{"id":7410,"date":"2018-07-17T00:15:12","date_gmt":"2018-07-17T00:15:12","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7410"},"modified":"2018-07-17T00:15:12","modified_gmt":"2018-07-17T00:15:12","slug":"ne-shqefen-te-matit-ne-token-e-kastrioteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7410","title":{"rendered":"N\u00cb SHQEF\u00cbN T\u00cb MATIT, N\u00cb TOK\u00cbN E KASTRIOT\u00cbVE\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>NDUE DEDAJ<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Dedaj-Ndue.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7412\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Dedaj-Ndue-191x300.png\" alt=\"\" width=\"191\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Dedaj-Ndue-191x300.png 191w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Dedaj-Ndue.png 285w\" sizes=\"auto, (max-width: 191px) 100vw, 191px\" \/><\/a>Reportazh<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kastriot\u00ebt dhe Dukagjin\u00ebt jan\u00eb mbase m\u00eb pran\u00eb se askund tjet\u00ebr, sa u p\u00ebrket trojeve t\u00eb tyre, n\u00eb dy fshatra matjan\u00eb thuajse ngjitur, Shqef\u00ebn e Dukagjin, q\u00eb kan\u00eb n\u00eb mes si nj\u00eb \u201cur\u00eb\u201d Ur\u00ebxall\u00ebn me pak sht\u00ebpi. \u00cbsht\u00eb data pes\u00eb korrik <!--more-->dhe nd\u00ebrsa politika e madhe zihet n\u00eb Parlament p\u00ebr \u00e7eshtjen e nxeht\u00eb t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, sipas dilem\u00ebs hamletjane: \u201cT\u00eb rrosh, a t\u00eb mos rrosh?\u201d (t\u00eb shembet a t\u00eb mos shembet?), ne ngjitemi t\u00eb p\u00ebrpjetave t\u00eb Derjanit, p\u00ebr n\u00eb fshatin Shqef\u00ebn, ku ka disa d\u00ebshmi goj\u00ebdhanore q\u00eb lidh\u00ebn me Gjergj Kastriotin &#8211; Sk\u00ebnderbeun. Deri k\u00ebtu ka mb\u00ebrritur asfalti, sigurisht jo gjithkund i nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb mir\u00eb, pastaj rruga \u00ebsht\u00eb m\u00eb kalldr\u00ebm, si n\u00eb koh\u00ebn e kooperativave bujq\u00ebsore, deri n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e Macukullit, n\u00ebn hij\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb malit t\u00eb Dej\u00ebs, si nj\u00eb sovran i k\u00ebtyre bjeshk\u00ebve q\u00eb lidh\u00ebn me Lur\u00ebn. N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, n\u00ebp\u00ebr pllaja e gryka, shtrihen vende t\u00eb tjera me histori, si Lisi i nj\u00eb dioqeze t\u00eb vjet\u00ebr sufragane dhe Sh\u00ebn Trinia e \u201cFormul\u00ebs s\u00eb P\u00ebg\u00ebzimit\u201d, kalaja e Stelushit &#8211; e Sk\u00ebnderbeut etj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb peizazh t\u00ebrheq\u00ebs, blegtoral, por, si kudo tjer\u00ebr, i braktisur. Lagjet e fshatit mbajn\u00eb emra t\u00eb fisnik\u00ebris\u00eb s\u00eb hershme: Kastriot, Bushat, Frangaj, Su\u00e7aj etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqef\u00ebn\/ Shtjef\u00ebn kan\u00eb mbetur pak njer\u00ebz, por ata e ndiejn\u00eb historin\u00eb e tyre. Isufi, nj\u00ebri nga banor\u00ebt, b\u00ebn me dor\u00eb andej nga rr\u00ebza e malit sip\u00ebr fshatit, te Bunari, ku thuhet se \u00ebsht\u00eb \u201cVarri i Vojsav\u00ebs\u201d, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Hamit Gjata, 66 vje\u00e7, n\u00eb oborrin e sht\u00ebpin\u00eb s\u00eb tij, me nga nj\u00eb got\u00eb raki p\u00ebrpara, si\u00e7 e do zakoni, tregon se ai varr nuk ka qen\u00eb i zakonsh\u00ebm. \u201cKan\u00eb pas shkue vazhdimisht nanat tona atje p\u00ebr t\u2019u falur, se ishte \u201cvarr i mir\u00eb\u201d dhe u bante mir\u00eb atyre\u201d. P\u00ebrndryshe, gra t\u00eb virtytshme myslimane faleshin te varri i princesh\u00ebs katolike! \u201cVarreza e Marke\u201d (Markajve), ku thon\u00eb se gjendet dhe varri i \u201cNan\u00ebs Mbretnesh\u00eb\u201d (e quajn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhe k\u00ebshtu