{"id":7544,"date":"2018-11-29T14:20:48","date_gmt":"2018-11-29T14:20:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7544"},"modified":"2018-11-29T18:45:58","modified_gmt":"2018-11-29T18:45:58","slug":"vatrane-shifeni-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7544","title":{"rendered":"Vatran\u00eb, shifeni mir\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/GJINI-RANIZ.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7545\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/GJINI-RANIZ.png\" alt=\"\" width=\"235\" height=\"282\" \/><\/a>Nga <strong>Ramiz Gjini<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb kur korifenjt\u00eb e Vatr\u00ebs ik\u00ebn n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, vendin e tyre n\u00eb krye, nis\u00ebn ta zinin ca njer\u00ebz bufon\u00eb, mendjeshterp\u00eb, pa asnj\u00eb kontribut n\u00eb c\u00ebshtjen shqiptare. Ka vite e vite, q\u00eb Vatra p\u00ebrjeton nj\u00eb realitet t\u00eb stisur, falls, pa themel e pa agjenda pune.<!--more--><\/p>\n<p>K\u00ebta lloj drejtuesish, patriot\u00eb t\u00eb thekur n\u00eb diellin e Amerik\u00ebs, n\u00eb fakt, as nuk kan\u00eb prishur as nuk kan\u00eb ndrequr ndonj\u00eb pun\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb padobish\u00ebm, por edhe t\u00eb pad\u00ebmsh\u00ebm. Ama kan\u00eb ditur t\u00eb marrin poza kur jan\u00eb ulur n\u00eb krye te sofr\u00ebs, por edhe kur jan\u00eb rreshtuar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fotografi nuk kan\u00eb pozuar keq. Ngase nuk kan\u00eb patur asnj\u00ebher\u00eb mendime vetiake, kan\u00eb folur me gjuhen e ish korifejve t\u00eb Vatr\u00ebs, q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb me koh\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb jallane. Sipas situat\u00ebs e rrethan\u00ebs, t\u2019i hedhin mbi tavolin\u00eb si kartat e bixhozit k\u00ebta korifej; nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb Nol, nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr nj\u00eb Konic\u00eb, e nganj\u00ebher\u00eb nj\u00eb Cekrez, Arshi Pip\u00eb apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Nje shpirt i mefsht\u00eb performance bajate, ka koh\u00eb, q\u00eb jep e merr me prononcime e deklerata gjith\u00ebfar\u00ebshe krejt n\u00eb tym, sepse tymi i ka mbuluar gjithandej, thjesht\u00eb sepse nuk din\u00eb cfar\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Cfar\u00eb b\u00ebjn\u00eb? B\u00ebjn\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe kakofonike. D\u00ebnojne dhe perkrahin, denojne dhe p\u00ebrkrahin p\u00ebr gjithshka u d\u00ebgjojn\u00eb vesh\u00ebt. Thon\u00eb jemi antikomunist\u00eb, por bashk\u00ebpunojn\u00eb me komunist\u00ebt. Thon\u00eb jemi p\u00ebr bashkimin e komunitetit, por luftojn\u00eb ta p\u00ebrcajn\u00eb at\u00eb. Thon\u00eb, q\u00eb po e ndihmojn\u00eb komunitetin, por ndihmojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Vatra \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tyre, sepse Vatra p\u00ebr ta, \u00ebsht\u00eb godina ku rrin\u00eb. \u201cE kemi bler\u00eb vet\u00eb me paret tona. Askush nuk mund t\u00eb na e marr\u00eb\u201d. K\u00ebshtu m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb ish kryetari Agim Karagjozi, ndjes\u00eb past\u00eb. Dhe kush blen godin\u00ebn, ka bler\u00eb edhe historin\u00eb, kontributin, luft\u00ebn, meritat, gjithshka. K\u00ebsisoj, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb