{"id":7457,"date":"2018-08-08T17:17:58","date_gmt":"2018-08-08T17:17:58","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7457"},"modified":"2018-08-08T17:17:58","modified_gmt":"2018-08-08T17:17:58","slug":"baba-sherifi-pellumb-i-bektashizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7457","title":{"rendered":"BABA  SHERIFI &#8211; P\u00ebllumb i Bektashizmit"},"content":{"rendered":"<p>Nga<strong>\u00a0Armela Hysi*<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/teqja-e-elbasanit.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7458\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/teqja-e-elbasanit.png\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"144\" \/><\/a><\/p>\n<p>Baba Sherifi u lind m\u00eb 4 gusht 1908 (Arkivi Q\u00ebndror i Shtetit, Fondi 490, viti 1952, dosja 453\/1 fleta 59). Ndoqi q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb edhe p\u00ebr dijen edhe p\u00ebr sh\u00ebrbimin fetar udh\u00ebn p\u00ebr formimin e nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror t\u00eb denj\u00eb.<!--more--><strong style=\"font-size: 13px;\"><em>*\u201cAq thell\u00eb e mir\u00eb i zotronte babai ato ligje, sa jo vet\u00ebm meritoi t\u00eb gjitha gradat e ofiqet e klerikut bektashian, por, me rastin e zhvillimit t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb hashures\u00eb n\u00eb Teqn\u00eb e Madhe t\u00eb Elbasanit 1956, Kryegjyshi i athersh\u00ebm dede Ahmet Myftari e cil\u00ebsoi \u201cP\u00ebllumb i bektashizmit\u201d. N\u00eb fjal\u00ebn e tj Kryegjyshi tha: \u201cJu o besimtar q\u00eb keni ardhur sot k\u00ebtu, ju q\u00eb frekuentoni k\u00ebt\u00eb teqe dhe ju myhyb t\u00eb baba Sherifit jeni me fat. Jeni me fat se k\u00ebtu sh\u00ebrben nj\u00eb nga dy p\u00ebllumbat q\u00eb ka sot bektashizmi shqiptar, sh\u00ebrben fakiri baba Sherif&#8230;\u201dProf.Asoc.Dr. Shyq\u00ebri Hysi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>*\u00a0<strong>Gjat\u00eb sh\u00ebrbimit si klerik, me pun\u00ebn e tij, me p\u00ebrgatitjen, me kultur\u00ebn e gjer\u00eb q\u00eb zotronte dhe respektin q\u00eb g\u00ebzonte tek homolog\u00ebt klerik\u00eb bektashian, por edhe n\u00eb popull arriti t\u00eb merrte t\u00eb gjitha gradat e mundshme t\u00eb nj\u00eb kleriku bektashian. N\u00eb vitin 1965 ai u b\u00eb ALIFE i bektashinj\u00ebve<\/strong>.<strong> Prof.Asoc.Dr. Shyq\u00ebri Hysi<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><em>*Vler\u00ebsime t\u00eb shumta mori baba Sherifi nga besimtar\u00ebt, myhyb\u00ebt, populli i trevave t\u00eb Tepelen\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs, Skraparit, Martaneshit, P\u00ebrmetit, Mallakastr\u00ebs, Elbasanit etj. Edhe sot kur flitet p\u00ebr baba Sherifin d\u00ebgiojm\u00eb natyrsh\u00ebm shprehjet: \u201cAi ishte per\u00ebndia vet\u201d, \u201cishte nj\u00ebbaba Selimi\u201d, \u201cishte engj\u00ebll\u201d, \u201ckish lindur p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb\u201d, ishte simbol i klerikut bektashian\u201d, \u201cnj\u00eb cop yll nga yiet e zotit\u201d, \u201cAi ishte evliha\u201d, \u201cishte nj\u00eb sh\u00ebnjtor i madh i bektashizmit\u201d, \u201cmistik i gjall\u00eb\u201d, \u201c Ai b\u00ebnte ferk se ishte i zgjedhuri i Haxhi Bektashit\u201d etj.\u00a0Prof.Asoc.Dr. Shyq\u00ebri Hysi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0 \u00a0 \u00a0Kontributi m\u00eb i madh i baba Sherifit, megjith\u00ebse u internua nga regjimi, konsiderohet periudha e viteve 1967 &#8211; 1990. