{"id":7710,"date":"2019-04-23T01:27:23","date_gmt":"2019-04-23T01:27:23","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7710"},"modified":"2019-04-23T01:27:23","modified_gmt":"2019-04-23T01:27:23","slug":"toka-pa-njerez-e-formules-se-pagezimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7710","title":{"rendered":"TOKA PA NJER\u00cbZ E FORMUL\u00cbS  S\u00cb PAG\u00cbZIMIT"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7711\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"121\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb shkruash nj\u00eb reportazh nga jeta e maleve shqiptare, harroje se atje do t\u00eb gjesh njer\u00ebz. Jo, kan\u00eb ikur t\u00eb gjith\u00eb. Udh\u00ebton nj\u00ebqind kilometra, n\u00ebp\u00ebr kreshtat e Matit, deri lart n\u00eb Macukull dhe n\u00eb kulla t\u00eb t\u00ebra<!--more--> nuk do t\u00eb takosh nj\u00eb njeri, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar dy fjal\u00eb me t\u00eb. Kemi mb\u00ebrritur n\u00eb Lis, aty ku dikur ka qen\u00eb nj\u00eb dioqez\u00eb e vjet\u00ebr, por rruga deri n\u00eb Sh\u00ebn Trini, ku ngrihet obelisku i Formul\u00ebs s\u00eb Pag\u00ebzimit, \u00ebsht\u00eb si n\u00eb \u201cqiell\u201d, n\u00eb ca shkrepa t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb na i tregon me dor\u00eb nj\u00eb djalosh, q\u00eb ka ndaluar makin\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb na drejtuar ne andej nga duhet t\u00eb vemi. \u201cKur t\u00eb shkoni n\u00eb Vig, merrni djathtas\u201d, mbajm\u00eb mend fjalin\u00eb e fundit t\u00eb tij. Dihet se n\u00eb fshtarat tan\u00eb t\u00eb thell\u00eb nuk ka asnj\u00eb tabel\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb q\u00eblloft\u00eb ndonj\u00eb kafene q\u00eb ta ket\u00eb shkruar emrin e fshatit. I them atij djalit se ky zot\u00ebria n\u00eb timon \u00ebsht\u00eb ipeshkvi i Dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit, Gjergj Meta, q\u00eb mbulon dhe Matin e Dibr\u00ebn, dhe se po shkon t\u00eb gj\u00ebj\u00eb gjurm\u00ebt e nj\u00eb paraardh\u00ebsi t\u00eb tij t\u00eb hersh\u00ebm, Imzot Pal Engj\u00ebllit. Djali buz\u00ebqesh, mbase pa e kuptuar \u00e7ka i thash\u00eb, na p\u00ebrsh\u00ebndet mir\u00ebsisht dhe niset p\u00ebr te fuoristrada e vet. Kemi hyr\u00eb nj\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku vet\u00ebm kjo lloj makine mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb, p\u00ebrndryshe rroft\u00eb traktori.<\/p>\n<p>Me monsinjorin e ri, duke mos e njohur terrenin sa duhet, hamend\u00ebsojm\u00eb se nga mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb udha n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka ecur asokohe mbi kal\u00eb Pal Engj\u00eblli p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Sh\u00ebn Trini? P\u00ebr t\u00eb mbledhur at\u00eb kuvendin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb der\u00eb m\u00eb der\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb, \u201cFormul\u00ebn e Pag\u00ebzimit\u201d t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb Qaf\u00eb &#8211; Kish\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb lapidari, teksa po afron nata. Bie nj\u00eb ves\u00eb shiu, si p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb mistik k\u00ebrkimin e themeleve t\u00eb kish\u00ebs historike nga ipeshkvi Meta. Nuk e dim\u00eb sakt\u00ebsisht se ku ka qen\u00eb ajo, por nj\u00eb relacion i Mark Skur\u00ebs e vendos at\u00eb n\u00eb Macukull, nj\u00eb fshat i madh karakteristik i Matit dhe krejt veriut shqiptar, n\u00ebn diellin dhe hijen e Malit t\u00eb Dej\u00ebs. Mbajm\u00eb nj\u00eb t\u00ebrthorje, n\u00eb kthim, pastaj nj\u00eb teposhtje, n\u00ebper nj\u00eb lagje gjith\u00eb kulla, q\u00eb nuk ia dim\u00eb emrin. Nja 5-6 kilometra, n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb tashm\u00eb \u201cqorre, q\u00eb vet\u00ebm