{"id":7450,"date":"2018-08-02T13:31:00","date_gmt":"2018-08-02T13:31:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7450"},"modified":"2018-08-02T13:31:00","modified_gmt":"2018-08-02T13:31:00","slug":"tenison-libri-i-tij-land-of-eagles-dhe-nje-minister-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7450","title":{"rendered":"Tenison, libri i tij \u201cLand of Eagles\u201d, dhe nj\u00eb minist\u00ebr shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Ndreke-Gjini.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7328\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Ndreke-Gjini.png\" alt=\"\" width=\"175\" height=\"174\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Ndreke-Gjini.png 175w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Ndreke-Gjini-150x150.png 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/Ndreke-Gjini-50x50.png 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 175px) 100vw, 175px\" \/><\/a>Nga Ndrek Gjini* <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2013<\/strong>\u00a0N\u00eb librin \u201cLand of Eagles\u201d, t\u00eb botuar para pak vitesh n\u00eb Angli, me autor Robin Hanbury-Tenison, p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve t\u00eb mira q\u00eb fliten p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mikpritjen shqiptare, shpaloset dhe sh\u00ebmtia, fodull\u00ebku, dhe mosmikpritja e ministrit shqiptar t\u00eb Kultur\u00ebs t\u00eb vitit 2007, dhe djalit t\u00eb tij.<!--more--><br \/>\nMinistri i Kultur\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, nuk p\u00ebrmendet me em\u00ebr, ndaj dhe un\u00eb po e l\u00eb pa em\u00ebr.<br \/>\nAutori i k\u00ebtij libri, Robin Hanbury-Tenison, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet i vler\u00ebsuar nga revista \u2018Time\u2019 si eksploratori m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb i 20 viteve t\u00eb fundit.<br \/>\nN\u00eb fillimvjesht\u00ebn e vitit 2007 ai vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb. S\u00eb bashku me gruan e tij, hipur mbi kuaj, n\u00ebp\u00ebr shtigje malesh, dhe jo rrug\u00ebve me asfalt, ata e p\u00ebrshkruan hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare nga Veriu n\u00eb Jug.<\/p>\n<p>(Ky lib\u00ebr nuk besoj t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkthyer ende n\u00eb shqip. Ndofta dhe po. Por q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr p\u00ebrkthimin e k\u00ebtij libri, dhe as koment rreth k\u00ebtij libri, i cili, sipas mendimit tim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar mir\u00eb, dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht flet shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb faqeve t\u00eb tij ku flitet p\u00ebr nj\u00eb gjest t\u00eb pakultur\u00eb t\u00eb ministrit shqiptar t\u00eb Kultur\u00ebs).<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gjini-ndreke.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7452\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gjini-ndreke-198x300.png\" alt=\"\" width=\"198\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gjini-ndreke-198x300.png 198w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gjini-ndreke.png 295w\" sizes=\"auto, (max-width: 198px) 100vw, 198px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka ndodhur realisht at\u00eb nat\u00eb n\u00eb bujtin\u00ebn mes maleve?<\/strong><\/p>\n<p>Nga faqja 32 deri n\u00eb faqen 37 t\u00eb k\u00ebtij libri, autori p\u00ebrshkruan rrug\u00ebtimin e tij dhe ekipit t\u00eb tij, sesi hipur mbi kuaj ata kaluan nga Thethi n\u00eb Valbon\u00eb. Ai p\u00ebrshkruan bukurit\u00eb magjeps\u00ebse t\u00eb natyr\u00ebs, aventurat e asaj rruge, shiun q\u00eb i lag, lodhjen, urin\u00eb, rreziqet q\u00eb paraqisnin ato shtigje t\u00eb ngushta etj. Ai tregon sesi pak pa r\u00ebn\u00eb nata, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Valbon\u00ebs, ata kishin humbur rrug\u00ebn. Dhe m\u00eb tej p\u00ebrshkruan sken\u00ebn kur aty kalon nj\u00eb makin\u00eb policie e m\u00eb pas disa fuoristrada. Ato ndalojn\u00eb, p\u00ebrsh\u00ebndeten, madje dhe prezantohen midis tyre. Nj\u00eb nga