{"id":7730,"date":"2019-04-25T13:37:45","date_gmt":"2019-04-25T13:37:45","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7730"},"modified":"2019-04-25T13:37:45","modified_gmt":"2019-04-25T13:37:45","slug":"krijimtari-e-porositur-nga-portofoli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7730","title":{"rendered":"Krijimtari e porositur nga Portofoli"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7732\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu1-300x298.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"298\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu1-300x298.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu1-150x150.png 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu1-50x50.png 50w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu1.png 387w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Esse\/ opinion nga Raimonda Moisiu*<\/strong><\/p>\n<p>Ajo \u00e7\u2019ka shqet\u00ebson sot let\u00ebrsin\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb mungesa e theksuar e shkrimeve t\u00eb kritik\u00ebs letrare, p\u00ebr t\u00eb njohur vlerat e v\u00ebrteta t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr <!--more-->e t\u00eb rinj, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb gam\u00ebn e gjer\u00eb n\u00eb t\u00eb treja gjinit\u00eb; proz\u00eb, poezi dhe publicistik\u00eb. Ka nj\u00eb masivitet t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb shkruajn\u00eb, sepse jan\u00eb shtuar edhe njer\u00ebzit me strese. Disa shkruajn\u00eb fjali e paragraf\u00eb \u201ct\u00eb mrekulluesh\u00ebm\u201d, por nuk kan\u00eb asnj\u00eb ide si t\u2019i renditin ato s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim apo si t\u2019i b\u00ebjn\u00eb personazhet e vepr\u00ebs t\u00eb vijn\u00eb real\u00eb e jet\u00ebsor\u00eb. T\u00eb shkruara mjaft cek\u00ebt n\u00ebn nivelin e mesatares letrare e artistike, jepen m\u00eb shum\u00eb pas sasis\u00eb s\u00eb faqeve se sa pas cil\u00ebsis\u00eb artistike e letrare, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar imagjinaren-\u201c shkrimtar, poet, autor dhe\u00a0 shp\u00ebrblimet letrare\u201d.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr, c\u2019ka shqet\u00ebson artin dhe let\u00ebrsin\u00eb shqiptare, \u00a0jan\u00eb disa t\u00eb vetquajtur \u201cshkrimtar\u00eb\u201d, ca \u201ckrijues\u00eb,\u201d\u00a0 mitoman\u00eb dhe grafoman\u00eb,\u00a0aq t\u00eb pagdhendur e t\u00eb paditur, sa edhe kur publikojn\u00eb titullin e romanit, me \u00a0kok\u00ebbosh\u00ebsin\u00eb e tyre e shkruajn\u00eb gjysmake, analfabetce,\u00a0 plot gabime ortografike. Sepse, ato<\/p>\n<p>krijime, nuk jan\u00eb\u00a0krijime t\u00eb tyre,\u00a0 jan\u00eb krijime plagjiatur\u00eb dhe let\u00ebrsi artificiale, me porosi nga portofoli, sindroma e p\u00ebrfitimit t\u00eb paras\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet saj blejn\u00eb reputacionin dhe karrier\u00ebn, biles disa prej tyre e argumentojn\u00eb vetveten; \u201cRroft\u00eb\u00a0Paraja\u201d, \u2013 n\u00ebse je i pasur,- je \u201cShkrimtar i madh\u201d- n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb trojet shqiptare deri n\u00eb Kosov\u00eb, dhe \u201cGjeni\u201d best-seller \u00a0i Barnes &amp; Nobles n\u00eb\u00a0 Amerik\u00eb! \u2013 dhe kjo mendojn\u00eb se i ka b\u00ebr\u00eb profesionist\u00eb!<\/p>\n<p>Vler\u00ebsoj shum\u00eb realitetin e jet\u00ebs kur shikoj shembuj t\u00eb till\u00eb drit\u00ebshkurt\u00ebr duke trumbetuar krijimet e tyre dhe arrijn\u00eb deri aty sa t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb edhe \u00e7mime. Me duken t\u00eb neveritsh\u00ebm dhe ndjej keqardhje se sa posht\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe dyshoj shum\u00eb n\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm n\u00eb mediokritetin e tyre q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen si dy dimensionale: shkrimtar\u00eb amator\u00eb apo profesionist\u00eb!? Mitoman\u00eb\u00a0apo Grafoman\u00eb!? Vlera apo Antivlera!?