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, Ai e mbajti gjall\u00eb besimin bektashian duke p\u00ebrdorur sht\u00ebpin\u00eb e vet si Teqe, ku me forc\u00ebn e tij mistike u m\u00ebkonte plag\u00ebt e shpirtit besimtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk ngurruan asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin derman tek ky sh\u00ebrbyes i palodhur. N\u00eb periodikun e Komunitetit bektashian, revista &#8220;Urt\u00ebsia&#8221;, me rastin e nd\u00ebrrimit jet\u00eb t\u00eb tij, m\u00eb 14 shkurt 1994 jep nj\u00eb kronologji t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn theksohej: &#8220;Gjat\u00eb viteve 1867 &#8211; 1991, baba Sherifi q\u00ebndroi i mbyllur n\u00eb nj\u00eb hyrje n\u00eb Elbasan, ku dhe atje i sh\u00ebrbente besimtar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb&#8221;. Ky me Shenjt\u00ebrin\u00eb e tij kishte bindur jo vet\u00ebm popullin, por edhe autoritetet e koh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nuk guxuan asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndalonin veprimtarin\u00eb e tij. Prof.Asoc.Dr. Shyq\u00ebri Hysi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0\u00a0 \u00a0Baba Sherifi u sh\u00ebrbeu me devotshm\u00ebri gjith\u00eb besimtar\u00ebve, rrug\u00ebs s\u00eb ndritur t\u00eb atdhetarizmit, b\u00ebri t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet n\u00eb edukimin shpirt\u00ebror e atdhetar t\u00eb brezave, me pun\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij. Ai la gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb kujtes\u00ebn popullore. Jan\u00eb k\u00ebto vlerat q\u00eb e lart\u00ebsojn\u00eb figur\u00ebn e k\u00ebtij shenjtori. Prandaj shpirti i Baba Sherifit do t\u00eb prehet p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb paqe. Prof.Asoc.Dr. Shyq\u00ebri Hysi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij atdhetare dhe vlerat si njeri e klerik bektashian, u propozua nga bashkia e Elbasanit dhe Kryegjyshata Bot\u00ebrore Bektashiane p\u00ebr dekorim me medaljen p\u00ebr veprimtari patriotike. M\u00eb 26 shtaror t\u00eb vitit 1995, Presidenti i Republik\u00ebs, z. Sali Berisha, dekretoi me dekret nr. 1218 medaljen &#8221; P\u00ebr veprimtari patrioti\u0137e&#8221; motivacioni i t\u00eb cil\u00ebs ishte: &#8221; Fetar dhe nacionalist i shquar, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr \u00e7do pushtuesi, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb e t\u00eb bashkuar&#8221;. Po ashtu Bashkia e Elbasanit e ka shpallur baba Sherifin &#8221; Nder i qytetit t\u00eb Elbasanit&#8221; pas vdekjes&#8221;. \u00a0<\/em><\/strong><strong><em>Prof.Asoc.Dr. Shyq\u00ebri Hysi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Baba Sherifi, \u201cBabai Jon\u00eb\u201d;<\/p>\n<p>P\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e Tij q\u00eb na lidhte edhe drita e men\u00e7uris\u00eb dhe mir\u00ebsis\u00eb qiellore t\u00eb Atit, q\u00eb kishte t\u00eb pasqyruar n\u00eb sy, me qet\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrkushtimin e dashamir\u00ebsin\u00eb e vet prej Shenjtori; edhe af\u00ebrsia e gjakut, ishte edhe thjesht\u00eb Babai.<\/p>\n<p>Q\u00eb e mitur kisha v\u00ebn\u00eb re se si t\u00eb gjith\u00eb antar\u00ebt e fisit, sikur qet\u00ebsoheshin \u2013 ndri\u00e7oheshin n\u00eb fytyr\u00eb kur e p\u00ebrmendnin, pyesnin me respekt e dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr T\u00eb; tregonin mendimin e Tij, opinionin q\u00eb kishin marr\u00eb, a q\u00eb do merrnin dhe ndjehej nj\u00eb burim i thell\u00eb besimi e shprese, q\u00eb i pushtonte paqsh\u00ebm. Nuk kishte si t\u00eb mos e kuptonte dikush se Babai, Baba Sherifi, ishte mes nesh, por nuk ishte nj\u00eb njeri i thjesht si ne.