{"id":7309,"date":"2018-05-30T20:46:24","date_gmt":"2018-05-30T20:46:24","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7309"},"modified":"2018-05-30T21:05:29","modified_gmt":"2018-05-30T21:05:29","slug":"zefi-77-vjec-nderroi-jete-duke-punuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7309","title":{"rendered":"ZEFI, 77 vje\u00e7, nderroi jete duke punuar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjergj Marku<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(Personazhi me i ve\u00e7ante e i mrekullueshem ne jeten time publicistike, Zefi i Fangut, punetor dhe mjeshter i jashtezakonshem qe nuk i kishte duart, por punonte shume me mire dhe me imte se ata qe mund te kene &#8220;kater duar&#8221;, krejt papritur nderroi jete ne moshen 77 vjecare teksa po punonte ne mjediset e jashtme te shtepise se tij ne Fang.<!--more--> Nuk dua te permend ngushellim per kete njeri unik, se nuk ia vlen nje kortezi sa per te kaluar rradhen, por po sjelle shkrimin qe kam bere para 12 viteve ne gazeten SHEKULLI)<\/p>\n<p>*******************<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/ZEFI-FANGUT1-E-ZVOG.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7310\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/ZEFI-FANGUT1-E-ZVOG.png\" alt=\"\" width=\"179\" height=\"202\" \/><\/a>USTAJ q\u00eb b\u00ebn mrekulli edhe pse nuk i ka duart<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>MIRDIT\u00cb. T\u00eb mos kesh asnj\u00ebr\u00ebn prej duarve; t\u00eb jen\u00eb koracuar thjesht\u00eb n\u00eb dy \u201cnogja\u201d ato, por t\u00eb mos e ndjesh munges\u00ebn e tyre n\u00eb t\u00ebr\u00eb pun\u00ebt q\u00eb i duhen nj\u00eb bujku a ustaj dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb mos t\u00eb pushojn\u00eb ato pra, \u201cduart\u201d, duket si di\u00e7ka e pabesueshme n\u00ebse dikush ta rr\u00ebfen personazhin. Quhet Zef P. Marku, 65 vje\u00e7, banon n\u00eb fshatin Fang t\u00eb Rubikut.<br \/>\nN\u00ebse troket tek sht\u00ebpia e tij, nj\u00eb dykat\u00ebshe me \u00e7ardak, punime k\u00ebto kryera t\u00eb t\u00ebra vet\u00eb, q\u00eb tek qoshet e mureve, daltimet, suvatimet e jashtme dhe t\u00eb brendshme e deri tek ornamentimet n\u00ebp\u00ebr tovalina e pajisje t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb pak si e v\u00ebshtir\u00eb ta gjesh t\u00eb ulur ndan\u00eb oxhakut apo duke luajtur tespijet. Vet\u00ebm pun\u00eb, t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn e dit\u00ebs b\u00ebn ky njeri, t\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit. Dhe n\u00eb fakt atje e gjejm\u00eb me nj\u00eb karroc\u00eb ku mbledh lyzhdr\u00ebn e nj\u00eb kanali p\u00ebr ta pastruar at\u00eb. Pastaj tek ara n\u00eb punime t\u00eb tok\u00ebs me kaz\u00ebm a procese t\u00eb tjera. Kur t\u00eb thon\u00eb se po b\u00ebn k\u00ebto pun\u00eb \u00ebsht\u00eb pak si e pabesueshme, sepse lopata, kazma \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbahen pa duar, apo karroca, por ai \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar tashm\u00eb, mjetet e pun\u00ebs i p\u00ebrshtat p\u00ebr \u201cnogjat\u201d e q\u00eb tashm\u00eb i z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsojn\u00eb mrekullisht p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn dhe gishtat, dhe pun\u00ebn e b\u00ebn me shum\u00eb rendiment.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Historia e d\u00ebmtimit fizik<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka aspak d\u00ebshir\u00eb t\u00eb futet thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e d\u00ebmtimit t\u00eb tij, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka ngacmuar ai imazh, madje duke qen\u00eb fare i vog\u00ebl, nuk para e kujton at\u00eb gj\u00eb, dhe gjith\u00e7ka i duket si nj\u00eb munges\u00eb fizike e natyrshme. Ka qen\u00eb fare i vog\u00ebl, 9 muajsh, kur i lidhur n\u00eb djep \u00ebsht\u00eb sulmuar nga nj\u00eb kafsh\u00eb sht\u00ebpiake, e cila ia ka k\u00ebputur t\u00eb dy duart duke e l\u00ebn\u00eb sakat p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, por fal\u00eb Zotit, m\u00eb ka shp\u00ebtuar jeta, thot\u00eb ai. Pasi u rrita e ndjeva munges\u00ebn e duarve, por nuk m\u00eb shqet\u00ebsonte dhe aq, kam qen\u00eb shum\u00eb i l\u00ebvizsh\u00ebm, dhe merakli p\u00ebr ustall\u00ebk. Kisha babain nj\u00eb usta t\u00eb d\u00ebgjuar, atij ia \u201cvidhja\u201d sqeparin e vegla t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb mjesht\u00ebroja me to. Edhe pse babai gjithnj\u00eb i vinte ato n\u00eb hatullat e sht\u00ebpis\u00eb atje ku t\u00eb mos i kapja dot, sepse kishte frik\u00eb mos pritesha dhe p\u00ebsoja ndonj\u00eb d\u00ebmtim tjet\u00ebr, por un\u00eb ngjitesha dhe atje i i merrja.