{"id":7639,"date":"2019-02-17T19:35:07","date_gmt":"2019-02-17T19:35:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7639"},"modified":"2019-02-17T19:35:07","modified_gmt":"2019-02-17T19:35:07","slug":"sikur-te-gjithe-te-mendonin-si-eda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7639","title":{"rendered":"SIKUR TE GJITHE T\u00cb MENDONIN SI EDA!"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>SIKUR TE GJITHE T\u00cb MENDONIN SI EDA!<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI5.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7642\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI5.jpg\" alt=\"\" width=\"235\" height=\"235\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI5.jpg 235w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI5-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI5-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 235px) 100vw, 235px\" \/><\/a>( Bised\u00eb me EDLIRA HYSENIN, an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Durr\u00ebsit )<\/strong><\/p>\n<p>Durr\u00ebsi, nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb vjetra shqiptare, i lakmuar nga fqinj\u00ebt, ku q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb romak\u00ebve, f\u00ebmij\u00eb gjeneral\u00ebsh e mbret\u00ebrish pushonin n\u00eb k\u00ebte gji, ku nd\u00ebrthureshin klima detare dhe ajo e kodrinave p\u00ebrreth, mesdheu dhe vera jo p\u00ebrv\u00ebluese, kultura e shkolla t\u00eb ndryshme,<!--more--> ku mbret\u00ebrit\u00eb shqiptare lul\u00ebzuan n\u00eb kulmet e tyre, ku deti ndihmoi t\u00eb gjitha k\u00ebto, ka dhe nj\u00eb qytetare q\u00eb mendon shpesh p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb b\u00ebn aq sa mundet dhe, sikur t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb si ajo, ndryshimet p\u00ebr mir\u00eb do t\u00eb prekeshin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. E, kjo \u00ebsht\u00eb EDLIRA HYSENI ( EDA )!<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Edlira, megjithese jemi njohur von\u00eb, un\u00eb vura re tek Ju qytetaren aktive q\u00eb, me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, natyrisht sipas mund\u00ebsive, mendoni p\u00ebr qytetin tuaj t\u00eb bukur, Durr\u00ebsin. Kuptohet dashuria p\u00ebr qytetin ku ke lindur dhe jeton, por theksimi i k\u00ebsaj ndjenje klasifikohet pak me shum\u00eb. Kush ua nguliti patriotizmin tuaj t\u00eb duksh\u00ebm? Dhe, pa e p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb pyetje, edhe pak biografi, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur?<\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> M\u00eb lejoni s\u00eb pari t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndes e falenderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb prezantim, p\u00ebr vler\u00ebsimin tuaj dhe k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim q\u00eb shpresoj t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb sa m\u00eb thjesht\u00eb dhe qart\u00eb mendimet, d\u00ebshirat e aspiratat tona, si shqiptar dhe si qytetar t\u00eb vendit ku jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb vij nga nj\u00eb familje intelektuale shqiptare, me origjin\u00eb nga \u00c7am\u00ebria. T\u00eb dy prind\u00ebrit e mi mbartin historin\u00eb e dhimbshme t\u00eb largimit me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre dhe, pa dyshim, ky ka q\u00ebn\u00eb dhe boshti i ndjenjave t\u00eb forta atdhedash\u00ebse t\u00eb ushqyera tek ne femij\u00ebt, se bashku me ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ndaj tok\u00ebs m\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>Patriotizmi \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb dhe mendim, e nuk besoj se ka m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta kultivuar at\u00eb, se sa n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebmbullit dhe modelit q\u00eb gjejm\u00eb brenda familjes, n\u00eb shkoll\u00eb e n\u00eb komunitetin ku jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb, n\u00eb fakt, kam lindur n\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb 13 N\u00ebntor 1975 dhe jam takuar me k\u00ebt\u00eb dashuri zemre, t\u00eb quajtur Durr\u00ebs, n\u00eb mosh\u00ebn 6 vje\u00e7are dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ashtu si \u00e7do dashuri e v\u00ebrtet\u00eb e madhe, jemi rritur bashk\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e bukura, q\u00eb e dim\u00eb se i meritojm\u00eb por, q\u00eb ende duket se po vonojn\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7643\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI-1-206x300.jpg\" alt=\"\" width=\"206\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI-1-206x300.jpg 206w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI-1.jpg 439w\" sizes=\"auto, (max-width: 206px) 100vw, 206px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kam kryer t\u00eb gjitha ciklet e studimit para-universitar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe \u00e7do kujtim i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb time e m\u00eb pas, lidhet me k\u00ebto rrug\u00eb, lagje e simbole, q\u00eb p\u00ebr ne jan\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Duke jetuar dhe emigracionin, mendoj se shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ke m\u00ebsuar se si mund t\u00eb jet\u00eb jeta e nje qyteti. Cila \u00ebsht\u00eb eksperienca juaj larg Durr\u00ebsit?