{"id":7428,"date":"2018-07-19T19:16:06","date_gmt":"2018-07-19T19:16:06","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7428"},"modified":"2018-07-19T19:16:41","modified_gmt":"2018-07-19T19:16:41","slug":"fan-s-noli-ne-kujtim-te-presidentit-woodrow-wilson","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7428","title":{"rendered":"Fan S. Noli n\u00eb kujtim t\u00eb Presidentit Woodrow Wilson"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/FAN-NOLI-ME-PRESIDENTI-WILLSON.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7430\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/FAN-NOLI-ME-PRESIDENTI-WILLSON-300x211.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"211\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/FAN-NOLI-ME-PRESIDENTI-WILLSON-300x211.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/FAN-NOLI-ME-PRESIDENTI-WILLSON.png 609w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Presidenti i 28-t\u00eb i Amerik\u00ebs, Woodrow Wilson p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 4 korrikun, Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb vitin 1918 ftoi edhe At Fan S. Noli.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>M\u00eb 4 korrik 1918, me rastin e fest\u00ebs komb\u00ebtare, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Woodrow Wilson ftoi trupin diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Uashington dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kombeve t\u00eb rob\u00ebruar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe At Fan S. Noli \u00a0(rrethuar n\u00eb foto) \u00a0si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb patriotike shqiptare VATRA, shkruan Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history.<\/em><!--more--><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebt\u00eb rast gazeta Dielli shkroi n\u00eb ato dit\u00eb \u201cAt Fan S. Noli foli dy her\u00eb me Presidentin Wilson dhe nj\u00eb her\u00eb me zonj\u00ebn Wilson. Fjal\u00ebt e pakta qe ai pati rast t\u00eb shk\u00ebmbente me presidentin Wilson, ndihmuan n\u00eb shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga cop\u00ebtimi i m\u00ebtejsh\u00ebm\u201d. \/<strong>KultPlus.com<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Fjala memoriale q\u00eb dha Fan S. Noli n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 11 shkurt 1924, n\u00eb kujtim t\u00eb Presidentit Woodrow Wilson.<br \/>\nNe Foto:Kryetari i Vatres, Imzot Noli ne takimin me Presidenti Woodrow Wilson me 4 korrik 1918 \u00a0\u00a0prane varrit te presidentit te pare te SHBA-se, George Washington<br \/>\nT\u00eb h\u00ebn\u00ebn pas darke, m\u00eb 11 shkurt, 1924, Imzot Fan Noli, Kryepeshkopi dhe Mitropoliti i Durr\u00ebsit, Gor\u00ebs dhe Shpatit, mbajti n\u00eb Asamble k\u00ebto fjal\u00eb memoriale p\u00ebr Presidentitn e Amerik\u00ebs, Woodrow Wilson:<br \/>\nImzot Fan Noli : \u2013 Z. Kryetar. Nga shkaku i nj\u00eb moskuptimi, nuk u ndodha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e kaluar n\u00eb mbledhje, kur u p\u00ebrmend vdekja e Presidentit Wilson. Kisha pak fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb dit\u00eb e, pasi nuk munda, ju lutem, t\u00eb m\u00eb jepni leje t\u2019i them sot.<br \/>\nZ\u00ebra : Pranohet.<br \/>\nImzot Fan Noli : Amerika edhe t\u00ebr\u00eb bota vajtuan k\u00ebto dit\u00eb vdekjen e Woodrow Wilson-it, t\u00eb nj\u00ebzet e tetit President t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Pran\u00eb Amerik\u00ebs merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zi edhe Shqip\u00ebria, e cila qan n\u00eb fytyr\u00ebn e tij amerikanin e madh, idealistin bujar dhe mbrojt\u00ebsin e saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<br \/>\nTitulli \u201camerikan\u201d mjafton, q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb popullin ton\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do vajtim t\u00eb