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha imazhet e Baba Sherifit q\u00eb m\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mendje Ai q\u00ebndron gjithmon\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn time i qet\u00eb e i fuqish\u00ebm \u2013 tejet i fuqish\u00ebm n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e tij; fisnik, i ngroht\u00eb e i qeshur, me autoritetin e nj\u00eb figure t\u00eb lart\u00eb, por me dashurin\u00eb e pashtershme t\u00eb njeriut shpirtgj\u00ebr\u00eb e t\u00eb ditur. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ende, (por si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb kisha m\u00ebsuar t\u00eb lexoj q\u00eb 4 vje\u00e7e dhe q\u00eb p\u00ebrpija librat m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do lloj ushqimi, isha brymosur t\u00eb quaja dijen nj\u00eb nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb duhet t\u00eb synoj\u00eb shpirti njer\u00ebzor) d\u00ebgjova nj\u00eb dit\u00eb maman\u00eb\u00a0time t\u00eb debatonte z\u00eb-ul\u00ebt me nj\u00eb grup mikeshash t\u00eb saj, duke u shprehur se p\u00ebr Baba Sherifin, jo vet\u00ebm ajo, por kush e kishte njohur, thoshte se kishte dituri t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshme. Dinte t\u00eb jepte p\u00ebrgjigje t\u00eb gjithan\u00ebshme q\u00eb profesor\u00eb, punonj\u00ebs, drejtues t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, mjek\u00eb a politikan\u00eb, nuk kishte d\u00ebgjuar t\u2019i jepnin; dhe vet\u00eb tim at\u00eb, q\u00eb kishte mbaruar tre shkolla t\u00eb larta, q\u00eb n\u00eb miqt\u00eb apo koleg\u00ebt e rrethi t\u00eb tij shpesh kishte t\u00eb b\u00ebnte me dipllomat\u00eb e ambasador\u00eb, gjyqtar\u00eb e njer\u00ebz me pozita, e shihja ta d\u00ebgjonte me aq respekt e miratim p\u00ebr temat q\u00eb diskutonin, ndaj nuk mund t\u00eb mos e kisha ndjer\u00eb dhe un\u00eb, me kaq admirim e respekt, se Baba Sherifi, ishte nj\u00eb figur\u00eb e p\u00ebrzgjedhur, me dije e v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lloji, t\u00eb nj\u00eb ndri\u00e7imi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; se Babai ishte mes nesh por s\u2019ishte si t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb perjudh\u00eb t\u00eb realitetit shqiptar, p\u00ebr k\u00ebto tema, as me gjys\u00ebm z\u00ebri nuk mund t\u00eb flitej, n\u00eb fakt, por kjo ishte dhe nj\u00eb nga ve\u00e7orit\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb thella. Baba Sherif Canometi (Cana) mbeti i p\u00ebrkushtuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb segment kohor aq t\u00eb err\u00ebt p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Besimit dhe Fes\u00eb. I p\u00ebrkushtuar tek njer\u00ebzit e thjesht\u00eb dhe misioni i tij i shenjt\u00eb, hyjnor, p\u00ebr t\u2019i ndri\u00e7uar e drejtuar, t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar t\u00eb q\u00ebndojn\u00eb besnik ndaj vyrtytit t\u00eb besimit dhe vlerave t\u00eb misticizmit n\u00eb familje e shoq\u00ebri. Nj\u00eb simbol p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb dhe ndihmes\u00eb konkrete t\u00eb gjith\u00eb bashkoh\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb \u00e7do brezi e moshe, por edhe brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E kam lidhur pamjen e Baba Sherifit n\u00eb kujtes\u00ebn time si f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dy-kat\u00ebshe elbasanase, n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb ngusht\u00eb, e cila ishte nj\u00eb Kult i pashpallur, por real i misionit t\u00eb tij. Pa dyshim edhe pse shkonim shpesh me prindrit, e v\u00ebllan tim vog\u00eblush at\u00ebhere, Ermalin, qe e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur ta gjeje vet\u00ebm Babain n\u00eb sht\u00ebpi, pa njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb \u2013 p\u00ebrve\u00e7 familjes s\u00eb mrekullueshme t\u00eb znj. Nea dhe