{"id":7455,"date":"2018-08-08T16:59:28","date_gmt":"2018-08-08T16:59:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7455"},"modified":"2018-08-08T16:59:28","modified_gmt":"2018-08-08T16:59:28","slug":"pal-gazulli-humanist-dhe-ambasadori-mendjendritur-i-gjergj-kastriot-skanderbeu-ne-raguze-dhe-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7455","title":{"rendered":"Pal Gazulli,  humanist  dhe ambasadori mendjendritur i Gjergj Kastriot Skand\u00ebrbeu ne Raguze dhe Itali"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Gjon-MARKU.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6968\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Gjon-MARKU.png\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"168\" \/><\/a>Nga Gjon Marku<\/strong><\/p>\n<p>Krahas Gjon Gazullit n\u00eb shekullin e XV nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb \u00e7muar dhe t\u00eb vyer ka dhe v\u00ebllai i tij Pali (Pavlo de Gazulis). \u201cAi \u00ebsht\u00eb i njohur si \u201corator\u201d (i deleguar) i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut dhe si \u201cmiles\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sekretar, ose madje dhe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs i tij. <!--more-->Kjo tregon nj\u00ebheri dhe p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe p\u00ebr pjesmarrjen e tij n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr turqve\u201d shkruan Prof.\u00a0\u00a0Jashar Rexhepagiq.<sup>(1)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb Fjalorin Enciklopedik Shiptar\u00eb Pal Gazulli (rreth 1405-1470) cil\u00ebsohet si Humanist shqiptar i shek.XV, diplomat, petagog, orator dhe nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut.<sup>(2)<\/sup><\/p>\n<p>Pal Gazulli (1405-1470) (n\u00eb burimet e koh\u00ebs: Paulus Gazullus) I lindur nga prind\u00ebr t\u00eb m\u00ebrguar n\u00eb Raguz\u00eb ku pun\u00ebt i kishin vajtur mbar\u00eb. Bashk\u00eb me v\u00ebllan\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb madh, Gjon Gazullin (Johannes Gazullus) kreu studimet e larta n\u00eb Padov\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga universitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb shek. XV. Pasi p\u00ebrfunduan studimet, t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit u kthyen n\u00eb Raguz\u00eb ku hyn\u00eb n\u00eb rrethet e intelektualeve humanist t\u00eb Republik\u00ebs Dalmatike.\u00a0<sup>(3)<\/sup><\/p>\n<p>Kur n\u00eb Shqip\u00ebri mori hov lufta \u00e7lirimtare n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit hyn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin t\u00eb diplomacis\u00eb, me ndryshim se Gjoni, nd\u00ebrkoh\u00eb astronom i njohur, u b\u00eb Ambasador i Raguz\u00ebs i dyti, Pali, i cili p\u00ebr disa koh\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si rektor i shkollave t\u00eb Republik\u00ebs (detyr\u00eb e ngjashme me ministrin e arsimit) u b\u00eb ambasador i Skenderbeut, madje dhe supervisor (mbikqyr\u00ebs) i depozitave financiare q\u00eb kishte kryekapidani shqiptar n\u00eb Bank\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Raguz\u00ebs.\u00a0<sup>(4)<\/sup><\/p>\n<p>P\u00ebr veprimtarin\u00eb e Pal Gazullit si rektor i shkollave t\u00eb Republik\u00ebs\u00a0\u201c\u2026 tregon edhe nj\u00eb dokument, q\u00eb ruhet ne Arkivin e Dubrovnikut, e q\u00eb daton n\u00eb viti 1442. Sipas k\u00ebtij burimi, dhoma e vog\u00ebl e Dubrovnikut kishte vendosur t\u00eb merrte n\u00eb sh\u00ebrbim Pal Gazullin v\u00ebllain e mesuesit Gjon Gazulli, si m\u00ebsues dhe rektor t\u00eb shkollave t\u00eb qytetit, p\u00ebr dy vjet 1442-1444. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb iu caktuan lokale t\u00eb ve\u00e7anta, si dhe rroga prej 250 perper\u00ebsh n\u00eb vit\u00eb. Si thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, Pal Gazulli ishte \u201cnjeri i zgjuar dhe i ngritur\u201d q\u00eb u zgjodh rektor i shkollave t\u00eb Dubrovnikut fill pas m\u00ebsuesit humanist Filip de Diversis (1434-1440), i cili ka merit\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e shkollave t\u00eb Dubrovnikut\u201d.<sup>(5)<\/sup><\/p>\n<p>Pal Gazulli ishte i vetmi ambasador i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut q\u00eb q\u00ebndroj vazhdimisht n\u00eb selin\u00eb ku ishte akredituar. Ai shk\u00ebputej nga selia e Raguz\u00ebs sa her\u00eb q\u00eb merrte porosi nga Sk\u00ebnd\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb kryer misione diplomatike.<\/p>\n<p>\u201cSe fisi i gazullorevet kje jetik, e n\u00eb \u00e7\u2019koh\u00ebna t\u00eb lashta bujar, nuk mund t\u00eb mohohet, kurse Pal Gazulli ishte besnik i t\u00eb madhit Sk\u00ebnd\u00ebrbeg, t\u00eb cilin, ndo e shoqnite ndo shkote n\u2019emen t\u00eb tij n\u00eb Rom\u00eb te papa, e t\u00eb cilit papa, n\u00ebp\u00ebrmjet Zyrtarve t\u00eb nalt\u00eb t\u00eb vet, i dor\u00ebzote 2000 dukat\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnd\u00ebrbegun, por si ndihm\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn kundra Turqve.<sup>(6<\/sup><sup>)\u00a0<\/sup>Shkruhet n\u00eb\u00a0 revist\u00ebn \u201cKumona e s\u00eb djell\u00ebs\u201d n\u00eb vitin 1938.<\/p>\n<p>Administrata financiare ishte pa dyshimshim e thjesht\u00eb dhe numerimi i funksionar\u00ebve tep\u00ebr i pak\u00ebt. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij dikasteri n\u00eb fillim t\u00eb sundimit t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut ishte Ninc Vukosaliq. Disa vite m\u00eb von\u00eb dalin dhe emrat e dy pjestar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb financave t\u00eb shtetit t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, Rajani dhe Pal Gazulli e pas tij At Dhimiter Frangu.<\/p>\n<p>\u201cJo me pak aktiv \u00ebsht\u00eb treguar Pal Gazulli; dhe ai u shqua n\u00eb kryerjen e transaksioneve financiare dhe t\u00eb d\u00ebrgatave t\u00eb v\u00ebshtira; k\u00ebshtu n\u00eb shtator 1453 ai t\u00ebrhoqi nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe nga depozita raguziane e despotit serb Gjergj Brankovi\u00e7.<sup>(7)<\/sup><\/p>\n<p>Prof. Dhimit\u00ebr Shut\u00ebriqi pohon se: m\u00eb 25.IX.1453 Pal Gazulli e Theodor Jafet-i, ambasador\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, jan\u00eb n\u00eb Raguz\u00eb. Vendoset t\u2019u epen 100 livra nga argjendi i depozituar aty (prej despotit serb), me shkresen e despotit.<sup>(8)<\/sup>\u00a0Dihet se Gjergj Brankovi\u00e7i e depozitonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb thesarit t\u00eb tij n\u00eb ar e argjend\u00eb pran\u00eb Republik\u00ebs Dalmate.\u00a0<sup>(9)<\/sup><\/p>\n<p>Para tyre, po n\u00eb shtator, Sk\u00ebnd\u00ebrbeu kishte d\u00ebrguar n\u00eb Raguz\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ambasador t\u00eb vetin \u201cpeshkopin e Arb\u00ebris\u201d me sa kuptohet, pa ndonj\u00eb sukses.