{"id":7871,"date":"2019-11-06T00:27:57","date_gmt":"2019-11-06T00:27:57","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7871"},"modified":"2019-11-06T00:27:57","modified_gmt":"2019-11-06T00:27:57","slug":"ne-gjurme-te-vlerave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7871","title":{"rendered":"N\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb vlerave\u2026."},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Izet DURAKU* \/<\/strong><\/p>\n<p><em>E vet\u00ebdijshme se let\u00ebrsia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, libri dhe autor\u00ebt e tyre ve\u00e7 e ve\u00e7,\u00a0 nuk e kan\u00eb jet\u00ebn t\u00eb gjat\u00eb pa lexuesit dhe v\u00ebmendjen e kualifikuar t\u00eb kritik\u00ebs letrare ndaj tyre, autorja e librit \/<\/em><\/p>\n<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Raimonda-R.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7873\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Raimonda-R-300x163.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"163\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Raimonda-R-300x163.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Raimonda-R.png 448w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>\u201cN\u00eb<\/em><\/strong><strong>\u00a0<em>gjurm\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d<\/em><\/strong>, Raimonda Moisiu ia ka dal\u00eb mban\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr voluminoze <!--more-->nga ana sasiore dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nga cil\u00ebsia e saj. Angazhimi i autores m\u00eb shum\u00eb se prej nj\u00eb \u201curdh\u00ebri akademik\u201d buron nga detyrimet e m\u00ebvet\u00ebsishme t\u00eb shpirtit t\u00eb saj krijues.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut me vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e lexuesit dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb ndaj veprave dhe autor\u00ebve t\u00eb caktuar q\u00eb meritojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujdesje m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb dukshme e t\u00eb kapshme vlerat e tyre. Libri ka si kryefjal\u00eb vlerat. T\u00eb gjitha v\u00ebshtrimet i karakterizon besnik\u00ebria ndaj k\u00ebsaj kredoje q\u00eb trajtohet kurdoher\u00eb me besim e dashuri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens mund t\u00eb thuhet se edhe ky lib\u00ebr e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkueshme xhungl\u00ebn e sotme letrare ku bashk\u00ebjetojn\u00eb vlerat, jo vlerat e antivlerat. Autorja nuk e p\u00ebrmend ekzistenc\u00ebn e tyre. Meraku i saj q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb zbulimin dhe rizbulimin e vlerave dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn pa kursim duke derdhur t\u00eb gjith\u00eb drit\u00ebn e energjive t\u00eb saj shpirt\u00ebrore. A mund t\u00eb v\u00ebshtrohen ndryshe autor\u00ebt dhe veprat e marra n\u00eb shqyrtim nga Raimonda Moisiu? Padyshim dikush edhe mund t\u2019i shihte n\u00eb k\u00ebnd v\u00ebshtrime t\u00eb tjera. Mund t\u00eb evidentonte madje t\u00eb meta dhe mang\u00ebsi.\u00a0<em>P\u00ebrse as dielli, as hana pa niegullaz\u00eb mb\u00eb faqe nuk asht\u2026\u00a0<\/em>do t\u00eb shkruante para 330 vjet\u00ebsh Pjet\u00ebr Bogdani.<\/p>\n<p>Por autorja ka zgjedhur me vet\u00ebdije t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb, hulumtoj\u00eb e q\u00ebmtoj\u00eb p\u00ebr vlera t\u00eb q\u00ebndrueshme estetike dhe etike te shkrimtar\u00ebt e saj t\u00eb dashur. M\u00eb duket nj\u00eb v\u00ebshtrim i arsyesh\u00ebm dhe me mjaft vlera p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb nj\u00eb hierarkie sa m\u00eb t\u00eb besueshme t\u00eb produkteve letrare, duke u mb\u00ebshtetur pik\u00ebrisht te vlera e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb si nj\u00eb ecuri joproduktive, \u00ebsht\u00eb e dukshme edhe prania e artikujve t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb median e shkruar dhe at\u00eb elektronike, q\u00eb ngjajn\u00eb me qokat familjare. Autor\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr libra autor\u00ebsh sipas deviz\u00ebs: m\u00eb lavd\u00ebrove do t\u00eb lavd\u00ebroj. Po mielli i k\u00ebtyre artikujve, q\u00eb rrjedh nga interesa t\u00eb vogla, shpesh pa protein\u00ebn e duhur artistike, nuk mund t\u00eb mbruhet e t\u00eb mblidhet n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. E n\u00eb u mbledht\u00eb, buka e tij do t\u00eb jet\u00eb e bajatshme dhe pa shije.