{"id":7701,"date":"2019-04-17T00:13:50","date_gmt":"2019-04-17T00:13:50","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7701"},"modified":"2019-04-17T00:13:50","modified_gmt":"2019-04-17T00:13:50","slug":"shuhet-smaragda-kovaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7701","title":{"rendered":"Shuhet Smaragda KOVACI"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu2.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7702\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Monda-Moisiu2.png\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"79\" \/><\/a>Shuhet Smaragda KOVACI -liceistja e fundit e Liceut Francez t\u00eb Korc\u00ebs, m\u00ebsonj\u00ebsja veterane e brezave..<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ndar\u00eb sot nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 93 vje\u00e7are, liceistja e fundit e Liceut Francez t\u00eb Korc\u00ebs, m\u00ebsonj\u00ebsja e njohur dhe e vler\u00ebsuar me medaljen e Nderit t\u00eb Urdh\u00ebrit \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d\u201c, an\u00ebtare e Shoqat\u00ebs Franc\u00eb-Shqip\u00ebri, frankofonja -Smaragda KOVACI.<!--more--><\/p>\n<p>Nj\u00eb personalitet mjaft i njohur nd\u00ebr\u00a0 dekadan\u00eb fush\u00ebn e ar\u00ebsimit n\u00eb Korc\u00eb.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb m\u00ebngjes nj\u00eb lajm tejet i trisht\u00eb trazoi shpirtin dhe zemr\u00ebn time. Mikja e vjet\u00ebr e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe e shkoll\u00ebs, ndihm\u00ebs\/mjekja e njohur Suzana Kami m\u00eb shkruante se sot her\u00ebt ndaj t\u00eb gdhir\u00eb, mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb ish-m\u00ebsonj\u00ebsja jon\u00eb e dashur dheish-drejtoresha e shkoll\u00ebs\u00a0 s\u00eb ar\u00ebsimit ton\u00eb fillestar e t\u00eb hersh\u00ebm, e shtrenjta Smaragda KOVACI.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb q\u00eb nuk kap\u00ebrdihet \u00ebsht\u00eb ikja nga kjo bot\u00eb\u2026Vdekja me lirin\u00eb e saj t\u00eb frik\u00ebshme, \u00ebsht\u00eb e ftoht\u00eb, tinzare\u00a0 dhe e pashpirt\u2026.,sepse ka vdekje, andaj\u00a0 ka edhe lindje, vazhdim\u00ebsi\u2026<\/p>\n<p>Madje,\u00a0 dhimbja e vdekjes nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb shuhen, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata t\u00eb gjall\u00ebt q\u00eb lem\u00eb pas\u2026!<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me trishtimin q\u00eb ndjeva\u00a0 at\u00eb moment, kujtimet v\u00ebrshuan n\u00eb mendje, vecmas p\u00ebrfytyrimi i gjall\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs\u00a0 i atyre viteve t\u00eb shkoll\u00ebs tet\u00ebvjecare t\u00eb paharruara, plot jet\u00eb e frym\u00ebzim, porse t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme m\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Smaragda Kovaci ishte jo vet\u00ebm m\u00ebsonj\u00ebse\u00a0 dhe edukatore e zellshme e brezave q\u00eb ajo m\u00ebsonte dhe edukonte n\u00eb form\u00eb e funksion, por edhe nj\u00eb\u00a0 m\u00ebsonj\u00ebse \u201cn\u00ebn\u00eb\u201d e dashur dhe e dhimbsur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb NE!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb jeta! Kemi ardhur dhe do t\u00eb ikim nga kjo bot\u00eb. Ajo c\u2019ka lem\u00eb pas \u00ebsht\u00eb kujtimet e bukura e t\u00eb mira, dashuria, kujdesi\u00a0 njer\u00ebzor, qytetar e intelektual t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u00a0 ku jetojm\u00eb e punojm\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsonj\u00ebsja jon\u00eb e shtrenjt\u00eb ishte e bukur n\u00eb dimensionin fizik,\u00a0 njer\u00ebzor, qytetar dhe intelektual.