{"id":7670,"date":"2019-03-20T20:52:56","date_gmt":"2019-03-20T20:52:56","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7670"},"modified":"2019-03-20T20:52:56","modified_gmt":"2019-03-20T20:52:56","slug":"albin-kurti-ne-federaten-boterore-te-paqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7670","title":{"rendered":"Albin Kurti ne Federaten Boterore te Paqes"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/albinkurti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7671\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/albinkurti.jpg\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"123\" \/><\/a>Zonja dhe Zot\u00ebrinj, Motra dhe V\u00ebllez\u00ebr, T\u00eb dashur Miq,<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jam i nderuar dhe i g\u00ebzuar q\u00eb m\u00eb jepet mund\u00ebsia t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb Samitin e Federat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Paqes. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e pare p\u00ebr mua t\u00eb jem present n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb Federat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Paqes dhe hera ime e par\u00eb t\u00eb jem<!--more--> n\u00eb Seul dhe Kore. Por, un\u00eb ndihem sikur kam qen\u00eb k\u00ebtu edhe m\u00eb her\u00ebt, sikur jemi par\u00eb diku gjetiu. Un\u00eb ndoshta ndjehem n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sepse ne takohemi si njer\u00ebz q\u00eb jemi s\u00eb bashku edhe kur nuk jemi, derisa kemi nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 p\u00ebr paqen dhe unitetin, barazin\u00eb dhe sigurin\u00eb, mir\u00ebqenien dhe drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ju sot k\u00ebtu.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbndrrat m\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebr lirin\u00eb jan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb burg\u201d,<\/p>\n<p>ka th\u00ebn\u00eb Friedrich Schiller m\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e tij. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, mund t\u00eb thuhet se \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr paqen jan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb koh\u00eb lufte. Gjithashtu, d\u00ebshirat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr unifikim dhe integrim jan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar nga njer\u00ebz t\u00eb ndar\u00eb, nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjeve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar nga qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbahen ndarazi forc\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam njohur dhe p\u00ebrjetuar personalisht shtypjen dhe burgun, luft\u00ebn dhe ndarjen; megjithat\u00eb, un\u00eb i kam ndeshur ato t\u00eb bashkuara n\u00eb nj\u00eb, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, te paraardh\u00ebsi i l\u00ebvizjes son\u00eb \u00e7lirimtare, tek ambasadori p\u00ebr paqe dhe laureati i \u00e7mimit Saharov t\u00eb paqes, tek z. Adem Dema\u00e7i, biografia dhe p\u00ebrvoja jet\u00ebsore e t\u00eb cilit i ngjajn\u00eb ngusht\u00ebsisht martirizimit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs triumfuese t\u00eb shpirtit paqedash\u00ebs t\u00eb themeluesit t\u00eb Federat\u00ebs Universale t\u00eb Paqes, T\u00eb Respektuarit Sun Myang Mun.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb me fat q\u00eb kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb jem nj\u00eb aktivist dhe t\u00eb punoj me zotin Dema\u00e7i kur ai ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990. Si shkrimtar, si nj\u00eb intelektual disident, si nj\u00eb \u00e7lirimtar dhe nj\u00eb politikan progresiv, ai u d\u00ebnua padrejt\u00ebsisht me 28 vite burg. Megjith\u00eb kt\u00ebo vuajtje t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb burg, Dema\u00e7i mund t\u00eb krahasohet me nj\u00eb qiri q\u00eb digjet dhe zbehet n\u00eb err\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drit\u00eb p\u00ebr ata rreth tij \u2013 p\u00ebr miqt\u00eb e tij, p\u00ebr popullin e tij. Ai u largua nga jeta ver\u00ebn e kaluar por do t\u00eb na ndri\u00e7oj\u00eb gjithmon\u00eb dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Dema\u00e7in, lirimi i tij nga burgu, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova dhe tokat e tjera shqiptare ishin ende n\u00ebn pushtim, ishte, sipas fjal\u00ebve t\u00eb tij, sikur t\u00eb dilte nga nj\u00eb burg i vog\u00ebl dhe t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb burg m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb kishte mbyllur nj\u00eb komb t\u00eb t\u00ebr\u00eb brenda mureve t\u00eb tij .<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, Adem Dema\u00e7i i k\u00ebshilloi bashkatdhetar\u00ebt e tij shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalonin identifikimin e qytetar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm serb\u00eb me p\u00ebrkrah\u00ebsit e regjimit invaziv serb.<\/p>\n<p>\u201cDje, ne luftuam kund\u00ebr shovinist\u00ebve serb\u00eb,\u201d \u2013 tha ai, \u2013 \u201cTani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb trajtohen si qytetar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj Ai do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb stilin e tij :<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ndonj\u00eb shqiptar mendon t\u00eb sulmoj\u00eb nj\u00eb serb t\u00eb pafajsh\u00ebm, le t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb sulmojn\u00eb djalin tim, Shqiptarin\u201d.