{"id":7253,"date":"2018-03-31T13:22:26","date_gmt":"2018-03-31T13:22:26","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7253"},"modified":"2018-03-31T13:22:26","modified_gmt":"2018-03-31T13:22:26","slug":"hisja-e-diellit-ne-penen-rrefyese-te-ilir-shaqirit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7253","title":{"rendered":"Hisja e Diellit n\u00eb pen\u00ebn rr\u00ebfyese t\u00eb Ilir Shaqirit\u2026."},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ilir-shaqiri2.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7255\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ilir-shaqiri2.png\" alt=\"\" width=\"291\" height=\"173\" \/><\/a>Essse analiz\u00eb rreth romanit \u201cLemza e Dheut\u201d, i autorit, k\u00ebng\u00ebtarit dhe kantautorit t\u00eb <\/strong><\/p>\n<p><strong>njohur kosovar, Ilir Shaqiri\u2026\/<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkruar nga Raimonda MOISIU\/<\/strong><\/p>\n<p>\u201cOscar Wilde ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb shkruarit \u00ebsht\u00eb 10% dhunti, aft\u00ebsi apo talent dhe 90% disiplin\u00eb.\u201d\/<!--more--><\/p>\n<p>Pasioni p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe t\u00eb shkruarit\u00a0 let\u00ebrsi \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb e fort\u00eb e brendshme q\u00eb ka nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb madh, q\u00eb vjen e rritet p\u00ebrdit\u00eb, -at\u00eb\u00a0 t\u00eb konsideruarit zanat! Sepse nj\u00eb shkrimtar nuk \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga poeti apo kantautori, deri te edhe njeriu i thjesht\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb murator apo shofer autobusi. Secili prej tyre\u00a0 vepron me disiplin\u00eb.\u00a0 Pra edhe shkrimtarit, nj\u00ebsoj si pun\u00eb e atyre q\u00eb p\u00ebrmenda pak m\u00eb lart, -i duhet disiplin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e leht\u00eb. K\u00ebrkon vetmi, p\u00ebrkushtim dhe i izoluar, larg shoq\u00ebris\u00eb. Do kurajo, guxim dhe vullnet t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb. N\u00eb kuptimin se; shkrimtari gjat\u00eb procesit t\u00eb t\u00eb shkruarit nuk \u00ebsht\u00eb vetvetja, por \u00ebsht\u00eb dikush tjet\u00ebr. Shkrimtari b\u00ebn lexuesin t\u00eb kridhet brenda dhe t\u00eb rreket\u00a0 nga zhvillimi i ngjarjeve dhe heronjt\u00eb e vepr\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e lexuesit, i cili\u00a0 hyn thell\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin dhe sjelljen e personazheve.<\/p>\n<p><em><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Moisiu.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7256\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Moisiu.png\" alt=\"\" width=\"144\" height=\"160\" \/><\/a>Raimonda Moisiu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u201cLemza e dheut\u201d titullohet romani i botuar\u00a0 s\u00eb fundmi dhe i vler\u00ebsuar ndjesh\u00ebm dhe\u00a0 profesionalisht nga kritika ideo-artistike -historike e koh\u00ebs, dal\u00eb nga Biblioteka Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs, \u201cPjet\u00ebr Bogdani\u201d, 2016-\u00eb.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr midis let\u00ebrsis\u00eb e publicistik\u00ebs n\u00eb zhanrin e\u00a0 let\u00ebrsis\u00eb historike dokumentare, shkruar e shprehur me ndjeshm\u00ebri e inteligjenc\u00eb,\u00a0 nga Artistit i Shquar, kantautori kosovar, shkrimtari Ilir Shaqiri.