fal\u00eb fuoristrad\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Ipeshkvit mundim t\u2019ia dalim pa \u201cbujt\u00eb\u201d at\u00eb nat\u00eb n\u00eb sediljet e saj, n\u00eb at\u00eb vendbanim pa asnj\u00eb pip\u00ebtim\u00eb jete. Kulla t\u00eb gurta, t\u00eb hijshme, por krejt\u00ebsisht t\u00eb braktisura, gjer n\u00eb dhimje. Asnj\u00eb k\u00ebmbor\u00eb bag\u00ebtie. Asnj\u00eb mulli q\u00eb bluan drith\u00eb. Asnj\u00eb fjoll\u00eb tymi nga oxhak\u00ebt. Fshati q\u00eb na zbulohet \u00ebsht\u00eb Macukulli, ku ndryshe nga para dy vitesh, kur kemi qen\u00eb k\u00ebtu, na magjepsin lulet e kumbullave, si p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb se natyra nuk e ka braktisur asnj\u00ebher\u00eb njeriun, nd\u00ebrsa ky ia ka kthyer shpin\u00ebn k\u00ebsaj p\u00ebrle, ku \u00e7do krahasim p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb ishte i mang\u00ebt. N\u00ebse do ta kundrosh Shqip\u00ebrin\u00eb s\u00eb ep\u00ebrmi, ngjitu n\u00eb Macukull. Dhe kudo tjet\u00ebr n\u00eb malet tona. Vet\u00ebm prej k\u00ebndej ajo t\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllehet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, e d\u00eblir\u00eb si loti i drenush\u00ebs, por dhe e zbrazur friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kemi kaluar Dukagjinin, Urxall\u00ebn e Shtjefnin, duke p\u00ebrfytyruar \u00a0ngulimet e historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre vendeve, q\u00eb i ka shkelur, p\u00ebrshkruar e skeduar me aq mund studiuesi Dilaver Kurti. I telefonojme t\u00eb birit, Artanit, n\u00eb Burrel, q\u00eb e kemi mik, si p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb personazh t\u00eb mbr\u00ebmjes ton\u00eb vetmitare k\u00ebtyre kreshtave dhe e pyesim se si e ka par\u00eb k\u00ebta tempuj t\u00eb mo\u00e7\u00ebm i ati, profesori, q\u00eb nuk rron m\u00eb, por q\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tij k\u00ebrkimore-shkencore e ka t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb disa libra.<\/p>\n<p>Von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebrsh\u00ebndetemi me nj\u00eb bari t\u00eb moshuar me nj\u00eb tuf\u00eb t\u00eb vog\u00ebl delesh n\u00eb Derjan. Ai djali q\u00eb na tregoi rrug\u00ebn dhe ky bariu, vet\u00ebm dy njer\u00ebz n\u00eb dyqind kilometra dhe rrall\u00eb ndonj\u00eb kamion i r\u00ebnd\u00eb. Sa pak! Ne nxitojm\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Mirdit\u00eb, kurse n\u00eb Tiran\u00eb b\u00ebhen gati studiot televizive t\u00eb gj\u00ebmojn\u00eb si p\u00ebr nat\u00eb nga zallamahia komb\u00ebtare. Do t\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb gjitha e p\u00ebr gjith\u00e7ka edhe sonte, por me siguri jo dhe p\u00ebr k\u00ebto fshatra t\u00eb mahnitsh\u00ebm q\u00eb i vijn\u00eb si kuror\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Matit. Do t\u00eb d\u00ebshiroje p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, q\u00eb gjerat t\u00eb ishin krejt ndryshe, Xhunga, Fevziu, Vasili, Balla, Krasta, Zheji, Rakipi e t\u00eb tjer\u00eb moderator\u00eb t\u00eb emisioneve politike t\u00eb ishin sonte k\u00ebndej nga Sh\u00ebn Trinia, duke folur se si t\u00eb mos e humbasin shk\u00eblqimin k\u00ebto vende. Ashtu si\u00e7 do t\u00eb d\u00ebshiroje, q\u00eb student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt e Filologjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs ta b\u00ebnin k\u00ebtu peligrinazhin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb \u201cFormul\u00ebs s\u00eb Pag\u00ebzimit\u201d, d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb shqipes son\u00eb, sigurisht n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb asfaltuar dhe p\u00ebrtej Lisit. Nuk do t\u00eb doje t\u2019i p\u00ebrjashtoje as politikan\u00ebt nga kjo gj\u00eb, por druan se ata nuk e kan\u00eb me gjith\u00eb mend p\u00ebr ta