte dhe krejt i paprekur trup\u00ebrisht, por i thyer e i mposhtur emocionalisht. Vargjet e cituara m\u00eb sip\u00ebr, te poezia \u201c Munges\u00eb frym\u00ebzimi\u201d, tejet mistike, ekuilibrojn\u00eb peshoret e ndjeshme t\u00eb farmacizmit kriujes, duke i p\u00ebrputhur parabolat e vet\u00eb vargjeve me ato t\u00eb logjik\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq lakonike dhe e larmishme n\u00eb v\u00ebllimin e ri t\u00eb Pjet\u00ebr Jakur, sa <em>menj\u00ebher\u00eb e kupton se ke t\u00eb b\u00ebsh me nj\u00eb lloj krijimi q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb hulli t\u00eb re n\u00eb zejen e poetizmit. &#8220;T\u00eb vonuar\/ Vrapojn\u00eb t\u00eb bien\/ K\u00ebmb\u00ebve t\u00eb bjeshk\u00ebs\/ P\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb kulla!\/ Gacat flen\u00eb n\u00eb \u00ebndrrat e gjysheve\/ Mbuluar me rrudha!\/ Dikur edhe ato ishin nuse!\/ Zjarret fshehur\/ N\u00eb gjirin e tyre\/ Si Penelopa dremit\u00ebse\/ N\u00eb pritje t\u00eb kthimeve!\/ Askush nuk rrojti\/ Pa ngjasimin e shk\u00ebmbinj\u00ebve!&#8221;<\/em>.(Shk\u00ebmbinj\u00ebt. Fq. 15.) A nuk shihet k\u00ebtu se n\u00eb misterin e palogjiksh\u00ebm. t\u00eb l\u00ebmshuar keqazi nga nj\u00eb loj\u00eb e pakontrolluar n\u00ebnvet\u00ebdijeve q\u00eb rrjedh nga skutat e t\u00ebpavet\u00ebdijshmes, logjike duket se konkludon me nj\u00eb kryeneq\u00ebsi t\u00eb pashpjegueshme dhe b\u00ebhet e pranishme n\u00ebp\u00ebrmjet loj\u00ebs s\u00eb vargjeve dhe gjetjeve artistike.<\/h2>\n<h2><em>K\u00ebrkon te poeti p\u00ebr t\u00eb gjetur di\u00e7ka q\u00eb e di, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb reale dhe nuk e gjen\u00eb, dhe nuk e shquan, dhe nuk e sheh as e prek. Aty vet\u00ebm e ndjen\u00eb gjith\u00e7kan\u00eb, e nuhat\u00eb si di\u00e7ka t\u00eb re, di\u00e7ka q\u00eb s&#8217;e ke ndeshur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb te ky poet, por q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pranishme si drita e diellit. E ndjen\u00eb si kund\u00ebrmim q\u00eb vijn\u00eb nga larg dhe pastaj kupton se \u00e7far\u00eb arome \u00ebsht\u00eb.\u00a0 <\/em><\/h2>\n<h2>&#8220;Renkon i r\u00ebnduar nga mbret\u00ebri shushunjash\/ Trupit t\u00ebnd t\u00eb plagosur i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb\/ Dhimbje fjalimesh t\u00eb nd\u00ebrtuara g\u00ebnjyesh\u00ebm,\/ Si rrug\u00ebt e vrara t\u00eb fshatrave t\u00eb plakur,\/ T\u00eb l\u00ebna p\u00ebrgjys\u00ebm!\/ &#8230; P\u00ebr nj\u00eb llamp\u00eb t\u00eb ndezur nga shumica.\/ Nd\u00ebrsa p\u00ebr mij\u00ebra llampadar\u00eb q\u00eb ndizen\/ Pa u fikur kurr\u00eb, shteti s\u2019ka gjuh\u00eb, as sy!\/ Nj\u00eb llamp\u00eb sa nj\u00eb mushkonj\u00eb p\u00ebr\/ t\u00eb ushqyer nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb,\/ t\u00eb burgos, t\u00eb vetvret, t\u00eb \u00e7mend, t\u00eb nxjerr n\u00eb rrug\u00eb\/ nga ca ligje p\u00ebr disa q\u00eb u mungojn\u00eb trut\u00eb!