<br \/>\nPasi rritet dhe \u201cburrnoret\u201d, nuk i ndahet ustall\u00ebkut, punonte me sqepar a sopat\u00eb, priste d\u00ebrras\u00eb, i zdrukthonte, i latonte dhe i kthente n\u00eb mobile. Ka nj\u00eb raft t\u00eb t\u00ebr\u00eb me t\u00eb t\u00ebra veglat e ustait e t\u00eb marangozit nga imt\u00ebsirat e deri tek sharrat etj. T\u00eb gjitha i p\u00ebrdor p\u00ebr mrekulli, edhe zdrukthin, edhe sharr\u00ebn, edhe dalt\u00ebn, \u00e7eki\u00e7in a tjet\u00ebr. Dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar goditjen, veglave u ka sajuar nga nj\u00eb mjet ndihm\u00ebs me rripa t\u00eb cilat i fut n\u00eb nogjat e duarve t\u00eb munguara, dhe godet mbi dalt\u00eb a mjet tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00ebn n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kur u martova&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjela, gruaja e tij, \u00ebsht\u00eb pak vite m\u00eb e vog\u00ebl, por asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ankuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb martes\u00eb. \u201cQ\u00ebkur u fejova me mbles\u00ebri e dija se burri im ishte pa duar, por kurr\u00eb nuk thash\u00eb se nuk dua ta marr at\u00eb burr\u00eb, m\u00eb kishin folur se \u00ebsht\u00eb pun\u00ebtor i pazakont\u00eb dhe me \u201ctrabjat\u201d t\u00eb mir\u00eb. Por edhe sikur t\u00eb kund\u00ebrshtroja koh\u00ebt ishin t\u00eb tjera dhe nuk mund ta ktheja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por kur u martuam, lind\u00ebm, f\u00ebmij\u00eb, dhe u b\u00ebm\u00eb sht\u00ebpi gjindjeje, pash\u00eb tek bashk\u00ebshorti im njeriun e duhur p\u00ebr t\u00eb kaluar jet\u00ebn, si nj\u00eb dhurata nga per\u00ebndia. Kurr\u00eb nuk e kemi shk\u00ebmgbyer nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr keq. M\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtiora, edhe kur na humbi vajza 24 vjecare nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, por edhe kur na mungonte buka p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Punonte sa nuk i dilte shpirti, me shkem, nj\u00eb bim\u00eb medicinave, duke korrur me korr\u00ebse t\u00eb modifikuar nga ai vet\u00eb n\u00eb duart e munguara t\u00eb tij, i kemi rritur f\u00ebmij\u00ebt dhe kemi v\u00ebn\u00eb at\u00eb pak katandi q\u00eb duhej. Asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje fakti se ai nuk i kishte duar, biles kur punon atij nuk i duket kjo gj\u00eb fare, punon krejt normalisht dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb sistematik.<br \/>\nDuke vazhduar rr\u00ebfimin p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj, Gjela thot\u00eb se duart e tij nuk rrijn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu tek sht\u00ebpia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka disa muaj q\u00eb n\u00eb tetorin e vitit t\u00eb kaluar, burr\u00eb e grua i jan\u00eb bashk\u00ebngjitur djalit t\u00eb tyre n\u00eb Itali. Por dhe atje Zefit nuk i rrihet, \u201cnuk mund ta vdes veten duke ndenjur pa pun\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, ndaj \u00e7do dit\u00eb merr thesin dhe i vihet malit ku punon djali duke prer\u00eb e mbledhur dru zjarri, k\u00ebshtu ata gjat\u00eb dimrit t\u00eb kaluar nuk kan\u00eb bler\u00eb as dhe nj\u00eb racion dru.<br \/>\nKa ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri para pak dit\u00ebsh, n\u00eb valik\u00ebn e pun\u00ebve t\u00eb pranver\u00ebs. Kur e takojm\u00eb n\u00eb ar\u00eb na tregon t\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e b\u00ebra nga duart e tij t\u00eb cung\u00ebta. Arat e tij gjinden ndan\u00eb lumit Fan, i cili n\u00eb dim\u00ebr p\u00ebrplaset fuqish\u00ebm me tokat e fshatit, madje duke ua rr\u00ebbmbyer ato pjes\u00eb-pjes\u00eb. Por k\u00ebt\u00eb \u201cinat\u201d nuk e ka h\u00ebng\u00ebr m\u00eb tej me Zefin, sepse ai ka mbjell\u00eb shelgje, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gardh me shqopa dhe ka grumbulluar dhera t\u00eb imt\u00eb p\u00ebr tre muaj rresht duke p\u00ebrfituar disa dynym tok\u00eb, ku sot shihen tek lul\u00ebzojn\u00eb hardhi e pem\u00eb t\u00eb tjera, apo jonxha n\u00eb ar\u00eb e bim\u00eb t\u00eb tjera.