{"id":7302,"date":"2018-05-27T20:21:45","date_gmt":"2018-05-27T20:21:45","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7302"},"modified":"2018-05-28T23:12:42","modified_gmt":"2018-05-28T23:12:42","slug":"tregim-dhe-nje-perkthim-nga-agim-xh-deshnica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7302","title":{"rendered":"TREGIM DHE NJE PERKTHIM, Nga Agim Xh. D\u00ebshnica"},"content":{"rendered":"<p><strong>TREGIM DHE NJE PERKTHIM<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/agim-deshnica.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7303\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/agim-deshnica.png\" alt=\"\" width=\"130\" height=\"160\" \/><\/a>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Tregim<\/p>\n<p><strong>XHA AVDYLI-PESHKATAR<\/strong><\/p>\n<p>Qyteti,\u00a0 ku jetonte Xha Avdyli.\u00a0 struket n\u00ebn muret e kullat\u00a0 e Kalas\u00eb me pamje\u00a0 nga Tomori\u00a0 festebardh\u00eb\u00a0 dhe\u00a0 Shpiragu\u00a0 i p\u00ebrgjumur n\u00eb hije.<!--more--><\/p>\n<p>Historia e k\u00ebtij\u00a0\u00a0 qyteti \u00a0t\u00eb bardh\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar, nuk njeh\u00a0 as dit\u00ebn\u00a0 as vitin e sakt\u00eb t\u00eb themelimit. Festat e tragjedit\u00eb heshtin n\u00ebn pluhur rr\u00ebnojash qysh nga koh\u00ebt e zhdukura tok\u00a0 me k\u00ebng\u00ebt e zerat e g\u00ebzuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb lumi mbledh uj\u00ebrat\u00a0 q\u00eb bien nga malet dhe i ngjesh n\u00eb ngushticat e thikta shk\u00ebmbore.\u00a0 M\u00eb tej tat\u00ebpjet\u00eb,\u00a0 dit\u00ebn e\u00a0 nat\u00ebn, derdhet\u00a0 n\u00eb pellgje, her\u00eb-her\u00eb\u00a0 t\u00eb p\u00ebrgjakur pas krismave,\u00a0 Me\u00a0 uturim\u00eb e n\u00eb heshtje,\u00a0 turbull apo \u00a0i kulluar,\u00a0 kalon\u00a0 p\u00ebrmes qytetit e n\u00ebn ur\u00ebn me shtat\u00eb harqe, ku val\u00ebt d\u00ebgjojn\u00eb legjendat p\u00ebr ndodhi t\u00eb dhimb\u00ebshme. M\u00eb tutje\u00a0 shtyhet drejt\u00a0 diges e pak\u00a0 m\u00eb tej\u00a0 n\u00ebn\u00a0 ur\u00ebn \u00a0e r\u00ebnd\u00ebprej betoni, q\u00eb bashkon veriun me jugun. Pastaj s\u00ebrishhapet drejt kodrave t\u00eb bleruara e maleve n\u00eb muzg. Atje merr djathtas e takohet me lumin\u00a0 uj\u00ebplot\u00eb q\u00eb zbret nga liqenet \u00a0p\u00ebrmes maleve. S\u00eb fundi t\u00eb dy tok \u00a0ikin me diellin, zhyten n\u00eb detin kalt\u00ebrosh, treten nd\u00ebr dallg\u00eb dhe m\u00ebrgojn\u00eb larg.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e bardh\u00eb, me disa emra, portat, sokak\u00ebt, muret, \u00e7atit\u00eb, dritaret, ullinjt\u00eb e lasht\u00eb e hijet, flasin me larmin\u00eb e ngjyrave, nd\u00ebrsa tempujt e faljeve me shkrimet e shenjta. Dikur rrug\u00ebt e sheshet, gjall\u00ebronin nga ardhja dhe ikja e karvan\u00ebve me kuaj t\u00eb ngarkuar me mallra ose udh\u00ebtar\u00eb. Papritur gj\u00ebmonin arm\u00ebt vrastare nga bedenat\u00a0 e fr\u00ebngjit\u00eb e Kalas\u00eb dhe mbi ur\u00eb dukej tek vraponte vargu i ushtar\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Ndryshe nga \u00e7do qytet, p\u00ebr shkak t\u00eb vjet\u00ebris\u00eb q\u00eb humbet n\u00eb terrin e shekujve, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur e v\u00ebrteta e emrit e k\u00ebtij vendbanimi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebn me sht\u00ebpi, sup mbi sup, t\u00eb kapura fort n\u00eb shk\u00ebmbinj humnerash. Thon\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb krijim mjeshtrash, artist\u00ebsh e piktor\u00ebsh t\u00eb panjohur, i sunduar e i grabitur nga perandor\u00ebt, mbret\u00ebrit, priceshat e pashallar\u00ebt. Ndaj mendimtar\u00ebt e liris\u00eb me pen\u00eb dhe kapedan\u00ebt me arm\u00eb dhe me flamurin kuq e zi, punuan\u00a0 e luftuan p\u00ebrliri e pavar\u00ebsi. Dijetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb kuptimin e emrit t\u00eb qytetit,\u00a0 lumit e maleve p\u00ebrqark. Mendimet p\u00ebrplasen njeri me tjetrin. Shum\u00eb syresh ngulin k\u00ebmb\u00eb, se vet\u00ebm emri ilirian me ato zanore kumbuese, Partha, i gdhendur n\u00eb gur\u00ebt e zbuluar n\u00ebn tok\u00eb, ngjan