<\/p>\n<p>Kjo rac\u00eb shkrimtar\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb fenomene groteske, paralajm\u00ebrojn\u00eb vulgaritetin dhe mediokritetin n\u00eb let\u00ebrsi, injoranc\u00ebn dhe paditurin\u00eb, vet\u00ebgjymtimin dhe vet\u00ebvrasjen intelektuale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, skllav\u00ebrin\u00eb e talenteve q\u00eb bindin p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrcaktuar karakterin e dyfisht\u00eb t\u00eb udh\u00ebs s\u00eb artit dhe let\u00ebrsis\u00eb artificiale, realitetin mjeran t\u00eb k\u00ebsaj lloj let\u00ebrsie. Dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00a0corb\u00eb t\u00eb\u00a0keqe; \u201cKrijime me porosi nga Portofoli\u201d, q\u00eb\u00a0\u00ebsht\u00eb\u00a0 b\u00ebr\u00eb e mod\u00ebs\u00a0tashm\u00eb, -jan\u00eb\u00a0p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0krijues\u00eb\u00a0me em\u00ebr n\u00eb\u00a0letrat shqipe dhe sht\u00ebpi botuese me em\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb \u00a0dhe Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>Un\u00eb\u00a0i kuptoj fare mir\u00eb\u00a0 ata\u00a0 krijuesit\u00a0me em\u00ebr n\u00eb\u00a0letrat shqipe, t\u00eb\u00a0cil\u00ebt shkruajn\u00eb\u00a0bukur e profesionalisht, plot talent e pasion, por jan\u00eb edhe t\u00eb\u00a0varf\u00ebr dhe aq m\u00eb\u00a0tep\u00ebr duan t\u00eb\u00a0botojn\u00eb\u00a0 krijimet e tyre, apo t\u00eb\u00a0 pijn\u00eb qoft\u00eb\u00a0edhe kafen! Shkrimtar\u00ebt dhe Poet\u00ebt jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb varf\u00ebr! Pozita e tyre materiale e financiare u ka krijuar var\u00ebsin\u00eb te krijimet me porosi nga portofoli! Tejet e dhimb\u00ebshme, e frik\u00ebshme, po vetvrasim e vetgjymtojm\u00eb\u00a0let\u00ebrsin\u00eb dhe letrat shqipe!<\/p>\n<p>\u201cNiveli monetar\u201d nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb n\u00eb lidhje me nivelin letrar, artistik dhe standardin e krijimtaris\u00eb, por q\u00eb gjithsesi p\u00ebr t\u00eb fituar \u201cshp\u00ebrblime letrare\u201d dhe \u201cmonetare\u201d, fam\u00eb dhe em\u00ebr t\u00eb madh si shkrimtar\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb, me egon e s\u00ebmur\u00eb, \u00a0me delirin e madh\u00ebshtis\u00eb, krekosjen dhe pompozitetin e Delirantit, Grafomanit e Mitomanit!<\/p>\n<p>Pra jemi n\u00eb nj\u00eb antitez\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb antitezave dhe absurditetit m\u00eb t\u00eb madh, n\u00eb planin e vler\u00ebsimit dhe kritik\u00ebs letrare t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb evidentimin e vlerave t\u00eb v\u00ebrteta letraro-artistike p\u00ebr mrekullit\u00eb, let\u00ebrsin\u00eb, artin e t\u00eb shkruarit dhe at\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb \u201cnivel monetar\u201d dhe jo artistik! Kemi par\u00eb gjith\u00eb dukurin\u00eb e nj\u00eb libri duke u b\u00ebr\u00eb edhe \u201cbest-seller\u201d apo fituar edhe cmim t\u00eb madh. Shum\u00eb pak prej tyre kan\u00eb pika t\u00eb v\u00ebrteta artistike dhe vlera letrare, por kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ta sepse k\u00ebnaqin oreksin e tyre vulgar \u201cshp\u00ebrblim letrar\u201d, dhe ushqejn\u00eb krijimin n\u00eb nivel monetar.<\/p>\n<p>V\u00ebm\u00eb re se prurjet n\u00eb let\u00ebrsi jan\u00eb t\u00eb shumta, sht\u00ebpit\u00eb botuese t\u00eb shumta, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mod\u00eb, duke e trajtuar literatur\u00ebn, sikur t\u00eb jen\u00eb mallra me shumic\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebrfitimi material, financiar dhe m\u00eb shum\u00eb gjasa p\u00ebr p\u00ebrfitim moral e intelektual. Mendimi im \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lloj t\u00eb caktuar t\u00eb botimit t\u00eb veprave, pra ngritja e nj\u00eb bordi letrar, ku kritika letrare t\u00eb jet\u00eb par\u00ebsore apo ngritjen e sht\u00ebpive botuese t\u00eb organizuara. Po \u201cvdesin\u201d poet\u00ebt!!<\/p>\n<p>Asnj\u00eb librari nuk pranon libra me poezi. Shkrimtar\u00ebt e rinj duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb duruesh\u00ebm, sepse praktika i b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrsosur. Nuk duhet t\u00eb mendojn\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb shkruajn\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e mir\u00eb p\u00ebr botim. Botuesit jan\u00eb biznesmen\u00eb nj\u00eblloj si bizneset n\u00eb profesione t\u00eb tjera. Nga ata k\u00ebrkohet \u201cnivel monetar,\u2026\u201djo artistik, sepse ata nuk jan\u00eb filantropist\u00eb, ata jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb fituar para. Pra, kur them se shkrimtar\u00ebt e rinj duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb duruesh\u00ebm, n\u00ebnkuptoj q\u00eb ata t\u00eb botojn\u00eb veprat e tyre, \u00a0kur ato t\u00eb vler\u00ebsohen nga nj\u00eb bord letrar apo kritika e koh\u00ebs p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe nivelin letrar e artistik, dhe botuesit do t\u00eb konkurrojn\u00eb pas tyre.