{"id":7289,"date":"2018-05-11T14:16:14","date_gmt":"2018-05-11T14:16:14","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7289"},"modified":"2018-05-11T14:16:14","modified_gmt":"2018-05-11T14:16:14","slug":"une-shota-reflektime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7289","title":{"rendered":"Une, Shota (Reflektime)"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/ERIOLA-QENDRO.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7291\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/ERIOLA-QENDRO-241x300.png\" alt=\"\" width=\"241\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/ERIOLA-QENDRO-241x300.png 241w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/ERIOLA-QENDRO.png 336w\" sizes=\"auto, (max-width: 241px) 100vw, 241px\" \/><\/a>ERIOLA\u00a0 QENDRO<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2016 &#8211; Mora trenin Montreal-Ottawa dhe u nisa me sh\u00ebrbim drejt kryeqytetit pa fam\u00eb t\u00eb Kanadas\u00eb. Ishtenj\u00ebpasdite e bukur, e qet\u00eb dhe me pak shi. Lib\u00ebr nuk kisha me vete, sikund\u00ebr ndodh rrall\u00eb her\u00eb. <!--more-->K\u00ebsaj rradhe kisha disa l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, hotele p\u00ebr t\u00eb ndryshuar e taksi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa majtas-djathtas, ndaj paketimi ndoshta tep\u00ebr minimalist m\u00eb detyroi t\u00eb lija pas at\u00eb\u00e7ka vler\u00ebsoj m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb disi m\u00ebrzin\u00eb u lidha n\u00ebWi-fi e trenit dhe u mundova t\u00eb shihja di\u00e7ka n\u00eb Netflix.<\/p>\n<p>Interneti ishte ngadal\u00ebsuar kaq shum\u00eb nga qindra aparate t\u00eb lidhura n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00ebsa m\u2019u desh\u00ebnnj\u00ebzet minuta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb Netflix. Mbylla kapakun e laptopit e frustruar dhe nisa t\u00eb shihja jasht\u00eb dritares. Shiu kishte veshur xhamin me uj\u00eb dhe nuk e di pse n\u00eb at\u00eb moment m\u00eb erdhi nd\u00ebr mend Shote Galica.\u00a0Ishte nj\u00ebshoq\u00ebrizim idesh pa lidhje, t\u00ebcilin edhe sot nuk mund ta shpjegoj se nga lindi. E k\u00ebrkova n\u00eb Google. P\u00ebr fat,pas disa tentativash, faqja u hap, edhe pse ngadal\u00eb. Klikova linkun e Wikipedias,megjith\u00ebse nuk prisja shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebr atdhetar\u00ebt shqiptar\u00ebrrall\u00eb gjendet informacion i shtjelluar. Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket sikur jeta e tyre \u00ebsht\u00eb e rrethuar nga err\u00ebsira, mosnjohja e mosmir\u00ebnjohja ndaj vepr\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ne Wikipedia (<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Shote_Galica\">https:\/\/sq.\u00ebikipedia.org\/\u00ebiki\/Shote_Galica<\/a> ) thuhej:<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shote Galica, em\u00ebruar n\u00eb lindje si Qerime (Halil) Radisheva, (1895 &#8211; 1927)<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte luft\u00ebtare e shquar e \u00e7etave kryengrit\u00ebse kosovare p\u00ebr \u00e7lirimin dhe bashkimin komb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb gjitha viseve shqiptare dhe p\u00ebr nj\u00eb regjim shtet\u00ebror demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0Heroin\u00eb e Popullit. Pa p\u00ebrfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra t\u00eb fes\u00eb e t\u00eb Kanunit luftoi heroikisht p\u00ebr 12 vjet me radh\u00eb kund\u00ebr pushtuesve serb\u00eb, austrohungarez\u00eb e bullgar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shote Galica mori pjes\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40 aksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kund\u00ebr armikut. Kund\u00ebrshtoi me konsekuenc\u00eb politik\u00ebn e dhun\u00ebs e t\u00eb terrorit t\u00eb regjimit shovinist t\u00eb Beogradit ndaj popullsis\u00eb shqiptare, shpron\u00ebsimin e shp\u00ebrnguljen e saj dhe kolonizimin sllav t\u00eb trevave shqiptare. M\u00eb 