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb lib\u00ebr serioz,\u00a0<strong>\u201c<em>N\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs<\/em>\u201d\u00a0<\/strong>p\u00ebrmbledh shkrime p\u00ebr autor\u00eb po kaq serioz\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb ose vazhdojn\u00eb t\u00eb thellojn\u00eb gjurm\u00ebt e tyre n\u00eb letrat shqipe. Bien n\u00eb sy vepra t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb afirmuar prej koh\u00ebsh, vepra autor\u00ebsh t\u00eb njohur, m\u00eb pak t\u00eb njohur, madje disa prej tyre mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fillimet e tyre letrare.\u00a0 i njohur, i panjohur si terma relative, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb nuk ng\u00ebrthen brenda vetes edhe vlerat reale letrare. Sepse dihet q\u00eb mjaft autor\u00eb, ndon\u00ebse me vlera t\u00eb konsiderueshme kan\u00eb mbetur jasht\u00eb interesimit t\u00eb kritik\u00ebs dhe jurive profesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb autor\u00ebsh veprat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb v\u00ebshtruar si\u00e7 mund t\u00eb thuhej sa me akull t\u00eb mendjes dhe me ngroht\u00ebsi zemre, le t\u00eb p\u00ebrmendim vet\u00ebm disa prej tyre: . Nasho Jorgaqi,\u00a0 Vangjush Ziko, Petraq Zoto,\u00a0 Flutura A\u00e7ka, Sk\u00ebnder Rusi,\u00a0 Ramiz Gjini,\u00a0 Ali Podrimja, Skifter K\u00eblli\u00e7i, Riza Lahi, Aqif Hysa, Namik Dokle, Pre\u00e7 Zogaj, Roland Gjoza, Vojsava Nelo, Dhimit\u00ebr Pojanaku, Elinda Marku\u2026<\/p>\n<p>Interesimi i autores rrok t\u00eb gjitha gjinit\u00eb letrare sipas klasifikimit t\u00eb hersh\u00ebm aristotelian: lirik\u00ebn, epik\u00ebn, dramatik\u00ebn. At\u00eb e t\u00ebrheq gjer\u00ebsia e pasqyrimit t\u00eb jet\u00ebs me konfliktet, kompleksitetin e mardh\u00ebnieve njer\u00ebzore dhe zhbirimet e thelluara n\u00eb shpirtin njer\u00ebzor te romani, ngroht\u00ebsia e ndjenj\u00ebs bashk\u00eb me drith\u00ebrimat e shpirtit te poezia dhe p\u00ebrplasjet e fateve njer\u00ebzore te drama. N\u00eb fokus t\u00eb vler\u00ebsimeve t\u00eb saj jan\u00eb autor\u00eb e vepra q\u00eb\u00a0 kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e lexuesit dhe t\u00eb kritik\u00ebs letrare\u00a0 dekada m\u00eb par\u00eb, por dhe autor\u00eb e vepra q\u00eb sjellin me fjal\u00ebn e tyre nj\u00eb kontribut krejt t\u00eb ri letrar. Shkruhet p\u00ebr vepra t\u00eb plota, romane, v\u00ebllime poetike, drama. Kamera e pasqyrimit vler\u00eb- sues t\u00eb autores\u00a0 rrok\u00a0 nj\u00eb pamje sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb gjith- p\u00ebrfshir\u00ebse. Po nuk mungon as v\u00ebshtrimi m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi duke u p\u00ebrq\u00ebndruar te nj\u00eb poem\u00eb, a tregim i vet\u00ebm. Jo rrall\u00eb vlerat e rralla shfaqen qoft\u00eb edhe n\u00eb pak faqe.<\/p>\n<p>Duke respektuar origjin\u00ebn e saj, \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm v\u00ebshtrimi i posa\u00e7\u00ebm ndaj autor\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb.\u00a0<em>Lumja ti moj Kor\u00e7\u00eb o lule<\/em>, ngaz\u00ebllimi naimjan do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb prek\u00eb shum\u00eb autor\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona. \u00cbsht\u00eb magjia e k\u00ebtij qyteti, pa parfumin\u00a0 e t\u00eb cilit nuk mund t\u00eb kuptohet trash\u00ebgimia jon\u00eb letrare e kulturore. Bien n\u00eb sy gjithashtu interesimi i autores p\u00ebr shkrimtar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb ekzil, larg atdheut, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe fati i saj krijues dhe jet\u00ebsor. Zhvillimet politike pas viteve \u201990 kan\u00eb shkaktuar mjaft trauma. L\u00ebvizjet e brendshme jan\u00eb shoq\u00ebruar me eksode biblike n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb premtuar. E gjith\u00eb kjo tramundan\u00eb njer\u00ebzore\u00a0 do t\u00eb p\u00ebrcillte edhe fatin e autor\u00ebve dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Historia do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej. Edhe n\u00eb prag t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb autor\u00ebsh t\u00eb rend\u00ebsish\u00ebm q\u00eb u b\u00ebn\u00eb dhe promotor\u00eb t\u00eb liris\u00eb komb\u00ebtare jetonin jasht\u00eb vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb flasin edhe interesimet e autores p\u00ebr vepra t\u00eb autor\u00ebve nga hap\u00ebsira shqiptare n\u00eb Ballkan m\u00eb tej kufijve politik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb mjaft raste n\u00eb librin\u00a0<strong>\u201cN\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d,<\/strong>\u00a0hasim edhe bot\u00ebkuptimin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb autores ndaj let\u00ebrsis\u00eb dhe zhvillimeve letrare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sipas autores\u00a0<strong>\u201c<em>let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr artin e fjal\u00ebs, n\u00eb t\u00eb shprehur dhe n\u00eb t\u00eb shkruar, e cila na jep mund\u00ebsin\u00eb ta jetojm\u00eb jet\u00ebn ndjesh\u00ebm e natyrsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb realitet krejt tjet\u00ebr, me integritetin e pasionit njer\u00ebzor, ambicies dhe sfid\u00ebs, t\u00eb cilat lindin energjin\u00eb e psikikes dhe shpirt\u00ebrores, midis \u00ebndrr\u00ebs dhe realitetit, n\u00eb jet\u00ebn reale\u2026\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gjuha e autores \u00ebsht\u00eb e kthjellt\u00eb dhe plot\u00ebsisht e kuptueshme. Leksiku i saj ka p\u00ebrjashtuar termat e lodhsh\u00ebm shkencor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr lexuesin e gjer\u00eb jan\u00eb krejt t\u00eb larg\u00ebt e t\u00eb pakuptuesh\u00ebm. Ndoshta kjo ndodh sepse vet\u00eb autorja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijuese e njohur q\u00eb ka l\u00ebvruar krahas publicistik\u00ebs edhe gjini t\u00eb tjera letrare. Dhe mbase formimimi i saj jo akademik letrar, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e saj letrare nuk ka ndikuar negativisht, p\u00ebrkundrazi. Ajo nuk e v\u00ebshtir\u00ebson artificialisht fraz\u00ebn p\u00ebr t\u2019u dukur interesante dhe gjoja erudite dhe e pakapshme, si\u00e7 vepronte n\u00eb analizat e veta letrare, kritiku Mitro Karapataqi, personazh i spikatur i romanit t\u00eb njohur \u201cShk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e shokut Zylo\u201d i Drit\u00ebro Agollit. Frazat e st\u00ebrholluara me thyerje kuptimore e gjymtime gjuh\u00ebsore, mbushur me snobiz\u00ebm barbarizmash shpesh nuk kuptohen as nga autor\u00ebt, shpesh fillestar\u00eb q\u00eb nxjerrin ende krye edhe sot, si\u00e7 b\u00ebnte dikur edhe heroi agollian.<\/p>\n<p>Ajo shkruan me kthjellt\u00ebsi dhe emocion. Gjuha e autores v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, po jo e thjesht\u00ebzuar.<\/p>\n<p>V\u00ebshtrimi i autores p\u00ebrpiqet t\u00eb rrok\u00eb thelbin e vepr\u00ebs , t\u00eb jap\u00eb\u00a0<strong><em>aureol\u00ebn e integritetit profesiona<\/em><\/strong><em>l<\/em>, si\u00e7 shprehet n\u00eb synimet e saj. Shkrimtarin e sheh jo rrall\u00eb edhe me dhunti t\u00eb tjera artistike si njoh\u00ebs i harmonis\u00eb e muzik\u00ebs, madje edhe si\u00a0<em>piktor shpirt\u00ebror \u201cme inteligjenc\u00eb e p\u00ebrshkrime t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme nga eleganca dhe thjesht\u00ebsia\u201d<\/em>. Ajo shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb tek konstaton se si romancieri i saj i preferuar<em>\u00a0kontrollon; \u201c<strong>mjesht\u00ebrisht rr\u00ebfimin, duke na dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrzierjen e absurdes, tragjedin\u00eb e thyerjes s\u00eb brezave me fars\u00ebn e kompleksitetit moral\u201d.