{"id":7385,"date":"2018-07-08T01:25:25","date_gmt":"2018-07-08T01:25:25","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7385"},"modified":"2018-07-08T01:25:25","modified_gmt":"2018-07-08T01:25:25","slug":"busti-i-skenderbeut-ne-krahet-e-gjallices-reportazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7385","title":{"rendered":"BUSTI I SK\u00cbNDERBEUT, N\u00cb KRAH\u00cbT E GJALLIC\u00cbS ( Reportazh )"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dedaj-sk.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7386\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dedaj-sk-300x228.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"228\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dedaj-sk-300x228.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dedaj-sk.png 443w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>NDUE\u00a0 DEDAJ<\/p>\n<p>Rasti e solli t\u00eb ishim k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs s\u00eb bashku me Ipeshkvin e Dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit, Imzot Gjergj Meta. Dhe s\u2019mund t\u00eb ktheheshim pa ndaluar p\u00ebr nj\u00eb fotografi aty, te IMZOTI yn\u00eb i madh, GJERGJ KASTRIOTI &#8211; SK\u00cbNDERBEU. <!--more-->Shum\u00eb gjera mund t\u00eb harrohen k\u00ebt\u00eb Vit, por jo p\u00ebrnderimi p\u00ebr gjenin\u00eb e Tij. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ky bust ka nj\u00eb histori t\u00eb pazakont\u00eb, ka \u201cmundur\u201d radhazi dy monark\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shekullit XX, m\u00eb 1939 Ahmet Zogun e m\u00eb 1990 Enver Hoxh\u00ebn&#8230;<br \/>\n*<br \/>\nI pari bust q\u00eb do t\u00eb vihej n\u00eb Kuk\u00ebsin e ri, dyzet vite m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1978, kur niste jet\u00ebn ky qytet verilindor, ishte ai i Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut, i mbartur nga Kuk\u00ebsi i vjet\u00ebr, q\u00eb po p\u00ebrmbytej pa heroiz\u00ebm, p\u00ebr t\u2019i hapur udh\u00eb liqenit p\u00ebrrallor t\u00eb hidrocentralit t\u00eb Fierz\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbytte dhe Ur\u00ebn e Vezirit, nj\u00eb nyje kryesore e udh\u00ebve drejt Kosov\u00ebs. Kurse i fundit bust q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Kuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai m\u00ebsuesit dhe poetit disident Havzi Nela nga fshati Kollovoz, nj\u00eb akt m\u00eb shum\u00eb nderimi q\u00eb qyteti i vet i b\u00ebn njeriut q\u00eb diktatura e flijoi verb\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebt e mbrame t\u00eb saj. T\u00eb krijohet ndjesia se ka di\u00e7ka t\u00eb ngjashme mes shuarjes s\u00eb Kuk\u00ebsit t\u00eb vjet\u00ebr dhe poetit Nela, i pari \u201cbie\u201d p\u00ebr drit\u00ebn, i dyti p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs, nd\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk u kishte munguar k\u00ebtyre maleve epike, q\u00eb jo rast\u00ebsisht kishin mbrujtur brenda gjenis\u00eb s\u00eb tyre kanunet shqiptare. Jan\u00eb njer\u00ebzit e pen\u00ebs t\u00eb Kuk\u00ebsit q\u00eb e kan\u00eb ringritur s\u00eb pari Havziun, librat e shkruar nga Petrit Palushi, qasjet dhe publikimet e ndryshme rreth figur\u00ebs s\u00eb tij nga Shefqet Hoxha, Bajazit Cahani, Izet Duraku, Myftar Gjana, Rexhep Shahu, Sulejman Dida, Bashkim Shala etj. (Duhet th\u00ebn\u00eb se sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr krijuesit e k\u00ebsaj treve \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb aty mes tyre, si nj\u00eb frym\u00eb, fshehur pas metaforave dhe gjetheve, poeti i talentuar Agim Spahiu, q\u00eb \u201cpik\u00ebllim\u00ebn\u201d e shpirtit t\u00eb tij n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb trazuara e ktheu n\u00eb art poetik.) Nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsuesit e gjimnazit t\u00eb Kuk\u00ebsit kishin koh\u00eb q\u00eb ia kishin marr\u00eb emrin p\u00ebr shkoll\u00ebn e tyre poetit martir, kurse skulptori Hilmi Hoxha ua solli atyre n\u00eb bronz.