1919 mori pjes\u00eb n\u00eb Kryengritjen e Rrafshit t\u00eb Dukagjinit, nd\u00ebrsa m\u00eb 1922-1923 luftoi p\u00ebr mbrojtjen e Zon\u00ebs Neutrale t\u00eb Junikut, e cila sh\u00ebrbente si baz\u00eb p\u00ebr kryengritjen e Kosov\u00ebs e t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. N\u00eb korrik 1924 mori pjes\u00eb n\u00eb mbrojtjen e zon\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb Drenic\u00ebs (Arbanis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl). N\u00eb korrik 1924 pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit Azem Galic\u00ebs, vazhdoi luftimet n\u00eb krye t\u00eb \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij. S\u00eb bashku me qindra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb dhjetor t\u00eb 1924-s luftoi kund\u00ebr ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe forcave t\u00eb Ahmet Zogut. Humbi n\u00eb luftime nga masakrat e shovenist\u00ebve serb\u00eb 22 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb 3 korrik 1927 Shote Galica u vendos n\u00eb Shqip\u00ebri, ku vdiq n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb e braktisur nga qeveria e Zogut.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Kaq ishte p\u00ebrshkrimi ne Wikipedia. Plot dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb dy paragraf\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrfundim shkat\u00ebrrimtar. Sa keq!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lash\u00eb faqen e Wikipedias dhe klikova n\u00ebpes\u00eb-gjasht\u00eb faqe t\u00eb tjera. Vet\u00ebm dy prej tyre mund t\u00eb thuhej se kishin nj\u00ebfare informacioni gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00ebbazuar mbi fakte (t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu dukej), edhe pse n\u00ebdy-tre pika nj\u00ebra faqe kund\u00ebrshtonte tjetr\u00ebn si p\u00ebr t\u00eb bindur lexuesin, se err\u00ebsira rreth Shot\u00ebs ishte ngulitur mir\u00eb e thell\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bota Sot (<a href=\"http:\/\/www.botasot.info\">www.botasot.info<\/a>) titullonte artikulline saj \u2018Shote Galica, nusja e maleve\u2019. Aty thuhej se kundrejt tradit\u00ebs, kur lindi Shota jan\u00eb shkrehur pushk\u00eb, sepse ajo ishte e para vajz\u00eb mbas gjasht\u00eb djemve dhe sht\u00ebpis\u00eb i erdhi si lajm i g\u00ebzuar. A thua t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb profeci p\u00ebr drejtimin q\u00eb mori jeta e saj m\u00eb von\u00eb?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndersa lexoja k\u00ebt\u00eb paragraf befas m\u00eb p\u00ebrshkoi ndiesiae kontrastit mes meje dhe heroin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po k\u00ebrkoja n\u00eb Google, ndiesi q\u00eb do m\u00eb shoq\u00ebronte pothuaj gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij meditimi jo t\u00eb zakonsh\u00ebm. Un\u00eb isha e para, e fundit dhe e vetmja vajze e sht\u00ebpis\u00eb sime. Nuk pati pushk\u00eb, vet\u00ebm g\u00ebzim edhe pse thell\u00eb-thell\u00eb sht\u00ebpis\u00ebgjithmon\u00ebi mungoi nj\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Artikulli vazhdonte m\u00eb tej duke th\u00ebn\u00eb se\u00a0:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Qerimja e vog\u00ebl nuk do t\u00eb mund t\u00eb shkollohej n\u00eb Radishev\u00ebn e Drenic\u00ebs. I jati s\u2019mund ta \u00e7onte diku larg ngase kanuni nuk lejonte me nxjerr vajz\u00ebn prej sht\u00ebpie, ve\u00e7 ate dit\u00eb kur do t\u00eb hing\u00ebllonin kujat e krushqis\u00eb tek dera.Por bija e Radishev\u00ebs u rrit duke pir\u00eb n\u00eb gur\u00ebn e pashtershme t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb dhe trim\u00ebris\u00eb popullore.Mes kujtimeve bubulluese t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb Drenic\u00ebs, Qerimja e vog\u00ebl u rrit sa me trim\u00ebrin\u00eb e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb vet,aq edhe me urretjen p\u00ebr armikun shekullor, serbin.Ve\u00e7mas i jati Halili e donte shum\u00eb vajz\u00ebn e vog\u00ebl.E merrte n\u00eb krah\u00eb,e nxirte n\u00eb luginat e bukura t\u00eb Radishev\u00ebs,i b\u00ebnte vend n\u00eb od\u00ebn e zjarrit.Qerimja ishte e sh\u00ebndetshme,e bardh\u00eb si bora e malit,e qeshur,ndaj dhe i jati,me p\u00ebrkdhelje quajti, Shote.