{"id":7908,"date":"2019-11-25T19:06:09","date_gmt":"2019-11-25T19:06:09","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7908"},"modified":"2019-11-25T19:07:59","modified_gmt":"2019-11-25T19:07:59","slug":"dashuri-e-ndare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7908","title":{"rendered":"DASHURI E NDARE\u2026."},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-size: 13.5pt; color: black;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zef-Pergega.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7909\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Zef-Pergega.png\" alt=\"\" width=\"121\" height=\"160\" \/><\/a>ZEF PERGEGA<\/span><\/p>\n<p style=\"font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; text-decoration-style: initial; text-decoration-color: initial; word-spacing: 0px;\"><span style=\"font-size: 13.5pt; color: black;\">Ashtu eshte vendi im, kujtimet dhe brengat, njerezit e gjakut e ato qe njoha, endrrimet qe ikin me lumin per tu paqesuar ne delten e detit, duke na u kthyer me trazime, ne luften per te arritshmen te paarritshme, per ate qe e ndjen dhe e ke prane, ndoshta nje dhome te ndan nga gjumi i embel i saj, sa ne shpirt edhe batica e zbatica te vijne me vaj. Enderrat trokiten ne murin e ndarjes, si kondaku i nje pushtuesi edhe pse dera nuk kishte \u00e7eles, ruhej nga frika. Nuk e di pse syte e detit qe kane pare egersira nuk u ngriten permbi sterkala dhe te perqafej fjala\u2026fjala e dhene buzeve te kalterta, te cilat mund t\u2019i kete shijuar sa te kripura jane, vec vala\u2026!<\/span><!--more--><\/p>\n<p style=\"font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; text-decoration-style: initial; text-decoration-color: initial; word-spacing: 0px;\"><span style=\"font-size: 13.5pt; color: black;\">Kur jeton ne boten perendimore, aq me keq kur shteti te flak jashte pertej shpirtit te kombit, kur e liga e tij e thellon hendekun mes gjuhes dhe kultures, kur politika dhe mediat te quajne emigrant, pra lecke pastrimi per rruget e botes, kur mbi koke te bie nen\u00e7mimi, sigurisht forca per te jetuar, kur te mungon dashuria e premtuar, vendlidja eshte objekt frymezimi i perhershem. Krijuesi e ngjyen penen ne gurrat e metaforave dhe ne krojet e bukura te krahasimit, per te dhene nje emer nga emri vet edhe kur pret qe vashat me boljera, ndonjera me sy blu, neper krahet e fluturave t\u2019a premtoje nje shikim te vjedhur, qe ne shpirt te kesh nje gace te ndezur, per te flakeruar bashke me diellin agimet e dites se re dhe, keshtu te gjerbeta te mbesin flirtet dhe gjethimet. Feshferije bote e vendit tim, qe ne mes nesh ne vorre te mos na puthe ai gjarper e ai krimb! Fitova shume prej Krishterimit, pa mohuar kurre te drejten tjeter te besimit. Ai me dha driten e kurajos dhe te vleresimit, per te kompensuar humbjet ne shtyllen e karakterit, nga fshirja e emrit nga lista e shtetit. Si mund te fshihet emri nga lista e kripes se detit tend?! Ai pusht-et, per te vjelur taksen, m\u2019i ngriti nga vorri prinderit e vdekur ne Lezhe! Leshakuqi leshakuq vdekjen e tjetrit, te mirit e te drejtit e ka neper dhembe te kalbur, mode si huq! Me kete gjest pertypet kancelarive te Eoropes, si bagel, si jarge e piste e vogel! Nese nje insekt leviz ne lekure te kombit tim, me duket jete. Jeta ne vendin tim eshte kose e barit te njome, ku vaj i nenes eshte liqen loti. Ai vend qe nuk e degjon fjalen e poetit, nuk e ka per gje ta shqyejne egersirat ne fund te detit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 13.5pt; color: black;\">Ne jemi filiz Ilirie, peshe mbajme llamburitjet e qirinjeve. Ata shqip nuk shuhen ne shpirtin tone. Poet eshte ai qe vdekja e tjetrit eshte vdekja e vet. Ai qe di te prese ne veten e tij, duke shmangur drojen, hutimin dhe pikepytjet qe ia gozhdojne mendimin dhe nuk e lene te hidhet ne leter perjetimi, fara e bukur e fjaleve me veshje nuserie. Pra ai qe nuk ka meshire per vetveten edhe kur e lendon, qe trimohet si marinari para dallgeve te cmendura, per te marre dicka nga cmenduria e tyre. Poeti duhet te jete me shpirt malesori qe ne brez si xherdan fisheku e ka vdekjen e tjetrit dhe lidh me shami balli nen mjekerr, vdekjen e vet! Keshtu ai nga grunorja e vargjeve te veta nxjerr karatin e vet. Metamosfoza e gjakut tim qendron ne nje gace te mbuluar me hi, por qe ne mengjez ndez nje zajrr te ri, qe e nesemja si sy foshnje t\u2019i shkelqeje vallja e flakeve, aty ku ndeshen per jete a vdekje lirite dhe vargonjte.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; text-decoration-style: initial; text-decoration-color: initial; word-spacing: 0px;\"><span style=\"font-size: 13.5pt; color: black;\">Ne megrim u mundova te flas shqip, ketu ne Amerike, ku nuk ka shkolle shqipe, per te zezen e mendjes se madhe, qe te mos shuhemi ne kete vullkan asimilimi, ku fliten 70 gjuhe te botes me 93 nacionalitete dhe pothuajse te gjitha kombesite kane mesonjtoret dhe qendrat e kultures. Leviza guret e historise dhe sa here pas gati dy dekadash u ktheva ne vendlindje, guret kishin goje, goje zjarri. Ani se te mekur! Gjaku, djersa, kujtesa dhe lotet kurre nuk ftohen! Rrezuar perdhe nga helmi i leshakuqit, nuk lashe gjuhen shqipe me fjale te ngrohta pa perqafim! E kam ndjere se ne dhimbjen e shpirtit tim kam nje fizarmonike, e cila gulfimet shpirterore m\u2019i kthej ne nota ne pentagramin shqip si melodi pa kerkuar as nje therrime lavdi! Kur mjegulla e mohimit do t\u2019a mbuloje si perde e piste arkemortjen time, njerezit e mire do te largohen me dhimbje, ndersa hipokritet me zgerdhirje dhe do te vije tufa e krimbave dhe e gjarperinjeve te me japin nje puthje te ftohte ne ballin tim te ngrire, per te fundit here, ne vend qe te ma jepje ti dashuri e munguar! Faliminderit Marash qe sa larg me qendrove prane! Dhe ti dashuri malesore qe buzet nuk i njome ne kroje! Eshte vendi im! Si nje leter cigareje e hedhur ne shi, therras: mos shkil, o njeri, dhe ti dashuri vegimet e jetes shkrepi ne sy! Se vdekja nuk eshte ngecje, te miret e gjejne shtegun per te udhetuar! Udheto dashuri e pambarueme!<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEF PERGEGA Ashtu eshte vendi im, kujtimet dhe brengat, njerezit e gjakut e ato qe njoha, endrrimet qe ikin me lumin per tu paqesuar ne delten e detit, duke na u kthyer me trazime, ne luften per te arritshmen te paarritshme, per ate qe e ndjen dhe e ke prane, ndoshta nje dhome te ndan&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7822,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7908"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7908\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7910,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7908\/revisions\/7910"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}