me emrat Bardha e Berat, p\u00ebr t\u00eb cilin mij\u00ebra t\u00eb ikur p\u00ebr shkaqe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, kan\u00eb mall, edhe p\u00ebr gur\u00ebt e sokakut. Por jeta, rrjedh si lumi me val\u00eb, dit\u00ebn n\u00ebn diell, kur ngriheshin themelee \u00e7ati, nd\u00ebrsa nat\u00ebn me h\u00ebn\u00eb, kur shembeshin mure e harqe portash. Legjendat e rr\u00ebfenjat e frikshme d\u00ebgjohen edhe sot n\u00eb qytetin e dritareve-yje, me ato pamje mahnit\u00ebse, apo n\u00ebn ret\u00eb e zymta, i njohur prej shum\u00eb vitesh p\u00ebr\u00a0 k\u00ebng\u00ebt\u00a0 qytetare, p\u00ebr kishat e xhamit\u00eb, teqet\u00eb e tyrbet\u00eb, kambanoret e minaret, sahat\u00ebt e pazaret, hanet, parqet, e bah\u00e7et\u00eb pran\u00eb lumit, me rem\u00ebn e \u00e7ikrik\u00ebt e vaditjes. Kujtesa ringjall emra poetik t\u00eb harruar, si Bishti i Ur\u00ebs, Felbani Austro-Hungarez, Hani i F\u00ebshf\u00ebrim\u00ebs, Hani i Nushit, Shk\u00ebmbi \u00c7ek Beni,Shpella e Memecit,\u00a0 Ku dridhen qerret,\u00a0 Sarajet e Pashallar\u00ebve, \u00a0L\u00ebmi i Shamatas\u00eb,\u00a0 L\u00ebmi i Plygut, Zarizana, Te trar\u00ebt etj. Edhe pse, gjat\u00eb viteve t\u00eb diktatur\u00ebs, qyteti u d\u00ebmtua dhimbsh\u00ebm, sot kush ka fatin ta kaloj\u00eb nat\u00ebn n\u00eb ato sht\u00ebpi plot aj\u00ebr e murmurima ujrash, as fjetur e as zgjuar, ndihet sikur prehet n\u00eb qiell. Nga vatrat e atyre sht\u00ebpive, kan\u00eb dal\u00eb burra e gra, me shkoll\u00eb ose me pak shkoll\u00eb, t\u00eb pasur e t\u00eb varf\u00ebr, m\u00ebsues t\u00eb p\u00ebrkushtuar, shkrimtar\u00eb e poet\u00eb t\u00eb fym\u00ebzuar,\u00a0 zejtar\u00eb-artista t\u00eb palodhur, guximtar\u00eb n\u00eb tregti. T\u00eb gjith\u00eb i bashkonte shpirti romantik dhe dashuria p\u00ebr qytetin. Shumica nderonte \u00e7do fe, kursen\u00ebpolitik\u00eb\u00a0 e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun e lumit\u00a0 nga bie dielli mbi Shpirag\u00a0 ndodhej mahalla e Sarajeve-r\u00ebnoja\u00a0 t\u00eb pashait,\u00a0 t\u00eb rrafshura nga nj\u00eb zjarr i madh. Edhe vet\u00eb emri Saraje,se\u00e7 fshihte di\u00e7ka t\u00eb frikshme. Nj\u00eb mur i\u00a0 ul\u00ebt me gur\u00eb, \u00a0zgjatej\u00a0 \u00a0m\u00eb kotdhe e ndante truallin e shkret\u00eb, gjithashtu m\u00eb kotnga sokakue sht\u00ebpit\u00eb p\u00ebrbri. Porta e zymt\u00eb me hark t\u00eb lart\u00eb, as hapej e as mbyllej.\u00a0 Pluhuri i tre shekujve mbulonte oborrin. N\u00eb bah\u00e7en\u00eb e madhe, pran\u00eb lumit, asnj\u00eb lis,\u00a0 kumbull a fik, nuk hidhte hije. Asnj\u00eb shpend fluturak nuk ulej kund.\u00a0 Gjjarp\u00ebrinj t\u00eb rreziksh\u00ebm,\u00a0 l\u00ebvrinin n\u00ebn ferra e shkurre e barin\u00a0 e eg\u00ebr. Nuk ndihej\u00a0 asnj\u00eb cic\u00ebrim\u00eb, as xhi-xhia e gjinkallave. N\u00eb sht\u00ebpit\u00eb pran\u00eb grat\u00eb e moshura rr\u00ebfenin me p\u00ebshp\u00ebrim\u00eb,\u00a0 se\u00a0 nat\u00ebn n\u00eb Saraj\u00eb dukeshin xhindet- vajza t\u00eb bukura\u00a0 me veshje t\u00eb bardha tek vallzonin pa k\u00ebng\u00eb e pa saze.\u00a0 Nuk dihej nga vinin.\u00a0 Vall\u00eb mos dilnin nga val\u00ebt e lumit apo uleshin\u00a0 nga qielli?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Nga banor\u00ebt e mahall\u00ebs s\u00eb Sarajeve, pran\u00eb lumit,m\u00eb i urti, qe xha Avdyli. Plakshtatshkurt,zeshkan, i qethur zero, me takiene bardh\u00eb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb \u00e7do stin\u00eb, k\u00ebmish\u00ebn po me at\u00ebngjyr\u00eb, kur moti ngrohejepelerin\u00ebn e z\u00ebz\u00ebn\u00ebmbarim te tetorit.<\/p>\n<p>\u00c7unat \u00a0e\u00a0 mahall\u00ebsudh\u00ebs ep\u00ebrsh\u00ebndesnin:<\/p>\n<p>-Mir\u00ebm\u00ebngjes, pep Dydyl!<\/p>\n<p>Xha Avdyli, s\u2018ua dinte emrat,\u00a0 njihte vet\u00ebm prind\u00ebt e tyre, ndaj u p\u00ebrgjigjej shkurt:<\/p>\n<p>-Mir\u00ebm\u00ebngjes, trimat e Dylit! &#8211; dhe ecte tutje sokakut.<\/p>\n<p>Avdyli jetonte me plak\u00ebn e mir\u00eb, xho Gjylen n\u00eb \u00a0sht\u00ebpin\u00eb me port\u00ebn e ul\u00ebt\u00a0 p\u00ebrbri atyre me hark t\u00eb lart\u00eb gurime dy sofate. I biri punonte vozaxhi n\u00eb pazar.