mbajtur mal\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, se ashtu, pa njer\u00ebz, e zhvasin m\u00eb leht\u00eb. N\u00ebse kjo mund t\u00eb duket si nj\u00eb akuz\u00eb n\u00eb \u201caj\u00ebr\u201d, mjafton t\u00eb dini se pas \u00e7do koncesioni minerar, hidrik etj., \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr nj\u00eb ose disa politikan\u00eb, ministra, deputet\u00eb, kryetar\u00eb bashkish e t\u00eb tjer\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb \u201cpaduksh\u00ebm\u201d shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur sot t\u00eb b\u00ebsh zanatin e reporterit, kur vjen n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb takosh njer\u00ebz, t\u00eb dish sa \u00ebsht\u00eb numri i banor\u00ebve, i nx\u00ebn\u00ebsve, i subjekteve private, i krer\u00ebve t\u00eb gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjall\u00eb etj. Nj\u00eb gurore e vog\u00ebl guri dekorativ na t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen n\u00eb shpatin e nj\u00eb mali, gj\u00eb pozitive, por nevojat p\u00ebr investime n\u00eb k\u00ebt\u00eb areal jan\u00eb t\u00eb shumta, n\u00eb rrug\u00eb, miniera, blegtori, agroturiz\u00ebm etj. K\u00ebto do t\u2019i rikthenin njer\u00ebzit n\u00eb trojet e l\u00ebna shkret\u2026 si n\u00eb epok\u00ebn e gurit. Zor se mund t\u2019i p\u00ebrgjigjeshe dikujt q\u00eb vjen nga Europa se si ka ndodhur q\u00eb njer\u00ebzit i kan\u00eb l\u00ebshuar me kaq leht\u00ebsi vendet e tyre. Si nj\u00eb mallkim p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj kohe, pse dita-dit\u00ebs iket dhe nga Kosova, Plava e Gucia, Presheva etj. Dhe ne vet\u00ebm sa e p\u00ebrshkruajm\u00eb me fjal\u00eb k\u00ebt\u00eb zhbimje trishtuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta zgj\u00ebruar disi gjeografin\u00eb e k\u00ebtij shkrimi, mund t\u00eb udh\u00ebtosh n\u00ebp\u00ebr Bushtric\u00eb, Kala t\u00eb Dod\u00ebs, Sllov\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri njer\u00ebzit q\u00eb has jan\u00eb sa gishtat e dor\u00ebs. E nj\u00ebjta pamje n\u00eb t\u00eb gjitha mal\u00ebsit\u00eb, n\u00eb Veri dhe n\u00eb Jug. Mjafton nj\u00eb dokumentar nga Zhulati i Papa Zhulit t\u00eb famsh\u00ebm, \u201cLek\u00eb Dukagjinit\u201d t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se dhe atje, n\u00eb dheun e \u201cVajz\u00ebs s\u00eb Val\u00ebve\u201d, njer\u00ebzit kan\u00eb ikur dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas vet\u00ebm varret. Ngado male pa njer\u00ebz, kulla pa tym. Nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb e koh\u00ebve moderne, e paimagjinueshme. Nj\u00eb qytet\u00ebrim i nd\u00ebrtuar me mundimin e dhjet\u00ebra brezave q\u00eb po zhduket pa zhurm\u00eb. Politikan\u00ebt q\u00eb ven\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebgjesa publike n\u00eb male, me gjas\u00eb i marrin me vete ata iu duhen p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar. A ka nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar qeveria, Presidenti, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, se sa banor\u00eb ka sot n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi vendore, bashki, rreth? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr nj\u00eb fshat piktoresk n\u00eb lugin\u00eb, dyqind metra mbi nivelin e detit, m\u00eb pak se 100 kilometra nga Tirana, jo larg Udh\u00ebs s\u00eb Kombit, q\u00eb ka mbetur me nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs dhe nj\u00eb m\u00ebsues?!