\u00a0 Romani \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb n\u00eb disa etapa. E par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin q\u00eb sapo lexon titullin e vepr\u00ebs, ajo t\u00eb ngjall kurreshtjen p\u00ebr dometh\u00ebnien shpirt\u00ebrore, \u2013 \u201clemza\u201d si simbolika e kujtes\u00ebs dhe tingulli q\u00eb del nga paqja shpirt\u00ebrore. Q\u00eb n\u00eb faqet e para t\u00eb romanit,\u00a0 autori Shaqiri ka krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksploruar rr\u00ebfimin e tij, dhe po k\u00ebshtu do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb deri n\u00eb faqen e fundit, i pakapsh\u00ebm me nuancimet e lidhjet e panumurta psiko-emocionale mes personazheve kryesor\u00eb dhe plot t\u00eb tjer\u00ebve, real\u00eb, origjinal\u00eb dhe imagjinar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e vepr\u00ebs me t\u00ebr\u00eb gjall\u00ebrin\u00eb dramat dhe kontrastet shoq\u00ebrore, kuptimin ideor dhe realizimin ideo-artstik -letrar shpaloset me p\u00ebrfytyrime t\u00eb gjalla q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura me detaje t\u00eb gjetura. Tematika e problemeve, ngjarjeve dhe personazheve cfaqen n\u00eb t\u00eb nga forca p\u00ebrrgjith\u00ebsuese narrative, q\u00eb autori ka marr\u00eb fal\u00eb inspirimit jet\u00ebsor e njer\u00ebzor, p\u00ebr ta rr\u00ebfyer n\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse fabula e romanit \u00ebsht\u00eb bind\u00ebse dhe ngjarjet rishfaqen her\u00eb-pas-here, autori Shaqiri nuk e p\u00ebrs\u00ebrit veten, ose m\u00eb sakt\u00eb; autori vazhdimisht flet\u00eb mbas flete, e tejkalon pritjen dhe shpres\u00ebn e lexuesit n\u00ebp\u00ebrmjet\u00a0 larmis\u00eb dhe imagjinat\u00ebs s\u00eb pasur t\u00eb konceptit p\u00ebr DHEUN (kupto-Kombin) dhe c\u00ebshtjes s\u00eb pazgjidhur shqiptare n\u00eb Ballkan. Q\u00eb n\u00eb faqet e para teksa i lexon ato, autori Shaqiri t\u00eb p\u00ebrfshin natyrsh\u00ebm n\u00eb atmosfer\u00ebn e post-luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe\u00a0 p\u00ebrpjekjet e djal\u00ebris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs kosovare p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtetin n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik e t\u00eb pavarur. Stili i\u00a0 t\u00eb shkruarit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrqasjen e ngjarjeve, p\u00ebrjetimin dhe p\u00ebrvojat jet\u00ebsore, duke qen\u00eb se romani \u00ebsht\u00eb shkruar nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb personazhi, q\u00eb n\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb vet\u00eb autori. Bisedat jan\u00eb tejet interesante, t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga personazhet e tjer\u00eb real\u00eb dhe ata t\u00eb krijuar prej autorit, duke i rreshtuar n\u00eb krah t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, dhe p\u00ebrmes tyre, autori mban nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe kurr\u00eb n\u00eb rritje i m\u00ebrzitsh\u00ebm. \u00a0Personazhet e romanit jan\u00eb njer\u00ebs historik\u00eb, por mes tyre ka edhe njer\u00ebs t\u00eb zakon\u00ebsh\u00ebm t\u00eb thjesht\u00eb, jet\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebhen t\u00eb ngat\u00ebrruara n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Ai fillon ngadal\u00eb\u00a0 duke absorbuar t\u00eb gjitha karakteret dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar c\u00ebshtjet personale, social-ekonomike kulturore e historike q\u00eb prekin t\u00eb gjith\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb cdo gj\u00eb q\u00eb ndodh me t\u00eb,\u00a0 t\u00eb prek\u00ebshme, m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt e m\u00eb t\u00eb besueshme. E gjith\u00eb kjo m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebfyese zhbirohet n\u00eb\u00a0 kontaktin e mistikes, mitikes, psikikes dhe magjis\u00eb n\u00eb histori dhe jet\u00ebn sociale. Jan\u00eb ngjarje\u00a0 unike dhe shpirt\u00ebrore, q\u00eb duket pothuajse e zakon\u00ebshme p\u00ebr ata me t\u00eb dhe prekjen e gjakut am\u00ebtar shqiptar. Autori Shaqiri n\u00eb cdo etap\u00eb t\u00eb romanit\u00a0 p\u00ebrshkruan\u00a0 histori e personazhe origjinal\u00eb e real\u00eb, trondit\u00ebs dhe t\u00eb denj\u00eb, njer\u00ebs t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr autori p\u00ebrshkruan edhe personazhe provokues e rr\u00ebnqeth\u00ebs ndaj realitetit social-ekonomik-politik, ku \u201cluksi\u201d i t\u00eb q\u00ebnit \u201cme pushtet\u201d\u00a0 shoq\u00ebrohet me pompozitetin e k\u00ebtyre \u201cnjerezve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d, bisedat e fjalimet e tyre n\u00ebn mantelin gri, ironik e sarkastik, komik plot dredha e finte, dhe\u00a0 fati i Kosov\u00ebs cfaqet n\u00eb pokerin e\u00a0 modernitetit ballkanik, luft\u00ebs p\u00ebr pushtet, frik\u00eb dhe izolim, vler\u00ebs e antivler\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u201cLajme t\u00eb zakon\u00ebshme, p\u00ebr kryeministrin, p\u00ebr kryekuvendarin, p\u00ebr kuvendin, nga i cili po d\u00ebgjojm\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk duhet d\u00ebgjuar kurr\u00eb nga goj\u00ebt e kuvendar\u00ebve; plot urrejtje, gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, pak t\u00eb v\u00ebrteta e shum\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, p\u00ebr b\u00ebmat e tyre t\u00eb m\u00ebhershme e t\u00eb tashme\u201d.\u00a0<\/strong>N\u00eb roman autori me fines\u00eb e inteligjenc\u00eb, p\u00ebrshkruan politikan\u00eb hipokrit\u00eb q\u00eb e mb\u00ebshtesin rrug\u00ebn e tyre n\u00eb g\u00ebnjeshtra dhe korrupsionin pasiv, njer\u00ebs q\u00eb futen n\u00eb rrjedh\u00ebn e ligjit t\u00eb konkurenc\u00ebs, mitoman\u00eb e grafoman\u00eb, mediok\u00ebr dhe rrushfetxhinj, p\u00ebr pasuri e lavdi t\u00eb rrem\u00eb, p\u00ebr pazarll\u00ebqe postesh n\u00eb bashki, qeveri e institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe kudo\u00a0 p\u00ebrtej k\u00ebtij dekori pesimist e optimist, grotesk e d\u00ebsh\u00ebp\u00ebrues, vepron n\u00eb heshtje -forca e paras\u00eb dhe interesi, jetes\u00ebn e mbijetes\u00ebn, -bashk\u00ebudh\u00ebtar\u00eb t\u00eb ngjarjeve e situatave t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb pash\u00ebrueshme ndaj ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb\u00a0 shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb bot\u00eb, Kosov\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk mund t\u2019i shmangim se jan\u00eb thjesht pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Autorit i dhembin fort k\u00ebto plag\u00eb e gjymtime t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb brisht\u00eb kosovare, ai ngre z\u00ebrin ndaj tyre, guxon dhe nuk ngurron t\u00eb drejtoj\u00eb gishtin ndaj institucioneve shtet\u00ebrore dhe korrupsionin q\u00eb ka kapur ato.<\/p>\n<p><strong>\u201cLajmi i par\u00eb\u00a0 filloi me fjal\u00ebt; edhe vipave u rr\u00ebnohet sht\u00ebpia\u2026.duke p\u00ebrmendur emrin tim dhe t\u00eb birit tim kompozitor, sikur ne t\u00eb mos kishim t\u00eb drejt\u00eb\u00a0 t\u00eb nd\u00ebrtonim e t\u00eb jetonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebnqiell.\u201d\u00a0<\/strong>Denoncues jo vet\u00ebm kund\u00ebr veseve, dob\u00ebsive e plag\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb;\u00a0<strong>\u201cPaska qen\u00eb i dehur ky rr\u00ebnuesi i kryeqytetit, at\u00eb mbr\u00ebmje kur t\u00eb dha lej\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim\u2026.edhe sonte i dehur m\u00eb duket, dehur po flet\u2026\/-I dehur nga mendja e zem\u00ebrprisht\u00ebsia.\/-Mos m\u00eb thuaj se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim, nuk din\u00eb gj\u00eb kryetari i Prishtin\u00ebs dhe kryeministri i Kosov\u00ebs?\/-Pa dijenin\u00eb e tyre, asgj\u00eb nuk b\u00ebhet n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d,<\/strong>-por autori Shaqiri kritikon rrept\u00eb diku m\u00eb thell\u00eb: ndaj institucioneve shtet\u00ebrore dhe atyre q\u00eb i kan\u00eb dal\u00eb p\u00ebr zot Kosov\u00ebs;\u00a0<strong>\u201cInjoranca \u00ebsht\u00eb origjina e gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave\u201d( Sokrati). Qytetar\u00ebt e kryeqytetit n\u00ebn thundr\u00ebn e hyqymetit, tash p\u00ebr tash mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrtypjen e dhembjes me dh\u00ebmb\u00eb. T\u00eb udh\u00ebzoj\u00eb e t\u00eb duroj\u00eb \u00ebsht\u00eb borxhi i t\u00eb m\u00ebncurit ndaj budallait,-thot\u00eb populli yn\u00eb\u00a0 urt\u00eb.