\u00a0 N\u00eb \u00e7astet, kur hapej porta e vog\u00ebl, dukej sht\u00ebpia e bardh\u00eb p\u00ebrdhese, oborri me pus, kova e sht\u00ebmba p\u00ebr uj\u00eb, shporta e kosha,litar\u00eb e rrjeta\u00a0 p\u00ebr peshkim.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfenin, se Xha Adyli, patnd\u00ebrruar, si\u00e7 thuhej n\u00eb at\u00eb qytet parak, tre zanate, nga kova\u00e7n\u00eb nallban, s\u00eb fundi e mbylli vozaxhi.Sapo u largua nga punishtet, \u00a0nisi t\u00eb merrej\u00a0 \u00a0me pun\u00eb \u00a0nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. N\u00eb shkurret e zallit t\u00eb lumit priste me s\u00ebpat\u00eb e naga\u00e7e deg\u00eb t\u00eb njoma. \u00a0Pastaj n\u00eb sht\u00ebpi i gdhendte holl\u00eb e holl\u00eb p\u00ebr thupra.\u00a0 Deri n\u00eb or\u00ebt e vona me to thurte kosha p\u00ebr ngjala dhe shporta p\u00ebr peshk. Me spango liri e litar\u00eb sajonte rrjetat e lidhte grepat. N\u00eb \u00e7astet, kur d\u00ebgjonte uturim\u00ebn e lumit linte \u00e7do pun\u00eb e nxitonte p\u00ebr n\u00eb breg. Atje, futej gjer n\u00eb bel n\u00eb rrym\u00ebn e turbulluar e kapte me shport\u00eb peshqit goj\u00ebhapur q\u00eb dihasnin sip\u00ebr ujit. E shihninxha Avdylin mbi shk\u00ebmb tek hidhte grepat n\u00eb pellgjet e thella. E shihnin tek hapte krah\u00ebt\u00a0 e hidhte rrjet\u00ebn mbi val\u00eb.<\/p>\n<p>Avdyli ishte edhe druvar i shkath\u00ebt. Ai nuk shkonte p\u00ebr dru n\u00eb asnj\u00eb pyll. Miku i tij bujar, lumi, kur vinte \u00a0i eg\u00ebrsuar nga grykat e maleve, mbulonte kumsall\u00ebn me gur\u00eb, drur\u00eb e shkarpa. XhaAvdyli p\u00ebrgjonte dit\u00eb e nat\u00eb ushtim\u00ebn e rrym\u00ebs s\u00eb vrullshme. Aty nga ora kat\u00ebr e m\u00ebngjesit, merrte karroc\u00ebn e dor\u00ebs me tri rrota gome, ecte duke e shtyre mbigur\u00ebt e sokakut, kalonte ur\u00ebn e vog\u00ebl\u00a0 m\u00eb tej Teqes\u00eb s\u00eb Rufaijve, ku kryhej riti i faljes me shisha apo shtiza e thika dhe hynte n\u00eb kumsall\u00eb. Sapo vinte re, se lumi qe t\u00ebrhequr n\u00eb shtratin e vet, ecte n\u00ebp\u00ebr zallishten e mbuluar me deg\u00eb e trungje t\u00eb k\u00ebputur nga pyjet. Mandejposi djal\u00eb i fuqish\u00ebm i mblidhte posht\u00eb e lart\u00eb, i priste me s\u00ebpat\u00eb e naga\u00e7e.Nd\u00ebrsa punonte ia merrte k\u00ebng\u00ebs: \u201eO k\u00ebndo moj qyqe se povjen behari!&#8230;\u00a0 Emrin\u201ebehari\u201c e zgjaste me afsh:\u00a0 \u201cbeejaari!\u201c S\u00eb fundi ngarkonte karron trirrotake.Fqinj\u00ebt e donin Xha Avdylin,ndaj e ftonin ne dasma. Atje,me z\u00ebrin paksa t\u00eb ngjirur, si m\u00eb t\u00eb qar\u00ebk\u00ebndonte me def n\u00eb duar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr ca koh\u00eb u trondit nga bombat e ajror\u00ebve englez\u00eb dhe mitroloz\u00ebt gjerman\u00eb nga Kalaja. N\u00eb koh\u00ebn e paqesk\u00ebshilltar\u00ebt e frontit nis\u00ebn t\u2019i binin m\u00eb qaf\u00eb:\u201eTi shoku Avdyl, -e qortonin- ke filluar t\u2019u ngjash\u00eb\u00a0 agallar\u00ebve!\u201c Ai vinte buz\u00ebn n\u00eb gaz e punonte si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Xha Avdylit, i m\u00ebsuar me peshk e ngjala, \u00a0nj\u00eb dit\u00eb iu shkrep t\u00eb kapte mbi uj\u00eb, n\u00ebn gur\u00eb, edhe n\u00ebp\u00ebrka! Ashtu si\u00e7 qen\u00eb, i mb\u00ebshtillte n\u00eb disa shami t\u00eb bardha, i fuste n\u00eb xhepat e k\u00ebmish\u00ebs e xhaket\u00ebs dhe ecte udh\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb tek kthehej\u00a0 nga peshkimi, me shport\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, \u00e7unat e rrethuan dhe iu lut\u00ebn t\u00eb shihnim se \u00e7\u2018kishte z\u00ebn\u00eb. Ai u ndal, nxori nj\u00eb shami nga xhepi i k\u00ebmish\u00ebs dhe e hapi mengadal\u00eb. \u00c7\u2019t\u00eb shihnin! Nj\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00eb e frikshme u ngrit mbi p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e tij me ca sy t\u00eb ndritur, duke l\u00ebvizur kok\u00ebn djathtas e majtas. Trupi i saj i ajth\u00ebmngjyra ngjyra, dridhej e p\u00ebrdridhej., U zbraps\u00ebn t\u00eb tmerruar, kris\u00ebn\u00a0 e ik\u00ebm n\u00eb pik\u00eb t\u00eb vrapit.