<\/p>\n<p><strong><em>\u201cShkrimtari kur shkruan tradhton veten\u201d, -ka th\u00ebn\u00eb G\u00ebtja.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse shkrimtar\u00ebt e rinj kan\u00eb pasionin dhe talentin e lindur n\u00eb to, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa koh\u00eb merr, libri do ta shoh\u00eb drit\u00ebn e botimit, fundi e justifikon mjetin. Shkrimtari, poeti e artisti i sh\u00ebrben nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar historike, nj\u00eb populli e nj\u00eb kombi t\u00eb caktuar. V\u00ebrej q\u00eb ka tre kategori opinionesh p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb shkruajn\u00eb e b\u00ebjn\u00eb art. Nj\u00eb kategori p\u00ebrb\u00ebhet nga lajkatar\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr nga smir\u00ebzinj e njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me krijimet e veta, t\u00eb dyja jan\u00eb ego vet\u00ebgjymtuese e vet\u00ebvrasje intelektuale.<\/p>\n<p>Kategoria e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb num\u00ebr e q\u00eb sa vjen e po pak\u00ebsohen. Asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb statike. Krijimtaria letrare, artistike dhe arti nuk duhen paragjykuar. Duhet kuptuar n\u00eb koh\u00ebn e kushtet kur \u00ebsht\u00eb shkruar, ajo ka nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb; Arti i t\u00eb Shkruarit. Nd\u00ebrsa shkrimtar\u00ebt e vjet\u00ebr shpalos\u00ebn ide t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb bota duhet t\u00eb ndryshonte, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb re e me koncepte t\u00eb reja, do t\u2019ia kalojn\u00eb t\u00eb rinjve stafet\u00ebn, t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr luft\u00ebn p\u00ebr ndryshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e vazhdueshme.<\/p>\n<p>Shkrimtarin e v\u00ebrtet\u00eb e shohim n\u00eb reflektimin dhe mish\u00ebrimin midis ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vetvetes dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb kolektive, n\u00eb unitetin e shpirtit t\u00eb tyre t\u00eb trazuar, me madh\u00ebshtin\u00eb dhe egoisten njer\u00ebzore, mes marr\u00ebzis\u00eb e t\u00eb bukur\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. N\u00eb kuptimin se; shkrimtari gjat\u00eb procesit t\u00eb t\u00eb shkruarit nuk \u00ebsht\u00eb vetvetja, por \u00ebsht\u00eb dikush tjet\u00ebr. Shkrimtari ngjyen pen\u00ebn n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e shpirtit, kujtes\u00ebs, mendimit dhe p\u00ebrvojave jet\u00ebsore t\u00eb tij, \u00e7lirimin nga ng\u00ebr\u00e7et e shoq\u00ebris\u00eb dhe ngre kasollen e shpirtit n\u00eb kufijt\u00eb e filozofikes e artistikes. Pjesa m\u00eb e v\u00ebshtira n\u00eb artin e t\u00eb shkruarit p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar \u00ebsht\u00eb kur dhimbjen dhe dashurin\u00eb, haren\u00eb e g\u00ebzimin ta kthej\u00eb n\u00eb fenomen shoq\u00ebror apo historik, me eksperiencat e veta n\u00eb katrahur\u00ebn e jet\u00ebs. \u00cbsht\u00eb ura lidh\u00ebse midis kultur\u00ebs popullore dhe artit, konceptit intelektual, qytetar dhe men\u00e7uris\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb grint\u00ebn e fuqishme shpirt\u00ebrore. Sigurisht gjetjet inteligjente dhe idet\u00eb origjinale, n\u00eb p\u00ebr-afrimin e tematik\u00ebs, e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb pran\u00eb bot\u00ebs shpirt\u00ebrore, mes p\u00ebrjetimeve konkrete, mes realistes e pragmatistes.<\/p>\n<p>Dhe shpresoj se kjo do t\u00eb vij\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb ajo merr gjenerata, por ndryshimi v\u00ebrehet.