\u201d\u00a0<\/strong>-Autori Shaqiri guxon dhe demaskon hipokrit\u00ebt, injorant\u00ebt dhe karrierist\u00ebt\u00a0 e kapur\u00a0 mbas pushtetit, dhe e shfryt\u00ebzojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr interesat dhe makut\u00ebrin\u00eb e kryetar\u00ebve e parlamentar\u00ebve, q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb zgjedhur aty p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar plag\u00ebt e njer\u00ebsve t\u00eb thjesht\u00eb, krizat ekonomike e sociale, diskriminimin mes vedit- \u201cnjer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj\u201d dhe njer\u00ebsve t\u00eb zakon\u00ebsh\u00ebm, t\u00eb thjesht\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrshkrime t\u00eb detajuara, t\u00eb tipareve fizike dhe nd\u00ebrgjegjes shpirt\u00ebrore, mendore dhe njer\u00ebzore, autori Shaqiri zbulon traumatizimin e shoq\u00ebris\u00eb e mbuluar nga krizat social-ekonomike, regresit e progresit, t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb pasur, konfliktit t\u00eb interesave t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe konseguencat e t\u00eb ardhmes. Realitete k\u00ebto q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb rr\u00ebfimin e Shaqirit t\u00eb n\u00ebnkuptuar n\u00eb shumic\u00ebn e situatave t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme. Autori ka gjetur m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer ekspresive, delikate e kapricioze, t\u00eb rrept\u00eb e t\u00eb but\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekspozuar gjendjen sociale t\u00eb shtresave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.\u00a0 Duke lexuar romanin\u00a0 hasim shum\u00eb personazhe t\u00eb ndryshme, me emrat e tyre real\u00eb dhe origjinal\u00eb n\u00eb form\u00eb e funksion q\u00eb ata kan\u00eb patur n\u00eb histori, hasim personazhe imagjinar\u00eb, dhe autori mban ekuilibrin mes tyre dhe i sjell ata po aq gjall\u00ebrisht e mjesht\u00ebrisht me t\u00eb mirat e t\u00eb metat e tyre, ecjen e ngadalt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs me\u00a0 kontrastet shoq\u00ebrore p\u00ebr liri -demokraci, dhe konsolidimin e indipendenc\u00ebs komb\u00ebtare.Teknika e kombinimit dhe komunikimit mes personazheve real\u00eb dhe imagjinar\u00eb,\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt tjet\u00ebr\u00a0 i suksesh\u00ebm e balancues me stil elegant,\u00a0 intensivitet\u00a0 e t\u00eb hijsh\u00ebm, poetik e prozaik, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb romanin interesant dhe optimist, dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga vlerat dhe vecantit\u00eb m\u00eb dalluese t\u00eb artistit dhe shkrimtarit, Ilir Shaqiri. Duke u kujdesur dhe menaxhuar mjesht\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb realiste jet\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn, autori Shaqiri me inteligjenc\u00eb dhe dh\u00ebmbshuri b\u00ebn nj\u00eb paraqitje t\u00eb shk\u00eblqyer\u00a0 n\u00eb vendosjen e personazhit fem\u00ebr, Soses-strumbullari i veprimeve n\u00eb roman- m\u00eb e ndikuara n\u00eb shtjellimin e romanit, grua e brisht\u00eb, tradicionale dhe e koh\u00ebs, njer\u00ebzore, her\u00eb pesimiste dhe her\u00eb optimiste, her\u00eb me buz\u00eb t\u00eb kuq e her\u00eb pa t\u00eb, her\u00eb spontane dhe her\u00eb interesante guxon e jeton brenda kontrasteve dhe p\u00ebrplasjes\u00a0 mes dy realiteteve; t\u00eb nj\u00eb bote t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb, patetike e spekulative dhe bot\u00ebs reale n\u00eb udh\u00ebtmin e lumtur e t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Romani \u201cLemza e Dheut\u201d, nd\u00ebrthuret me\u00a0 individ\u00ebt, familjen, njer\u00ebzoren e hyjnoren, unitetin, dheun e atdheun, brenda nj\u00eb\u00a0 epike t\u00eb pafund n\u00eb saj\u00eb t\u00eb muz\u00ebs s\u00eb dheut e At\u2019Dheut, -metaforat e