<\/p>\n<p>Tri gra t\u00eb m\u00ebhall\u00ebs tek fshinin para portave, flisnin edhe p\u00ebr pun\u00ebt e fshehta t\u00eb Avdylit.<\/p>\n<p>-Mir\u00eb, peshqit e ngjalat i z\u00eb dhe i nxjerr n\u00eb pazar, po n\u00ebp\u00ebrkat kujt ia shet?- tha e para.<\/p>\n<p>&#8211; Ku i dihet, beqma i \u00e7on n\u00eb spital- ia ktheu e dyta.<\/p>\n<p>-Un\u00eb them- p\u00ebshp\u00ebriti e treta- ia \u00e7on nj\u00eb plake n\u00eb Palik\u00ebsht, q\u00eb merret me magjira&#8230;<\/p>\n<p>Qysh at\u00ebhere, at\u00eb njeri me n\u00ebp\u00ebrka n\u00eb shami e xhepa, kur\u00a0 e hasnin udh\u00ebs kalonin me dridhm\u00eb anash, por nuk harronin p\u00ebrsh\u00ebndetjen:<\/p>\n<p>-Mir\u00ebm\u00ebngjes, pep Dydyl!<\/p>\n<p>Ai,u p\u00ebrgjigjej buzagaz:<\/p>\n<p>-Mir\u00ebm\u00ebngjes,\u00a0 trimat\u00a0 e Dylit!<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb u p\u00ebrhap nj\u00eb lajm i hidhur, se Xha Avdylin e pat pickuar keqas nj\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00eb jeshile. Than\u00eb se Xha Avdyli\u00a0 kishte shkuar n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr.Q\u00eb nga\u00a0 ajo\u00a0 dit\u00eb\u00a0 e trishtuar, nuk u pa m\u00eb t\u00eb dilte\u00a0 n\u00eb breg t\u00eb lumit, as n\u00eb zall, as mbi shk\u00ebmb. Nuk e d\u00ebgjuan m\u00eb k\u00ebng\u00ebn e tij aq t\u00eb dashur:<\/p>\n<p>\u201eO k\u00ebndo moj qyqe, se po vjen behari!\u201c<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Perkthimi:<\/p>\n<p><strong>T\u00cbRBIM N\u00cb LUMIN ZAMBEZI<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>-Tregim amerikan\u00a0 nga\u00a0 XHON DISON<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00ebse erdh\u00ebt n\u00eb Zambez! &#8211; i p\u00ebrsh\u00ebndeti Pol Templeri gjasht\u00eb turist\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebronte me kanoe e kajak n\u00ebp\u00ebr lumin e madh afrikan. Teksa lundrat b\u00ebnin p\u00ebrpara drejt Uj\u00ebvar\u00ebs s\u00eb zhurmshme Viktoria, grupi shpresonte t\u00eb shihte nga af\u00ebr elefant\u00ebt, krokodil\u00ebt dhe hipopotam\u00ebt. Qe nj\u00eb dit\u00eb e bukur marsi me qiell t\u00eb kalt\u00ebr. Puhiza e fresk\u00ebt e er\u00ebs frynte leht\u00eb e leht\u00eb. N\u00eb vozitje e sip\u00ebr, drejtuesi 27 -vje\u00e7ar i lundrave Templer, i arg\u00ebtonte udh\u00ebtar\u00ebt me ndodhi gazmore, por edhe trondit\u00ebse n\u00ebp\u00ebr lumenj, dhe m\u00eb n\u00eb fund shtonte k\u00ebshilla e njoftime.<\/p>\n<p>&#8211; Zambezin zakonisht e quajn\u00eb \u201cRrjedha mbret\u00ebrore\u201d. Puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb vozisim, kurse ju t\u00eb rrini ndenjur e t\u00eb pushoni rehat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendoste revolverin e fishek\u00ebt n\u00eb brez, ai u foli shkurt edhe p\u00ebr rreziqet e mundshme gjat\u00eb lundrimit:<\/p>\n<p>&#8211; Lumi \u00ebsht\u00eb plot me krokodil\u00eb, ndaj mos e zgjatni dor\u00ebn n\u00eb uj\u00eb! Krokodili ngjan si peshk, ose si lulja e kroksit, q\u00eb jan\u00eb dy nga ushqimet e tij m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara. Rreziku tjet\u00ebr vjen nga hipopotami! Ai, kryesisht, jeton n\u00eb brigjet e lumenjve, zona q\u00eb ne i njohim mir\u00eb dhe mund t\u2019i m\u00ebnjanojm\u00eb, por nganj\u00ebher\u00eb atij i k\u00ebrcet damari i lig, dhe papritur sulet dhe p\u00ebrplaset me lundr\u00ebn.<\/p>\n<p>Tek fliste, Templeri buz\u00ebqeshte me turist\u00ebt, q\u00eb dihasnin me dridhm\u00eb nga ato rr\u00ebfime t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrplasja mund t\u2019ju v\u00ebrvis\u00eb drejt e n\u00eb uj\u00eb! D\u00ebgjoni \u00e7\u2019ju them? N\u00ebse ndodh k\u00ebshtu, mos u rr\u00ebmbeni nga paniku dhe mos e humbni toruan n\u00ebp\u00ebr val\u00eb! Hipopotamit mund t\u2019i shmangesh m\u00eb leht\u00eb se kreokodilit!