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse e zhvesh tekstin e m\u00ebsip\u00ebrm nga zbukurimet letrare, kupton s\u00eb\u00e7far\u00eb terri e injorance rrethonte Shot\u00ebn. Dashuria e babait p\u00ebr t\u00eb bij\u00ebn del n\u00eb pah si di\u00e7ka e rrall\u00eb, e jasht\u00ebzakonshme kur n\u00eb fakt duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00ebse normale. Respekti q\u00eb ai i tregonte duke \u00ab\u00a0i b\u00ebr\u00eb vend n\u00eb od\u00ebn e zjarrit\u00bb nj\u00eb krijes\u00eb qe nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dilte nga sht\u00ebpia, e v\u00eb Shot\u00ebn mbi shoqet. A mosvall\u00eb ky trajtim \u2018i ve\u00e7ant\u00eb\u2019 e b\u00ebri Shot\u00ebn ajo q\u00eb ish?! Sikur baballar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kishin trajtuar bijat e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sa vajza t\u00eb tjera t\u00eb shtypura do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshin trim\u00ebresha?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm i kthej syt\u00eb tek vetja:A jam un\u00ebnj\u00eb trim\u00ebresh\u00eb e k\u00ebtyre p\u00ebrmasave? Absolutisht q\u00eb jo! A jam un\u00eb trim\u00ebresh\u00eb? Nuk e besoj.E guximshme? Ndoshta!<\/p>\n<p>Im at\u00eb m\u00eb ka dashur, respektuar e mb\u00ebshtetur, por kjo nuk ka zgjuar tek un\u00ebasnj\u00eb forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme fizike apo shpirt\u00ebrore. Ndoshta vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsi se \u00e7\u2019duhet.Kur sakrificat e Shot\u00ebs nuk mjaftuan, a mundem un\u00eb t\u00eb l\u00eb gjurm\u00eb, t\u00eb sjell p\u00ebrparimin, t\u00eb ndryshoj bot\u00ebn? Ndoshta, b\u00ebj gabim q\u00eb krahasoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb menyr\u00eb. Ne jemi n\u00eb epoka t\u00eb ndryshme dhe \u00e7dokush ka betejat e tij p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb jet\u00eb, por a do t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb un\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat zgjedhje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte? Trishtuesh\u00ebm, tek lexoj p\u00ebr Shot\u00ebn bindem edhe m\u00eb thell\u00eb se ylli im do t\u00eb shuhet po aq pa drit\u00eb sa u ndez&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj pyes, kush ishte i ve\u00e7ant\u00eb, i ati apo bija e Radishev\u00ebs? Mos vall\u00eb t\u00eb dy?! Mos ishte Halili q\u00eb ndezi shk\u00ebndij\u00ebn e par\u00eb tek Shota q\u00eb mbante th\u00ebngjij n\u00ebn gji?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1908 nis\u00ebn disa kryengritje t\u00ebr\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb 1909-n, kur Shote Galica ishte vet\u00ebm kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, Xhavit Pasha n\u00eb ndjekje t\u00eb Isa Boletinit rrafshoi fshatin e saj, Radishev\u00ebn, duke detyruar shp\u00ebrnguljen n\u00eb male t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve, t\u00eb rinj e pleq, burra e gra. Shota pa nga larg sesi digjeshin kullat. \u00c7far\u00eb mendonte ajo vall\u00eb?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ngrita syt\u00eb nga xhami i lagur p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga dhimbja e Shot\u00ebs. Pikat e shiut e b\u00ebnin t\u00eb pamundur t\u00eb shihje m\u00eb tej. Nata kishte filluar t\u00eb binte dhe mjegulla b\u00ebnte gjith\u00e7ka t\u00eb dukej gri.Kujtimet m\u00eb\u00e7uan n\u00eb vitin 1997, kur trazirat n\u00eb Shqiperi kishin arritur kulmin. Varf\u00ebria e papun\u00ebsia t\u00eb merrnin frym\u00ebn. Pasiguria ndihej n\u00eb palc\u00eb. Ishte b\u00ebr\u00ebe v\u00ebshtire t\u00eb dilej nga sht\u00ebpia. Njer\u00ebzit po blinin ushqim me shumic\u00ebp\u00ebr