{"id":7839,"date":"2019-08-29T22:23:29","date_gmt":"2019-08-29T22:23:29","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7839"},"modified":"2019-08-29T22:23:29","modified_gmt":"2019-08-29T22:23:29","slug":"kur-shenjat-e-pikesimit-ushtrojne-mungese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7839","title":{"rendered":"Kur shenjat e pik\u00ebsimit, \u201cushtrojn\u00eb\u201d munges\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mendime mbi Let\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/pena1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7841\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/pena1.jpg\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"158\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/pena1.jpg 160w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/pena1-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 160px) 100vw, 160px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga: Armela Hysi<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpesh kam d\u00ebgjuar t\u00eb diskutohet p\u00ebr poezit\u00eb pa shenja pik\u00ebsimi, duke qen\u00eb se poezia ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijimtari e till\u00eb, jam dhe nj\u00eb nga pranuesit e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb komenteve, hezitimeve e ideve mbi t\u00eb, nga shum\u00eb bashk\u00eb-lexues ose dhe krijues, ndaj dhe \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb e drejt\u00eb, apo detyr\u00eb e imja t\u00eb shprehem<!--more--> mbi tem\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb plot\u00ebsisht q\u00eb nuk mund t\u00eb mendohet se ndikimi i tyre orientues n\u00eb leximin sakt\u00eb t\u00eb nj\u00eb teksti, nuk ka nj\u00eb rol primar n\u00eb komunikimin e autorit me lexuesin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga shkrimet e mi n\u00eb lidhje me poezin\u00eb e poetit Stefan Martiko, shkruaj se \u201c&#8230;kemi poezin\u00eb tashm\u00eb t\u00eb konsoliduar ku shenjat e pik\u00ebsimit jan\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb reduktuara dhe mendimi rrjedh i urt\u00eb e i qet\u00eb brenda nj\u00eb udhie t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga poeti me stilin e tij, por me nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb pacaktuar brenda kufijve. Thuhet se 93% t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunikimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve nuk e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb fjal\u00ebt, por m\u00ebnyra e t\u00eb shprehurit, intonacionet e z\u00ebrit, ironia, pasthirrmat apo pasazhet e pauzat nd\u00ebrmjet fjal\u00ebve, mimika, grima\u00e7at, p\u00ebrgjith\u00ebsisht gjuha e trupit, v\u00ebshtrimi etj. etj. Po k\u00ebshtu, n\u00eb komunikimin e shkruar, shenjat e pik\u00ebsimit jan\u00eb ato q\u00eb na ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb perceptuar tekstin dhe kuptimin (kush nuk e mban mend anekdot\u00ebn e pusull\u00ebs mbret\u00ebrore \u2013 n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb \u2013 ku p\u00ebr nj\u00eb presje nuk dinin t&#8217;i pritej apo jo koka rebelit t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb gijotin\u00eb; apo aludimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb fetar\u00ebt me \u201cbeso \u2013 jo \u2013 kontrollo\u201d). Poezia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkaq nj\u00eb organiz\u00ebm i gjall\u00eb q\u00eb i zhvilluar n\u00eb, tashm\u00eb, shekuj; ka mbushur hap\u00ebsirat e t\u00eb gjitha rrymave p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb primare asaj q\u00eb q\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur me t\u00eb drejt\u00eb per\u00ebndi: fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Poezia e gjall\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjeste, nuk ka l\u00ebvizje nevrike duarsh p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb kuptuar njeriu p\u00ebrball\u00eb q\u00eb, zaten q\u00eb n\u00eb fillim e ka p\u00ebrcaktuar se e do elitar e t\u00eb kualifikuar n\u00eb leximin e poezis\u00eb s\u00eb tij. Per\u00ebndia e poezis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zem\u00ebrake dhe shpaguese, sepse \u00ebsht\u00eb filozofike, e urt\u00eb dhe, megjith\u00ebse e shum\u00eb ditur e e