&#8221;(Atdheu im. Fq. 18.) &#8220;Si s\u2019m\u00eb deshe sa shiun\/ As kur t\u2019u b\u00ebra pranver\u00eb\/ E ta putha fjalen para buzes\/ Ne vertikalitetin e pjerrt\u00eb\/ Te r\u00ebnies se mases s\u00eb ngjitur\/ Ne dushin e prillit\/ Ku fjalet ecin zbathur!&#8221;(Ankim p\u00ebr shiun. Fq. 20.)<\/h2>\n<h2><em>\u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb zbulosh aq tharm produktiv nga n\u00ebnvet\u00ebdija e njeriut. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebarritje e \u201cpavet\u00ebdijshme\u201d e shnd\u00ebrruar n\u00eb bukuri, n\u00eb art, n\u00eb estetik\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mrekullon, por edhe t\u00eb shastis nga nj\u00eb <strong>palogjik\u00eb aq e organizuar<\/strong> sa ka ardhur deri n\u00eb mendjen ton\u00eb si nj\u00eb brilante, si nj\u00eb diamant q\u00eb na shk\u00eblqen mendjen dhe shpirtin e na jep nj\u00eb bukuri emocionesh dhe t\u00eb nj\u00eb shijeje t\u00eb re t\u00eb paprovuar ndonj\u00ebher\u00eb. <\/em><\/h2>\n<h2>&#8220;Si nj\u00eb pem\u00eb e pakrehur\/ zgjuar p\u00ebr t\u00eb pritur diellin!\/ Durimin\/ e mas me kalat\u00eb e halleve!\/ Heshtja ma tendos shqet\u00ebsimin\/ Si p\u00ebrplasja n\u00eb breg e val\u00ebve&#8230;\/ Minutat m\u2019u ngjiten\/ \u00ebndrrave!&#8221;(Nuk mund t\u00eb pres. Fq. 22.) &#8220;&#8221;<\/h2>\n<h2>Skutat e psik\u00ebs njer\u00ebzore jan\u00eb aq pjellore, sa prej saj p\u00ebrfitohet nj\u00eb larmitet i thesart\u00eb mjesht\u00ebrimi dhe arti. Qysh se u shfaq te specia e ve\u00e7ant\u00eb e homonidit t\u00eb par\u00eb, ajo i dha kuptim t\u00eb nj\u00eb shkalle t\u00eb lart\u00eb vet\u00eb natyr\u00ebs dhe kufijve q\u00eb ajo tejkaloi duke sjellur n\u00eb faqen e dheut njeriun. Loja e par\u00eb e njeriut me natyr\u00ebn e tij dhe natyr\u00ebn q\u00eb e rrethonte ishte mardh\u00ebnie e t\u00eb shprehurit me art dhe n\u00eb art. Nuk ishte e menduar dhe as e studiuar. Nuk ishte as koha dhe as zhvillimi human t\u00eb arrihej e t\u00eb synohej kjo. Ishte thjesht nj\u00eb spontaneitet q\u00eb solli nj\u00eb hop t\u00eb madh cil\u00ebsor, artin, nj\u00eb cil\u00ebsi e re e jet\u00ebs s\u00eb homonidit t\u00eb humanizuar.<\/h2>\n<h2>Ky \u00ebsht\u00eb edhe akti m\u00eb i fundit drejt t\u00eb cilit po arrin\u00eb t\u00eb kristalizohet arti p\u00ebrtejpostmodern. Ashti si i vijn\u00eb emocionet artist\u00ebt i derdhin n\u00eb let\u00ebr apo n\u00eb telajo p\u00ebr t\u00eb plazmuar di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ishte, por q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb si thelb i nj\u00eb spontaneiteti shp\u00ebrthyes. Si i sjell ai krijimet e tij , q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb futen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrym\u00eb