<sup>(10)<\/sup><\/p>\n<p>Si\u00e7 del nga vendimi i k\u00ebshillit t\u00eb Raguz\u00ebs, m\u00eb 25 shtator 1453 thuhet: \u201cS\u00eb pari t\u2019i jepen zotit Pal Gazulli e Theudoro Jafetit, ambasador t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, nga sasia e argjendit\u2026 q\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb komun\u00ebn tone\u201d.<sup>(11)<\/sup><\/p>\n<p>Prof. Jahja Dran\u00e7olli n\u00eb librin e tij Gjin Gazulli astronom dhe diplomat i shek. XV pohon se: m\u00eb 25 shtator 1453 qeveria Raguziane i dor\u00ebzoi Pal Gazullit afro 35 kilogram argjend q\u00eb kishte marr\u00eb nga depozita e\u00a0Stefan Brnkaviqit.\u00a0<sup>(<\/sup><sup>12)<\/sup><\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit (sipas nj\u00eb dokumenti q\u00eb mban dat\u00ebn 8.II.1453), Pal Gazulli u b\u00eb n\u00eb Raguz\u00eb si misionar i princ Vladislav Kosa\u00e7\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Raguza kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb zjarrin e luft\u00ebs me princin Stefan Vuk\u00e7iq Kasa\u00e7a (1451-1454).\u00a0<sup>(13)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb fillim te vitit 1454 Sk\u00ebnd\u00ebrbeu, tep\u00ebr nevojtar p\u00ebr ndihm\u00eb ushtarake, pasi ushtrit\u00eb turke arrit\u00ebn n\u00eb viset shqiptare dhe po i afroheshin Durr\u00ebsit, nisi p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Napoli Pal Gazullin.<\/p>\n<p>M\u00eb 29.III.1454 Alfonsi V lajm\u00ebron Sk\u00ebnd\u00ebrbeun, se me Pal Gazullin i d\u00ebrgon nj\u00eb ndihm\u00eb nga Papa dhe se do ta ndihmoj\u00eb vet\u00eb. S\u00eb shpejti do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb dhe m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsin Ramon de Ortafa, i cili do t\u00eb sjell\u00eb dhe ndihme n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeu t\u00eb mbet\u00ebt i k\u00ebnaqur. Pali do t\u00eb informoj\u00eb me hol\u00ebsi.\u00a0<sup>(14)<\/sup>\u00a0Alfonsi njofton dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb do t\u2019i d\u00ebrgonte p\u00ebr s\u00eb shpejti Papa nga Roma.\u00a0<sup>(15)<\/sup><\/p>\n<p>M\u00eb 18.VII.1456 Sk\u00ebnd\u00ebrbeu i shkruan Duk\u00ebs s\u00eb Milanos. E falenderon p\u00ebr pritjen q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Pal Gazullit, ambasadorit t\u00eb tij, n\u00eb kthimin nga Burgonja. Ai g\u00ebzohet p\u00ebr paqen dhe krushqin\u00eb midis tij dhe Alfonsit. I d\u00ebrgon nj\u00eb kal dhurat\u00eb me an\u00eb t\u00eb Gjergj Petri\u00e7i.<sup>(16)<\/sup><\/p>\n<p>Leter q\u00eb ruhet n\u00eb arkivin e shtetit t\u00eb Milanos ku m\u00eb par\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vitin 1830 n\u00eb Bibliotek\u00ebn Imperiale\u00a0 t\u00eb Vien\u00ebs (sot Biblioteka Komb\u00ebtare), dhe kaloj n\u00eb Milano m\u00eb 1923.\u00a0Ajo \u00ebsht\u00eb me grafin\u00eb korsive t\u00eb Humanizmit, me elemente gotik.\u00a0Mban vul\u00ebn e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, e rrumbullak\u00ebt e me shqiponj\u00ebn dykrenare, rrethuar me nj\u00eb tekst q\u00eb nuk arrihet t\u00eb lexohet vulosja \u00ebsht\u00eb mbi dyll.<sup>(17)<\/sup><\/p>\n<p>Sipas Pall, Gjergj Petri\u00e7i, \u201cnuncius\u201d i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut duhet t\u00eb jet\u00eb abati q\u00eb m\u00eb 11. IX.1457 \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguar i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut te papa\u00a0<sup>(18)<\/sup>\u00a0(shif Raynaldi, an 1457, 23-5). \u00cbsht\u00eb fjala sigurisht p\u00ebr Gjergj Pelinin, abat i Manastirit t\u00eb Rotezit.