{"id":7284,"date":"2018-05-08T20:26:07","date_gmt":"2018-05-08T20:26:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7284"},"modified":"2018-05-08T20:30:52","modified_gmt":"2018-05-08T20:30:52","slug":"liri-belishova-dhe-katarsisi-i-diktatures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7284","title":{"rendered":"LIRI BELISHOVA DHE KATARSISI I DIKTATUR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7282\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/Dedaj-Ndue-300x226-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk ishte e rastit q\u00eb mediat i kushtuan v\u00ebmendje ikjes s\u00eb Liri Belishov\u00ebs, po se ajo la pas nj\u00eb profil njer\u00ebzor t\u00eb admiruesh\u00ebm dhe nj\u00eb mesazh t\u00eb munguar, ndjes\u00ebn politike. Ne i m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkolla t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb falje<!--more--> nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr gjera t\u00eb vogla, p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb pamenduar, p\u00ebr bullizmin e shfaqur nga ana e tyre, si dhunim i tjetrit. Iu k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb rriturve t\u00eb falin gjaqet dhe mir\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Por as nuk ka ndodhur e as do t\u00eb ndodh\u00eb dhe p\u00ebr do koh\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje politika, pushteti p\u00ebr mbrap\u00ebshtit\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb e b\u00ebn mbi k\u00ebt\u00eb popull. Aq m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebn diktatura, e cila p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb piramid\u00ebn partiake dhe shtet\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb sa her\u00eb se vet\u00ebm Liri Belishova k\u00ebrkoi ndjes\u00eb p\u00ebr diktatur\u00ebn e djeshme dhe askush tjet\u00ebr. E para gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb thuhet pas k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb se me nj\u00eb lule nuk vjen pranvera dhe e dyta, k\u00ebrkon falje ajo q\u00eb duhet t\u2019i k\u00ebrkonin falje p\u00ebr goditjen jo vet\u00ebm politike q\u00eb i b\u00ebri ai regjim, \u201cshok\u00ebt\u201d dhe \u201cshoqet\u201d e saj t\u00eb Byros\u00eb Politike. Duke i ikur Liris\u00eb si individ, ia vlen t\u00eb trajtohet sjellja shqiptare e pasdiktatur\u00ebs, duke filluar nga njer\u00ebzit e ish-nomeklatur\u00ebs s\u00eb djeshme e t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konteks, bie n\u00eb sy se \u201cgjyshet\u201d e diktatur\u00ebs, Nexhmije Hoxha dhe Vito Kapo, nuk i heqin asnj\u00eb presje asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00ebn pushtetin e bashk\u00ebshort\u00ebve dhe t\u00eb atyre vet\u00eb. P\u00ebr to, si\u00e7 e kan\u00eb treguar intervistat e dh\u00ebna, Liri Belishova ishte nj\u00eb revizioniste e lidhur me sovjetik\u00ebt, q\u00eb deshi t\u2019i b\u00ebnte keq Enverit, Hysniut etj. Asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb ndaj saj, qoft\u00eb dhe kortezie, l\u00eb pastaj ndjese, pa\u00e7ka se ajo kishte qen\u00eb shoqe e tyre e shkoll\u00ebs n\u00eb Institutin Fem\u00ebror \u201cNana Mbretnesh\u00eb\u201d, antifashiste dhe pjes\u00ebmarr\u00ebse e LAN\u00c7 si ato, me postin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb kishte arritur deri at\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb grua n\u00eb Shqip\u00ebri etj. Qoft\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kapitull t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre mund t\u00eb thuhej di\u00e7ka vler\u00ebsuese rreth figur\u00ebs s\u00eb saj. E ndershme do t\u00eb ishte