edhe t\u2019i shesin, meritat, luft\u00ebn, historin\u00eb, t\u2019i shesin krejt si t\u00eb vetat. Dhe e kan\u00eb shitur. Ja dhan\u00eb Dritan Mishtos, birit t\u00eb nj\u00eb krimineli t\u00eb regjimit komunist. Po ua p\u00ebrmende nxehen, d\u00ebshp\u00ebrohen, p\u00ebrv\u00eblohen e shtremb\u00ebrohen si zorra n\u00eb prush. Se prushi \u00ebsht\u00eb futur brenda. Esht\u00eb futur p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar Vatr\u00ebn, p\u00eb ta djegur e b\u00ebr\u00eb hi.<\/p>\n<p>Para do koh\u00ebsh shkrimtari Agron Tufa, drejtor i Institutit t\u00eb studimit t\u00eb krimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb regjimi komunnist, erdhi n\u00eb USA. Qe ftuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet letrar, qe njihet tashme si \u201cDit\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Detroit\u201d; nj\u00eb aktivitet ky, i organizuar prej 16 vjet\u00ebsh nga kryetari i Kuvendit, shkrimtari Pjet\u00ebr Jaku. Meqen\u00ebse po vinte, bordi i k\u00ebtij instituti, i ngarkon Tuf\u00ebs edhe nj\u00eb detyr\u00eb: t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb vizit\u00eb te Vatra p\u00ebr tu shpjeguar vatran\u00ebve fenomenin e kapjes s\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit shqiptar nga ish kriminel\u00eb t\u00eb regjimit komunist dhe pinjoll\u00ebt e tyre. Dhe m\u00eb e v\u00ebshtira qe, se duhej tu kujtonte, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs, kishin zgjedhur t\u00eb birin e Petraq Mishtos, nj\u00eb ish prokuror n\u00eb regjimin diktatorial, i cili ka d\u00ebnuar e marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb njer\u00ebz krejt t\u00eb pafajsh\u00ebm. Ne vajt\u00ebm te Vatra, por vet\u00eb kryetari Mishto, e parandjeu t\u00ebrmetin dhe ia mbathi sic ia mbathin minjt\u00eb. Na prit\u00ebn t\u00eb tjer\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, njer\u00ebz t\u00eb respektuar. Sidomos Idriz Lamaj, q\u00eb ka punuar p\u00ebr shum\u00eb vite si gazetar i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d. Lamaj \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb studjues skrupuloz dhe autor librash, ndaj u g\u00ebzova kur e pash\u00eb aty. Por ende m\u00eb dh\u00ebmb veshi q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi Zef Bala kur mori vesh qe bashk\u00eb me Agronin, kemi qen\u00eb n\u00eb Detroit te Pjet\u00ebr Jaku, p\u00ebr dit\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb. Se Zefi ka armiq t\u00eb shumt\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. nuk jan\u00eb as grek\u00ebt, as serb\u00ebt, por shqiptar\u00ebt! Agroni m\u00eb p\u00eblqeu n\u00eb fjal\u00ebn e tij. I matur, i qart\u00eb dhe i sakt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha sa tha aty, por nuk isha i sigurt\u00eb n\u00ebse u p\u00ebrthithen sa e si duhet, sepse atmosfera e krijuar, m\u00eb la p\u00ebrshtypjen sikur Agroni, nuk foli me t\u00eb pranishmit aty, por foli me t\u00eb par\u00ebt e Vatr\u00ebs, ata korifejt\u00eb e gozhduar tashm\u00eb si portrete n\u00eb mure. Agroni tha nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur, q\u00eb padyshim, duhet ta ket\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar e lig\u00ebshtuar tejmase shpirtin e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, m\u00eb merr n\u00eb telefon Zef