{"id":7313,"date":"2018-06-07T18:59:31","date_gmt":"2018-06-07T18:59:31","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7313"},"modified":"2018-06-07T19:01:28","modified_gmt":"2018-06-07T19:01:28","slug":"dy-shkrime-per-gjergj-kastriotin-nga-ndue-dedaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7313","title":{"rendered":"Dy shkrime per Gjergj Kastriotin , nga: NDUE DEDAJ"},"content":{"rendered":"<p><strong>KALAJA E VIGUT N\u00cb MIRDIT\u00cb DHE NJ\u00cb QASJE <\/strong><\/p>\n<p><strong>RRETH ORIGJIN\u00cbS S\u00cb SK\u00cbNDERBEUT<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/GJERGJ-KASTRUOTI.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6929\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/GJERGJ-KASTRUOTI.png\" alt=\"\" width=\"138\" height=\"160\" \/><\/a>Kemi shtegtuar drejt Kastrit (Vigut), n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Mirdit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kundruar nga af\u00ebr kalan\u00eb e k\u00ebtij vendi, pak e njohur p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm, por jo p\u00ebr paraardh\u00ebsit tan\u00eb. Shkodra \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 30 kilometra prej k\u00ebndej, kurse Vau i Dej\u00ebs mbase as dhjet\u00eb. K\u00ebt\u00eb kala iliro &#8211; romake, afro dymij\u00ebvje\u00e7are, vendasit e th\u00ebrrasin \u201cKalaja Qytet\u201d,<!--more--> si\u00e7 hasen k\u00ebtu dhe toponime t\u00eb tjera me fjal\u00ebn qytet. Ka g\u00ebrmuar n\u00eb mars-prill t\u00eb k\u00ebtij viti nj\u00eb grup student\u00ebsh gjerman\u00eb, udh\u00ebhequr nga profesori i tyre, si dhe arkeologu i Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb Tiran\u00eb, G\u00ebzim Hoxha. Nga g\u00ebrmimet kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah disa nga mjediset e brendshme t\u00eb kalas\u00eb, dy portat hyr\u00ebse e dal\u00ebse, kullat e vrojtimit (gjith\u00ebsej 12 t\u00eb tilla), dhomat, muret rrethuese, qeramika t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb zbuluar dhe ndonj\u00eb monedh\u00eb, q\u00eb p\u00ebrforcon datimin e k\u00ebsaj kalaje si e shekullit IV t\u00eb er\u00ebs son\u00eb etj. Me gjith\u00eb nj\u00ebfar\u00eb v\u00ebmendjeje t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, duhet th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kalat\u00eb m\u00eb t\u00eb harruara t\u00eb vendit, materiali nd\u00ebrtimor i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi, ku rreziku m\u00eb i madh i saj ka qen\u00eb lumi i rr\u00ebmbyesh\u00ebm i Gjadrit, q\u00eb bashkohet aty me p\u00ebrroin e Vom\u00ebs, duke ia g\u00ebrryer muret an\u00ebsore etj.<\/p>\n<p>Sot zor se gjen t\u00eb moshuar q\u00eb mund ta lidhin k\u00ebt\u00eb kala fushore me ndonj\u00eb ngjarje a figur\u00eb historike madhore, por nuk ishte k\u00ebshtu nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Albanologu i shquar Johann Georg von Hahn, gjat\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, n\u00eb vitin 1863, p\u00ebrshkruan nj\u00eb bised\u00eb interesante t\u00eb tij\u00ebn me famullitarin e asokohsh\u00ebm t\u00eb Vigut, Dom Engjellin, i cili i b\u00ebn me dije albanologut austriak <em>\u201cnj\u00eb vendlindje t\u00eb re t\u00eb Sk\u00ebnderbeut\u201d.<\/em> Ai thoshte q\u00eb Sk\u00ebnderbeu kishte lindur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb madh, tashm\u00eb t\u00eb shkat\u00ebruar, rr\u00ebnojat e shp\u00ebrndara t\u00eb t\u00eb cilit ndodheshin gjysm\u00eb ore n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb famullis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb Vigut dhe t\u00eb cilin populli e quante dhe sot e k\u00ebsaj dite \u201cKastri\u201d. K\u00ebtu, sipas tij, kishte jetuar i ati i Sk\u00ebnderbeut, i cili kishte vazhduar t\u00eb rronte aty edhe mbasi i ishte dor\u00ebzuar Sulltanit, deri sa u helmua me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb xhybeje (rrobe e mendafsht\u00eb) t\u00eb kushtueshme, t\u00eb cil\u00ebn ia kishte d\u00ebrguar Sulltani si dhurat\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet-kala kishte pas marr\u00eb njoftim m\u00eb par\u00eb dhe