<\/strong>\u00a0<\/em>Nd\u00ebrsa proz\u00ebn dhe poezin\u00eb\u00a0 autorja e sheh edhe si dialog shum\u00ebdimensional e gjithp\u00ebrfshir\u00ebs mbi tema t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb koh\u00ebs. Nd\u00ebrsa aft\u00ebsit\u00eb letrare, p\u00ebrmes mendimit filozofik i sheh \u201c<strong>t\u00eb\u00a0<em>penetrojn\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen dhe dinamiken e farsave sociale t\u00eb realitetit prej r\u00ebre t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d<\/em><\/strong><em>.\u00a0<\/em>Nuk mungon as v\u00ebshtrimi i imt\u00eb n\u00eb tekstin e veprave t\u00eb shqyrtuara duke analizuar edhe frazat e gjata e shum\u00eb t\u00eb kalkualuara, t\u00eb cilat asaj ia kujtojn\u00eb; \u201c<strong><em>stilet letrare t\u00eb Tolstoit, Dikensit e Konic\u00ebs\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr tekstet e Bjelinskit kur analizonte Pushkinin e Lermontovin thuhej se konkuronin me bukurit\u00eb e autor\u00ebve q\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim. Madje n\u00eb disa raste guxonte tua shkonte n\u00eb bukuri edhe drith\u00ebrima shpirti. Gjuha e autores s\u00eb librit\u00a0<strong>\u201cN\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d<\/strong>\u00a0p\u00ebrpiqet t\u00eb shkoj\u00eb krahas me lart\u00ebsit\u00eb e teksteve q\u00eb shqyrton. Jan\u00eb shkruar me bukuri shpirti.<\/p>\n<p>Vlerat letare gjenden te Veprat letrare. Ata nuk krijohen nga kritika dashamir\u00ebse. Aq m\u00eb pak nga tendencat denigruese q\u00eb udh\u00ebhiqet nga mohimi dhe asgj\u00ebsimi i \u00e7do vlere. Vlerat letrare nuk shtohen, as nuk pak\u00ebsohen. N\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim mund t\u00eb thuhet se vlerat ekzistojn\u00eb objektivisht, pavar\u00ebsisht shqyrtimeve letrare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb edhe pohimi se kritika ndihmon q\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb dukshme e m\u00eb josh\u00ebse p\u00ebr lexuesin e etur p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens duhen par\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb librit\u00a0<strong>\u201cN\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d,\u00a0<\/strong>e shkrimtares, poetes dhe publicistes shqiptaro-amerikane, Raimonda Moisiu.<\/p>\n<p><strong>*\u00a0Parath<\/strong><em>\u00ebnie e librit\u00a0<strong>\u201cN\u00eb<\/strong><\/em><strong>\u00a0<em>gjurm\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d<\/em><\/strong>,-<strong><em>\u00a0V\u00ebshtrime e Kritika Letrare<\/em><\/strong><strong>\u00a0e autores, Raimonda Moisiu<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Izet DURAKU* \/ E vet\u00ebdijshme se let\u00ebrsia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, libri dhe autor\u00ebt e tyre ve\u00e7 e ve\u00e7,\u00a0 nuk e kan\u00eb jet\u00ebn t\u00eb gjat\u00eb pa lexuesit dhe v\u00ebmendjen e kualifikuar t\u00eb kritik\u00ebs letrare ndaj tyre, autorja e librit \/ \u201cN\u00eb\u00a0gjurm\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d, Raimonda Moisiu ia ka dal\u00eb mban\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr voluminoze<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7872,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-7871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7871"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7874,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7871\/revisions\/7874"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}