{"id":7286,"date":"2018-05-08T20:37:53","date_gmt":"2018-05-08T20:37:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7286"},"modified":"2018-05-08T20:37:53","modified_gmt":"2018-05-08T20:37:53","slug":"dy-shkrime-per-librin-antologji-e-mendimit-te-sotem-per-mirditenme-autor-gjon-marku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7286","title":{"rendered":"Dy shkrime per librin \u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn,me autor Gjon Marku"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Prof Dr Shefqet\u00a0 Hoxha<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Gjon-Marku-libri.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7287\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Gjon-Marku-libri.png\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"131\" \/><\/a>\u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Njw gjetje e mencur dhe origjinale nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirat \u00a0te shkruar e botuar ndonjehere per Mirditen<\/strong><\/p>\n<p>Para 24 vjet\u00ebsh, n\u00eb prill 1994, n\u00eb nj\u00eb tubim p\u00ebrkujtimor kushtuar t\u00eb shum\u00ebvler\u00ebtit, abatit Preng Do\u00e7i, pata th\u00ebn\u00eb: <em>\u201cN\u00eb l\u00ebmin e traditave historiko \u2013 kulturore Mirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xehe ari dhe mirditor\u00ebt shkelin \u00e7do dit\u00eb mbi at\u00eb xeheror q\u00eb ua kan\u00eb l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim t\u00eb par\u00ebt\u201d. <\/em>Kur qesh\u00eb shprehur k\u00ebshtu, nuk e dija se aty ndodhej edhe nj\u00eb djalosh i ri nga G\u00ebziqi,<!--more--> i cili sapo kishte nisur t\u00eb pralmuen\u00eb iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebmuar n\u00eb at\u00eb xehe t\u00eb pasur e p\u00ebr t\u00eb send\u00ebrtuar veprat e veta n\u00eb t\u00eb ardhmen, nd\u00ebr to edhe \u201c<strong>Antologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d<\/strong>, blenin e par\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e pat\u00ebm promovuar n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 29 n\u00ebntor 2009 dhe t\u00eb dytin sot para k\u00ebtij auditori t\u00eb nderuar.<\/p>\n<p>Djaloshi i vitit 1994, Gjon Marku, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb burr\u00ebruar e pjekur, formuar n\u00eb disa fusha dijesh, shp\u00ebrblyer me \u00e7mime e mir\u00ebnjohje p\u00ebr contribute shkencore \u2013 kulturore e letrare, pse ka deshmuar zell, dije e vlera, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vlag\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb, po korr frytet e djers\u00ebs s\u00eb vet dhe po lidh liktyrat e saj, prandaj na ka grishur sot q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohemi bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb shendll\u00ebkun e nj\u00ebr\u00ebs prej punimeve t\u00eb veta n\u00eb publicistik\u00eb, sepse ai ka contribute edhe n\u00eb let\u00ebrsi, filateli e histori: kat\u00ebr p\u00ebrmbledhje n\u00eb proz\u00ebn e shkurt\u00ebr, dy portrete kushtuar m\u00ebsuesve Preng Pjet\u00ebr Filopati e Mark Legisi dhe tri monografi historike: <strong>Nd\u00ebrfana, Mirdita n\u00eb vision filaletik dhe Mirdita vendi I kuvebdeve vet\u00ebqeveris\u00ebse.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb falemi nder\u00ebs, Gjon!<\/p>\n<p>N\u00eb duk\u00eb e mend\u00ebsi, Gjon Marku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mirditas i nj\u00ebmend\u00ebt, gazmro e dashamir\u00ebs te s\u2019vete, pun\u00ebtor i vujsh\u00ebm, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs e sqimatar, prandaj ka hyr\u00eb shp\u00ebrdhitas n\u00eb rrethin e atyre q\u00eb i dua dhe m\u00eb duan. Pak si ngutas, por e ka shti nj\u00eb gju n\u00eb sofr\u00ebn e madhe t\u00eb burrave t\u00eb ditur Mirditas e te Shqipwrisw. T\u00eb lumt\u00eb!<\/p>\n<p>Mirdita \u00ebsht\u00eb vend i kuvendeve dokes\u00eb e komb\u00ebtare, zemra e katolicizmit shqiptar, truelli i shtetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Arb\u00ebrit, treva m\u00eb e nxeht\u00eb e Kanunit t\u00eb Maleve, shpaluar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit, tedeli i Shjenjtores N\u00ebn\u00eb Tereza dhe i aktorit t\u00eb madh Aleksand\u00ebr Moisiu, por edhe i sa e sa burrave dhe grave q\u00eb e kan\u00eb nderuar krahin\u00ebn dhe kombin dhe q\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb librat pwr Mirditwn tw Autorit Gjon Marku si, \u201cMirdita vend i kuvendeve Veteqeverisese\u201d \u201cNderfana\u201d , \u201cMirdita nw vizionin filatelik\u201d <em>ap monografit kushtuar \u201cPreng Pjeter Filopatit e Mark legisit , dy mesuesve te parw mirditas *laike) <\/em>. Nd\u00ebrsa vepra e Gjon Markut <strong>\u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d<\/strong> n\u00eb dy blej \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjetje e menduare origjinale n\u00eb gjinin\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirat shkruar e botuar p\u00ebr at\u00eb vat\u00ebr t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb shqiptarizmit.