gjeologu e etnografi francez Ami Bue gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij si konsull n\u00eb Shkod\u00ebr dhe k\u00ebrkimeve n\u00eb terren. Dom Engj\u00eblli i rr\u00ebfen Hahnit themelet e mureve rrethuese, q\u00eb \u201cmund t\u00eb shihen gjat\u00eb dy an\u00ebve t\u00eb k\u00ebndit q\u00eb formon derdhja e p\u00ebrroit t\u00eb Vom\u00ebs n\u00eb at\u00eb t\u00eb lumit t\u00eb Gjadrit. Ato p\u00ebrb\u00ebhen nga gur\u00eb t\u00eb palatuar, t\u00eb lidhur midis tyre me g\u00eblqere dhe t\u00eb nj\u00eb madh\u00ebsie t\u00eb vog\u00ebl, pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 nd\u00ebrtohen dhe sot e k\u00ebsaj dite\u201d. (B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shekullin XIX.) Kalaja dhe nj\u00eb vendbanim i vjet\u00ebr i saj gjendeshin aty ku kryeq\u00ebzoheshin rrug\u00ebt nga Shkodra p\u00ebr n\u00eb Orosh dhe nga Lezha p\u00ebr n\u00eb Puk\u00eb e Prizren, \u00e7ka garantonte kalimin e sigurt\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe karvaneve nga kjo pjes\u00eb e mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb fush\u00eb dhe nd\u00ebrsjelltas. (G. Hahn, Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr viset e Drinit dhe t\u00eb Vardarit, \u201cGeer\u201d, Tiran\u00eb 2001.)<\/p>\n<p>Kjo goj\u00ebdhan\u00eb e vjet\u00ebr mbi Kastrin si vendorigjin\u00eb e Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb popull nga Dom Engj\u00eblli, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pak gjera kishin mbijetuar nga Moti i Madh. Por Kastri nuk ka mbetur nj\u00eb tez\u00eb vet\u00ebm n\u00eb goj\u00ebdhana. At\u00eb e mb\u00ebshtesin dhe nj\u00eb varg historian\u00ebsh t\u00eb d\u00ebgjuar, si akademiku gjerman i shekullit XIX Jakob Falmerajer (formuluesi i par\u00eb i k\u00ebsaj teze), Athanas Gegaj, Fan Noli etj. Sipas Gegajt Mirdita b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb zot\u00ebrimet e Kastriot\u00ebve dhe mbiemri Kastrioti lidhet m\u00eb shum\u00eb m\u00eb Kastrin e Mirdit\u00ebs, sesa me fshatra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. P\u00ebr Selman Riz\u00ebn zot\u00ebrimet e Kastriot\u00ebve ishin n\u00eb mes Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs, kurse Aleks Buda k\u00ebto zot\u00ebrime i shtrinte nga Adriatiku n\u00eb Mirdit\u00eb, Lum\u00eb e deri n\u00eb Prizren. Historania turke Bozbora specifikon se Gjon Kastrioti njihej si nj\u00eb nga princ\u00ebt katolik\u00eb t\u00eb rajonit t\u00eb Mirdit\u00ebs. Noli sjell n\u00eb v\u00ebmendje Thaloc dhe Jeri\u00e7ek, t\u00eb cil\u00ebt pohonin se llagapi i Kastriot\u00ebve i kishte rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb quatur Kast\u00ebr. Tez\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut nga Mirdita, posa\u00e7\u00ebrisht nga Kastri, pas nj\u00ebsoj shmangie nga historian\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb, k\u00ebto nj\u00ebzet vitet e fundit i ka kushtuar shum\u00eb artikuj e monografi studiuesi skrupuloz mirditor Preng Cub Lleshi, duke q\u00ebmtuar d\u00ebshmi t\u00eb shumta e sjell\u00eb nj\u00eb varg argumentesh, p\u00ebrfshi dhe gjuh\u00ebsor, si \u201cn\u00eb t\u00eb folmen e Mirdit\u00ebs trajta Kast\u00ebrjot na zbulon emrin Kast\u00ebr t\u00eb pashquar\u201d etj. (\u201cMirdita\u201d, Nr. 18, 2018). Duhet th\u00ebn\u00eb se Kastri i Vigut k\u00ebrkon nj\u00eb hulumtim serioz n\u00eb rr\u00ebnoja e dokumente, pasi burimet p\u00ebr t\u00eb nuk shterrojn\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb sipas Dom Nikoll\u00eb Mazrekut, n\u00eb romanin e tij t\u00eb njohur \u201cMe flamujt e Kastriot\u00ebve\u201d, n\u00eb Kast\u00ebr ka patur dhe nj\u00eb shkoll\u00eb ku student\u00ebt m\u00ebsonin retorik\u00eb etj. Dhe dihet se nj\u00eb shkoll\u00eb e till\u00eb n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb larg\u00ebta mund t\u00eb ishte ve\u00e7se n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e t\u00eb zhvilluar iliro-arbnor, m\u00eb pas krejt\u00ebsisht i shuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb ky monument komb\u00ebtar t\u00eb mos dilte nga kujtesa, fatmir\u00ebsisht rreth