{"id":8010,"date":"2020-01-01T00:01:35","date_gmt":"2020-01-01T00:01:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8010"},"modified":"2020-01-01T00:01:35","modified_gmt":"2020-01-01T00:01:35","slug":"neurozarti-udha-e-re-eficiente-e-krijuesve-te-artit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8010","title":{"rendered":"NEUROZARTI &#8211; UDHA E RE EFI\u00c7IENTE E KRIJUESVE T\u00cb ARTIT"},"content":{"rendered":"<h2><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Qemal-GURI.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8011\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Qemal-GURI.png\" alt=\"\" width=\"188\" height=\"199\" \/><\/a>Nga\u00a0 Qemal\u00a0 Guri<\/em><\/strong><\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Modernizmi dhe postmodernizmi n\u00eb art, duke u munduar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb sa m\u00eb gjat\u00eb aktiv, por jo pa paterica n\u00eb hullit\u00eb e artit, pasi vjen nj\u00eb cast, ashtu si t\u00eb gjitha rrymat e m\u00ebparshme t\u00eb artit e, p\u00ebr arsye t\u00eb ardhjes s\u00eb nj\u00eb caku t\u00eb padotkaluesh\u00ebm, duke iu bllokuar mund\u00ebsia efi\u00e7iente e t\u00eb vazhduarit m\u00eb tej\u00a0 t\u00eb misionit t\u00eb tyre gati nj\u00ebshekullor, jan\u00eb detyruar, m\u00eb s\u00eb fundi , p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimeve t\u00eb pashtershme t\u00eb shpirtit njer\u00ebzor n\u00eb hap\u00ebsinimin e t\u00eb shprehurit artistik, duke \u00e7uar aft\u00ebsin\u00eb shpreh\u00ebse t\u00eb artit n\u00eb eksplorime t\u00eb reja t\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijes s\u00eb njeriut, e duke i dh\u00ebn\u00eb kuptim t\u00eb ri e t\u00eb pabesuesh\u00ebm t\u00eb pamundshmes dhe t\u00eb pagjas\u00ebs, n\u00eb at\u00eb arritje t\u00eb konkretizuar, q\u00eb un\u00eb e quaj Neurozart.<\/h2>\n<p><!--more--><\/p>\n<h2>K\u00ebt\u00eb lloj arti e kam zbuluar qysh prej shum\u00eb koh\u00ebsh te poetet e shquara, tonat, si: Anila Dahriu, Juljana Mehmeti, Shpresa Besa, Sofia Doko Arapaj, Ollga Selmani (Farmacistja) etj., t\u00eb cilat me mendjen dhe intuit\u00ebn e tyre t\u00eb shfrenuar kan\u00eb arritur forma t\u00eb reja shprehjeje dhe, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shpreh\u00ebsie, kan\u00eb konkluduar nj\u00eb fond t\u00eb pasur friguracioni letrar. Por, ne do t\u00eb ilustrojm\u00eb me dy t\u00eb parat, si m\u00eb t\u00eb spikaturat e rrym\u00ebs s\u00eb Neurozartit.<\/h2>\n<h2>Anila Dahriu, q\u00eb n\u00eb fillimet q\u00eb u mora m\u00eb poezin\u00eb e saj, ishte nj\u00eb poete e brisht\u00eb. Brenda brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj ishte ngjizur pazgjidhshm\u00ebrisht mitika dhe misteri i shpirtit, di\u00e7ka aq delikate n\u00eb nj\u00eb krijim, sa ishte aq e thyeshme sa edhe e fort\u00eb, aq fiziologjike sa edhe n\u00ebnmentale, di\u00e7ka si limf\u00eb jete. <em>&#8220;Tek kjo poete, rr\u00ebfimi zhvillohet krejt m\u00eb ndryshe dhe n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00eb modern e aspak\u00ebsisht t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, si tek \u201cHistori dashurie\u201d: \u201cTh\u00ebrrime, th\u00ebrrime,\/ Fjal\u00ebt shkundin afshin e dashuris\u00eb se marr\u00eb,\/ Mbi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb ku shkruhet shum\u00eb dhe nuk thuhet asgj\u00eb&#8230;.