<\/p>\n<p>Edhe pse jo drejtazi, Gjon Marku me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij tipi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka vijuar pun\u00ebn e nisur nga t\u00eb tjer\u00eb, ka sjell\u00eb opinione, mendime e t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb e shohin Mirdit\u00ebn edhe nga jasht\u00eb, q\u00eb zdrisin edhe golle q\u00eb shk\u00ebrputhjer apo r\u00ebmimet e pararend\u00ebsve, qofshin edhe bashk\u00ebkohor\u00eb, nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mbi nj\u00ebqind autor\u00eb, akademik\u00eb, profesor\u00eb, studiues, misionar\u00eb e artist\u00eb, miq e dashamir\u00ebs \u00eb asaj krahin\u00eb fisnike, q\u00eb kan\u00eb shprehur gjykimet e vler\u00ebsimet e tyre p\u00ebr historin\u00eb, traditat dhe mend\u00ebsin\u00eb e mirditor\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm dhe t\u00eb sot\u00ebm. K\u00ebta mendtar\u00eb, vend\u00ebs, bashk\u00ebkombas e t\u00eb huaj t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjithandej, nuk ka q\u00ebn\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr autorin p\u00ebr t\u2019I vjel\u00eb, I \u00ebsht\u00eb dashur shum\u00eb koh\u00eb, po edhe mund e vlera financiare. Pori a ka vlejtur, sepse t\u00eb dh\u00ebnat e tyre vijn\u00eb dhe pasurojn\u00eb g\u00ebrrithjet e Hahnit, Hekardit, Durhamit, De Grandit, Ippenit, Nop\u00e7\u00ebs, Baldacit, Ivanov\u00ebs, Desnickaj\u00ebs, Peter Bartlit dhe kontributet e Prend Do\u00e7it, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, Ambroz Marlaskajt, Dod\u00eb Kolecit, Ndoc Nikajt, Prend Sulit, Nikoll\u00eb Kimz\u00ebs, Dhimit\u00ebr Shuteriqit, Kol\u00eb Shtjefnit, Gjergj Shabanit, Zef Harapit, Stavro Frash\u00ebrit e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj tube studimesh I jan\u00eb bashk\u00ebngjitur me pun\u00eb serioze edhe akademik\u00ebt Mark Tirta e Zef Mirdita si dhe Pal Do\u00e7i, Ndue Dedaj, Nikoll\u00eb Loka, Pal Nikolli, Preng Cubi, Xhemal Me\u00e7i. N\u00eb k\u00ebt\u00eb asmb\u00ebl b\u00ebn pjes\u00eb edhe Gjon Marku, I cili me vepr\u00ebn e tij madhor\u00eb <strong>\u201cAntanologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d<\/strong> dhe me monografit\u00eb kushtuar <em>Nd\u00ebrfan\u00ebs<\/em> s\u00eb tij t\u00eb dashur, po d\u00ebshmon atdhetari, to\u00e7itje shkencore, p\u00ebrkushtim t\u00eb ngul\u00ebt. Ky mirditor I mir\u00eb s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e tij, po I heqin dal\u00eb e dal\u00eb vellon tum\u00ebs Mirdit\u00eb dhe po I nxjerrin n\u00eb drit\u00eb vlerat e shum\u00ebdyershme t\u00eb saj.<\/p>\n<p>I uroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d, nj\u00eb thesar q\u00eb duhet zbuluar\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Prof. dr. Bardhosh Ga\u00e7e<\/strong><\/p>\n<p>Libri \u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d, p\u00ebrgatitur men\u00e7urisht dhe me nj\u00eb sens mjaft praktik nga Gjon Marku, mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga librat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloji, pasi n\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetohen dy arsyetime logjike p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin problem. <em>S\u00eb pari<\/em> \u00ebsht\u00eb lidhja e fort\u00eb dhe ndjeshm\u00ebria qytetar e autorit, i cili ka zgjedhur dhe ka p\u00ebrdorur nj\u00eb gjetje interesante p\u00ebr t\u00eb shkruar dhe folur p\u00ebr Mirdit\u00ebn dhe <em>s\u00eb dyti <\/em>\u00ebsht\u00eb kontributi qytetar, kulturor, njoh\u00ebs dhe vler\u00ebsues i mjaft personaliteteve t\u00eb dijes shkencore, kulturore, t\u00eb folklorit, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb besimit dhe t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Libri antologjik \u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebri gjer\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn, i cili p\u00ebr shkak t\u00eb kontributeve t\u00eb shumta t\u00eb opinioneve dhe t\u00eb mendimit p\u00ebr nj\u00eb trev\u00eb emblematike n\u00eb rrjedhat e hershme dhe t\u00eb vazhdueshme t\u00eb historis\u00eb, sjell informacion, mendim, njohje dhe vler\u00ebsim dhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera historike, kulturologjike, etnologjike, t\u00eb besimit, t\u00eb lidhjeve dhe faktor\u00ebve