pasagjer\u00ebt q\u00eb zbret nga fuoristrada prezantohet para tyre si ministri i Kultur\u00ebs i qeveris\u00eb shqiptare. Bisedojn\u00eb p\u00ebr pak minuta. Dikush u tregon me dor\u00eb shtegun q\u00eb t\u00eb shpie te bujtina e vetme n\u00eb at\u00eb zon\u00eb\u2026 dhe me pas ministri me eskort\u00ebn e tij hipin n\u00eb makinat e tyre dhe largohen. Tenison me gruan e tij dhe shoq\u00ebruesin b\u00ebjn\u00eb edhe nja dy or\u00eb rrug\u00eb hipur mbi kuaj, derisa mb\u00ebrrijn\u00eb te kjo bujtin\u00eb, shkruhet n\u00eb librin \u2018Land of Eagles\u2019. Kur mb\u00ebrrijn\u00eb, jan\u00eb krejt t\u00eb lagur, t\u00eb uritur, t\u00eb lodhur e t\u00eb st\u00ebrmunduar nga rruga e gjat\u00eb, shkruan ai. Pik\u00ebrisht tek ajo bujtin\u00eb kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb darkuar edhe ministri i Kultur\u00ebs me djalin e tij, s\u00eb bashku me disa t\u00eb tjer\u00eb, tregon autori. Pronari i bujtin\u00ebs ua hap der\u00ebn dhe i mir\u00ebpret. Por e gjith\u00eb v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar te ministri. Askush nuk do t\u2019ia dij\u00eb se Tenison, gruaja e tij, dhe shoq\u00ebruesi jan\u00eb t\u00eb lagur, t\u00eb uritur e t\u00eb lodhur. N\u00eb dhom\u00ebn e pritjes s\u00eb k\u00ebsaj bujtine as ministri dhe as i biri nuk denjojn\u00eb t\u00eb ngrihen e t\u2019u l\u00ebshojn\u00eb pak vend n\u00eb divanet ku jan\u00eb ulur. Robin tregon sesi atij, gruas s\u00eb tij dhe shoq\u00ebruesit u sh\u00ebrbehet p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nga ato pak ushqime tanim\u00eb t\u00eb ftohta q\u00eb kan\u00eb mbetur prej tavolin\u00ebs ku kishte ngr\u00ebn\u00eb ministri me grupin e tij. Ai tregon sesi ministri luan me pultin e televizorit duke ndryshuar kanalet me shpejt\u00ebsi, pa ia ditur fare p\u00ebr mysafir\u00ebt e huaj q\u00eb ndodhen aty. Ai tregon sesi ai dhe i biri jan\u00eb mosmikprit\u00ebs deri n\u00eb paturp\u00ebsi dhe fodull\u00eb t\u00eb pa fre. Autori i k\u00ebtij libri p\u00ebrshkruan gjith\u00e7ka n\u00eb detaje, sesi ministri fillon t\u2019i jap\u00eb mend atij rreth nevoj\u00ebs s\u00eb reklamimit t\u00eb bregdetit shqiptar dhe jo zonave malore etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Tenison konkurron n\u00eb Festivalin e Kan\u00ebs me filmin e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Eksploruesi britanik Robin Hanbury-Tenison n\u00eb faqet e k\u00ebtij libri i ka p\u00ebrshkruar me thjesht\u00ebsi, sinqeritet dhe v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb admirueshme p\u00ebrshtypjet e k\u00ebsaj aventure shqiptare. \u201cVendi i Shqiponjave, me kuaj p\u00ebrmes vendit t\u00eb harruar t\u00eb Europ\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i cili \u00ebsht\u00eb promovuar para disa koh\u00ebsh n\u00eb Royal Geographic Society n\u00eb Lond\u00ebr, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat m\u00eb prestigjioze t\u00eb eksplorimeve, q\u00eb financon eksplorime n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb faqet e k\u00ebtij libri shpaloset bukur Shqip\u00ebria me kultur\u00ebn e historin\u00eb e saj t\u00eb pasur, shpalosen doket dhe zakonet shqiptare.<br \/>\n\u201cShqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull mikprit\u00ebs. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb \u00ebsht\u00eb veshur me misteriozitet p\u00ebrball\u00eb publikut t\u00eb huaj. Un\u00eb dua t\u2018u tregoj njer\u00ebzve realisht se cila \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria dhe pse duhet ta duan ata\u2026\u201d, thoshte Robin Hanbury-Tenison n\u00eb shtator t\u00eb 2007-\u00ebs, koh\u00eb kur nga Thethi nisi aventur\u00ebn e tij.