<\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> Kam jetuar p\u00ebr 10 vjet n\u00eb Itali, n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl pran\u00eb Firenze, n\u00eb Toscan\u00ebn e bukur, e konsideruar si djepi i kultur\u00ebs, artit dhe qytet\u00ebrimit italian dhe mendoj se n\u00eb formimin tim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ato vite aty, kan\u00eb impaktin m\u00eb cil\u00ebsor dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebndesish\u00ebm n\u00eb Ed\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, si m\u00ebndje, mentalitet, bot\u00ebkuptim dhe sensibilitet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo, jo shum\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen, pasi isha pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb \u00e7do emigranti n\u00eb ato vite t\u00eb para t\u00eb largimit masiv nga Shqip\u00ebria. Pro\u00e7esi integrues p\u00ebr ne s\u2019ka q\u00ebn\u00eb askund i shpejt\u00eb apo i leht\u00eb, por ne jemi njer\u00ebz t\u00eb etur p\u00ebr dije e kultur\u00eb, q\u00eb \u00e7mojm\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb mir\u00ebn, q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta shoq\u00ebrore dhe intelektuale, kudo shkojm\u00eb dhe kudo punojm\u00eb, studiojm\u00eb e jetojm\u00eb. <strong>Ne dim\u00eb t\u00eb marrim e t\u00eb japim dhe n\u00eb fund t\u00eb zgjedhim, q\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mira ti p\u00ebrvetesojm\u00eb e promovojm\u00eb.<\/strong> N\u00eb Italin\u00eb qe dua, kam gjetur modelin e shum\u00eb prej gj\u00ebrave, q\u00eb do doja t\u2019i shihja dhe n\u00eb v\u00ebndin tim, si n\u00eb organizimin e nj\u00eb jete me standarte t\u00eb larta demokratike, t\u00eb nj\u00eb sistemi arsimor shtet\u00ebtor funksional dhe cil\u00ebsor, t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsie me fytyr\u00eb humane dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb kujdesit social p\u00ebr \u00e7do mosh\u00eb e kategori njer\u00ebzish n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb respektit ndaj gruas, t\u00eb besimit, pozitivitetit dhe solidaritetit, t\u00eb nj\u00eb Europe q\u00eb aspirojm\u00eb t\u00eb jemi pjes\u00eb e barabart\u00eb apo e p\u00ebraf\u00ebrt prej kaq shum\u00eb vitesh tashm\u00eb. <strong>T\u00eb jetosh ca koh\u00eb jasht\u00eb Shqiperis\u00eb, mendoj se t\u00eb b\u00ebn njeri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb tolerant, m\u00eb t\u00eb emancipuar dhe qytet\u00ebruar, m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe m\u00eb pak materialist.<\/strong> E n\u00ebse k\u00ebto cil\u00ebsi, ke mund\u00ebsi ti v\u00ebsh m\u00eb pas n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb v\u00ebndit t\u00ebnd, ajo eksperienc\u00eb t\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> A mund t\u00eb dime di\u00e7ka p\u00ebr shkollimin tuaj dhe kualifikimin?<\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> Un\u00eb jam diplomuar pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb Fakultetin Ekonomik dhe, gjithashtu, jam diplomuar n\u00eb Universitetin e Firenz\u00ebs, dega Ekonomi, me rezultatin maksimal ( 110 e lode ). T\u00eb dyja diplomat e mia universitare i kan\u00eb sh\u00ebrbyer formimit tim arsimor dhe profesional, duke i vijuar ato m\u00eb pas me kualifikimet e nevojshme dhe provimet shtet\u00ebrore p\u00ebr arritjen e nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb profesionit q\u00eb sot ushtroj, at\u00eb t\u00eb Auditueses s\u00eb Pavarur, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn zot\u00ebroj tashm\u00eb prej 9 vjetesh dhe Licens\u00ebn Ligjore p\u00ebrkat\u00ebse. Aktualisht, punoj s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn time, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr Auditueset e para t\u00eb Pavaruara t\u00eb Shqiperis\u00eb post-komuniste, n\u00eb nj\u00eb studio ton\u00eb private, n\u00eb Durr\u00ebs gjithmon\u00eb, ku i ofrojm\u00eb biznesit dhe individ\u00ebve sh\u00ebrbimet e ndryshme financiare p\u00ebr kontabilitet, auditim, konsulenc\u00eb fiskale, etj.. ( dhe se Tirana thon\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn treg m\u00eb josh\u00ebs n\u00eb aspektet materiale, p\u00ebr mua pamjen dhe arom\u00ebn e detit t\u00eb qytetit tim, s\u2019ka \u00e7mim q\u00eb e z\u00ebv\u00ebnd\u00ebson ).<\/p>\n<p>E dua pun\u00ebn time, e b\u00ebj at\u00eb me pasion dhe p\u00ebrkushtim, e k\u00ebt\u00eb e konsideroj nj\u00eb privilegj t\u00eb te madh, p\u00ebr t\u00eb cilin ia kan\u00eb vlejtur shum\u00eb vite studimi e lodhje dhe i jam pa fund mir\u00ebnjoh\u00ebse e falenderuese Zotit!