<sup>(19)<\/sup>(shif p\u00ebr t\u00eb dhe 15. VIII. 1456, Radoni\u00e7i 125)<\/p>\n<p>M\u00eb 1456 u gjend n\u00eb oborrin e Burgandit e t\u00eb Milanit, m\u00eb 1458 s\u00ebrish n\u00eb Rom\u00eb s\u00eb bashku me abatin e Kuvendit malor t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris s\u00eb Trifantin\u00ebs dhe n\u00eb Raguz\u00eb, n\u00eb pranver\u00ebn 1449, n\u00eb qershor n\u00eb Rom\u00eb\u201d.\u00a0<sup>(20)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1457 ishte ndalur n\u00eb oborrin e Sforzave ambasadori tjet\u00ebr i Gjergj Kastriotit\u00a0 Pal Gazulli, n\u00eb kthim e sip\u00ebr nga oborri i Burgundit, p\u00ebrderisa n\u00eb korrik Sk\u00ebnd\u00ebrbeu do ti shkruante p\u00ebrs\u00ebri duk\u00ebs Francesko Sforza p\u00ebr ta falenderuar\u00a0 p\u00ebr pritjen q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb atij\u00a0 n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb t\u00eb derguari tjet\u00ebr. I d\u00ebrguari i korrikut ishte p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb klerik, Gjergj Petri\u00e7i, m\u00eb sa duket po ai (George Petri abbats) q\u00eb do t\u00eb dergohej vitin e ardhsh\u00ebm nga Sk\u00ebnd\u00ebrbeu t\u00eb Papa Kalisti II p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb kund\u00ebr turqve ose Gjergj Pelini sikurse ja lexon emrin Hopfi i shfaqur ne lidhjen e paqes s\u00eb 1448-s me gjas\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Nikoll Dukagjinit dhe jo i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut.<sup>(21)\u00a0<\/sup>N\u00eb rrafshin politik situata kritike e 1457-s e kishte shtyr\u00eb Gjergj Kastriotin t\u00eb orvatej p\u00ebr nj\u00eb hapje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb aleancave p\u00ebr \u00e7\u2019i p\u00ebrket politik\u00ebs ushtarake. Orvajtja e re synonte Dukatin e Burgondit. M\u00eb 1456 Sk\u00ebnd\u00ebrbeu dhe Duka i Burgondit qen\u00eb ndodhur p\u00ebrkrah n\u00eb projektin ushtarak t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Papa p\u00ebr ekspedit\u00ebn n\u00eb lindje. At\u00eb vit \u00ebsht\u00eb regjistruar t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb oborrin e\u00a0Filip-t\u00eb- Mirit siAmbasador Pal Gazulli.<sup>(22)<\/sup><\/p>\n<p>Pa m\u00eb 1458 papa jep nj\u00eb shum\u00eb prej 50 florinjsh\u00a0 p\u00ebr Gjergj Kastriotin\u00a0 Abatit t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris s\u00eb Nd\u00ebrfan\u00ebs dhe Palit t\u00eb Gazullit (duhet t\u00eb ken\u00eb q\u00ebn\u00eb emisar\u00ebt\u00a0 q\u00eb i kishin quar pap\u00ebs lajmin e fitores tek Uj\u00ebt e Bardh) t\u00eb cil\u00ebt shoq\u00ebroheshin n\u00eb oborrin e tij nga kalor\u00ebsi Johan Ov Nevvport. Serra, q\u00eb ka lexuar aktet dokumentare origjinale dhe librin e llogaris\u00eb se Dhom\u00ebs Apostullore.<sup>(23)<\/sup><\/p>\n<p>Dhimit\u00ebr Shuteriqi pohon se: m\u00eb 15.II.1458 Pal Gazulli, ambasador i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut gjendet n\u00eb Rom\u00eb, ku i jepet nj\u00ebsudsid\u00a0fare i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb zotin, vet\u00ebm 50 florinj. (Serra, n\u00eb Archivostor.it.1956, 732. Pall, Rapporti it \u2013alb.160, sh.154)<\/p>\n<p>\u201cNa zotni Gjergj Kastroti thirrun Skanderbeg i deshmojm kujdo q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb e kujtdo t\u2019i paraqitet kjo let\u00ebr e jona e \u00e7ilun e shkelun me vulen e unazes s\u2019on\u00eb mjes nesh e komun\u00ebs s\u00eb Raguz\u00ebs p\u00ebr punen e depozitimit qi ka depozitue n\u00eb komunen e Raguz\u00ebs kancelari i jon\u00eb