&#8230;<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb rrudhur n\u00eb pak kilometra katror\u00eb, rreth e qark kryeqytetit dhe aty zien politika, aty prodhohen lajmet, aty bu\u00e7asin protestat, aty vidhen bankat, malet jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu grabitur: pyjet, kafsh\u00ebt e egra, kromin, gjer k\u00ebrpurdhat, pa p\u00ebrfituar asgj\u00eb t\u00eb zot\u00ebt. T\u00eb vetmit q\u00eb turren drejt maleve, si drejt nj\u00eb preje, jan\u00eb ata q\u00eb iu rr\u00ebmbejn\u00eb vendasve: lumenjt\u00eb, p\u00ebrrenjt\u00eb, burimet, q\u00eb t\u2019i fusin n\u00eb tuba e beton. Rroft\u00eb \u201cqytet\u00ebrimi\u201d i ri i hidrocentralizimit t\u00eb maleve tona. N\u00ebse lumi i Urak\u00ebs pati fat e shp\u00ebtoi p\u00ebrgjysm\u00eb, pa u hidrocentralizuar, ende nuk dihet se si do t\u00eb vej\u00eb fati i p\u00ebrrenjve turistik\u00eb t\u00eb Ka\u00e7inarit, mbi t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb planifikuar kat\u00ebr hidrocentrale, me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimin e banor\u00ebve. S\u2019duam hidrocentrale n\u00eb Arr\u00ebz, Shtuf, Simon e Shp\u00ebrdhaz\u00eb! &#8211; iu thon\u00eb ata pushtetar\u00ebve, duke iu kujtuar se u shfryt\u00ebzuan pyjet e Laj\u00ebs e Ben\u00ebs, p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli, nga NPD-ja e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, duke mos p\u00ebrfituar asgj\u00eb ata, q\u00eb ato bjeshk\u00eb i kishim pasur mir\u00e0 t\u00eb katundit. Pastaj u shfryt\u00ebzua bakri i n\u00ebntok\u00ebs s\u00eb tyre dhe p\u00ebrs\u00ebri ata nuk u \u201ckompensuam\u201d as me nj\u00eb met\u00ebr asfalt. \u201cTani vijn\u00eb t\u00eb na grabisin dhe p\u00ebrrenjt\u00eb?!\u201d<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb qytet\u00ebrimi i dyt\u00eb q\u00eb po zhduket n\u00eb male. Trojet. Kullat. Piktogramet. Shkollat. Vreshtat\u2026 I pari \u00ebsht\u00eb shuar nga pushtimi otoman, kur humb\u00ebm principatat, manastiret, abacit\u00eb, k\u00ebshtjellat dhe shum\u00eb \u201cqyteza\u201d t\u00eb tjera t\u00eb shekujve t\u00eb shkuar. Shtoi k\u00ebsaj dhe bjerrjen e tradit\u00ebs s\u00eb kullave, prijes e kuvendit gjat\u00eb komunizmit. Turizmi, q\u00eb trumbetohet nga t\u00eb gjith\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nga qeveria, nuk mund t\u00eb jet\u00eb shp\u00ebtimi, edhe sikur zhvillimi i agroturizmit t\u00eb mb\u00ebshtetej pa kaluar p\u00ebrmes \u201cgj\u00ebrizeve\u201d t\u00eb burokracis\u00eb e korrupsionit. N\u00ebse Zadrima e ka \u201cMrizin e Zanave\u201d si nj\u00eb model t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb ri, k\u00ebt\u00eb nuk e ka ende Oroshi, Lura, Shishtaveci, Radomira, Iballja etj. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vitet e fundit n\u00eb Ul\u00ebz, Vermosh dhe ndokund tjet\u00ebr, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb e maleve nga shkretimi dhe mbirja e ferr\u00ebs n\u00eb der\u00eb. Qeveria ka m\u00eb shum\u00eb fjal\u00eb se pun\u00eb konkrete sa i p\u00ebrket rivitalizimit t\u00eb fshatrave. Nuk ka kuptim t\u00eb nisemi drejt luginave malore, kur t\u00eb ket\u00eb ikur dhe ai nx\u00ebn\u00ebsi e m\u00ebsuesi i fundit prej andej\u2026 dhe t\u00eb ket\u00eb mbetur vet\u00ebm lapidari i Formul\u00ebs s\u00eb Pag\u00ebzimit, drejt t\u00eb cilit shkuam k\u00ebto dit\u00eb, duke \u201ctakuar\u201d t\u00eb parin dhe t\u00eb fundit, Imzot Pal Engj\u00ebllin, e vitit t\u00eb larg\u00ebt 1462\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; N\u00ebse do t\u00eb shkruash nj\u00eb reportazh nga jeta e maleve shqiptare, harroje se atje do t\u00eb gjesh njer\u00ebz. Jo, kan\u00eb ikur t\u00eb gjith\u00eb. Udh\u00ebton nj\u00ebqind kilometra, n\u00ebp\u00ebr kreshtat e Matit, deri lart n\u00eb Macukull dhe n\u00eb kulla t\u00eb t\u00ebra<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7711,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7710","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7710"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7710\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7712,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7710\/revisions\/7712"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}