{"id":7327,"date":"2018-06-14T18:19:07","date_gmt":"2018-06-14T18:19:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7327"},"modified":"2018-06-14T18:19:07","modified_gmt":"2018-06-14T18:19:07","slug":"koha-nuk-eshte-thjesht-nje-date-ne-kalendar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7327","title":{"rendered":"Koha nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb kalendar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervist\u00eb me poetin dhe gazetarin Ndrek Gjini<\/strong><\/p>\n<p>Nga Trevor Con\u00ebay, kryeredaktor i revist\u00ebs irlandeze \u201cPoems in Profile\u201d<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/ndreke-gjini-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7329\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/ndreke-gjini-1-165x300.png\" alt=\"\" width=\"165\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/ndreke-gjini-1-165x300.png 165w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/ndreke-gjini-1.png 166w\" sizes=\"auto, (max-width: 165px) 100vw, 165px\" \/><\/a>Poezia e Ndrek Gjinit duket n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb e thjesht\u00eb. Ajo e t\u00ebrheq lexuesin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, me referenca p\u00ebr komunizmin, rakin\u00eb e rrushit dhe gjyshen e fol\u00ebsit. Por kjo poezi ka nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb<!--more--> m\u00eb abstrakte. N\u00ebnkuptimi i p\u00ebrdorimit nga fol\u00ebsi i nj\u00eb kalendari personal \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb nocioni i koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb trillim, nj\u00eb konstrukt q\u00eb ne e kemi krijuar si\u00e7 kemi dashur vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, \u201ctrillimi\u201d i fol\u00ebsit \u00ebsht\u00eb \u201ci v\u00ebrtet\u00eb\u201d dhe \u201cdometh\u00ebn\u00ebs\u201d. Ai\/ajo refuzon konvencionin n\u00eb form\u00ebn e kalendarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Mbase ne t\u00eb gjith\u00eb operojm\u00eb p\u00ebrmes kalendar\u00ebve t\u00eb till\u00eb personal\u00eb. Kur i shikojm\u00eb fotografit\u00eb, ne nuk themi \u201cIshte 3 gushti i vitit 1993\u201d. Ne mund t\u00eb themi \u201cIshte dita kur ne shkuam p\u00ebr piknik\u201d. Apo 9\/11 na ngjall imazhet e nj\u00eb ngjarje m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb dat\u00ebn. Dhe shum\u00eb prej nesh kujtojm\u00eb ku ishim kur kan\u00eb ndodhur ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme duke i lidhur p\u00ebrvojat tona t\u00eb vogla jet\u00ebsore me ndodhi t\u00eb tilla globale.<\/p>\n<p>Kalendari konvencional me t\u00eb gjith\u00eb shenjat e tij dhe numrat \u00ebsht\u00eb gjithashtu i lidhur me ngjarje t\u00eb tilla si rrotullimi i tok\u00ebs rreth vetes, fazat e rrotullimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebs dhe rrotullimi i tok\u00ebs p\u00ebrreth diellit. Ne instiktivisht shikojm\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebtij planeti p\u00ebr t\u00eb kuptuar dicka m\u00eb t\u00eb madhe dhe abstrakte si\u00e7 \u00ebsht\u00eb koha. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne m\u00ebsojm\u00eb nga bashk\u00ebkoh\u00ebsit dhe familjet tona si\u00e7 b\u00ebn poeti k\u00ebtu. Zakonisht, njohje t\u00eb tilla lidhen me gj\u00ebra shum\u00eb praktike por k\u00ebtu rr\u00ebfimi i gjyshes e b\u00ebn poetin dhe lexuesin ta shikoj\u00eb m\u00eb nga af\u00ebr ngjarjen apo ndodhin\u00eb e treguar.<\/p>\n<p>Kalendar<\/p>\n<p>Gjyshja ime p\u00ebrdorte nj\u00eb kalendar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dometh\u00ebn\u00ebs, sipas ngjarjeve.<\/p>\n<p>\u201cTi ke lindur kat\u00ebr h\u00ebna pas p\u00ebrmbytjes s\u00eb madhe kur vdiq\u00ebn gjysma e qytetit, dymb\u00ebdhjet\u00eb h\u00ebna pasi komunist\u00ebt hodh\u00ebn n\u00eb er\u00eb kish\u00ebn.<\/p>\n<p>Linde vet\u00ebm dy h\u00ebna pasi qe pjekur rrushi,\u201d m\u00eb tregonte ajo.<\/p>\n<p>Si f\u00ebmij\u00eb, para se t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb un\u00eb nuk dija asgj\u00eb p\u00ebr faktin se qesh\u00eb lindur m\u00eb 1 Tetor 1963.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju them dat\u00ebn e lindjes time sipas kalendarit t\u00eb tanish\u00ebm nuk ju them asgj\u00eb p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Po, \u00e7far\u00eb n\u00ebse un\u00eb p\u00ebrdor kalendarin e sime gjysheje?