<\/p>\n<p>Shkrimtari Stefan King i ndante shkrimtar\u00ebt n\u00eb kat\u00ebr kategori biles shkoi e m\u00eb tej, ai vuri fotot e tyre n\u00eb nj\u00eb piramid\u00eb: ku binte n\u00eb sy q\u00eb shumica e tyre ishin n\u00eb kategorin\u00eb e fundit. Ai thoshte se askush nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nga nj\u00eb shkrimtar i keq n\u00eb nj\u00eb shkrimtar i aft\u00eb dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nga nj\u00eb shkrimtar i mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb Gjeni! Por vet\u00ebm me p\u00ebrpjekje dhe p\u00ebrkushtim, b\u00ebhet nga nj\u00eb shkrimtar i zoti n\u00eb nj\u00eb i mir\u00eb. Shkrimtari kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb shkruan, por ai duhet ta respektoj\u00eb at\u00eb si ai fetari q\u00eb respekton fen\u00eb e tij. T\u00eb jesh krijues sot i \u00e7far\u00eb do lloj gjinie nuk \u00ebsht\u00eb luks, \u00ebsht\u00eb m\u00ebse art dhe njer\u00ebzore. Edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr; shkrimtari i v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebn kompromis vet\u00ebm me artin e p\u00ebr artin, p\u00ebrpiqet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb larg politik\u00ebs. Shkrimtari, artisti, poeti nuk \u00ebsht\u00eb partizan i politik\u00ebs dhe synimi i let\u00ebrsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb apo reformim shoq\u00ebror. Nj\u00eb shkrimtar, artist apo poet mund t\u00eb ket\u00eb pik\u00ebpamjet e tij politike, por k\u00ebto pik\u00ebpamje kurrsesi domosdom\u00ebrisht nuk duhet t\u2019i manifestoj\u00eb n\u00eb krijimin e tij letrar e artistik. Shkrimtari, artisti e poeti duhet t\u00eb jet\u00eb vetvetja, brenda brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb individualitetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjithkush prej tyre p\u00ebrballet me kufizime t\u00eb shumta n\u00eb shoq\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb zhytur ose n\u00eb kakofonin\u00eb e turm\u00ebs ose mbizot\u00ebrohet nga ligj\u00ebrimi i pushtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e frikshme p\u00ebr t\u00eb shprehur pik\u00ebpamjet e dikujt n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, nj\u00eb individ konfirmon ekzistenc\u00ebn e tij n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sfide t\u00eb till\u00eb nga mjedisi i tij. Duke e shikuar nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim shkrimtari, artisti e poeti e din\u00eb se let\u00ebrsia nuk \u00ebsht\u00eb arm\u00eb p\u00ebr kritik\u00eb, por nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn. Nj\u00eb shkrimtar apo artist \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar p\u00ebr koh\u00ebn e tij, dhe let\u00ebrsia p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. Shkrimtari, artisti e poeti e di se let\u00ebrsia, vargjet poetike dhe peneli i piktorit jan\u00eb m\u00eb reale se historia, e cila \u00ebsht\u00eb shkruar e shkruhet n\u00ebn ndikimin e pushtetit politik. Dhe pena e peneli i bot\u00ebs s\u00eb artit b\u00ebn kompromis vet\u00ebm me idealin e liris\u00eb, patriotizmit e dashuris\u00eb njer\u00ebzore. Dhe po e mbyll me nj\u00eb mesazh shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs e simbolik t\u00eb nje publicist te njohur, i cili shprehet: \u201cArtist\u00ebt, jan\u00eb kalor\u00ebs t\u00eb liris\u00eb, \u201cmarothonomak\u00eb\u201d vizionesh humaniste, pararend\u00ebs t\u00eb emancipimit dhe progresit njer\u00ebzor, rr\u00ebfyes t\u00eb shpirtit njer\u00ebzor q\u00eb lufton t\u00eb Keqen. Shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, kan\u00eb luftuar kund\u00ebr tiranis\u00eb, mashtrimit, shfryt\u00ebzimit t\u00eb njeriut, padrejt\u00ebsis\u00eb, g\u00ebnjeshtr\u00ebs, dhun\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimit. Ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb apel, p\u00ebr krijuesit dhe artist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb flasin e t\u00eb mos heshtin rreth dram\u00ebs shqiptare, duke u shkundur nga gjumi n\u00ebn \u201ckurorat e lavdis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>*Nga Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkrimtare &amp; Gazetare e Pavarur -Ish Kryetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Esse\/ opinion nga Raimonda Moisiu* Ajo \u00e7\u2019ka shqet\u00ebson sot let\u00ebrsin\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb mungesa e theksuar e shkrimeve t\u00eb kritik\u00ebs letrare, p\u00ebr t\u00eb njohur vlerat e v\u00ebrteta t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7731,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7730","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7730"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7730\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7733,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7730\/revisions\/7733"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7731"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}