{"id":7467,"date":"2018-09-02T17:41:13","date_gmt":"2018-09-02T17:41:13","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7467"},"modified":"2018-09-02T17:41:13","modified_gmt":"2018-09-02T17:41:13","slug":"turizmi-qyteterimi-i-ri-i-maleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7467","title":{"rendered":"TURIZMI, QYTET\u00cbRIMI I RI I MALEVE"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7011\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb rizgjim e risim i tradit\u00ebs po ndodh si pa u v\u00ebn\u00eb re, dita-dit\u00ebs, n\u00eb lugina, pllaja e kreshta bjeshk\u00ebtare, sidomos restaurimi i kullave t\u00eb vjetra gjithandej, q\u00eb meriton v\u00ebmendjen e Institutit t\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs,<!--more--> q\u00eb nuk dim\u00eb n\u00ebse po e asiston k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb sapo ka nisur. Malet shqiptare kan\u00eb pasur qytet\u00ebrimin e tyre autentik prej fillimeve t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb par\u00eb, gjuh\u00ebn parake t\u00eb vizatimeve shk\u00ebmbore dhe mbishkrimeve n\u00eb tempuj, qytezat dhe k\u00ebshtjellat antike, uj\u00ebsjell\u00ebsit e arkitektur\u00ebs romake si ai i Domgjonit, minierat piruste t\u00eb bakrit, abacit\u00eb katolike e afreskat bizantine, princnit\u00eb arbnore e shtetin e Arbrit, kullat, pleq\u00ebsit\u00eb e kanunet, vet\u00ebqeverisjen, odat e kuvendet, shkollat dhe librat e par\u00eb t\u00eb shqipes, bashk\u00ebjet\u00ebsen e besimeve fetare, si dhe qendres\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme ndaj asimilimit kulturor e shkomb\u00ebtarizimit. Bash p\u00ebr k\u00ebto vlera dijetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Vjen\u00ebs e t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb shekullin XIX i zbuluan malet tona duke i shkelur cep m\u00eb cep dhe rekomanduar qytet\u00ebrimit europian si \u201cnj\u00eb bot\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme\u201d q\u00eb duhej njohur prej tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb natyra alpine e relievit t\u00eb k\u00ebsaj hap\u00ebsire gjeografike dhe trualli plot i etnokultur\u00ebs shqiptare q\u00eb i b\u00ebn turist\u00ebt t\u00eb ngjit\u00ebn p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb malet shqiptare. Tash p\u00ebr tash \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi, por nes\u00ebr kullat tona do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjitha bujtina etnografike p\u00ebr ta dhe nuk do t\u00eb dalin. Por dhe p\u00ebr vet\u00eb ne. Pse ky entuzias\u00ebm? &#8211; mund t\u00eb pyes\u00eb dikush. Nuk e di se si jan\u00eb rr\u00ebnuar malet tona? Jan\u00eb zhveshur nga pyjet, uj\u00ebrat po ua marrin p\u00ebr hidrocentrale, n\u00eb shum\u00eb prej tyre nuk shkon m\u00eb makina dhe jan\u00eb izoluar n\u00eb vetmi, si p\u00ebr shembull Laja e Ka\u00e7inarit, nj\u00eb nga bjeshk\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrafshta e m\u00eb pjellore t\u00eb vendit e m\u00eb gjer\u00eb. Po, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb. <em>Ama, duhet lajm\u00ebruar se ka filluar nj\u00eb nd\u00ebrgjegje e re, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e vet\u00eb banor\u00ebve t\u00eb mal\u00ebsive, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund kan\u00eb kuptuar se ai vendi q\u00eb e braktis\u00ebn leht\u00ebsisht para 20-25 vitesh paska vler\u00eb dhe mund t\u00eb b\u00ebhet i jetuesh\u00ebm e i