metamorfoz\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs. Duke e rr\u00ebfyer at\u00eb n\u00eb rrafshin historik, autori Shaqiri reflekton t\u00eb jasht\u00ebzakon\u00ebshmen mitike me\u00a0 kronologjin\u00eb e \u201cLemza e Dheut\u201d,\u00a0 mbi disa gjenerata, \u201cm\u00ebkatet origjinale\u201d t\u00eb modelit e nj\u00eb Ballkani t\u00eb\u00a0 rrethuar e t\u00eb trazuar nga barbar\u00ebt sllav\u00eb,\u00a0 implikimit t\u00eb ngjarjeve, epok\u00ebs s\u00eb m\u00ebkatit e fajit, t\u00eb faj\u00ebshmes e t\u00eb pafajshmes, dhun\u00eb e nd\u00ebshkim, cop\u00ebtimit ballkanik\u00a0 dhe ndarjes s\u00eb dheut (kupto-Kosov\u00ebn) padrejt\u00ebsisht, fizikisht, psikollogjikisht, emocionalisht nga toka m\u00ebm\u00eb.\u00a0<strong>\u201cM\u00ebkatari i Ballkanit\u201d<\/strong>\u2013 e ka em\u00ebrtuar autori -q\u00eb n\u00ebnkupton dualitetin simbolik dhe ekzaltimin moral t\u00eb nd\u00ebrthurrjes s\u00eb personalitetit dhe mentalitetit t\u00eb m\u00ebkatar\u00ebve me tru t\u00eb turbullt e sy t\u00eb tr\u00ebmbur nga hija e rr\u00ebnoj\u00ebs q\u00eb l\u00ebn\u00eb pas,\u00a0 ngush\u00eblluese e t\u00eb tmerr\u00ebshme, k\u00ebrc\u00ebnuese dhe hije rr\u00ebnojash psiqike e shpirt\u00ebrore me eg\u00ebrsin\u00eb e frik\u00ebshme\u00a0 t\u00eb m\u00ebkatit. Hije histori t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, -autori i p\u00ebrdor artistkisht e mjaft origjinale, \u2013 b\u00ebhen ekspozim i p\u00ebrsosur i atyre lloj \u201cbekimesh\u201d q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb ligje ngadhnjyese t\u00eb politikave ekspasionuese, genocid dhe vdekjembjell\u00ebse n\u00eb tok\u00ebn e but\u00eb\u00a0 t\u00eb dardan\u00ebve\u201d-por q\u00eb ende vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb peng t\u00eb tashmen!\u00a0 \u201c<strong>B\u00ebri e cfar\u00eb nuk b\u00ebri m\u00ebkatari, shoi etjen e tij, duke rr\u00ebnuar bot\u00ebn p\u00ebrreth, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb zgjerimeve e t\u00eb zot\u00ebrimeve t\u00eb far\u00ebs s\u00eb tij, e cila p\u00ebrfundimisht ishte l\u00ebcitur me njer\u00ebzoren, me ligjet njer\u00ebzore t\u00eb paligj\u00ebshme p\u00ebr mendjet e tyre. Kishte harruar ll\u00ebr\u00ebp\u00ebrgjakuri i Ballkanit se Per\u00ebndia nuk mbron m\u00ebkatar\u00eb.\u201d,<\/strong>\u2013 shprehet autori. Forca narrative e autorit \u00ebsht\u00eb komponenti m\u00eb i fuqish\u00ebm i romanit. Autori duke nd\u00ebrthurrur linja t\u00eb ndryshme zbulon me v\u00ebrtet\u00ebsi e guxim t\u00ebr\u00eb mekanizmin djall\u00ebzor t\u00eb\u00a0<strong>\u201cM\u00ebkatarit t\u00eb Ballkanit\u201d,<\/strong>\u00a0intrigat dhe stereotipet e m\u00ebkatit, ashp\u00ebrsin\u00eb dhe cinizmin e pashoq t\u00eb \u201cm\u00ebkatarit\u201d, q\u00eb nuk njeh kufijt\u00eb e moralit njer\u00ebzor p\u00ebr t\u2019u zmbrapsur para akteve t\u00eb genocidit, vrasjeve barbare e cnjer\u00ebzore, braktisjes s\u00eb tokave t\u00eb t\u00eb par\u00ebve, ikjes e kthimit. V\u00ebshtrimi dep\u00ebrtues i autorit\u00a0 kap aq shum\u00eb lidhje t\u00eb duk\u00ebshme e t\u00eb paduk\u00ebshme, dhe rr\u00ebfimi kthehet n\u00eb nj\u00eb prirje realiste e shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse sepse\u00a0\u00a0<strong>\u201cRinia nga hiri hyjnor \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e liris\u00eb\u201d,<\/strong>\u00a0ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb i ditur\u201d. Mesazh hyjnor e njer\u00ebzor, shp\u00ebrthyes e shpirt\u00ebror ky i autorit Shaqiri, se p\u00ebrtej optik\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb gjenerata, rinia dhe shpresa q\u00eb hapin nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur. P\u00ebrkushtimi q\u00eb ai tregon dhe vendos t\u00eb shkruaj\u00eb, p\u00ebrshkrimin me ndjenj\u00eb e mjesht\u00ebri rr\u00ebfyese, artist e kantautor, poet dhe esseist mjaft i njohur, me opinione politike, letrare\u00a0 e sociale, editoriale dhe reportazhe e dokumentare,\u00a0 kolumnat n\u00eb TV dhe aktiviteti i tij