{"id":7424,"date":"2018-07-19T19:09:34","date_gmt":"2018-07-19T19:09:34","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7424"},"modified":"2018-07-19T19:09:34","modified_gmt":"2018-07-19T19:09:34","slug":"doli-nga-shtypi-libri-filozofi-politike-etike-dhe-politike-i-autorit-bujar-plloshtani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7424","title":{"rendered":"Doli nga shtypi libri filozofi politike \u201cEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u201d i autorit Bujar Plloshtani"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Bujar-Plloshtani-.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7426\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Bujar-Plloshtani-.png\" alt=\"\" width=\"118\" height=\"160\" \/><\/a>Doli nga shtypi libri m\u00eb i ri me ese \u201cEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u201d i autorit Bujar Plloshtani, me parath\u00ebnie nga Ermira Babamusta. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb lib\u00ebr q\u00eb plot\u00ebson nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb fush\u00ebn e filozofis\u00eb dhe politik\u00ebs, sidomos n\u00eb teorit\u00eb e ekzistencializmit, analiz\u00ebs psikoanalitike dhe teoris\u00eb<!--more--> s\u00eb konceptimit t\u00eb njeriut. N\u00ebp\u00ebrmjet qasjeve dhe koncepteve origjinale ai ka trajtuar pik\u00ebpamjet e objektivit q\u00eb studiohen nga fushat e filozofis\u00eb dhe politik\u00ebs. Ky lib\u00ebr filozofiko-shkencor trajton tema q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr praktike dhe funksionale, q\u00eb i p\u00ebrshtaten koh\u00ebs moderne dhe shteteve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Ballkanit<\/p>\n<p>\u201cKjo materie \u00ebsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht nj\u00eb reflektim i filozofis\u00eb politike, e cila trajton problematika t\u00eb ndryshme filozofike dhe politike. Ngjarjet e shumta filozofike dhe politike q\u00eb e karakterizojn\u00eb bot\u00ebn sot si kryefjal\u00eb kan\u00eb diskutimet e shumta, p\u00ebr t\u00eb arritur modelin e nj\u00eb shteti me qeverisje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb vlerave demokratike, zbatimin dhe shtrirjen e sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb mbar\u00eb territorin shtet\u00ebror dhe demokracin\u00eb, si form\u00eb m\u00eb e mir\u00eb e kontrollit t\u00eb pushtetit\u201d, shprehet n\u00eb parath\u00ebnien e tij, autori Bujar Plloshtani.<\/p>\n<p>Bujar Plloshtani, \u00ebsht\u00ebpoet dhe eseist, lindur m\u00eb 18 dhjetor 1983 n\u00eb qytetin e Tetov\u00ebs. Ka kryer studimet p\u00ebr Drejt\u00ebsi n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore.Ka punuar n\u00eb Organizat\u00ebn SAATCHI, sektori i intervistave, n\u00eb Shkup. N\u00eb Tetor 2007, themelon Shoqat\u00ebn e artist\u00ebve \u201cPushkin\u201d dhe zgjedhet kryetar i saj.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb Ekspozit\u00ebn e Friedrich Schiler. (Jeta dhe Vepra n\u00eb koh\u00eb e shkrimtarit gjerman).M\u00eb 2010, em\u00ebrohet an\u00ebtar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Poet\u00ebve t\u00eb Japonis\u00eb. \u00cbsht\u00eb An\u00ebtar i Dhom\u00ebs s\u00eb Festivalit t\u00eb poezis\u00eb \u201cUra Poetike AMA-HASHI\u201d, Kyoto, Japoni.<\/p>\n<p>\u201cDuet of Azure\u201d \u00ebsht\u00eb libri ku poezit\u00eb e tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe japoneze nga JUNPA Books, Japoni. \u00cbsht\u00eb fitues i <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/edicioni.letrar.tirana.2015\/?hc_ref=PAGES_TIMELINE&amp;fref=nf\">Festivalit Letrar p\u00ebr t\u00eb Rinj \u201cTirana 2016\u201d &#8211; Edicioni II<\/a><\/p>\n<p>\u00c7mimi i Par\u00eb i Juris\u00eb p\u00ebr esen\u00eb \u201cMbi ekzistencializmin\u201d.Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Festivale Letrare n\u00eb shkall\u00eb vendi dhe jasht\u00eb.Redaktor n\u00eb Agjencin\u00eb e lajmeve \u201cKlosi News\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Botimet:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNga regjia e shpirtit\u201d &#8211; poezi (2007);<\/p>\n<p>\u201cTraktati mbi arsyen e mendimit\u201d &#8211; letra filozofike (2009);<\/p>\n<p>\u201cMbi arsyen e fjal\u00ebs\u201d &#8211; poezi (2010).