{"id":7296,"date":"2018-05-24T13:24:00","date_gmt":"2018-05-24T13:24:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7296"},"modified":"2018-05-24T13:24:00","modified_gmt":"2018-05-24T13:24:00","slug":"roza-anagnosti-ne-mirdite-jo-per-te-xhiruar-film","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7296","title":{"rendered":"ROZA ANAGNOSTI N\u00cb MIRDIT\u00cb, JO P\u00cbR  T\u00cb XHIRUAR FILM\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Fundjav\u00ebn e kaluar, Mirdita kremtonte dit\u00ebt e pajtorit t\u00eb Abacis\u00eb s\u00eb Oroshit, Sh\u2019Llezhdrit (Sh\u00ebn Aleksandrit), tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb i p\u00ebrket mbar\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit. Ishin t\u00eb mir\u00ebseardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shumt\u00eb, mes tyre dhe aktorja e mir\u00ebnjohur Roza Anagnosti, e ftuar speciale e ipeshkvit Imzot Gjergj Meta. <!--more-->Zonja e nderuar kishte ardhur me bashk\u00ebshortin, Dhimit\u00ebr Anagnosti, gjithashtu nj\u00eb em\u00ebr i shquar i kinematografis\u00eb shqiptare prej 60 vitesh.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Roza_Anagnosti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7297\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Roza_Anagnosti.jpg\" alt=\"\" width=\"136\" height=\"160\" \/><\/a>N\u00eb fillim n\u00eb katedralen e Rr\u00ebshenit, n\u00eb mesh\u00ebn e rastit, pastaj n\u00eb pallatin e kultur\u00ebs, ku Roza u ngjit disa her\u00eb n\u00eb sken\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn e publikut. \u201cNuk kam ardhur si her\u00ebt e tjera n\u00eb Mirdit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb xhiruar film&#8230;\u201d, e nisi ajo fjal\u00ebn e saj emocionuese, q\u00eb ishte e gjitha artistike, duke nisur me lutjet, vargjet dhe th\u00ebniet profetike t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, q\u00eb aktorja e shquar e ka p\u00ebrzem\u00ebr prej koh\u00ebsh. Ndjesi dhe kujtime t\u00eb paharruara shpaloseshin n\u00eb interpretimin e saj, n\u00ebn tingujt melodioz t\u00eb pianos s\u00eb kompozitorit t\u00eb njohur Zef \u00c7oba, q\u00eb kishte ardhur nga Shkodra bashk\u00eb m\u00eb korin e tij t\u00eb afirmuar brenda dhe jasht\u00eb vendit, \u201cRozafa Ekspresion\u201d, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb koncert artistik. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs aktorja e madhe e teatrit dhe kinemas\u00eb shqiptare ishte e p\u00ebrlorur, edhe kur deklamoi fjal\u00ebt e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, edhe kur recitoi poezin\u00eb emblematike \u201cN\u00ebn\u00eb e bij\u00eb\u201d t\u00eb poetit lirik shkodran, ipeshkvit martir Vin\u00e7ens Prennushi, apo dhe lirik\u00ebn e ngroht\u00eb kushtuar t\u00eb nipit, Jonit, q\u00eb rron me prind\u00ebrit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Adriatikut. Ndihet q\u00eb ka nj\u00eb lidhje t\u00eb hershme shpirt\u00ebrore t\u00eb aktores me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn dhe kumtet e saj planetare. Roza Anagnosti disa her\u00eb ka sjell\u00eb n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr publikun lutjet e humanistes s\u00eb madhe, si n\u00eb koncertin e para disa viteve, n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve, n\u00ebn drejtimin kompozitorit Aleksand\u00ebr Pe\u00e7i etj.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb ishin n\u00eb sall\u00ebn e koncerteve n\u00eb Rr\u00ebshen e duatroktit\u00ebn fort p\u00ebrformanc\u00ebn n\u00ebn\u00ebtereziane t\u00eb Anagnostit. Ishte nder q\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e tyre ngjitej nj\u00eb aktore me pesh\u00eb si ajo, por dhe krenar p\u00ebr origjin\u00ebn e saj mirditore, t\u00eb d\u00ebshmuar nga vet\u00eb ajo. Babai i saj (ushtarak) ishte lindur n\u00eb Mirdit\u00eb dhe mbante mbiemrin e vendlindjes, Xhuxha, i r\u00ebn\u00eb her\u00ebt n\u00eb Shkod\u00ebr, ku do t\u00eb martohej me nj\u00eb vajz\u00eb shkodrane. Roza kishte shkelur n\u00eb trojet e t\u00eb par\u00ebve m\u00eb s\u00eb shumti si artiste, ku do t\u00eb luante role n\u00eb filmat e xhiruar n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, si \u201cKosmisari i drit\u00ebs\u201d, \u201cPlag\u00eb