{"id":7588,"date":"2019-01-03T00:11:50","date_gmt":"2019-01-03T00:11:50","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7588"},"modified":"2019-01-03T00:17:34","modified_gmt":"2019-01-03T00:17:34","slug":"haiku-shqiptar-dhe-ditet-ne-japoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7588","title":{"rendered":"Haiku Shqiptar dhe Ditet ne Japoni"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-per-kopertine.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7589\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-per-kopertine-300x300.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-per-kopertine-300x300.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-per-kopertine-150x150.png 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-per-kopertine-768x768.png 768w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-per-kopertine-50x50.png 50w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-per-kopertine.png 960w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Reshida \u00c7oba<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E quaj fat marrjen pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Haikut n\u00eb Japoni&#8230;ngjarje q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson emrin e Matsuo Basho,poeti m\u00eb i njohur n\u00eb historin\u00eb e Japonis\u00eb.P\u00ebr nder t\u00eb tij <!--more-->\u00e7do vit n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, Iga Ueno me 12 Tetor zhvillohet Festa e Haikut, me pjes\u00ebmarrjen e poet\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur te Japonis\u00eb dhe fituesit e \u00e7mimeve t\u00eb Haikut t\u00eb vitit m\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>Esht\u00eb kaq emocionale&#8230;kaq bukur kur nj\u00eb njeri i vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb vend e nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb,vet\u00ebm pse disa vargje t\u00eb tij p\u00ebrcjellin fuqin\u00eb e artit, kultur\u00ebs s\u00eb vendit, kur vija e kufirit personal shpall nevoj\u00ebn dhe e shtyn m\u00eb tutje k\u00ebt\u00eb kufi, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb eksperienca p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e artit si ekzistenc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrjetova momente, kur njeriu sillet shum\u00eb seriozisht me veten, me gjith\u00ebcka \u00e7&#8217;far mendon e duhet t\u00eb mendoj\u00eb m\u00eb mire, momente t\u00eb \u00e7astit e mbase, mbase m\u00eb tutje,kur vetja t\u00eb duket fillestar edhe n\u00eb artin q\u00eb njeh mire, n\u00eb at\u00eb art q\u00eb nga dashuria t\u00eb ngjan me njeriun, n\u00eb at\u00eb art,ku d\u00ebshiron t\u00eb d\u00ebgjosh emrin e vendit nga je dhe jo t\u00eb vendit nga vjen.<\/p>\n<p>Nuk doja t\u00eb prezantoja stil e kultur\u00eb Amerikane dhe pse 20 vjetet q\u00eb banoj atje jan\u00eb mjaft p\u00ebr ta p\u00ebrveht\u00ebsuar mire, doja t\u00eb isha e gjitha Shqip\u00ebtare, t\u00eb shpija kultur\u00ebn e gruas shqip\u00ebtare, kultur\u00ebn q\u00eb kam marr\u00eb nga vendi im, ku si akt biologjik, njoha veten si individuale. Kur njeriu ndihet mir\u00eb p\u00ebr vendin e tij, kjo nuk c\u00ebnon, nuk d\u00ebmton ask\u00ebnd.Thjesht jemi nj\u00eb version intelektual,ku forca e fjal\u00ebs nga subjekt p\u00ebrb\u00ebn objektin&#8230;ku vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb e vetme sjell nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb madhe e me vler\u00eb e, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, merr me vete si shk\u00ebmbim m\u00eb shum\u00eb autoritet,vler\u00ebsim,dashuri prej njerzve t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr,nj\u00eb kulture tjet\u00ebr e shto k\u00ebtu nj\u00eb kontinenti tjet\u00ebr,ku ndofta vendi yt nuk