{"id":7247,"date":"2018-03-28T13:18:44","date_gmt":"2018-03-28T13:18:44","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7247"},"modified":"2018-03-28T13:18:44","modified_gmt":"2018-03-28T13:18:44","slug":"te-shkruarit-si-nje-lutje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7247","title":{"rendered":"T\u00cb SHKRUARIT, SI NJ\u00cb LUTJE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Romani \u201cProfeti nga Praga\u201d i Musa Ramadanit <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/DEDAJ7.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7248\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/DEDAJ7.png\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"115\" \/><\/a>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Romani \u201cProfeti nga Praga\u201d i shkrimtarit Musa Ramadani, botim i \u201cMapo Editions\u201d, fitues i \u00c7mimit \u201cKadare\u201d p\u00ebr vitin 2017, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prurje origjinale q\u00eb d\u00ebshmon se jo vet\u00ebm Kadare, por dhe shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb<!--more--> mund t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e siv\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre europian\u00eb, nga pjekuria dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsia artistike, ku n\u00eb rastin e k\u00ebtij autori \u201cshqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se pasaporta e tij.<\/p>\n<p>Romani nis me nj\u00eb parakaptin\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton lajm, shpallje, ftes\u00eb. \u201cN\u00eb periferin\u00eb pyjore vjeneze, n\u00eb Kierling, dje, me tre qershor, ka humbur p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb Franz Kafka&#8230; ( i cili) mban veshur kostum t\u00eb zi, k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb zeza, barsolin\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d. Dikush thot\u00eb se \u201cpo zhvillohet nj\u00eb proces unikal kund\u00ebr tij dhe personazheve t\u00eb veprave t\u00eb tij\u201d. Njoftimi p\u00ebrfundon me fjal\u00ebt: \u201c\u00cbsht\u00eb adhurues i luleve, peshqve dhe femrave\u201d. \u00c7do humbje njeriu shoq\u00ebrohet me enigm\u00ebn, kurse ajo e nj\u00eb shkrimtari si Kafka dhe me hamendje t\u00eb shumta. Por n\u00eb at\u00eb njoftim vdekjeje nuk b\u00ebhet asnj\u00eb lloj aludimi p\u00ebr nj\u00eb ringjallje t\u00eb mundshme t\u00eb shkrimtarit, mbase ngaq\u00eb ringjallja nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb tok\u00eb, aq m\u00eb t\u00ebp\u00ebr q\u00eb ai kishte qen\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt nj\u00eb mekatar dhe jo nj\u00eb krijes\u00eb e pap\u00ebrlyer. Bile m\u00ebkati i tij kishte qen\u00eb i hatash\u00ebm, ai kishte l\u00ebn\u00eb porosi, testament, amanet q\u00eb vepra e tij n\u00eb dor\u00ebshkrim t\u00eb ekzkutohej me djegie pa u lexuar, nj\u00eb inkuzicion modern q\u00eb vet\u00eb shkrimtari ia kishte caktuar trashegimis\u00eb s\u00eb tij letrare. Ai zjarr do t\u00eb kishte qen\u00eb vdekja e nj\u00ebmendt\u00eb e Franz Kafk\u00ebs (Gjeniut Anonim) dhe shp\u00ebtimi i tij nga p\u00ebrjet\u00ebsia. Por mrekullia (artistike) ka ndodhur, nj\u00eb shkrimtar shqiptar nga Kosova, n\u00eb stil modern, mes ireales, ia ka dal\u00eb ta ngjall\u00eb shkrimtarin e pazakont\u00eb, ve\u00e7 jo n\u00eb vendin ku ka humbur dhe jo n\u00eb koh\u00ebn e tij. Arti e ka gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi, t\u00eb ringjall\u00eb epoka, ngjarje, personazhe, gjera t\u00eb ndodhura e t\u00eb pandodhura. Ndaj fill pas s\u00eb par\u00ebs, vjen kronika e dyt\u00eb, si t\u00eb mos ket\u00eb kurr\u00ebfar\u00eb distance kohore mes tyre: \u201cPrag\u00eb. Viti 1965. Shkrimtari hebre &#8211; gjerman &#8211; \u00e7ek Franc Kafka, pas plot 41vitesh nga humbja, n\u00eb 82-vjetorin e ngjizjes, krejt befas rr\u00ebshqet n\u00eb vendlindjen e tij\u201d. Fundja ky \u00ebsht\u00eb lajmi. Pa k\u00ebt\u00eb romani nuk do t\u00eb ishte. Edhe pse Kafka nuk do t\u00eb b\u00ebhej kurr\u00eb plak dhe n\u00eb at\u00eb riardhje nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb 82-vje\u00e7ar, aq sa \u00e7\u2019duhej t\u00eb ishte poqese do t\u00eb rronte, megjithat\u00eb autori sh\u00ebnon holl\u00ebsin\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb \u201cme bastun n\u00eb dor\u00eb\u201d. Rikthehet si nj\u00eb fantazm\u00eb q\u00eb sh\u00ebtit n\u00eb rrug\u00ebt e parqet e qytetit. \u201cAshtu si dikur, para disa dekadash. Truphollak, fytyr\u00ebthatim, shikim zhbirues. Me rroba t\u00eb zeza, k\u00ebmish\u00eb bardhem\u00eb e barsolino t\u00eb zez\u00eb\u201d. K\u00ebrkon qoshet dhe skutat e vjetra t\u00eb kujtimeve, t\u00eb dashurat e tij t\u00eb dikurshme, \u201cflet\u201d me secil\u00ebn nga ato, por asnj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo, bile as motra e vog\u00ebl, Olta dhe as n\u00ebna e tij. I sh\u00ebmb\u00ebllehen, por nuk jan\u00eb. Dhe s\u2019kan\u00eb si t\u00eb jen\u00eb. Romani \u00ebsht\u00eb trill artistik, fiksh\u00ebn dhe n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare moderne ky \u00ebsht\u00eb indi p\u00ebrpajnues. \u00cbsht\u00eb merita e romancierit Ramadani q\u00eb e ka sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb ri Franc Kafk\u00ebn, p\u00ebrmes nj\u00eb fabule t\u00eb pazakont\u00eb dhe stili kon\u00e7iz, t\u00eb nj\u00eb \u201cdialogu\u201d befasues dramatik mes tij dhe personazheve q\u00eb ritakon.