<\/p>\n<p>Besoj se kam edhe nj\u00eb prirje natyrale p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve me durim, qet\u00ebsi e pse jo, dhe buzeqeshje e mir\u00ebsi. Motoja ime n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201c T\u00eb mendojm\u00eb dhe gjejm\u00eb zgjidhjen, se p\u00ebr problemin e v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ka menduar secili vete.. \u00a0\u201c<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> \u00a0Duke q\u00ebn\u00eb se keni studiuar ekonomi dhe keni punuar e punoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, si e mendoni zhvillimin e qytetit tuaj? N\u00eb radion lokale kam degjuar dhe nj\u00eb bised\u00eb tuajen n\u00eb grup, m\u00eb intereson t\u00eb di: mendon Eda p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb qytet si Durr\u00ebsi, e keni \u00ebnd\u00ebrruar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> Durr\u00ebsi k\u00ebto vite, ka patur dhe ka n\u00eb dispozicion buxhete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, miliona e miliona euro q\u00eb, pa dyshim, mund ta b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtij qyteti. Por ashtu si nj\u00eb familje menaxhon buxhetin e saj mujor apo vjetor, duke renditur dhe p\u00ebrzgjedhur me kujdes prioritetet afatshkurt\u00ebra, afatmesme dhe ato afatgjata, po ashtu, edhe drejtimi i nj\u00eb Bashkie k\u00ebrkon analiz\u00eb dhe administrim t\u00eb kujdessh\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, duke u nisur nga nevojat baz\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe rritur mireq\u00ebnien e tyre n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe, m\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb projektuar nj\u00eb vizion m\u00eb lluksoz, apo t\u00eb aparenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb pikon \u00e7atia, \u00e7\u2019vler\u00eb t\u00eb ka abazhuri mondan me drita shum\u00eb?<\/p>\n<p>Esht\u00eb turizmi, mendoj, burimi themelor i ekonomis\u00eb ton\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb nivel lokal, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb komb\u00ebtar. E Durr\u00ebsi jon\u00eb, pa diskutim, e ka k\u00ebt\u00eb pik\u00ebn e tij t\u00eb forc\u00ebs! Ose m\u00eb sakte, duhet ta ket\u00eb! Esht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb q\u00eb, p\u00ebr sa \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrruar e d\u00ebmtuar, ka ende pa fund potencial p\u00ebr t\u2019u rib\u00ebr\u00eb dhe t\u00ebrhequr fort zhvillim dhe prosperitet. Esht\u00eb rikthimi i vlerave dhe trashegimis\u00eb ton\u00eb t\u00eb pasur historike, arkeologjike, kulturore, e identitetit t\u00eb Durr\u00ebsit antik q\u00eb, me shum\u00eb pak fonde, mund t\u00eb rimarr jet\u00eb e frym\u00eb. Durr\u00ebsi ka dhe Portin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend dhe duhej t\u00eb ishte qyteti m\u00eb i pasur e i begat\u00eb, por s\u2019ka ditur t\u00eb p\u00ebrdor burimet q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vet\u00ebvetes. <strong>Asetet e \u00e7muara t\u00eb k\u00ebtij qyteti jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtu, duksh\u00ebm apo fshehur, por duhet vet\u00ebm d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb dhe rikthyer vler\u00ebn e zbehur nga keqtrajtimet afatgjata.<\/strong> E turist\u00ebt q\u00eb sot vijn\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb gjejn\u00eb interesin dhe kushtet p\u00ebr t\u2019u rikthyer s\u00ebrisht e serisht\u2026<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Eda, Kryetare Bashkie n\u00eb Durr\u00ebs? \u2013 Pse jo?<\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> Duke pare rezultatet e pun\u00ebs s\u00eb drejtuesve meshkuj kaq shume vite, v\u00ebrtet do thoja: \u201c Zgjidhni nj\u00eb Grua\u201d \u00a0! Esht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb dor\u00eb gruaje n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bashki, q\u00eb si nj\u00eb amvis\u00eb e mir\u00eb dhe nj\u00eb Zonj\u00eb q\u00eb ka ditur t\u00eb ngrej\u00eb jet\u00ebn me pun\u00ebn e saj, do ti jepte k\u00ebsaj sht\u00ebpie q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e duam: drit\u00eb, dashuri, mir\u00ebsi dhe begati. E n\u00ebse nuk ia del, gj\u00eb q\u00eb dyshoj fort, kollaj t\u00eb kthehesh tek burrat, q\u00eb diku n\u00eb kafe do jen\u00eb duke pritur nd\u00ebrkoh\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7644\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI2-300x229.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"229\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI2-300x229.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI2.jpg 629w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Meraku juaj qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb parking t\u00eb z\u00ebn\u00eb, p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr gjelb\u00ebrimin , p\u00ebr mir\u00ebqenien e \u00e7do qytetari, nj\u00eb njeri me formimin tuaj, q\u00eb k\u00ebrkon paqe, mir\u00ebnjohje, q\u00eb lutet vazhdimisht p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pa vrasje, pa vuajtje, pa mungesa ekonomike, pra nj\u00eb bot\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb do ta ndihmonte politikanin vizionar, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb besoj, se t\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi, do t\u00eb jepnin nj\u00eb kryetare model p\u00ebr nj\u00eb qytet, q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb me koh\u00eb kulturat evropiane, si mund ta arrish k\u00ebt\u00eb ?