<\/p>\n<p>Smargada KOVACI ishte modeli i gruas s\u00eb sakrific\u00ebs nd\u00ebr koh\u00ebra. I p\u00ebrket\u00a0 plejad\u00ebss\u00eb\u00a0 art\u00eb t\u00eb m\u00ebsonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb pergatitur me m\u00ebncurin\u00eb e dijen e tyre, dhjet\u00ebra breza qytetare dhe intelektual\u00ebsh.Smargada \u00ebsht\u00eb m\u00ebsonj\u00ebsja q\u00eb meriton p\u00ebrjet\u00ebsisht, mir\u00ebnjohjen, nderimin, respektin dhe dashurin\u00eb e bashk\u00ebkohasve t\u00eb saj t\u00eb Liceut Francez, bashk\u00ebqytetar\u00ebve korcar\u00eb,\u00a0 bot\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si nj\u00eb personazh i dal\u00eb nga muzeuuhistoriki Dijes dhe Kultur\u00ebs,\u00a0 nga erudicioni i kock\u00ebs intelektuale\u00a0 t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb shquar e t\u00eb art\u00eb\u00a0 t\u00eb\u00a0 Qytetaris\u00eb dhe Inteligjenc\u00ebs Korcare. Jeta e M\u00ebsonj\u00ebses son\u00eb Smaragda KOVACI \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmbulli i P\u00ebrkryer i Simbolit t\u00eb Dashuris\u00eb dhe Dhimbjes, e\u00a0 gjith\u00eb Vlerave\u00a0 t\u00eb\u00a0 njer\u00ebzores e Hyjnores, &#8211; t\u00eb cilat portretizonin fisnik\u00ebrin\u00eb e gjith\u00ebanshme qytetare t\u00eb personalitetit dhe karakterit q\u00eb ajo rrezatonte, si nj\u00eb m\u00ebsonj\u00ebse e p\u00ebrjetshme e brezave, e cila i pergatiti p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra. Ndjejm\u00eb\u00a0 nj\u00eb emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb teksa shkruajm\u00eb\u00a0 k\u00ebt\u00eb esse-homazh n\u00eb dedikim t\u00eb m\u00ebsonj\u00ebses son\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Shkoll\u00ebs 8 Vjecare, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb Korc\u00eb,-t\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb ndritur\u00ebs Smaragda KOVACI, liceistes s\u00eb Liceut Francez, m\u00ebsonj\u00ebses s\u00eb gjuh\u00eb-let\u00ebrsis\u00eb, poliglote- zot\u00ebruese mjaft e mir\u00eb dhe e talentuar e disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja. Nj\u00eb nga personalitet m\u00eb shembullore n\u00eb investimin e ar\u00ebsimit dhe edukimit t\u00eb brezave, n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, si drejtuese e\u00a0 institucioneve ar\u00ebsimore, me pun\u00eb sakrifica dhe p\u00ebrkushtim,ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb rol investues model ar\u00ebsimor, duke b\u00ebr\u00eb realitet \u00ebndrr\u00ebn e saj, duke investuar n\u00eb\u00a0 shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, gjithcka; dijet, m\u00ebncurin\u00eb dhe pasionin e saj t\u00eb m\u00ebsonj\u00ebses\u00a0 n\u00eb bangat e shkoll\u00ebs, nga ku kan\u00eb dal\u00eb; ekonomist\u00eb,\u00a0 m\u00ebsonj\u00ebs, mjek\u00eb e ndihm\u00ebs\/mjek\u00eb,\u00a0 pedagog\u00eb, historian\u00eb, shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, \u00a0politikan\u00eb, sportist\u00eb, lider\u00eb dhe qytetar\u00eb\u00a0 t\u00eb mir\u00ebnjohur e t\u00eb shquar, t\u00eb denj\u00eb e t\u00eb devotsh\u00ebm\u00a0 nd\u00ebr koh\u00ebra, respektues t\u00eb ligjeve dhe traditave t\u00eb vendeve ku ata jetojn\u00eb e punojn\u00eb, jasht\u00eb e brenda Korc\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb.Na kujtohet se n\u00eb pak vite ajo ngriti nj\u00eb staf pedagogjik sh\u00ebmbullor dhe model, investimin m\u00eb\u00a0 t\u00eb madh n\u00eb shkoll\u00ebn 8 Vjecare \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, duke mbledhur e zgjedhur rreth vetes m\u00ebsonj\u00ebs model me drit\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb m\u00ebncuris\u00eb e dijes, sikund\u00ebr; Sotir Nuci Naci, Vasilika Grameno, Shefqet Selimaj, Piro Ktona, Niko Mile, Zhani Zheku, Viollandi Xhane, Viollandi Sk\u00ebndi, Vasil Sido, Tefta Cani, Marika Joti, Ana Frash\u00ebri, Dhork\u00eb Koco, Florenca Karapanco, Polikron Trebicka, Petro Qesati, Nimete Shtylla, Veprore