historik\u00eb t\u00eb vendit dhe n\u00eb kontekstet me fqinj\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb \u201ckomunikim\u201d, q\u00eb \u00e7do vendasi i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendin e tij, njer\u00ebzit, referencat historike dhe vijueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb udh\u00ebvazhdimi t\u00eb Mirdit\u00ebs n\u00eb rastin ton\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebndv\u00ebshtrimesh t\u00eb shumta, kultur\u00ebn, larmin\u00eb shkencore dhe interpretuese, n\u00eb nj\u00eb diapason t\u00eb gjer\u00eb brezash dhe niveleve t\u00eb dijes, autori i ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Gjon Marku ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb oqean informacioni dhe vler\u00ebsimesh, her\u00eb shkencore, her\u00eb kulturore, her\u00eb fetare, historike, dokesore dhe zakonore, etnopsikologjike dhe etnokulturore, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit kan\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb tipar interesant dhe hulumtues n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Libri antologjik \u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00ebmendim t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb pavar\u00ebsisht shum\u00ebsis\u00eb s\u00eb opinioneve, sjell\u00eb p\u00ebrmes intervistave t\u00eb personaliteteve t\u00eb dijes dhe t\u00eb shkenc\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjeografin\u00eb intelektuale shqip\u00ebtare, n\u00eb veri, jug, n\u00eb Kosov\u00eb apo gjetk\u00eb, ajo ka nj\u00eb qend\u00ebrsi, nj\u00eb \u201ck\u00ebrthiz\u00eb\u201d, njohjen, dijet dhe vler\u00ebsimin q\u00eb intervistuesit kan\u00eb p\u00ebr Mirdit\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, duke qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb sens enciklopedik dhe jo arkivor, libri n\u00eb fjal\u00eb ka p\u00ebrmbushur q\u00ebllimin e mir\u00eb t\u00eb autorit, i cili duke qen\u00eb mirditor\u00eb i thekur, p\u00ebr t\u2019i kontribuar nj\u00eb opinion t\u00eb sistemuar, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjer\u00ebsuar, n\u00eb t\u00eb dy v\u00ebllimet e librit n\u00eb fjal\u00eb sjellin mendimin e tyre mbi nj\u00ebqind njer\u00ebz t\u00eb dijes dhe t\u00eb kultur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk dyshohet aspak n\u00eb personalitetin e tyre apo akribin\u00eb shkencore.<\/p>\n<p>Libri ka nj\u00eb diapason preferencial dhe nj\u00eb kontekst t\u00eb gjer\u00eb, i cili lexohet si histori dhe si kultur\u00eb shpirt\u00ebrore, lexohet si nj\u00eb lib\u00ebr me ngjarje dhe si nj\u00eb lib\u00ebr besimi, nj\u00eb besimi n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb zakonisht ka interes lexuesi. Pa hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb receptim racional t\u00eb dy v\u00ebllimeve t\u00eb antologjis\u00eb s\u00eb mendimit intelektual dhe shkencor p\u00ebr Mirdit\u00ebn, nuk duhet harruar se libri lexohet mjaft mir\u00eb dhe arrin t\u00eb komunikoj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb shtresat e lexuesit, q\u00eb p\u00ebr mendimin tim p\u00ebrb\u00ebn gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb tij, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb gjer\u00eb, familjar, shkollaresk dhe shkencor hulumtues. P\u00ebrzgjedhja dhe krijimi i \u201cshtegut\u201d t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur q\u00ebllimin e tij autori, e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb antologji t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme nga nj\u00ebra an\u00eb dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm nga ana tjet\u00ebr. Duke qen\u00eb si e till\u00eb, dhe si e gjitha e ngritur mbi nj\u00eb lloj komunikimi t\u00eb zhdrejt\u00eb t\u00eb autorit me shum\u00eb \u2013 autor\u00ebt e tij, m\u00ebnyra p\u00ebr ta lexuar at\u00eb \u00ebsht\u00eb e shum\u00ebllojt\u00eb dhe e gjith\u00ebpranueshm\u00eb, nd\u00ebrsa leximi analitik i tij \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm t\u00eb propozohet.