Bala, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Vatr\u00ebs. Ishte shum\u00eb i nervozuar. Kishte par\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb Agron Tuf\u00ebs, i cili, per shkak t\u00eb nj\u00eb keqkuptimi t\u00eb shkaktuar n\u00eb listat e internetit, shpjegonte motivin q\u00eb e shtyu t\u00eb shkonte te Vatra. Zefi mu hak\u00ebrrua aq keq sa shp\u00ebrthiqi nj\u00eb lum\u00eb sharjesh n\u00eb adres\u00ebn time dhe t\u00eb shkrimtarit Agron Tufa. Pra, Zefi shp\u00ebrthiqi, nuk shp\u00ebrtheu. Shp\u00ebrthiqje, quhet zhurma q\u00eb b\u00ebn mekanizmi i shkrepjes, kur nuk k\u00ebrcet pushka. K\u00ebsisoj shpetuam pa dam, nuk pati mes nesh as t\u00eb vrar\u00eb, as t\u00eb plagosur. U mundova ta qet\u00ebsoja por nuk ishte e th\u00ebn\u00eb. M\u00eb quajti buk\u00ebshkal\u00eb, njeri q\u00eb ha buk\u00ebn dhe p\u00ebrmbysi kup\u00ebn, kurse Agroni, qe p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb&#8230; Nuk ma nxe goja ta them.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte e pamoralshme n\u00ebse nuk do t\u00eb shpjegoja k\u00ebtu, q\u00eb Zef Bala, m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe duke sponsorizuar romanin tim \u201cBibollasit\u201d. Aso kohe, qesh\u00eb i bindur q\u00eb e b\u00ebri me shum\u00eb dashamir\u00ebsi. Dhe un\u00eb, e falenderova me gjith\u00eb zem\u00ebr. Madje, n\u00eb nj\u00eb far mwnyre, edhe e nderova, sepse romani \u201cBibollasit\u201d i sponsorizuar nga Zef Bala, fitoj cmim te pare komb\u00ebtar si romani me i mire i botuar ne vitin 2010. Dhe jo vet\u00ebm mua, Zefi ka ndihmuar financiarisht\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, sidomos Vatr\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aderon prej gati nj\u00eb jet\u00eb. Fjal\u00ebt fyese n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Agronit, un\u00eb ia fal Zefit, sepse Zefi, nuk e njeh at\u00eb. Nuk e njeh fare, fare\u2026 Sepse Zefi, p\u00ebr ta njohur, duhet t\u00eb ket\u00eb ndenjur me t\u00eb, e sidomos t\u00eb lexoj\u00eb. Por ai nuk lexon. I kam th\u00ebn\u00eb edhe Agronit, q\u00eb ta fal\u00eb Zefin. Ta fal\u00eb, sepse Zefi, e njeh Agronin p\u00ebrmes Alfons Grish\u00ebs, nj\u00eb ish i d\u00ebnuar si hajdut ordiner, e q\u00eb edhe ky, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb Vat\u00ebr si nj\u00eb cub, duke e ndricuar rrug\u00ebn me nj\u00eb bishtuk t\u00eb vjedhur demokracie. Dhe t\u00eb mos dal\u00eb e t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar si hajdut ky Alfonsi, se pastaj ne do ia hapim krejt pet\u00ebt lakrorit.<\/p>\n<p>Por m\u00ebrzia ime rreh tjet\u00ebrkund. M\u00eb trondit fakti, q\u00eb Zef Bala, e paska sponsorizuar librin tim p\u00ebr t\u00eb m\u00eb marr\u00eb peng. Pra, m\u00eb paska bler\u00eb, jo vetwm duke sponsorizuar librin, por edhe duke paguar mndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb kafe n\u00eb ndonj\u00eb lokal t\u00eb lagjes p\u00ebrreth. Dhe un\u00eb nuk e paskam ditur q\u00eb jam shit te Zefi trup e shpirt, p\u00ebr nj\u00eb sponsorizim e per nj\u00eb kafe t\u00eb paguar; qe Zefi, me paska future n\u00eb xhepin e tij, madje te ai i vogli fare. Dhe q\u00eb pas k\u00ebsaj, un\u00eb nuk paskam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpreh as edhe nj\u00eb mendim vetiak, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb atij dhe shok\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Vatr\u00ebs, kan\u00eb zgjedhur t\u00eb birin e nj\u00eb krimineli. C\u2019ti them? Le t\u00eb b\u00ebj\u00eb llogarin\u00eb sa i kam borxh dhe t\u2019i nis cekun. Se une, nuk ndjehem rehat n\u00eb xhepin e Zefit.