t\u2019i mbijetuar asaj q\u00ebpritej t\u00eb ndodhte. N\u00eb familje t\u00eb gjithe ishin t\u00eb shqet\u00ebsuar; lufta civile ishte e pashmangshme. Po ndiqnim lajmet duke mbajtur frym\u00ebn kur u fol se ishin hapurdepot e arm\u00ebve. Di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00eb po ndodhte dhe transmetimi u nd\u00ebrpre n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb\u00e7uditshme. Nj\u00eb bomb\u00eb shp\u00ebrtheu jo larg nesh dhe sht\u00ebpia u drodh aq shum\u00eb sa tham\u00eb se xhamat do t\u00eb thyheshin n\u00eb mij\u00ebra cop\u00ebza. U shtrim\u00eb n\u00eb tok\u00eb. T\u00eb sht\u00ebna filluan papushim dhe t\u00eb gjith\u00eb u mblodh\u00ebm n\u00eb korridor, n\u00ebt\u00eb vetmin vend t\u00eb shtepis\u00eb ku nuk kishte dritare. N\u00eb nj\u00eb fraksion sekonde para se t\u00eb mbyllej dera e dhom\u00ebs (a thua se kjo do t\u00eb na shp\u00ebtonte nga plumbat) pash\u00eb, ashtu e mbledhur kruspull n\u00ebkorridor, se qielli ishte b\u00ebr\u00eb flak\u00eb i kuq nga t\u00eb sht\u00ebnat. Kaluam nat\u00ebn n\u00eb tok\u00eb. Pothuajse n\u00ebnt\u00eb dekadapas sulmeve t\u00eb Xhavit Pash\u00ebs dhe Shqip\u00ebria ishte s\u00ebrish n\u00eb flak\u00eb.Un\u00ebende nuk kisha mbushur kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb them se \u00e7far\u00eb mendova n\u00eb ato \u00e7aste, por di vet\u00ebm se m\u00eb kaploi nj\u00eb ndjenj\u00eb e thell\u00eb pafuqie dhe qava me denes\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. A kishte qar\u00eb Shota?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb thosha se gj\u00ebrat u b\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes por nuk do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb sht\u00ebnat vazhduan papushim, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dit\u00eb e nat\u00eb. Ato u b\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb pjes\u00eb e normalitetit sa si loj\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb m\u00eb zinte gjumi num\u00ebroja t\u00eb sht\u00ebnat n\u00eb aj\u00ebr. \u00cbsht\u00eb kallashnikov, mendoja me bindje mbasi num\u00ebroja 36 t\u00eb sht\u00ebna rresht. Po si loj\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen, bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, num\u00ebronim g\u00ebzhojat e r\u00ebna p\u00ebrtok\u00eb. Ishin shum\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Thon\u00eb se kulla e Shot\u00ebs ishte djegur disa her\u00eb. Po ashtu ishin djegur kullat e kujtdo q\u00eb e ndihmonte dhe e strehonte. A qahet \u00e7do fole e djegur e \u00e7do qiell i kuq nj\u00eblloj si her\u00ebn e par\u00eb? A digjen rr\u00ebnj\u00ebt bashk\u00eb me kull\u00ebn? Sa kulla m\u00eb von\u00ebt\u00eb reshtin lot\u00ebt dhe kjo jet\u00eb me rr\u00ebnje t\u00eb pa ngulura kthehet n\u00ebnormalitet?<\/p>\n<p>Ndoshta dhe Shota kishte humbur numrin e kullave t\u00eb djegura. Ndoshta ky ishte normaliteti i saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar dallg\u00ebt brenda shpirtit tim, tashm\u00eb i ndjeri xhaxhai im, G\u00ebzim Q\u00ebndro, b\u00ebri portretin e m\u00ebposht\u00ebm.<\/p>\n<p><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-pikture.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7292\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-pikture-300x295.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"295\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-pikture-300x295.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-pikture-50x50.png 50w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-pikture.png 350w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Shota, pikture<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebm\u00ebnyr\u00eb disi t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00ebDorian Grej, portreti im shfaqi vrasjen e pafajsis\u00eb, thyerjen p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb mitit, se bota \u00ebsht\u00eb e bukur, e dashur, e lumtur.Ne mosh\u00ebn ku ende gjendet nj\u00eb cop\u00ebz f\u00ebmij\u00ebrie, ende pa u veshur mir\u00eb petku i r\u00ebnd\u00eb i p\u00ebrgjegj\u00ebsive, tiparet e mia u ashp\u00ebrsuan e u eg\u00ebrsuan tejet mosh\u00ebs. Ky portret u dha form\u00eb ndjenjave t\u00eb mia dhe ato mbeten t\u00eb ngurt\u00ebsuara aty, mes vijash e ngjyrash t\u00eb panumerta. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb un\u00eb u largova nga Shqip\u00ebria p\u00ebr ta braktisur at\u00eb n\u00eb mes t\u00eb \u00e7menduris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Konica i madh ka folur bindsh\u00ebm, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00ebat\u00ebn\u00ebm\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb armiqve t\u00eb jasht\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha, atyre t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po Shota?<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb telajos at\u00eb nat\u00eb q\u00eb iu dogj kulla (si dhe her\u00eb t\u00eb tjera kur kulla e saj digjej), mbetet foto e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-portret.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7293\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-portret-300x300.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-portret-300x300.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-portret-150x150.png 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-portret-50x50.png 50w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Shota-portret.png 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a> Shota, portret<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Fytyra e saj \u00ebsht\u00eb e re (edhe pse jo m\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb-vje\u00e7are) por e r\u00ebnduar nga vite lufte, vite humbjesh e d\u00ebshp\u00ebrimi. A mendoi ndonj\u00ebher\u00eb Shota t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria? T\u00eb ngurt\u00ebsonte ndjenjat e saj e t\u00eb shkonte diku ku jeta ishte m\u00eb e qet\u00eb, m\u00eb e bukur, m\u00eb e dashur? Ajo i fali atdheut gjith\u00e7ka, por k\u00ebsaj rradhe ishte Shqip\u00ebria qe e la at\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb armiqve t\u00eb jasht\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha, atyre t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Portreti gjithmon\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar p\u00ebr mua rr\u00ebnj\u00ebt, thelbintim. Tani, nd\u00ebrsa treni l\u00ebkundet ngadal\u00eb e monotonsh\u00ebm kujtoj se xhaxhai sapo kishte mbaruar studimet n\u00eb Holland\u00eb dhe ishte kthyer plot shpres\u00eb e tjet\u00ebrbot\u00ebkuptim. Po ai \u00e7far\u00eb ndjeu at\u00eb nat\u00eb t\u00eb turbullt, t\u00ebfrikshme? N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb arm\u00ebt, ai b\u00ebri luft\u00ebn e tij me penel. Amos ndoshta pikturoi dhimbjen e tij n\u00eb fytyr\u00ebn time? Ngjashm\u00ebria n\u00eb tiparet e mia me ato t\u00eb Shot\u00ebs, trauma, trishtimi, trazirat n\u00eb sy, ndoshta nukm\u00eb p\u00ebrkasin mua por p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00ebton\u00eb. Ndoshta aty dergjen ndjenjat e tij, t\u00eb saj, t\u00eb miat e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb pan\u00eb vendin n\u00eb flak\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb 1912, thirrjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs e Isa Boletinit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn 2000 burra, nd\u00ebr ta babai dhe disa nga v\u00ebllez\u00ebrit e Shote Galices. Kryengritjet vazhdojn\u00ebme eg\u00ebrsidhe n\u00eb N\u00ebntor Shqip\u00ebria vet\u00ebshpall pavar\u00ebsin\u00eb edhe pa njohjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Por, m\u00eb 1913-n, gjat\u00eb Konferenc\u00ebss\u00eb ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr Kosovai jepet Serbis\u00ebdhe cop\u00ebtohenm\u00eb tej,pa t\u00eb drejt\u00eb,territoret e kat\u00ebr vilajeteve n\u00ebkufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb etnike.Teksa Shota m\u00ebson t\u00eb gjuaj\u00eb me pushk\u00eb fjal\u00ebt e saj shpjegojn\u00eb qart\u00ebsisht situat\u00ebn ku ndodhejajo dhe vendi: \u201cAni ma mir\u00eb njeriu me msue her\u00ebt t\u00eb hidhtat.T\u00eb amblat vijn\u00eb mandejna!