shfryt\u00ebzuesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re. <\/em>Fal\u00eb k\u00ebsaj jan\u00eb jo t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb kthyer e po i rind\u00ebrtojn\u00eb kullat si\u00e7 i kan\u00eb pasur. Kemi qen\u00eb k\u00ebsaj vere n\u00eb Selc\u00eb e Vermosh, Plav\u00eb e Guci, Koman, Kryezi e Qaf\u00eb-Mali, Shishtavec e Has, Selit\u00eb e Orosh, Shqef\u00ebn e Dukagjin, Lur\u00eb e Kurbin etj. dhe kudo kemi par\u00eb kulla q\u00eb po kthehen n\u00eb identitet, punuar me mjeshtri nga mjeshtrit e tradit\u00ebs. Krahas tyre v\u00ebren dhe hotele t\u00eb reja turistike, disakatshe, dhe ato me stilizimin e kullave. Nj\u00eb i moshuar n\u00eb Has na tha se djemt\u00eb tan\u00eb boll nd\u00ebrtuan e stolis\u00ebn vilat e grekut p\u00ebr vite m\u00eb radh\u00eb, kurse tash iu jan\u00eb kthyer kullave t\u00eb tyre. Ashtu si\u00e7 kan\u00eb filluar t\u00eb duken frytet e investimeve t\u00eb para n\u00eb agroturiz\u00ebm etj. E megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i fillimeve, por nj\u00eb fillim i mbar\u00eb atje te \u201cburimi\u201d \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, pasi asgj\u00eb nuk vjen nga lart, me direktiv\u00eb. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm majat e k\u00ebtij turizmi, q\u00eb lexuesi i ka d\u00ebgjuar her\u00eb pas here, si bujtinat dhe hotelet e Thethit e Valbon\u00ebs, Vuthajve e Rugov\u00ebs, Razm\u00ebs e Tamar\u00ebs, Zadrim\u00ebs e Ran\u00ebs s\u00eb Hedhun, Rubikut e Kthell\u00ebs, Puk\u00ebs e Lajthiz\u00ebs, Shishtavecit e Sharrit, Ulz\u00ebs e Lur\u00ebs, Qaf\u00eb-Shtam\u00ebs e Salltikut, Dajtit e Gjinarit, Voskopoj\u00ebs e Vithkuqit, Tushemishtit e Sh\u00ebn Naumit, Llogaras\u00eb e K\u00eblcyr\u00ebs etj., por dhe vende t\u00eb tjera ende t\u00eb papromovuara. Vlen n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes dhe nj\u00eb set fotografish n\u00eb <em>Facebook<\/em> i sendeve, zejeve dhe ritualeve t\u00eb vjetra nga Arst-Miliskaja n\u00eb an\u00eb t\u00eb Drinit, duke na th\u00ebn\u00eb se ka nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje t\u00eb gjerave t\u00eb harruara. Kjo ndodh jo vet\u00ebm me njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb duan t\u2019i japin kuptim \u00e7do \u201cmanaferre\u201d t\u00eb vendlindjes s\u00eb tyre rr\u00ebz\u00eb bjeshk\u00ebve, po dhe me specialist\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb pyjeve dhe mjedisit n\u00eb nivel komb\u00ebtar, t\u00eb cil\u00ebt sensibilizojn\u00eb vazhdimisht me albume fotografike dhe video tep\u00ebr interesante me gjithnur malesh, shpellash, kanionesh, drur\u00ebsh, bim\u00ebsh, lulesh, shpend\u00ebsh, monumentesh natyrore, si inxhinier Abdulla Diku, nga nj\u00ebri cep i trojeve shqiptare n\u00eb tjetrin. Apo, n\u00eb Nikaj-M\u00ebrtur, ku si\u00e7 lajm\u00ebron Gjin Progni n\u00eb rrjetet sociale, njer\u00ebzit e ikur n\u00eb Tiran\u00eb e gjer Amerik\u00eb bashkojn\u00eb kontributet monetare me ata q\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebvizur, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs Mserr-Pal\u00e7-Salc\u00eb, pa pritur shtetin ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Jan\u00eb tashm\u00eb disa ata q\u00eb mbledhin relikte t\u00eb vjetra origjinale, jo p\u00ebr t\u2019i trafikuar n\u00eb rrug\u00eb klandestine, por p\u00ebr t\u2019i ekspozuar n\u00eb resortet turistike, duke i sh\u00ebrbyer t\u00ebrthorazi trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Nj\u00eb shoqat\u00eb austriake e drejtuar nga zonja Marianne Graf po