Amerik\u00ebs, se, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, e dim\u00eb sa t\u00eb mira kemi par\u00eb prej saj. Q\u00eb m\u00eb 1900 Amerika ka qen\u00eb kurbeti m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve. Q\u00eb m\u00eb 1914, kur Shqip\u00ebria u shkel prej t\u00eb huajve, Amerika u b\u00eb vendi ku shqiptar\u00ebt shkonin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e tyre e p\u00ebr t\u00eb fituar buk\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs. P\u00ebr nj\u00ebz\u00ebt e pes\u00eb vitet e fundit Amerika ka qen\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt nj\u00eb fush\u00eb pune dhe nj\u00eb shkoll\u00eb: Nj\u00eb fush\u00eb pune ku fitonin aq para, sa ishin t\u00eb zot\u00ebt dhe nj\u00eb shkoll\u00eb, ku m\u00ebsonin respektin e kanunit, disiplin\u00ebn, vler\u00ebn e organizimit dhe detyrat kundrejt atdheut, k\u00ebshtu q\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri krejt t\u00eb transformuar dhe njer\u00ebz me ide t\u00eb reja. P\u00ebr t\u00eb kuptuar sa influenc\u00eb ka patur kurbeti i Amerik\u00ebs mbi Shqip\u00ebri, marrim k\u00ebt\u00eb shembull t\u00eb vog\u00ebl: N\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Korc\u00ebs prej tet\u00ebdhjet\u00eb sht\u00ebpish, kam gjetur dyzet vet\u00eb q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe dyzet t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb edhe sot. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00e7do sht\u00ebpi ka patur nga nj\u00eb djal\u00eb atje. Mund t\u00eb thuhet me siguri q\u00eb tet\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind prej sht\u00ebpive t\u00eb reja t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Jugore jan\u00eb nd\u00ebrtuar me para t\u00eb fituara n\u00eb Amerik\u00eb. Gjithashtu, mund t\u00eb konstatohet leht\u00eb q\u00eb nj\u00eb e kat\u00ebrta e popullat\u00ebs s\u00eb Prefekturave Jugore ushqehen drejtp\u00ebrdrejt me para t\u00eb ardhura nga Amerika e tri t\u00eb kat\u00ebrtat p\u00ebrfitojn\u00eb prej tyre para indirekt. P\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb, e cila mbret\u00ebron n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn Shkumbin dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Lab\u00ebri, e cila ka qen\u00eb gjithnj\u00eb e turbulluar, ka nj\u00eb shkak dhe ky shkak \u00ebsht\u00eb kurbeti i Amerik\u00ebs, se atje tosk\u00ebt dhe leb\u00ebrit tan\u00eb u b\u00ebn\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb urt\u00eb, qytetar\u00eb dhe patriot\u00eb modern\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Amerik\u00eb shqiptar\u00ebt themeluan Kish\u00ebn Komb\u00ebtare, nj\u00eb bim\u00eb e rritur me djers\u00ebn e pun\u00ebtor\u00ebve tan\u00eb t\u00eb atjesh\u00ebm, e cila pastaj u transplantua n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky institucion, si\u00e7 e dini, ka ndrruar <strong>faqen e Tosk\u00ebris\u00eb Jugore<\/strong>. Atje u themelua \u201cVatra\u201d, sh\u00ebrbimet e s\u00eb cil\u00ebs sot, p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme, nuk \u00e7mohen si e meritojn\u00eb, po do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7mohen si e meritojn\u00eb, po do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, q\u00eb t\u00eb \u00e7mohen ashtu si duhet. Edhe Kongresi i Lushnjes ka buruar indirekt prej \u201cVatr\u00ebs\u201d. Guvern\u00ebn e Lushnjes e procedoi Guverna e Durr\u00ebsit, s\u00eb cil\u00ebs koha do t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, se pa t\u00eb dyt\u00ebn nuk b\u00ebhej e para. E mir\u00eb, a e lig\u00eb, guverna e Durr\u00ebsit ka qen\u00eb n\u00ebna e Guvern\u00ebs s\u00eb Lushnjes. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dini se Guverna e Durr\u00ebsit u organizua n\u00ebn kryesin\u00eb dhe me niciativ\u00ebn e nj\u00eb delegacioni t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d, t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim me para t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb shtojm\u00eb q\u00eb, nga t\u00eb paktat libra letrare q\u00eb kemi, gjysmat, t\u00eb pakt\u00ebn, jan\u00eb shtypyr me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs ( nenkupto Vatren! PJ ). Pas fakteve t\u00eb sip\u00ebrme q\u00eb num\u00ebrova, \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb them q\u00eb rilindja komb\u00ebtare do t\u00eb ishte vonuar kushedi sa vjet, sikur t\u00eb mos ekzistonte kurbeti i Amerik\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb ca nga t\u00eb mirat q\u00eb i kan\u00eb ardhur Shqip\u00ebris\u00eb nga shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs. Tani do t\u2019ju p\u00ebrmend disa t\u00eb mira q\u00eb i kan\u00eb ardhur prej Amerik\u00ebs drejtp\u00ebrdrejt. M\u00eb 1914, kur u shkel Tosk\u00ebria dhe u derdh\u00ebn me mijra refugjat\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, ku vdisnin nga ethet, nga uria dhe nga e ftohta, vet\u00ebm nj\u00eb vend u kujdes t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb ndihm\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb mjer\u00ebve dhe ai vend ishte Amerika. Pas luft\u00ebs, kur Shqip\u00ebria ishte e shkretuar dhe e plagosur prej invazioneve t\u00eb huaja, prap Amerika d\u00ebrgoi Kryqin e Kuq q\u00eb t\u2019i leht\u00ebsonte vuajtjet. Dhe nj\u00eb nga t\u00eb vetmet, n\u00eb mos e vetmja shkoll\u00eb moderne q\u00eb kemi, \u00ebsht\u00eb ajo e Amerik\u00ebs, Shkolla Teknike. Dhe, kur themi Amerik\u00eb, na kujtohet nj\u00eb em\u00ebr, sa q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ngjar\u00eb, kur nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb e Washington-it administronte Shtetet e Bashkuara i shk\u00eblqyeri dhe shum\u00eb i vajtuari Presidenti Willson.<br \/>\nVe\u00e7 titullit \u201camerikan\u201d, Wilson ka p\u00ebr mir\u00ebnjohjen ton\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb idealistit dhe t\u00eb profetit t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimit komb\u00ebtar dhe t\u00eb paqes s\u00eb p\u00ebrbot\u00ebshme. Presidenti Wilson ishte idealist, se ishte amerikan. Ata q\u00eb kujtojn\u00eb se Amerika \u00ebsht\u00eb vendi ku njer\u00ebzit kujdesen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dollar\u00eb, nuk e njohin Amerik\u00ebn aspak. Fakti q\u00eb nj\u00eb idealist si Wilson u zgjodh dy her\u00eb president, arrin p\u00ebr t\u00eb provuar tez\u00ebn ton\u00eb. Dhe kjo tez\u00eb nuk rr\u00ebzohet aspak prej faktit q\u00eb Amerika nuk i ra pas Willson-it, se ky u mund prej nj\u00eb grupi tjet\u00ebr idealist\u00ebsh. Ata q\u00eb kan\u00eb studiuar historin\u00eb greke do ta kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje. Athinasit e vjet\u00ebr kishin nj\u00eb kanun sipas t\u00eb cilit i b\u00ebnin syrgjyn qytetar\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, nga frika se mos b\u00ebheshin nj\u00eb rrezik p\u00ebr lirin\u00eb e vendit. Shkaqet e tjera t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb Wilson-it jan\u00eb sekondare.<br \/>\nI biri i nj\u00eb prifti me origjin\u00eb irlando-skoceze, lindur n\u00eb Virginia, n\u00eb shtetin, i cili i dha Amerik\u00ebs m\u00eb par\u00eb dy president\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, Washington-in dhe Monroe-n, Presidenti Wilson u rrit n\u00eb kish\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rrethim fetar me ungjillin n\u00eb dor\u00eb, i predesinuar apostull i nj\u00eb ideali kristian dhe njer\u00ebzor. Si profesor, si kryetar i Universitetit Princetown, si guvernator i shtetit New Jersey, si President i Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb m\u00eb 1913, deri m\u00eb 1921, n\u00eb \u00e7do gjest e n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb shfaqej njeriu mistik i illuminuar, i d\u00ebrguar prej Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb shenjt\u00eb. Pran\u00eb nj\u00eb karakteri t\u00eb \u00e7elikt\u00eb kishte mir\u00ebsin\u00eb e Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut. Sikur t\u00eb kishte lindur n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mesme, do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pa fjal\u00eb nj\u00eb kryqtar, ose nj\u00eb evangjelist i racave pagane dhe barbare. Fuqin\u00eb e qeveris\u00eb e k\u00ebrkoi dhe e fitoi jo si nj\u00eb q\u00ebllim, po si nj\u00eb mjet p\u00ebr apostullatin e tij. M\u00eb 1916 u p\u00ebrpoq t\u00eb sjell\u00eb paqen dhe m\u00eb 1917, ndon\u00ebse pacifist i bindur, u detyrua prej opinionit publik t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Pas armistic\u00eb u p\u00ebrpoq t\u2019u imponoj\u00eb luft\u00ebb\u00ebr\u00ebsve nj\u00eb paqe t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb bazuar mbi idealet e tij. E dini q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb cili qe programi universal i Willson-it n\u00eb Versaj\u00eb. Cili prej jush s\u2019ka d\u00ebgjuar t\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb pikat e Willson-it, t\u00eb sintetizuara n\u00eb paktin e Lidhjes s\u00eb Kombeve? Po n\u00eb Versaj\u00eb Willson u ndodh si Danieli n\u00eb Shpell\u00ebn e Luan\u00ebve. Ironia e situat\u00ebs ishte q\u00eb aleat\u00ebt kujtonin se t\u00ebr\u00eb programi idealist i Wilson-it s\u2019ishte ve\u00e7 nj\u00eb propogand\u00eb hipokrite p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer opinionin e p\u00ebrbotsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb fituar luft\u00ebn. Se kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia e t\u00eb gjith\u00eb idealist\u00ebve, q\u00eb bota kujtojn\u00eb se idealizmi i tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mask\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur q\u00ebllime egoiste dhe materialiste t\u00eb p\u00ebrvjedhura. N\u00eb Paris, Presidenti Wilson, midis habitjes s\u00eb aleat\u00ebve dhe t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs, provoi q\u00eb kish nd\u00ebrmend ato q\u00eb thosh me goj\u00eb. U p\u00ebrpoq me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn e tij q\u00eb t\u2019u imponoj\u00eb aleat\u00ebve programin e tij, po q\u00ebllimin e tij nuk e arriti gjer n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb. I vajtur n\u00eb Evrop\u00eb si triumfator, si Moisiu i zbritur nga Mali Horeb me pllakat e ligj\u00ebs, kthehet n\u00eb Amerik\u00eb, oh sa i ndryshuar nga ai i pari, \u201cquantum mututus ab illo\u201d, me zem\u00ebr t\u00eb thyer, me trupin t\u00eb tronditur, me fytyr\u00eb tragjike dhe madh\u00ebshtore, me damk\u00ebn e Golgot\u00ebs s\u00eb shtypur n\u00eb ball\u00eb prej hekuri t\u00eb kuq, po me flamurin e v\u00ebllaz\u00ebrimit t\u00eb kombeve edhe n\u00eb er\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb, kryelart\u00eb midis furtun\u00ebs s\u00eb talljeve dhe kritikave. Ai me dhe at\u00eb cop\u00eb t\u00eb fitores q\u00eb mundi t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb nga thonjt\u00eb e luan\u00ebve t\u00eb Versaj\u00ebs, tani vendi i tij do t\u2019ia rr\u00ebmbente nga duart. \u201cet jamjam perdebat quod tenebat\u201d.<\/p>\n<p>WILSON B\u00cbRI M\u00cb TEP\u00cbR SE \u00c7DO NJERI P\u00cbR INDIPENDENC\u00cbN E<br \/>\nSHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>Senati Amerikan refuzoi t\u00eb ratifikoj\u00eb Paqen e Versaj\u00ebs, t\u00eb kryesuar prej Paktit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve dhe Wilson, nga zenithi m\u00eb i lart\u00eb i lavdis\u00eb, ku ka \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb hip\u00eb n\u00eb histori t\u00eb bot\u00ebs nj\u00eb njeri, u rrokullis dhe u rr\u00ebzua p\u00ebrdhe.<br \/>\nO, \u00e7far r\u00ebnie qe ajo, o qytetar\u00eb!<br \/>\nAt\u2019here ju e un\u00eb a gjith\u00eb ram\u00eb,<br \/>\nDhe tradhti e gjakt\u00eb mbret\u00ebroi mbi ne.\u201d<br \/>\n\u201cO, \u00e7\u2019hat a fall, o citizens!