\/ Nj\u00eb rr\u00ebfim nisin e k\u00ebndojn\u00eb,\/ Si nj\u00eb rrjedh lumi n\u00eb gjethe t\u00eb gjelb\u00ebrt,\/ Diku u ndal\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb qorre,\/ Ku syt\u00eb ishin \u00ebrr\u00ebsuar nga nj\u00eb nat\u00eb shtr\u00ebngatash,\/ Kishin ftoh\u00ebt-nuk ecin m\u00eb,\/ Duart dridheshin n\u00ebp\u00ebr telat e nj\u00eb violine vajtuese,\/ Lot\u00ebt rr\u00ebshqisnin n\u00ebp\u00ebr faqet prush,\/ T\u00eb p\u00ebrkulura p\u00ebrpara H\u00ebn\u00ebs s\u00eb coptuar nga heshtja,\/ Ku ajo nj\u00eb dit\u00eb ishte betuar\/ T\u00eb mbronte At\u00eb me thell\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs,\/ Q\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u2019ia falte askujt!\/ Th\u00ebrrime, th\u00ebrrime fjal\u00ebsh t\u00eb mbetura\/ N\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb pakufi!\u201d. N\u00eb rrjedh\u00ebn e p\u00ebrshkrimit ne kuptojm\u00eb p\u00ebr\u00e7asjen klasike dhe at\u00eb moderne, q\u00eb nuk kan\u00eb fare lidhje me nj\u00ebratjet\u00ebrn dhe q\u00eb i bashkon nj\u00eb fill lidh\u00ebs i \u00e7uditsh\u00ebm, jologjik, por i pranuesh\u00ebm, q\u00eb shpaloset n\u00eb form\u00eb sitli tek Dahriu. Aty shohim tharme si tek &#8220;Tri novelat&#8221; e Beketit, ku fjalia duket jologjike nga mbingarkesat \u00e7ast\u00ebsore, por, q\u00eb me pak vemendjesim kupton kumtimet e tyre t\u00eb p\u00ebrthella.&#8221;\u00a0<\/em><\/h2>\n<h2><em>Pa dashur t\u00eb zgjatemi e t&#8217;i largohemi thelbit t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb Pjet\u00ebr Jakur, le t&#8217;i referohemi pak edhe krijimtaris\u00eb s\u00eb Juljana Mehmetit: Ajo&#8221;duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijuese e ve\u00e7ant\u00eb, krijimi i s\u00eb cil\u00ebs, krejt spontanisht e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb poetesh\u00eb klas. Shikojeni nj\u00eb poezi, k\u00ebtu posht\u00eb dhe mundohuni t\u00eb m\u00eb thoni se ku fillon dhe ku mbaron figura dhe figuracioni? Poezia e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb krijim. Ndoshta, kjo \u00ebsht\u00eb edhe aspekt\u00ebsia q\u00eb ia v\u00ebshtir\u00ebson lexuesve afeksionin poetik dhe artistik ndaj saj dhe, ajo shihet si nj\u00eb grua apo krijuese e pakonceptueshme dhe e \u00e7uditshme. N\u00eb poezin\u00eb e saj ngjizet dhe \u00e7&#8217;ngjizet universi me fenomenet e tij, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb materie dhe drit\u00ebsi e pashoqe ashtu si n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb universi, ve\u00e7se ky universim \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb lart me an\u00ebn e figuarcionit t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb bollekt\u00eb. Ja nj\u00eb shembull: &#8220;Zgjohem\u2026\/ Lidhur n\u00eb fije merimange\/ relikes harres\u00eb\/ n\u00eb hap\u00ebsira boshe \u2026, mbushur mjergull\/ Me shikimet mbuluar flok\u00ebsh\/ trazuar kujtimesh t\u00eb venitura\/ q\u00eb zgjohen kalimthi \u2026\/ n\u00eb ndjekje t\u00eb nj\u00eb vegimi\/ I hersh\u00ebm p\u00ebrjetim\u2026, ngjyrash e imazhesh\/ q\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb distanca koh\u00ebrash\/ me hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00eb gjigant\u00ebsh\u2026\/ Fundosur ndjesish\/ nd\u00ebr rr\u00ebnj\u00eb \u2013 metastaz\u00eb lidhur n\u00eb vrazhda shpirti.