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb studim, interpretim, monografi, histori apo kontribut shkrimor dhe referencial Mirdita nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb m\u00eb gjer\u00ebsisht dhe m\u00eb e argumentuar si nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb hershme shqiptare, si udh\u00ebvazhduese e kultur\u00ebs s\u00eb saj, nj\u00eb krahin\u00eb interesante n\u00eb angazhimin komb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak dhe kontiunitet t\u00eb provuar tashm\u00eb, Mirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i shk\u00eblqyer, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ruajt\u00ebn mjaft mir\u00eb thelbi dhe racionaliteti mbijetues, t\u00eb cil\u00ebt mirditori dhe n\u00ebse p\u00ebr shkaqe historike ishte i shtrenguar t\u2019i humbiste shum\u00eb gjera, ai ka pasur nj\u00eb arkiv t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe mjaft rezistente p\u00ebr t\u00eb mos e humbur kolorin dhe thelbin e saj. Mirditori \u00ebsht\u00eb krijuar me nj\u00eb kompakt\u00ebsi shpirt\u00ebrore dhe psikologjike, me nj\u00eb qart\u00ebsi mendimi dhe inteligjence integrale p\u00ebr t\u00eb perceptuar t\u00eb ardhmen dhe zhvillimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mirditor\u00ebt kan\u00eb ditur \u00e7\u2019t\u00eb heqim dhe\u00a0 \u00e7\u2019t\u00eb ruajm\u00eb n\u00eb rrjetat e historis\u00eb dhe t\u00eb zhvilimeve kulturore dhe ato t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me pushtuesit, qofshin ato t\u00eb natyr\u00ebs ushtarake, qofshin ata t\u00eb pushtuesit n\u00eb kuptim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, para se t\u00eb flasim p\u00ebr shtresimet q\u00eb nj\u00eb lexues analitik, nj\u00eb student dhe hulumtues, t\u00eb cil\u00ebt arrijn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb k\u00ebto dy v\u00ebllime t\u00eb Antologjis\u00eb s\u00eb mendimit p\u00ebr Mirdit\u00ebn, p\u00ebrmes nj\u00eb koncepti gjith\u00ebkohor, mendoj se pasuria m\u00eb e madhe t\u00eb cil\u00ebn e v\u00eb n\u00eb dukje dhe p\u00ebrmend ky botim \u00ebsht\u00ebmirditori i hersh\u00ebm, mirditori q\u00eb krijoi nj\u00eb marrdh\u00ebnie t\u00eb paqt\u00eb dhe ekulibruese me besimin kristian t\u00eb hersh\u00ebm, mirditori q\u00eb arriti t\u00eb orientohet mjaft mir\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, n\u00eb mjedisin e tij dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shum\u00ebta q\u00eb jan\u00eb shfaqur dhe diktuar Mirdit\u00ebs. Pik\u00ebrisht, kjo ka qen\u00eb dhe ka mbetur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb nyje t\u00eb diversitetit kulturor fetar t\u00eb brendsh\u00ebm dhe m\u00eb gjer\u00eb, mirditori ka qen\u00eb dikur t\u2019i p\u00ebrshtatet koh\u00ebs dhe motit, e q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ka ditur t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb brezave trash\u00ebgimin\u00eb dhe aktualitetin jet\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb ardhur deri n\u00eb dit\u00ebt tona i ve\u00e7ant\u00eb dhe me identitetin e vet.<\/p>\n<p>Kjo qasje dhe ky evidentim \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb librin, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb opinionet dhe v\u00ebshtrimet shkencore-burimore, duke e njohur Mirdit\u00ebn si nj\u00eb burim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe par\u00ebsor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb identitetin e saj, i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nga tiparet bazike q\u00eb e karaktizojn\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb caktuar. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta kundruar edhe lidhjen e fort\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin q\u00eb autori Gjon Marku ka arritur t\u00eb ket\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb personalitetet q\u00eb u ka marr\u00eb mendime specifike p\u00ebr Mirdit\u00ebn, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme njohjeje specifike, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre, krahas njohjes kulturologjike q\u00eb ka n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb, kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhe burime historike mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb njohura dhe t\u00eb panjophura, por q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kjo e b\u00ebn librin e Gjon Markut nj\u00eb vep\u00ebr burimore p\u00ebr studimet ardhme etnokulturore mbi Mirdit\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, a ka arritur ta \u201czbuloj\u00eb\u201d autori Mirdit\u00ebn n\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e saj dhe pse ndryshe shum\u00eb vendeve t\u00eb tjera, trevave dhe krahinave t\u00eb tjera shqiptare, p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb folur dhe shkruar, kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb njohje t\u00eb gjer\u00ebsishme mbi nj\u00ebqind autor\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb dijes? Un\u00eb mendoj se jo. Nj\u00eb nga thesaret e pa\u00e7muara t\u00eb k\u00ebsaj krahine, e cila ka nj\u00eb specifik\u00eb t\u00eb pandryshueshme \u00ebsht\u00eb personaliteti dhe karakteri i mirditorit, i cili shfaqet n\u00eb nj\u00eb mori marr\u00ebdh\u00ebniesh dhe gjendjesh. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vijueshm\u00ebri t\u00eb dallueshme dhe lavd\u00ebruese p\u00ebr Mirdit\u00ebn \u00ebsht\u00eb vet\u00eb mirditori, i cili m\u00eb s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb krijuar brenda mjedisit dhe rrethanave t\u00eb tij. Teorit\u00eb e studimeve p\u00ebr raste t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb njohura dhe t\u00eb shumta n\u00eb bot\u00eb, por dhe nd\u00ebr m\u00eb interesantet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga tiparet m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs \u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d \u00ebsht\u00eb se ajo ngjan me nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimeve t\u00eb shumta q\u00eb ka n\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr krahin\u00ebn dhe p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebndv\u00ebshtrimeve. P\u00ebrzgjedhja e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb shkruar dhe kan\u00eb pasur d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb japin opinione, mendime, t\u00eb sjellin burime p\u00ebr Mirdit\u00ebn \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Gjon Marku ka pasur nj\u00eb q\u00ebllim fundamental, t\u00eb kuptuesh\u00ebm q\u00eb n\u00eb element\u00ebt m\u00eb t\u00eb thesht\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs, qoft\u00eb ajo titullore; ai ka k\u00ebrkuar t\u2019i shkoj\u00eb sa m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi, sa m\u00eb n\u00eb primitivitetin e hersh\u00ebm Mirdit\u00ebs, burime q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb sin \u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Autor\u00eb t\u00eb till\u00eb si : Dhimit\u00ebr Shuteriqi, At Zef Pllumi, Mark Krasniqi, Pal Do\u00e7i, Vili Kasmi, Mikel Prenushi, Mark Tirta, Muzafer Korkurti, Neritan Ceka, Moikom Zeqo, Gjerak Karaiskaj, P\u00ebllumb Xhufi, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb bagazh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shkencor\u00eb, arrijn\u00eb t\u2019i afrojn\u00eb qasjes p\u00ebr Mirdit\u00ebn nj\u00eb lloj komunikimi\u00a0 t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb\u00a0 reflektojn\u00eb pranin\u00eb e Mirdit\u00ebs q\u00eb nga antikiteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb diversituesh\u00ebm dhe t\u00eb zhvilluar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Shuteriqi shkruan p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb till\u00eb interesante: <em>\u00a0\u201c Nga dinastit\u00eb e arb\u00ebrit, m\u00ebsova se ishte nd\u00ebrtuar kisha e G\u00ebziqit. Mirdita k\u00ebshtu v\u00ebrtetohet mir\u00eb se, n\u00eb shekujt XII- XIII, b\u00ebmnte pjes\u00eb n\u00eb shtetin e par\u00eb shqiptar t\u00eb njohur si nj\u00eb krahin\u00eb nd\u00ebr m\u00eb q\u00ebndroret\u201d. <\/em>Nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim i till\u00eb p\u00ebrve\u00e7se sjell nj\u00eb njohje t\u00eb nevojshme p\u00ebr Mirdit\u00ebn si trev\u00eb, merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi po kaq t\u00eb nevojshme dhe p\u00ebr historin\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebr arsye t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb njohura q\u00eb ajo ka pasur jo vet\u00ebm me krahinat p\u00ebrreth, por edhe me dinastit\u00eb e huaja, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Mirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i njohur nga t\u00eb gjith\u00eb burimet historike dhe shkencore t\u00eb mendimit historik dhe social, q\u00eb ishte nj\u00eb nga trevat e cila ka ruajtur nj\u00eb identitet t\u00eb pandryshuar n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat dhe pik\u00ebpamjet. Si e till\u00eb, d\u00ebshmit\u00eb e identitetit, q\u00eb m\u00eb s\u00eb pari kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me besimin katolik, zbulohet n\u00eb nj\u00eb seri bashk\u00ebpunimesh dhe d\u00ebshmish q\u00eb sjellin personalitete t\u00eb tilla, t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb qoft\u00eb me histori, po ashtu edhe me element t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm racional t\u00eb identitetit.