{"id":7934,"date":"2019-12-04T01:05:51","date_gmt":"2019-12-04T01:05:51","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7934"},"modified":"2019-12-04T01:05:51","modified_gmt":"2019-12-04T01:05:51","slug":"andrew-johnson-kush-ishte-presidenti-amerikan-qe-bleu-alasken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7934","title":{"rendered":"Andrew Johnson, kush ishte presidenti amerikan q\u00eb bleu Alask\u00ebn."},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/andrew-jhonson.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7935\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/andrew-jhonson.png\" alt=\"\" width=\"153\" height=\"160\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga shegert rrobaqep\u00ebsie\u00a0 n\u00eb Zv\/President i Amerik\u00ebs<\/strong>\u2026.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Andrew Johnson lindi m\u00eb 29 Dhjetor, 1808-\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb thjesht\u00eb pun\u00ebtore, mes skamjes dhe fukarall\u00ebkut, n\u00eb Raleigh t\u00eb Karolin\u00ebs s\u00eb Veriut (North Carolina). Babai i tij, Jacob Johnson, nj\u00eb argat me m\u00ebditje <!--more-->u nda nga jeta her\u00ebt, kur Andrew ishte vecse tre vjec. N\u00ebna e tij, Mary McDonough Johnson, b\u00ebnte dy pun\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht; rrobaqep\u00ebse dhe rrobalar\u00ebse p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhe ushqyer veten, Andrew-n\u00eb e vog\u00ebl dhe tre djemt\u00eb e tjer\u00eb, por ajo nuk ishte n\u00eb gjendje dhe nuk ia doli dot, t\u2019i d\u00ebrgonte n\u00eb shkoll\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj. Kur Andrew ishte af\u00ebr t\u00eb 14\u2013e, ai filloi pun\u00eb si shegert te nj\u00eb dyqan rrobaqep\u00ebsie. Teksa Andrew qepte gjith\u00eb dit\u00ebn, nj\u00eb nga shok\u00ebt e tij, edhe ai shegert, e m\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb lexonte, por akoma Andrew nuk dinte t\u00eb shkruante. Ai ishte nj\u00eb djalosh i pash\u00ebm dhe i hedhur,\u00a0 dhe pas nj\u00eb rrengu djaloshar t\u00eb mosh\u00ebs, q\u00eb i b\u00ebri pronarit t\u00eb rrobaqep\u00ebsis\u00eb, i frik\u00ebsohej\u00a0 nd\u00ebshkimit t\u00eb tij, Andrew arratiset\u00a0 dhe filloi pun\u00eb si rrobaqep\u00ebs profesionist n\u00eb Laurens Court \u2013House, n\u00eb Karolin\u00ebn e Veriut.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, ishte akoma n\u00eb k\u00ebrkim nga pronari i rrobaqep\u00ebsis\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 17-\u00eb vjecare, Andrew u kthye\u00a0 p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb vendlindje, n\u00eb Raleigh. Tashm\u00eb n\u00eb familje gj\u00ebrat kishin ndryshuar; n\u00ebna ishte martuar p\u00ebrs\u00ebri. Andrew i k\u00ebrkoi n\u00ebn\u00ebs dhe njerkut q\u00eb t\u00eb shkonin me t\u00eb n\u00eb per\u00ebndim dhe t\u00eb fillonin jet\u00ebn nga e para. Ata udh\u00ebtuan p\u00ebrmes Kalorin\u00ebs s\u00eb Veriut n\u00eb nj\u00eb karroc\u00eb me rrota q\u00eb\u00a0 t\u00ebrhiqej nga nj\u00eb\u00a0 kal\u00eb qorr, me nj\u00eb sy. Ata u vendos\u00ebn n\u00eb Greeneville, Tennessee, matan\u00eb kufirit me Karolin\u00ebn e Veriut.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Moisiu.