<br \/>\nN\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb k\u00ebtij libri ndihet dashamir\u00ebsia dhe mikpritja e popullsis\u00eb rurale, t\u00eb cil\u00ebt hap\u00ebn p\u00ebr Tenisonin dhe ekipin e tij dyert e sht\u00ebpive, u ofruan atyre buk\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, djath\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb kriposur, dhall\u00eb dhe raki. K\u00ebshtu q\u00eb sjellja fodulle e ministrit tretet dhe harrohet tek lexon m\u00eb se 200 faqet e tjera t\u00eb k\u00ebtij libri t\u00eb shkruar me aq dashuri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre n\u00eb viset shqiptare, Theth, Valbon\u00eb, Lur\u00eb, Martanesh, Voskopoj\u00eb, apo dhe Shkod\u00ebr, Librazhd, Kor\u00e7\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Tepelen\u00eb e deri n\u00eb skajet jugore, Robin Hanbury-Tenison dhe gruaja e tij u shoq\u00ebruan nga regjisori amerikan Mickey Grant, i cili gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs fiksoi n\u00eb kamera aventur\u00ebn e tyre. Me materialin e p\u00ebrzgjedhur ata realizuan filmin dokumentar \u201cVendi i Shqiponjave\u201d, me t\u00eb cilin konkurruan para disa vitesh edhe n\u00eb seksionin e dokumentar\u00ebve n\u00eb Festivalin e Kan\u00ebs.<br \/>\nNuk e kam par\u00eb k\u00ebt\u00eb film. Ndaj dhe nuk e di n\u00ebse n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb sjellja e ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs. Gjithsesi, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, mendoj se t\u00ebr\u00eb ai shtegtim i gjat\u00eb i tyre dhe gjith\u00eb ajo mikpritje e ngroht\u00eb q\u00eb ata prekin dhe ndiejn\u00eb n\u00eb \u00e7do hap n\u00eb Shqip\u00ebri, e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb minist\u00ebr tejet t\u00eb vock\u00ebl n\u00eb vog\u00eblsin\u00eb, fodull\u00ebkun dhe mosmikpritjen e tij.<br \/>\nLibri i Tenison-it u shtohet z\u00ebrave q\u00eb promovojn\u00eb sot Shqip\u00ebrin\u00eb turistike, nj\u00eb vend i njohur m\u00eb s\u00eb pari p\u00ebrmes sh\u00ebnimeve t\u00eb udh\u00ebtareve t\u00eb shekujve t\u00eb shkuar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht i panjohur e i pashkelur p\u00ebr shkak t\u00eb izolimit 50-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb let\u00ebr fal\u00ebnderimi dhe ndjes\u00eb p\u00ebr autorin e k\u00ebtij libri<\/strong><\/p>\n<p>Autori i k\u00ebtij libri e kishte krijuar p\u00ebrfytyrimin e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb para se t\u00eb vinte n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb citimet q\u00eb u b\u00ebn n\u00eb lib\u00ebr m\u00ebse 20 autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri dhe q\u00eb kan\u00eb shkruar rreth Shqip\u00ebris\u00eb. Sh\u00ebnimet e udh\u00ebtar\u00ebve si Edith Durham, Lord Bajron, Martin Leak e kan\u00eb intriguar s\u00eb tep\u00ebrmi autorin dhe k\u00ebt\u00eb e shpreh n\u00eb m\u00ebnyre mjaft t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb faqet e librit.<br \/>\nNuk e di se ku \u00ebsht\u00eb, dhe se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn aktualisht \u2018ministri shqiptar i Kultur\u00ebs, i vitit 2007\u2019 (ai q\u00eb Tenison p\u00ebrshkruan n\u00eb lib\u00ebr), por gjithsesi k\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ta lexoj\u00eb s\u00eb paku k\u00ebshilltari p\u00ebr kultur\u00ebn i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u2019i sugjeroj\u00eb Kryeministrit t\u2019i shkruaj\u00eb Robin Hanbury-Tenison nj\u00eb let\u00ebr fal\u00ebnderimi p\u00ebr botimin e k\u00ebtij libri, si dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb atij ndjes\u00eb p\u00ebr sjelljen e padenj\u00eb t\u00eb \u2018ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs, t\u00eb vitit 2007\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndrek Gjini* \u00a0 \u2013\u00a0N\u00eb librin \u201cLand of Eagles\u201d, t\u00eb botuar para pak vitesh n\u00eb Angli, me autor Robin Hanbury-Tenison, p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve t\u00eb mira q\u00eb fliten p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mikpritjen shqiptare, shpaloset dhe sh\u00ebmtia, fodull\u00ebku, dhe mosmikpritja e ministrit shqiptar t\u00eb Kultur\u00ebs t\u00eb vitit 2007, dhe djalit t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7451,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7450","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7450"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7453,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7450\/revisions\/7453"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}