t\u00eb vjetra\u201d etj., p\u00ebr t\u00eb cilat na ka folur dhe regjisori Mark Topallaj, bashk\u00ebkoh\u00ebs i saj n\u00eb kinematografi. \u201cPavar\u00ebsisht se n\u00eb \u00e7\u2019koh\u00eb jan\u00eb realizuar filmat, un\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jem e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb loj\u00ebn time aktoriale, kam luajtur me p\u00ebrkushtim&#8230;\u201d, thot\u00eb ajo. Dhe profili i saj ka qen\u00eb ai i nj\u00eb princesh\u00eb t\u00eb sken\u00ebs dhe ekranit, plot sharm e magji skenike, ashtu si dhe i simotrave t\u00eb saj aktore klasi: Marie Logareci, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Edi Luarasi etj. Origjin\u00eb mirditase kishin pasur dhe artist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shkodran\u00eb, si Marie Kraja, Prenk\u00eb Jakova, Preng\u00eb L\u00ebkunda, Bik Ndoja etj. Roza ishte veshur s\u00eb pari me kostumin e gruas mirditore kur ishte mjaft e re, n\u00eb rolin e Rudin\u00ebs, nj\u00eb vajz\u00eb e bukur q\u00eb donte t\u00eb dilte nga verigat mb\u00ebrthyese patriarkale, p\u00ebr \u00e7ka nd\u00ebshkohet nga i \u201czoti i sht\u00ebpis\u00eb\u201d me prerjen e flok\u00ebve, q\u00eb ishte nj\u00eb akt sh\u00ebmtues ndaj femr\u00ebs n\u00eb rastet kur ajo rebelohej. Zonja Anagnosti \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00ebp\u00ebr intervista se p\u00ebr t\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb zbulim njohja e karakterit, psikologjis\u00eb dhe historive t\u00eb grave t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe trevave t\u00eb tjera veriore, ku ajo ka mish\u00ebruar disa role, si Cuca e Maleve, Vera, Mrika etj. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, aktoren e kan\u00eb intriguar dramat e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb grave shqiptare t\u00eb shekullit XX, q\u00eb nuk resht\u00ebn p\u00ebr emancipimin e tyre social &#8211; kulturor, pa\u00e7ka glorifikimit ideologjik nga ana e regjimit t\u00eb kaluar t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb grave veprimtare pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Roza Anagnosti nuk mund t\u00eb mos shpreh\u00eb vler\u00ebsimin e saj p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb lidhet me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb trev\u00ebs nga vijn\u00eb te par\u00ebt e saj dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kostumin e gruas mirditore, q\u00eb thot\u00eb se e ka p\u00eblqyer shum\u00eb vazhdimisht. \u201cNe kemi kostume shum\u00eb t\u00eb bukura, &#8211; thot\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb autorit Gjon Marku, &#8211; por ky kostum \u00ebsht\u00eb shum\u00eb fem\u00ebror. Edhe Mal\u00ebsia e Madhe ka kostum shum\u00eb t\u00eb bukur, por kostumi i gruas mirditore paraqet linjat, harmonizimin e ngjyrave, \u00e7ka v\u00ebrehet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e tij, si qemeri, xhamadani, xhupi etj., q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm\u201d. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrg\u00ebzuar q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm t\u00eb Mirdit\u00ebs nuk e kan\u00eb braktisur k\u00ebt\u00eb kostum \u201cmbret\u00ebror\u201d q\u00eb vjen q\u00eb nga koha ilire, por e veshin rregullisht n\u00eb festat tradicionale t\u00eb krahin\u00ebs, n\u00eb shfaqjet e tyre artistike shkollore etj. Aktorja Anagnosti i ka ndjekur me k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb skenat komb\u00ebtare e lokale artist\u00ebt e ansamblit \u201cMirdita\u201d, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vitin 1978 sh\u00ebnuan suksesin e tyre m\u00eb kulmor, duke fituar flamurin e Festivalit Folklorik Komb\u00ebtar t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, fal\u00eb nj\u00eb trupe artist\u00ebsh t\u00eb talentuar, si Gjok Beci, Fran Vorfi, Dorian Nini, Mark Gjoka, Nikoll\u00eb Pre\u00e7i etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Mirdit\u00eb ndiejn\u00eb adhurim t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr Roza Anagonstin, si artiste e shquar e mbar\u00eb kombit, por dhe si \u201cRoza e tyre\u201d, me origjin\u00eb nga t\u00eb nj\u00ebjtat male, lugina e brigje me ta. Nj\u00ebher\u00ebsh, ardhjet her\u00eb pas here t\u00eb artist\u00ebve t\u00eb kryeqytetit n\u00eb skenat e qyteteve t\u00eb periferis\u00eb, ndikojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb shijet e publikut, po dhe q\u00eb artist\u00ebt amator\u00eb ta rrokin m\u00eb mir\u00eb sken\u00ebn, sepse mbetesh i \u201chuaj\u201d p\u00ebr t\u00eb, n\u00ebse nuk arrin t\u00eb p\u00ebrlotesh aty si Roza Anagnosti, Robert Ndrenika etj.