\u201d A erdh\u00ebn t\u00eb amblat mandejna p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pak vite m\u00eb von\u00eb ajo martohet me Azem Galic\u00ebn, nj\u00eb luft\u00ebtar trim, t\u00eb cilin ajo e njohu gjat\u00eb kuvendeve n\u00eb od\u00ebn e burrave. P\u00ebr t\u00eb nuk ka das\u00ebm e duvak. P\u00ebrkrah Azemit, ajo merr pushk\u00ebn dhe emrin \u2018Nusja e maleve\u2019, sepse maleve nus\u00ebroi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb artikull, p\u00ebrmenden rr\u00ebmbimthi goj\u00ebt e liga, t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb t\u00eb vetmen pun\u00eb q\u00eb din\u00ebt\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb goj\u00ebt e liga, p\u00ebrbaltosjen pa kufinj e pa moral ndaj Shot\u00ebs, dhe k\u00ebt\u00eb, krejt pa pages\u00eb. Shota u p\u00ebrball jo vetem me armikun e jasht\u00ebm, por edhe me at\u00eb m\u00eb t\u00eb ndyrin e m\u00ebt\u00eb egrin; armikun e brendsh\u00ebm. A mundej nj\u00ebjo-shqiptar t\u2019i b\u00ebnte aq keq s\u00ebi b\u00ebn\u00ebnjer\u00ebzit e saj? A dhemb m\u00eb shum\u00eb plaga e trupit apo ajo e shpirtit?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shote Galica b\u00ebn rezistenc\u00eb e betejat prej t\u00eb cilave ajo del fitimtare jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta. Emri i saj merr p\u00ebrmasa gjiganti dhe k\u00ebshtu t\u00ebrheq edhe m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendjen e armikut.Sulmet ndaj saj shtohen e r\u00ebndohen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb 1924, pa b\u00ebr\u00eb t\u00ebtridhjetat, Shote Galica humb Azemin, i cili plagoset r\u00ebnd\u00eb dhe vdes tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndjer\u00eb nj\u00eb grua, edhe trim\u00ebresh\u00eb qoft\u00eb, teksa humb t\u00eb dashurin e zemr\u00ebs mes maleve t\u00eb larta, e rrethuar nga nj\u00ebnatyr\u00eb e eger dhe nj\u00eb armik edhe m\u00eb i eg\u00ebr?<\/p>\n<p>A shkuli flok\u00ebt? A shtr\u00ebngoi gjoksin tek klithte nga dhimbja? A dyshoi Shota se b\u00ebri zgjedhjen e duhur apo edhe nj\u00ebher\u00eb ajo q\u00ebndroi mbi shoqet, mbi shqiptaret, mbi gjith\u00eb njer\u00ebzimin?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me vendosm\u00ebri ajo vazhdon luft\u00ebn edhe p\u00ebr disa vite duke l\u00ebn\u00eb pas thirrm\u00ebn e famshme \u00abO prite Azem Galicen!\u00bb, por situata b\u00ebhet e pamundur p\u00ebr t\u00eb dhe luft\u00ebtar\u00ebt i k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb largohet me disa jetim\u00eb t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb e t\u00ebshkoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo vendoset p\u00ebrfundimisht n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Kruj\u00ebs, qytetit t\u00eb bekuar t\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 32 vje\u00e7are ajo vdes nga uria s\u00eb bashku me jetim\u00ebt e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga uria! &#8211; klitha n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vetes. Nuk u p\u00ebrmbajta dot dhe syt\u00eb m\u2019u mbush\u00ebn me lot. Ngrita s\u00ebrisht syt\u00eb nga xhami p\u00ebr t\u00eb thyer dhimbjen por nuk mundesha. Ajo ishte sa un\u00eb! Ende n\u00eb lule t\u00eb mosh\u00ebs. Shota kishte luftuar me arm\u00eb kunder armiqve t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe nuk ishte mposhtur kurr\u00eb. Ajo nuk u mposht as kur humbi 22 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes e as kur humbi Azemin. Ajo kishte thyer tabut\u00eb e koh\u00ebs, kanunin, injoranc\u00ebn, ndoshta pa e ditur kishte revolucionarizuar gjendjen e gruas, ishte b\u00ebr\u00eb shembull i q\u00ebndres\u00ebs, i forc\u00ebs, i atdhedashuris\u00eb dhe kishte vdekur nga&#8230;uria.