{"id":7943,"date":"2019-12-08T01:31:06","date_gmt":"2019-12-08T01:31:06","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7943"},"modified":"2019-12-08T10:47:58","modified_gmt":"2019-12-08T10:47:58","slug":"pse-une-e-perkrahi-komisionin-e-5-tetorit-2019-te-vatres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7943","title":{"rendered":"Pse un\u00eb e p\u00ebrkrahi Komisionin e 5 tetorit 2019 t\u00eb Vatr\u00ebs?*"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Doktor-gj.-Bucaj.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7945\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Doktor-gj.-Bucaj-300x172.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"172\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Doktor-gj.-Bucaj-300x172.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Doktor-gj.-Bucaj-220x126.png 220w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Doktor-gj.-Bucaj.png 448w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Doktor Gjon Bu\u00e7aj, ish Kryetar i Federates Panshqiptare \u201c VATRA\u201d<\/strong><\/p>\n<p><em>6 dhetor 2019 <\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00cbR SHTYP <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 5 Tetor 2019 t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit i premtuen Komisionit ndim\u00ebn dhe p\u00ebrkrahjen e parezerv\u00eb p\u00ebr kryemjen e detyr\u00ebs jo t\u00eb leht\u00eb, por t\u00eb nji rand\u00ebsie thelb\u00ebsore p\u00ebr jet\u00ebn e Vatr\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<p>Asht e nevojshme dhe e dobishme q\u00eb t\u00eb shtoj k\u00ebtu disa fakte e sqarime, p\u00ebr vatran\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb mos i dijn\u00eb mire dhe p\u00ebr opinionin e gjan\u00eb, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nji pasqyr\u00eb t\u00eb kjart\u00eb t\u00eb zhvillimeve, sidomos n\u00eb k\u00ebto dy vjet\u00eb e disa muej t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Mbasi un\u00eb k\u00ebtu baj fjal\u00eb p\u00ebr fakte, po sjell nji definicion t\u00eb Faik Konic\u00ebs, sidomos p\u00ebr ndonji p\u00ebrson, t\u00eb cilit mund t\u00eb mos i p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebto fakte:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cFaktet jan\u00eb fakte. \u00c7fryj, ul\u00ebri, hith k\u00eblbaza, qesh, qaj, p\u00ebrk\u00ebdhel, gris, vrit bot\u00ebn, vrit veten, faktet t\u00eb thata dhe t\u00eb ftofta, s\u2019luajn\u00eb nga v\u00ebndi dhe mbeten fakte\u201d. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>I<\/p>\n<p>S\u00eb pari, disa nga faktet q\u00eb spjegojn\u00eb se<strong> si erdhi Dritan Mishto n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs.\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>1 &#8211; Si konsull i Qeveris\u00eb Demokratike, z. Mishto g\u00ebzonte njifar\u00eb respekti n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, sidomos tek nji pjes\u00eb e konsiderueshme vatran\u00ebsh q\u00eb njihen si simpatizues t\u00eb atij krahu politik. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcue p\u00ebrshtypjen se kishte p\u00ebrkrahjen e Partis\u00eb Demokratike, sh\u00ebrben rasti i mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb 3 marsit 2018, q\u00eb dihej paraprakisht se do t\u2019ishte shum\u00eb problematike p\u00ebr Mishton.\u00a0 N\u00eb mes t\u00eb mbledhjes, ku kritikohej dhe k\u00ebrkohej dor\u00ebheqja e tij, ai mori nji thirrje n\u00eb celular dhe njoftoi t\u00eb pranishmit se n\u00eb telefon ishte Lulzim Bashha dhe se ai i p\u00ebrsh\u00ebndeste dhe u uronte sukses. <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>2 &#8211;\u00a0 Vatran\u00ebt, s\u00eb pakut shumica, nuk e kan\u00eb dijt\u00eb se ai ishte i biri i nji prokurori t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste q\u00eb kishte k\u00ebrkue denime me vdekje n\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>3 &#8211; Nuk asht dijt\u00eb, s\u00eb pakut nga shumica, se bashk\u00ebshortja e tij ishte sekretare e nji organizate t\u00eb grave greke n\u00eb Amerik\u00eb (dihet se organizatat greke n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kan\u00eb platform\u00eb politike antishqiptare: Vorio Epiri!).