njihet fare. Identiteti nuk diskutohet shum\u00eb,kur shumica jan\u00eb t\u00eb huaj,por \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. N\u00eb natyr\u00ebn e tij, njeriu e ka t\u00eb zhvilluar ndjenj\u00ebn e vler\u00ebsimit,d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si respektohet,si d\u00ebgjohet nga t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nQyteti ku zhvillohej ngjarja e Haikut Basho ishte vet\u00ebm 20 min nga Hiroshima. Anglishtja ime nuk ndihej m\u00eb komode n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb k\u00ebtij qyteti zhdukur nga bombardimi, kur nga spikeri i trenit d\u00ebgjova stacionin Hiroshima. Hiroshima t\u00eb drith\u00ebronte si nj\u00eb nga eksperiencat m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara p\u00ebr njeriun.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-JAPONI-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7596\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/RESHIDA-JAPONI-1.png\" alt=\"\" width=\"169\" height=\"244\" \/><\/a><br \/>\nQytetar\u00ebt e artit te Bashos ishin m\u00ebsuar me pritjet madh\u00ebshtore t\u00eb poet\u00ebv\u00eb t\u00eb Haikut, ishte viti i 72-t\u00eb i ngjarjes,dhe po aq ishin m\u00ebsuar dhe me turist\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb vizitonin k\u00ebt\u00eb qytet p\u00ebr origjin\u00ebn e artit Ninja (ninxha )&#8230;arti i Ninia.Organizimi i k\u00ebsaj ngjarje ju ngjante rregullave e disiplinave strikte n\u00eb bashkime kimikatesh,p\u00ebr t\u00eb krijuar sinteza t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Gjith\u00eb\u00e7ka e qart\u00eb,e p\u00ebrpikt\u00eb,e mundshme. N\u00eb \u00e7do karrige ku uleshin poet\u00ebt kishte letra me shpjegime.N\u00eb programin d\u00ebrguar secilit nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb jepeshin udh\u00ebzime p\u00ebr \u00e7do moment e akt veprimi.N\u00eb kodin e veshjes cil\u00ebsohej prezantimi serioz,klasik&#8230;n\u00eb veshjet dekolte t\u00eb grave nuk duhej t\u00eb dukej ndarja e gjinj\u00ebve a krah\u00ebt jasht\u00eb, k\u00ebpuc\u00ebt t\u00eb ishin t\u00eb mbyllura edhe n\u00eb themb\u00ebr.Statuja e Bashos,zbulohej e b\u00ebheshin homazhe vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit,n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb feste.Festa fillonte n\u00eb or\u00ebn 8:30 t\u00eb m\u00ebngjesit me ceremonin\u00eb n\u00eb varrin Basho,ku ishin vet\u00ebm flok\u00ebt e tij sjell\u00eb nga dishepulli personal,trupi i tij ishte djegur.<br \/>\nN\u00eb or\u00ebn 9:30 ishte ceremonia e \u00e7ajit,ku servirnin firmat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb \u00c7ajit Jeshil me gota e paisje t\u00eb sofistikuara. Vazhdonin p\u00ebrsh\u00ebndetjet,fjalimet dhe n\u00eb fund ngjiteshin fituesit e Haikut nj\u00eb nga nj\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tempullit, para Bashos statuj\u00eb,ku duhej t\u00eb vendosje lule e t\u00eb nderoje me m\u00ebnyr\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrkuljes.<br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn e pushimit,n\u00eb dhom\u00ebn e ceremonis\u00eb t\u00eb \u00e7ajit,vjen mesazhi nga Muzeumi Basho p\u00ebr tem\u00ebn e Haikut qe do shkruhej nga poet\u00ebt e q\u00eb do prezantoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje vitin tjet\u00ebr.Tema ishte :<br \/>\n<strong><em>\u201cH\u00ebna tipari m\u00eb i mir\u00eb i vjesht\u00ebs&#8221;.