<\/p>\n<p>N\u00eb ekuipazh, p\u00ebrve\u00e7 tij, b\u00ebnin pjes\u00eb MakNamara, 31 vje\u00e7, q\u00eb shoq\u00ebronte grupin n\u00eb Kajak. Ben Sinbadi, 24 vje\u00e7, vozit\u00ebsi i kanoes s\u00eb dyt\u00eb dhe Evans Namasango, vozit\u00ebs n\u00eb kanoen e tret\u00eb, nj\u00eb tip gazmor, 22 &#8211; vje\u00e7ar, i cili pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb provimet p\u00ebr ndihm\u00ebsudh\u00ebrr\u00ebfyes. Templeri qysh n\u00eb fillim ia \u00e7moi vetit\u00eb e mira dhe pun\u00ebn, ndaj kujdesej p\u00ebr t\u00eb, thuajse, \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i ndau turist\u00ebt dy nga dy. N\u00eb lundr\u00ebn e vet mbajti Johem Shtahmanin me bashk\u00ebshorten Gundi nga rrethinat e Bremenit t\u00eb Gjermanis\u00eb. N\u00eb kanoen e Sinbadit la Muriel Fisherin me t\u00eb fejuar\u00ebn, Pierre Langarde. Nd\u00ebrsa Natali Grasota dhe Mark Skorupka, lundruan me Namasangon. Kat\u00ebr nga turist\u00ebt ishin punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb Air France.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Templerit i qesh\u00ebn syt\u00eb, kur flotilja e vog\u00ebl hyri n\u00eb rrjedh\u00ebn e shtruar t\u00eb Zambezit. Ai qe rritur n\u00eb savane e, sidomos, n\u00eb bazat e larg\u00ebta ushtarake. I ati kishte sh\u00ebrbyer me grad\u00ebn e kapitenit n\u00eb ishkolonin\u00eb Britanike n\u00eb Rodezin\u00eb e jugut, e njohur tashm\u00eb me emrin Zimbabve.<\/p>\n<p>Me ato shpatulla t\u00eb fuqishme prej notari a mbrojt\u00ebsi t\u00eb regbis\u00eb, Templeri ishte i pajisur me dhuntit\u00eb e nj\u00eb atleti t\u00eb shkath\u00ebt. N\u00eb koh\u00ebn kur punonte n\u00eb Izrael, iu shkrep t\u00eb kalonte me traktor p\u00ebrmes nj\u00eb fushe t\u00eb minuar n\u00eb Jordani, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb birr\u00eb. Por, kjo shaka i kushtoi shtrenjt\u00eb, e d\u00ebbuan nga Izreli.<\/p>\n<p>I kthyer n\u00eb Zimbabve, tek pushonte me shok\u00ebt e vet n\u00eb breg t\u00eb liqenit Kariba, atypari kaluan disa lundra ekspedite. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb udha, q\u00eb duhet t\u00eb ndjek!\u201d &#8211; tha ai me vete.<\/p>\n<p>Me vullnet e vendosm\u00ebri p\u00ebr tre muaj, kreu me sukses kursin nj\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr drejt\u00ebsi, qitje dhe histori natyre. Pas provimeve t\u00eb v\u00ebshtira, mori d\u00ebshmin\u00eb e udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr n\u00eb lumenj.<\/p>\n<p>Mbi tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj ai punoi si mbikqyr\u00ebs n\u00eb lundrimet e larg\u00ebta me kanoe, duke udh\u00ebhequr turist\u00ebt n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zonave me kafsh\u00eb t\u00eb egra. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kujdesej edhe p\u00ebr jet\u00ebn e tyre. Nj\u00ebher\u00eb i ktheu mbrapsht disa vizitor\u00eb japonez\u00eb, q\u00eb po shkonin si pa t\u00eb keq drejt luan\u00ebve, duke shkrepur aparatet fotografik\u00eb. N\u00eb ato vise gjallon edhe hipopotami, nj\u00eb nga kafsh\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb Afrik\u00ebs. Dy dh\u00ebmb\u00ebt e posht\u00ebm t\u00eb hipopotamit mashkull, mbi nj\u00ebzet centimetra t\u00eb gjat\u00eb, shtrihen jasht\u00eb, si shufrat e pirunit t\u00eb ngarkim-shkarkimit, nd\u00ebrsa dy dh\u00ebmb\u00ebt e qenit ulen nga lart &#8211; posht\u00eb n\u00eb nofull, p\u00ebrkundrejt dy t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb \u00e7ohen p\u00ebrpjet\u00eb si thikat e makin\u00ebs grir\u00ebse t\u00eb ushqimeve.<\/p>\n<p>Shpesh her\u00eb hipopotami p\u00ebrplaset me kanoet dhe i hedh n\u00eb lum\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt. Para dy vitesh nga kafshimi i tij nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes humbi nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb. Gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb nga p\u00ebrplasja n\u00eb fundin e kanoes, Templeri dhe dy udh\u00ebtar\u00ebt fluturuan n\u00eb lum\u00eb. Po i nj\u00ebjti hipopotam, iu qep lundrave t\u00eb tjera e i goditi.