<\/p>\n<p>Natyrisht\u00eb, askush nuk mund t\u2019i ngarkoj\u00eb n\u00eb kurriz Dritanit krimet e babait. Por Dritani, e para, duhet t\u00eb distancohet publikisht\u00eb nga krimet e t\u00eb atit. Dhe e dyta, t\u00eb mos g\u00ebnjej\u00eb e mashtroj\u00eb as Vatr\u00ebn, as komunitetin. T\u00eb mos thot\u00eb, sic ka th\u00ebn\u00eb, q\u00eb i ati i tij, nuk ka qen\u00eb prokuror, por nj\u00ebfar kordinatori p\u00ebr t\u00eb zgjidhur konfliktet mes kooperativave bujq\u00ebsiore. K\u00ebsisoj, ai i hedh nj\u00eb velenx\u00eb n\u00eb kok\u00eb t\u00eb atit, q\u00eb t\u00eb mos e njoh\u00eb askush, dhe gjithashtu, v\u00eb n\u00eb dyshim inteligjenc\u00ebn ton\u00eb. Dhe as t\u00eb mos g\u00ebnjej\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb an\u00ebtar i Vatr\u00ebs prej m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vjet\u00eb, sic e parashikon statuti si norm\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebr postin e kryetarit. Dhe, nese mashtron, shantazhon dhe punon p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb mbrap\u00ebshta, at\u00ebher\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cub, q\u00eb ka marr\u00eb si detyr\u00eb t\u00eb grabit\u00eb Vatr\u00ebn. Tani, q\u00eb iu hap\u00ebn pet\u00ebt lakrorit, e na doli nj\u00eb dosje e t\u00ebr\u00eb me vendime denimesh makabre q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb t\u00eb atit, Petraq Mishtos, vatran\u00ebt duhet t\u00eb mblidhen me urgjenc\u00eb e ta shkarkojn\u00eb me ceremoni. Jo kryesia, q\u00eb e shiti Vatr\u00ebn, se ata se b\u00ebjn\u00eb. Por t\u00eb mblidhen njer\u00ebzit n\u00eb baz\u00eb, deg\u00ebt nga jan\u00eb e s\u2019jan\u00eb. Ata q\u00eb u mashtruan e u a ndyn\u00eb idealin. T\u2019i thon\u00eb Mishtos, q\u00eb ka g\u00ebnjyer e mashtruar p\u00ebr q\u00ebllime djall\u00ebzore. T\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb falje gjith\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan dhe t\u00eb zgjedhin nj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr ta patur shpirtin n\u00eb paqe. N\u00ebse nuk gjejn\u00eb p\u00ebrkrahje, le ta abandonojn\u00eb at\u00eb kryesi, t\u00eb zgjedhin nj\u00eb tjet\u00ebr dhe tu l\u00ebn\u00eb atyre nd\u00ebrtes\u00ebn, q\u00eb na e paskan bler\u00eb vet\u00eb. E dim\u00eb q\u00eb Mishto vjen nga Partia demokratike e Tiran\u00ebs, nga ajo parti nga e cila vij edhe un\u00eb, jo si konsull i emeruar nga tarafi, por si nje shpirt n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lirise. Por atje n\u00eb PD, Dritani ka qen\u00eb trim me shum\u00eb shok\u00eb. Shok\u00eb t\u00eb tij dhe t\u00eb babait t\u00eb tij, kriminel si ai. N\u00eb USA, t\u00eb na fal\u00eb, sepse ndryshon puna. N\u00eb mbyllje, po me vjen n\u00eb mendje nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb:<\/p>\n<p>Nj\u00eb fshatari t\u00eb varf\u00ebr, i thot\u00eb gruaja, q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb pazar e t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb m\u00ebshqerr\u00eb. Donin ta rrisnin vet\u00eb, ta b\u00ebnin lop\u00eb dhe t\u00eb kandiseshin me qum\u00ebshtin dhe produktet e tij. Ky varfanjaku, vajti n\u00eb Pazar. Aty i zun\u00eb syt\u00eb nj\u00eb m\u00ebshqerr\u00eb fort t\u00eb mir\u00eb. I zoti i m\u00ebshqerr\u00ebs, na paskesh q\u00eblluar esnaf i madh. Qe shtrir\u00eb rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb muri me qeleshen hedhur mbi sy, duke kaluar nj\u00eb fie bari nep\u00ebr dhembe, n\u00eb pritje t\u00eb ndonj\u00eb bler\u00ebsi.