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7591\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-1-232x300.png\" alt=\"\" width=\"232\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-1-232x300.png 232w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-1.png 741w\" sizes=\"auto, (max-width: 232px) 100vw, 232px\" \/><\/a><br \/>\nBasho ishte i dashuruar me atmosfer\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs.Sigurisht \u00e7do poet do p\u00ebrdorte fjal\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt dhe koha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte gati 90 minuta. Kishte disa grupe ku poet\u00eb t\u00eb caktuar mblidheshin e zhvillonin m\u00ebnyra t\u00eb tjera konkursi Haiku.Gjith\u00eb\u00e7ka ishte e organizuar e shum\u00eb komode p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto konkurse. Nuk kishte vend p\u00ebr asnj\u00eb gabim,a nj\u00eb Haik t\u00eb p\u00ebrgatitur m\u00eb par\u00eb.Letra ku do shkruaje Haikun kishte sh\u00ebnim nga Libraria Basho dhe, pran\u00eb emrit t\u00eb poetit duhej t\u00eb vije nj\u00eb vul\u00eb nga 5 vulat q\u00eb ishin mbi tavolin\u00eb,t\u00eb p\u00ebrdorura nga Maestro Basho(sigurisht ato nuk ishin origjinalet ). Inteligjenca e Japones\u00ebve dhe idet\u00eb e tyre gjithmon\u00eb krijojn\u00eb supriza q\u00eb i kupton vet\u00ebm kur t\u00eb lind pyetja e t\u00eb duhet zgjidhje.N\u00eb hyrje t\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebs Basho kishte disa distinktiva q\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt i vendosnin mbi veshjen. Pupla e kuqe q\u00eb un\u00eb mbaj n\u00eb fustan dhe grat\u00eb e tjera n\u00eb foto me mua,t\u00eb krijonte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shkruaje nj\u00eb Haik p\u00ebr pupl\u00ebn.<br \/>\nDhomat e \u00e7ajit ku konkurojn\u00eb Haiku jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb tradit\u00ebn e Haikut. Poet\u00ebt e Haikut, gjat\u00eb formimit t\u00eb poezis\u00eb n\u00eb grup, ishin tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar, punonin ve\u00e7 e ve\u00e7,por dhe bashk\u00ebbisedonin,ndanin idet\u00eb, gjith\u00ebsekush krijonte nj\u00eb varg,tjetri vazdonte vargun tjet\u00ebr,p\u00ebr t\u00eb krijuar tekstin e nj\u00eb Haiku t\u00eb vet\u00ebm.Grup tjet\u00ebr Haiku ishte q\u00eb, tre-kat\u00ebr poet\u00ebve u lexohej i nj\u00ebjti Haik dhe, secili duhej te ngrinte iden\u00eb e tij ndryshe mbi k\u00ebt\u00eb Haik, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. K\u00ebto quheshin Grup Pune Me Koh\u00eb. N\u00eb grup zgjidheshin poet\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin nivel apo sukses dhe luftonin gjat\u00eb deri sa gjenin di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sekretin e Haikut,te goditja-prerje e dy imazheve, supriza n\u00eb mbyllje me nj\u00eb Uha&#8230;aaa !!!<br \/>\nUn\u00eb, sigurisht shkrova Haikun dhe, p\u00ebr tem\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, \u00a0p\u00ebr Pupl\u00ebn e Kuqe q\u00eb mbaja n\u00eb fustan. P\u00ebrshtypja mbi Haikun Shqiptar ishte gjetja e temave dhe erotica, kaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tangente edhe kur trajtohen akte trupi, prekje a epshi. Haiku me nj\u00eb varg q\u00eb un\u00eb shkruaj dhe Haiku erotik shpjegohen si m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebt, nuk e kan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb suksesin dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mundsh\u00ebm d\u00ebshtimi, ku edhe poet\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm kan\u00eb d\u00ebshtuar!<\/p>\n<p>Poetja Japonese e Haikut erotic, Aoorashi Miminashi Ymano u shpreh:<br \/>\n\u201c \u00cbsht\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb,se si mund t\u00eb arrish t\u00eb mos paguash p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb erotike,t\u00eb mos ngat\u00ebrohesh aspak me direkten,me vulgaren,vet\u00ebm sepse ke ditur t\u00eb luash men\u00e7ur me mendimin e thell\u00eb dhe nuk ke p\u00ebrfituar aspak nga fjal\u00ebt ndihmuese.