<\/p>\n<p>4 &#8211; Z. Mishto asht propozue dhe p\u00ebrkrah\u00eb nga disa antar\u00eb, \u201cPishtar\u00eb t\u00eb Demokracis\u00eb\u201d, por q\u00eb njiheshin edhe si vatran\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuem, k\u00ebshtu q\u00eb ishte e natyrshme t\u00eb besohej se ata do t\u2019a njifshin mir\u00eb p\u00ebr ta propozue p\u00ebr kryetar t\u00eb Vatr\u00ebs.<\/p>\n<p>5 &#8211;\u00a0 Disa nga p\u00ebrkrah\u00ebsat e z. Mishto ushtruen militantiz\u00ebm agresiv n\u00eb Kuvend, manipuluen haptas numrin e delegat\u00ebvet dhe deklaruen se Mishto ishte an\u00ebtar i VATR\u00cbS prej 5-6 vjet\u00ebsh, nji e pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Mishto nuk e mohoi (simbas Amendamenteve t\u00eb Kanunores s\u00eb Vatr\u00ebs, kandidati p\u00ebr kryetar duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb s\u00eb pakut 5 vjet an\u00ebtar i rregullt).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>6 &#8211; Nuk asht dijt\u00eb, s\u00eb pakut nga shumica, se Mishto vet\u00eb mban q\u00ebndrime progreke.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>7 &#8211; Un\u00eb, p\u00ebr t\u00eb tregue paan\u00ebsin\u00eb si kryetar para dor\u00ebheqjes dhe tue u mb\u00ebshtet\u00eb verbnisht n\u00eb besimin tek p\u00ebrkrahsat e tij dhe n\u00eb objektivitetin e delegat\u00ebve, e kam trajtue kandidatur\u00ebn e Mishtos njisoj si at\u00eb t\u00eb kandidatit tjet\u00ebr, z. Mithat Gashi, pedagog universitar, me prejardhje nga nji familje e nderueme e shtes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrsekutueme dhe vatran i p\u00ebrkushtuem p\u00ebr ma se 30 vjet\u00eb. Ky ka qen\u00eb gabim i rand\u00eb nga ana e ime dhe k\u00ebrkoj ndjes\u00eb profesor Gashit dhe vatran\u00ebve. Nuk e kam thirr\u00eb Mishton \u201ceja dhe banu kryetar i Vatr\u00ebs\u201d dhe nuk e dij kush e ka p\u00ebrhap\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, a Mishto vet\u00eb apo tjet\u00ebrkush, ndoshta p\u00ebr t\u00eb arsyetue p\u00ebrkrajen p\u00ebr te, por kjo nuk m\u00eb liron nga faji q\u00eb nuk e kam kund\u00ebrshtue kandidatur\u00ebn e tij, edhe pse nuk kam mujt\u00eb me i parapa intrigat q\u00eb jan\u00eb luejt\u00eb n\u00eb dit\u00ebt para Kuvendit as manipulimin e numrit t\u00eb delegat\u00ebve, militantizmin agresiv dhe falsitetet e shfaqun n\u00eb Kuvend dhe ma von\u00eb. M\u00eb kan\u00eb befasue sjelljet arrogante t\u00eb Mishtos me vatran\u00ebt dhe shkeljet e randa t\u00eb Kanunores; nuk e dij n\u00eb se jan\u00eb befasue deri dikund edhe disa nga p\u00ebrkrahsat e zjarrt\u00eb t\u00eb tij, por kjo le t\u00eb mbetet n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyne.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>II <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Veprimet e Mishtos q\u00eb damtuen dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb damtojn\u00eb Vatr\u00ebn \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1 &#8211;\u00a0 Q\u00eb n\u00eb Kuvend, kur u shpall fitues dhe u ftue te mikrofoni, ai i tha kryetarit t\u00eb kuvendi t\u00eb largohej dhe, mbas p\u00ebrsh\u00ebndetjes triumfaliste, deklaroi kuvendin t\u00eb mbyllun, tue thye k\u00ebshtu rregullin e mbledhjes, me qellim p\u00ebr t\u00eb ofendue kryetarin e kuvendit, i cili, gjat\u00eb kryemjes me korrektes\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs, kishte k\u00ebrkue me dijt\u00eb se sa vjet kandidati Mishto kishte qen\u00eb antar i rregullt i Vatr\u00ebs. Ky gjest nga ana e kryetarit t\u00eb ri Mishto u interpretue si shej i par\u00eb i intolerances q\u00eb do t\u2019a cil\u00ebsonte sjelljen e tij gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs si kryetar, me nji nga pasojat p\u00ebr\u00e7amjen e thell\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr.<\/p>\n<p>2 &#8211;\u00a0 Veprimi i par\u00eb, 2-3 dit mbas kuvendit, ishte publikimi i dy deklaratave, n\u00ebnshkrue me dor\u00eb dhe publikue n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d: <em>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kuvendit dhe simbas Kanunores, vendosa\u2026..\u201d<\/em>, ku njoftoi formimin e \u201cKabinetit t\u00eb presidentit\u201d(sic!), me emna p\u00ebr shefa t\u00eb kabinetit, t\u00eb protokolit, t\u00eb marr\u00ebdhanjevet me media (ma von\u00eb edhe shefa t\u00eb tjer\u00eb), si dhe formimin e\u00a0 \u201cKomisionit t\u00eb garancive t\u00eb Kanunores\u201d. Pohimi \u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Kuvendit\u2026.\u201d nuk asht i v\u00ebrtet\u00eb, kurse \u201c\u2026.simbas Kanunores vendosa\u2026\u2026\u201d, asht pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta; smbas Kanunores nuk vendos\u00eb kryetari p\u00ebr struktura t\u00eb reja q\u00eb ndryshojn\u00eb Kanunoren, por ai ose \u00e7do antar mund propozoj\u00eb, K\u00ebshilli Drejtues duhet t\u00eb aprovoj\u00eb propozimin dhe vet\u00ebm Kuvendi mundet me vendos\u00eb.<\/p>\n<p>Strukturat q\u00eb ai krijoi, nuk kan\u00eb ekzistue kurr\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr dhe jan\u00eb jasht\u00eb<\/p>\n<p>Kanunores. Ia v\u00eblen t\u00eb p\u00ebrmendet se shefi i emnuem i protokolit, z. Sejdi Hysenaj, e pat refuzue emnimin me shkrim dhe ia pat d\u00ebrgue edhe editorit t\u00eb \u201cDiellit\u201d p\u00ebr publikim, por letra e tij nuk u botue dhe ky fakt asht mbajt\u00eb i m\u00ebsheft\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb shumica e vatran\u00ebvet nuk e dijn\u00eb. Gjithashtu ai shpalli list\u00ebn e kryesis\u00eb, tue p\u00ebrfshi edhe persona t\u00eb pa qen\u00eb ma p\u00ebrpara antar\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kanunoren q\u00eb p\u00ebrcakton s\u00eb pakut dy vjet koh\u00eb antarsie p\u00ebr \u00e7do zyrtar; p\u00ebrjashtime mund t\u00eb baj\u00eb vet\u00ebm Kuvendi.<\/p>\n<p>3 &#8211; Me dat\u00ebn 24 qershor mbas kuvendit, ai thirri nji mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues, ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe persona t\u00eb pa qen\u00eb antar\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs ma p\u00ebrpara (edhe kjo n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kanunoren).<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb mbledhje, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb trajtoheshin shkeljet e Kanunores p\u00ebt t\u2019i ndreq\u00eb, \u00a0u shtue edhe nji shkelje absurde: me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb zotit Mishto u mohue raporti origjinal i p\u00ebrgatitun nga kyetari i kuvendit q\u00eb pasqyronte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte zhvillimin e punimeve t\u00eb tij, dhe u ngarkuen dy individ\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb ish kresis\u00eb s\u00eb kuvendit q\u00eb hartuen nji raport t\u00eb ri. Ky u quejt raporti zyrtar edhe pse fals, me arsyetimin se autor\u00ebt ishin dy me nji, sikur ndryshimi n\u00eb mes t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs e t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebs t\u00eb vendosej me vota. Edhe ky raport <em>zyrtar<\/em> u botue n\u00ebgazet\u00ebn \u201cDielli\u201d.