t\u00eb thuhej dhe m\u00eb shum\u00eb, se ajo m\u00eb pas qe nj\u00eb grua q\u00eb nuk u p\u00ebrkul p\u00ebrball\u00eb dikatur\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb u d\u00ebnua e p\u00ebrsekutua politikisht, me nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb familjare, si\u00e7 ishte s\u00ebmundja e r\u00ebnd\u00eb dhe humbja e s\u00eb bij\u00ebs, Drita \u00c7omos etj. Historia e Partis\u00eb q\u00eb m\u00ebsohej n\u00eb shkolla ishte e mbushur me faqe t\u00eb t\u00ebra rreth qendrimeve t\u00eb saj antiparti, a thua se ajo kishte qen\u00eb nj\u00eb hijen\u00eb q\u00eb kishte dashur t\u00eb shkat\u00ebrronte at\u00eb q\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrtoi me idealiz\u00ebm q\u00eb nga koha e Luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky qendrim \u201csektar\u201d n\u00eb demokraci ndaj Liris\u00eb, t\u00eb ngjash\u00ebmve t\u00eb saj dhe vet\u00eb sistemit komunist t\u00eb d\u00ebshtuar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb i disa \u201cgjysheve\u201d apo \u201cgjysh\u00ebrve\u201d t\u00eb diktatur\u00ebs, por vija ku ndahen dhe sot dy kampet: mbrojt\u00ebsit e duksh\u00ebm e t\u00eb paduksh\u00ebm t\u00eb ish-regjimit komunist me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre, ndon\u00ebse jo n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje si ajo e djeshmja, me arm\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb shpjegohet fakti q\u00eb prej vitesh si pa e kuptuar \u201csabotohet\u201d rikthimi n\u00eb identitet i ish-burgut politik t\u00eb Spa\u00e7it, p\u00ebr t\u00eb cilin seriozisht duket se jan\u00eb t\u00eb interesuara vet\u00ebm disa shoqata jo-komuniste dhe organizma t\u00eb huaja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kundraj\u00eb analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm e kan\u00eb par\u00eb dhe \u201crezistenc\u00ebn\u201d e disave p\u00ebr t\u00eb mos e rind\u00ebrtuar si muze kampin e t\u00eb internuarve n\u00eb Tepelen\u00eb. Mir\u00ebpo a ka logjik\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur, diktatura gjysm\u00ebshekullore t\u00eb mos d\u00ebshmohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes \u201cmonumenteve\u201d t\u00eb saj t\u00eb krimit? Po sjellim s\u00ebrish n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb lexuesit nj\u00eb shembull t\u00eb b\u00ebr\u00eb aq mediatik koh\u00ebt e fundit, at\u00eb t\u00eb dy grave nga Selita e Mirdit\u00ebs, Gjel\u00eb dhe Mrik\u00eb Gjikolaj, q\u00eb nga anonime befas u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, p\u00ebr faktin se pas 55 vitesh kishin shkuar n\u00eb ish-kampin e Tepelen\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvarrosur dy vajzat e tyre t\u00eb vogla vdekur n\u00eb internim. Mjafton rasti i atyre dy vog\u00ebluesheve q\u00eb ai kamp t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare, ani se sot nuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb, pos vizatimeve mjesht\u00ebrore t\u00eb piktorit dhe poetit Lek\u00eb P\u00ebrvizi, q\u00eb e kishte p\u00ebrjetuar vet\u00eb n\u00eb rini tmerrin e atij vendinternimi, ku ishin mbledhur t\u00eb gjith\u00eb ish-krer\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb parakomuniste, Gjomarkajt, Mirakajt, P\u00ebrviz\u00ebt etj. Ato dy gra t\u00eb moshuara jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se d\u00ebshmi e vet\u00ebvetes dhe historive t\u00eb tyre personale. Ato qen\u00eb t\u00eb salvuarat e nj\u00eb fisi t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrskutuar n\u00eb Selit\u00eb, Gjikolajve, q\u00eb ishin dhe krer\u00ebt e bajrakut, internuar n\u00eb Tepelen\u00eb ngaq\u00eb