artistik\u00a0 n\u00eb muzik\u00eb e art, projektet dhe ambicjet,\u00a0 -jan\u00eb disa nga pikat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb romancierit Ilir Shaqiri, t\u00eb cilat jan\u00eb shprehur dhe p\u00ebrshtatur\u00a0 ndjesh\u00ebm dhe admiruesh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet anektodave, goj\u00ebdh\u00ebnave, fabulave dhe legjendave n\u00eb roman. M\u00ebncuria,\u00a0 urt\u00ebsia, kultura dhe ndjeshm\u00ebria e personazheve t\u00eb romanit, kurreshtar\u00eb dhe guximtar\u00eb, me an\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve,\u00a0 autori ka rritur narracionin e dialogut mes personalitetit t\u00eb tij dhe personalitetit t\u00eb tyre, dhe ekzistenca kolektive b\u00ebhen \u201cuj\u00ebvar\u00eb\u201d anektodash, aforizma dhe th\u00ebnje t\u00eb urta. N\u00ebp\u00ebrmjet tyre autori Shaqiri i ka dh\u00ebn\u00eb form\u00eb, funksion e p\u00ebrmbajtje,\u00a0 ide e kuptim etapave\u00a0 t\u00eb romanit, etapa\u00a0 q\u00eb\u00a0 jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebkonceptuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr letraro-historike, dhe gjithashtu p\u00ebrkojn\u00eb me epokat dhe trajtojn\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb vet\u00ebdijes historike shqiptare. Teksa pasqyron motivet kryesore t\u00eb implikimeve historike, ideollogjike e sociale, t\u00eb rr\u00ebfyera me mjesht\u00ebri artistike letrare dhe stil publicistik, tregojn\u00eb se\u00a0 angazhimi social, kulturor dhe historik i artistit Ilir Shaqiri vazhdon t\u00eb mbetet i fort\u00eb e i fuqish\u00ebm, -por edhe tejp\u00ebrtej reformimit t\u00eb brend\u00ebshm\u00ebm njer\u00ebzor, qytetar dhe intelektual, t\u00eb identifikuara nga dashuria njer\u00ebzore e palc\u00ebs s\u00eb \u201c Lemza e Dheut\u201d,- p\u00ebr Atdheun, Kombin dhe Historin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb strategji e shk\u00eblqyer\u00a0 e autorit Shaqiri, p\u00ebr t\u00eb joshur e t\u00ebrhequr lexuesin t\u00ebr\u00ebsisht me grint\u00ebn historike e gjeografike t\u00eb tij,\u00a0 udh\u00ebtimeve t\u00eb tij n\u00eb tok\u00ebn arb\u00ebrore dhe at\u00eb am\u00ebtare, grinta rr\u00ebfyese e tij, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar rigjall\u00ebrimin e historis\u00eb s\u00eb popullit dhe trojeve shqiptare. Autori Ilir Shaqiri \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i nj\u00eb procesi historik, t\u00eb cilin askush nuk e besonte si t\u00eb mundsh\u00ebm,\u00a0 faktet dhe d\u00ebshmit\u00eb historike, ngjarjet interesante, mitet e simbolet e cmuara; argumente k\u00ebto, q\u00eb autori, imazh pas imazhi zbulon sistemin e\u00a0 vlerave etike dhe shpirt\u00ebrore, m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb popullit dhe inteligjenc\u00ebs kosovare. Me vitalitetin e t\u00eb shkruarit t\u00eb nj\u00eb vepre me sfond t\u00eb gjer\u00eb jet\u00ebsor, autori \u00a0rishikon historin\u00eb e nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb fuqishme e t\u00eb dyfisht\u00eb\u00a0 t\u00eb ngjarjeve dhe mbresave historike, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb tashmes, n\u00eb nivelin historik,\u00a0 filozofik dhe ideologjik. N\u00eb sintez\u00ebn e dhimb\u00ebshme dhe t\u00eb shkruar mjesht\u00ebrisht dhimbsh\u00ebm, autori p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimet n\u00eb territoret etnike, t\u00eb ndara e grabitura padrejt\u00ebsisht\u00a0 n\u00eb periudha t\u00eb caktuara historike, sakrific\u00ebs, kalvarit t\u00eb dhimbjeve dhe sfid\u00ebs p\u00ebr t\u2019u miq\u00ebsuar me tok\u00ebn \u201cnjerk\u00eb\u201d. Autori Shaqiri na zbulon se bota njer\u00ebzore kishte r\u00ebn\u00eb pre e s\u00ebmundjes me rr\u00ebnj\u00eb m\u00eb t\u00eb thella n\u00eb shekuj,\u00a0 q\u00eb i detyronin shqiptar\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrnguleshin nga toka m\u00ebm\u00eb,\u00a0 ikjes e kthimit, ri-ikjes e braktisjes, emigrimit t\u00eb ligjsh\u00ebm e t\u00eb paligjsh\u00ebm,\u00a0 harr\u00ebs\u00ebs e mos harres\u00ebs, me syt\u00eb gjithmon\u00eb nga toka m\u00ebm\u00eb dhe lemz\u00ebn e dheut n\u00eb gryk\u00eb\u2026..