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-2.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7592\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-2-263x300.png\" alt=\"\" width=\"263\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-2-263x300.png 263w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-2-768x875.png 768w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/reshka-2.png 843w\" sizes=\"auto, (max-width: 263px) 100vw, 263px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Mbas shprehjes s\u00eb saj,kuptova se gjith\u00eb\u00e7ka kisha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb,gjith\u00eb mundimi e net\u00ebt pa gjum\u00eb meritonin t\u00eb njiheshin,pik\u00ebrisht atje midis poet\u00ebve te Haikut, atje n\u00eb vendin e Haikut. Kam studjuar e shpenzuar koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb men\u00e7ur poetike,duke marr\u00eb borxh or\u00ebt e gjumit me t\u00eb nes\u00ebrmet plot lodhje-l\u00ebvizje, pun\u00eb n\u00eb Hollivudin e zhurmsh\u00ebm,gjith\u00eb stres e trafik.Kam shkruar k\u00ebt\u00eb vit, kam shkruar shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb poezi se Haiku, pa m\u00eb ngacmuar idea e botimit.Kjo flet p\u00ebr nj\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me poeten brenda meje e pretendimin ndaj poezis\u00eb. E gjitha \u00e7&#8217;far prisja nga progresi i shkrimeve,ishte t\u00eb lija ndjenj\u00ebn e p\u00ebrshtypjes dhe kjo m\u00eb shum\u00eb te vetja se te t\u00eb tjer\u00ebt, takimi q\u00eb kisha me Haikun Japones n\u00eb Japoni,t\u00eb kthehej n\u00eb ngjarje p\u00ebr veten. Sigurisht e dija se ajo lumturi nuk do zgjaste shum\u00eb&#8230;grat\u00eb e artit,me pretendime e k\u00ebrkesa p\u00ebr veten, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, njohuri e detyrime ndaj t\u00eb tjer\u00ebve,nuk b\u00ebhen dot t\u00eb lumtura. Ato nuk do jen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pa rr\u00ebmuj\u00ebn,munges\u00ebn e koh\u00ebs. V\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr to t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb m\u00ebrzitjet e tyre mediocre, m\u00ebrzitjet gjenerale!<br \/>\nGjithmon\u00eb luftoj t\u00eb jem nj\u00eb grua tep\u00ebr korrekte, tep\u00ebr e djeshme, \u00a0tep\u00ebr e nes\u00ebrme.<br \/>\nN\u00eb Japoni nd\u00ebrtova nj\u00eb realitet t\u00eb kapsh\u00ebm p\u00ebr Haikun, p\u00ebr poezin\u00eb, p\u00ebr poeten.U ktheva me nj\u00eb ton pyetje e detyra p\u00ebr veten,fillova t\u00eb k\u00ebrkoj m\u00eb shum\u00eb rregulla e kode,t\u00eb dalloj e vler\u00ebsoj mir\u00eb forc\u00ebn personale t\u00eb vetes,forc\u00ebn e prezantimit,t\u00eb mendimit,t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb gruas q\u00eb d\u00ebgjohet mire, kur ka njer\u00ebz q\u00eb din\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb.<\/p>\n<p><em>&#8221; Natyra ime nuk \u00ebsht\u00eb rreth t\u00eb q\u00ebnit n\u00eb rregull apo gabim,\u00ebshte di\u00e7ka m\u00eb tej&#8230;rreth ngacmimeve,sinjaleve t\u00eb brend\u00ebshme q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb q\u00ebllimin e gj\u00ebrave,karakterin e tyre te un\u00eb &#8220;.<\/em><\/p>\n<p>Jemi q\u00ebnie vibruese.Informacioni brenda nesh nuk \u00ebsht\u00eb i ngurt\u00eb,ai l\u00ebviz,b\u00ebhet ide,llogjik\u00eb,d\u00ebshir\u00eb,filozofi,pretendim dhe nga q\u00ebllimet,mar\u00ebdh\u00ebniet me to p\u00ebrcaktohet karakteri personal.