tij, shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, qe kryer nj\u00eb studim nga Gjerak Karaiskaj, sipas t\u00eb cilit kalaja e Vigut \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr tre kalat\u00eb fushore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, krahas asaj t\u00eb Elbasanit dhe Paleokastr\u00ebs. K\u00ebto k\u00ebshtjella u nd\u00ebrtuan nga fundi e shekullit III dhe fillimet e shekullit IV, n\u00ebn perandor\u00ebt Dioklecian dhe Kostandin, n\u00eb disa nga pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike t\u00eb vendit. K\u00ebshtjella e Vigut d\u00ebshmon p\u00ebr pranin\u00eb e nj\u00eb rruge gjithaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake n\u00ebp\u00ebr territorin e Mirdit\u00ebs n\u00eb shekujt e par\u00eb t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re. Ky \u00ebsht\u00eb kuadri i hersh\u00ebm historik i k\u00ebsaj k\u00ebshtjelle t\u00eb fshehur mes dy brigjeve lumore, po a ishte ajo dhe nj\u00eb kala e vendorigjin\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut? N\u00ebse kjo mbetet nj\u00eb pun\u00eb e thuk\u00ebt e historian\u00ebve dhe nes\u00ebr, q\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb pikat mbi \u201ci\u201d sa i takon s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sk\u00ebnderbegiane, ose jo t\u00eb Kastrit, \u00ebsht\u00eb e pafalshme q\u00eb ky monument kulture (i shpallur si i till\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb pas Luft\u00ebs) po shkon drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb plot\u00eb, nga g\u00ebrryerjet e rr\u00ebmbyeshme t\u00eb Gjadrit. N\u00ebse ka studiues vullnetmir\u00eb, t\u00eb vendit dhe t\u00eb huaj, q\u00eb sakrifikojn\u00eb jo pak p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb g\u00ebrmime arkeologjike her\u00eb pas here k\u00ebtu, Ministria e Kultur\u00ebs dhe Bashkia e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs lypet ta gjejn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kjo kala t\u00eb mbrohet m\u00eb s\u00eb fundi, me an\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb prite prej v\u00ebrshimeve t\u00eb dy lumenj\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, si dhe t\u00eb ruhen punimet e kryera deri m\u00eb tash, sa t\u00eb krijohet nj\u00eb mund\u00ebsi g\u00ebrmimesh shterruese. \u00cbsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00eb historike e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, por dhe nj\u00eb atraksion turistik me vlera t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr zon\u00ebn. Aty haset dhe toponimi \u201cTokat e Begut\u201d, q\u00eb thuhet se ka mbetur q\u00eb nga koha kur Bushatlinjt\u00eb luftonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kala kund\u00ebr turqve, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se funksioni i saj mbrojt\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb as shekujt e fundit.<\/p>\n<p>Ky areal kulturor &#8211; historik, ku pik\u00ebprit\u00ebn disa treva, si Mirdita, Shkodra dhe Puka, me nj\u00eb pozit\u00eb gjeografike nga m\u00eb t\u00eb lakmushmet, ka dhe nj\u00eb qasje tjet\u00ebr sk\u00ebnderbegiane. Kisha e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs e shekullit XIII ka qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmet e rajonit t\u00eb Sap\u00ebs e Danj\u00ebs antike, kish\u00eb monumentale romanike-gotike, me plot afreska t\u00eb vjetra, q\u00eb u hodh n\u00eb er\u00eb mbas vitit t\u00eb mbrapsht\u00eb 1967, megjith\u00ebse prej vitit 1948 ishte shpallur \u201cMonument Kulture &#8211; Mbrohet nga Shteti\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shteti p\u00ebr intersa ideologjike shembte jo vet\u00ebm tradit\u00ebn e gurt\u00eb, po dhe \u201cvetveten\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb pamja e k\u00ebsaj kishe u p\u00ebrdor nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb prerjen e monedh\u00ebs nj\u00ebmij\u00eblek\u00ebshe. Pikturat e saj t\u00eb stilit bizantin krahasohen me ato t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Rubikut etj. Autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm e vle\u00ebsojn\u00eb at\u00eb si nj\u00eb monument t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm historik, pasi aty kishin qen\u00eb b\u00ebr\u00eb pajtime mes princ\u00ebrve shqiptar\u00eb, po mbi t\u00eb gjitha se n\u00eb at\u00eb kish\u00eb besohet se kishte v\u00ebn\u00eb kunor\u00eb Sk\u00ebnderbeu. Studiuesi gjerman Markus Peters shkruan se Gjergj Kastrioti u koror\u00ebzua n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs n\u00eb martes\u00ebn e tij me Donik\u00ebn. Edhe m\u00eb intrigues e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pohim historiografik, teza e vendorigjin\u00ebs s\u00eb heroit komb\u00ebtar nga Kastri fqinj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Maj 2018<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>PORTRETI I SK\u00cbNDERBEUT N\u00cb SHKOLLAT E KOSOV\u00cbS <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeun e kan\u00eb nj\u00eblloj si nx\u00ebn\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb, si ata t\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00ebse p\u00ebr t\u00eb k\u00ebtushmit nuk p\u00ebrb\u00ebn lajm kur portreti i heroit komb\u00ebtar nuk gjendet i afishuar n\u00eb klas\u00eb, ndryshe ndodh me ata matan\u00eb Morinit. Shkruante me shqet\u00ebsim qytetar e komb\u00ebtar n\u00eb Facebook nj\u00eb arsimtar i njohur i gjimnazit t\u00eb Klin\u00ebs, Pal Canaj, nj\u00ebher\u00ebsh njeri i letrave, i d\u00ebrguar p\u00ebr v\u00ebzhgimin e provimeve n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga shollat e Pej\u00ebs. \u201cSot, n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb shkoll\u00ebn \u201c8 Marsi\u201d, isha administrator n\u00eb testin e Matur\u00ebs dhe n\u00eb klas\u00ebn ku u ndodha i pranish\u00ebm mungonte portreti i Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut. Mendova se di\u00e7ka e till\u00eb ishte rast\u00ebsi, por kureshtja me shtyu q\u00eb t\u00eb shihja edhe dhomat tjera m\u00ebsimore t\u00eb k\u00ebsaj shkolle, ku p\u00ebr habi n\u00eb secil\u00ebn prej\u00a0tyre mungonte portreti i Sk\u00ebnderbeut. Bisedova me drejtorin e shkoll\u00ebs dhe ai me tha se pas renovimit t\u00eb objektit shkollor disa prej fotove mund t\u00eb jen\u00eb d\u00ebmtuar dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb rejat mungonin mjetet financiare dhe, sapo ato t\u00eb gjendeshin, portreti i Sk\u00ebnderbeut do t\u00eb rivendosej s\u00ebrish n\u00eb klasa. Shqet\u00ebsimin tim ia paraqita edhe zyrtares s\u00eb Ministris\u00eb se Arsimit, q\u00eb ishte aty p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e testit, mir\u00ebpo ajo shfaqi mosdisponimin e saj p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr lexuesin e painformuar sa duhet p\u00ebr pun\u00ebt arsimore andej, ky mund t\u00eb duket thjesht\u00eb meraku i nj\u00eb mesuesi n\u00eb Vitin e Sk\u00ebnderbeut. Por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Profesori i let\u00ebrsis\u00eb, Canaj, k\u00ebrkon t\u00eb zbatohet rregullorja e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas s\u00eb cil\u00ebs, p\u00ebr vendosjen e portretit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb mjediset e tyre jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb gjitha institucionet arsimore n\u00eb shkall\u00eb vendi. Nj\u00eb vendim m\u00eb se i vlefsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb zbatohej, me apo pa rregullore t\u00eb posa\u00e7me, dhe n\u00eb shkollat k\u00ebndej Morinit, duke filluar nga ato t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb hap nga porta e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Rinis\u00eb dhe Sportit. Sigurisht ka patur nj\u00eb kontekst historik q\u00eb i ka shtyr\u00eb intelektual\u00ebt e Kosov\u00ebs ta k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb \u201cnder\u201d t\u00eb till\u00eb. Rexhep Osmani, ish &#8211; minist\u00ebr i Arsimit i Kosov\u00ebs, thot\u00eb: \u201cVendimi p\u00ebr vendosjen e portretit t\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu n\u00eb shkolla \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb koh\u00eb rob\u00ebrie p\u00ebr shkoll\u00ebn