\/\/ q\u00eb k\u00ebrkon shp\u00ebtim atje \u2026,p\u00ebrtej imagjinat\u00ebs\/ N\u00eb nj\u00eb feksje t\u00eb dridhur\/ aurorash shprese\/ ti shfaqesh drit\u00eb\/ E leht\u00ebsisht n\u00eb qiej ngrihem\/ yjesh ndizem,\/ d\u00ebshir\u00ebn prek\u2026\/ nj\u00eb&#8221;. P\u00ebr ta mbyllur me Juljan\u00ebn, &#8220;Kur them se kjo poete \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb v\u00ebzhguese pozitiviste krahas nj\u00eb mjeshtreje e krijimit poetik, kam parasysh\u00eb edhe se sa bukur dhe thjesht\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs ndjesore dhe estetike, na i jep fenomenet e natyr\u00ebs q\u00eb na rrethon dhe pa t\u00eb cil\u00ebn nuk kemi &#8220;derman&#8221; dhe q\u00eb ndikon n\u00eb \u00e7do \u00e7ast e dekik te ne. K\u00ebt\u00eb e shohim nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerave edhe te &#8220;P\u00ebqafim hyjnor&#8221;: &#8220;Kur drita zbehet&#8230;\/ p\u00ebrgjunjet p\u00ebrqafimit hyjnor\/ pem\u00ebt e st\u00ebrgjatura mb\u00ebshtjell,\/ tylit t\u00eb m\u00ebndafsht\u00eb \/ n\u00eb tok\u00ebn l\u00ebshuar \/ p\u00ebshp\u00ebrima dashurie,\/ nd\u00ebr dege t\u00eb zhveshura p\u00ebrcjell&#8230;\/ dhe gjethet ,\/ tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebhumbura,\/ me k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb arta \u00ebndrrash\/ stolave vetmuar \/ valsit t\u00eb harruar \u2026&#8221; k\u00ebtu ne e puthim \u00e7astin jo vet\u00ebm estetikisht, por edhe materialisht, si nj\u00eb fenomen i gjall\u00eb natyror, por jo nga natyra, por n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb prrojimi n\u00ebnvet\u00ebdij\u00ebsor, q\u00eb nuk e pyet as edhe vet\u00eb poeten kur shat\u00ebrvanon. Dikush mund ta citoj\u00eb si di\u00e7ka \u00e7mendurore, por k\u00ebtu fillon edhe poetikja dhe poezia e Juljan\u00ebs. K\u00ebtu fillon \u00e7menduria e \u00e7do poeti a poeteshe t\u00eb madhe, q\u00eb tashm\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrym\u00eb t\u00eb re krijuese t\u00eb koh\u00ebve pasmoderniste, n\u00eb hullit\u00eb e Neurozartit.&#8221; <\/em><\/h2>\n<h2><em>Por, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm at\u00ebhere kur ajo kishte filluar ta shkelte pa trembje shtegun thepik q\u00eb shkonte n\u00ebp\u00ebr zgrip t\u00eb nj\u00eb krijimtarie t\u00eb panjohur, q\u00eb at\u00ebhere t\u00ebrhiqte shum\u00eb pak njer\u00ebz dhe duheshin studiues t\u00eb guximsh\u00ebm dhe kompetente q\u00eb t\u00eb pohonin se poet\u00eb dhe poetesha q\u00eb shkelnin n\u00eb k\u00ebsi pashkelje ishin ajka e krijimtaris\u00eb dhe pararend\u00ebsit e nj\u00eb arti t\u00eb ri poetik. Edhe sot kjo poete d\u00ebshmon jo vet\u00ebm kristalizimin e saj, por edhe an\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Neurozartit. <\/em><\/h2>\n<h2>&#8220;Sot nuk e thirra h\u00ebn\u00ebn t\u00eb vinte\/ luginave t\u00eb err\u00ebta, ku mendimi yt m\u00eb t\u00ebrhiqte\/ e m\u00eb sh\u00ebtiste\/ zbathjes q\u00eb vritej ecjes mbi copa kujtimesh\/ pasqyr\u00ebs s\u00eb coptuar<br \/>\nimazhit thell\u00ebsi\/ parajs\u00ebs nd\u00ebr kthina vragash\/ ndri\u00e7uar<br \/>\ndrit\u00ebs zbritur n\u00eb ata sy\/ meteor\u00eb- iluzion.