burrat e tyre kishin dal\u00eb kund\u00ebr regjimit dhe ishin n\u00eb mal n\u00eb arrati. M\u00eb tej, ato jan\u00eb vet\u00ebm dy nga mij\u00ebra gra shqiptare gjithashtu t\u00eb nd\u00ebshkuara politikisht, me f\u00ebmij\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr e motra, kunet\u00ebr e kunata, vjeh\u00ebrr\u00ed etj. Nuk ishin t\u00eb d\u00ebgjuara si Liri Belishova, ishin gra pa ndonj\u00eb lidhje me politik\u00ebn dhe nuk kishte kurr\u00ebfar\u00eb arsyeje q\u00eb ato t\u2019i p\u00ebrlante rrebeshi i diktatur\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, m\u00eb e pakta, a nuk e kan\u00eb merituar nj\u00eb \u201cm\u00eb fal\u201d nga njer\u00ebzit e ish-kupol\u00ebs komuniste? Na ka q\u00eblluar t\u00eb flasim me t\u00eb huaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe ata nuk e kuptojn\u00eb se si mund t\u00eb rrojn\u00eb n\u00eb \u201charmoni\u201d t\u00eb p\u00ebrsekutuar e p\u00ebrsekutor\u00eb, pa u b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi ligjore (e jo shpagim) p\u00ebr \u00e7ka q\u00eb ka ndodhur n\u00eb komuniz\u00ebm. P\u00ebrkundrazi, sa her\u00eb bie fjala p\u00ebr diktatur\u00ebn, p\u00ebrsekutimin e pashembullt, me shifra dhe fakte t\u00eb panum\u00ebrta, ngrihen z\u00ebrat mbrojt\u00ebs q\u00eb si kund\u00ebrpesh\u00eb rreshtojn\u00eb arritjet e vendit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, duke na quajtur t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm n\u00ebse nuk do p\u00ebrmendim dhe pun\u00ebt e mira q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb at\u00eb p\u00ebriudh\u00eb historike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Doemos, do t\u00eb sh\u00ebnohen si arritje t\u00eb popullit \u201cvullnetar\u201d apo t\u00eb pakpaguar, po dhe t\u00eb qeverisjes s\u00eb koh\u00ebs, nj\u00eb varg veprash bonifikuese, industriale, energjetike, hekurudhore, sh\u00ebndet\u00ebsore, arsimore, universitare, akademike etj., por k\u00ebto nuk mund t\u00eb mbulojn\u00eb frik\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe t\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb njeriut n\u00ebn at\u00eb regjim, depersonalizimin e tij nga shteti dhe \u201coktapodi\u201d shum\u00ebk\u00ebmb\u00ebsh i dhun\u00ebs, ndjekjen dhe p\u00ebrndjekjen e intelektual\u00ebve q\u00eb ishin diplomuar n\u00eb Per\u00ebndim e t\u00eb tjer\u00eb, duke ngritur n\u00eb pedestal \u201cnjeriun e ri\u201d, q\u00eb nuk ishte tjet\u00ebr, ve\u00e7se nj\u00eb robot i Partis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa anti-intelektuale ishte udh\u00ebheqja politike e asaj kohe, mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh p\u00ebrqindjen e pranimeve dhe antar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb, q\u00eb p\u00ebr intelektual\u00ebt n\u00eb baz\u00eb dhe n\u00eb institucione ishte as 1 p\u00ebrqind?! Vet\u00ebm n\u00eb ushtri ishin an\u00ebtar\u00eb Partie nga kapter\u00ebt e thjesht\u00eb t\u00eb magazinave te oficer\u00ebt madhor\u00eb, t\u00eb graduar politikisht e t\u00eb zhgraduar ushtarakisht.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb ka ndodhur gjith\u00eb k\u00ebto vite? Ka folur vet\u00ebm Liri Belishova, Rrahman Parllaku apo Bedri Spahiu e rrall\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr, si me th\u00ebn\u00eb t\u00eb goditurit e atij regjimi, por kan\u00eb ikur n\u00eb at\u00eb jet\u00eb pa publikuar asnj\u00eb rresht an\u00ebtar\u00ebt e KQ dhe t\u00eb Byros\u00eb Politike, sekretar\u00ebt e par\u00eb e funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb mbushur vitrinat plot me kujtime t\u00eb drejtuesve t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve ekonomike, kooperativave bujq\u00ebsore, oficer\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb rangjeve t\u00eb ul\u00ebta, q\u00eb p\u00ebr vet\u00eb pozicionet e tyre inferiore n\u00eb administrat\u00ebn e shtetit nuk mund t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb asgj\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr dikatur\u00ebn. K\u00ebshtu \u201cgjysh\u00ebrit\u201d e diktatur\u00ebs e kan\u00eb marr\u00eb at\u00eb me vete, me iden\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohet sa m\u00eb shum\u00eb nga biografia e tyre. Ata nuk iu b\u00ebn\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite asnj\u00eb \u201cl\u00ebshim\u201d nacionalist\u00ebve atdhetar\u00eb, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u2019iu \u201cjepnin\u201d hakun, dometh\u00ebn\u00eb t\u2019ua njihnin meritat q\u00eb pat\u00ebn dhe ata n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesit fashist. A thua se e v\u00ebrteta do t\u00eb varrosej bashk\u00eb me betimin e tyre p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebshuar pe nga vija marksiste-leniniste e regjimit.<\/p>\n<p>Por historia nuk mund t\u00eb mbulohet. Nuk e b\u00ebri dot k\u00ebt\u00eb as regjimi paraardh\u00ebs i Zogut, gjithashtu i ngarkuar m\u00eb barr\u00ebn e disa vrasjeve politike t\u00eb bujshme, gjer varjen n\u00eb litar n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb ndonj\u00eb prifti si Dom Gjon Gazulli, ish-deputet. Askush nuk k\u00ebrkoi falje as p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebma, as trash\u00ebgimtari i Mbretit, Leka I, as ministrat e Oborrit, as funksionar\u00eb e politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbret\u00ebror\u00eb. Shqiptar\u00ebve nuk u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar falje as p\u00ebr plot tragjedi q\u00eb u jan\u00eb shkaktuar atyre nga politika dhe qeverisjet kinse demokratike t\u00eb pas 90-s, q\u00eb nga \u201c2 prilli\u201d, trazirat e 97-s e 98-s, \u201cOtranto\u201d, \u201c21 janari\u201d, \u201cG\u00ebrdeci\u201d etj., pa folur p\u00ebr abuzimet sistematike me pushtetin, si blerja e vot\u00ebs, korrupsioni shkat\u00ebrrues, nd\u00ebrtimet e paligjshme, zaptimi i tokave e trojeve, degradimi mjedisor, kanabizimi etj. Duam apo nuk duam, kemi nj\u00eb problem t\u00eb madh politiko-moral t\u00eb pakallur, q\u00eb dhe pse kulmon me diktatur\u00ebn, shtrihet p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb shekulli, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00ebse nuk u trajtua asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ligjore, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos mungonte ana njer\u00ebzore. Por jo, faljen ne vazhdojm\u00eb ta kultivojm\u00eb ve\u00e7 te f\u00ebmij\u00ebt, a thua se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr ta e jo dhe p\u00ebr t\u00eb rriturit, duke harruar se f\u00ebmij\u00ebt na shohin si sillemi e jo se \u00e7far\u00eb iu themi\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Nuk ishte e rastit q\u00eb mediat i kushtuan v\u00ebmendje ikjes s\u00eb Liri Belishov\u00ebs, po se ajo la pas nj\u00eb profil njer\u00ebzor t\u00eb admiruesh\u00ebm dhe nj\u00eb mesazh t\u00eb munguar, ndjes\u00ebn politike. Ne i m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkolla t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb falje<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-7284","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7284"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7285,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7284\/revisions\/7285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}