Rajani e zotni Pal Gazulli p\u00ebr urdh\u00ebn t\u2019on\u00eb, se kena t\u00ebrhek 900 dukat ara prej fort t\u00eb ndritunit Princ e prej se lart\u00ebs komun\u00eb t\u00eb Raguz\u00ebs me an\u00eb t\u00eb sekretarit t\u2019on\u00eb Ninec Vlukosaliqit e p\u00ebr\u00a0 p\u00ebrforcim ma t\u00eb madh un kanceljer Nineci e kam shkrue me dor t\u2019eme n\u00eb qytetin e Raguz\u00ebs e p\u00ebr urdh\u00ebn t\u00eb zotnis s\u2019em Skanderbegut. Shkrue n\u00eb vjetin e lindjes s\u00eb Krishtit 1458 me 13 Q\u00ebrshuer shkruhet ne hyllin e Drit\u00ebs n\u00eb vitin 1940.\u201d<sup>(24)<\/sup><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tri dokumentave (q\u00eb mbajn\u00eb datat 17.II|; 2.IV dhe 13.VI. 1459 t\u00eb shkruara n\u00eb alfabetin cirilik, t\u00eb cilat ruhen sot n\u00eb Arkivin e Dubrovnikut), Palin e ndeshim n Raguz\u00eb si t\u00eb deleguar t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut. Sipas vendimit t\u00eb Senatit Raguzian q\u00eb mban dat\u00ebn 27.II. dhe 2.IV.1459, Pali terhoqi 500 dukat nga depozita\u00a0 e tyre n\u00eb Raguz\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo shum\u00eb\u00a0 t\u00eb shkonte n\u00eb llogari t\u00eb despotit Gjuragj Brankoviqit. Pagesa u b\u00eb permes komun\u00ebs Raguziane dhe me pjesmarrje t\u00eb Palit, si i deleguar i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, dhe t\u00eb Nincit. I deleguar i despotit serb nga\u00a0poklada\u00a0e njejt\u00eb e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, e cila ruhej n\u00eb ark\u00ebn shtet\u00ebrore raguziane, m\u00eb 13 q\u00ebrshor Nincit iu pagua dhe nj\u00eb shum\u00eb prej 900 dukat\u00ebsh.<sup>(25)<\/sup><\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb \u201cHyllin e Drit\u00ebs\u201d n\u00eb vitin 1940 shkruhet \u2026 se Pal Gazulli t\u00ebrheq nga Dubrovniku 1001 dukat\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnd\u00ebrbeun \u201d\u2026. kjen t\u00ebrhjek prej depozitimit qi teproi edhe 1001 dukat\u00eb prej 12400 dukat\u00ebve t\u00eb depozitimit t\u00eb naltp\u00ebrmendur nuk tepron ma kurgja as nuk tepron ma kurgja prej \u00e7\u00eb do depozitimi tjet\u00ebr qi asht ba n\u00eb komun\u00ebn e Raguz\u00ebs p\u00ebrvec dasht\u00ebnis\u00a0 e miqesis. E p\u00ebr me e p\u00ebrforcue ket leter une Ninec e kam shkrue per urdhen te zotni Shkanderbegut. Kje shkrue kjo flet n\u00eb vjetin e t\u00eb lemit t\u00eb krishtit 1459 me 13 mars\u201d\u00a0<sup>(26)<\/sup><\/p>\n<p>Po nga i nj\u00ebjti burim n\u00ebp\u00ebrmjet Pal Gazullit Sk\u00ebnd\u00ebrbeu t\u00ebrheq nga Dubrovniku 500 dukat t\u00eb tjera m\u00eb 2 prill 1459.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb Raguz\u00eb i depozitoj Gjergj Kastrioti mjetet e veta financiare. Por prej k\u00ebtej ka mundur ti t\u00ebrheq\u00eb mjetet n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme sidomos Italia, Hungaria dhe Austria. Nga banka e Raguz\u00ebs vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 1459, Pal Gazulli dhe Celniku Rajan kishin t\u00ebrhequr nj\u00eb shum\u00eb prej 2400 dukat\u00ebsh.<sup>(27)<\/sup><\/p>\n<p>Pal Gazulli m\u00eb 1460 gjendet n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, n\u00eb skel\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb Shufad\u00ebs.