{"id":7648,"date":"2019-02-20T17:15:12","date_gmt":"2019-02-20T17:15:12","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7648"},"modified":"2019-02-20T17:55:24","modified_gmt":"2019-02-20T17:55:24","slug":"elinda-markut-i-jepet-titulli-qytetare-nderi-e-lezhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7648","title":{"rendered":"ELINDA MARKUT I JEPET TITULLI &#8221; QYTETARE NDERI &#8221; E LEZHES"},"content":{"rendered":"<p>Poetes se njohur Elinda Marku, i jepet titulli &#8221; QYTETARE NDERI&#8221;\u00a0 e Lezhes.<\/p>\n<p>Keshilli Botues i Revistes &#8221; Kuvendi &#8221; me kete rast, falenderon Keshillin Bashkiak te Bashkise Lezhe, per kete nder qe i ben Elindes, si dhe Klubin Letrar &#8221; Ndoc Gjetja&#8221; te po keti qyteti, qe e ka propozuar. Me kete rast i urojme Elindes ditelindjen, te kete jete te gjate dhe te frytshme ne krijimtarine e saj!<!--more--><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/elinda6.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-7650\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/elinda6.jpg\" alt=\"\" width=\"136\" height=\"160\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>ELINDA MARKU ( Portret )<\/strong><\/p>\n<p><strong>Elinda Marku<\/strong>\u00a0u lind m\u00eb 20 shkurt 1969 n\u00eb fshatin Fierz\u00eb t\u00eb Rubikut. Ajo ka studiuar p\u00ebr Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe n\u00eb Universitetin Luigj Gurakuqi t\u00eb Shkodr\u00ebs. Prej vitit 1999 jeton n\u00eb Michigan, ku \u00ebsht\u00eb kryeredaktore e revist\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmuajshme shqiptare Kuvendi, q\u00eb publikohet n\u00eb Amerik\u00eb.Elinda \u00a0Marku \u00ebsht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe autore e librave poetik\u00eb: \u201cDy her\u00eb e virgj\u00ebr\u201d \u2013 Lezh\u00eb 1994 dhe \u201cStruktura e ferrit\u201d \u2013 Lezh\u00eb 1996. M\u00eb von\u00eb publikoj librin e trete Maciablu@Poezi.<\/p>\n<p>Dy libra t\u00eb tjer\u00eb i botoi n\u00eb Rumani\u00a0 \u201c Atje, At\u2019her\u00eb, At\u2019dhe\u201d dhe \u201cBija eres\u201d. Ka botur dhe cikle poetike n\u00eb revista t\u00eb njohura Rumune. Ne librin e p\u00ebrvitsh\u00ebm q\u00eb publikohet n\u00eb Amerik\u00eb\u00a0 \u201c Yar\u2019s Poetry\u201d n\u00eb vitin 2000 ka fituar \u00c7mim t\u00eb Par\u00eb. N\u00eb vitin 2018 ka fituar \u00e7mimin \u201c Poetja e vitit\u201d nga krijuesit e New Yorkut.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimtarin\u00eb poetike t\u00eb Elind\u00ebs kan\u00eb shkruar disa media shqiptare komb\u00ebtare, si dhe e kan\u00eb intervistuar. Nd\u00ebrsa, disa p\u00ebrsonalitete t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe kan\u00eb komentuar me analiza konkrete librat e saj si: Doktor Ardian Ky\u00e7yku, Dr. Fatmir Terziu, Gazetarja e njohur Flora Nikolli,Poeti Ndue Dedaj, Poeti Agim Shehu,\u00a0\u00a0 Poeti Nexhip Ejupi, Poeti Gezim Basha, Kryetarja e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan, poetja dhe prozatorja Raimonda Moisiu ,Publicisti i njohur Gjergj Marku, Publicisti Klajd Kapinova, Poeti Kolec Traboini etj. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb shenimi i Arshi Pipes n\u00eb New York, n\u00eb librin e njohur, \u201cContemporary Albanain Literature\u201d , botim i vitit 1991, fq 99\u00a0\u00a0 p\u00ebrmendjen e Elinda Markut, si nj\u00eb nga talentet me t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimtarin\u00eb e saj t\u00eb njohur, K\u00ebshilli Bashkiak i Qytetit Lezh\u00eb e nderoi me titullin <strong>\u201cQytetare Nderi\u201d<\/strong> e Lezh\u00ebs, me Vendimin Nr.20, dat\u00eb 28 Janar 2019, me motivacionin: <strong>\u201c P\u00ebr kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pasurimin e tradites poetike dhe promovimin e vlerave etnokulturore n\u00eb diaspor\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Propozimi ishte b\u00ebr\u00eb nga Klubi Letrar \u201c NDOC GJETJA\u201d<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Elinda-Marku-Qytetare-Nderi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7652\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Elinda-Marku-Qytetare-Nderi-202x300.jpg\" alt=\"\" width=\"202\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Elinda-Marku-Qytetare-Nderi-202x300.jpg 202w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Elinda-Marku-Qytetare-Nderi.jpg 589w\" sizes=\"auto, (max-width: 202px) 100vw, 202px\" \/><\/a><\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>NE LEZHE <\/strong><\/p>\n<p>Viti ri hyn n&#8217;jeten tone me rendesine e sendeve<br \/>\nDo ta kembeja krejt vitin me nje dite te vetme ne Lezhe.<br \/>\nNe Lezhe, ku nuk ka drita, ka diell.<br \/>\nNe Lezhe, ku s&#8217;ka uje dushi, ka det.<br \/>\nNe Lezhe, ku s&#8217;ke ku parkon makinat tona XL.<br \/>\nNe Lezhe&#8230;<br \/>\nNe Lezhe ku, edhe po te duash<br \/>\nNuk mund ta pish kafen vetem.<br \/>\nNe Lezhen tone te varfer,mjafton nje dite,<br \/>\nMe mbush kujtesen me dashni te verteta,<br \/>\nMe drama t&#8217;renda,me tragjedi te lehta,<br \/>\nMe vdekje e me lindje te shpeshta.<br \/>\nMe mbush kujtesen me halle te hijshme,<br \/>\nMe t&#8217;u mbush plot shpirti me qiell te paster.<br \/>\nAmerika jone e madhe<br \/>\nEshte ma e vogel se Lezha ime e vogel!<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kodi moral<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Parandjenje e erret,<br \/>\nshqetesim i thelle,<br \/>\nsinqeritet i terbuar,<br \/>\nperse qenkeni<br \/>\ndhe qenkemi bere?!&#8230;<br \/>\njam zemeruar&#8230;<br \/>\nme inatin,<br \/>\nplus dhmbjen<br \/>\nminus engjejt keq&#8217;beres<br \/>\nshumezuar gjykimin,<br \/>\nperkryer perditshmerine,<br \/>\npjesetuar fatin,<br \/>\nkerkuar rastin,<br \/>\nthjeshtuar eren,<br \/>\ndashur faljen,<br \/>\nfalur lutjen,<br \/>\nvrare ngritjen e piedestalit<br \/>\nte ndeshkimit,<br \/>\nshto shtojcat &#8230;<br \/>\npa perfundimin.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Per\u00ebndia e pik\u00ebllimit quhet Ndoc Gjetja<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Q\u00eb kur kam njohur Ndoc Gjetjen<\/p>\n<p>(poet dhe njeri)<\/p>\n<p>Nuk e di pse kam filluar t\u00eb mendoj, deri sa<\/p>\n<p>Gati gati po besoj mendimin tim,<\/p>\n<p>Se nuk ishte Homeri i verb\u00ebr,<\/p>\n<p>Por bashk\u00ebkohesit e tij.<\/p>\n<p>Dhe, kur u erdh shikimi grek\u00ebrve,<\/p>\n<p>Homeri nuk shikonte megjith\u00ebmend m\u00eb.<\/p>\n<p>Keshtu qe \u201cfaji\u201d i verb\u00ebris i mbeti p\u00ebrjetsisht<\/p>\n<p>Homerit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Q\u00eblloi rasti dhe un\u00eb e takova Ndoc Gjetjen.<\/p>\n<p>***<br \/>\nDeri k\u00ebtu kisha besuar se ;<br \/>\nPoet\u00ebt jan\u00eb nga pak perendi dhe nga pak djaj.