<\/p>\n<p>Nga lund\u00ebrtar\u00ebt, q\u00eb vinin p\u00ebrkundrejt, merrte njoftime p\u00ebr zona t\u00eb rrezikshme, t\u00eb cilave duhej t\u2019u rrinte larg. Nd\u00ebrsa tani Templeri me flotiljen po kalonte p\u00ebrmes ishujve shk\u00ebmbor\u00eb t\u00eb nj\u00eb zone t\u00eb re, t\u00eb panjohur ndonj\u00ebher\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn, kur kanoeja e Templerit po rr\u00ebshqiste ngadal\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e lumit, n\u00eb larg\u00ebsi nga bregu sa gjat\u00ebsia e lopat\u00ebs, tridhjet\u00eb metra m\u00eb tej u duk kopeja e hipopotam\u00ebve. Mbi l\u00ebkur\u00ebn e err\u00ebt nj\u00eb l\u00ebng i kuq\u00ebremt\u00eb q\u00eb i mbron nga rrezet e diellit, jep p\u00ebrshtypjen, sikur kafsh\u00ebve u kullojn\u00eb shtat\u00eb pal\u00eb djers\u00eb.<\/p>\n<p>Me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt Templeri shpjegoi se hipopotami nga toka n\u00eb shpatulla \u00ebsht\u00eb mbi nj\u00eb met\u00ebr e gjysm\u00eb i lart\u00eb, kurse nga no\u00e7ka n\u00eb bisht, mbi kat\u00ebr met\u00ebr i gjat\u00eb. \u201cAq sa BMV-ja ime!\u201d, &#8211; mendoi Shtahmani.<\/p>\n<p>&#8211; Nisemi! &#8211; tha Templeri dhe voziti m\u00eb tutje. Tek po kalonte nj\u00eb hipopotam fem\u00ebr, q\u00eb prehej mbi uj\u00eb me dymb\u00ebdhjet\u00eb vi\u00e7a pas, dielli po varej pas majave t\u00eb drur\u00ebve.<\/p>\n<p>Templeri tha se pas dyzet minutash, t\u00ebr\u00eb grupi, duhej t\u00eb zbriste menj\u00ebher\u00eb n\u00eb breg, prej nga turist\u00ebt do t\u00eb ktheheshin mbrapsht, me kamion p\u00ebr n\u00eb hotele.<\/p>\n<p>Fundi i kajakut t\u00eb MakNamar\u00ebs takoi buz\u00ebn e shk\u00ebmbit, ku nj\u00eb prej rrjedhave t\u00eb lumit derdhej te nj\u00eb pellg i gjer\u00eb afro gjasht\u00ebdhjet\u00eb metra. Sinbadi me Templerin vozisnin n\u00eb rrjedh\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb ndjekur nga Namasango. Templeri u jepte zem\u00ebr e i udh\u00ebzonte t\u2019u shmangeshin hipopotam\u00ebve t\u00eb fshehur n\u00ebn uj\u00eb. Papritur, u d\u00ebgjua di\u00e7ka e ngjashme me bubullim\u00ebn. Bam! Nj\u00eb hipopotam mashkull u p\u00ebrplas me kanoen e Namasangos. Pupa e saj u ngrit n\u00eb aj\u00ebr, thuajse nj\u00eb met\u00ebr lart, nd\u00ebrsa drejtuesi u rrotullua e u flak jasht\u00eb. Templeri ktheu kok\u00ebn dhe e pa pjes\u00ebn e pasme t\u00eb kanoes mbi shpatullat e hipopotamit t\u00eb t\u00ebrbuar, q\u00eb hapi goj\u00ebn e llahtarshme dhe u zhyt befas n\u00ebn uj\u00eb. Teksa udh\u00ebtar\u00ebt, Grasota e Skorupka, po b\u00ebnin \u00e7mos t\u00eb nivelonin kanoen, Namasango, duke gul\u00e7uar, mezi po mbushej me frym\u00eb.<\/p>\n<p>Templeri voziti mbrapsht drejt tij.<\/p>\n<p>&#8211; Prit! &#8211; b\u00ebrtiti ai.<\/p>\n<p>T\u00eb mbetur pa rema, Grasota e Skorupka, punonin \u00e7mendurisht, duke rrahur me duar ujin, p\u00ebr ta larguar kanoen nga zona e hipopotamit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Sinbadi i dha kanoes drejt uj\u00ebrave t\u00eb cekta. Disa metra m\u00eb tej, udh\u00ebtar\u00ebt e tij, Fisher dhe Langarde, u hodh\u00ebn mbi sip\u00ebrfaqen e nj\u00eb toke shk\u00ebmbore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Namasango u kap me duar n\u00eb nj\u00ebrin krah te kanoeja e Templerit. Ky vuri re se ajo po anohej e mund t\u00eb p\u00ebrmbysej.<\/p>\n<p>&#8211; Shko prapa! &#8211; i tha dhe voziti dal\u00ebngadal\u00eb af\u00ebr tij.<\/p>\n<p>\u201cHipopotami nuk kthehet m\u00eb k\u00ebtu!\u201d, &#8211; tha me vete. Shtahmani u p\u00ebrkul n\u00eb krahun e djatht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekuilibrin e kanoes, nd\u00ebrsa Templeri n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, i nderur jasht\u00eb, i zgjati dor\u00ebn Namasangos p\u00ebr ta rrokur. N\u00eb \u00e7astin kur gishtat e tyre ishin fare af\u00ebr, papritur hipopotami me goj\u00ebn hapur, brofi mbi uj\u00eb nd\u00ebrmjet tyre si kamion\u00e7in\u00eb me motor pa kapak. St\u00ebrkala uji dhe ul\u00ebrima si krisma topi shp\u00ebrthyen nga gryka e frikshme ngjyr\u00eb roz\u00eb e portokalli e bish\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb hop ajo ia p\u00ebrfshiu me goj\u00eb duart Templerit dhe e t\u00ebrhoqi pas vetes. Me dh\u00ebmb\u00ebt mizor\u00eb e kafshoi n\u00eb sup, n\u00eb bel e n\u00eb shpin\u00eb, pastaj u zhduk s\u00ebrish n\u00ebn uj\u00eb. Aq shpejt ndodhi ajo p\u00ebrplasje e beft\u00eb, saq\u00eb kanoeja p\u00ebr disa \u00e7aste q\u00ebndroi drejt, para se t\u00eb humbiste drejtpeshimin, t\u00eb binte ngadal\u00eb, dhe Shtahmanin ta hidhte n\u00eb lum\u00eb.