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7902\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Moisiu.png\" alt=\"\" width=\"144\" height=\"160\" \/><\/a><em><strong>Autorja e shkrimit<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr Andrew Johnson hapi \u00a0dyqanin e rrobaqepsit n\u00eb Raleigh, nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb pas, ai martohet me vajz\u00ebn bukuroshe 16-\u00eb vjecare, Eliza McCardle, bija e nj\u00eb shegerti k\u00ebpucar, n\u00eb Greeneville. Ngaq\u00eb vajza ishte disi e shkolluar, ishte pik\u00ebrisht ajo q\u00eb i m\u00ebsoi shkrim, lexim dhe\u00a0 aritmetik\u00ebn e thjesht\u00eb, Presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm, Andrew Johnson. Ata pat\u00ebn pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, mes tyre edhe nj\u00eb djal\u00eb, i cili u vra m\u00eb von\u00eb si\u00a0 ushtar i Unionit gjat\u00eb Luft\u00ebs Civile.<\/p>\n<p>Andrew Johnson, nj\u00eb shegert- rrobaqep\u00ebs, i cili nuk kishte qen\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb klas\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb jet\u00ebn e tij, por kishte dhuntin\u00eb t\u00eb\u00a0 fliste rrjedhsh\u00ebm e lirsh\u00ebm me m\u00ebncuri at\u00eb q\u00eb ndjente. Ai\u00a0 filloi t\u00eb ngjit\u00ebte shkall\u00ebt e karrier\u00ebs politike, duke u mb\u00ebshtetur te njeriu i thjesht\u00eb dhe i zakonsh\u00ebm,\u00a0 sikund\u00ebr ishte edhe vet\u00eb, shtres\u00ebs sociale q\u00eb i p\u00ebrkiste.<\/p>\n<p>Andrew Johnson ishte njeri serioz, reflektonte qytetari dhe\u00a0 pun\u00ebtor energjik si profesionist rrobaqep\u00ebs. Karakteri i fort\u00eb dhe personaliteti i tij, impresionoi bashk\u00ebqytetar\u00ebt dhe n\u00eb mosh\u00ebn 19\u2013\u00eb vjecare zgjidhet\u00a0 An\u00ebtar i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Greeneville (1828), Tennessee. Pasi sh\u00ebrbeu p\u00ebr gati dy vjet si an\u00ebtar e k\u00ebshillit bashkiak, djaloshi 21-\u00eb vjecar i vler\u00ebsuar dhe nderuar gjithmon\u00eb nga bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tij, u zgjodh\u00a0 Kryebashkiak i Greeneville (1830-33). I njohur p\u00ebr oratorin\u00eb e tij dhe duke qen\u00eb pjesa m\u00eb aktive e shoq\u00ebris\u00eb, vecmas n\u00eb debatet publike, gjat\u00eb tre vjet\u00ebve\u00a0 si Kryebashkiak, dhe nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs\u00a0 tradicional e fanatik i demokratit Andrew Jackson, -Johnson u b\u00eb\u00a0 mbrojt\u00ebs i flakt\u00eb i t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve. N\u00eb vitet 1835-37 dhe 1839-40 ai zgjidhet\u00a0 An\u00ebtar\u00a0 i Parlamentit n\u00eb Shtetin e Tennessee\u00a0 p\u00ebr dy mandate, dhe dy vjet m\u00eb von\u00eb si\u00a0 politikan i ri dhe optimist q\u00eb po njihte progres t\u00eb\u00a0 shpejt\u00eb, ai u zgjodh An\u00ebtar e Senatit\u00a0 t\u00eb\u00a0 Shtetit\u00a0 Tennessee (1841-43),\u00a0 dhe\u00a0 b\u00ebri em\u00ebr si\u00a0 opozitar\u00a0 i fort\u00eb i aristokracis\u00eb s\u00eb mbijetuar nga shteti.<\/p>\n<p>Johnson ishte 34 vjec kur u zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kongresman n\u00eb vitin 1843 dhe n\u00eb vitet q\u00eb pasuan, ai u rizgjodh kat\u00ebr her\u00eb deputet. Ai ndihmoi Presidentin Polk t\u00eb shtypte\u00a0 Luft\u00ebn me Meksik\u00ebn, votoi p\u00ebr kompromisin e vitit 1850, dhe u orvat t\u00eb\u00a0 kalonte ligjin p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb ndihmonte fermer\u00ebt t\u00eb merrnin n\u00eb p\u00ebrdorim, tokat e Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pas rishp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb shtetit prej Whigs, u b\u00eb e pamundur rizgjedhja e Andrew Johnson n\u00eb Kongres, ai kthehet n\u00eb Tennessee, dhe\u00a0 fitoi zgjedhjet si Guvernator, n\u00eb vitin 1853. I njohur si \u201cGuvernatori Zanatci\u201d, Johnson vazhdoi t\u00eb ushtronte zanatin e rrobaqep\u00ebsit, qepte rrobat p\u00ebr veten e tij, dhe i b\u00ebri kostumin- dhurat\u00eb si shenj\u00eb miq\u00ebsie, Guvernatorit t\u00eb Kentucky-it. Denoncoi me forc\u00eb\u00a0 anti-katolik\u00ebt e njohur si -L\u00ebvizja \u201cAgnostik\u201d, dhe Andrew Johnson fitoi mandatin e dyt\u00eb t\u00eb Guvernator-it, i votuar prej shumic\u00ebs, n\u00eb vitin 1855-\u00eb.