z. Miltiadh e f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb edukuar, t\u00eb cil\u00ebt i gjendeshin gjithmon\u00eb pran\u00eb \u2013 t\u00eb njohur e t\u00eb pa njohur, t\u00eb af\u00ebrm e t\u00eb huaj, nga t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebndet e Shqip\u00ebris\u00eb, mbushnin \u00e7do dit\u00eb, \u00e7do or\u00eb, od\u00ebn e tij mistike. Babi g\u00ebzohej kur na shihte dhe ne ndjenim at\u00eb val\u00ebn e nxeht\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtillte shpirtrat tan\u00eb sapo shihnim syt\u00eb e tij energjik e plot\u00eb mir\u00ebsi. Kishte nj\u00eb paqe t\u00eb nd\u00ebrthurur me drit\u00eb brenda tij dhe gjithkush sikur merrte pak nga kjo drit\u00eb kur shihej me T\u00eb, kur ikte q\u00eb andej. M\u00eb b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje njer\u00ebzit q\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb falenderuar Baban\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb u kishin ndodhur, pas k\u00ebshillave dhe bekimeve t\u00eb tij. T\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb ishin t\u00eb ndjekur nga nj\u00eb mrekulli, nga realizimi i nj\u00eb q\u00ebllimi, \u00ebndrre, akoma dhe sh\u00ebrime s\u00ebmundjesh e lindje f\u00ebmij\u00ebsh, q\u00eb i kishte sjell shpresa dhe besimi i v\u00ebrtet\u00eb tek Zoti tek sht\u00ebpia e Tij, e tani ktheheshin t\u00eb lumturuar, t\u00eb \u00e7liruar nga ankthet, por dhe t\u00eb mbushur me kaq respekt e besim. Sa e bukur dhe njer\u00ebzore ishte ndjenja e ngadh\u00ebnjimit n\u00eb syt\u00eb e tyre, ndjenja e mir\u00ebnjohjes, shk\u00eblqimi i mall\u00ebngjimit p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, edhe pse nuk qe e leht\u00eb ta p\u00ebrmendnin kudo e tek kushdo k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb. K\u00ebto v\u00ebshtrime ishin t\u00eb shpeshta tek vizitor\u00ebt e Baba Sherifit dhe historit\u00eb mbushnin dhom\u00ebn, sikur hapje nj\u00eb lib\u00ebr me p\u00ebrralla. Befas t\u00eb dob\u00ebtit fitonin fuqi, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt jet\u00eb, m\u00ebma krah\u00ebboshe lastar\u00ebt e \u00ebnd\u00ebrruar; sepse Ati kishte sjell\u00eb mes nesh dik\u00eb q\u00eb me besimin e tij na dilte krah\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, na m\u00ebsonte t\u00eb donim Hyjin dhe Mir\u00ebsin\u00eb e Drejt\u00ebsin\u00eb e Tij. T\u00eb besonim tej t\u00eb mundshmes njer\u00ebzore, tej t\u00eb nd\u00ebrlikuar\u00ebs mendore, tej praktik\u00ebs logjike, tej perceptimit t\u00eb shqisave t\u00eb njohura. Na ndihmonte thjesht t\u00eb besonim.<\/p>\n<p>Kur mora vesh lajmin e nd\u00ebrrimit jet\u00eb t\u00eb Baba Sherifit, u ndjeva pothuaj e revoltuar, jo vet\u00ebm u trishtova, por u ndjeva e vetmuar. Adolishent\u00ebt shpesh p\u00ebrmbyten nga ndjenja q\u00eb nuk i zot\u00ebrojn\u00eb dot, nuk i kuptojn\u00eb, nuk din\u00eb as t\u2019i pag\u00ebzojn\u00eb me emrin e sakt\u00eb. Tani, pas pothuaj 20 vjet\u00ebsh, mendoj se p\u00ebrve\u00e7 se dhimbjen q\u00eb u largua prej nesh nj\u00eb Q\u00ebnie kaq e dashur dhe e nevojshme, p\u00ebrve\u00e7 se pasigurin\u00eb q\u00eb m\u00eb pushtoi (sepse gjithmon\u00eb diku mes t\u00ebmthave t\u00eb mi \u2013 q\u00eb nga momenti q\u00eb kisha lindur dhe m\u00eb vendos\u00ebn foshnj\u00eb \u201cn\u00eb dhom\u00ebz\u00ebn prej xhamash p\u00ebr liliput\u00ebt\u201d- inkubatorin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb lindjes; kur u gjenda n\u00eb nj\u00eb &lt;&lt;fluturim&gt;&gt; aksidental nga kati i kat\u00ebrt, n\u00eb mosh\u00ebn dy vje\u00e7are, dhe rash n\u00eb tok\u00eb \u201csh\u00ebndosh si kokrra e moll\u00ebs\u201d, edhe thjesht kur nisma, d\u00ebshira e \u00ebndrra t\u00eb mijat b\u00ebheshin