<\/p>\n<p>Hipopotami, duke e t\u00ebrhequr Templerin me pesh\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb kile, tre pash\u00eb n\u00ebn uj\u00eb, nisi t\u00eb luante me t\u00eb, si macja me miun. Me fytyr\u00ebn p\u00ebrmbys n\u00eb goj\u00ebn e hipopotamit, ai s\u2019po merrte vesh se n\u00eb \u00e7\u2019vend ndodhej. \u201cKu jam k\u00ebtu!?\u201d &#8211; habitej Templeri. Pas pak, gjoksi i tij u \u00e7lirua nga shtr\u00ebngimi. Sapo hipopotami hapi nofullat, Templerit iu lirua nj\u00ebri krah dhe l\u00ebvizi p\u00ebrqark. Duke i dh\u00ebn\u00eb trupit mbrapsht, u p\u00ebrpoq t\u00eb shk\u00ebputej dhe t\u00eb mbahej diku. Zgjati gishtat dhe kapi bishtin e ashp\u00ebr e t\u00eb fort\u00eb t\u00eb hipopotamit. U pushtua nga nj\u00ebfar\u00eb shprese. Iu b\u00eb sikur po e shihte veten si n\u00eb film. Kur iu lirua edhe krahu tjet\u00ebr, iu shtuan shpresat p\u00ebr shp\u00ebtim. Hipopotami, q\u00eb e kishte g\u00ebrvishtur me dh\u00ebmb\u00eb n\u00eb faqe dhe n\u00eb zverk, papritur e l\u00ebshoi. N\u00eb \u00e7ast Templeri u sul p\u00ebrpjet\u00eb drit\u00ebs dhe doli n\u00eb sip\u00ebrfaqen e lumit. T\u00eb par\u00ebn gj\u00eb q\u00eb vuri re, ishte gjendja e Namasangos, i cili duke gul\u00e7uar, mbahej me v\u00ebshtir\u00ebsi mbi uj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Noto, Evans! &#8211; i thirri. &#8211; H\u00eb, edhe pak, se ja, arrit\u00ebm!<\/p>\n<p>Por ai, me sa shihej, e kishte humbur gjykimin, ndaj Templeri e t\u00ebrhoqi prej jake drejt bregut. Befas ndjeu t\u00eb therura n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga nj\u00eb pesh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. \u201cMos u kthye hipopotami prap\u00eb?\u201d &#8211; tha me vete n\u00eb \u00e7ast. Dhe ndjeu se ai k\u00ebsaj here ishte t\u00ebrbuar. E mb\u00ebrtheu me dh\u00ebmb\u00ebt e mpreht\u00eb nga posht\u00eb. Templeri hoqi dor\u00ebn nga jaka e Namasangos, me shpres\u00eb se ai do t\u00eb dilte vet\u00eb n\u00eb breg. N\u00eb ato \u00e7aste i ra nd\u00ebr mend se hipopotam\u00ebt mbajn\u00eb frym\u00eb n\u00ebn uj\u00eb gjasht\u00eb minuta, kurse njeriu tre ose kat\u00ebr. N\u00eb kulmin e d\u00ebshp\u00ebrimit, e grushtoi dhe ia t\u00ebrhoqi bishtin. K\u00ebmb\u00ebt iu liruan, por nj\u00ebra dor\u00eb i ngeci n\u00eb goj\u00ebn e hipopotamit. Megjithat\u00eb, nuk u ndal. Mblodhi t\u00ebr\u00eb fuqit\u00eb dhe e goditi me shqelma ku mundi, n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb sy, n\u00ebn bark e n\u00eb vithe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shfrynte: \u201cHiqmu qafe, shtaz\u00eb e mallkuar!\u201d Befas iu shk\u00ebput, e kur MakNamara e pa mbi uj\u00eb, e ngau kajakun drejt tij.<\/p>\n<p>&#8211; Noto n\u00eb krahun tim! &#8211; i thirri.<\/p>\n<p>Por hipopotami mb\u00ebrriti i pari dhe u preu udh\u00ebn. Me nofullat e llahtarshme e mb\u00ebrtheu Templerin dhe e mbajti p\u00ebrgjysm\u00eb mbi uj\u00eb, kok\u00ebn e shpatullat n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Krahu i majt\u00eb i Templerit mori t\u00eb \u00e7ara si me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb nga dy dh\u00ebmb\u00ebt e mpreht\u00eb t\u00eb hipopotamit, teksa dy t\u00eb tjer\u00ebt e shpuan n\u00eb gjoks. Sakaq ndjeu dhimbje t\u00eb forta n\u00eb brinj\u00eb. N\u00eb furi e sip\u00ebr bisha e v\u00ebrviste sip\u00ebr ujit sa andej &#8211; k\u00ebtej. Her\u00eb e zhyste dhe her\u00eb e nxirrte jasht\u00eb. Templeri v\u00ebrtitej djathtas e majtas, posht\u00eb e lart. Me dor\u00ebn e lir\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb kapte revolverin, por m\u00eb kot! Ai i kishte humbur. S\u2019merrte dot frym\u00eb. Mendja po i turbullohej. \u201cNuk mundem m\u00eb!\u201d &#8211; p\u00ebshp\u00ebriti si n\u00eb jerm. Megjithat\u00eb, vazhdoi t\u00eb luftonte, duke e grushtuar l\u00ebkur\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb shtaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Befas hipopotami u dor\u00ebzua para atij njeriu t\u00eb paepur. E shtyu n\u00ebn uj\u00eb dhe u largua duke shfryr\u00eb. Templeri brofi lart p\u00ebr n\u00eb kajakun e MakNamar\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb nxirr k\u00ebtej! &#8211; i foli me gjysm\u00eb z\u00ebri dhe u kap n\u00eb litarin e kajakut.