<\/p>\n<p>4 &#8211; Me 28 dhetor 2017, n\u00eb zyre t\u00eb Vatr\u00ebs, z. Mishto mori n\u00eb pyetje veteranin Zef<\/p>\n<p>Perndocaj, p\u00ebr nji letre anonime t\u00eb postueme pa adres\u00eb d\u00ebrguesi. Ajo let\u00ebr p\u00ebrmbante t\u00eb dhana diskredituese p\u00ebr Mishton, i cili mendonte se ai mund t\u00eb dinte kush ishte autori, por Zefi i qet\u00eb e me njerzi, si\u00e7 asht karakteri i tij i njoftun nga t\u00eb gjith\u00eb, e siguronte se nuk e dinte as nuk i jepte rand\u00ebsi, mbasi ishte anonime. Mishto, n\u00eb stil hetuesi, q\u00ebndronte n\u00eb kamb\u00eb, i fliste me za t\u00eb nalt\u00eb k\u00ebrcnues dhe, p\u00ebr ma tep\u00ebr, p\u00ebrplasi karrik\u00ebn p\u00ebrpara tij. N\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb 3 marsit 2018, Zefi e ka p\u00ebrshkrue k\u00ebt\u00eb epizod dhe ka gris\u00eb me indinjat\u00eb proklamat\u00ebn si vatran i p\u00ebrjetsh\u00ebm q\u00eb mbante firm\u00ebn e Mishtos. N\u00eb kronik\u00ebn e mbledhjes botue n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d, shkruhej se Zef Perndocaj foli shum\u00eb por jo se \u00e7ka foli dhe as nuk p\u00ebrmendej grisja e \u201cproklamat\u00ebs\u201d, sepse ky gjest zbulonte karakterin e Mishtos dhe hipokrizin\u00eb q\u00eb u bjen t\u00eb gjitha proklamatave dhe mir\u00ebnjohjeve t\u00eb shp\u00ebrndame nga ai, edhe pse shumica t\u00eb meritueme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>5 &#8211;\u00a0 Vatra e Mishtos bojkotoi ceremonin\u00eb e New York-ut t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb eshnave t\u00eb Mit\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb atdhe, me arsyetimin e pakuptimt\u00eb, se kjo ishte vep\u00ebr e qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs, kur dihet se propozimi kishte ardh\u00eb nga Instituti i Studimeve \u201cLumo Skendo\u201d me drejtor dhe themelues historianin Uran Butka, i cili ishte arkitekti i krejt k\u00ebsaj vepre. Ai nuk mund t\u2019i sjellte eshnat e Mit\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klandestine n\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>6 &#8211; Ka sjell\u00eb frym\u00ebn e korrupsionit n\u00eb Vat\u00ebr dhe ka krijue nji taraf t\u00eb ngusht\u00eb rreth vetes, q\u00eb t\u00eb pajtohet me \u00e7far\u00ebdo thot\u00eb ose vepron ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>7 &#8211; Nuk e ka mbajt\u00eb remtimin me u kujdes\u00eb p\u00ebr realizimin e disa pun\u00ebve me rand\u00ebsi t\u00eb Vatr\u00ebs, disa t\u00eb p\u00ebrfundim e sip\u00ebr, si shtypja e Kanunores dhe e shtesave (Amendments) dhe disa t\u00eb projektueme; u ka than\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve se nuk merret me pun\u00ebt e \u201dkoh\u00ebs s\u00eb dr. Gjonit\u201d, si t\u00eb mos t\u2019ishin ato pun\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>8.- Me injorimin e mbledhjeve tremujore t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues dhe t\u00eb dy Kuvendeve vjetor\u00eb p\u00ebr 2018 dhe 2019, asht shkel\u00eb Kanunorja dhe tradita e Vatr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>9 &#8211; Z. Mishto e ka hesht\u00eb Vatr\u00ebn p\u00ebrsa i p\u00ebrket politik\u00ebs antishqiptare t\u00eb\u00a0 ekstremizmit grek, n\u00eb kund\u00ebrshtim me tradit\u00ebn e saj 105 vje\u00e7are (kjo ishte mosha e Vatr\u00ebs kur ai e mori n\u00eb dor\u00eb). Qe disa nga faktet q\u00eb tregojn\u00eb heshtjen e Vatr\u00ebs:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>a -asnji deklarat\u00eb e Vatr\u00ebs mbi memorialet e ushtar\u00ebvet grek\u00eb t\u00eb ram\u00eb si okupator\u00eb n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, kur ky skandal ishte tema e dit\u00ebs n\u00eb median shqiptare nga fundi i vitit 2017;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>b &#8211; n\u00eb dhetor 2017 Janullatos mori shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe fotografia e tij botue n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb \u201cDiellit\u201d, nd\u00ebrsa gazetat tjera n\u00eb diaspor\u00eb e kan publikue si lajm n\u00eb faqet e mbrendshme; n\u00eb vend t\u00eb nji deklarate mospajtimi t\u00eb Vatr\u00ebs, z. Mishto iu p\u00ebrgjegj pyetjes se \u00e7\u2019asht q\u00ebndrimi i Vatr\u00ebs me k\u00ebt\u00eb rast: \u201cduhet t\u00eb ruhet autoqefalia e Kish\u00ebs