Hasi, m\u00ebsuese Kostanca dheprofesor Josifi,etj, etj. Forca e dijes dhe e m\u00ebncuris\u00eb s\u00eb m\u00ebsonj\u00ebses son\u00eb kan\u00eb hedhur drit\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb krijimtaris\u00eb sime (R.Moisiu-shen.im), nj\u00eb grint\u00eb aq t\u00eb fuqishme, sa un\u00eb m\u00eb pas u b\u00ebra jo vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebsonj\u00ebse e anglishtes, por edhe nj\u00eb krijuese letrare e admiruar. Tashm\u00eb sjell nd\u00ebrmend kur organizova promovimin e 4 librave t\u00eb mij n\u00eb qytetin e bibliotek\u00ebs \u201cthimi Mitko\u201d t\u00eb Korc\u00ebs, m\u00ebsuese Smaragda ishte ulur n\u00eb rreshtin e par\u00eb dhe ndjehej krenare dhe e lumtur q\u00eb un\u00eb jo vet\u00ebm e kisha ftuar aty, por edhe p\u00ebr arritjet e mija n\u00eb fush\u00ebn e krijimaris\u00eb etrare e publicistike. Virtytet dhe dijet e m\u00ebsonj\u00ebses son\u00eb un\u00eb i kam p\u00ebrmendur shpesh n\u00eb intervistat dhe esse-t\u00eb q\u00eb kam shkruar nd\u00ebr vite. Por edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, sepse n\u00eb ballafaqimet me ardhm\u00ebrin\u00eb, un\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb lodhem se transmetuari k\u00ebto vlera t\u00eb cmuara t\u00eb shpirtit intelektual,\u00a0 identitetin dhe krenarin\u00eb e kultur\u00ebs e dijes t\u00eb Korc\u00ebs son\u00eb, dhe ndikimin q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto vlera sikund\u00ebr ishte\u00a0 m\u00ebsonj\u00ebsja jon\u00eb, Smaragda Kovaci, n\u00eb integrimin e brezave t\u00eb\u00a0 ardhsh\u00ebm. Me nj\u00eb kujtes\u00eb\u00a0 tejet t\u00eb admirueshme\u00a0 duke mbajtur mbi supe pesh\u00ebn e viteve, 93 vjet, m\u00ebsonj\u00ebsja jon\u00eb kurr\u00eb nuk e ndau librin nga dora. Ajo ka dy vajza Milla Kovaci Lubonja dhe Zheni Kovaci. M\u00ebsonj\u00ebsja jon\u00eb e dashur jetonte me vajz\u00ebn e madhe t\u00eb saj, Milla dhe dh\u00ebndrin, mjekun otojat\u00ebr, njeriun e mir\u00eb e t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb nderuar e t\u00eb respektuar n\u00eb Korc\u00eb, Dr. Maksi Lubonja, t\u00eb cil\u00ebt si familje e konsideronin si njeriun m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb e m\u00eb t\u00eb dashur. Ajo e konsideronte dr. Maksin si djalin e saj dhe ai si n\u00ebn\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Ajo kishte shum\u00eb etje p\u00ebr dije dhe ishte nj\u00eb njoh\u00ebse p\u00ebrkthyese brilante e gjuh\u00ebs franceze.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb para se mbylli syt\u00eb,- tregon Dr. Maksi mes emocionesh, &#8211; ajo na lexoidhe p\u00ebrktheu nga frengjishtja revolucionin francez..!<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb mrekulli kujtesa dhe koshienca e saj!<\/p>\n<p>Sa her\u00eb shkoja e vizitoja, -shprehet Zana, si ish-nx\u00ebn\u00ebsja e saj, &#8211; n\u00eb bisedat q\u00eb b\u00ebnim sillte mrekullisht n\u00eb kujtes\u00eb dhjetra-dhjetra nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb brezave q\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>-Ah-Raimonda Sade \u2013 m\u00eb tha her\u00ebn e fundit q\u00eb i shkova p\u00ebr vizit\u00eb, &#8211; ajo ishte nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer, studionte shum\u00eb dhe recitonte bukur e me pasion p\u00ebrmend\u00ebsh poema nga t\u00eb Kadares\u00eb, dhjetra faqe e nuk ngat\u00ebrronte asnj\u00eb varg!