<\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> \u201cPo, ne mundemi\u201d \u00a0&#8211; M\u00eb ka p\u00eblqyer p\u00ebrher\u00eb kjo shprehje p\u00ebrdorur nga Obama, n\u00eb Amerik\u00ebn ku ju jetoni dhe ne k\u00ebtu e adhurojm\u00eb, pasi e konsiderojm\u00eb at\u00eb aleat\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, nj\u00eb mike, nj\u00eb model, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr!<\/p>\n<p>Me pun\u00eb e p\u00ebrkushtim arrihet \u00e7do gj\u00eb! Ma kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb e vog\u00ebl dhe kam pasur fatin e mir\u00eb t\u2019ia trasmetoja dhe un\u00eb djalit tim po ashtu, sot nj\u00eb student ekselent.<\/p>\n<p>Si ajo dhimbja e qafes kur lodhesh nga puna ( puna ime t\u00eb pakt\u00ebn m\u00eb ka familjarizuar me k\u00ebto ankesa \u00a0) , si ajo buz\u00ebqeshja q\u00eb ndjen kur nj\u00eb pun\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, si ajo ndjesia e bukur n\u00eb zem\u00ebr q\u00eb di\u00e7ka e vlefshme do vij\u00eb nga ajo pun\u00eb q\u00eb b\u00ebre, si ai ushqimi i mendjes p\u00ebr \u00e7do sukses arrin, ja ashtu mendoj se do zhvillohej dit\u00eb pas dite, hap pas hapi projekti p\u00ebr nj\u00eb Durr\u00ebs rrezatues dhe mikprit\u00ebs, ku \u00e7do durresak do ta shoh\u00eb at\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse me Per\u00ebndimin si nj\u00eb bekim, nj\u00eb privilegj, nj\u00eb mund\u00ebsi, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e b\u00ebr\u00eb realitet. Ku \u00e7do emigrant, do t\u00eb krenohej t\u00eb kthehej p\u00ebr ato pak dit\u00eb pushimesh apo p\u00ebr ndonj\u00eb ide m\u00eb shum\u00eb, po aq shum\u00eb sa emocionohet \u00e7do her\u00eb q\u00eb trageti i afrohet brigjeve t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut. Ku \u00e7do i huaj, do t\u00eb vinte nj\u00eb her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr kuriozitet dhe do t\u00eb rikthehej plot her\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr dashuri. Durr\u00ebsi b\u00ebhet, don vet\u00ebm pak p\u00ebrkushtim m\u00eb shum\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Durr\u00ebsi, si\u00e7 e thoni ju n\u00eb nj\u00eb status n\u00eb profilin tuaj, ka 5 njesi administrative, me rreth 23 milion euro t\u00eb ardhura n\u00eb vit: A mendoni se mund t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> Durr\u00ebsi ka patur k\u00ebto vite t\u00eb fundit pothuaj dyfishin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, nga burimet e veta, nga pushteti q\u00ebndror, nga fonde t\u00eb ndryshme t\u00eb zhvillimit rajonal, nga financime t\u00eb huaja etj. Shum\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara n\u00eb pak objekte, asgj\u00eb q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoi standartet e jetes\u00ebs dhe mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb, p\u00ebr mos t\u00eb p\u00ebrmendur banor\u00ebt e periferive apo t\u00eb zonave rurale p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>\u201cVizion politik\u201d ka q\u00ebn\u00eb shpjegimi\u2026!! I gabuar, do thoja un\u00eb..<\/p>\n<p>Ka pa dyshim mund\u00ebsi dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura, n\u00ebse do organizohej m\u00eb mir\u00eb shteti dhe do kishte me pak korrupsion.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> \u00a0P\u00ebr \u00e7far\u00eb dhe ku do t\u2019i p\u00ebrdornit Ju?<\/p>\n<p>Do doja nj\u00eb qytet t\u00eb rregulluar dhe funksional, si ato qytetet e vog\u00ebla t\u00eb bukura italiane dhe evropiane q\u00eb kam par\u00eb dhe jetuar. Dhe s\u2019me duket e pamundur!<\/p>\n<p><strong>Kur nje fem\u00ebr b\u00ebn nje udh\u00ebtim e sheh di\u00e7ka t\u00eb bukur qe e pelqen, b\u00ebn \u00e7mos q\u00eb ta sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Sinqerisht, nuk e kam gjetur akoma se \u00e7far\u00eb i thot\u00eb vetes nj\u00eb kryetar bashkie shqip\u00ebtar, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi jasht\u00eb v\u00ebndit. Nuk i ngacmon a motivon asgj\u00eb n\u00eb sed\u00ebr, mendje, zem\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb kopjuar t\u00eb bukur\u00ebn dhe g\u00ebzuar ca qindra mijra vet\u00eb, q\u00eb presin prej tij?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar e synuar nj\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb begat\u00eb, duhet m\u00eb par\u00eb t\u00eb nisesh nga mir\u00ebq\u00ebnia elementare e tij. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: t\u00eb ket\u00eb uj\u00eb e drita pa nd\u00ebrprerje, t\u00eb ket\u00eb rrug\u00eb pa balt\u00eb, puseta t\u00eb mbyllura, t\u00eb ket\u00eb siguri n\u00eb ushqimet q\u00eb blen e konsumon, t\u00eb ket\u00eb ngrohje n\u00eb \u00e7do shkoll\u00eb e institucion shtet\u00ebror, t\u00eb ket\u00eb ila\u00e7e t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb farmaci e q\u00ebndra sh\u00ebndetsore, t\u00eb ket\u00eb ligje dhe rregulla q\u00eb respektohen, t\u00eb ket\u00eb informacion t\u00eb detajuar p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe detyrimet q\u00eb \u00e7do qytetar ka ndaj Bashkis\u00eb s\u00eb tij, t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb kulturuara dhe cil\u00ebsore, t\u00eb ket\u00eb asistenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb moshuarit e njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb ket\u00eb hapsira, parqe e gjelb\u00ebrim sa m\u00eb shum\u00eb. <strong>T\u00eb fillojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ndjehen mir\u00eb n\u00eb qytetin e tyre dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb mund t\u00eb mendojm\u00eb pastaj p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> \u00a0I njihni nevojat e qytetit?