<\/p>\n<p><strong>\u201c M\u00ebkati m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb harrim<\/strong>i\u201d-shkruan autori. Shkrimtari Ilir Shaqiri\u00a0 ka p\u00ebrdor nj\u00eb leksik t\u00eb pasur gjuh\u00ebsor t\u00eb mendimit dhe ides\u00eb, \u201ceksperimenton\u2019 duke u rr\u00ebfyer poetikisht, artistikisht dhe n\u00eb proz\u00eb. Me nj\u00eb kapacitet intuitiv t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, autori sjell vargje, simbole t\u00eb cmuara historik, poet\u00eb, shkrimtar\u00eb, romancier\u00eb, gazetar\u00eb dhe autor\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb etapave t\u00eb ndryshme historike t\u00eb popullit shqiptar deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme. Ilir Shaqiri transformohet n\u00eb nj\u00eb rebel autentik me magjin\u00eb e vargjeve, k\u00ebng\u00ebve dhe pen\u00ebs rr\u00ebfyese, mbi fenomenet n\u00eb p\u00ebrshkrimin e imazhit mitik, legjend\u00ebs dhe epikes, jet\u00ebs e vdekjes, jetes\u00ebs e mbijetes\u00ebs, lindjes e rilindjes s\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>Besnik i element\u00ebve tradicional\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe e karakterizuar nga nj\u00eb gjuh\u00eb e past\u00ebr\u00a0 dhe suportimit t\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs me metodat bashk\u00ebkohore\u00a0 n\u00eb roman, autori Shaqiri\u00a0 ia ka dal\u00eb t\u00eb shkrij\u00eb me mjesht\u00ebri artistike e filozofike ndjenjat e mendimet e njer\u00ebzve q\u00eb e rrethojn\u00eb, q\u00eb nga m\u00eb i thjeshti dhe ai me pushtet, i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, rinis\u00eb dhe burr\u00ebris\u00eb, njer\u00ebzve fisnik\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb e kombit dhe atdheut. Ilir Shaqiri duke shfryt\u00ebzuar nj\u00eb skedar t\u00eb gjer\u00eb historik, njer\u00ebzor e shoq\u00ebror, realist e dokumentar, ka hyr\u00eb n\u00eb rolin e historianit e sociologut n\u00eb analiz\u00ebn e fakteve dhe mendimet e qindra e qindra bashk\u00ebkombasve dhe bashk\u00ebkohasve, zb\u00ebrthimin e detajuar\u00a0 me vecorit\u00eb dalluese t\u00eb tyre, p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs, post-luft\u00eb dhe p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs sot. Autori Shaqiri t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr vete me m\u00ebnyr\u00ebn rr\u00ebfyese, sa t\u00eb kund\u00ebrtat, sikund\u00ebr; realiteti dhe p\u00ebrfytyrimi, e kaluara dhe trillimi, ikja dhe kthimi pas ikjes, legjenda dhe mitet, e ar\u00ebsyeshmja dhe e paar\u00ebsyeshmja, mpleksen s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb\u00a0 vep\u00ebr\u00a0 t\u00eb habit\u00ebshme, e vecant\u00eb dhe mahnit\u00ebse. Shkrimtari Ilir Shaqiri na ka ofruar nj\u00eb roman t\u00eb shk\u00eblqyer e tejet t\u00eb arrir\u00eb, q\u00eb un\u00eb pam\u00ebdyshje do e quaja autorin \u201ckumbarin e romanit historik dokumentar\u201d. Personazhet e romanit jan\u00eb plot\u00ebsuar mjesht\u00ebrisht me doza t\u00eb forta humori, emocione e ngjarje t\u00eb vecanta, p\u00ebrvoja jet\u00ebsore, figura t\u00eb vecanta letrare, frym\u00ebzim e imagjinat\u00eb, lindje e rilindje, q\u00eb i japin kuptim dhe ndricim realitetit t\u00eb sot\u00ebm,-vecmas Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Kosov\u00ebs Shtet! Statura shum\u00ebdimensionale e\u00a0 Ilir Shaqirit, k\u00ebtij Artisti t\u00eb Madh e t\u00eb Shquar, ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kombinimit dhe kompromisit q\u00eb ai b\u00ebn me faktet historike, kujtes\u00ebs e miteve, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike, komb\u00ebtare, ballkanike, europiane dhe bot\u00ebrore, refleksion\u00a0 i ndjesh\u00ebm i erudicionit t\u00eb\u00a0\u00a0 kock\u00ebs njer\u00ebzore, t\u00eb fort\u00eb qytetare dhe intelektuale, perceptues dinjitoz i vlerave