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tmerri, \u00e7far\u00eb makabriteti, \u00e7far\u00eb dhimbje p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr ne si Shqiptar\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo dhe vepra e saj mbet\u00ebn n\u00eb harres\u00eb. Nje lapidar \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00ebm\u00eb 1962 (35 vjet mbas vdekjes). Eshtrat e saj sot gjenden dyshimsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb varr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Esht\u00ebkrejt\u00ebsisht d\u00ebshp\u00ebruesejeta,por edhe m\u00eb shum\u00eb vdekja e saj. Si mund t\u00eb shuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00ebnj\u00eb yll kaq i shk\u00eblqyer?Mos vall\u00eb ironia e fatit nuk njehm\u00ebshir\u00eb apo ky fund i pakrahasuesh\u00ebem e b\u00ebn yllin e saj edhe m\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ku ishte shteti Shqiptar p\u00ebr t\u00eb? Ku ishin bashk\u00ebkombasit, bashk\u00ebfshatar\u00ebt? Si mund t\u00ebken\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00ebvdes\u00eb nga uria nj\u00eb grua me nj\u00eb tuf\u00eb jetim\u00eb? Kufijt\u00eb e imagjinat\u00ebssime nuk m\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb perceptoj \u00e7\u2019mund t\u00eb ket\u00eb ndjer\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb kaq e re, kaq r\u00ebnd\u00eb e braktisur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb di vet\u00ebm se uria nuk mund ta mposhtte kurr\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebn nuk e mposhti asnj\u00eb armik, sado i fort\u00eb. Ajo e la veten t\u00eb vdiste nga uria. Vet\u00eb-flijimiishte mesazhi i saj i fundit, beteja e saj e fundit prej s\u00eb cil\u00ebs ajo edhe nj\u00ebher\u00ebdoli fitimtare. Por me \u00e7\u2019kosto, me \u00e7\u2019peng?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Epilog \u2013P\u00ebrse t\u00eb shkruaj p\u00ebr Shot\u00ebn dhe jo p\u00ebr qindra trim\u00ebresha t\u00eb tjera q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr atdheun? N\u00eb fakt, q\u00ebndresat e grave n\u00eb shekuj jan\u00ebtejet t\u00eb admirueshme dhe ato duhen p\u00ebrmendur t\u00eb gjitha nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb. Por, vdekja e Shot\u00ebs, me shum\u00eb se jeta e saj, e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb pakrahasueshme. T\u00eb biesh n\u00eb dor\u00eb t\u00eb armikut, t\u00eb martirizoheshsiZhan D\u2019Ark et\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrmasa heroi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta q\u00eb pritet nga figura t\u00eb tilla t\u00eb historis\u00eb. T\u00eb vdes\u00ebsh urie \u00ebsht\u00ebp\u00ebrtej dhimbjes, p\u00ebrtejt\u00eb kuptueshmes dhe pik\u00ebrisht kjo e b\u00ebn Shot\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbi bijat, mbi grat\u00eb, m\u00eb tragjiken nd\u00ebr t\u00eb gjitha heroinat.<\/p>\n<p>Shote Galica: bij\u00eb, grua, heroin\u00eb, e jasht\u00ebzakoshme, e paarritshme madje edhe n\u00eb vdekje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb: bij\u00eb, grua, e zakonshme, nj\u00eb yll gjysm\u00eb i shuar ende pa ndritur mir\u00eb. Ne pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndryshuar bot\u00ebn, un\u00eb thjesht mund t\u00eb shkruaj p\u00ebr Shot\u00ebn, t\u2019i falem drit\u00ebs q\u00eb ajo la pase ndoshta jo vet\u00ebm kaq&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ERIOLA\u00a0 QENDRO &nbsp; 2016 &#8211; Mora trenin Montreal-Ottawa dhe u nisa me sh\u00ebrbim drejt kryeqytetit pa fam\u00eb t\u00eb Kanadas\u00eb. Ishtenj\u00ebpasdite e bukur, e qet\u00eb dhe me pak shi. Lib\u00ebr nuk kisha me vete, sikund\u00ebr ndodh rrall\u00eb her\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7290,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7289","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7294,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7289\/revisions\/7294"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}