\/ As yjet nuk shndrisnin lart n\u00eb qiell,\/ por nj\u00eb fekjsje \u00ebndrre veshur me mister\/ q\u00eb i largohet drit\u00ebs\/ e avitet pem\u00ebs s\u00eb zhveshur k\u00ebtij fillim dimri\/ harruar parkut boshatisur,\/ si relike e trumfit t\u00eb mbetur stin\u00ebs,\/ q\u00eb fsheh limf\u00ebn jet\u00eb n\u00ebn trup.\/ Nuk e thirra h\u00ebn\u00ebn sonte.\/ Ajo lakohet dredhave t\u00eb saj\/ e magjeps si Circe.&#8221;(<strong> Sot, jo..! <\/strong><strong>P\u00ebrzgjedhur nga Atunis <\/strong><strong>n\u00eb dhjetor 2019<\/strong>)<\/h2>\n<h2>K\u00ebto lloj krijuesish jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrtejkohsh\u00ebm. Prandaj b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ata edhe pse jan\u00eb lavdi dhe nder\u00eb i nj\u00eb kombi, gjithnj\u00eb mbeten nj\u00eb z\u00eb brilante i p\u00ebrbotsh\u00ebm. Pik\u00ebrisht, n\u00eb at\u00eb moment, t\u00eb cilit nuk i shp\u00ebton askush, q\u00eb koh\u00ebzohen, pra i p\u00ebrkasin nj\u00eb kohe, nj\u00eb nacioni duke u larguar nga kaosin t\u00eb universalizmit t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tyre, p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer gjith\u00e7kaje q\u00eb ka lidhje me k\u00ebt\u00eb asht nacional, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, diabolohen dhe mbeten si nj\u00eb oqean i pauj\u00eb. Shikoni dhe gjykoni: a ngjet sado pak kjo poezi me krijimtarin\u00eb e saj? Apo&#8230;<\/h2>\n<h2>&#8220;Prekjes s\u00eb m\u00ebndafsht\u00eb buza dridhet\/ mall\u00ebngjimi derdhet n\u00eb kristale lot\/ sa duar martir\u00ebsh t\u00eb shtr\u00ebnguan\/ valvitur koh\u00ebrash\/ q\u00eb s\u2019t\u00eb mposht\u00ebn dot\u2026\/ N\u00eb krah\u00eb shqiponjash t\u00eb ngrit\u00ebn qiejve\/ me gjak ngjyrose t\u00eb voglin v\u00ebnd\/ q\u00eb sy krenar\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb bot\u00ebs\/ t\u00eb ndizen zjarr shikimit t\u00ebnd\/ dhe z\u00ebri i shqipes t\u00eb jehoj\u00eb\/ aty ku krah\u00ebt shpalos ti\/ se gjokse trimash ty t\u00eb ngroh\u00ebn\/ me rrahje zemrash p\u00ebr liri.<\/h2>\n<h2>**\/ E marr nj\u00eb cop\u00eb nga toka m\u00ebm\u00eb\/ n\u00eb k\u00ebt\u00eb timin fluturim\/ dhe mbushem shpres\u00eb sa her\u00eb t\u00eb shoh,\/ krenare jam, flamuri im!&#8221;(<strong> Flamuri im<\/strong>. Po aty. Atunis 2019)<\/h2>\n<h2>Jo t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt dhe poeteshat arrijn\u00eb deri n\u00eb caqet e fundit t\u00eb rrymave moderne dhe pastaj i thyejn\u00eb kufijt\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb fluturuar n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsira t\u00eb reja. Mjaft prej tyre ngalen n\u00eb rrymat moderne e postmoderne dhe brenda kufijve t\u00eb tyre l\u00ebvrojn\u00eb eksperimentime t\u00eb frytshme si\u00e7 \u00ebn edhe <em>poetja Anila Dahriu. Ajo e gjen\u00eb veten mjaft mir\u00eb n\u00eb krijimtarin\u00eb e saj mjaft interesante, ku kaosi \u00ebsht\u00eb i organizuesh\u00ebm, ndryshe nga kaosi i paorganizuar i Juljana Mehmetit. <\/em><\/h2>\n<h2>&#8220;Oh, zemra ime, mos g\u00ebzo vetmi!