<br \/>\nThen you and I and all fell down<br \/>\nAnd bloody treason reigned over us.\u201d<br \/>\nDhe Evropa vazhdoi luft\u00ebn n\u00ebn mask\u00ebn e paqes. Evropa s\u2019e deshi paqen e Wilson-it dhe Amerika e refuzoi, sapo s\u2019e desh Evropa vet\u00eb, q\u00eb interesohej vitalisht dhe drejtp\u00ebrdrejt. Q\u00eb at\u00ebhere Wilson-i vdiq, sikund\u00ebr e provojn\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb shtratin e vdekjes: \u201cJam gati. E mbarova misionin tim. S\u2019jam m\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb makin\u00eb e vjet\u00ebr e shkallmuar\u201d. Dhe u shtri e fjeti si luan profeti buzar i paqes njer\u00ebzore, at\u2019 spiritual I Lidhjes s\u00eb Kombeve, titani dhe kalor\u00ebsi idealist, me nj\u00eb serenitet dhe n\u00eb qet\u00ebsi olimpike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb supreme p\u00ebr talljet e skeptik\u00ebve cinik\u00eb, turishtremb\u00ebr dhe zem\u00ebrthar\u00eb.<br \/>\nI mundur? Bah! I vdekur? Kush e tha? Fara e idealit q\u00eb mbolli do t\u00eb rroj\u00eb e gjall\u00eb sa koh\u00eb ka zemra njer\u00ebzore n\u00eb bot\u00eb. Ah, prehu, o shpirt i martirizuar. Lufta jote s\u2019ka qen\u00eb e kot\u00eb, se atje ku ka varre si i yti, atje ka jet\u00eb dhe ngjallje.<br \/>\nTitulli i fundit, last, but not last, p\u00ebr mir\u00ebnjohjen ton\u00eb \u00ebsht\u00eb se Wilson b\u00ebri m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do tjet\u00ebr njeri p\u00ebr indipendenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, duke shp\u00ebtuar direk vendin ton\u00eb nga coptimi dhe duke i siguruar indirekt, me an\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Kombeve, kufirin e 1913-\u00ebs. Madh\u00ebshtia e tij morale duket pik\u00ebrisht n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb vogla. K\u00ebto n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs, si mbreti i vjet\u00ebr i Persis\u00eb, i cili flinte i qet\u00eb me emrin e Themistokliut, mbaheshin midis d\u00ebshp\u00ebrimit me nj\u00eb shpres\u00eb: \u201ckemi Wilson-in\u201d. E kam njohur k\u00ebt\u00eb kalor\u00ebs t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb harruara, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tragjike, m\u00eb 4 korrik 1917, n\u00eb jahtin Presidencial \u201cMayflower\u201d, kur, i rrethuar prej kabinetit, prej trupit dipllomatik dhe prej p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebsve t\u00eb racave t\u00eb ndryshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, shkonte n\u00eb varrin e Washington-it p\u00ebr t\u00eb prononcuar t\u00eb parin diskurs luft\u00ebtar. At\u00ebhere iu afrova dhe i b\u00ebra nj\u00eb apel n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit ton\u00eb fatzi dhe p\u00ebrgjigjen e tij bujare e mbaj mend, sikur po e d\u00ebgjoj sot: \u201cNj\u00eb z\u00eb do t\u00eb kem n\u00eb Kongresin e Paqes dhe at\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d<br \/>\nDhe e mbajti fjal\u00ebn e tij. N\u00eb janar, 1920, nj\u00eb er\u00eb zije e d\u00ebshp\u00ebrimi kish r\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt e vendit ton\u00eb, i cili qe si nj\u00eb i vdekur n\u00eb agoni. Projekti i cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i redaktuar prej aleat\u00ebve, ishte b\u00ebr\u00eb i njohur dhe pritej vet\u00ebm nj\u00eb firm\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej fakt definitiv. Firma q\u00eb mungonte ishte ajo e Presidentit Wilson, firma q\u00eb nuk u vu n\u00eb at\u00eb projekt aq t\u00eb padrejt\u00eb. Presidenti Wilson, jo vet\u00ebm nuk vuri firm\u00ebn, po u p\u00ebrgjigj edhe me dy nota, n\u00eb t\u00eb cilat mbronte t\u00eb drejt\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr vetqeverisje, dy nota q\u00eb jan\u00eb dy nga xhevahiret m\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shk\u00eblqyer. Ato nota ndaluan cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe na dhan\u00eb rast