<\/p>\n<p>\u201cEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u201d &#8211; filozofi politike (2018)<\/p>\n<p>\u201cDuet of Azure\u201d \u2013poezi e p\u00ebrkthyer (2018)<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Intervista me Shkrimtarin Bujar Plloshtani<\/strong><\/p>\n<p><em>Bisedoi: Ermira Babamusta <\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb libri juaj m\u00eb i ri dhe kur e keni botuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>Libri m\u00eb i ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar k\u00ebt\u00eb vit mban titullin <em>\u201cEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u201d,<\/em> dhe nd\u00ebrkoh\u00eb ky botim vjen nga kolana e filozofis\u00eb politike.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb libri? <\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>Materia n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht nj\u00eb reflektim i filozofis\u00eb politike, e cila trajton problematika t\u00eb ndryshme filozofike dhe politike. Ngjarjet e shumta filozofike dhe politike q\u00eb e karakterizojn\u00eb bot\u00ebn sot si kryefjal\u00eb kan\u00eb diskutimet e shumta, p\u00ebr t\u00eb arritur modelin e nj\u00eb shteti me qeverisje t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb vlerave demokratike, zbatimin dhe shtrirjen e sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb mbar\u00eb territorin shtet\u00ebror dhe demokracin\u00eb, si form\u00eb m\u00eb e mir\u00eb e kontrollit t\u00eb pushtetit. P\u00ebrpjekjet e tilla kan\u00eb p\u00ebr synim nj\u00eb qeverisje dhe bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb institucioneve q\u00eb rregullojn\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb gjitha aspektet shoq\u00ebrore e politike me elementet substanciale q\u00eb bart shteti i s\u00eb drejt\u00ebs.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mesazhi keni dashur t\u00eb p\u00ebrcillni p\u00ebrmes tij?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>\u00cbsht\u00eb paraqitur ideja p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb lideri ideal p\u00ebr t\u00eb qeverisur me pushtetin, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje paraqitja dhe roli i politikanit t\u00eb rastit n\u00eb vendimmarrjen e politikave n\u00eb ve\u00e7anti. Sidomos, edhe \u00e7\u00ebshtjet etike si\u00e7 jan\u00eb: e mira, e keqja, e lejueshmja, e palejueshmja, e drejta, e padrejta, e v\u00ebrteta, e pav\u00ebrteta jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje morale q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebnd\u00eb e diskutimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb materie.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb strukture ka libri?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>Libri \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb gjithsej n\u00eb kat\u00ebr kapituj, dhe trajton tema t\u00eb ndryshme nga filozofia, politika dhe shkrime tjera sociale. Kreu i par\u00eb i titulluar <em>\u00ab\u00c7\u00ebshtje esenciale mbi mendimin filozofik\u00bb<\/em>, jan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme q\u00eb lidhen me filozofin\u00eb politike dhe me mendimin filozofik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sidomos jan\u00eb trajtuar eset\u00eb mbi etik\u00ebn, shtetin, bot\u00ebn dhe artikuj tjer\u00eb q\u00eb lidhen me filozofin\u00eb.<\/p>\n<p>Kreu i dyt\u00eb i titulluar <em>\u00abN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mbi mendimin politik\u00bb<\/em>, jan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme q\u00eb lidhen me politik\u00ebn dhe qeverisjen e shtetit demokratik. Ese mbi nocionin e politik\u00ebs dhe mbi kuptimin e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Kreu i tret\u00eb i titulluar <em>\u00abP\u00ebrsiatje mbi disa \u00e7\u00ebshtje politike\u00bb<\/em>, kryesisht jan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me proceset aktuale politike n\u00eb vendet e rajonit.Kreu u kat\u00ebrt i titulluar <em>\u00abDisa vlera kushtetuese, politike dhe