Ortodokse\u201d dhe p\u00ebrs\u00ebri, pyetjes se cili asht q\u00ebndrimi i kryetarit t\u00eb Vatr\u00ebs, p\u00ebraf\u00ebrsisht \u201cme doemos duhet t\u00eb ruhet autoqefalia me t\u00eb gjitha fuqit\u00eb\u201d, p\u00ebrgjigje q\u00eb mund t\u2019a kishte dhan\u00eb edhe Janullatos;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>c &#8211; asnji deklarat\u00eb nga ana e Vatr\u00ebs n\u00eb lidhje me vrasjen e terroristit Kaqifas n\u00eb Bularat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs n\u00eb tetorin e vitit 2018;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00e7 &#8211; me urdh\u00ebn t\u00eb tij, gazeta \u201cDielli\u201d ka botue nji shpifje q\u00eb shkel\u00eb edhe kodin ligjor, me titullin abuziv \u201cNjoftim nga Federata Panshqiptare Vatra\u201d, sikur t\u2019ishte ai njoftim i dal\u00eb nga nji kuvend i Vatr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>d &#8211; me 9 dhetor 2018, organizata \u201cRr\u00ebnj\u00ebt Shqiptare\u201d thirri nji protest\u00eb para nji lokali grek n\u00eb Brooklyn, ku po zhvillohej nji aktivitet p\u00ebrkujtimor p\u00ebr terroristin Kaqifas, Vatra nuk e mb\u00ebshteti as nuk mori pjes\u00eb zyrtarisht;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>dh &#8211; n\u00eb shkurtin e k\u00ebtij viti, 2019, u zhvillue n\u00eb Florida Kuvendi i dyvje\u00e7ar i Federat\u00ebs Panepirotike t\u00eb Amerik\u00ebs, ku u fol kund\u00ebr Shqipnis\u00eb dhe u ba thirrje Shteteve t\u00eb Bashkueme t\u00eb bajn\u00eb presion, me akuza se atje po vriten minoritar\u00ebt. Zani i Vatr\u00ebs nuk u nd\u00ebgjue;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>e &#8211; Elena Kocaqi promovoi librin \u201cLufta e Troj\u00ebs, Luft\u00eb Pellazgo Ilire\u201d n\u00eb Vat\u00ebr, por aty nuk ishte z. Mishto, p\u00ebr t\u00eb prit\u00eb k\u00ebt\u00eb historiane me librin e saj t\u00eb nji rand\u00ebsie t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e kombit ton\u00eb; ajo nuk ishte e ftueme, por promovimi i librit n\u00eb Vat\u00ebr ka qen\u00eb nisma e saj, prandej Vatra ka vet\u00ebm merit\u00ebn se nuk e ka refuzue.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Asht me interes t\u00eb dihen <strong>disa p\u00ebrpjekje t\u00eb mijat p\u00ebr t\u00eb mos mb\u00ebrrijt\u00eb deri k\u00ebtu, <\/strong>t\u00eb cilat kan\u00eb shkue kot.<strong>\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1 &#8211; Dit\u00ebn mbas kuvendit, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb z. Mishto, jemi takue dhe ai ka k\u00ebrkue p\u00ebrkrajen time. I kam than\u00eb se ishte e nevojshme q\u00eb ai t\u00eb dilte me nji deklarat\u00eb p\u00ebr vatran\u00ebt, ku t\u00eb distancohej nga agresiviteti dhe parregullsit\u00eb q\u00eb ishin shfaq\u00eb n\u00eb kuvend, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb m\u00eb hapej rruga me u ba thirrje t\u00eb gjith\u00eb vatran\u00ebvet q\u00eb t\u2019a p\u00ebrkrahin n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb kryetarit deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. I fola me sinqeritet dhe me bindje se ajo m\u00ebnyr\u00eb ishte e dobishme p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e tij dhe t\u00eb Vatr\u00ebs, q\u00eb t\u2019a drejtonte ate me sukses. Ai m\u2019u p\u00ebrgjegj se nji gja t\u00eb till\u00eb nuk mund ta bante, sepse k\u00ebshtu do t\u00eb pohonte vet\u00eb se nuk ishte legjitim. Ia kujtova se kuvendi ishte zhvillue publikisht, para vatran\u00ebve dhe para gazetar\u00ebvet me mikrofona dhe me kamera t\u00eb hapuna. Megjithate ai vazhdoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet q\u00eb e kam p\u00ebrshkrue ma nalt. N\u00eb at\u00eb takim i kam dhan\u00eb t\u00eb shkrueme n\u00eb nji cop\u00eb let\u00ebr, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dor\u00ebzimit formal t\u00eb detyr\u00ebs, list\u00ebn e pun\u00ebve t\u00eb Vatr\u00ebs t\u00eb nisuna ose t\u00eb projektueme, me