<br \/>\nNga pak \u00e7menduri dhe nga pak guxim p\u00ebr t\u2019u \u00e7mendur,<br \/>\nNga pak njeri dhe nga pak mit,<br \/>\nNga pak luft\u00eb, e nga shum\u00eb luft\u00eb p\u00ebr paqe.<br \/>\nDhe t\u00eb \u201cs\u00ebmur\u00eb\u201d nga memec\u00ebria,<br \/>\n\u00c7\u2019ka kjo s\u00ebmundje i b\u00ebn disa t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pasi njoha Ndocin, besimi im fillonte me fjalin\u00eb ;<br \/>\nSecili poet \u00ebsht\u00eb nga pak Krisht. \u2026.<br \/>\nNd\u00ebrsa Ndoci \u00ebsht\u00eb i t\u00ebri!<br \/>\n\u2026<br \/>\nNdoci, i ruan lot\u00ebt p\u00ebr dhimbjet e t\u00eb tjer\u00ebve<br \/>\nMe lekur\u00ebn e tij lidh plag\u00ebt e qytetit<br \/>\nDhe t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nShpirtin e b\u00ebn shall t\u00eb ngroh foshnjen dashuri.<br \/>\nNdoci , asnj\u00ebher\u00eb nuk lidhi bes\u00eb me vdekjen,<br \/>\nMe gjith\u00eb se vdekja i preu pem\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb.<br \/>\nPo t\u00eb kishim lindur un\u00eb edhe Ndoci n\u00eb Greqi<br \/>\nDo t\u00eb kisha besuar se u ringjall edhe Homeri.<br \/>\nPo t\u00eb mund ta quaj Shqip\u00ebrin\u00eb Itak\u00eb,<br \/>\nDo t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb kthyer Odisea.<br \/>\nNdoci i njeh t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e bot\u00ebs<br \/>\nDhe, sidomos njerezit.<br \/>\nDhe, sidomos njer\u00ebzit i do kaq shum\u00eb.<br \/>\nPo t\u00eb botohet dy tre her\u00eb fotoja e Ndocit n\u00eb shtyp internacional,<br \/>\nDo te kisha guxuar t\u00eb th\u00ebm<br \/>\nSe, mbas nj\u00ebqind vjet\u00ebsh, ndoshta mbas nj\u00ebmij\u00eb vjet\u00ebsh,<br \/>\nPiktoret dhe skulptor\u00ebt e kishave dhe te katedraleve,<br \/>\nDo ta kopjojn\u00eb fytyr\u00ebn e Krishtit<br \/>\nNga fotoja e tanishme e Ndocit.<br \/>\n(\u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e besoj Krishtin t\u00eb ringjallur).<br \/>\nSa her\u00eb e takoja Ndocin, ikja prej tij me shpin\u00eb<br \/>\nSi\u00e7 iki prej altar\u00ebve, kur dal nga kisha.<br \/>\nNdoci nuk i deshi (as nuk i do) sendet dhe postet.<br \/>\nOrnamete dhe sht\u00ebpin\u00eb me t\u00eb madhe se nevoja.<br \/>\nParat\u00eb, as t\u00eb domosdoshmet nuk i do.<br \/>\n( i duken t\u00eb ndyra, madje k\u00ebshtu thot\u00eb,\u201dt\u00eb ndyra jan\u00eb\u201d).<br \/>\nNdoci \u00ebsht\u00eb rojtari i shpirtit dhe trashigimtar i tij<br \/>\nN\u00eb vendin tim (ton\u00eb).<br \/>\nAi, pothuaj nuk e di \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Nobeli.<br \/>\nAsnj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nuk harxhoi p\u00ebr famen.<br \/>\nNdoci, n\u00eb qytetin e tij \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb bib\u00ebl,<br \/>\nQ\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb lexuar.<br \/>\nPer\u00ebndis\u00eb, askush nuk ia njeh z\u00ebrin,<br \/>\nPor ia ndjen dashurin\u00eb.<br \/>\nPaaftesit\u00eb e Ndocit jan\u00eb ;<br \/>\nPaaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb urryer dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja paaft\u00ebsi.<br \/>\nPaaft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrulur, p\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb.<br \/>\nPaaft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u dukur\u2026.<br \/>\nDhe paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i lumtur!<br \/>\nPo b\u00ebhet i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i vdeksh\u00ebm.