<br \/>\nM\u00eb sip\u00ebr shihet nj\u00eb pus i punuar nga dora e tij, nxjerr uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe p\u00ebr vaditje, ujin e ka futur n\u00eb \u00e7do dhom\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Nd\u00ebrsa pak m\u00eb tutje jan\u00eb vozat e m\u00ebdhenj t\u00eb rrushit q\u00eb pret t\u00eb b\u00ebhet raki, dru t\u00eb prera nga ai vet\u00eb lart n\u00eb mal dhe t\u00eb sajuara p\u00ebr dy dimra, vilak\u00eb p\u00ebr tana rrushi t\u00eb marra n\u00eb krah nga ai plot dy or\u00eb larg nga sht\u00ebpia e gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb cilat i ka punuar dora e Zefit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Djepat, pasioni p\u00ebr stilizime<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pabesueshme puna e imt\u00eb q\u00eb ai b\u00ebn mbi dru. P\u00ebrgjith\u00ebsisht d\u00ebrras\u00ebn e nxjerr vet\u00eb n\u00eb mal, e sjell\u00eb e pret me kujdes n\u00eb sharr\u00ebn q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb aty n\u00eb oborr, e laton dhe e rregullon mir\u00eb e bukur dhe m\u00eb pastaj i jep form\u00ebn e objektit. Djepat i ka pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E dua shum\u00eb k\u00ebt\u00eb prodhim thot\u00eb ai, sepse m\u00eb kan\u00eb mbajtur me buk\u00eb n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb, por mundohem t\u00eb derdh t\u00ebr\u00eb talentin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj punimi. Dhe duket se talenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb cakun e nj\u00eb skulptori t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. N\u00eb fakt qe e pamundur t\u00eb gjenim ndonj\u00eb djep f\u00ebmij\u00ebsh t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga \u201cduart e mistershme\u201d t\u00eb Zefit, pasi ato ishin porositur e marr\u00eb me koh\u00eb, gjithsesi na tregon nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl k\u00ebnd sht\u00ebpie, q\u00eb \u00ebsht\u00eb punuar me aq fines\u00eb e mjesht\u00ebri. Ka p\u00ebrdorur aty intuit\u00ebn, por dhe matjet e sakta, q\u00eb nga trek\u00ebndori, kompasi, raportor, pun\u00ebn me thik\u00eb e mjete t\u00eb tjera e deri llakosjen n\u00eb fund. P\u00ebr t\u2019u patur zili edhe nga punishte moderne.<br \/>\nDuke kaluar n\u00ebp\u00ebr oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, gjithandej sheh mjete te Zefit, k\u00ebtij mjeshtri duarart\u00eb, n\u00ebse e quajm\u00eb k\u00ebshtu, q\u00eb tek pref\u00ebset e thikave dhe sharrave, vegla p\u00ebr marangoz, e murator, p\u00ebr t\u00eb zier\u00eb rakin\u00eb, apo gj\u00ebra t\u00eb tjera artizanale. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb qosh rri vegla e \u00e7uditshme q\u00eb vihej n\u00eb parakrah kur korrej shkemi, nj\u00eb relike v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb muze, ky \u00ebsht\u00eb dhe profesioni m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, por ai e ka b\u00ebr\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u2019ua mbajtur barkun me buk\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<br \/>\nSa p\u00ebr sh\u00ebrbimet personale ditore, thot\u00eb se gjith\u00e7ka e b\u00ebj vet\u00eb, \u00e7do m\u00ebngjes rruhet me \u201cnogjat\u201d e tij, lahet, shp\u00eblahet, pi kafen\u00eb dhe nj\u00eb got\u00eb raki dhe \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb rinisur avazin e p\u00ebrditsh\u00ebm, pun\u00ebn sa n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin. Nuk e tregon mosh\u00ebn dhe duket se kjo e ka mbajtur t\u00eb till\u00eb. E pyet se dhe sa koh\u00eb do t\u00eb punoj\u00eb k\u00ebshtu, ai p\u00ebrgjigjet \u201ct\u00ebr\u00eb jet\u00ebn\u201d, nd\u00ebrsa b\u00ebhet gati p\u00ebr udh\u00eb, dikush e ka k\u00ebrkuar p\u00ebr ustall\u00ebk n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Milotit, dhe ai merr \u00e7ant\u00ebn e veglave, bi\u00e7iklet\u00ebn 28-she kineze, dhe niset, pa e kuptuar askush se n\u00eb timonin e saj ndodhen jo dy duar t\u00eb zakonshme, por dy \u201ccunga\u201d, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjergj Marku &nbsp; (Personazhi me i ve\u00e7ante e i mrekullueshem ne jeten time publicistike, Zefi i Fangut, punetor dhe mjeshter i jashtezakonshem qe nuk i kishte duart, por punonte shume me mire dhe me imte se ata qe mund te kene &#8220;kater duar&#8221;, krejt papritur nderroi jete ne moshen 77 vjecare teksa po punonte ne&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7310,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-7309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7311,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7309\/revisions\/7311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}