<br \/>\nShkrimtari Petrit Palushi \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb mik i \u00e7muar, po dhe nj\u00eb \u201cstacion\u201d ku duhet t\u00eb ndalosh patjet\u00ebr, n\u00ebse ke p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr librat dhe m\u00eb gjer\u00eb kultur\u00ebn e k\u00ebtij qyteti. Ashtu si lumjan\u00ebt e motit, ai na rr\u00ebfen historin\u00eb e bustit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ti mund t\u00eb habitesh se si nj\u00eb bust mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb histori intriguese, sui generis, aq m\u00eb tep\u00ebr ai i Heroit Komb\u00ebtar, por ja q\u00eb k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb busti i Sk\u00ebnderbeut, vep\u00ebr e Skulptorit t\u00eb Popullit Odhise Paskali, \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Kuk\u00ebsin e vjet\u00ebr me 28 Nandor 1939. Si\u00e7 dihet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb fuqi ishin pushtuesit italian\u00eb, q\u00eb vrik e vrik kishin hequr nga froni shtatoren e Ahmet Zogut, v\u00ebn\u00eb aty me 1932, p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me Sk\u00ebnderbeun n\u00eb bronz. Q\u00ebllimisht busti i ri ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shihte nga Kosova. Heroi yn\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk i kishte shp\u00ebtuar politik\u00ebs. Ashtusoj, \u201cshp\u00ebtimtar\u00ebt\u201d iu thoshin shqiptar\u00ebve: \u201cPo ua heqim k\u00ebt\u00eb mbretin e fundit (q\u00eb na ka bezdisur edhe ne matan\u00eb Adriatikut!) dhe po v\u00ebm\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tij k\u00ebt\u00eb tjetrin, heroin tuaj komb\u00ebtar, rreth t\u00eb cilit jeni t\u00eb p\u00ebrbashkuar t\u00eb gjith\u00eb. Pse jo, edhe ne bashk\u00eb me ju!\u201d Prekja n\u00eb ndjenjat komb\u00ebtare, e shqiptar\u00ebve, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb taktik\u00eb e italian\u00ebve t\u00eb veshur me shpatat e Liktorit, q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin dhe n\u00eb Rom\u00eb me 1940, duke v\u00ebn\u00eb dhe atje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit po bustin e Sk\u00ebnderbeut. Kishte nj\u00eb rendje asokohe pas Sk\u00ebnderbeut dhe sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb tij. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nga studiuesit, emri i tij do t\u00eb ishte si n\u00eb emblemat e formacioneve partizane, ashtu dhe atyre nacionaliste.<br \/>\nNuk mund t\u00eb kalonin pa nj\u00eb \u201cgjest\u201d miradije ndaj \u201cSk\u00ebnderbeut\u201d t\u00eb Kuk\u00ebsit as pushtetar\u00ebt e rinj, fitues t\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore. Ata thjesht\u00eb do t\u2019i vinin shqiponj\u00ebs s\u00eb piedestalit yllin e kuq p\u00ebrsip\u00ebr, por kjo zgjati vet\u00ebm dhjet\u00eb vite, pasi u kujtuan se Sk\u00ebnderbeu nuk kishte qen\u00eb si Marksi e Lenini, komunist. Gjithsesi N\u00eb Kuk\u00ebsin e vjet\u00ebr busti qendroi gjat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb lulishte t\u00eb bukur pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb rrethit. Edhe pse diku m\u00eb tej ishte edhe busti i udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb \u201ckoh\u00ebs s\u00eb re\u201d, njer\u00ebzit m\u00eb s\u00eb shumti b\u00ebnin fotografi me Sk\u00ebnderbeun.<br \/>\nPor nuk do t\u00eb mbaronte k\u00ebtu historia e k\u00ebtij busti. Me 1962 ishte marr\u00eb vendimi p\u00ebr p\u00ebrmbytjen e Kuk\u00ebsit t\u00eb vjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu, 16 vite m\u00eb pas, qytetin e kredhur n\u00eb uj\u00ebrat e dy Drinave do ta linte dhe busti i Heroit Komb\u00ebtar. Doemos q\u00eb ishte pasur kujdes n\u00eb shp\u00ebrnguljen e tij. Fundja qyteti i vjet\u00ebr q\u00eb po shuhej nuk kishte pasur banka, gjela floriri apo lingota ari, \u201cari\u201d i tij kishte qen\u00eb kujtesa e kuksian\u00ebve dhe ky bust q\u00eb ishte konvertuar nga mbreti i fundit n\u00eb mbretin e par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por, n\u00eb qytetin e ri, lart\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb plot me lisa bunge, \u00e7udit\u00ebrisht Sk\u00ebnderbeu u vendos n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb sportit, mbi nj\u00eb bazament t\u00eb thjesht\u00eb, jo dhe aq n\u00eb qend\u00ebr, si\u00e7 do t\u00eb kishte hije, \u00e7ka nuk i kishte p\u00eblqyer Odhise Paskalit, i cili kishte ardhur enkas nga Tirana p\u00ebr ta par\u00eb \u201cf\u00ebmij\u00ebn\u201d e tij, e q\u00eb sot e k\u00ebsaj dite, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij, vjen e bija. Tashm\u00eb qendr\u00ebn e kishte z\u00ebn\u00eb \u201cdielli\u201d i ri i Shqip\u00ebris\u00eb, Enver Hoxha, busti i t\u00eb cilit ishte kudo, n\u00eb sheshet e qyteteve, podiumet e kongreseve t\u00eb Partis\u00eb, zyrat e shtetit dhe odat e sht\u00ebpive tona. Ndonj\u00ebher\u00eb pat\u00ebm \u201cgabuar\u201d duke i v\u00ebn\u00eb pran\u00eb Mehmet Shehun, por ky duel i heshtur mes tyre mori fund me (vet\u00eb)vrasjen e ish-Kryeministrit n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201980, duke ia l\u00ebn\u00eb gjith\u00eb ballin e murit atij dhe vet\u00ebm atij, \u201cmbretit\u201d t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb mbante mbi supe spaletat e komunizmit, draprin e \u00e7ekanin.<br \/>\n\u201cSk\u00ebnderbeu\u201d do t\u00eb triumfonte dhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb vitin 1991. Me rr\u00ebzimin e Enverit nga pidestali, n\u00eb Tiran\u00eb, Gjirokast\u00ebr etj., ai do t\u00eb hiqej dhe nga lulishtja qendrore e Kuk\u00ebsit dhe do t\u00eb mbartej p\u00ebr aty busti i Kastriotit t\u00eb Madh. Kishte spostuar k\u00ebshtu radhazi Ahmet Zogun dhe Enver Hoxh\u00ebn, dy nga tre kryeshtetar\u00ebt e shekullit XX, duke mbetur i pal\u00ebkundur n\u00eb piedestalin e tij vet\u00ebm Ismail Qemali. Kurse ai bazamneti i par\u00eb, atje n\u00eb Kuk\u00ebsin e vjet\u00ebr, do t\u00eb shfaqej si relike sa her\u00eb Drini shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrua t\u00eb that\u00eb dhe liqeni i tij p\u00ebrpihej nga that\u00ebsira, deri sa t\u00eb binte shi i dendur, p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb ta mbushte nga e para liqenin gjysm\u00eb-alipin. K\u00ebto raste kishin nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ngaz\u00ebllenin nostalgjik\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kishin dashur fort (\u00e7ka ishte e pamundur) q\u00eb ai piedestal i 1932-it t\u00eb mbartej n\u00eb qytetin e ri, ngaq\u00eb me t\u00eb lidheshin dhe kryq\u00ebzoheshin imazhet e s\u00eb shkuar\u00ebs, nj\u00eb her\u00eb kur ai kishte qen\u00eb i Mbretit Zog e pastaj i Gjergj Kastriotit- Sk\u00ebnderbeut.<br \/>\nPor as l\u00ebvizja e tij e 91-it nuk kishte qen\u00eb hera e fundit e bustit t\u00eb vog\u00ebl me em\u00ebr t\u00eb madh. N\u00eb vitin 2017 do t\u00eb rikonstruktohej dhe sheshi \u201cSk\u00ebnderbe\u201d i Kuk\u00ebsit, n\u00eb kuadrin e projektit qeveritar t\u00eb rikualifikimit urban. T\u00eb gjitha gj\u00ebrat e tjera shkuan shpejt n\u00eb vend, por njer\u00ebzve iu duk se po vonohej t\u00eb vihej busti, duke e b\u00ebr\u00eb dhe problem mediatik. Na shkruanin dhe neve nga Kosova miqt\u00eb tan\u00eb jo pa merak. Rrah\u00ebm sipas zakonit telefonin drejt Kuk\u00ebsit, \u00e7\u2019po ndodhte me bustin e Sk\u00ebnderbeut? Por ishte ve\u00e7se \u00e7\u00ebshtje kohe, sa t\u00eb b\u00ebhej bazamenti i ri. Tani busti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb vendin e vet, n\u00ebn drit\u00ebn e pashuar t\u00eb Gjallic\u00ebs hir\u00ebplote.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE\u00a0 DEDAJ Rasti e solli t\u00eb ishim k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs s\u00eb bashku me Ipeshkvin e Dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit, Imzot Gjergj Meta. Dhe s\u2019mund t\u00eb ktheheshim pa ndaluar p\u00ebr nj\u00eb fotografi aty, te IMZOTI yn\u00eb i madh, GJERGJ KASTRIOTI &#8211; SK\u00cbNDERBEU.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7385","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7385"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7385\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7387,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7385\/revisions\/7387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}