\u00a0 N\u00eb Konvent\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Demokrat\u00ebve e vitit 1860, Johnson u propozua p\u00ebr zgjedhjet presidenciale nga shteti i Tennessee, por ai u t\u00ebrhoq dhe b\u00ebri fushat\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e John Breckinridge. Shumica aludoi se ai mund t\u00eb ishte ndonj\u00eb\u00a0 separatist.<\/p>\n<p>Kur Lincoln u zgjodh President, Johnson\u00a0 doli hapur dhe denoncoi l\u00ebvizjen separatiste. Ai deklaroi se i q\u00ebndronte besnik Union-it, nd\u00ebrsa p\u00ebr separatist\u00ebt ai u shpreh:<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb do t\u2019i kisha arrestuar t\u00eb gjith\u00eb ata, dhe gjykuar p\u00ebr tradh\u00ebti, edhe n\u00ebse d\u00ebnoheshin nga Zoti, ata duhet t\u00eb d\u00ebnoheshin nga Ligji\u201d<\/p>\n<p>Kur Tennessee iu bashkua Konfederat\u00ebs, Johnson i q\u00ebndroi besnik fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, por n\u00eb Washington; ai tashm\u00eb duartrokitej si patriot n\u00eb Veri, dhe cil\u00ebsohej si tradh\u00ebtar n\u00eb Jug.<\/p>\n<p>Pasi trupat veriore pushtuan Tennessee-n\u00eb per\u00ebndimore dhe at\u00eb q\u00ebndrore n\u00eb vitin 1862, Lincoln em\u00ebroi Andrew Johnson Guvernator t\u00eb Ushtris\u00eb\u00a0 t\u00eb Shtetit Tennessee (Minist\u00ebr i Mbrojtjes i Shtetit). Ai tregoi nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb ndershme, i drejt\u00eb\u00a0 dhe i paansh\u00ebm, administrator\u00a0 i aft\u00eb\u00a0 dhe i zoti, dhe iu dha amnistin\u00eb ish-simpatizant\u00ebve t\u00eb Konfederat\u00ebs, por gjithashtu b\u00ebri p\u00ebrpjekje\u00a0 t\u00eb aprovonte nj\u00eb amandament t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb\u00a0 jasht\u00eb ligjit, -Skllav\u00ebrin\u00eb.\u00a0 Vet\u00eb shteti i Tennessee-s\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike u p\u00ebrjashtua nga Emancipation Proclamation, dhe ishte i vetmi shtet,\u00a0 q\u00eb i dha fund Skllav\u00ebris\u00eb me mekanizmat e veta. N\u00eb Konvent\u00ebn e Unionit Komb\u00ebtar n\u00eb Baltimore, n\u00eb qershor t\u00eb 1864, delegat\u00ebt\u00a0 zgjodh\u00ebn Andrew Johnson t\u00eb garonte p\u00ebr Zv\/President i Presidentit Lincoln, dhe prezenca e demokratit Andrew Jackson n\u00eb Konvent\u00eb, e ndihmuan Lincolnin t\u00eb merrte shumic\u00ebn ndaj opozitarit demokrat, Gjeneral George McClellan. N\u00eb dit\u00ebn e inaugurimit, n\u00eb 4 Mars, 1865, Zv\/Presidenti Andrew Johnson u shfaq\u00a0 i dehur, situat\u00eb q\u00eb e vuri jo pak n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb at\u00eb vet\u00eb dhe miqt\u00eb e tij. Disave prej tyre nuk iu p\u00eblqeu aspak, dhe i sugjeruan Lincoln-it, se duhej t\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebheqjen e Zv\/Presidentit, Andrew Johnson!<\/p>\n<p>Lincoln me humorin e tij t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe elokuent,\u00a0 i qet\u00ebsoi ata, duke iu th\u00ebn\u00eb se ai e njeh prej shum\u00eb vite Andy-in, dhe\u00a0 ai nuk \u00ebsht\u00eb Pijanec!