porosin\u00eb q\u00eb t\u00eb realizoheshin. Ai premtoi se do t\u2019u kushtonte kujdes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2 &#8211; Dy jav\u00eb mbas kuvendit, para mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb dat\u00ebs 24 qershor, i d\u00ebrgova nji e-mail atij dhe antar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit, me porosin\u00eb q\u00eb t\u00eb respektohej Kanunorja dhe parregullsit\u00eb t\u00eb k\u00ebtheheshin n\u00eb legjitimitetin e Vatr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3 &#8211;\u00a0 Ma von\u00eb u pa se nuk ishte ndreq\u00eb asnji nga aktet e deriat\u00ebhershme antikushtetuese, por p\u00ebrkundrazi, ishte shtue edhe tjera shkelje (shih Veprimet e Mishtos\u2026 faqe 3, pika 3). Me qellim q\u00eb z. Mishto t\u00eb vet\u00ebdijsohej p\u00ebr seriozitetin e veprimeve t\u00eb tij, i shkrova nji tjet\u00ebr e-mail me kopje antar\u00ebve t\u00eb KD, ku ia kujtova se asnjiher\u00eb ma par\u00eb nuk kishte ardh\u00eb kush n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs me agresivitet dhe parregullsi si ai. Edhe kjo p\u00ebrpjekje shkoi pa efekt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>4 &#8211; N\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb dat\u00ebs 3 mars 2018, ku k\u00ebrkohej dor\u00ebheqja e tij, z. Mishto premtoi se, mbrenda nji jave ose 10 dit\u00ebsh, do t\u00eb ulej me bisedue me pal\u00ebn q\u00eb kishte kritika t\u00eb vazhdueshme qysh\u00eb prej kuvendit, p\u00ebr shkeljet flagrante t\u00eb Kanunores. Un\u00eb i premtova kontributin tim p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsue dhe gjet\u00eb menyr\u00ebn e zbutjes s\u00eb p\u00ebr\u00e7amjes q\u00eb po rritej vazhdimisht. Mbas nji jave, i telefonova p\u00ebr t\u2019ia kujtue premtimin, por ai tha se nuk do t\u00eb bisedonte me njer\u00ebz q\u00eb i japin ultimatume.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>5 &#8211; \u00a0Tentativa ime e fundit me 3 nandor 2018. Nji p\u00ebrmbledhje t\u00eb pasqyr\u00ebs s\u00eb masip\u00ebrme ia kam p\u00ebrcjell\u00eb (dhe k\u00ebtu po citoj):<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u201c&#8230;.<\/em><em> zotit Lulzim Basha, sepse mendoj se do t\u00eb jet\u00eb me interes p\u00ebr ate si kryetar i Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i informuem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa ma t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr vlersimin q\u00eb ai mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr <\/em>Vatr\u00ebn<em> dhe p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e saj, por sidomos p\u00ebr faktin se kjo gjendje ka ardh\u00eb me p\u00ebrshtypjen q\u00eb ka krijue z. Mishto, se ai ka pas\u00eb dhe ka p\u00ebrkrahjen e zotit Basha \u2026\u2026\u201d dhe \u201c\u2026\u2026.me gjet\u00eb ndim\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e mund\u00ebshme t\u00eb problemit; n\u00eb mendimin tim, tashma, kan\u00eb mbet\u00eb vet\u00ebm dy zgjidhje. <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><em>E para dhe ma e mira do t\u2019ishte dor\u00ebheqja e zotit Mishto p\u00ebr arsye p\u00ebrsonale, familjare ose angazhimesh tjera, simbas preferences s\u00eb tij, por jo dor\u00ebheqje polemike.\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>E dyta zgjidhje do t\u00eb mbetej k\u00ebrkesa publike q\u00eb ai t\u00eb largohet nga Vatra, p\u00ebr shkeljet e Kanunores dhe p\u00ebr veprimet e Mishtos q\u00eb damtuen dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb damtojn\u00eb Vatr\u00ebn\u2026..\u201d <\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Basha heshti, edhe kjo p\u00ebpjekje shkoi pa dobi.