realitet, &#8211; endej p\u00ebshp\u00ebrima, \u201cArmel\u00ebn e ruan Zoti, se e sheh Babai\u201d) \u00e7udit\u00ebrisht, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre pra, ndjenjave, ishte edhe nj\u00eb lloj inati i pap\u00ebrcaktuesh\u00ebm, se Babai, Baba Sherifi, Babai yn\u00eb, n\u00eb mos duhet t\u00eb kishte qen\u00eb vet\u00ebm i joni (i imi), t\u00eb pakt\u00ebn duhej t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb i joni. Babai na takonte neve, Babai ishte i imi dhe ndoshta revolta kaq e pap\u00ebrcaktuar, kaq tekanjoze, vinte sepse duke qen\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar, mendja e njeriut shpesh trillon turbull-turbull, ndjenja t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mpir\u00eb dhimbjen. P\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7uar m\u00eb pas, pak nga pak; sepse Ati q\u00eb na krijoi me kaq dashuri, e di se sa t\u00eb dob\u00ebt e t\u00eb vegj\u00ebl mund t\u00eb ndjehemi ndonj\u00eb her\u00eb. E di se sa nevoj\u00eb kemi p\u00ebr mb\u00ebshtetje. N\u00eb vitet q\u00eb pasuan nisa t\u00eb kujtoj p\u00ebr ngush\u00ebllim, her\u00ebn e fundit q\u00eb e kisha takuar Baba Sherifin, vet\u00ebm pak muaj para se t\u00eb p\u00ebrurohej Teqeja. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb shkoja pa prind\u00ebrit, u isha lutur t\u00eb m\u00eb lejonin t\u00eb shkoja me nj\u00eb nga kushurinjt\u00eb e mi t\u00eb dashur, djalin e vog\u00ebl t\u00eb xhaxhait tim t\u00eb ndjer\u00eb e t\u00eb mir\u00eb, Bajram Hysi, Edmondin, q\u00eb ashtu si t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllezrit e tij m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb dhe padyshim t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb xhaxhallar\u00ebve t\u00eb mi, e t\u00eb af\u00ebrmit, i rrinin pran\u00eb Baba Sherifit, e pothuaj \u00e7do jav\u00eb do t\u00eb gjendej dikush ta vizitonte.<\/p>\n<p>Baba Sherifi na priti aq ngroht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, ku gjet\u00ebm edhe Xhixhi Xhekuan. Ishte nj\u00eb dit\u00eb me shi, prandaj dhe njer\u00ebzit q\u00eb vinin t\u00eb shihnin e t\u00eb takoheshin me Baban\u00eb, ishin m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt at\u00eb dit\u00eb, se her\u00ebt e tjera. Kjo ishte nj\u00eb dhurat\u00eb e \u00e7muar, sepse k\u00ebshtu at\u00eb dit\u00eb Babai kaloi nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe kohe me ne. N\u00eb fakt Babai gjithmon\u00eb gjente koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njerzit pa p\u00ebrjashtim dhe kjo nuk mund t\u00eb mos ishte nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb admiroja tek Ai pa mas\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje gjith\u00eb ajo dit\u00eb. Babai m\u00eb k\u00ebshilloi edhe si t\u00eb ndihmoja n\u00eb kuzhin\u00eb e n\u00eb p\u00ebrgatitjen e gjell\u00ebs, madje m\u00eb dha t\u00eb zgjidhja nd\u00ebr ato q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgatisnim p\u00ebr drek\u00ebn \u2013 zgjodha \u201cpul\u00eb me arra\u201d. N\u00eb mbr\u00ebmje Babai gjeti prap pak koh\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte me ne dhe p\u00ebrgatiti bashk\u00eb me Xhixhin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb \u201c- Do i \u00ebmb\u00eblsojm\u00eb pak f\u00ebmj\u00ebt\u201d, nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb t\u00eb mrekulleshme q\u00eb mund t\u00eb quhej hallv\u00eb, por qe m\u00eb ndryshe nga ajo klasikja q\u00eb kam ngr\u00ebn\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kishte nj\u00eb shije kaq fantastike, me ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb, saq\u00eb menj\u00ebher\u00eb mendova se do t\u00eb mund t\u00eb haja dhjetra pjata nga ajo q\u00eb sapo m\u00eb shtroi p\u00ebrpara dhe se rracioni im qe i vog\u00ebl, p\u00ebrball\u00eb shijes s\u00eb mrekullueshme q\u00eb kishte \u00ebmb\u00eblsira; kur Babai, q\u00eb ishte mjaft larg meje dhe pas kurrizit tim, mu drejtua: \u201cHaje Armela, se nuk do mbarosh dot as at\u00eb!