Voj\u00ebsav\u00ebn) \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr dhe vendasit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb aty t\u00eb g\u00ebrmojn\u00eb arkeolog\u00ebt, pasi besojn\u00eb se fshihen t\u00eb dh\u00ebna me interes. Jemi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit, n\u00eb lagjen \u201cKastriot\u201d. Asnj\u00eb nga familjet nuk e mban llagapin Kastrioti, por aty pran\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cVarri i Gjok\u00eb Kastrotit\u201d. E kemi nga t\u00eb vjetrit, thon\u00eb. Deri te k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb mbijetuar goj\u00ebdhanat p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun. \u201cGuri i Gjat\u00eb sipas tyre ka \u201cfytyr\u00ebn\u201d e Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut\u201d. E v\u00ebshtrojm\u00eb dhe ne gurin monumental t\u00eb fshatit dhe duam t\u00eb besojm\u00eb at\u00eb q\u00eb shqefanak\u00ebt besojn\u00eb. Posht\u00eb Gurit t\u00eb Gjat\u00eb \u00ebshte nj\u00eb shpell\u00eb e madhe, ku futesh n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb e del n\u00eb tjetr\u00ebn. At\u00eb nuk e lidhin me ndonj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb skenderbegiane, por thon\u00eb se aty mund t\u00eb ken\u00eb banuar njer\u00ebzit e lasht\u00eb. N\u00eb koh\u00ebt e vona kooperativa strehonte aty tufat e bag\u00ebtive, se shpellat jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta n\u00eb ver\u00eb e t\u00eb nxehta n\u00eb dim\u00ebr. Isufi tregon: \u201cErdhi nj\u00ebher\u00eb Sk\u00ebnderbeu k\u00ebtu dhe pa tufat e dhive t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe msheret e djathit t\u00eb m\u00ebdha sa sofra, me t\u00eb cilat hangri buk\u00eb ushtria e tij e at\u00ebher\u00eb ai uroi: \u201cUa shtoft\u00eb Zoti blegtorin\u00eb\u201d! Jetoni, nj\u00ebri nga djemt\u00eb e Hamitit, na tregon nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb q\u00eb e kemi lexuar diku se n\u00eb Ur\u00ebxall\u00eb ishin Sazexhinjt\u00eb e Sk\u00ebnderbeut, njer\u00ebzit q\u00eb i b\u00ebnin muzik\u00ebn kryetrimit. Djali tjet\u00ebr i Hamitit quhet Agustin, si p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar jo vet\u00ebm rr\u00ebnj\u00ebt katolike t\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebr\u00ebzve, por dhe kumbarit\u00eb e martesat e sotme me familjet e besimit katolik, si\u00e7 do ta shohim dhe n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij reportazhi. Hamiti tregon hart\u00ebn e vjet\u00ebr kishtare t\u00eb zon\u00ebs: \u201cK\u00ebtu n\u00eb Shqef\u00ebn ka qen\u00eb kisha, por tash ka mbetur vet\u00ebm emri \u201cKish\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb dhe \u201cQaf\u00eb Kisha\u201d n\u00eb mes Shlliut e Macukullit, kisha e Burgajetit etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto kisha t\u00eb vjetra malesh \u201cshihnin\u201d nga kisha e madhe n\u00eb Qaf\u00ebn e Sh\u00ebnkollit, q\u00eb ka qen\u00eb ma n\u00eb za se t\u00eb tjerat\u201d. Vet\u00eb emri Shqef\u00ebn thuhet se fsheh nj\u00eb dioqez\u00eb e vjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb Stefanak\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dukagjini, nj\u00eb (ku)vend n\u00eb histori<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka nj\u00ebrin nga \u201cngulimet\u201d e saj vet\u00eb historia shqiptare e mesjet\u00ebs. Takohen n\u00eb nj\u00eb t\u00ebrthore Kastriot\u00ebt dhe Dukagjin\u00ebt. Po n\u00eb k\u00ebto an\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vendlindja e Mbretit Zog, Burgajeti, vet\u00ebm dy-tre kodra m\u00eb posht\u00eb. T\u00eb jen\u00eb nga e nj\u00ebjta \u201cvot\u00ebr\u201d matjane, edhe Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu, edhe Ahmet Zogu? Dy fshatra si dy ballkone t\u00eb Malit t\u00eb Dej\u00ebs, nga ku qyteti i Burrelit duket n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs. Sapo t\u00eb