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>IV<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1 &#8211;\u00a0 P\u00ebr\u00e7amja e thell\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr asht nji nga<strong> pasojat e veprimeve t\u00eb Mishtos<\/strong> n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kanunoren dhe me tradit\u00ebn e Vatr\u00ebs. N\u00eb nji an\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shpreh\u00eb mospajtim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr ato veprime, qysh\u00eb prej Kuvendit 2017 dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb dhe vazhdojn\u00eb ta p\u00ebrkrahin. Ndoshta k\u00ebta t\u00eb fundit i kan\u00eb premtue p\u00ebrkrahjen me q\u00ebllimin e mir\u00eb n\u00eb fillim, q\u00eb ai t\u00eb kryente si duhet detyrat e kryetarit deri n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm zgjedhor. Por p\u00ebrkrahja, edhe pse e premtueme Mishtos ose \u201cmiqvet\u201d nga Tirana, e ka nji kufi, kur veprimet dalin jasht\u00eb Kanunores dhe rrug\u00ebs parimore t\u00eb caktueme nga themeluesat dhe t\u00eb mbajtun nga vatran\u00ebt me p\u00ebrkushtim e sakrifica p\u00ebr 105 vjet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb deri n\u00eb Kuvendin 2017;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2 &#8211; \u00a0ramja e numrit t\u00eb antar\u00ebvet si rrjedhim i dobsimit t\u00eb entuzjamit t\u00eb antar\u00ebve dhe t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb krijueme gjat\u00eb vitesh me kujdes e p\u00ebrkushtim;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3 &#8211; diskreditimi i disa vatran\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt, sado me qellim t\u00eb mir\u00eb, i kan\u00eb dhan\u00eb p\u00ebrkrahje kryetarit q\u00eb ka shkel\u00eb Kanunoren dhe frym\u00ebn e komb\u00ebtare t\u00eb Vatr\u00ebs, n\u00eb disa raste ka vuejt\u00eb edhe miq\u00ebsia p\u00ebrsonale;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>4 &#8211;\u00a0 diskreditimi i gazet\u00ebs 108 vje\u00e7are \u201cDielli\u201d\u00a0 (kjo ishte mosha e saj n\u00eb vitin 2017),\u00a0 me botim shkrimesh q\u00eb nuk duhej t\u00eb kishin vend n\u00eb faqet e saj dhe me refuzim e tjerash t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u2019u botue.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<strong>V <\/strong><\/p>\n<p>Tue konsiderue faktet e masip\u00ebrme, dalin disa <strong>p\u00ebrfundime, <\/strong>mbi t\u00eb cilat duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet vemendja e vatran\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1 &#8211;\u00a0 Kuptohet shqetsimi i thell\u00eb i vatran\u00ebvet q\u00eb formuen Komisionin 5 tetor 2019, me detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledh\u00eb Kuvendin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm me 25 prill 2020.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2 &#8211; \u00a0Gjithicili nga faktet e masip\u00ebrme e diskrediton zotin Dritan Mishto si kryetar, por jan\u00eb dy fakte q\u00eb e diskreditojn\u00eb edhe si antar t\u00eb thjesht\u00eb i Vatr\u00ebs:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>a &#8211;\u00a0 sjellja skandaloze e dat\u00ebs 28 dhetor 2017 me veteranin Zef Perndocaj n\u00eb zyren\u00a0 e Vatr\u00ebs\u00eb, akt i d\u00ebnuesh\u00ebm nga nenet disiplinore me p\u00ebrjashtim;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>b &#8211;\u00a0 paralizimi i zanit zyrtar t\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjigje kund\u00ebr sulmeve antishqiptare t\u00eb ekstremizmit grek, akt i d\u00ebnuesh\u00ebm me p\u00ebrjashtim nga nenet parimore t\u00eb Kanunores.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>3 &#8211;\u00a0 Detyra e sotme e vatran\u00ebvet asht t\u2019a nxjerrin Vatr\u00ebn nga kriza, detyr\u00eb kjo e v\u00ebshtir\u00eb e delikate, por asht e kjart\u00eb dhe e domosdoshme p\u00ebr jet\u00ebn e matejshme t\u00eb saj.