t\u00eb re q\u00eb po synon poeti? Mendimet vijn\u00eb bruto, ashtu si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb paravet\u00ebdije, t\u00eb pa p\u00ebrpunuara dhe t\u00eb pa p\u00ebrzgjedhura. Ata vijn\u00eb ashtu si\u00e7 jan\u00eb, krejt t\u00eb palogjiksh\u00ebm n\u00eb dukje, krejt t\u00eb pa sistemuara, krejt bruto. Por, njeriu gjithnj\u00eb gjen logjik\u00eb dhe arsye edhe te e paarsyeshmja, apo e palogjikshmja. Ja: &#8220;Sa shum\u00eb i ngjan\u00eb\/ Shpritit t\u00eb ish mikut tim,\/ Q\u00eb fluturoi n\u00eb\/ Madheshtin\u00eb hip\u00ebrbolike\/ T\u00eb mediok\u00ebrve&#8230;\/ N\u00eb turravrapin e vet\/ Sikur shkel mbi njer\u00ebz,\/ Mbi drita\/ Edhe mbi diellin vet\u00eb!\/ Sa keq q\u00eb s\u2019e din\/ Fat\u00ebziu i pafat\/ Problemin q\u00eb ka\/ Me qiell- token e vet&#8230;\/ Sa keq,\/ N\u00ebse shum\u00eb her\u00eb i takon\/ T\u00eb lutet e t\u00eb lahet,\/ N\u00eb lumin e keq\u00ebsis\u00eb\/ S\u00eb pashprest\u00eb!&#8221; (Nat\u00eb. Fq. 52.)\u00a0 apo: &#8220;Kapu\u00e7 alpet n\u00eb Veri\/ V\u00ebn\u00eb mbi krye t\u00eb Kalas\u00eb\/ V\u00ebrshojn\u00eb Drinat Bardh\u00eb e Zi\/ T\u2019na dhurojn\u00eb drit\u00eb prej krahsh!&#8230; I hedh dor\u00ebn krah\u00eb e qaf\u00eb\/ Mal\u00ebsis\u00eb q\u00eb mbet matan\u00eb\/ Shpejt e zgjon Marin Barletin\/ Ta \u00e7liroj q\u00eb sot Kalan\u00eb!&#8221; (Shqip\u00ebria. Fq. 53.) gjithashtu: &#8220;Udh\u00ebt i mblodhi n\u00eb grusht\/ Dhe erdhi si vet\u00ebtim\u00eb\/ N\u00eb mendjen time.\/ Un\u00eb, i m\u00ebrguar viseve t\u00eb lodhjes\/ I kisha humb\u00eb fjal\u00ebt\/ Ne shkret\u00ebtirat e pafund\/ T\u00eb ndjenj\u00ebs\/ Derisa nata u ndalua\/ T\u00eb mos mbrri te mengjesi.&#8221; (Shkruar s&#8217;di se kur. Fq. 59.) ose: &#8220;T\u00eb b\u00ebh\u00ebj gjysma e saj\/ Dhe gjysma ime\/ Me nj\u00eb drejtpeshim model\/ T\u00eb diellt\u00eb&#8230;\/ Shartimi i kahersh\u00ebm i brezave tan\u00eb\/ I sheg\u00ebs kok\u00ebrrvog\u00ebl,\/ Jo krejt t\u00eb \u00ebmb\u00ebl\/ Me moll\u00ebn e bardh\u00eb&#8230;\/ N\u00eb vitet tona t\u00eb mbetura\/ Koh\u00ebs do ti thirrim Mar\u00eb!&#8221; (Mar\u00ebs. Fq. 62.) ka edhe m\u00eb: &#8220;Syt\u00eb u vesh\u00ebn kur nuk desh\u00ebn\/ Ran\u00eb e qesh\u00ebn!\/ Udh\u2019t\u00eb u zhveshen kur nuk desh\u00ebn\/ Ran\u00eb p\u00ebrmbys, ashtu dhe qesh\u00ebn!\/ Ne u vesh\u00ebm pasi u zhvesh\u00ebm\/ Kur u desh\u00ebm, nuk u desh\u00ebm,\/\/ Edhe kur me forc\u00eb u ngjesh\u00ebm&#8230;\/ Ret\u00eb u ndesh\u00ebn kur nuk desh\u00ebn\/ E na lagen ashtu ngesh\u00ebm\/ Uf sa keq , sa keq u desh\u00ebm\/ Der n\u00eb qiell u ngjitem etsh\u00ebm&#8230;.&#8221; (Antonimi. Fq. 70.)