pleq\u00ebruar, ka ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe ndjesin\u00eb e nj\u00eb vere t\u00eb vjet\u00ebr. Asgj\u00eb e shtuar nuk do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por do t&#8217;i hiqte di\u00e7ka nga t\u00eb gjitha ato aromat, p\u00ebrvojat, fermentimin e m\u00eb pas qet\u00ebsimin q\u00eb kur t\u00eb zbulohet t\u00eb jet\u00eb e njehsuar me artin e v\u00ebrtet\u00eb, me linja t\u00eb v\u00ebrteta klasike n\u00eb gjith\u00eb risin\u00eb e saj moderne\u201d. Ky kontest pra \u00ebsht\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e nj\u00eb ideje t\u00eb till\u00eb t\u00eb konsoliduar, sipas meje, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo dhe si\u00e7 dhe pothuaj se p\u00ebrher\u00eb poezia (art dhe filozofi) di shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se ne, s\u2019jemi ve\u00e7 hulumtues t\u00eb disa nga ato k\u00ebnd v\u00ebshtrime q\u00eb mund t\u00eb prekim, a simbolizojm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet saj. E th\u00ebn\u00eb ndryshe dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00ebr\u00eb substanc\u00ebn e koncentruar t\u00eb gjallnimit, &#8211; pasqyrimi ideal i t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, arti &#8211; jeta gjithmon\u00eb na jep, at\u00eb q\u00eb duhet p\u00ebr t\u2019u rritur, grishur mendimin e emancipuar dhe nxjerr m\u00ebsime urt\u00ebsie, apo jo? Njeriu n\u00eb shekuj ka zhvilluar artin e shkruar, akustik e viziv si nj\u00eb pjes\u00eb e bukuris\u00eb q\u00eb vijon n\u00eb ato \u00e7aste krijuesi konkret, personalisht apo n\u00eb trajt\u00eb kolektive, por dhe akoma m\u00eb qart\u00eb si nj\u00eb udh\u00ebzues p\u00ebr deshifrimin e p\u00ebrvojave t\u00eb veta, p\u00ebr t\u00eb pag\u00ebzuar ndjenjat, p\u00ebr t\u2019i komunikuar ato duke pritur, formuluar duksh\u00ebm dhe p\u00ebrcjell\u00eb tek individ\u00ebt e tjer\u00eb, nj\u00ebsoj aktiv, apo disi m\u00eb pasiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Bukuria e artit nuk do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrvoja q\u00eb ai po vijon n\u00eb t\u00eb gjitha rastet \u00ebsht\u00eb e bukur, p\u00ebrkundrazi, por duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb bukurin\u00eb e artit (pasqyrimit ideal, si\u00e7 e cil\u00ebsova m\u00eb sip\u00ebr), ai arrin t\u00eb mbijetoj\u00eb nga p\u00ebrvoja. Ai arrin ta filtroj\u00eb at\u00eb, ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb tretshme pjes\u00eb-pjes\u00eb pasi arrijn\u00eb t\u00eb formoj at\u00eb q\u00eb ndjen n\u00eb nj\u00eb trajt\u00eb t\u00eb prekshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, energjin\u00eb n\u00eb materie; hormonet, fermonet a substancat e tjera q\u00eb turbullojn\u00eb a orientojn\u00eb kimikisht lidhjet e sinapset elektrike t\u00eb trupit t\u00eb tij, n\u00eb vibrime t\u00eb z\u00ebrit, n\u00eb mesazhe kinitike simbolike, t\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb m\u00eb par\u00eb e t\u00eb kthyera n\u00eb tradit\u00eb, apo t\u00eb zbuluara at\u00eb \u00e7ast, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb artin e tij, vallen, luajtjen e nj\u00eb organi, shprehjen e nj\u00eb pikture, skulpture, poezie nj\u00ebsoj si\u00e7 t\u00eb gjith\u00eb ajo sup\u00eb fizike e brendshme kthehet n\u00eb lot, n\u00eb djers\u00eb, n\u00eb akt erotik, n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb trupit dhe frym\u00ebmarrjes e t\u00eb tjera, e t\u00eb tjera. Ai njehsohet me ndjenj\u00ebn p\u00ebr ta ngurt\u00ebsuar n\u00eb pa-harrim, p\u00ebr ta kthyer n\u00eb material p\u00ebr veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb tjera, e kthen n\u00eb ushqim, n\u00eb m\u00ebsim, n\u00eb koncentrim, n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019e kan\u00eb provuar.