shkel\u00ebsh n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, njer\u00ebzit t\u00eb prijn\u00eb p\u00ebr n\u00eb Qaf\u00ebn e Sh\u00ebnkollit, ku lisat e vjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb vetmit d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb historie\u00a0 q\u00eb hesht n\u00ebn g\u00ebrmadha dhe ca gur\u00eb gri t\u00eb pasosur. \u201cKa qen\u00eb kisha ma e madhe n\u00eb veri t\u00eb Shqipnis\u00eb, ndoshta dhe n\u00eb Ballkan. K\u00ebtu asht mbajt Kuvendi i Dukagjinit i vitit 1602. Kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb mbi 1000 burra\u2026\u201d Ne kemi lexuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duam ta besojm\u00eb dhe gjas\u00ebt jan\u00eb, por ka dhe nj\u00eb tjet\u00ebr tez\u00eb, se ai Kuvend \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Orosh t\u00eb Mirdit\u00ebs. Gjithsesi, pun\u00eb historian\u00ebsh k\u00ebto.<\/p>\n<p>Dukagjini \u00ebsht\u00eb fshat q\u00eb kufizohet me Selit\u00ebn, Zall-Gjo\u00e7ajn, Macukullin, Ur\u00ebxall\u00ebn, Derjanin, Prellin. Ka dhe nj\u00eb lagje \u201cDukagjin\u201d n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shqefnit. Jan\u00eb vende t\u00eb bekuara nga Zoti, parajsa vet\u00eb, do t\u00eb thoshte Pjet\u00ebr Budi. N\u00eb hij\u00ebn e manit bisedojm\u00eb me Tahir Lozhin e Aqif Kol\u00ebn. Ata na rr\u00ebfejn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr vendin e tyre, q\u00eb nga pozita gjeografike e topografia e zon\u00ebs: Kodr\u00ebn e Dedajve, ku kan\u00eb qen\u00eb dikur 7 sht\u00ebpit\u00eb themeluese t\u00eb fshatit (t\u00eb shtat\u00eb fiseve: Kola, Lozhi, Bushi, Dedaj, Stafa, Neli, Mu\u00e7a), Kodr\u00ebn e Msu\u00e7it, si dhe dy kodrat q\u00eb i p\u00ebrkasin Macukullit: Kodr\u00ebn e Vatdodaj e Kodr\u00ebn e Kolajve. Kjo e fundit t\u00eb kujton Kurt Kol\u00ebn, nj\u00ebrin nga \u201cMandel\u00ebt\u201d i burgjeve politike shqiptare t\u00eb pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore. Lart n\u00eb horizont, p\u00ebrkundruall Selit\u00ebs, shihet Maja e D\u00ebllinj\u00ebs. Toponimia \u00ebsht\u00eb porta e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb trokitur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn katolike t\u00eb k\u00ebtyre banor\u00ebve. Por dhe llagapet e tyre. Tahiri na tregon zgjatimin e pem\u00ebs s\u00eb tij gjenealogjike: Tahir &#8211; Sahit &#8211; Mustafa &#8211; Abdi &#8211; Rahman &#8211; Lik\u00eb &#8211; Hasan &#8211; Musa Marku. E nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201carkeologjia\u201d e fisit, por dhe e sotmja e \u201cp\u00ebrzier\u201d sa i p\u00ebrket besimeve. Tahiri thot\u00eb se vet\u00eb \u00ebsht\u00eb mysliman, kurse vajz\u00ebn e ka martuar me nj\u00eb djal\u00eb katolik e nus\u00ebn e djalit e ka marr\u00eb katolike. Thot\u00eb se e ka k\u00ebt\u00eb toleranc\u00eb nga tradita familjare, por dhe kujtimi i Hoxh\u00ebs s\u00eb Madh t\u00eb Macukullit, i cili shkonte shum\u00eb mir\u00eb me katolik\u00ebt. \u201cUn\u00eb shkoj n\u00eb kish\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb mesh\u00eb, d\u00ebgjoj, thjesht\u00eb nuk b\u00ebj kryq\u201d, thoshte ai, duke shtuar se \u201cnj\u00eb Zot kemi t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Natyra, me plot goj\u00ebn, nj\u00eb mrekulli, po gjendja sociale e banor\u00ebve? \u201cJan\u00eb aq shum\u00eb gjera q\u00eb i mungojn\u00eb Dukagjinit sot. Shkolla ka mbetur n\u00eb 24 nx\u00ebn\u00ebs, kur klasa e pest\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201980 kishte deri n\u00eb 42 nx\u00ebn\u00ebs, kujton Aqifi. \u201cQysh nga 90-a, thot\u00eb Tahiri, u kemi k\u00ebrkuar t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb ardhur p\u00ebr vota vet\u00ebm nj\u00eb anten\u00eb telefoni, q\u00eb t\u00eb flasim lirisht me tan\u00ebt kudo i kemi, por nuk na e kan\u00eb sjell\u00eb. Ua japim truallin p\u00ebr anten\u00ebn nga toka jon\u00eb private pa kok\u00ebrr leku, ve\u00e7 ta sjellin!