sociale\u00bb<\/em>, jan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut, nocionin e liris\u00eb, zgjedhjet e lira dhe nj\u00eb shqyrtim i shkurt\u00ebr mbi nocionin e shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb e ka frym\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb zhan\u00ebr t\u00eb librit? <\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>N\u00ebse mund ta p\u00ebrkufizojm\u00eb shkurt, filozofia politike merret me studimin e qeverisjes dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve mes individ\u00ebve dhe bashk\u00ebsive me shtetin. Si duket, filozofia politikenuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, dhe me vullnet t\u00eb lir\u00eb iu p\u00ebrkushtova k\u00ebsaj materie t\u00eb cil\u00ebn e konsideroj si nevoj\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. T\u00eb pakt\u00ebn besoj se kjo materie sadopak do t\u00eb zgjoj\u00eb interes p\u00ebr lexuesit.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cilin lib\u00ebr do t\u00eb ve\u00e7onit nga veprimtaria juaj?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>N\u00ebse do t\u00eb duhej ta ve\u00e7oja nj\u00eb lib\u00ebr nga veprimtaria ime \u00ebsht\u00eb pa m\u00ebdyshje \u00abEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u00bb. Duhet t\u00eb jet\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb ta ve\u00e7osh nj\u00eb lib\u00ebr nga veprimtaria, sepse \u00e7do lib\u00ebr konsiderohet p\u00ebr koh\u00ebn e vet si nj\u00eb pjes\u00eb e pandashme dhe unike.Prandaj, mendoj se \u00e7do lib\u00ebr cil\u00ebsor duhet t\u00eb jet\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo kohe.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cili lib\u00ebr\/autor q\u00eb keni lexuar ju ka t\u00ebrhequr m\u00eb shum\u00eb dhe pse?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>Duhet t\u00eb jet\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ve\u00e7osh nj\u00eb lib\u00ebr ose nj\u00eb autor, pasi ka aq shum\u00eb libra ose autor\u00eb q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqin, saq\u00eb s\u2019heq dot nj\u00eb paralele t\u00eb till\u00eb mes librash ose autor\u00ebsh. Megjith\u00ebse, guxoj t\u00eb p\u00ebrmend disa edhe at\u00eb: <em>\u00abI huaji\u00bb<\/em> i shkrimtarit dhe filozofit francez Alber Kamy, pastaj <em>\u00abEkzistencializmi \u00ebsht\u00eb humaniz\u00ebm\u00bb<\/em> i shkrimtarit dhe filozofit francez Jean-Paul Sartre. Edhe libri <em>\u00abMetafizika e dashuris\u00eb\u00bb<\/em> e filozofit gjerman Arthur Schopenhauer. Nuk mund t\u00eb l\u00ebsh pa e p\u00ebrmendur dhe <em>\u00abProcesin\u00bb<\/em> e Franz Kafk\u00ebs, pastaj Pushkinin, Keatsin, Akhmatov\u00ebn e me radh\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb, m\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn koncize t\u00eb t\u00eb shkruarit dhe sidomos p\u00ebr mendimet brilante q\u00eb kan\u00ebl\u00ebn\u00eb n\u00eb veprat e tyre.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb temash ju interesojn\u00eb t\u00eb trajtoni n\u00eb shkrimet tuaja? <\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>Te poezia p\u00ebrpiqem ta kthej bot\u00ebn shpirt\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb domosdosh\u00ebm me botrat e ndryshme shpirt\u00ebrore. Nuk mund ta fsheh dot n\u00ebn buz\u00eb motivin social dhe filozofik. Nd\u00ebrsa te eseu p\u00ebrpiqem t\u00eb pasqyroj nj\u00eb mendim a ide p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb konstatohet nj\u00eb realitetit a gjykim kritik mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, letrare dhe politike. Temat kryesisht filozofike m\u00eb interesojn\u00eb, pasi trajtimet e tilla i shoh si kontraband\u00eb mendore, dhe k\u00ebshtu mendoj se e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb interesant dhe m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm librin.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far<\/strong><strong>\u00eb mendoni p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb krijohet sot?