<\/h2>\n<h2>Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u00eb shterrohet udha q\u00eb po ndjek poezia pjetrjakjane. \u00cbsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrtheksohet se krijimtaria e tij ka pjerruar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb shteg t\u00eb ri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritje e formave t\u00eb shprehjes s\u00eb hershme t\u00eb njer\u00ebzimit me nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb arritjeje dhe nj\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb zhvillimi, edhe psikik edhe social. Nuk mundej t\u00eb mos vinte deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb e deri n\u00eb k\u00ebto shtigje krijimtaria poetike e Pjet\u00ebr Jakut. K\u00ebt\u00eb na e kishte paralajm\u00ebruar v\u00ebllimi i m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00eb nuk i ka t\u00eb pakta ngjizjet poetike n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb loje lajthitje nga p\u00ebrfitohet nj\u00eb art i mir\u00ebfillt\u00eb: &#8220;\u00cbsht\u00eb \u00e7mendur deti,\/ polic\u00ebt e kan\u00eb tredhur ligjin.\/ Ministrat i mbyti nata,\/ U \u00ebsht\u00eb trashur z\u00ebri.\/&#8230; N\u00ebnat luten te pragu,\/ p\u00ebr val\u00ebt, p\u00ebr udh\u00ebt,\/ p\u00ebr dallg\u00ebt dhe ajrin.\/ Trar\u00ebt po \u00e7menden\/ nga brejtja e krimbit\/ n\u00eb kompromiset e dimrit!&#8221; (Balad\u00eb e \u00e7mendur. Nga v\u00ebllimi poetik &#8220;Munges\u00eb e hirt\u00eb&#8221; fq. 8.); &#8220;Gjeloshin e zuri malli p\u00ebr malet\/ dhe i krijoi,\/ penela e tij, mendja e tij!\/ i b\u00ebri skicat e fushave, t\u00eb livadheve,\/ t\u00eb ndjesive shpirt\u00ebrore dhe fjal\u00ebve.\/ peisazhe marramend\u00ebse, me vija t\u00eb pjerr\u00ebta\/ lakime pa thyerje, q\u00eb zor t\u00eb kuptohen:\/ n\u00eb ishin vargje, n\u00eb ishin k\u00ebng\u00eb, n\u00eb ishin gur\u00eb\/ p\u00ebr p\u00ebrmendore&#8230;&#8221; (Po aty. Fq. 18.); &#8220;Shqet\u00ebsime, ofshama\/ rrokullisje mendimesh,\/ derisa t\u00eb mbytet mbr\u00ebmja\/ n\u00eb ankime&#8230;\/ por, ti s&#8217;ke pse m\u00ebrzitesh\/ koha ime,\/ k\u00ebto jan\u00eb limon\u00ebt e dit\u00ebs\/ n\u00eb stomakun e ndjesive,\/ q\u00eb mbyten n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb p\u00ebrplasjesh ,\/ n\u00eb vuajtjet e ardhme&#8230;&#8221; (Po aty. Fq. 23.); &#8220;Koh\u00eb nevrike,\/ pa e ditur me k\u00eb,\/ pa e ditur p\u00ebrse,\/ na shtyn\u00eb\/ t\u00eb fundosemi n\u00eb qiell.\/ Parajs\u00ebn s&#8217;e gjejm\u00eb;\/ t\u00eb t\u00eb pyesim\/ s&#8217;na p\u00ebrgjigjesh,\/ At\u00ebher\u00eb \u00e7&#8217;t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?!&#8221;; (ja deriku arrin\u00eb nj\u00eb shpirt q\u00eb rend n\u00eb rym\u00ebn e Neuroartit, t\u00eb vet\u00ebngjizet shp\u00ebrthimthi n\u00ebp\u00ebrmjet lajthitjes q\u00eb karstikon n\u00ebp\u00ebrmjet pyetjeve retorike pasthirrmore t\u00eb fuqishme, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe risit\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7mendura t\u00eb realizimeve estetike dhe artistike si aft\u00ebsi e k\u00ebsaj rryme t\u00eb re poetike.); &#8220;Sikur t\u00eb shoh shpin\u00ebn,\/ n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb idht\u00eb.