<\/p>\n<p>Jetoj e punoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe s\u2019do ta nd\u00ebrroja me asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. M\u00eb duket si nj\u00eb person q\u00eb s\u2019ka z\u00eb t\u00eb flas\u00eb dot, por q\u00eb duron shum\u00eb, ndaj sot k\u00ebrkon ndihm\u00eb, k\u00ebrkon zgjidhje, k\u00ebrkon shpres\u00eb. <strong>P\u00ebr t\u00eb njohur dik\u00eb o di\u00e7ka, nisu nga vetja dhe kij besim. P\u00ebr t\u00eb tjerat, l\u00ebre z\u00ebmr\u00ebn t\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb dhe p\u00ebrdore m\u00ebndjen t\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj.<\/strong><\/p>\n<p>S\u2019ka durr\u00ebsak q\u00eb nuk e ka t\u00eb qart\u00eb mir\u00eb e fort se p\u00ebr \u00e7far\u00eb vuan dhe ka nevoj\u00eb sot qyteti i tij.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Ju dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, kudo q\u00eb jan\u00eb, shtrojn\u00eb nj\u00eb pyetje:A b\u00ebh\u00ebt vendi yn\u00eb, Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Eda \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb idealiste q\u00eb s\u2019don t\u00eb dor\u00ebzohet.. E kam frik\u00eb se po mbetemi p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebndin ton\u00eb t\u00eb lodhur nga pritja, t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga realiteti.<\/p>\n<p>Kam edhe un\u00eb dit\u00eb q\u00eb them a mendoj: \u201c nuk rr\u00ebzohet dot m\u00eb ky sistem..\u201d Por pastaj kthehem prap\u00eb tek idet\u00eb e mia, tek besim im q\u00eb sistemin e b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit, e njerezit jemi ne, si un\u00eb, familja ime, shoq\u00ebria ime, kolege e t\u00eb njohur q\u00eb ndesh e m\u00eb rrethojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme\u2026 E, jemi m\u00eb shume ne, njer\u00ebzit e mir\u00eb, t\u00eb vlefsh\u00ebm, pun\u00ebtor\u00eb, patriot\u2026 se ata q\u00eb leku dhe pushteti u jane b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb\u00e7ka. Esht\u00eb m\u00eb e madhe e mira, se sa e keqja !<\/p>\n<p>Un\u00eb dua ta besoj k\u00ebt\u00eb! Impenjohem p\u00ebr ta besuar! Dhe besimi kultivohet..<\/p>\n<p><strong>Ndonj\u00ebher\u00eb, m\u00eb duket se njer\u00ebzit thjesht p\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb, t\u00eb rebelohen, t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr vete dhe t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. T\u00eb duket sikur \u00ebsht\u00eb m\u00eb kollaj te qash e psher\u00ebtish pa fund, se sa t\u00eb \u00e7ohesh e t\u00eb k\u00ebrkosh te gjesh m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka.<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb jam edhe ca rebele.. kur duhet.. kur jeta e k\u00ebrkon, kur e pritura \u00ebsht\u00eb thjesht humbje kohe dhe askush s\u2019do vij ta b\u00ebj luft\u00ebn t\u00ebnde, as t\u00eb t\u00eb dhuroj asgje gratis.<\/p>\n<p>Ndaj, Po ! Shqip\u00ebria b\u00ebhet dhe zgjidhje ka ! Duhet vetem pak hapsir\u00eb, pak frym\u00eb, pak kurajo m\u00eb shum\u00eb. S\u2019do b\u00ebnin keq t\u00eb emigronin k\u00ebta q\u00eb deri sot e drejtuan k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd, t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb shplodhen diku larg, sa m\u00eb larg\u2026. Dhe t\u2019u hapin krahun njer\u00ebze t\u00eb tjer\u00eb, krejt t\u00eb tjer\u00eb, krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm\u2026 q\u00eb ti japin pak nga vetja t\u00eb ardhmes q\u00eb presim t\u00eb gjith\u00eb dhe q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb dhe femij\u00ebt tan\u00eb, sot larguar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. K\u00ebtu ndjehen n\u00eb sht\u00ebpi shqiptar\u00ebt dhe s\u2019ka pasuri q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb ndjehen askund tjet\u00ebr nj\u00eblloj!<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Si mendoni q\u00eb t\u00eb rritet nj\u00eb brez ku patriotizmi t\u00eb jet\u00eb epiqendra e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve?<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr vendin t\u00ebnd lind natyrsh\u00ebm me njeriun, por ashtu si prind s\u2019t\u00eb b\u00ebn vet\u00ebm fakti biologjik, por t\u00eb b\u00ebn ai q\u00eb ti zgjedh t\u00eb jesh n\u00eb jet\u00eb, ashtu dhe patriotizmi ka nevoj\u00eb t\u00eb ushqehet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, me t\u00eb bukur\u00ebn, me t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb ti e sheh, e prek, e jeton kudo p\u00ebrreth teje. Ndaj<strong>, m\u00eb shum\u00eb se me fjal\u00eb e teori, mendoj se \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb demostrojm\u00eb me vepra q\u00eb e duam Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe n\u00ebse arrijm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb begat\u00eb, jam e sigurt\u00eb q\u00eb brezat e rinj do din\u00eb ta duan dhe m\u00eb shum\u00eb, dhe m\u00eb mir\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb bukur\u00ebn e duan t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI4.