<\/p>\n<p>Misioni i artistit ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: t\u00eb mish\u00ebroj\u00eb vetveten dhe koh\u00ebn e tij, tek t\u00eb tjer\u00ebt, bashk\u00ebkoh\u00ebs, a vijues t\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore. Psiko-sintez\u00ebn, mendimin, pamjen. (Presupozoj se mbijetesa e tij selektive nga sita e koh\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb si p\u00ebr \u00e7do gjalles\u00eb, p\u00ebrshtatja dhe rast\u00ebsia; heshtur, uroj, shpresoj dhe dua t\u00eb besoj, se hierarkia e cil\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e vet t\u00eb dallueshme. Me pak fjal\u00eb, p\u00ebr shembull tragjedit\u00eb antike q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb dit\u00ebt tona fal \u00abantologjive shkollore\u00bb t\u00eb dy-tre shekujve t\u00eb par\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, e dep\u00ebrtimit t\u00eb tyre n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e banuar, n\u00eb vazhdim, shpresojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb bukurat, prandaj dhe u mblodh\u00ebn, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb prandaj mbijetuan. Por kjo ndoshta \u00ebsht\u00eb thjesht d\u00ebshir\u00eb naive p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb humbjen kolosale m\u00eb ngush\u00eblluese.)<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e lashta arti duhet t\u00eb hapte bazat e interpretimit t\u00eb vetes dhe natyr\u00ebs, t\u00eb stimulonte virtytet e fuqin\u00eb e njeriut deri sa t\u00eb zbulonte pas madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb per\u00ebndive, madh\u00ebshtin\u00eb e k\u00ebtij vet\u00eb. T\u00eb shkruante historin\u00eb e njer\u00ebzimit sa m\u00eb thjesht q\u00eb t\u00eb ishte e mundur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrcjell\u00eb brez pas brezi me \u00e7do material e mund\u00ebsi t\u00eb disponueshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb shekuj, p\u00ebrderisa koha e njeriut qe m\u00eb e shkurt\u00ebr dhe distancat gjeografike, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta se t\u00eb sotmet. N\u00eb koh\u00ebt e err\u00ebta, arti i rikujtoi njer\u00ebzimit drit\u00ebn; n\u00eb \u00e7astet e ndalesave ose m\u00eb sakt\u00eb \u201cngecjeve\u201d n\u00eb balt\u00eb, ai mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebj zgjimet, t\u00eb tregoj\u00eb trupin e njeriut p\u00ebrtej mbulimit t\u00eb betonuar detyruesh\u00ebm, t\u00eb ballafaqoj\u00eb nevoj\u00ebn e k\u00ebmbimit t\u00eb ndjenj\u00ebs erotike, tej asaj materiale, praktike e vrazhd\u00ebsis\u00eb s\u00eb skamjes t\u00eb shumanshme. Mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb simbolizoi mitet me shkollimin e drejtp\u00ebrdrejt, sken\u00ebn me respektin e informimit filozofik, politik, shoq\u00ebror e psikologjik. Si\u00e7 mori p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrher\u00eb, paraqitjen identike t\u00eb gjith\u00eb sa ishte e nevojshme t\u00eb mbetej me pamjen ekzistente; le t\u00eb themi rastin e figurave historike, cil\u00ebsi q\u00eb na b\u00ebn\u00eb jo thjesht t\u00eb larmish\u00ebm me ilustrime muzet\u00eb dhe librat e historis\u00eb, por dhe na japin dhjet\u00ebra informacione sociale q\u00eb s\u2019do t\u00eb kishin ardhur gjer tek ne ndryshe, ose s\u00eb paku, jo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Arkitektura, gjeneologjia, biologjia, m\u00ebsimet anatomike, etj., etj. inxhinieria e \u00e7do plani t\u00eb ndikimit njer\u00ebzor, q\u00eb nga ajo e veshjes dhe mod\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme e deri tek njohurit\u00eb specifike shkencore, jan\u00eb zhvilluar fal\u00eb k\u00ebtyre informacioneve e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb njeriu t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara e t\u00eb mos zbuloj\u00eb si foshnj\u00eb ve\u00e7 ato q\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb zbuloj\u00eb e perceptoj\u00eb n\u00eb ecurin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij natyrale. Me zhvillimin e fotografis\u00eb, teknologjis\u00eb s\u00eb riproduktimit t\u00eb pafund t\u00eb z\u00ebrit dhe kameras p\u00ebr pamjet l\u00ebviz\u00ebse, arti mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb gjithkush e di n\u00eb mendimin e tij t\u00eb thell\u00eb, por harron shpesh ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb pik\u00ebsynimin e vet kryesor. P\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb paraqes brend\u00ebsin\u00eb e njeriut, ta detyroj\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohet. Arti i v\u00ebrtet\u00eb e detyron sot njeriun t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk e detyron jeta mekanike dhe me leht\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje. T\u00eb mos abuzoj\u00eb me shqisat duke i rezultuar \u201ct\u00eb