<\/p>\n<p>Identiteti i mirditor\u00ebve dhe i vet\u00eb Mirdit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb ser\u00eb element\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i rezistojm\u00eb koh\u00ebs, ve\u00e7mas pushtimit osman. T\u00eb mbeturit njer\u00ebz t\u00eb besimit katolik, nj\u00eb besim q\u00eb ngrihet mbi nj\u00eb struktur\u00eb komplekse shpirt\u00ebrore, parimesh, nnjohjesh dhe sjelljesh mbi familjen, filozofin\u00eb jet\u00ebsore, marr\u00ebdh\u00ebniesh, ritesh dhe zakonesh, mirditor\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rast unik dhe fatlume q\u00eb lidhet me identitetin e tyre. Ruajtja e besimit t\u00eb tyre katolik, p\u00ebrpara se t\u00eb konsiderohet nj\u00eb tipar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i q\u00ebndres\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimit t\u00eb \u00e7do tendence tjet\u00ebr p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb besimin e tyre, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me intelektin dhe dijen q\u00eb ky besim i ka ofruar mirditorit q\u00eb nga primitiviteti deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Duke mbetur nj\u00eb krahin\u00eb e till\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb liner d\u00ebshmohet edhe marr\u00ebdh\u00ebniet dhe raportet q\u00eb jo vet\u00ebm Mirdit\u00ebs apo trev\u00ebs veriore, por gjith\u00eb shqip\u00ebris\u00eb, i \u00ebsht\u00eb krijuar mund\u00ebsia e bashk\u00ebpunimit dhe komunikimit ve\u00e7mas me per\u00ebndimin, p\u00ebr t\u00eb cilin kemi pasur gjithmon\u00eb nevoj\u00eb. Opinionet dhe konsideratat e njer\u00ebzve t\u00eb tilla si: Mark Tirta, Mark Krasniqi, Kol\u00eb Jakova, Bik Ndoja, Zef Simoni, Aleksand\u00ebr Meksi, Zef Mirdita, Pjet\u00ebr Arbnori, Rrok Mirdita, Ahmet Osja, Fran Luli, Angelo Masafra, Anton B. Fistani, Mark Marku, Dom Gjergj Meta, Kolec Topalli, Edmond Tupja e t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sked\u00eb me pesh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb. Mjafton t\u00eb sjell\u00ebsh n\u00eb v\u00ebmendje opinionin e Rrok Mirdit\u00ebs, Nj\u00eb njoh\u00ebs i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb identitetit q\u00eb \u00ebst\u00eb i pranish\u00ebm p\u00ebrmes besimit fetar. Ai sh\u00ebnon: \u201c<em>Mirdita zgjodhi t\u00eb b\u00ebnte flin\u00eb e suksesit q\u00eb mund t\u00eb arrihej me an\u00eb t\u00eb kompromisit, dhe mirditasitt\u00eb ruanin vlerat e tyre shpirt\u00ebrore. Pramdaj mbijetuan. At, mendoj, nuk u mbyll\u00ebn n\u00eb k\u00ebshtjellat natyrore t\u00eb maleve t\u00eb mrekullueshme t\u00eb k\u00ebsaj zone p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb p\u00ebrball\u00eb rrezikut t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb karakterit t\u00eb tyre, sa q\u00ebndruan t\u00eb hapur por t\u00eb paepur n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e nj\u00eb shpirti kristian q\u00eb nuk dont\u00eb t\u00eb vdiste\u201d.<\/em> Mirdita ka ardhur q\u00eb nga lasht\u00ebsit\u00eb si e till\u00eb. Zbulimet arkeologjike n\u00eb Mirdit\u00eb, arkivat e hershme dhe t\u00eb vona, kronikat e koh\u00ebs, njoftimet nga koha e shtetit t\u00eb Arbrit, Dokumente t\u00eb Vatikanit, relacionet e shum\u00ebta t\u00eb m\u00ebvonshme, madje dhe t\u00eb koh\u00ebs osmane, kan\u00eb zbuluar se Mirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga trevat dhe krahinat e r\u00ebnd\u00ebsishme shqip\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb vijim\u00ebsi historike t\u00eb q\u00ebndrushme dhe pa shk\u00ebputje, pa hune dhe pa spastrime. N\u00eb vijimin e logjik\u00ebs lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb. Rrok Mirdita sjell nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim original dhe t\u00ebnevojsh\u00ebm p\u00ebr ta kup\u00ebtuar mir\u00eb k\u00ebt\u00eb vijim\u00ebsi. Ai thot\u00eb: \u201c<em>Do t\u00eb mund t\u00eb renditeshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh q\u00eb shpjegojn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndres\u00eb, si p\u00ebr shembull trim\u00ebria, bashkimi, shpirti i flijimit, dashuria p\u00ebr identitetin e tyre e shum\u00eb t\u00eb tjera dhe m\u00eb bind\u00ebse, por un\u00eb mendoj se nuk gabohem n\u00ebse v\u00eb theksin mbi nj\u00eb arsye q\u00eb m\u00eb duket shum\u00eb bind\u00ebse dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e pranis\u00eb s\u00eb murgjve benediktin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb. Murgjit benediktin\u00eb kan\u00eb brumosur gjith\u00eb kultur\u00ebn per\u00ebndimore pa dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb ata vet\u00eb\u201d.<\/em> Do t\u00eb ishte nj\u00eb sfid\u00eb e bukur dhe me shum\u00eb vend t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb studim i till\u00eb.