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7645\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI4-165x300.jpg\" alt=\"\" width=\"165\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI4-165x300.jpg 165w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/EDLIRA-HYSENI4.jpg 352w\" sizes=\"auto, (max-width: 165px) 100vw, 165px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> \u00c7far\u00eb mungon n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb?<\/p>\n<p>Mungon shembulli, mungon modeli dhe kjo nis s\u00eb pari nga vetja, familja, shkolla, shoq\u00ebria. Rinia sot sheh prind\u00ebr t\u00eb dekurajuar, t\u00eb n\u00ebnshtruar, t\u00eb lodhur, sheh pesimiz\u00ebm, sheh d\u00ebshtim, sheh \u00ebnderra t\u00eb thyera. N\u00eb pak vite, un\u00eb besoj q\u00eb k\u00ebtij v\u00ebndi mund t\u2019i rikthehet shpresa, n\u00ebse e lejn\u00eb t\u00eb lire \u201ckucedrat\u201d.., e at\u00ebhere, edhe dashuria e patriotizmi do zbukurojn\u00eb zemrat, syt\u00eb e buz\u00ebqeshjet e \u00e7do moshe, pa diskutim!<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Jeni e angazhuar n\u00eb zhvillimet arsimore te qyetetit tuaj ?<\/p>\n<p>Eksperienca si K\u00ebshilltare n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs k\u00ebto vite, m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kem m\u00eb shume informacion mbi qytetin, mbi prioritetet dhe nevojat e tij, mbi mund\u00ebsit\u00eb dhe prespektivat. Di ca m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7do projekt t\u00eb ri a t\u00eb zvarritur, p\u00ebr nd\u00ebrtime apo rikonstruksione godinash arsimore, personelin e tyre q\u00eb tashm\u00eb menaxhohet kryesisht n\u00eb nivel lokal, p\u00ebr \u00e7erdhe, kopshte, shkolla, etj, sa ka e sa duhen, \u00e7far\u00eb u mungon e \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb. Jam pro arsimit publik, fuqizimit t\u00eb tij, funksionimit t\u00eb ti, e shpresoj shum\u00eb t\u00eb rigjendet rruga drejt tij.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Si do t\u2019i ofronit t\u00eb rinj\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos emigrojn\u00eb?<\/p>\n<p>Pyetje e v\u00ebshtire kjo\u2026 gjithmone me d\u00ebshiren p\u00ebr mos t\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht teori, se nuk besoj sherben me askund&#8230; Im\u2019bir po ndjek studimet universitare n\u00eb Itali, p\u00ebr inxhinieri. Ka zgjedhur deg\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, impenjative, me shum\u00eb pun\u00eb&#8230; e un\u00eb d\u00ebshiroj q\u00eb ai t\u00eb kthehet m\u00eb pas t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! N\u00eb bised\u00eb me t\u00eb, si \u00e7do 20 vje\u00e7ar, un\u00eb shoh k\u00ebrkesat e nj\u00eb rinie q\u00eb e ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe dashurin\u00eb, por synojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb at\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se e meritojn\u00eb. Flasin p\u00ebr meritokraci! Me t\u00eb drejt\u00eb, absolutisht t\u00eb drejt\u00eb! Flasin p\u00ebr mirq\u00ebnie, p\u00ebr pag\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr standarte jetese evropiane. Realiteti aktualisht l\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, madje, ting\u00ebllon ca shum\u00eb \u00ebmbel e but\u00eb k\u00ebshtu. Djali im parashikon 10 vjet koh\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb ky vend, e mbase at\u00ebhere ai dhe shok\u00ebt e tij do mendojn\u00eb t\u00eb kthehen. Po kush do e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ikin\u2026dhe ikin vazhdimisht? <strong>Po ikin intelektual\u00eb dhe profesionist\u00eb, e nuk \u00ebsht\u00eb emigrim p\u00ebr arsye vet\u00ebm ekonomike, \u00ebsht\u00eb kapitullim..<\/strong><\/p>\n<p>Sinqerisht s\u2019do dija t\u00eb premtoja asgj\u00eb sot. Mendoj thjesht q\u00eb do nisur puna p\u00ebr t\u00eb rikthyer t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd, kudo nga pak, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, si nj\u00eb agim i bukur pas nj\u00eb nate t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb pagjum\u00eb. At\u00ebhere, me diellin q\u00eb lind e ngrihet avash lart, do vijn\u00eb dhe zogjt\u00eb n\u00eb folet e tyre, do rikthehen prind\u00ebrit q\u00eb sot po ndjekin f\u00ebmijet larg\u2026. Dhe Shqiperia jon\u00eb do ripopullohet nga njer\u00ebzit e saj, nga dashuria dhe g\u00ebzimi..<\/p>\n<p>Un\u00eb them se b\u00ebhet! Mjafton t\u00eb nis\u00eb ndryshimi, me njer\u00ebz t\u00eb rinj, t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb pergatitur e t\u00eb p\u00ebrkushtuar!<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Kush \u00ebsht\u00eb Eda familjare, Eda grua, n\u00ebn\u00eb, pun\u00ebtore?