nd\u00ebrton n\u00eb Rubik s\u00eb bashku me \u201cInfo-Kull\u00ebn\u201d nj\u00eb sinjalistik\u00eb moderne \u201cshtigjesh\u201d p\u00ebr tek kalat\u00eb e vjetra dhe visaret historike t\u00eb trev\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb modelin p\u00ebr rrethet e tjera. Shkurt, ka nj\u00eb tjet\u00ebr frym\u00eb e nj\u00eb tjet\u00ebr qasje ndaj turizmit malor, sot p\u00ebr sot m\u00eb s\u00eb shumti familjar. Sa m\u00eb shpejt t\u00eb ec\u00eb iniciativa e lir\u00eb e individ\u00ebve dhe komuniteteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj turizmi, aq m\u00eb i zvetnuar b\u00ebhet reagimi frenues i burokracis\u00eb, kinse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kuadrit ligjor. Kemi folur me investitor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm deri n\u00eb Shishtavecin e larg\u00ebt dhe kan\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si sillen organet shtet\u00ebrore karshi resorteve turistike, vet\u00ebm duke iu k\u00ebrkuar tatimet e tarifat p\u00ebr t\u00eb mbushur ark\u00ebn e shtetit, pa iu afruar atyre asnj\u00eb ndihm\u00eb infrastruktur\u00eb, projekte t\u00eb rivitalizimit t\u00eb zonave malore etj. M\u00eb e pakta nuk ka nj\u00eb listim t\u00eb k\u00ebtyre objekteve dhe nj\u00eb hart\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb realitet t\u00eb ri q\u00eb po krijohetn\u00eb male. Apo dhe k\u00ebto do t\u00eb mbahen \u201csekret\u201d, si minierat e kromit, hidrocentralet e reja etj., dyermbyllura p\u00ebr mediat, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura t\u2019i vizitojn\u00eb, p\u00ebrkundrazi d\u00ebbohen q\u00eb te porta.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb, kur nisi t\u00eb shkruhej p\u00ebr ngjitjen e qytet\u00ebrimit n\u00eb male, kishte mosbesim, duke iu kujtuar atyre q\u00eb shkruanin hiret dhe magjit\u00eb e detit etj. Dihej q\u00eb do t\u00eb zhvillohej me p\u00ebrpar\u00ebsi Butrinti e Ksamili, Dh\u00ebrmiu e Vunoi, Gjiri i Vlor\u00ebs e Gjiri i Lalzit, Rana e Hedhun e Velipoja, Shiroka e Driloni etj., \u00e7ka nuk ishte m\u00eb nj\u00eb lajm, por nj\u00ebher\u00ebsh nuk mund t\u00eb pranohej se turizmi ishte vet\u00ebm i detit dhe se tash q\u00eb ishim b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u201cqytetar\u00eb\u201d duke i braktisur malet, ato le t\u2019i gjuante rrufeja si n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Mujit e Halilit. Vet\u00ebdija p\u00ebr turizmin malor ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shihet m\u00eb tjet\u00ebr sy \u00e7do fshat, qytez\u00eb, lum\u00eb, shpat, shk\u00ebmb, livadh, pyll, curril uji. Sot njer\u00ebzit nuk drejtohen vet\u00ebm n\u00eb Pogradec, Voskopoj\u00eb, Dardh\u00eb, Syrin e Kalt\u00ebr, Ujin e Ftoht\u00eb, por dhe n\u00eb Belsh, uj\u00ebvar\u00ebn e Sotir\u00ebs n\u00eb Gramsh, uj\u00ebrat t\u00ebrmale t\u00eb Benj\u00ebs (P\u00ebrmet), kanionet e V\u00ebrmoshit, Skraparit e Vjos\u00ebs, krojet e Vuthajt n\u00eb Alpe, parkun turistik t\u00eb Viroit n\u00eb Gjirokast\u00ebr etj. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb kullat e reja t\u00eb turizmit duhen shpejtuar, pa u shtuar \u201cagresor\u00ebt\u201d e natyr\u00ebs, mjedisit, ekologjis\u00eb, pyllit, burimeve, bim\u00ebve, kafsh\u00ebve t\u00eb egra etj., q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb investimeve hidroteknike, minerare pa kriter etj. nuk ndalen para muz\u00ebs ekologjike e turistike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ashtu, si pa e kuptuar, n\u00eb disa rajone po shkohet drejt qyteteve e fshatrave turistike. Nj\u00eb model qyteze turistike po krijohet n\u00eb Ulz\u00eb me investime shtet\u00ebrore, ku nga Shkopeti, n\u00eb afro 10 kilometra, zgjatet nj\u00eb nga luginat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb Puk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt, bashkia e qeveria me projektin urban t\u00eb qytetit, shoqata Agro-Puka e t\u00eb tjer\u00eb, synojn\u00eb turizmin elitar, ekologjiken, pasurimin mjedisor etj. \u00cbsht\u00eb fillimi e ka probleme ende t\u00eb pazgjidhura. Liqenin e Komanit duan ta eksplorojn\u00eb jo vet\u00ebm ata q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me traget drejt Fierz\u00ebs, por dhe turist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb ardhur dhe nga jasht\u00eb, si\u00e7 pam\u00eb n\u00eb vend k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, po q\u00eb nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb me varkat e thjeshta t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, t\u00eb pasigurta p\u00ebr t\u00eb lundruar n\u00eb nj\u00eb \u201cdet\u201d t\u00eb till\u00eb. Nga pushteti vendor duhen ftuar aktor\u00eb serioz\u00eb t\u00eb biznesit, q\u00eb ta kryejn\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim me mjete moderne dhe \u00e7mime t\u00eb arsyeshme, pa spekuluar. Nj\u00eb problem i mpreht\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe shmangia e ndotjes nga uj\u00ebrat e zeza etj., q\u00eb ky turiz\u00ebm t\u00eb mos zhvillohet spontan dhe informal si ai bregdetar. Nuk mjafton q\u00eb \u00ebsht\u00eb kapur trendi. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe kontribues dhe komuniteti n\u00eb \u00e7eshtjet e turizmit malor, duke propozuar ide dhe p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb n\u00eb nismat mjedisore, prodhimet bio etj. Projekti i nj\u00ebqind fshatrave t\u00eb urbanizuar \u00ebsht\u00eb shprehje e \u201cngjitjes\u201d s\u00eb qytet\u00ebrimit n\u00eb male, n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe ve\u00e7mas agro-turistik.<\/p>\n<p>Turizmi malor \u00ebsht\u00eb ana tjet\u00ebr e medaljes s\u00eb turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, krahas atij bregdetar. Jan\u00eb disa aktor\u00eb q\u00eb lypet t\u00eb koordinojn\u00eb p\u00ebr zhvillimin perspektiv t\u00eb tij: organet vendore, ministria p\u00ebrkat\u00ebse, operator\u00ebt turistik\u00eb, agjensit\u00eb e zhvillimit rural, shoqatat mjedisore, ekspert\u00ebt e Zonave t\u00eb Mbrojtura e parqeve komb\u00ebtare, investitor\u00ebt e donator\u00ebt e ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e agroturizmit, komunitetet e zonave turistike, institucionet e trash\u00ebgimis\u00eb, arsimi profesional i hotel\u00ebri-turizmit etj. Por a keni d\u00ebgjuar t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb strategji?&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Nj\u00eb rizgjim e risim i tradit\u00ebs po ndodh si pa u v\u00ebn\u00eb re, dita-dit\u00ebs, n\u00eb lugina, pllaja e kreshta bjeshk\u00ebtare, sidomos restaurimi i kullave t\u00eb vjetra gjithandej, q\u00eb meriton v\u00ebmendjen e Institutit t\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7467","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7467"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7467\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7468,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7467\/revisions\/7468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}