<br \/>\nTakimi me artin e madh te Haikut,me poet\u00ebt e njohur t\u00eb Haikut ishte nj\u00eb ndikim,motivim ndryshe.Kultura,respekti,fisnik\u00ebria e tyre,b\u00ebnin t\u00eb ndjeheshe e r\u00ebnd\u00ebsishme,kur gjith\u00eb\u00e7ka rreth teje ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme.Haiku n\u00eb Japoni nuk ndihej m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb karier\u00eb arti,por nj\u00eb m\u00ebnyre e t\u00eb jetuarit me art.Haiku \u00ebsht\u00eb i till\u00eb.Kur njihesh mir\u00eb me t\u00eb, nuk ndihesh asnj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm,asnj\u00ebher\u00eb i lir\u00eb,gjithmon\u00eb je n\u00eb bised\u00eb konkrete me di\u00e7ka p\u00ebr rreth,me koh\u00ebn q\u00eb po kalon mbi ty, majtas apo djathtas, gjithmon\u00eb ke ide mbi bot\u00ebn, dhe ve re mir\u00eb element\u00ebt qe ndikojn\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><u>Haiku<\/u><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>arsye drite<br \/>\nmbetur peng<br \/>\nn\u00eb nj\u00eb hije<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>n\u00eb shtrat<br \/>\ndy trupa<br \/>\nvallzojn\u00eb epshin<\/p>\n<p>**********<\/p>\n<p>vetja dhe un\u00eb<br \/>\nnuk dim\u00eb akoma<br \/>\ncila \u00ebsht\u00eb- cila ?<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>pagjum\u00ebsi<br \/>\ndora mbi gjinj<br \/>\n\u00ebsht\u00eb e imja<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>banket ngjyrash n\u00eb horizont<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>af\u00ebr nj\u00ebri tjetrit<br \/>\np\u00ebrk\u00ebdhelen e shpohen keq<br \/>\ndy iriq<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>prostitut\u00eb<br \/>\nasgj\u00eb e gjall\u00eb<br \/>\nmidis kofsh\u00ebve<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>nj\u00eb molekul\u00eb oksigjeni nuk po lidhet dot<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>maternitet<br \/>\nn\u00eb koridor hedhur<br \/>\nnj\u00eb prezervativ<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>symfoni drite<br \/>\nmbi qoshe diamanti<br \/>\nluan veten<\/p>\n<p>**********<\/p>\n<p>kompozitor i vjet\u00ebr<br \/>\nme shkop drejton<br \/>\ndhe ecjen e tij<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>grua me zakone drite<\/p>\n<p>**********<\/p>\n<p>edhe n\u00eb pallat<br \/>\narrixhiu udh\u00ebton<br \/>\nnga dhoma n\u00eb dhom\u00eb<\/p>\n<p>**********<\/p>\n<p>sip\u00ebr gjunj\u00ebve<br \/>\narti vazhdon<br \/>\nngjitjen<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>mbi oqean<br \/>\ndielli than<br \/>\nhijen e tij<\/p>\n<p>**********<\/p>\n<p>bubullim\u00ebs po i mbahet goja<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>m\u00eb mungon n\u00ebna<br \/>\np\u00ebrqafoj veten<br \/>\ngjat\u00eb\u2026<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>volumi i hoxh\u00ebs<br \/>\nme volumin e k\u00ebmban\u00ebs<br \/>\nn\u00eb gar\u00eb<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>nj\u00eb merimage qan but\u00eb-but\u00eb<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>kompozitor i vjet\u00ebr<br \/>\nme shkop drejton<br \/>\ndhe ecjen e tij<\/p>\n<p>************<br \/>\nP\u00eblqej<br \/>\nShiko m\u00eb shum\u00eb reagime<br \/>\nKomento<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*****************<br \/>\nShkruaj nj\u00eb koment&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reshida \u00c7oba &nbsp; E quaj fat marrjen pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Haikut n\u00eb Japoni&#8230;ngjarje q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson emrin e Matsuo Basho,poeti m\u00eb i njohur n\u00eb historin\u00eb e Japonis\u00eb.P\u00ebr nder t\u00eb tij<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7594,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7588","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7588"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7597,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7588\/revisions\/7597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7594"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}