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Un\u00eb tani jam deputet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoj e udh\u00ebheq opozit\u00ebn e re n\u00eb Kosov\u00eb, e cila n\u00eb thelb ka p\u00ebr synimin paqen e v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebrvoja na ka d\u00ebshmuar se paqja e rreme, si\u00e7 thot\u00eb filozofi Lu Xun, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb arm\u00ebpushim i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe konceptohet me nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re. Marr\u00ebveshjet e k\u00ebqija t\u00eb paqes mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija se sa mungesa e tyre. Paqe e v\u00ebrtet\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm paqja e past\u00ebr moralisht.<\/p>\n<p>Ka paqe n\u00eb burg, ka paqe gjithashtu edhe n\u00eb varreza. Paqja e pandershme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt i ngrir\u00eb, nj\u00eb konflikt i pashmangsh\u00ebm dhe nj\u00eb shp\u00ebrthim i mundsh\u00ebm. Pa liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne m\u00eb shum\u00eb e rrisim shtypjen e popullit dhe mbylljen sociale, t\u00eb ngjashme me dinamitin, sa m\u00eb e madhe t\u00eb jet\u00eb shtypja, aq m\u00eb i madh do t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebrveprimi i saj i m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vendi nga ku un\u00eb vij, Kosova, dhe tokat shqiptare, jan\u00eb nj\u00eb tok\u00eb pjellore p\u00ebr far\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb paqes. Vlerat dhe parimet universale p\u00ebr paqen dhe harmonin\u00eb globale mish\u00ebrohen n\u00eb kodin e jet\u00ebs s\u00eb popullit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Por populli shqiptar vazhdon t\u00eb jet\u00eb i ndar\u00eb, i fragmentuar dhe i k\u00ebrc\u00ebnuar nga ndarja dhe cop\u00ebzimi i m\u00ebtejsh\u00ebm dhe nga nj\u00eb konflikt i ngrir\u00eb e gjithmon\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues.<\/p>\n<p>\u201cTerritori mund t\u00eb ndahet, por njer\u00ebzit nuk mundet\u201d,<\/p>\n<p>theksoi i Respektuari Mun. Rreziqet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e tilla po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse puna p\u00ebr paqen dhe mir\u00ebmbajtja e paqes \u00ebsht\u00eb sa e nevojshme aq dhe e v\u00ebshtir\u00eb, e cila k\u00ebrkon shum\u00eb pun\u00eb, gjithashtu.<\/p>\n<p>Paqja pa siguri \u00ebsht\u00eb paqe e p\u00ebrkohshme. Siguria pa paqe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb siguri p\u00ebr nj\u00eb pakic\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja, p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb, dor\u00eb p\u00ebr dore, s\u00eb bashku, t\u00eb bashkuara. Megjithat\u00eb, kjo mbetet nj\u00eb vizion mjaft statik, n\u00ebse nuk ka zhvillim. Nd\u00ebrsa paqja dhe siguria na kujtojn\u00eb periudh\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb zhvillimi q\u00eb sjell n\u00eb koh\u00eb hap\u00ebsira e urt\u00eb, duhet t\u00eb kemi paqe dhe t\u00eb ndjehemi t\u00eb sigurt. Koha na b\u00ebn me dije se ne duhet t\u00eb zhvillohemi, ne do t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb, si njer\u00ebz, si qytetar\u00eb, si shoq\u00ebri, si popuj. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb, ne duhet t\u00eb fitojm\u00eb. Dhe p\u00ebr fitoren q\u00eb ne po k\u00ebrkojm\u00eb, ne duhet t\u00eb ecim s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na bashkon si popuj \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa ajo q\u00eb na \u00e7on p\u00ebrpara. Lufta \u00ebsht\u00eb rezultat i shum\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Nd\u00ebrvar\u00ebsia dhe bashk\u00ebvprimi p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e vet nj\u00eb platform\u00eb ku shfaqen angazhimet shoq\u00ebrore dhe institucionet politike. Sigurisht q\u00eb kemi dallime, por kudo dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, ne kemi m\u00ebnyr\u00ebn se si shum\u00eb m\u00ebnyra dhe gj\u00ebra q\u00eb na bashkojn\u00eb. Gjithmon\u00eb do t\u00eb fillojm\u00eb nga ajo q\u00eb kemi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fush\u00eb e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb bot\u00ebrore. Prandaj, me k\u00ebmb\u00ebnguljen ton\u00eb p\u00ebr vlerat universale, un\u00eb besoj se mund ta plot\u00ebsojm\u00eb universalitetin si vler\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Samit,<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u00eb duket si jo e mundshme, ne s\u00eb bashku e b\u00ebjm\u00eb at\u00eb m\u00eb se t\u00eb mundshme. Paqja na bashkon, dhe, ne bashkohemi p\u00ebr paqen. Sepse ne merremi rregullisht p\u00ebr paqen, p\u00ebrmes edukimit dhe jet\u00ebs, n\u00eb shkolla dhe n\u00eb sht\u00ebpi. Ashtu sikund\u00ebr kan\u00eb theksuar i Respktuari Mun dhe N\u00ebn\u00eb Tereza, paqja fillon n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb familje, fillon n\u00eb zemr\u00ebn dhe n\u00eb shpirtin e secilit. Faleminderit!.<\/p>\n<p>Mekulipress<\/p>\n<p><strong><em>Mars 2019, solli per Kuvendin, Bardhyl Selimi<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zonja dhe Zot\u00ebrinj, Motra dhe V\u00ebllez\u00ebr, T\u00eb dashur Miq, &nbsp; Jam i nderuar dhe i g\u00ebzuar q\u00eb m\u00eb jepet mund\u00ebsia t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb Samitin e Federat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Paqes. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e pare p\u00ebr mua t\u00eb jem present n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb Federat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Paqes dhe hera ime e par\u00eb t\u00eb jem<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7671,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-7670","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7670"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7670\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7672,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7670\/revisions\/7672"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}