<\/p>\n<p>Ndrek Gjini<\/p>\n<p>Kam lindur n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas diplomimit nga Universiteti i Shkodr\u00ebs, p\u00ebr Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi, kam punuar fillimisht si m\u00ebsues e m\u00eb pas si gazetar. Gjat\u00eb atyre viteve, kam botuar kat\u00ebr libra n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe shum\u00eb poezi, kritik\u00eb letrare, ese dhe artikuj n\u00eb gazetat dhe revistat shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002, kam emigruar n\u00eb Irland\u00ebn per\u00ebndimore. N\u00eb 2004, ndoqa nj\u00eb kurs tek CCFE (http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.ccfe.ie\/) ku mora nj\u00eb \u00c7ertifikat\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Shtypin e Shkruar dhe m\u00eb pas ndoqa n\u00eb GMIT (http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.gmit.ie\/) dhe p\u00ebrfundova nj\u00eb program ba\u00e7elor studimesh universitare p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore. M\u00eb 2011, mbarova Masterin p\u00ebr krijimtari (MA In \u00cbriting) n\u00eb Universitetin Komb\u00ebtar t\u00eb Irland\u00ebs, Gal\u00ebay (http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.nuigal\u00ebay.ie\/) . Interesat e mia p\u00ebr studime dhe m\u00ebsimdh\u00ebnie jan\u00eb n\u00eb shkencat humanitare digjitale, histori, studime tekstuale dhe bibliografi, redaktime dhe let\u00ebrsi e shekullit XX. Poezit\u00eb e mia, tregimet e shkurtra dhe shkrimet p\u00ebr kritik\u00ebn letrare jan\u00eb botuar n\u00eb shum\u00eb gazeta dhe revista n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. P\u00ebrmbledhja ime e par\u00eb e poezive n\u00eb gjuh\u00ebn angleze \u201cThe Death of Night\u201d (Vdekja e Nat\u00ebs) \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 2011 nga sht\u00ebpia botuese EMAL.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, jam p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb lexuar n\u00eb Festivalin Poetik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Strokesto\u00ebn (http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.strokesto\u00ebnpoetry.org\/), n\u00eb aktivitetet e \u201cOver the Edge &amp; Culture Night \u201c (N\u00eb Teh &amp; Net\u00eb Kulture ((http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.gal\u00ebayculturenight.com\/) si dhe si fol\u00ebs i ftuar me student\u00ebt e programit Master p\u00ebr krijimtari n\u00eb Universitetin Komb\u00ebtar t\u00eb Irland\u00ebs, Gal\u00ebay m\u00eb 2014 dhe 2015.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2012-2013, kam punuar si ndihm\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn p\u00ebr artet n\u00eb Departamentin e Kultur\u00ebs dhe Komunitetit t\u00eb Bashkis\u00eb Gal\u00ebay. Nga viti 2013 deri m\u00eb 2017, kam punuar n\u00eb Qendr\u00ebn e Arsimit t\u00eb Gal\u00ebay (Gal\u00ebay Education Centre, (http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.gal\u00ebayec.ie\/). Aktualisht jam redaktor p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr revist\u00ebn letrare \u201cThe Gal\u00ebay Revie\u00eb\u201d (http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.thegal\u00ebayrevie\u00eb.com\/) si dhe \u00ebebmaster dhe editor online i \u00eb\u00eb\u00eb.artsingal\u00ebay.com<\/p>\n<p>Intervist\u00eb:<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb ndjesi sikur jeta q\u00eb b\u00ebhej dikur ka patur m\u00eb shum\u00eb gjall\u00ebri sesa kjo aktuale apo moderne. N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb mendoni ju se jeta e sotme moderne ka ndikuar tek poezia?<\/p>\n<p>Ndrek Gjini: Bota ka ndryshuar shum\u00eb nga ajo q\u00eb ishte n\u00eb rinin\u00eb time n\u00eb vitet 1970. Ndryshimet e m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe komunikimit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund m\u00ebnyr\u00ebs tradicionale t\u00eb jetes\u00ebs, e cila ka qen\u00eb statike p\u00ebr shum\u00eb breza. Pa dal\u00eb fare nga dera e sht\u00ebpis\u00eb, ne tani mund t\u00eb shohim dhe t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb rreth ngjarjeve q\u00eb sapo ndodhin n\u00eb pothujajse \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Pajisjet dhe mjetet e reja teknologjike kan\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb arg\u00ebtim dhe \u201ckoh\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d dhe e gjitha kjo ka ndodhur brenda harkut kohor t\u00eb nj\u00eb brezi. K\u00ebto ndryshime kan\u00eb ndikuar n\u00eb gjith\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb shkruarit gjithashtu, p\u00ebrfshir\u00eb edhe poezin\u00eb. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht nga leht\u00ebsirat dhe k\u00ebnaq\u00ebsia q\u00eb na sjellin k\u00ebto ndryshime, ato kan\u00eb shkat\u00ebrruar shum\u00eb nga zakonet tradicionale t\u00eb jetes\u00ebs. Bashk\u00ebbisedimi i \u00e7ilt\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, madje edhe me fqinj\u00ebt, mbr\u00ebmjeve pran\u00eb zjarrit, pa Radio, TV, Laptop, Iphone apo IPad ka marr\u00eb fund tashm\u00eb. Do t\u00eb thoja se k\u00ebto lloj bisedash ishin m\u00eb interesante sesa aktivitetet e leximit t\u00eb poezive n\u00eb pabet e Galluejt, Londr\u00ebs apo Nju Jorkut ku secili pretendon se po d\u00ebgjon nd\u00ebrsa rri duke d\u00ebrguar mesazhe apo duke postuar statuse n\u00eb facebook ose tuiter gjith\u00eb koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Koha pothuajse gjithnj\u00eb paraqitet si nj\u00eb lloj gjuhe n\u00eb poezin\u00eb tuaj ku njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm e masin at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme,. A shikoni ndonj\u00eb lidhje mes koh\u00ebs dhe gjuh\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb shkruarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe specifik?<\/p>\n<p>Ndrek Gjini: P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes suaj, s\u00eb pari do t\u00eb thoja se q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vun\u00eb r\u00eb l\u00ebvizjen e rregullt t\u00eb diellit dhe yjeve, kan\u00eb filluar ta vrasin mendjen rreth kalimit t\u00eb koh\u00ebs. Njerzit parahistorik\u00eb masnin fazat e l\u00ebvizjes s\u00eb h\u00ebn\u00ebs rreth 30 000 vjet m\u00eb par\u00eb. Matja e koh\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shoq\u00ebrit\u00eb kan\u00eb v\u00ebzhguar qiejt dhe kjo tregon edhe progresin e qytet\u00ebrimit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, do t\u00eb thoja se duhet ta kuptojm\u00eb se koha nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dat\u00eb nj\u00eb kalendar; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi, ngjarje, ndodhi. Edhe gjuha si mjet i t\u00eb shprehurit \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Keshtu q\u00eb \u00e7do ndryshim q\u00eb sjellin k\u00ebto ngjarje n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, pasqyrohet edhe n\u00eb gjuh\u00eb gjithashtu.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e familjes tuaj jan\u00eb karaktere q\u00eb shfaqen shpesh n\u00eb p\u00ebrmbledhjen tuaj \u201cVdekja e Nat\u00ebs\u201d si\u00e7 ndodh edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi. P\u00ebrve\u00e7se si karaktere n\u00eb poezit\u00eb tuaja, a kan\u00eb ndikuar ata n\u00eb shkrimet tuaja n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Ndrek Gjini: Po, n\u00ebna ime ishte nj\u00eb grua e qet\u00eb dhe e ndrojtur. Kur isha i vog\u00ebl e d\u00ebgjoja at\u00eb shpesh duke recituar poezi kur ajo lutej. Lutjet n\u00eb shqip kan\u00eb shum\u00eb muzikalitet dhe rim\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb nuk dija gj\u00eb p\u00ebr kuptimin e tyre por un\u00eb i doja vjershat dhe k\u00ebshtu erdhi edhe pasioni im p\u00ebr poezin\u00eb.<\/p>\n<p>Perse shkruan? Ndrek Gjini: Nuk mund ta imagjinosh sa her\u00eb ia kam b\u00ebr\u00eb vetes k\u00ebt\u00eb pyetje deri n\u00eb momentin q\u00eb vendosa t\u00eb shkruaj nj\u00eb poezi p\u00ebr t\u00eb ku them: \u201cUn\u00eb linda n\u00eb nj\u00eb qytet pa heronj \/ Jo fort i zoti p\u00ebr t\u00eb luftuar \/ dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkruaj.\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kishit ndonj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ishte? Ndrek Gjini: M\u00eb fal por nuk kam. Nuk e di se pse e kemi kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranojme iden\u00eb se talenti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dhurat\u00eb nga Zoti, por nj\u00eb zeje q\u00eb m\u00ebsohet duke punuar me mij\u00ebra e mij\u00ebra or\u00eb. Ka shume aforizma rreth t\u00eb shkruarit; dua t\u00eb kujtoj vet\u00ebm dy prej tyre. \u201cShkrimi eshte rishkrim\u201d dhe \u201cNuk mund t\u00eb m\u00ebsosh dik\u00eb sesi t\u00eb shkruaj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KultPlus.com <\/strong>QERSHOR 8, 2018 &#8211;\u00a0\u00a09:30 AM<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me poetin dhe gazetarin Ndrek Gjini Nga Trevor Con\u00ebay, kryeredaktor i revist\u00ebs irlandeze \u201cPoems in Profile\u201d Poezia e Ndrek Gjinit duket n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb e thjesht\u00eb. Ajo e t\u00ebrheq lexuesin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, me referenca p\u00ebr komunizmin, rakin\u00eb e rrushit dhe gjyshen e fol\u00ebsit. Por kjo poezi ka nj\u00eb gj\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7328,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7327","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7327"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7327\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7330,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7327\/revisions\/7330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}