<\/p>\n<p>Eda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckafsh\u00eb e but\u00eb shtepiake\u201d. \u00a0Familja \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb\u00e7ka dhe prind\u00ebrit jan\u00eb shtyllat e forta t\u00eb jet\u00ebs time. Djali im, Kevin, \u00ebsht\u00eb dashuria m\u00eb e shtrenjt\u00eb e jet\u00ebs dhe krenaria ime e pafundme! Falenderoj Zotin, me besim dhe me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb shpirt, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb na ka dhuruar e g\u00ebzuar!<\/p>\n<p>Besoj se jam nj\u00eb miks \u201cdolce \u2013 amaro\u201d ( embel \u2013 hidhur ) J , sepse p\u00ebr sa jam e dashur, e mir\u00eb, tolerante dhe e duruar, jam edhe e rrept\u00eb n\u00eb zbatimin e rregullave dhe detyrave, k\u00ebrkoj p\u00ebrgjegjsi dhe drejt\u00ebsi e preferoj edhe ca cil\u00ebsi n\u00eb shprehje dhe mendime\u2026, (sa nj\u00eb her\u00eb Kevin i vog\u00ebl me tha: \u201c Sa grua q\u00eb je o mam..\u201d &#8211; t\u00eb jet\u00eb kompliment? J )<\/p>\n<p><strong>Jam nje qytetare e thjesht\u00eb q\u00eb di t\u00eb rrij\u00eb mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e \u00e7do moshe. Me f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb moshuarit k\u00ebnaqem ca m\u00eb shum\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p>Besoj shum\u00eb tek shoq\u00ebria dhe respekti p\u00ebr njer\u00ebzit, tek edukata dhe mir\u00ebsjellja, tek traditat e bukura shqiptare, por edhe tek p\u00ebrshtatja me t\u00eb ren\u00eb dhe me t\u00eb ndryshmen. Asnj\u00eb form\u00eb diskriminimi p\u00ebr rrace, ngjyr\u00eb, bindje, besim a \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr dallon individet mes tyre, nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme p\u00ebr mua. Shqip\u00ebria ka akoma rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe rinia q\u00eb sot udh\u00ebton n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb, do e sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim me siguri.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> \u00c7far\u00eb pelqeni nga artet?<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb adhurim e respekt t\u00eb pafund p\u00ebr \u00e7do artist, sepse \u00e7do her\u00eb mendoj p\u00ebr sa shum\u00eb pun\u00eb ka pas tyre. P\u00eblqej muzik\u00ebn, me jep shume emocion kur e degjoj e, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rasti p\u00ebr ta k\u00ebrcyer, do m\u00eb dallonit kollaj mes nj\u00eb salle mbushur plot.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Po nga sporti?<\/p>\n<p>N\u00eb tv ndjek ndonj\u00ebher\u00eb futbollin, si vajz\u00eb e vetme rritur mes dy v\u00ebllez\u00ebrve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e m\u00eb pas, me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e ka at\u00eb sportin e tij t\u00eb preferuar. Sa p\u00ebr mua, do zgjidhja t\u00eb l\u00ebvizja vet\u00ebm me bi\u00e7iklet\u00eb, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb per shum\u00eb vite n\u00eb Itali, por q\u00eb n\u00eb Durres, s\u2019ka q\u00ebn\u00eb dot pjes\u00eb e vizionit politik t\u00eb asnj\u00eb Kryetari infrastruktura e duhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Mbase do e b\u00ebj Kryetarja Grua! ( P.J.)<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebh\u00ebt p\u00ebr futbollin durrsak, q\u00eb t\u00eb b\u00ebh\u00ebt masiv, me stadiumin plot?<\/p>\n<p>Jam rritur n\u00eb nj\u00eb lagje af\u00ebr stadiumit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe kam b\u00ebr\u00eb gjimnazin duke kaluar \u00e7do dit\u00eb para tij. At\u00ebher\u00eb p\u00ebr ne vajzat, ishte moll\u00eb e ndaluar, por m\u00eb p\u00eblqenin t\u00eb dielat q\u00eb e d\u00ebgjoja t\u00eb mbushej plot dhe ndjehej pasioni i zjarrt\u00eb i sportdash\u00ebsve durrsak\u00eb. Njihnim lojtar e trajner, fitoret e humbjet, ndeshjet n\u00eb fush\u00eb apo n\u00eb transfert\u00eb. Koh\u00eb t\u00eb varf\u00ebra ekonomikisht ato, por t\u00eb pasura n\u00eb emocione t\u00eb thjeshta e t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>Me ca investime m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, edhe un\u00eb do shkoja me shum\u00eb d\u00ebshire, sa me shpejt\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb stadium.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Po p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn, humorin dhe teatrin?<\/p>\n<p>K\u00ebnga shoq\u00ebron t\u00eb gjitha momentet e mia t\u00eb ve\u00e7anta, edhe ato kur g\u00ebzoj fort, edhe ato kur trishtohem p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb ka prekur. E dua, por dhe i \u201cruhem\u201d muzik\u00ebs.., pasi ajo arrin t\u00eb t\u00eb prek\u00eb si askush tjet\u00ebr\u2026. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mike dhe aleate besnike gjithmon\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00eblqej fort muzik\u00ebn italiane, t\u00eb cil\u00ebn e ndjek dhe e njoh mir\u00eb, si\u00e7 jam ende e dashuruar me k\u00ebng\u00ebt shqiptare t\u00eb Festivaleve tona t\u00eb dikurshme. \u201cNe duart e tua u rrita o n\u00ebn\u00eb..