<br \/>\nPse themi qe u ringjall Krishti,<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb themi Krishti nuk di t\u00eb vdes\u00eb?!<br \/>\nNdoci \u00ebsht\u00eb durimi q\u00eb t\u00eb fut friken<br \/>\nDhe heshtja q\u00eb t\u00eb plas mendimin.<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb dashuria q\u00eb ta shemb shpirtin<br \/>\nE ta ngre at\u00eb nga fillimi.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb e duam Krishtin.<br \/>\nE duam n\u00eb pendes\u00ebn ton\u00eb pse e kryq\u00ebzuam<br \/>\nDhe n\u00eb nevoj\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb na dashur ai m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u2026<br \/>\nQ\u00eb kur kam njohur Ndoc Gjetjen<\/p>\n<p>(poet dhe njeri)<\/p>\n<p>Nuk e di pse kam filluar t\u00eb mendoj, deri sa<\/p>\n<p>Gati gati po besoj mendimin tim,<\/p>\n<p>Se nuk ishte Homeri i verb\u00ebr,<\/p>\n<p>Por bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Dhe, kur u erdh shikimi grek\u00ebrve,<\/p>\n<p>Homeri nuk shikonte me gjith\u00eb mend m\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb \u201cfaji\u201d i verb\u00ebris\u00eb i mbeti p\u00ebrjet\u00ebsisht\u2026<\/p>\n<p>Homerit!.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>24 nentor 2004<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>I am\u00a0 proud to be an american!<\/p>\n<p>Si\u00a0 t\u00eb mos jem?<\/p>\n<p>S\u2019mjafton krenaria , e cila nuk m\u00eb ka munguar,<\/p>\n<p>As kur nuk isha?<\/p>\n<p>Sido q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt, \u00e7far\u00ebdo fati q\u00eb pati Shqiperia,<\/p>\n<p>Krenare kam qene\u2026<\/p>\n<p>Madje, me kok\u00ebfort\u00ebsi jam ende.<\/p>\n<p>I am proud to be an american!<\/p>\n<p>Tani q\u00eb i perkas e gjitha,<\/p>\n<p>K\u00ebtij vendi e populli virtual,<\/p>\n<p>Shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e besojn\u00eb edhe ata q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin<\/p>\n<p>K\u00ebtij vendi e populli.<\/p>\n<p>Edhe ata q\u00eb mezi presin t\u2019i p\u00ebrkasin,<\/p>\n<p>Me\u00a0 gjith\u00eb ata q\u00eb\u00a0 mund t\u00eb vijn\u00eb,<\/p>\n<p>P\u00ebrfshi edhe ata q\u00eb nuk e kan\u00eb ndermend me ardh<\/p>\n<p>E t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb fat.<\/p>\n<p>I am proud to be an American!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i gezoj t\u00eb gjitha lirit\u00eb, edhe at\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs;<\/p>\n<p>Pun\u00eb e madhe se mund t\u00eb mos di asnj\u00eb fjal\u00eb anglisht!<\/p>\n<p>Ne fund te fundit anglishtja\u00a0 \u00ebsht\u00eb\u00a0 gjuh\u00eb e anglezeve,<\/p>\n<p>Jo e amerikan\u00ebve!<\/p>\n<p>E gezoj plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn me q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e rutines.<\/p>\n<p>Pse jo,\u00a0 me u shpall edhe shpik\u00ebsi i saj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, lirisht mund ta jetoj jet\u00ebn pa e dashuruar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm\u00a0 k\u00ebtu munda t\u00eb b\u00ebh\u00ebm nj\u00eb e bindur<\/p>\n<p>E perkryer e fakteve dhe e shqisave.<\/p>\n<p>Madje, shpesh ndihem nj\u00eb shqis\u00eb e p\u00ebrkryer.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb shikoj me indiferentizmin m\u00eb t\u00eb madh,<\/p>\n<p>Se si\u00a0 po fiket brenda meje ajo shkendija<\/p>\n<p>E mezidukshme e asaj drit\u00ebs\u00a0 q\u00eb e b\u00ebn njeriun Njeri.