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Andrew Johnson hyn n\u00eb histori si\u00a0 Presidenti i 17-\u00eb i SHBA-\u00ebs, mbas vrasjes n\u00eb atentat t\u00eb\u00a0 Abraham Lincoln.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen\u00a0 e 14 Prill-it, 1865,\u00a0 Presidenti i 16-\u00eb i SHBA-ve, Abraham Lincoln u q\u00ebllua dhe u plagos p\u00ebr vdekje nga John Wilkes Booth.<\/p>\n<p>Komplotist\u00ebt kishin planifikuar t\u00eb vrisnin edhe\u00a0 Zv\/ Presidentin, Andrew Johnson, gjithashtu,\u00a0 por planet e tyre ec\u00ebn keqas dhe nuk funksionuan.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesin e\u00a0 15 prill 1865, Zv\/Presidenti Andrew Johnson, zgjohet her\u00ebt\u00a0 nga nj\u00eb miku i tij, i cili\u00a0 i tregon p\u00ebr vrasjen n\u00eb atentat t\u00eb\u00a0 Presidentit Lincoln. I shqet\u00ebsuar dhe i tronditur, Johnson shkoi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e shefit t\u00eb tij, ku e gjeti me plag\u00eb dhe i shtrir\u00eb pajet\u00eb n\u00eb krevatin e tij. Pas nj\u00eb nate t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb lodh\u00ebshme, deri n\u00eb vigilje t\u00eb dit\u00ebs tjet\u00ebr, Andrew Johnson u betua si Shefi i Ekzekutivit para\u00a0 Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, Salmon P.Chase. An\u00ebtar\u00ebt e kabinetit u mblodh\u00ebn n\u00eb sallonin e hotelit t\u00eb tij. Pra Andrew Johnson u cfaq n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs, dhe mori mandatin presidencial, pas vrasjes n\u00eb atentat t\u00eb\u00a0 Abraham Lincoln, mandat q\u00eb e mbajti p\u00ebr kat\u00ebr vjet.<\/p>\n<p>Q\u00ebndresa dhe forca e karakterit t\u00eb tij mposhti\u00a0 trysnin\u00eb dhe presionin e Kongresit; konsolidoi presidenc\u00ebn dhe mbrojti\u00a0 ndarjen e pushteteve midis; legjislativit,\u00a0 ekzekutivit dhe deg\u00ebt e gjyq\u00ebsorit. I zgjedhur Zv\/ President nga Unioni Komb\u00ebtar m\u00eb 1864, nga rradh\u00ebt e demokrat\u00ebve dhe m\u00eb pas si President- ai\u00a0 hyri n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, si rezultat i vrasjes se Abraham Lincoln, duke \u201cfituar\u201d k\u00ebshtu,\u00a0 armiq\u00ebsin\u00eb e Republikan\u00ebve. Ai shprehej se Jugu-un,\u00a0 duhej ta shihnin si \u201cmik opozitar\u00a0 kok\u00ebfort\u00eb\u201d, dhe jo si\u00a0 \u201carmik\u00a0 pushtues\u201d, pra ishte i pari politikan amerikan q\u00eb shpiku\u00a0 termin;\u00a0 \u201cOpozitar\u00eb, por V\u00ebllez\u00ebr p\u00ebr Amerik\u00ebn\u201d!<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arritjet m\u00eb me\u00a0 vler\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs Johnson, ishte shk\u00ebputja e Alask\u00ebs nga Perandoria\u00a0 Ruse, e cila iu dha zyrtarisht Amerik\u00ebs,\u00a0 m\u00eb 18 tetor 1867-\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb amandamenti\u00a0 t\u00eb ratifikuar nga Senati amerikan dhe u n\u00ebnshkrua nga Presidenti i 17-\u00eb,\u00a0 Andrew Johnson. E njohur si \u201cKanali\u00a0 e ujrave t\u00eb zeza\u201d dhe \u201cFrigoriferi i ujrave t\u00eb zeza\u201d, Alaska, cepi m\u00eb verior i Amerik\u00ebs, v\u00ebrtetoi se vlente m\u00eb shum\u00eb se cmimi $ 7.2 billion, q\u00eb u pat bler\u00eb.<\/p>\n<p>I dyshuar dhe i v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim, ngaq\u00eb nuk lejoi q\u00eb Kongresi t\u00eb uzurponte t\u00eb drejtat presidenciale, Andrew Johnson, Presidenti i 17-\u00eb amerikan arriti t\u00eb shmangte d\u00ebnimin, por jo largimin nga Kongresi vet\u00ebm me nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb Senatit.