ton\u00eb shqipe\u201d, duke shtuar se heqja e portretit t\u00eb tij nga objektet arsimore \u00ebsht\u00eb veprim i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm etj. Ndodhia n\u00eb fjal\u00eb nuk ka kaluar pa komente. Dikush e ka quajtur rast\u00ebsi, dikush tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shprehur i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb nga xhepi i tij q\u00eb shkolla t\u2019i \u00a0ket\u00eb s\u00ebrish portretet e Sk\u00ebndrebeut, aq sa i nevojiten. Por ndokush ka shfaqur dyshimin se gjera t\u00eb tilla mund t\u00eb ndodhin aty-k\u00ebtu dhe n\u00ebn ndikimin e ndonj\u00eb korenti fetar n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cMos u \u00e7uditni q\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr portreti i Sk\u00ebnderbeut n\u00eb vitin e tij, pasi ka nga ata q\u00eb duan ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb me portretin e Sulltan Muratit\u201d, shprehet ashp\u00ebr nj\u00ebri nga reaguesit. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, kur pran\u00ebvihen dy emra kund\u00ebrshtar\u00ebsh t\u00eb m\u00ebdhenj historik\u00eb, duket se \u201clufta\u201d mes tyre ende nuk ka mbaruar, dhe pse kan\u00eb kaluar gjasht\u00eb shekuj. Dhe sigurisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nuk ka si t\u00eb jet\u00eb faji i t\u00eb zotit t\u00eb vendit, q\u00eb nuk ka qen\u00eb ai pushtuesi i tjetrit. Mund t\u00eb dukej nj\u00eb shtjellim disi letraresk ky, n\u00ebse vet\u00ebm dy muaj m\u00eb par\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodhur, dit\u00ebn p\u00ebr diell, deportimi i 6 shtetaseve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, arsimtar\u00eb dhe drejtues t\u00eb kolegjit \u201cMehmet Akif\u201d n\u00eb Kosov\u00eb, pa lejen e qeveris\u00eb, Kuvendit dhe Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00e7ka \u00e7oi n\u00eb shkarkimin e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe shefit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb. Njer\u00ebzit jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj \u00e7do cenimi, me apo dashje, t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb heroit komb\u00ebtar. Vet\u00ebm kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb q\u00eb postuar n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb video ku paraqiteshin disa t\u00eb rinj t\u00eb indoktrinuar duke shar\u00eb dhe gjuajtur me shuplak\u00eb shtatoren e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Ka\u00e7anikun e p\u00ebrmendur p\u00ebr lavdin\u00eb e tij, ku dhe pati lindur k\u00ebnga himn \u201cXhamadani vija &#8211; vija\u201d, e cila, edhe pse mban autor\u00ebsin\u00eb e kompozitorit Zef \u00c7oba, poetit Alfred \u00c7apaliku dhe k\u00ebng\u00ebtares Shkurte Fejza, ka tashm\u00eb \u201cbashkautor\u00ebsin\u00eb\u201d e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Si\u00e7 mund t\u00eb kuptohet, frika \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrkund e jo se portreti i heroit komb\u00ebtar u hoq nga ca klasa t\u00eb nj\u00eb shkolle gjat\u00eb restaurimit t\u00eb saj, p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb nes\u00ebr prap\u00eb aty. Arsimtar\u00ebt pejan\u00eb nuk do ta lejojn\u00eb munges\u00ebn e portretit t\u00eb heroit komb\u00ebtar nga klasat ku japin m\u00ebsim. Ata, si\u00e7 thot\u00eb veprimtari i njohur i atyre an\u00ebve, profesori i gjuh\u00ebs angleze Dod\u00eb Ndrecaj, kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dije dhe kultivuar atdhetarin\u00eb tek ne q\u00eb kemi m\u00ebsuar n\u00eb Pej\u00eb, ndaj u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr kontributin e tyre. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb komun\u00ebn e Pej\u00ebs kan\u00eb udh\u00ebhequr dhe jan\u00eb n\u00eb pushtet partit\u00eb e spektrit politik q\u00eb komb\u00ebtarizmin e kan\u00eb tem\u00eb q\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ka zgjedhje.