\u201d &#8211; k\u00ebndonte Bashkim Alibali at\u00ebhere dhe un\u00eb sot i k\u00ebndoj fort me z\u00eb e me shpirt kur udh\u00ebtoj me makin\u00eb (vet\u00ebm kuptohet \u00a0) \u2013 Muzika eshte emocion, kush s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr humorin jam tep\u00ebr selektive, dhe ai shqiptar aktual v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00eb bind\u00eb..<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen batuta inteligjente, auto-ironia dhe cil\u00ebsia n\u00eb to, e k\u00ebto ndeshen rall\u00eb, por une i k\u00ebrkoj gjithsesi.<\/p>\n<p>Teat\u00ebr pak. Durr\u00ebsi q\u00eb un\u00eb dua fort, i ka dhe ca difekte .., por s\u2019do flasim p\u00ebr to, sepse do i p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb\u2026..<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Mendoj se jeni n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u ba pjes\u00eb e gar\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti, a jeni t\u00eb angazhuara n\u00eb ndonj\u00eb formacion politik?<\/p>\n<p>Aktualisht jam pjes\u00eb e forc\u00ebs politike L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim ( LSI ) dhe jam ndjer\u00eb e vler\u00ebsuar, e respektuar dhe e lir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb timen t\u00eb par\u00eb politike. Shpresoj t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb suksesshme, cilido t\u00eb jet\u00eb pozicioni im n\u00eb t\u00eb. Un\u00eb e shoh edhe politik\u00ebn si pun\u00eb, e si \u00e7do pun\u00eb, do b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, ose l\u00ebre t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb t\u00eb mos na l\u00ebr\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohemi ajo ne!<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> N\u00eb p\u00ebrshkrimet per historin\u00eb e qytetit tuaj, dim\u00eb edhe p\u00ebr \u201cBukuroshen e Durr\u00ebsit\u201d. Mendoj se natyra ua ka dh\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb. Duke e l\u00ebn\u00eb modestin\u00eb, \u00e7\u2019mund t\u00eb thoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201ccil\u00ebsi\u201d natyrore, q\u00eb t\u00eb gjitha femrat do te donin t\u00eb ishin fytyra e bukur e qytetit t\u00eb bukur!<\/p>\n<p>Nga Wikipedia lexojmw:\u00a0 \u201cD\u00ebshmi e zhvillimit t\u00eb tregtis\u00eb jan\u00eb monedhat prej bronzi e argjendi q\u00eb jan\u00eb prer\u00eb n\u00eb Dyrrah. Nd\u00ebrsa p\u00ebr lul\u00ebzimin urban d\u00ebshmon mozaiku i nj\u00eb dyshemeje, i quajtur\u00a0<strong><em><a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Bukuroshja_e_Durr%C3%ABsit\">Bukuroshja e Durr\u00ebsit<\/a>\u2026\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/eDLIRA-HYSENI3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7646\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/eDLIRA-HYSENI3-169x300.jpg\" alt=\"\" width=\"169\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/eDLIRA-HYSENI3-169x300.jpg 169w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/eDLIRA-HYSENI3.jpg 252w\" sizes=\"auto, (max-width: 169px) 100vw, 169px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Edlira Hyseni:<\/strong> Ju me kerkoni te lem\u00eb modestin\u00eb e do perpiqem ta b\u00ebj, por me lejoni gjithsesi te falenderoj p\u00ebr komplimentin!<\/p>\n<p>Bukuria, n\u00ebse shoq\u00ebrohet nga nje mendje e sh\u00ebndetshme dhe nga nje zem\u00ebr e mir\u00eb, s\u2019besoj ka b\u00ebr\u00eb d\u00ebme ndonj\u00ebher\u00eb.. p\u00ebrkundrazi, ka zbutur tone, qendrime apo sjellje. E, n\u00ebse politika shqiptare, dominuar nga \u201cbukuria mashkullore\u201d, s\u2019ka prodhuar ende te miren ne k\u00ebt\u00eb vend, le t\u00eb provojm\u00eb bukurin\u00eb fem\u00ebrore, qe kur i buz\u00ebqesh shpirti, syt\u00eb e buza, rrezaton e ngroh si nj\u00eb diell buz\u00eb detit t\u00eb Durr\u00ebsit J .<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Duke p\u00ebrfunduar urojm\u00eb q\u00eb t\u00eb realizohen \u00ebndrrat tuaja, tashm\u00eb jo vet\u00ebm personale !<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb kjo bised\u00eb me Ju! Nj\u00eb falend\u00ebrim zemre dhe nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, qe af\u00ebr apo larg, e duam t\u00eb gjith\u00eb !<\/p>\n<p><strong>Bisedoi: Pjeter Jaku<\/strong><\/p>\n<p>Shkurt, 2019<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; SIKUR TE GJITHE T\u00cb MENDONIN SI EDA! ( Bised\u00eb me EDLIRA HYSENIN, an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Durr\u00ebsit ) Durr\u00ebsi, nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb vjetra shqiptare, i lakmuar nga fqinj\u00ebt, ku q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb romak\u00ebve, f\u00ebmij\u00eb gjeneral\u00ebsh e mbret\u00ebrish pushonin n\u00eb k\u00ebte gji, ku nd\u00ebrthureshin klima detare dhe ajo e kodrinave p\u00ebrreth,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7641,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7639","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7639"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7639\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7647,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7639\/revisions\/7647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}