<\/p>\n<p>E largojn\u00eb\u00a0 nga Presidenca n\u00eb vitin 1869-\u00eb, si nj\u00eb njeri\u00a0 i pad\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Me shpirtin luftarak, pasion dhe vendosm\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se ai kishte qen\u00eb i drejt\u00eb dhe i p\u00ebrpikt\u00eb n\u00eb aktet e tij si president, \u00a0Johnson rikthehet n\u00eb Tennessee dhe hedh kanditatur\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Kongres n\u00eb vitin 1869-w. D\u00ebshtoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, ai provoi dhe humbi p\u00ebrs\u00ebri edhe n\u00eb vitin, 1872. P\u00ebrfundimisht ai kthehet\u00a0 triumfalisht \u00a0n\u00eb zyr\u00ebn e tij t\u00eb hershme, n\u00eb Washington, 6 vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1875-\u00eb, si US Senator.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb tashm\u00eb, ja arrita q\u00ebllimit dhe kam arritur maj\u00ebn e ambicieve t\u00eb mija\u201d,- u shpreh Johnson kur legjislativi i Shtetit t\u00eb Tennessee e zgjodhi at\u00eb Senator.<\/p>\n<p>Ai mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e 44 \u2013n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1875-w, kur\u00a0 Demokrat\u00ebt kishin Kontrollin e \u201cHouse\u201d, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas luft\u00ebs Civile, dhe p\u00ebrforcoi s\u00eb tep\u00ebrmi pushtetin n\u00eb Senat,<\/p>\n<p>Si nj\u00eb demokrat i shtetit t\u00eb Tennessee, ai ishte i vetmi Senator nga Jugu, q\u00eb pasoi ndarjen e pushteteve.<\/p>\n<p>Andrew Johnson mbajti t\u00eb vetmen ligj\u00ebrat\u00eb n\u00eb Senat, duke ripohur bindjen e tij p\u00ebr politikat e ngadalta e t\u00eb buta t\u00eb riroganizimit, q\u00eb ai ishte p\u00ebrpjekur aq shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i institucionalizuar dhe kishte denoncuar politikat nd\u00ebshkuese\u00a0 t\u00eb imponuara me forc\u00eb kombit nga\u00a0 Republikan\u00ebt Radikal\u00eb. Ai u ndje disi i leht\u00ebsuar kur duartrokitjet shp\u00ebrthyen, pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb Dhom\u00eb t\u00eb Senatit, ku ai ishte p\u00ebrpjekur t\u2019i bind\u00ebte ata, shtat\u00eb vjet t\u00eb shkuara, kur ai ishte President.<\/p>\n<p>Por, Johnson nuk e shijoi gjat\u00eb reputacionin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb 31 Korrik 1875-\u00eb, teksa ishte p\u00ebr vizit\u00eb te vajza e tij n\u00eb Carter-Station, Tennessee, ndahet nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 66-\u00eb vjecare, si pasoj\u00eb e hemorragjis\u00eb celebrale.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Raimonda MOISIU <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>* \u201cReferuar American Presidents\u201d <\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Raimonda MOISIU \u00a0 Nga shegert rrobaqep\u00ebsie\u00a0 n\u00eb Zv\/President i Amerik\u00ebs\u2026. &nbsp; Andrew Johnson lindi m\u00eb 29 Dhjetor, 1808-\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb thjesht\u00eb pun\u00ebtore, mes skamjes dhe fukarall\u00ebkut, n\u00eb Raleigh t\u00eb Karolin\u00ebs s\u00eb Veriut (North Carolina). Babai i tij, Jacob Johnson, nj\u00eb argat me m\u00ebditje<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7935,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7934","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7936,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7934\/revisions\/7936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}