<\/p>\n<p>Kremtimi i Sh\u2019Llezhdrit n\u00eb Mirdit\u00eb solli dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si Imzot Kristoforo Palmieri, ipeshkvi paraardh\u00ebs i dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit, tashm\u00eb n\u00eb pension n\u00eb Itali, i cili sh\u00ebrbeu p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli mes mirditor\u00ebve, duke pasur merit\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katedrales, shkoll\u00ebs s\u00eb mesme profesionale \u201cSh\u00ebn Jozefi Pun\u00ebtor\u201d etj. Po ashtu, ndon\u00ebse e moshuar, kishte ardhur nga Shkodra dhe Rozina Gjini, e mbesa e Imzot Frano Gjinit, abatit t\u00eb fundit t\u00eb Mirdit\u00ebs, i shenjt\u00ebruar si nj\u00eb nga martir\u00ebt e kish\u00ebs katolike, bashk\u00eb me Marie Tucin, Dom Mark Gjanin, Dom Jak Bushatin, t\u00eb Abacis\u00eb s\u00eb Mirdit\u00ebs. Shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Shkod\u00ebr kemi patur rastin t\u00eb shfletojm\u00eb albume fotografike dhe d\u00ebshmi t\u00eb tjera t\u00eb imzot Gjinit t\u00eb ruajtura me p\u00ebrshpirtni prej Rozin\u00ebs, dhe pse nga shteti komunist k\u00ebrkohej t\u00eb zhdukej \u00e7do gjurm\u00eb q\u00eb lidhej me klerin e fen\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb, si\u00e7 dihet, qe ngritur muzeu ateist, mundet i vetmi i till\u00eb n\u00eb Europ\u00eb!&#8230;<\/p>\n<p>Roza Anagnosti ka lindur n\u00eb Tiran\u00eb, por \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Shkod\u00ebr, duke p\u00ebrjetuar dramat e fundit t\u00eb klerit katolik t\u00eb qytetit t\u00eb saj, q\u00eb ve\u00e7se misonar\u00eb t\u00eb fes\u00eb, profesor\u00eb dhe dijetar\u00eb n\u00eb z\u00eb, qen\u00eb dhe dramaturg\u00eb e artist\u00eb t\u00eb shquar teatror\u00eb, muzikant\u00eb, piktor\u00eb etj., si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Zadeja, At Martin Gjoka, Dom Mikel Koliqi, At Leon Kabashi etj. N\u00eb seminaret, kolegjet dhe trupat artistike t\u00eb drejtuara prej tyre pati m\u00ebsuar n\u00eb fillimet e veta edhe elita e ardhshme e aktor\u00ebve t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, Teatrit t\u00eb Operas e Baletit, orkestr\u00ebs s\u00eb Radio-Televizionit Shqiptar etj. Jan\u00eb dhe k\u00ebto motive q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb aktoren e dashur p\u00eb\u00ebr publikun Roza Anagnosti ta \u201cnd\u00ebrlidh\u00eb\u201d katedralen e Tiran\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Rr\u00ebshenit etj. me artin e interpretimit skenik, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb ushtrim shpirt\u00ebror, kulturologjik t\u00eb sajin n\u00ebp\u00ebr Atdhe, ajo zbulon p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u201cN\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn\u201d brenda vetes&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00a0 Fundjav\u00ebn e kaluar, Mirdita kremtonte dit\u00ebt e pajtorit t\u00eb Abacis\u00eb s\u00eb Oroshit, Sh\u2019Llezhdrit (Sh\u00ebn Aleksandrit), tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb i p\u00ebrket mbar\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit. Ishin t\u00eb mir\u00ebseardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shumt\u00eb, mes tyre dhe aktorja e mir\u00ebnjohur Roza Anagnosti, e ftuar speciale e ipeshkvit Imzot Gjergj Meta.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7297,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7296","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7296"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7296\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7298,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7296\/revisions\/7298"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7297"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}