ngopura\u201d. N\u00eb koh\u00ebn e sotme kriza nuk \u00ebsht\u00eb ekonomike, a politike \u2013 <em>camon<\/em>! kur ka pasur planeti i njer\u00ebzimit ton\u00eb (t\u00eb faktuar) kaq boll\u00ebk, leht\u00ebsi jetese, jet\u00ebgjat\u00ebsi masive, akses n\u00eb teknologji e sh\u00ebrbim mjek\u00ebsor, begati n\u00eb njohuri dhe informacion, kur ka qen\u00eb kaq af\u00ebr e kaq lir\u00eb sa sot \u00e7do kontinent p\u00ebr t\u2019u vizituar brenda nj\u00eb nj\u00ebsie ditore, kur ka qen\u00eb kaq i pranish\u00ebm njeriu \u00abi thjesht\u00eb\u00bb n\u00eb debatet kolektive, n\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb qeveri, shkollim e koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi pasionet e tij, natyrale a t\u00eb stimuluara? Kur ka pasur t\u00eb shenjtin lib\u00ebr m\u00eb pran\u00eb e me boll\u00ebk se sot? Kur ka qen\u00eb m\u00eb shpejt i lajm\u00ebruar, a paralajm\u00ebruar se sot? Kriza e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kriza e nd\u00ebrgjegjes, dhe e pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, si asaj t\u00eb thjesht\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrditshmes q\u00eb vjen nga mos p\u00ebrqendrimi, mos analizimi, mos perceptimi i plot\u00eb i jet\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb \u00e7do lloji me t\u00eb tjer\u00ebt, bot\u00ebn dhe natyr\u00ebn, ashtu edhe asaj t\u00eb mos mbajtjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb analoge t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrzgjedhjeve t\u00eb \u00e7do niveli, individual, personal, familjar, shoq\u00ebror, profesional, social etj. Jemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb llastuar m\u00eb tep\u00ebr se\u00e7 duhet si rac\u00eb. (Mos-p\u00ebrfillja, &#8211; m\u00eb duket mua se lexohet kjo, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, &#8211; e planetit, e koh\u00ebs dhe kapacitetit t\u00eb plot\u00eb vetjak).<\/p>\n<p>P\u00ebrpos \u00e7do zhanri, let\u00ebrsia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe poezia n\u00eb ve\u00e7anti, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb k\u00ebrkon ta interpretoj vet\u00eb lexuesi pra. Ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, ta ndjej\u00eb se ka rol, po ashtu. K\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrqendrosh gjith\u00eb sa t\u00eb p\u00ebrkasin, njohuri, perceptim, qejf p\u00ebr loj\u00eb, por p\u00ebrher\u00eb me respektin e mir\u00ebsjelljen e \u201cP\u00ebrfilljes\u201d. Nj\u00eb poezi pa shenja pik\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tekst i pa \u201czbutur\u201d p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb shpejt. K\u00ebrkon lexues, jo konsumator. Detyron p\u00ebruljen legjitime dhe t\u00eb falet ve\u00e7 kur \u201ce meriton\u201d. T\u00eb zgjon t\u00eb kesh v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p>Arti si vet\u00eb jeta t\u00eb jep n\u00eb \u00e7do moment at\u00eb q\u00eb ke nevoj\u00eb t\u00eb evolosh, t\u00eb kalosh n\u00eb dimensionin e ri, t\u00eb mbizot\u00ebrosh mbi hipnoz\u00ebn mekanike, t\u00eb kuptosh gjallnimin, t\u00eb jetosh me \u00e7do sens. Duke kuptuar at\u00eb, ke kuptuar vetveten, prandaj p\u00ebrmasat e sh\u00ebrbimit jan\u00eb t\u00eb pallogaritshme, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e duan v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mendime mbi Let\u00ebrsin\u00eb. Nga: Armela Hysi &nbsp; Shum\u00eb shpesh kam d\u00ebgjuar t\u00eb diskutohet p\u00ebr poezit\u00eb pa shenja pik\u00ebsimi, duke qen\u00eb se poezia ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijimtari e till\u00eb, jam dhe nj\u00eb nga pranuesit e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb komenteve, hezitimeve e ideve mbi t\u00eb, nga shum\u00eb bashk\u00eb-lexues ose dhe krijues, ndaj dhe \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb e drejt\u00eb,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7841,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7839"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7839\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7842,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7839\/revisions\/7842"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7841"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}