\u201d.\u00a0U habita se si mund t\u00eb qe brenda mendjes time. Nuk ishte as p\u00ebrball\u00eb meje q\u00eb t\u00eb mendoja se mund t\u00eb m\u00eb kishin tradh\u00ebtuar syt\u00eb, a ndonj\u00eb grima\u00e7\u00eb f\u00ebmijnore. Ishte larg dhe pozicioni ku isha ulur ishte me kurriz nga e aneksuara e kuzhin\u00ebs, ku gjendej n\u00eb at\u00eb moment Babai. Kishte t\u00eb drejt\u00eb! Diku tek lug\u00ebt e fundit, isha e ngopur dhe e lumtur sa s\u2019b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Por s\u2019do t\u00eb ishte\u00a0kjo hera e fundit q\u00eb pash Baba Sherifin. U shfaq p\u00ebrpara meje ashtu plot\u00eb drit\u00eb, nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb turbullt shtatori, n\u00eb dhomat e urgjenc\u00ebs n\u00eb spitalin ku gjendesha e shtruar, pas nj\u00eb rreaksioni t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb p\u00ebsova nga nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb farmaceutike. Mu shfaq si n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, pa qen\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, nd\u00ebrsa e kisha shum\u00eb t\u00eb nevoj\u00ebshme prezenc\u00ebn e nj\u00eb mrekullie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn lutesha bashk\u00eb me familjen time n\u00eb ato momente; m\u00eb ndejti pran\u00eb, m\u00eb tregoi se ishte aty p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtuar, se Zoti e solli p\u00ebr mua p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jetoj bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb mitur dhe gjith\u00eb t\u00eb dashurit. Por edhe t\u00eb nes\u00ebrmen, kur dukej n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb se rreziku kishte kaluar. K\u00ebsaj rradhe, m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kurajo. P\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar se duhet t\u00eb zgjohem nga jermi i keqardhjes p\u00ebr veten dhe gjith\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e sprovat dhe mund\u00ebsit\u00eb e humbura, q\u00eb m\u00eb kishin ngurt\u00ebsuar ndjenjat e kishin paralizuar ngjyrimin e botkuptimit tim dhe guximin p\u00ebr jet\u00ebn. M\u00eb kujtoi sa m\u00eb donte Ati dhe sa m\u00eb kishte dhuruar: vetveten, f\u00ebmij\u00ebt, familjen, miqt\u00eb, identitetin.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e pabesueshme q\u00eb prekte t\u00eb gjith\u00eb diapazonin e nj\u00eb udh\u00ebtimi nd\u00ebrjet\u00ebsorokohor (mund t\u00eb duket fjal\u00eb e \u00e7udit\u00ebshme kjo p\u00ebrb\u00ebrje rr\u00ebnj\u00ebsh, por nuk ishte p\u00ebr shpirtin dhe mendjen time aspak abstrakte, ve\u00e7se konkrete, si p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr rezultatin). Sikur m\u00eb zbukurohej e shkuara, e tashmja, e ardhmja gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi. M\u00eb jepte drit\u00eb brenda ekzistenc\u00ebs, brenda konceptit t\u00eb fuqis\u00eb njer\u00ebzore, perceptimit idilik t\u00eb shpirtit, t\u00eb nd\u00ebrthurjes s\u00eb bot\u00ebve dhe vetdijes. M\u00eb b\u00ebnte t\u00eb kuptoj se qelizat e mija dhe un\u00eb jemi nj\u00eb me ndjenjat dhe th\u00ebrrimet e p\u00ebrvet\u00ebsuara t\u00eb jet\u00ebs, por dhe nj\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn dhe iden\u00eb q\u00eb ka vet\u00eb Krijuesi p\u00ebr q\u00ebllimin e tij Hyjnor. Se sa madh\u00ebshtor\u00eb na ka krijuar, n\u00eb boshtin e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore dhe kapacitetit ton\u00eb t\u00eb njehsuar, por dhe t\u00eb vegj\u00ebl, p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb egoist\u00eb e krenar tej q\u00ebnies son\u00eb t\u00eb vobekt pa Besimin dhe Shoq\u00ebrin\u00eb e T\u00eb Gjith\u00ebs. T\u00eb provosh nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohesh n\u00eb trup, n\u00eb mendje, n\u00eb shpirt. T\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb perceptimi i bot\u00ebs p\u00ebrreth, t\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos kalosh tangent jet\u00ebs dhe q\u00ebllimeve t\u00eb saj, por t\u2019i ndjesh thelbin dhe esenc\u00ebn, si nj\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi sublime. Fiziku im ishte b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb p\u00ebr\u00e7ues i shk\u00eblqyer energjije tej njer\u00ebzore. P\u00ebrjetova at\u00ebher\u00eb shum\u00eb lumturi, shum\u00eb g\u00ebzime, shum\u00eb \u00e7lirim, shum\u00eb qet\u00ebsi, vet\u00ebvendosm\u00ebri dhe besim p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Siguri dhe paqe. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb e ndjeva dhe e kuptova \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh t\u00eb tashmen dhe nuk kishte asnj\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kuptoj\u00eb dikush sip\u00ebrfaq\u00ebsisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shprehje, q\u00eb duket sikur do t\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb drejt nj\u00eb jete moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebse me mendjeleht\u00ebsi apo arg\u00ebtim. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mendjen e qet\u00eb, q\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time ishte n\u00eb koh\u00ebn e tashme. Kishte zbritu nga treni i vrullit dhe mankthit, ku gjithmon\u00eb isha ose duke menduar p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur, me gjith\u00eb ndjenjat dhe zhg\u00ebnjimet, qoft\u00eb edhe me t\u00eb mirat, ose p\u00ebr t\u00eb ardhmen, duke ju trembur mos realizimeve, duke u zhytur n\u00eb \u00ebnd\u00ebrrime boshe, dhe e Tashmja t\u00eb rr\u00ebshqet nga duart si nj\u00eb substanc\u00eb e l\u00ebng\u00ebshme a e gazt\u00eb q\u00eb s\u2019e mban dot n\u00ebp\u00ebr gishta. Kurse pas k\u00ebsaj eksperience, e tashmja ishte e v\u00ebrtet\u00eb, ishte aty. Mendja ime, e p\u00ebrpos trupi ishte i paqt\u00eb. Ishte sikur dikush m\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb syze n\u00eb shqisat okulare dhe v\u00ebshtrimi, q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb endej n\u00ebp\u00ebrmjet imt\u00ebsive dhe larg\u00ebsive, tani shihte ato q\u00eb kisha p\u00ebrpara dhe ishin ato q\u00eb duhej t\u00eb shihja. Nuk mund t\u00eb kisha imagjinuar se sa lumturi ka n\u00eb shprehjen &#8220;t\u00eb jetosh t\u00eb tashmen&#8221;. Se sa lumturi ka n\u00eb ndjenj\u00ebn e mir\u00ebnjohjes q\u00eb dob\u00ebsit\u00eb tona na b\u00ebjn\u00eb ta harrojm\u00eb kaq leht\u00eb. Se sa pran\u00eb e kemi Per\u00ebndin\u00eb dhe t\u00eb Shenjt\u00ebt q\u00eb ka d\u00ebrguar jan\u00eb &#8220;gjymtyr\u00ebt&#8221; me t\u00eb cil\u00ebt vepron p\u00ebr t\u00eb na shpalosur t\u00eb paarrit\u00ebshmen n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Babai ishte aty p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb zjarr lumturie e njohurie, q\u00eb nuk vjen p\u00ebrve\u00e7 se nga Ati Suprem dhe p\u00ebrve\u00e7 se duke ndjer\u00eb Dashurin\u00eb q\u00eb Babai p\u00ebr\u00e7oi e vazhdon t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb tek ne gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. T\u00eb nj\u00ebjtin mision e ndiej se e gjej me kaq bujari e p\u00ebrkushtim n\u00eb Teqen\u00eb e