<\/p>\n<p>Kujtonte me admirim, mall e dashuri, nx\u00ebn\u00ebsit e\u00a0 dalluar sikund\u00ebr; Ninfa Buletinin, Sanaberta Mukollari Dhame, Suzana Kamin, t\u00eb ndjerin ekonomistin Roland Cangonji, G\u00ebzim Luarasi, futbollistin e mir\u00ebnjohur t\u00eb Klubit t\u00eb Futbollit \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d, q\u00eb b\u00ebri em\u00ebr, -G\u00ebzim Muhaxhiri,- Izet Bardhoshin, G\u00ebzim Lloshin, Ditjana Feimi, z\u00ebrin e mrekulluesh\u00ebm e t\u00eb talentuar n\u00eb muzik\u00eb t\u00eb Hatixhe Gedaj, t\u00eb ndjer\u00ebs Bukurie Kalemi, Lazarela Gedaj, Af\u00ebrdita Buzali, Arsen Buzali, Elisabeta Buzali etj.etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast emocioni e dashurie, nderimi e respektit ku p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me personalitetin e meritat e saj.<\/p>\n<p>Edhe pas nj\u00eb shekulli tjet\u00ebr ajo do t\u00eb thirret e do t\u00eb mbetet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ne: Nj\u00eb njeri i mrekulluesh\u00ebm, nj\u00eb frym\u00ebzim i mrekulluesh\u00ebm, i pashterrsh\u00ebm, nj\u00eb lidere dhe m\u00ebsonj\u00ebse e mrekullueshme p\u00ebr\u00a0 ish-student\u00ebt e saj nd\u00ebr vite. Nd\u00ebrsa p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt korcar\u00eb, koleg\u00ebt, miqt\u00eb e shumt\u00eb, komunitetin e ar\u00ebsimtar\u00ebve dhe ar\u00ebsimdash\u00ebsve korcar\u00eb, njer\u00ebzit e saj t\u00eb dashur, dy vajzat e saj t\u00eb mrekullueshme, Milla\u00a0 Kovaci Lubonja, Zheni Kovaci dhe dh\u00ebndrin e saj Dr. Maksi Lubonja, dhe p\u00ebr brezat\u00a0 e ardhsh\u00ebm ajo do t\u00eb\u00a0 p\u00ebrjet\u00ebsohet n\u00eb panteonin e nd\u00ebrgjegjes qytetare e korcare, -Simboli i M\u00ebncuris\u00eb s\u00eb Dijes dhe Ar\u00ebsimit Korcar.<\/p>\n<p>Ajo mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb m\u00eb 26 Shkurt 2019, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb pran\u00eb\u00a0 vajz\u00ebs Milla dhe dh\u00ebndrit, Dr. Maksi Lubonja, nip\u00ebrve e mbesav\u00eb, n\u00eb Korc\u00eb,\u00a0 aty n\u00eb vendlidjen e saj ku edhe mori jet\u00eb nektari i Dijes dhe M\u00ebncuris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj zonj\u00eb fisnike e t\u00eb mrekullueshme, e liceistess\u00eb fundit t\u00eb Liceut historik francez t\u00eb Korc\u00ebs. Do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nderin dhe krenarin\u00eb\u00a0 e qytetaris\u00eb e inteligjenc\u00ebs korcare q\u00eb nj\u00eb nga gjimnazet e Korc\u00ebs t\u00eb marr\u00eb emrin e M\u00ebsonj\u00ebses s\u00eb Ndritur \u2013Smaragda Kovaci.<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb p\u00ebr\u00e7uesja e Dijeve e Drit\u00ebs n\u00eb Shum\u00eb Breza,\u00a0 Liceistja e Fundit \u2013Smaragda Kovaci!<br \/>\nLamtumir\u00eb N\u00ebn\u00eb, Gjyshe dhe M\u00ebsonj\u00ebse Fisnike!<\/p>\n<p>U prehsh n\u00eb Paqen e Am\u00ebshuar! T\u00eb Qoft\u00eb Dheu i Leht\u00eb, i Korc\u00ebs Son\u00eb!.<br \/>\nI p\u00ebrjetsh\u00ebm Kujtimi dhe Drita e Vepr\u00ebs Tuaj, q\u00eb ju lat\u00eb <strong>pas!<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Raimonda SADE MOISIU&amp;Suzana KAMI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkurt, 2019<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shuhet Smaragda KOVACI -liceistja e fundit e Liceut Francez t\u00eb Korc\u00ebs, m\u00ebsonj\u00ebsja veterane e brezave.. \u00cbsht\u00eb ndar\u00eb sot nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 93 vje\u00e7are, liceistja e fundit e Liceut Francez t\u00eb Korc\u00ebs, m\u00ebsonj\u00ebsja e njohur dhe e vler\u00ebsuar me medaljen e Nderit t\u00eb Urdh\u00ebrit \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d\u201c, an\u00ebtare e Shoqat\u00ebs Franc\u00eb-Shqip\u00ebri, frankofonja -Smaragda KOVACI.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7702,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-7701","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7701"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7701\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7703,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7701\/revisions\/7703"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}