\u00a0<sup>(28)<\/sup><\/p>\n<p>Pali doli edhe nj\u00eb her\u00eb para qeveris\u00eb raguziane dhe ardhja e tij lidhet me autoritetin e Sk\u00ebnd\u00ebrberut. K\u00ebt\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb Raguz\u00eb m\u00eb 28.II.1461 ku Rektori i K\u00ebshillit t\u00eb vog\u00ebl obligohet t\u2019i p\u00ebrgjigjet Palit, t\u00eb cilin e kishte d\u00ebrguar Sk\u00ebnd\u00ebrbeu lidhur me strehimin e familjes s\u00eb tij n\u00eb Raguz\u00eb n\u00eb rast rreziku nga osman\u00ebt.<sup>(29)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb mars m\u00eb 28.III.1461 zhvillon s\u00ebrish bisedime me zot\u00ebrinjt\u00eb e k\u00ebshillit t\u00eb Raguz\u00ebs. Senati i Raguz\u00ebs lejon Rektorin e K\u00ebshillit t\u00eb Vog\u00ebl t\u2019i p\u00ebrgjigjet Ambasadorit t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, Pal Gazullit.\u00a0 (Radonic 203)\u00a0<sup>(30)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb qershor p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb dhjetor 13.XII.1463 paraqitet para senatit t\u00eb Venedikut.\u00a0<sup>(31)<\/sup><\/p>\n<p>Pal Gazullit ambasadorit t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, Senati i Venedikut i pergjigjet p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb zotit. Nuk mund t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb ushtar\u00eb, dhe pse i kan premtuar. Brenda 2-3 muajve do t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb hollat e nevojshme, p\u00ebr njer\u00ebzit e tij \u201cq\u00eb ti sh\u00ebrbejn sa me mir\u00eb\u201d. Skan\u00eb menduar aspak t\u00eb d\u00ebrgojne n\u00eb Shqip\u00ebri provizorin, vecse p\u00ebr t\u00eb biseduar me madherin\u00eb e tij p\u00ebr ndihmat e nevojeshme.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnd\u00ebrbeu k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje t\u00eb prer\u00eb rreth\u00a0galerave\u00a0dhe anijes, q\u00eb ti d\u00ebrgohen n\u00eb portin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm e m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Venediku n\u00eb Dalmaci dhe Shqip\u00ebri ka shum\u00eb galera t\u00eb cilave, u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb cdo rast n\u00eb dispozicionin e tij, prap k\u00ebrkesa e tij do t\u00eb k\u00ebnaqet, duke i d\u00ebrguar nj\u00eb galetr\u00eb t\u00eb kontit t\u00eb Kotorrit, t\u00eb armatosur e q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebrin e tij. Ai k\u00ebrkon q\u00eb konti i tyre t\u00eb ket\u00eb gati, p\u00ebr t\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb anije, \u201cku t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mirat\u201d, sa her\u00eb q\u00eb ti k\u00ebrkohen pa afat t\u00eb caktuar.\u00a0\u00a0Kontit po i shkruhet<\/p>\n<p>K\u00ebrkon t\u00eb mos b\u00ebhet paqe me turqit pa e p\u00ebrfshir edhe at\u00eb. K\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebhet, po dhe ai t\u00eb mos b\u00ebj paqe me ta pa p\u00eblqimin e Sinjoris\u00eb. Po t\u00eb d\u00ebbohet nga turku, ai, si\u00e7 e k\u00ebrkon, do t\u00eb ket\u00eb provizionin q\u00eb ka, p\u00ebr gruan dhe f\u00ebmij\u00ebn, dhe 500 dukat vjetor m\u00eb shum\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb, n\u00eb rast nevoje t\u00eb till\u00eb, ai ka zgjedhur p\u00ebr t\u00eb banuar ishullin Lezina ose at\u00eb Kur\u00e7ola ku do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pushtimet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeu dhe Lek Dukagjini nuk flitet, pra t\u00eb hiqen nga k\u00ebto kapituj U pranua me 90 pro.\u00a0Nj\u00eb k\u00ebshilltar deshi q\u00eb t\u00eb thuhet se ata mund t\u00eb mbajn\u00eb pushtimet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Vlor\u00ebs, Kanin\u00ebs e Pirgut. Nuk u pranua.