<\/p>\n<p>Kultura, besimi, shpirti, intelekti, vendi q\u00eb mirditori ka z\u00ebn\u00eb n\u00eb historin\u00eb shooq\u00ebrore, si nj\u00eb profil i ve\u00e7ant\u00eb dhe i identifikuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kompleks. N\u00eb Mirdit\u00eb ka funksionuar mjaft mir\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb e njohur q\u00eb n\u00eb lasht\u00ebsi, ajo e shembullit t\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aspektet, q\u00eb nj\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrditshme njihen si der\u00eb e mir\u00eb, sht\u00ebpi e mir\u00eb, prij\u00ebs i mir\u00eb, burr\u00eb i men\u00e7ur, burr\u00eb trim, pasi n\u00eb historin\u00eb e hershme dhe t\u00eb von\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie e q\u00ebndrueshme ka funksionuar, ve\u00e7mas q\u00eb para funksionimit t\u00eb shtetit. Mirdita ka pasur sht\u00ebpi t\u00eb njohura, dyer t\u00eb m\u00ebdha, njer\u00ebz t\u00eb mendimit pozitiv dhe progresiv, t\u00eb cilat kan\u00eb arritur t\u00eb diktojn\u00eb tek mirditor\u00ebt dhe njer\u00ebzit e tjer\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb forc\u00eb, q\u00ebndres\u00eb dhe mbijetes\u00eb n\u00eb kushtet e v\u00ebshtira, drejt\u00ebsi dhe ekuilibra n\u00eb marr\u00ebveshjet mes mirditor\u00ebve n\u00eb situata t\u00eb tilla, duke diktuar dhe mb\u00ebshtetur reformat \u00eb nevojshme n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb mirditor\u00ebve dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kushte dhe rrethana bashk\u00ebpunuese, historia e Mirdit\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb shembull jasht\u00ebzakonisht i mir\u00eb i k\u00ebsaj p\u00ebrvoje q\u00eb nga hershm\u00ebria. Studiuesi i njohur Pal Do\u00e7i, duke e njohur mjaft mir\u00eb historin\u00eb e dyerve t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb personaliteteve t\u00eb Mirdit\u00ebs, si vendi i Kish\u00ebs s\u00eb njohur t\u00eb Rubikut, t\u00eb Mbishkrimit Epigrafik t\u00eb G\u00ebziqit (i cili \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrfan\u00ebs dhe n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb me Kish\u00ebn e Oroshii), vendi i Blinisht\u00ebve, i Kull\u00ebs s\u00eb Oroshit, vendi i Gjon Gazullit, i Leonardo De Martinos dhe shum\u00eb figurave emblematike, ai shkruan: <em>\u201cN\u00eb Mirdit\u00eb kan\u00eb lindur nj\u00eb varg burrash t\u00eb pen\u00ebs si: Don Koleci, gjuh\u00ebtar e leksikograf, Prend Suli etnolog, historian, Nikoll\u00eb Kimza, historian e ndonj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb panjohur ende, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur t\u00eb dijetari mirditor i njohur n\u00eb nivelet evropiane si Ambrozio Marleskaj\u201d<\/em>, i cili njofton nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, se p\u00ebr ta zbuluar Mirdit\u00ebn dhe mirditasit duhet koh\u00eb dhe gjurmim i shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb trev\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme historike dhe kulturologjike, mirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe original i kultur\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs, i kultur\u00ebs shpirt\u00ebrore, i marr\u00ebdh\u00ebnieve me t\u00eb kaluar\u00ebn si\u00e7 jan\u00eb mitet dhe etnopsikologjia, ligjet dhe rregullat q\u00eb rregullojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve dhe interesat e caktuara mes tyre. \u201cKushtetuta\u201d, e njohur q\u00eb her\u00ebt n\u00eb trevat katolike t\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb \u201cKanuni i Lek\u00eb Dukagjinit\u201d, ai ka vepruar dhe n\u00eb Mirdit\u00eb. Studiuesi i njohur Ismet Elezi e quan nj\u00eb element identiteti k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb. Madje ai shkon deri n\u00eb thelbin e kanunit, duke shquar brenda tij dhe n\u00eb indin e tij realitetin mirditas. Ai shkruan: <em>\u201c Faktet historike tregojn\u00eb se Kanuni u ngjiz kryesisht n\u00eb Mirdit\u00eb, si epiqendra e tij, dhe Gje\u00e7ovi aty e mblodhi dhe e kodifikoi Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit gjat\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbeu si frat n\u00eb Gomsiqe\u2026\u201d.<\/em> Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt interesant p\u00ebr t\u00eb shpjeguar nj\u00eb nga hulumtimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb fundament t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb nga pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka vendi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kanuni, nj\u00eb dokument, nj\u00eb \u201cKushtetut\u00eb\u201d brenda t\u00eb cil\u00ebs ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb historike e jet\u00ebsore t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ve\u00e7orit\u00eb q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb intervistat e dy v\u00ebllimeve \u00ebsht\u00eb, se pjesa m\u00eb e madhe e tyre merren me tiparet dhe karakteristikat e mirditorit, t\u00eb cilat kuptohen leht\u00ebsisht. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga burimet dhe referencat m\u00eb interesante, q\u00eb duhet lexuar dhe shquajtur me intelekt. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Mirditori ka tipare t\u00eb dallueshme, t\u00eb kuptueshme sapo ulesh dhe komunikon me t\u00eb, sapo e sheh dhe shtrohesh n\u00eb debat. T\u00eb zgjuar, elegant, t\u00eb prire ndaj arsyetimeve analitike, krenar\u00eb dhe t\u00eb formuar mjaft mir\u00eb si katolik. Thjesht\u00ebsisht kjo ka t\u00eb n\u00ebj\u00eb me rrug\u00ebtimin historik t\u00eb tyre, identiteti i mjedisit dhe psikologjis\u00eb dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmje kultura shpirt\u00ebrore e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shtresimet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb identitetit dhe pranis\u00eb s\u00eb Mirdit\u00ebs dhe mirditorit \u00ebsht\u00eb pasuria shpirt\u00ebrore, aft\u00ebsia dhe natyra krijuese e tyre. Etnolog\u00ebt, kulturolog\u00ebt, studiuesit e psikologjis\u00eb dhe t\u00ebfushave t\u00eb tjera t\u00eb dijes, madje dhe klerik\u00ebt, gjejn\u00eb n\u00eb Mirdit\u00eb dhe njer\u00ebzit e saj nj\u00eb thesar t\u00eb madh autentik kulturor dhe shpirt\u00ebror. Kjo lidhet me shum\u00eb arsyetime dhe nga praktika jet\u00ebsore. Studiuesi i njohur akademik Mark Krasniqi shkruan: <em>\u201c\u2026n\u00eb Mirdit\u00eb studiuesi i dokeve dhe zakoneve, i veshjeve popullore, i let\u00ebrsis\u00eb gojore, i arkitektur\u00ebs folklorike dhe i shum\u00eb dukurive t\u00eb tjera etnografikem gjen nj\u00eb burim t\u00eb pashtersh\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn e tij\u201d<\/em>. Nd\u00ebrsa studiuesi tjet\u00ebr Jup Kastrati shkruan: \u201cMirdit\u00ebn e kam njohur p\u00ebrmes dokumentash t\u00eb shumta q\u00eb kam kaluar n\u00ebp\u00ebr duar p\u00ebr 60 vjet. Mirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb minier\u00eb thesaresh n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb horizont kulturor, shkencor dhe komb\u00ebtar, me t\u00eb drejt\u00eb akademiku Rexhep Qosja ndri\u00e7on n\u00eb mendimin e tin edhe mjaft meteor intelektual\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb shprehen mbi Miridt\u00ebn si: Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Abat Do\u00e7i, Pjet\u00ebr Zarishi, Filip Shiroko, Luigj Gurakuqi, Ndue Byty\u00e7i e gjer te Gjon Buzuku, t\u00eb cil\u00ebt ngrihen si monumente t\u00eb rralla n\u00eb qiellin e etnokultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sjellin dhe burimet q\u00eb konfirmojn\u00eb studiues dhe intelektual\u00eb t\u00eb till\u00eb si: Vili Kamsi, Kol\u00eb Jakova, Ismail Kadare, Andromaqi Gjergji, Tinka Kurti, Shefqet Hoxha, Jorgo Bul, Dorian Nini, Frrok \u00c7upi, ZXhani Ciko, Angelo Masafra, Agim Faja, Gjovalin Shkurtaj, Agron Xhagolli dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, p\u00ebrmes nj\u00eb vepre voluminoze dy v\u00ebllimshe, mirdita ka nj\u00eb pamje t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb larmishme dhe t\u00eb besueshme. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb opinion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, Gjon Marku dhe bashk\u00ebbiseduesit e tij na kan\u00eb ofruar nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme burimesh dhe referencash p\u00ebr ta studiuar dhe p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar m\u00eb thell\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe shpirtin mirditor. Vepra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur\u00eb i \u00e7muar, i shtruar n\u00eb murin e fort\u00eb t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs historike dhe kulturore t\u00eb Mirdit\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Vlor\u00eb \u2013 Tiran\u00eb, prill 2018<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof Dr Shefqet\u00a0 Hoxha \u201cAntologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn\u201d Njw gjetje e mencur dhe origjinale nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirat \u00a0te shkruar e botuar ndonjehere per Mirditen Para 24 vjet\u00ebsh, n\u00eb prill 1994, n\u00eb nj\u00eb tubim p\u00ebrkujtimor kushtuar t\u00eb shum\u00ebvler\u00ebtit, abatit Preng Do\u00e7i, pata th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00eb l\u00ebmin e traditave historiko \u2013 kulturore Mirdita&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7287,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7286","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7286"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7286\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7288,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7286\/revisions\/7288"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}