<\/p>\n<p>Sapo hyn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e cekta, e para gj\u00eb q\u00eb i shkoi nd\u00ebr mend Templerit, ishte shp\u00ebtimi njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>&#8211; Duhet t\u2019i nxjerrim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb breg! &#8211; tha me pak z\u00eb. &#8211; Ku \u00ebsht\u00eb Evansi?<\/p>\n<p>Fisheri dhe Langarderi e kishin par\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e poshtme t\u00eb lumit, teksa l\u00ebvizi duart mbi kok\u00eb dhe pastaj u zhduk n\u00eb thell\u00ebsi.<\/p>\n<p>Templerin e mposht\u00ebn dhimbjet.<\/p>\n<p>&#8211; Ah, \u00e7\u2019e papritur e tmerrshme! S\u2019gjej fjal\u00eb ta tregoj! &#8211; tha duke r\u00ebnkuar dhe u k\u00ebrrus mbi uj\u00eb.<\/p>\n<p>MakNamara pa tmerrin n\u00ebn veshjen e shqyer t\u00eb Templerit. Krahu i djatht\u00eb i qe ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Nga gjoksi, shpina e pulpa e k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb majt\u00eb i rridhte gjak. P\u00ebrmes nj\u00eb vrime i dukej cipa e mushk\u00ebrive.<\/p>\n<p>\u00c7anta e ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb dhe radiomarr\u00ebsja ishin zhdukur n\u00eb lum\u00eb, kur kanoeja u p\u00ebrmbys pas m\u00ebsymjes s\u00eb hipopotamit. Pra, jeta e Templerit ishte n\u00eb rrezik. MakNamara grisi menj\u00ebher\u00eb qesen e ushqimeve dhe sajoi disa rripa. Me to ia mbuloi vrim\u00ebn n\u00eb kraharor dhe ia lidhi plag\u00ebt nga rridhte gjak. N\u00eb at\u00eb gjendje MakNamara dhe Sinbadi e mbart\u00ebn me kajak. P\u00ebr gjasht\u00eb minuta dol\u00ebn n\u00eb breg. N\u00eb qytez\u00ebn m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb kirurg. S\u00eb andejmi, me nj\u00eb furgon t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, brenda tri or\u00ebsh, n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Balauej. Kirurgu ortoped Bekitheba Nkabe, rreth t\u00eb dyzetave, i njoftuar qysh m\u00eb par\u00eb, priste n\u00eb spital. P\u00ebrve\u00e7 mjekimeve n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb gjoks e n\u00eb shpin\u00eb, doktor Nkabe ia preu krahun e djatht\u00eb. Operacioni zgjati shtat\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dy dit\u00eb k\u00ebrkimesh, trupin e Evans Namasangos e gjet\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb uj\u00ebrave.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, n\u00eb t\u00ebr\u00eb lumin e madh Zambezi, askush s\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me aq guxim e vendosm\u00ebri me hipopotamin e t\u00ebrbuar, si Pol Templeri. Pas dor\u00ebheqjes nga puna e udh\u00ebrr\u00ebfyesit, ai i la lundrat e lumenjt\u00eb dhe u kthye n\u00eb Savane. Atje sh\u00ebrbeu n\u00eb ekspeditat, q\u00eb p\u00ebrshkonin Zimbaven, Namibin\u00eb e Bostvan\u00ebn.<\/p>\n<p>Sado q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn gjahtar\u00ebt profesionist\u00eb ta bindnin administrat\u00ebn e Parkut komb\u00ebtar dhe t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb egra, q\u00eb ta vrisnin hipopotamin e t\u00ebrbuar, nuk ia arrit\u00ebn. Ai ndodhet ende atje, n\u00eb lum\u00eb, dhe pret t\u00eb tjera viktima!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TREGIM DHE NJE PERKTHIM Nga Agim Xh. D\u00ebshnica \u00a0Tregim XHA AVDYLI-PESHKATAR Qyteti,\u00a0 ku jetonte Xha Avdyli.\u00a0 struket n\u00ebn muret e kullat\u00a0 e Kalas\u00eb me pamje\u00a0 nga Tomori\u00a0 festebardh\u00eb\u00a0 dhe\u00a0 Shpiragu\u00a0 i p\u00ebrgjumur n\u00eb hije.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7303,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7302","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7302"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7305,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7302\/revisions\/7305"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}