\/ i k\u00ebrrusur pak, i plakur ma shum\u00eb,\/ ashtu pa z\u00eb, pa i th\u00ebn\u00eb gj\u00eb askujt.\/ ngarkuar me kujtime t\u00eb vuajtura,\/ me pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb stin\u00ebve,\/ q\u00eb i le mbi dhe!\/ Pash\u00eb Zotin pse ike,\/ pse s&#8217;u ktheve,\/ pse s&#8217;na pe?!\/ po t\u00eb na shihje,\/ do t\u00eb ishe kthyer&#8230;&#8221; (Po aty. Fq. 87.); &#8220;Mbr\u00ebmja thyhet.\/ Jan\u00eb disa net deri n\u00eb mesnat\u00eb.\/ Nga mesnata n\u00eb m\u00ebngjes nuk e di sa b\u00ebjn\u00eb.\/ Mua mendimet m\u00eb jan\u00eb mbytur e k\u00ebputur filli.\/ Se ku nisi nata s&#8217;e di, se kur do t\u00eb vij\u00eb m\u00ebngjesi,\/ se kur do t\u00eb gdhi&#8230;&#8221; (Po aty. Fq. 99.)<\/h2>\n<h2>Nganj\u00ebher\u00eb ia vlen\u00eb t\u00eb lexosh poezi duke hulumtuar t\u00eb rejat q\u00eb sjellin poet\u00ebt. Gjat\u00eb k\u00ebtij hulumtimi t\u00eb p\u00ebrkthjelluar, nj\u00eb studiues serioz zbulon edhe prurjet e reja t\u00eb tyre. E, nj\u00eb nga k\u00ebta krijues, q\u00eb her\u00ebpas\u2019here ngulit risi t\u00eb reja n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb Pjet\u00ebr Jaku, i cili nga v\u00ebllimi n\u00eb v\u00ebllim shquhet p\u00ebr ngjitje t\u00eb shkall\u00ebshkallshme, plot delikates\u00eb estetike dhe dallg\u00eb emocionale, t\u00eb cilat s\u00eb bashku, synojn\u00eb t\u00eb uraganohen!<\/h2>\n<h2>Ky uragan estetik, ky\u00a0 basen i\u00a0 madh dhe kjo potenc\u00eb plazmuese, mbase m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do rrym\u00eb tjet\u00ebr e artit, do t\u00eb mbrri atje ku synon poezia e v\u00ebrtet\u00eb.<\/h2>\n<h2><strong><em>Dhjetor, 2019<\/em><\/strong><\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Poezi tejet emocionale, \u00ebmb\u00eblsisht t\u00eb \u00e7udit\u00ebshme! \u00a0Qemal Guri Dikur, n\u00eb nj\u00eb studim \u00a0mbi poezin\u00eb e Pjet\u00ebr Jakut, kisha par\u00eb se n\u00eb v\u00ebllimet e tij poetike, kishte sjell\u00eb \u00a0gjetje interesante, jo sip\u00ebrfaq\u00ebsore. Nuk di se p\u00ebrse, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8220;Kuvendi&#8221; nuk i botoi ato mendime t\u00eb situra nga krijimtaria e tij, e k\u00ebshtu t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8011,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-8024","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8024"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8024\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8025,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8024\/revisions\/8025"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}