t\u00eb marrim frym\u00eb e t\u00eb p\u00ebrgatisim lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb sot. Q\u00eb prefekturat jugore nuk u invaduan para se t\u00eb caktoheshin kufijt\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb shkak dhe shkaku \u00ebsht\u00eb Presidenti Wilson. Dhe si u hoq nga fuqia Presidenti Wilson, kush e mori mbrojtjen e Shqip\u00ebris\u00eb? Ishte Lidhja e Kombeve, krijesa e Presidentit Wilson. Kur Shqip\u00ebria u qas n\u00eb Lidhjen e Kombeve, n\u00eb dhjetor 1920, kur un\u00eb si delegat i Shqip\u00ebris\u00eb ndenja n\u00eb nj\u00eb radh\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shteteve t\u00eb tjera t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Gjenev\u00eb, kur indipendenca jon\u00eb u njoh p\u00ebrs\u00ebri zyrtarisht, kur vendi yn\u00eb shp\u00ebtoi nga makthi i invazioneve t\u00eb huaja, kur u vendos nj\u00eb mjet paq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb rregulluar konfliktet e kufirit ton\u00eb, kur populli yn\u00eb mori vehten dhe pa nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb pas aq mjerimesh dhe vuajtjesh t\u00eb patreguara, ndjeva nj\u00eb l\u00ebmsh mall\u00ebngjimi n\u00eb gryk\u00eb dhe m\u00eb rrotullohej n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb ka fituar mir\u00ebnjohjen e gjith\u00eb zemrave shqiptare, emri i Presidentit Wilson. Nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb Parlamentin anglez Edmund Burke ka thirrur me d\u00ebshp\u00ebrim: \u201cAlas, the age of chivalry is gone\u201d! Ajme! Koha e kalor\u00ebsis\u00eb shkoi! Presidenti Wilson e p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi k\u00ebt\u00eb asersion dhe provoi n\u00eb shekullin e nj\u00ebzet q\u00eb ka nj\u00eb vend, i cili edhe produkon kalor\u00ebs bujar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jetim\u00ebt, t\u00eb vejat dhe t\u00eb shtypurit. Qysh ta qajm\u00eb e ta vjatojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kalor\u00ebs pa frik\u00eb edhe pa njoll\u00eb, chevalier sans peur et sans reproche! U eklipsua Dielli i t\u00eb vegj\u00eblve dhe i t\u00eb mjer\u00ebve. U rr\u00ebzua p\u00ebrdhe dushku i madh me deg\u00ebt e t\u00eb cilit kishin nd\u00ebrtuar folen\u00eb e tyre \u00ebnd\u00ebrrronj\u00ebsit idealist\u00eb dhe nga ky rr\u00ebzim osh\u00ebtiu me r\u00ebnkim pylli i err\u00ebt i dheut dhe u zhduk vizioni i nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb njer\u00ebzore. Po zemrat p\u00ebrpjet\u00eb! Sursum corda! Amerika, ajo n\u00ebn\u00eb bujare q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs Wilson-in, ka p\u00ebr t\u00eb lindur edhe t\u00eb tjer\u00eb kalor\u00ebs si ai, kalor\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mbi shqytin e tyre kryefjal\u00ebn e Virgjilit: \u201cParcere parvis et debellare superbos\u201d, kalor\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb vegj\u00eblit dhe t\u00eb p\u00ebrunjin kryelart\u00ebt, kalor\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe t\u00eb mbrojn\u00eb vepr\u00ebn e paqes, e v\u00ebllaz\u00ebrimmit, e mir\u00ebdashjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i 28-t\u00eb i Amerik\u00ebs, Woodrow Wilson p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 4 korrikun, Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb vitin 1918 ftoi edhe At Fan S. Noli. M\u00eb 4 korrik 1918, me rastin e fest\u00ebs komb\u00ebtare, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Woodrow Wilson ftoi trupin diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Uashington dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kombeve t\u00eb rob\u00ebruar,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7429,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7428","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7431,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7428\/revisions\/7431"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}