\/ Ajo \u00ebsht\u00eb nat\u00eb e gjat\u00eb&#8230; goj\u00ebshqyer,\/ Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrp\u00eblitet \u00e7ar\u00e7af\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb,\/ Si nj\u00eb shtrig\u00eb e uritur me fantazma.\/ Oh, zemra ime, d\u00ebshiro\/ Jet\u00ebn kok\u00ebkrisur gjer n\u00eb dhimbje!\/ Mos d\u00ebgjo er\u00ebn tekanjoze,\/ Q\u00eb hedh grimca zhg\u00ebnjyese!\/ K\u00ebt\u00eb nat\u00eb t\u00eb plog\u00ebsht, ushqeje me \u00ebndrra,\/ Tek shk\u00ebpusin cop\u00ebza prej hap\u00ebsir\u00ebs &#8230;\/ H\u00ebna engj\u00ebllore po bie mbi ty,\/ Si nj\u00eb streh\u00ebz mbrojt\u00ebse ndri\u00e7imi\/ L\u00eb pas err\u00ebsir\u00ebn q\u00eb p\u00ebrqesh ligsht.\/ Oh zemra ime,\/ Hidhi vetvetes nj\u00eb mantel magjie,\/ Thithe qum\u00ebshtin si nj\u00eb foshnj\u00eb,\/ Mb\u00ebshtetu n\u00eb kraharorin e dashuris\u00eb,\/ T\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelesh, t\u00eb p\u00ebrhumbesh&#8230;\/ L\u00ebshoje nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm, vetveten&#8230;!\/ L\u00ebri t\u00eb \u00e7irren!\/ Jasht\u00eb n\u00eb perdet e nj\u00eb dhome\/ Kan\u00eb l\u00ebn\u00eb cop\u00ebza jet\u00ebsh, t\u00eb pakuptimt\u00eb&#8230;!\/ Ti zemra ime, e l\u00ebruar\/ Si nj\u00eb tok\u00eb e virgj\u00ebr&#8230;\/ Pyetjes pret nj\u00eb p\u00ebrgjigje,\/ A do t\u00eb zgjidhen prangat e r\u00ebna,\/ N\u00eb nyejt e nj\u00eb enigme&#8230;.? N\u00ebp\u00ebr brinj\u00ebt e m\u00ebkatit&#8230;!&#8221;( <strong>Si nj\u00eb tok\u00eb e virgj\u00ebr&#8230;. <\/strong>Dhjetor 2019<strong>)<\/strong><\/h2>\n<h2>Si re e paq\u00ebndrueshme, q\u00eb tramundon qiellin, \u00ebsht\u00eb ngritur poetja Shpresa Besa, nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy poeteve. Duket se ajo nuk rresh n\u00eb k\u00ebrkimin stoik t\u00eb bukuris\u00eb, me ato poezit\u00eb e saj t\u00eb shkurt\u00ebra, por tejet ambicioze, qysh nga fillimet. Ka fituar nj\u00eb liri krijuese dhe nj\u00eb siguri krijimi, tamam si t\u00eb ishte nj\u00eb shqiponj\u00eb n\u00eb lart\u00ebst\u00eb qiellore q\u00eb vet\u00ebm shqiponjat i p\u00ebrshkojn\u00eb. Ajo e plazmon poezin\u00eb si nj\u00eb \u00e7ast dhe k\u00ebshtu, edhe i quan: &#8220;&#8221;Nj\u00eb cop\u00ebz drite\/ shk\u00eblqente n\u00eb shpresat\/ Eg\u00ebr e p\u00ebrpiu qielli!\/\/ Nj\u00eb cop\u00ebz \u00ebnd\u00ebrr\/ U nda n\u00eb grimca d\u00ebshira\/ I p\u00ebrpiu toka pa m\u00ebshir\u00eb!\/ Cop\u00ebza jete t\u00eb pa jetuara\/ Ran\u00eb gremin\u00ebs s\u00eb thell\u00eb\/ Frym\u00eb pranguara!\/\/ Grisa qiellin cop\u00eb cop\u00eb\/ B\u00ebra petkun e nd\u00ebrgjegjes&#8221;<br \/>\n&#8220;Qepa bukur p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrin rrob\u00eb\/ Q\u00eb ta veshin n\u00eb vigjilien e fest\u00ebs!\/*Qepa rrob\u00ebn me ashtin coptuar\/ Q\u00eb skamnori fle uritur\/ Ngrita mur me gur g\u00ebrmuar\/ Me shpres\u00eb t\u00eb lumtur, p\u00ebr t&#8217;u ngritur!