<\/p>\n<h1>VI<\/h1>\n<p><strong>Porosi p\u00ebrmbyll\u00ebse<\/strong>: Vatra asht nji institucion historik q\u00eb i p\u00ebrket kombit, jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. Prandej vatran\u00ebvet n\u00eb p\u00ebrpjekje <em>\u201c&#8230;.p\u00ebr t\u00eb k\u00ebthye Vatr\u00ebn n\u00eb gjendjen normale t\u00eb legjimitetit institucional\u201d<\/em> duhet t\u2019u vij\u00eb mb\u00ebshtetje morale edhe nga tjer\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e duen Vatr\u00ebn pa interesa vetjake, partiake a \u00e7far\u00ebdo interesi tjet\u00ebr qoft\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb Vatr\u00ebs q\u00eb asht interes komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Vatran\u00ebt q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme, prej an\u00ebtarit t\u00eb thjesht\u00eb e deri te kryetari, jan\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb saj dhe ruejt\u00ebs e bart\u00ebs t\u00eb amanetit t\u00eb paraardh\u00ebsave, p\u00ebr aq sa din\u00eb e sa munden. Ata shqiptar\u00eb q\u00eb i afrohen k\u00ebsaj organizate me vet\u00ebdijen e k\u00ebtij parimi, do t\u00eb jen\u00eb shtylla e saj morale e praktike q\u00eb ia siguron jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. K\u00ebshtu ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluemen, k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00c7dokush q\u00eb vjen me qellime tjera, duhet mbajt\u00eb larg saj!<\/p>\n<p>************<\/p>\n<p>*Vatran\u00ebt, t\u00eb shtym\u00eb nga shqetsimi n\u00eb rritje p\u00ebr fatin e Vatr\u00ebs, u mbloh\u00ebn me 5 tetor 2019 n\u00eb New York dhe shqyrtuen, me kujdes, gjendjen e krijueme n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb komb\u00ebtare qysh\u00eb prej Kuvendit t\u00eb 10 qershorit 2017. P\u00ebrve\u00e7 shkeljeve t\u00eb parimeve dhe t\u00eb rregulave t\u00eb Kanunores, u trajtue edhe fakti se Kuvendit dhe t\u00eb gjitha strukturave t\u00eb saj u ka kalue afati, simbas Kanunores qysh\u00eb prej qershorit 2018 dhe, simbas shtesavet (Amendments) t\u00eb aprovueme n\u00eb Kuvendet e maparshme, qysh\u00eb prej qershorit 2019.<\/p>\n<p>Mbas analizash shkoqit\u00ebse t\u00eb faktevet q\u00eb njifen e p\u00ebrfliten tashma, jo vet\u00ebm n\u00eb Vat\u00ebr por edhe n\u00eb opinionin e gjan\u00eb shqiptar, u pa e domosdoshme mbledhja n\u00eb nji kuved t\u00eb p\u00ebrgatitun me kujdes, ku do t\u00eb bahet zgjedhja e organeve t\u00eb reja n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kanunores. Mbasi u p\u00ebrcaktuen pikat e programit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebthye<\/p>\n<p>Vatr\u00ebn n\u00eb gjendjen normale t\u00eb legjimitetit institucional, mbledhja zgjodhi nji Komisionin t\u00eb p\u00ebrbam\u00eb prej shtat\u00eb vet\u00ebsh, t\u00eb gjith\u00eb me kredenciale t\u00eb padiskutueshme si vatran\u00eb idealista, pa ambicje a interesa tjera p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb Vatr\u00ebs:\u00a0 Sergio Bitici, Ahmet Xhafo, Ahmet Hoti, dr. Nexhat Kalici, Kris Kirka, dr. Elton Mara dhe Armin Zotaj.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0(Nga deklarata e 23 nandorit 2019, l\u00ebshue prej Komisionit Vatra 5 tetor 2019). \u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Doktor Gjon Bu\u00e7aj, ish Kryetar i Federates Panshqiptare \u201c VATRA\u201d 6 dhetor 2019 P\u00cbR SHTYP N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 5 Tetor 2019 t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit i premtuen Komisionit ndim\u00ebn dhe p\u00ebrkrahjen e parezerv\u00eb p\u00ebr kryemjen e detyr\u00ebs jo t\u00eb leht\u00eb, por t\u00eb nji rand\u00ebsie thelb\u00ebsore p\u00ebr jet\u00ebn e Vatr\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7944,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-7943","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7943"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7943\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7948,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7943\/revisions\/7948"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}