<\/p>\n<p>&#8211; Sa e shet k\u00ebt\u00eb m\u00ebshqerr\u00eb, o byrazer? &#8211; pyeti hallexhiu.<\/p>\n<p>-Shikoje mire, &#8211; ia ktheu esnafi.<\/p>\n<p>Tjetri e v\u00ebshtroi nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb m\u00ebshqerr\u00ebn, pastaj u largua pa kuptuar asgj\u00eb. I ra rrotull gjith\u00eb pazarit, por si nuk gjeti tjet\u00ebr meshqerr\u00eb t\u00eb mir\u00eb si ajo, u kthye s\u00ebrish.<\/p>\n<p>-Sa e shet kete meshqerr\u00eb, bre byrazer, &#8211; pyeti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>-Shikoje mir\u00eb, &#8211; ia pat s\u00ebrish esnafi.<\/p>\n<p>Varfaniaku ia nguli v\u00ebshtrimin m\u00ebshqerr\u00ebs, k\u00ebsaj here m\u00eb gjat\u00eb. Pastaj ktheu shpinen dhe u largua. I ra prap cep m\u00eb cep pazarit dhe ia behu aty p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po fol, bre burazer, &#8211; u nxeh ai, &#8211; Sa e shet k\u00ebt\u00eb m\u00ebshqerr\u00eb?<\/p>\n<p>Esnafi p\u00ebshtyu fien e barit q\u00eb mbante n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb e jo pa kryeneq\u00ebsi tha:<\/p>\n<p>&#8211; Tridhjet\u00ebmij\u00eb lek\u00eb, o byrazer.<\/p>\n<p>Tjetri nuk e zgjati. I dha parat\u00eb dhe mori m\u00ebshqerr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, e lidhi m\u00ebshqerr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb hunit n\u00eb oborr. Doli gruaja dhe shum\u00eb e k\u00ebnaqur, u afrua t\u2019i prekte gjinjte meshqerr\u00ebs\u2026 Por cudit\u00ebrisht\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb gjinj\u00ebve, dora i preku nj\u00eb pal\u00eb tope! Tope, mor, tope! Marshalla, cfar\u00eb topesh!<\/p>\n<p>&#8211; C\u2019na bere more burr\u00eb?! U habit ajo. &#8211; Vajte te blesh\u00eb m\u00ebshqerr\u00eb e na sole nj\u00eb m\u00ebzat.<\/p>\n<p>&#8211; Shife mir\u00eb, &#8211; m\u00ebrm\u00ebriti n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb burri i shkret\u00eb, sepse iu kujtuan fjal\u00ebt q\u00eb i kishte pas th\u00ebn\u00eb ai esnafi.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb paft\u00eb vera e zez\u00eb, &#8211; ia ktheu ajo.<\/p>\n<p>Dhe hyri n\u00eb sht\u00ebpi gjith\u00eb nerva.<\/p>\n<p>Tani, nj\u00eb thirrje e fundit: Vatran\u00eb, shifeni mir\u00eb at\u00eb q\u00eb keni zgjedh\u00eb n\u00eb krye\u2026<\/p>\n<p><strong><em>New York, 29 Nenetor 2018<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz Gjini Q\u00eb kur korifenjt\u00eb e Vatr\u00ebs ik\u00ebn n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, vendin e tyre n\u00eb krye, nis\u00ebn ta zinin ca njer\u00ebz bufon\u00eb, mendjeshterp\u00eb, pa asnj\u00eb kontribut n\u00eb c\u00ebshtjen shqiptare. Ka vite e vite, q\u00eb Vatra p\u00ebrjeton nj\u00eb realitet t\u00eb stisur, falls, pa themel e pa agjenda pune.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7545,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-7544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7544"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7548,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7544\/revisions\/7548"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}