<sup>(32)<\/sup><\/p>\n<p>N\u00eb Prill 1465 Pal Gazulli ishte para pap\u00ebs Pal II.<sup>(33)<\/sup>\u00a0Sk\u00ebnd\u00ebrbeu ka d\u00ebrguar n\u00eb Rom\u00eb Pal Gazullin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00ebsubsid\u00a0p\u00ebr t\u00eb.<sup>(34)\u00a0<\/sup>Sipas Regjistrit\u00a0<sup>(35<em>)<\/em><\/sup><em>(Senta Cruciata 1465-72, f 126,)<\/em>\u00a0papa i kishte dhuruar dy mij\u00eb dukat\u00eb m\u00eb 19.IV.<sup>(36)<\/sup>Pal Gazulli luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe n\u00eb mbajtjen e lidhjeve diplomatike t\u00eb shtetit t\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbeut me Hungarin\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet zyrtar\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb vizitonin her\u00eb pas here Raguz\u00ebn, ose t\u00eb misioneve raguziane kur k\u00ebto shkonin me detyr\u00eb n\u00eb Hungari.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><u>Literatura<\/u><\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Rexhepagiq, Jashar. \u201cKontributi p\u00ebr njohjen e disa artist\u00ebve, shkrimtar\u00ebve dhe pun\u00ebtor\u00ebve petagoge shqiptar t\u00eb shekullit XV -Simpoziumi p\u00ebr Sk\u00ebnd\u00ebrbeun 9-12 maj 1968\u201d, fq. 389, Insituti Albanologjik, Prishtin\u00eb, 1969.<\/li>\n<li>\u201cFjalorin Enciklopedik Shiptar\u201d Tiran\u00eb 2008<\/li>\n<li>Frash\u00ebri, Kristo. \u201cGjergj Kastriot Skand\u00ebrbeu Jeta dhe vepra (1405 1468)\u201d, Botimet Toena, Tiran\u00eb, 2002.<\/li>\n<li>Frash\u00ebri, Kristo. \u201c<strong>Gjergj Kastriot Skand\u00ebrbeu<\/strong>Jeta dhe vepra (1405 -1468)\u201d, Botimet Toena, Tiran\u00eb, 2002.<\/li>\n<li>Rexhepagiq, Jashar. \u201cKontributi p\u00ebr njohjen e disa artist\u00ebve, shkrimtar\u00ebve dhe punetor\u00ebve petagoge shqiptar t\u00eb shekullit XV -Simpoziumi p\u00ebr Sk\u00ebnd\u00ebrbeun 9-12 maj 1968\u201d, fq. 389, Insituti Albanologjik, Prishtin\u00eb, 1969.<\/li>\n<li>Kumona e s\u00eb Djell\u00ebs, nr. 8, fq. 99-100, Shkod\u00ebr, Gusht, 1938.<\/li>\n<li>Oliver Jens Schmitt \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu\u201d,\u201cshqip nga Ardian Klosi\u201d fq.142.<\/li>\n<li>Shuteriqi, Dhimit\u00ebr. \u201cMoti i madh\u201d, Radonic70, fq. 189, Sht\u00ebpia Botuese Dituria, Tiran\u00eb, 2006.<\/li>\n<li>Dran\u00e7olli, Jahja. \u201cRaguzian\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, Prishtin\u00eb, 1986.<\/li>\n<li>Plasari, Aurel. \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu nj\u00eb histori politike\u201d, fq. 473, Tiran\u00eb 2010.<\/li>\n<li>Kristo Frash\u00ebri Sk\u00ebnd\u00ebrbetu dhe lufta shqiptaro turke n\u00eb shekullin.XV V\u00ebl.I Akademis s\u00eb shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris Tiran 2005.fq 66<\/li>\n<li>Dran\u00e7olli, Jahja. \u201cGjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV\u201d, fq 75. \u201cRilindja\u201d, Prishtin\u00eb, 1984.<\/li>\n<li>Dran\u00e7olli, Jahja. \u201cGjin Gazulli astronim dhe diplomat i shekullit XV\u201d, fq. 75, \u201cRilindja\u201d Prishtin\u00eb, 1984.<\/li>\n<li>Radoni\u00e7,77. Jorga, NotesII 49. Pisko67\u201d; Shuteriqi, Dhimit\u00ebr. \u201cMoti i madh\u201d, fq. 192, Sht\u00ebpia Botuese \u201cDituria\u201d, Tiran\u00eb, 2006.<\/li>\n<li>Plasari, Aurel. \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu nj\u00eb histori politike\u201d, fq.473, Tiran\u00eb 2010.