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>Let\u00ebrsia si art i fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e domosdoshme e nevoj\u00ebs ideo-estetike e prirur t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, dhe si e till\u00eb mund\u00ebson ta njoh\u00ebsh ekzistenc\u00ebn e njeriut, konceptin e bot\u00ebs dhe veten si. Let\u00ebrsia q\u00eb krijohet sot n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke u vler\u00ebsuar n\u00eb udh\u00ebn e duhur. Mir\u00ebpo, n\u00ebse futemi n\u00eb thelbin e kritik\u00ebs, shpesh mund t\u00eb lexojm\u00eb dhe libra q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin kriteret m\u00eb elementare letrare dhe artistike. Let\u00ebrsia si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb hap\u00ebroj\u00eb n\u00eb udh\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuara, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje realitetin shoq\u00ebror p\u00ebrmes figurave letrare, dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu, si e till\u00eb ajo mund\u00ebson n\u00eb njohjen e jet\u00ebs s\u00eb njeriut dhe t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0\u00a0<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si ka ndryshuar stili i shkrimit tuaj gjat\u00eb viteve?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>P\u00ebr shkrimtarin me r\u00ebnd\u00ebsi duhet t\u00eb jet\u00eb stili dhe autenticiteti i mendimit q\u00eb shpaloset brenda procesit krijues. Sipas meje, trajektorja e shkrimeve ka nisur me poezin\u00eb dhe habitsh\u00ebm ka rrug\u00ebtuar deri te eseu. Stili mund t\u00eb kuptohet si ve\u00e7antia e autorit n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare, q\u00eb duhet kujdesur t\u00eb shmang\u00eb gjuh\u00ebn e zakonshme. Kur flasim p\u00ebr stilin, k\u00ebtu e kam parasysh pothuaj stilin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me pik\u00ebpamjet e mia individuale, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ruaj shpreh\u00ebsin\u00eb emocionale dhe gjuh\u00ebn e zakonshme. Kur jemi te pik\u00ebpamjet, them mbase kan\u00eb ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebtrajtshme. Stili, i cili t\u00eb nd\u00ebrlikuar\u00ebn arrin\u00eb ta b\u00ebj\u00eb mjesht\u00ebrisht t\u00eb kuptueshme p\u00ebr mas\u00ebn, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrmbushte prej v\u00ebrteti pritshm\u00ebrit\u00eb.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb suksessh\u00ebm nj\u00eb shkrimtar?<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Plloshtani: <\/strong>Shkrimtari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem kompleks, q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se zb\u00ebrthehet. P\u00ebr mua suksesi lidhet me pun\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Nd\u00ebrsa puna n\u00eb vazhdim\u00ebsi mund ta nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb suksesshme. Nj\u00eb shkrimtar t\u00eb suksessh\u00ebm e b\u00ebn puna konstante individuale. Kjo \u00ebsht\u00eb esenca themelore, ndryshe udh\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetme nuk ka. Nj\u00eb shkrimtar t\u00eb suksessh\u00ebm e b\u00ebn vepra q\u00eb i p\u00ebrmbush pritshm\u00ebrit\u00eb e nj\u00eb procesi krijues, q\u00eb bazohet n\u00eb vlerat e mir\u00ebfillta qofshin ato letrare ose filozofike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Doli nga shtypi libri m\u00eb i ri me ese \u201cEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u201d i autorit Bujar Plloshtani, me parath\u00ebnie nga Ermira Babamusta. \u201cEtik\u00eb dhe Politik\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb lib\u00ebr q\u00eb plot\u00ebson nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb fush\u00ebn e filozofis\u00eb dhe politik\u00ebs, sidomos n\u00eb teorit\u00eb e ekzistencializmit, analiz\u00ebs psikoanalitike dhe teoris\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7425,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7424","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7424"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7424\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7427,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7424\/revisions\/7427"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}