<\/p>\n<p>I lumturohem pra, faktit q\u00eb \u2026<\/p>\n<p>I am very, very, very proud to be<\/p>\n<p>an American!!!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Tregtar\u00ebt e At\u2019dheut <\/strong><\/p>\n<p>Bash perball\u00eb meje tallen<br \/>\nTregtar\u00ebt e At\u00eb-Dheut.<br \/>\nAta t\u00eb dehurit me gjakun<br \/>\nE atyre q\u00eb duhet t&#8217;i kishin vellez\u00ebr.<br \/>\nE m\u00eb thon\u00eb gjith\u00eb ironi: Naive!<br \/>\nE m\u00eb thon\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrcenim: Pusho!<br \/>\nE m\u00eb thon\u00eb gjith\u00eb urrejtje: Vdis!<br \/>\nM\u00eb gjuajn\u00eb&#8230;!<br \/>\nBash p\u00ebrball\u00eb meje tallen vras\u00ebsit<br \/>\nPara klithmave t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb duhet<br \/>\nT\u00eb ishin edhe t\u00eb tyre.<br \/>\nKalojn\u00eb shp\u00ebrfillsh\u00ebm, na shkelin,<br \/>\nSe u dukemi t\u00eb paduksh\u00ebm,<br \/>\nSe u dukemi &#8220;turma e asgj\u00eb me tep\u00ebr&#8221;.<br \/>\nBash p\u00ebrballe meje tallen pushtat,<br \/>\nPushtat q\u00eb tepruan nga pushteti i pushtsh\u00ebm<br \/>\nE m\u00eb gjuajn\u00eb me urrejtje,<br \/>\nE m\u00eb gjuajn\u00eb me or\u00ebt e tyre t\u00eb fundit.<br \/>\nM\u00eb th\u00ebrrasin gjith\u00ebfar\u00eb emrash q\u00eb kishin e kan\u00eb.<br \/>\nPlasin q\u00eb s&#8217;m\u00eb b\u00ebjn\u00eb si veten.<br \/>\nEdhe pse duhet t&#8217;i kisha v\u00ebllez\u00ebr,<br \/>\nEdhe pse duhet t\u00eb m\u00eb kishin mot\u00ebr.<br \/>\nBash p\u00ebrball\u00eb meje\u00a0 tallen me lirin\u00eb time<br \/>\nQ\u00eb nuk ma dhan\u00eb, q\u00eb nuk ma japin.<br \/>\nN\u00ebse s&#8217;ua marr prej duarsh<br \/>\nN\u00ebse s&#8217;ua marr prej\u00a0 dh\u00ebmb\u00ebsh.<br \/>\nK\u00ebta antikrisht\u00eb, k\u00ebta demonian\u00eb<br \/>\nK\u00ebta zem\u00ebrgur\u00eb,<br \/>\nQ\u00eb s&#8217;e paskan gj\u00eb vellan\u00eb,<br \/>\nQ\u00eb s&#8217;paska shekull t&#8217;i zbus\u00eb!!!<br \/>\nBash p\u00ebrball\u00eb meje tallen e me fyejn\u00eb,<br \/>\nQ\u00eb un\u00eb t&#8217;a qaj para tyre t\u00eb shkuar\u00ebn<br \/>\nDhe, n\u00eb vend t\u00eb asaj q\u00eb me k\u00ebrkojn\u00eb,<br \/>\nU shpall paqen, paqen q\u00eb s&#8217;e meritojn\u00eb.<br \/>\nBash p\u00ebrballe meje, n\u00eb Kishen e Bostonit<br \/>\nI luten Zotit\u00a0 p\u00ebr shpirtin e shpirtqenit.<br \/>\nLigj\u00ebruesit t\u00eb Teqes, nj\u00eb dit\u00eb para se te vdiste<br \/>\nI dhurojn\u00eb teser\u00ebn e partis\u00eb komuniste!<br \/>\nBash p\u00ebrball\u00eb meje i shikoj,<br \/>\nSe si po cof brenda tyre bisha.<br \/>\nGjak n\u00eb vend t\u00eb lot\u00ebve rrjedh e shkuara,<br \/>\nDuke na tepruar disa komunista.<\/p>\n<p><strong><em>11 Nentor 2008<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Poetes se njohur Elinda Marku, i jepet titulli &#8221; QYTETARE NDERI&#8221;\u00a0 e Lezhes. Keshilli Botues i Revistes &#8221; Kuvendi &#8221; me kete rast, falenderon Keshillin Bashkiak te Bashkise Lezhe, per kete nder qe i ben Elindes, si dhe Klubin Letrar &#8221; Ndoc Gjetja&#8221; te po keti qyteti, qe e ka propozuar. Me kete rast i&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7650,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7648","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7648"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7655,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7648\/revisions\/7655"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}