\/*Acarin shkriva me zjarmi zemre\/ Flak\u00ebn ndeza me copa akulli\/ D\u00ebboren treta, uj p\u00ebr etje\/ Eshk\u00ebn b\u00ebra prush prej malli!&#8221;<\/h2>\n<h2>&#8220;\u00c7do net vritet fjala\/ E verteta hedh krahet larg\/ Nje leter e shkruar kurre s.u lexua\/ Se era e mori, e grisi ne copa\/ Shkronjat u shperndane\/ Sikur ishin fjale te kota\/ E kenga jone pushoi\/ Ne melodi vajtuese u shendrrua\/ De enderrat u vrane!&#8221;<\/h2>\n<h2>&#8220;K\u00ebnga e nisur ndaloi ritmin\/ Ison e mbajtur e hesht\u00ebn njer\u00ebzit\/ Udh\u00ebn e shkurt\u00ebr e b\u00ebn t\u00eb gjat\u00eb\/ Prangat q\u00eb i vun\u00eb fjal\u00ebs e q\u00ebllimit!&#8221;&#8221;<\/h2>\n<h2>Duke fluturuar fajkuesisht diku rreth atyre qiejve shpresbesjane, n\u00eb hullit\u00eb ku fillojn\u00eb marramendjet krijuese, zbulojm\u00eb Sofia Doko Arapaj. E befasisht\u00eb. E trisht\u00eb. E mrekullueshme si musht i fort\u00eb, n\u00eb rivalitet t\u00eb fort\u00eb me krijimtarin\u00eb e Dahriut, t\u00eb cil\u00ebn nuk e arrin\u00eb kurr\u00eb, p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb tharmit folklorik , t\u00eb k\u00ebtij tabani bazalt, t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb krijimtarin\u00eb e poet\u00ebve, q\u00eb edhe pse i mjalton deri n\u00eb pakufij\u00eb estetikisht krijimet, nuk e lejon poetin t\u00eb shkoj\u00eb te lajthitja estetike e Neurozartit: &#8220;&#8221;Me asnj\u00eb kush\u00ebri\/ Un\u00eb njoha &#8230;shigjet\u00ebn e fatit,\/ at\u00eb q\u00eb verboi syrin e shpirtit tim.\/ njoha dy sy t\u00eb kuq&#8230; t\u00eb ftoht\u00eb&#8230;\/ q\u00eb shuajt\u00ebn zjarrin e v\u00ebshtrimit tim,\/ njoha n\u00ebn\u00ebn dhe baban\u00eb e lot\u00ebve t\u00eb mi,\/ jam motra e dhimbjes, me asnj\u00eb kush\u00ebri!&#8221;<\/h2>\n<h2>&#8220;T\u00eb urrej pse,\/ pse nuk pim\u00eb nj\u00eb kafe bashk\u00eb&#8230;\/ T\u00eb m\u00eb shikoje n\u00eb sy,\/ kur t\u00eb t\u00eb ndizja cigaren,\/ t\u00eb m\u00eb shtr\u00ebngoje n\u00eb gji,\/ t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsoje frym\u00ebmarrjen&#8230;.\/ Eh..eh..\/ le t\u00eb p\u00ebrp\u00eblitesha aty frikacakja,\/ n\u00eb lakun e sht\u00ebllunges s\u00eb tymit ton\u00eb&#8230;\/ Kur korba e zez\u00eb m\u00eb nxin diellin,\/ Dhe kraaa-ah ,n\u00ebp\u00ebr shpirt, pa m\u00ebshir\u00eb,\/ Sa dua t\u00eb pi helmin e qiellit&#8230;\/ T\u00eb vdes, t\u00eb vdes e t\u00eb ringjallem e lir\u00eb.&#8221;&#8221;<\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0 Qemal\u00a0 Guri Modernizmi dhe postmodernizmi n\u00eb art, duke u munduar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb sa m\u00eb gjat\u00eb aktiv, por jo pa paterica n\u00eb hullit\u00eb e artit, pasi vjen nj\u00eb cast, ashtu si t\u00eb gjitha rrymat e m\u00ebparshme t\u00eb artit e, p\u00ebr arsye t\u00eb ardhjes s\u00eb nj\u00eb caku t\u00eb padotkaluesh\u00ebm, duke iu bllokuar mund\u00ebsia efi\u00e7iente e t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8011,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-8010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8012,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8010\/revisions\/8012"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}