<\/li>\n<li>\u201cPall, Rapporti it. Alb. 4 boton dok. E plot latinisht Sk\u00ebnd\u00ebrbeu quhet Domenus provinciarum Albanie\u201d<\/li>\n<li>Jep faksimilen Radoni\u00e7i, tab. VII, i cili, n\u00eb nr. 122 e mbledh ne dy tre rreshta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb document i till i rrall\u00eb autentik. Shuteriqi, Dhimiter. \u201cMoti i madh\u201d fq. 226, Sht\u00ebpia Botuese \u201cDituria\u201d, Tiran\u00eb 2006<\/li>\n<li>Shuteriqi, Dhimiter. \u201cMoti i madh\u201d, fq. 248, Sht\u00ebpia Botuese \u201cDituria\u201d, Tiran\u00eb, 2006.<\/li>\n<li><em>shif p\u00ebr t\u00eb dhe 15. VIII. 1456, Radoni\u00e7i 125<\/em><\/li>\n<li>Oliver Jens Schmitt \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu\u201d, \u201cshqip nga Ardian Klosi\u201d fq. 142.<\/li>\n<li>Plasari, Aurel. \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu nj\u00eb histori politike\u201d, fq. 510, Tiran\u00eb 2010.<\/li>\n<li>Plasari, Aurel. \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu nj\u00eb histori politike\u201d, fq. 510, Tiran\u00eb 2010.<\/li>\n<li>Plasari, Aurel. \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu nj\u00eb histori politike\u201d, fq. 510, Tiran\u00eb 2010.<\/li>\n<li>\u201cHylli i drit\u00ebs\u201d1940, Nr 7-9, fq. 396; T. Geci,\u00a0Mbi Sfragjistik\u00ebneKastriot\u00ebve, n\u00eb: \u201cSimpoziumi p\u00ebr Sk\u00ebnd\u00ebrbeun\u201d, Prishtin\u00eb, 1969.<\/li>\n<li>Jahja Dran\u00e7olli \u201cGjin Gazulli astronim dhe diplomat i shekullit XV\u201d fq. 75, \u201cRilindja\u201d, Prishtin\u00eb, 1984.<\/li>\n<li>Hylli I drit\u00ebs, Nr 7-9, 1940. F 397<\/li>\n<li>Radoni\u00e7, \u201cDjuradja Kastriot Sjkanderbeg i Arbanija u XV veku\u201d, p.108-110, No. 187.<\/li>\n<li>Oliver Jens Schmitt \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu\u201d shqip nga Ardian Klosi\u201d fq. 143.<\/li>\n<li>Dran\u00e7olli, Jahja. \u201cGjin Gazulli astronom dhe diplomat i shekullit XV\u201dfq. 75, \u201cRilindja\u201d Prishtin\u00eb 1984.<\/li>\n<li>Shuteriqi, Dhimiter. \u201cMoti i madh\u201d fq. 269, Sht\u00ebpia Botuese \u201cDituria\u201d Tiran\u00eb, 2006.<\/li>\n<li>Oliver Jens Schmitt \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu\u201d, \u201cshqip nga Ardian Klosi\u201d fq. 143.<\/li>\n<li>\u201c<em>Ljubiae X 293-4. Radoni\u00e7 258 AV XXV 7634.\u201d<\/em><\/li>\n<li>Shuteriqi, Dhimiter. \u201cMoti i madh\u201d, fq. 299, Sht\u00ebpia Botuese \u201cDituria\u201d, Tiran\u00eb, 2006.<\/li>\n<li>Oliver Jens Schmitt \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu\u201d, \u201cshqip nga Ardian Klosi\u201d fq. 143.<\/li>\n<li>Pall, Rapporti it-alb.160, sh.154<\/li>\n<li>Senta Cruciata 1465-72, f 126,<\/li>\n<li>30 Shuteriqi, Dhimiter. \u201cMoti i madh\u201d, fq. 303, Sht\u00ebpia Botuese \u201cDituria\u201d Tiran\u00eb, 2006.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjon Marku Krahas Gjon Gazullit n\u00eb shekullin e XV nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb \u00e7muar dhe t\u00eb vyer ka dhe v\u00ebllai i tij Pali (Pavlo de Gazulis). \u201cAi \u00ebsht\u00eb i njohur si \u201corator\u201d (i deleguar) i Sk\u00ebnd\u00ebrbeut dhe si \u201cmiles\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sekretar, ose madje dhe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs i tij.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6968,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7455"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7456,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7455\/revisions\/7456"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}