dhe\u00a0 figurave historike komb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb\u00a0 e popullit ton\u00eb, i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb sinkron me t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen, me\u00a0 drit\u00ebn e hises s\u00eb diellit t\u00eb\u00a0 obligimit shpirt\u00ebror dhe \u201cLemz\u00ebs s\u00eb dheut\u201d \u2013 sinonimi i kujtes\u00ebs s\u00eb historis\u00eb t\u00eb identitetit\u00a0 komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Postcritum<\/strong><\/p>\n<p>Ilir Shaqiri \u00ebsht\u00eb\u00a0 em\u00ebr fort i njohur n\u00eb krejt trojet shqiptare. Ai\u00a0 konsiderohet\u00a0 sot p\u00ebr sot nd\u00ebr artist\u00ebt; p\u00ebrfaq\u00ebsues i denj\u00eb dhe produktiv,\u00a0 rr\u00ebfyes serioz i origjinalitetit, dhe nj\u00eb nd\u00ebr\u00a0 bariton\u00ebt, k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt dhe kantautor\u00ebt m\u00eb t\u00eb \u00a0mir\u00ebnjohur, popullor\u00eb dhe t\u00eb admiruar, komb\u00ebtarisht dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. I palodhur n\u00eb artin, muzik\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare, vecmas n\u00eb muzik\u00ebn e leht\u00eb dhe asaj pop, eposit kreshnik, muzik\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u00a0 dhe gurr\u00ebs popullore folkorike, nga ku numurohen qindra k\u00ebng\u00eb, dhjetra\u00a0 albume muzikore dhe video albume me k\u00ebng\u00eb, dhe\u00a0 kompozitor\u00a0 i muzik\u00ebs n\u00eb filma\u00a0 dokumentar\u00eb. Muzika i jep z\u00eb, forc\u00eb,\u00a0 muz\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsi -Historis\u00eb! P\u00ebr 100 Vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb boton albumin muzikor me 100 k\u00ebng\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhura dhe interpretues n\u00eb filmin artistik \u201cVite t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d . Ka interpretuar mijra k\u00ebng\u00eb t\u00eb zhanreve t\u00eb ndryshme, dhe qindra koncerte n\u00eb mbar\u00eb Diaspor\u00ebn shqiptare anemban\u00eb bot\u00ebs,\u00a0 n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ushtris\u00eb Clirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb kauz\u00ebs e c\u00ebshtjes shqiptare, vlerave komb\u00ebtare dhe identitetit komb\u00ebtar shqiptar. P\u00ebrvecse kantautor, autor tekstesh dhe poet, krijimtaria krijuese e artistit Ilir Shaqiri, shtrihet gjithashtu edhe n\u00eb fush\u00ebn e studimit, let\u00ebrsis\u00eb artistike, let\u00ebrsis\u00eb historike dokumentare, si edhe n\u00eb\u00a0 publicistik\u00eb. Disa prej tyre i ka p\u00ebrmbledhur n\u00eb monografin\u00eb \u201cHeroiz\u00ebm dhe Dashuri\u201d, dhe ka botuar studimin \u201cEstetika dhe semiotika n\u00eb krijimtarin\u00eb artistike t\u00eb N\u00ebn\u00ebs\u201d, 2014-\u00eb. N\u00eb let\u00ebrsin\u00eb artistike, historike\u00a0 dhe dokumentare ka botuar romanet \u201cTan Temali dhe \u201cLemza e Dheut\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>Shkruar nga Raimonda MOISIU<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Middleburg, Florida SHBA<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Mars, 2018<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Essse analiz\u00eb rreth romanit \u201cLemza e Dheut\u201d, i autorit, k\u00ebng\u00ebtarit dhe kantautorit t\u00eb njohur kosovar, Ilir Shaqiri\u2026\/ Shkruar nga Raimonda MOISIU\/ \u201cOscar Wilde ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb shkruarit \u00ebsht\u00eb 10% dhunti, aft\u00ebsi apo talent dhe 90% disiplin\u00eb.\u201d\/<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7254,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7253","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7253"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7253\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7257,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7253\/revisions\/7257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}