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej rastit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, loja me fotografit\u00eb \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr, sidomos nga politika dhe politikan\u00ebt. Duke qen\u00eb Viti i Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb \u201cfotografia\u201d e tij t\u00eb ket\u00eb shpalimin e vet gjithnur\u00ebsh. Ka nga ata q\u00eb mendojn\u00eb se duhej t\u00eb ishte ajo fotografia zyrtare e shtetit shqiptar dhe jo e Ismail Qemalit, aq m\u00eb pak e presidentit t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb e vetmja figur\u00eb e gjith\u00ebpranuar komb\u00ebtarisht. Mbase nga ky v\u00ebshtrim ndonj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb publik, krahas fotografis\u00eb s\u00eb kryetarit t\u00eb shtetit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb (1912) varur n\u00eb mur, n\u00eb nj\u00eb siprin\u00eb t\u00eb zyr\u00ebs mbante edhe at\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, si p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ky meriton nj\u00eb tjet\u00ebr status zyrtar. (Teksa mjaft t\u00eb tjer\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb tavolinat e tyre portretin apo buste t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, po kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje shpirt\u00ebrore.) Edhe pse \u00ebsht\u00eb jo pak p\u00ebr t\u2019u habitur, ka ndodhur q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb zyra portretin e Kryeministrit Edi Rama (!) Ashtu si\u00e7 ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb zyrat e tyre fotografin\u00eb e Sali Berish\u00ebs. Ka gjas\u00eb q\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb fotografit\u00eb e Hashim Tha\u00e7it e Ramush Haradinajt t\u00eb jen\u00eb m\u00eb dominueset sot, t\u00eb pakt\u00ebn nisur nga fasadat e pallateve n\u00eb Prishtin\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se lider\u00ebt politik\u00eb nuk kan\u00eb vendin e tyre n\u00eb jet\u00ebn publike dhe si imazh fotografik, por na duket se m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebto qendrime shprehin nj\u00ebfar\u00eb psikologjie parashtet\u00ebrore, kur p\u00ebr funksionin q\u00eb ke patur apo q\u00eb ke ia di p\u00ebr nder liderit \u201chistorik\u201d t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs apo t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs q\u00eb t\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb ato k\u00ebmb\u00eb. N\u00ebse sot nuk duket askund fotografia e Fatos Nanos n\u00eb mjediset e PS-s\u00eb, n\u00eb ato t\u00eb LSI-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se mungon ajo e Ilir Met\u00ebs. P\u00ebrtej Sk\u00ebnderbeut, Ismail Qemalit, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Ismail Kadares\u00eb, Ibrahim Rugov\u00ebs, Arber Xhaferit zakonisht ato q\u00eb \u201cmbijetojn\u00eb\u201d jan\u00eb fotografit\u00eb e t\u00eb \u201cfort\u00ebve\u201d t\u00eb historis\u00eb, qofshin mbret\u00ebror\u00eb apo partipunas.<\/p>\n<p>Ndaj fotografia e Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut na fton p\u00ebr nj\u00eb reflektim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb imazhit ton\u00eb historik dhe shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Maj 2018<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KALAJA E VIGUT N\u00cb MIRDIT\u00cb DHE NJ\u00cb QASJE RRETH ORIGJIN\u00cbS S\u00cb SK\u00cbNDERBEUT \u00a0 NDUE DEDAJ &nbsp; Kemi shtegtuar drejt Kastrit (Vigut), n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Mirdit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kundruar nga af\u00ebr kalan\u00eb e k\u00ebtij vendi, pak e njohur p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm, por jo p\u00ebr paraardh\u00ebsit tan\u00eb. Shkodra \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 30 kilometra prej k\u00ebndej,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6929,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-7313","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7313"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7313\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7315,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7313\/revisions\/7315"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}