\u201d Nj\u00eb tjet\u00ebr shton: \u201cAsht ba me ua ndal rrug\u00ebn politikan\u00ebve me hy k\u00ebtu, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, se na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbas dore\u201d. E, pra, ka nj\u00eb kthim t\u00eb njer\u00ebzve nga Tirana p\u00ebr t\u2019i restauruar kullat e vjetra, p\u00ebr turiz\u00ebm. T\u00eb tregojn\u00eb kodrat q\u00eb dikur kan\u00eb qen\u00eb vresht\u00eb. T\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje dhe \u201ckashnjeti\u201d i tyre, masivi m\u00eb g\u00ebshtenj\u00eb t\u00eb vjetra, ndonj\u00ebra dhe monument natyre i pashpallur. Nj\u00eb visar i pazakont\u00eb turistik. Nuk ka fshat m\u00eb t\u00eb bukur se Dukagjini, peizazhi gati ekzotik, me mullar\u00ebt, livadhet, pem\u00ebt plot blert\u00ebsi e fruta. Pamje si n\u00eb kartolina. Plot kulla t\u00eb vjetra tipike. Kulla ime trekatshe asht 250-vje\u00e7are, thot\u00eb Tahiri. Banor\u00ebt e kan\u00eb n\u00eb gjak bujarin\u00eb dhe mikpritjen.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebve rurale, nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh ndihet gjithandej n\u00eb zonat malore t\u00eb Matit, Peshkopis\u00eb, Mirdit\u00ebs etj. P\u00ebrdit\u00eb d\u00ebgjon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb lum\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohen: nj\u00eb, dy, tre, kat\u00ebr hidrocentrale. Banor\u00ebve nuk ua v\u00eb veshin askush nga njer\u00ebzit e shtetit, kurse mediat dhe shoq\u00ebria civile nuk ngjit\u00ebn gjer k\u00ebtu, p\u00ebrpos se n\u00eb Valbon\u00eb ku protestohet her\u00eb pas here. Ata e din\u00eb se nuk do t\u00eb mbet\u00ebn uj\u00ebrat e maleve t\u00eb tyre si n\u00eb legjenda, t\u00eb derdh\u00ebn n\u00eb det pa \u201cbereqet\u201d, por jan\u00eb kund\u00ebr shfryt\u00ebzimit \u201cpik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb\u201d t\u00eb ujit, si\u00e7 thon\u00eb ata. E para, jo t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrrenjt\u00eb e lumenjt\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb tubacione e beton dhe, e dyta, t\u00eb mos shterren n\u00eb ver\u00eb ato mbi t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ngritur hidrocentralet &#8211; ky \u00ebsht\u00eb problemi. Ka p\u00ebrqindje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sa duhet z\u00ebn\u00eb uji n\u00eb ver\u00eb e sa duhet l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb digave, por nuk zbatohet\u2026<\/p>\n<p>Largohemi nga Dukagjini i Matit duke medituar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb em\u00ebrvend nga m\u00eb \u201cprodhimtar\u00ebt\u201d n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00ebshqiptare, nga Kruja n\u00eb Pej\u00eb: Dukagjini i Ri n\u00eb Thuman\u00eb, Dukagjini i Shkodr\u00ebs, Fush\u00eb &#8211; Dukagjini i Kuk\u00ebsit, Rrafshi i Dukagjinit n\u00eb Kosov\u00eb, \u00a0jan\u00eb vet\u00ebm disa nga stacionet e territoreve t\u00eb pamata dukagjinase, t\u00eb zot\u00ebrve t\u00eb Arb\u00ebrit, Tanush, Pal, Nikoll\u00eb dhe Lek\u00eb Dukagjini i Kanunit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Reportazh Kastriot\u00ebt dhe Dukagjin\u00ebt jan\u00eb mbase m\u00eb pran\u00eb se askund tjet\u00ebr, sa u p\u00ebrket trojeve t\u00eb tyre, n\u00eb dy fshatra matjan\u00eb thuajse ngjitur, Shqef\u00ebn e Dukagjin, q\u00eb kan\u00eb n\u00eb mes si nj\u00eb \u201cur\u00eb\u201d Ur\u00ebxall\u00ebn me pak sht\u00ebpi. \u00cbsht\u00eb data pes\u00eb korrik<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7411,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-7410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7410"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7413,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7410\/revisions\/7413"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}