Elbasanit, sa her\u00eb q\u00eb e vizitoj, akoma dhe sa her\u00eb q\u00eb e kujtoj, me vazhdim\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb palodhur t\u00eb Baba Faikut q\u00eb u gjend p\u00ebr mua nj\u00eb At\u00eb shpirt\u00ebror i dhembshur me plot\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb hapur e t\u00eb ndritur, duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb ta quaj Teqen\u00eb dhe Besimin, sht\u00ebpin\u00eb time t\u00eb ngroht\u00eb ku gjej prehje dhe shpres\u00eb n\u00eb \u00e7do moment; ku flas me Krijuesin e ndiej Frym\u00eb Hyjnore; ku b\u00ebhem njeri m\u00eb i mir\u00eb, p\u00ebr vete, p\u00ebr familjen dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi Xhoin e Kreshnikun.<\/p>\n<p>Baba Sherifi, Babai Jon\u00eb ishte i t\u00eb gjith\u00ebve njer\u00ebzve. Dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pat\u00ebn rastin ta njihnin e kuptonin dhe besonin se Ai ishte i d\u00ebrguar nga Per\u00ebndia. Ishte mes nesh, por s\u2019ishte si t\u00eb gjith\u00eb ne. Ai ja p\u00ebrkushtoi gjith\u00eb jet\u00ebn e Tij Atit t\u00eb Plot\u00ebfuqish\u00ebm dhe Q\u00ebllimeve t\u00eb Tij t\u00eb Ndritura, n\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb donte pa kushte dhe interes, pa vart\u00ebsi gjaku, a shkalle e klase q\u00eb jemi m\u00ebsuar ne njer\u00ebzit e thjesht\u00eb t\u00eb rendisim dhe peshojm\u00eb \u201cr\u00ebnd\u00ebsin\u00eb\u201d e secilit; por dinte t\u00eb endte tek secili nga ne nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb drite si fash\u00eb terapie mbi plag\u00ebt e jet\u00ebs t\u00eb dukshme e t\u00eb padukshme dhe mbolli n\u00eb zemr\u00ebn e secilit nga ne nj\u00eb Far\u00eb t\u00eb dhuruar nga Ati, q\u00eb rritet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb madh\u00ebshtore. Besimin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr Zotin dhe gjith\u00eb vyrtytet. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shenjtor q\u00eb kaloi n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe qem\u00eb kaq me fat q\u00eb e njoh\u00ebm, por edhe me nj\u00eb detyr\u00eb. T\u00eb mbajm\u00eb zemr\u00ebn t\u00eb past\u00ebr q\u00eb pema t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb n\u00eb \u00e7do stin\u00eb dhe t\u00eb japi fryte tek f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. T\u00eb kujtojm\u00eb p\u00ebrher\u00eb Baba Sherifin e t\u00eb p\u00ebrcjellim urt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin e Tij, q\u00eb t\u00eb ndri\u00e7ohemi t\u00eb gjith\u00eb dhe ta kemi ndihm\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb si q\u00ebllimin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb t\u00eb marrim m\u00ebsime dhe mb\u00ebshtetje nga ky Shenjtor q\u00eb ishte mes nesh, por s\u2019ishte si ne t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><em>*poete &#8211; bashk\u00ebpuntore letrare &#8211; redaktore<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Armela Hysi* Baba Sherifi u lind m\u00eb 4 gusht 1908 (Arkivi Q\u00ebndror i Shtetit, Fondi 490, viti 1952, dosja 453\/1 fleta 59). Ndoqi q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb edhe p\u00ebr dijen edhe p\u00ebr sh\u00ebrbimin fetar udh\u00ebn p\u00ebr formimin e nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror t\u00eb denj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7458,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7457","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7457"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7457\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7459,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7457\/revisions\/7459"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}