<\/p>\n<p>Kafka vihet n\u00eb k\u00ebrkim e sip\u00ebr t\u00eb adresave t\u00eb veta t\u00eb dikurshme, vendit ku rrinte gjithmon\u00eb, sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb lindjes, ku p\u00ebrmes \u201cfanitjeve f\u00ebm\u00ebrore\u201d i shfaqen fantazmat e aktorev\u00eb t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij, ish &#8211; t\u00eb dashurat Felice Bauer, Greta Bloch, Milena Jasenka, sodit meditues Ur\u00ebn e Karlit, kalon n\u00ebp\u00ebr lagjen e \u00e7uditshme t\u00eb alkimist\u00ebve, ku shk\u00ebmben fjal\u00eb e fraza me t\u00eb panjohur, t\u00eb dehur si kujdestari i muzeut kafkian. Doemos q\u00eb n\u00eb endjen e tij si hije n\u00ebp\u00ebr Prag\u00eb \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb ai t\u00eb has\u00eb nj\u00eb \u00e7ast e m\u00eb par\u00eb Maks Brodin, mikun e tij proverbial, aq sa emri i shkrimtarit t\u00eb madh nuk do t\u00eb p\u00ebrmendej kurr\u00eb m\u00eb i vet\u00ebm pa Maksin. E kjo, pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb porosin\u00eb speciale, unike n\u00eb bot\u00ebn e letrave, q\u00eb Maksi, pas vdekjes s\u00eb shkrimtarit, t\u2019i digjte t\u00eb gjitha dor\u00ebshkrimet e t\u00eb \u201czot\u201d. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shkollar\u00ebt, natyrisht dhe mosmbajtjen e premtimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, ku Maksi jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i dogji dor\u00ebshkrimet e Franzit, por i ktheu ato n\u00eb jet\u00eb, i botoi dhe k\u00ebshtu njer\u00ebzimi nuk e humbi, por e fitoi Kafk\u00ebn, shkrimtarin me rendin e tij vetanak n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb europiane e bot\u00ebrore. Ajo q\u00eb nuk di lexuesi nga biografia e autorit t\u00eb \u201cProcesit\u201d \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht \u00e7ka sjell ky roman i \u00e7muar i Musa Ramadanit, q\u00eb Franz Kafka kthehet p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar \u201cllogari\u201d Maksit, se pse ai nuk ia kishte kryer porosin\u00eb, \u00e7ka sipas tij ishte nj\u00eb tradhti. Kurse Maksi arsyeton se tradhti do t\u00eb ishte e kund\u00ebrta, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbushja e porosis\u00eb s\u00eb Kafk\u00ebs, q\u00eb ai t\u2019ia digjte vepr\u00ebn. K\u00ebshtu nis nj\u00eb proces i ri Kafk\u00ebs, me vetveten, q\u00eb \u00ebsht\u00eb procesi i shkrimtarit Musa Ramadani. Personazh i k\u00ebtij procesi tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Jozef K, me t\u00eb cilin q\u00ebllimisht Maksi e ngat\u00ebrron (n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e identifikon) shkrimtarin. N\u00eb at\u00eb takim nuk \u00ebsht\u00eb mistik vet\u00ebm Kafka, por dhe Maksi tashm\u00eb fort i plakur, \u201ci shushatur nga vetmia, nga vitet, nga vuajtja. Mask\u00eb-fytyr\u00eb-mask\u00eb\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb teatri absurd q\u00eb ka krijuar Ramadani p\u00ebr ardhjen e \u201cdyt\u00eb\u201d t\u00eb Kafk\u00ebs mes t\u00eb gjall\u00ebve, pasi e para kishte qen\u00eb kur ai ishte lindur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb intriguese e befasuese t\u00eb p\u00ebrfytyrohet kthimi i nj\u00eb shkrimtari n\u00eb vendin e krijimit, mes personazheve t\u00eb tij. Lexuesi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast mendon rikthimin e Homerit, Dantes, Shekspirit, G\u00ebtes, Balzakut etj. brenda kozmosit t\u00eb tyre letrar. Epokat do t\u00eb shungullonin s\u00ebrish n\u00ebn nj\u00eb drith\u00ebrim t\u00eb ri, q\u00eb nuk do t\u00eb ishte tjet\u00ebr ve\u00e7se ai i vjetri. Kafka shkon n\u00eb librarin\u00eb ku jan\u00eb librat e tij dhe p\u00ebrmes bashk\u00ebbisedimit me librarin shpaloset nj\u00eb pjes\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb tij, ku ai mall\u00ebngjehet sidomos kur sheh dor\u00ebshkrimet q\u00eb ishin kthyer n\u00eb libra. Romani shtjellohet p\u00ebrmes nj\u00eb tisi mistik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb l\u00ebviz mes gjalljes dhe vdekjes s\u00eb personazhit kryesor, por dhe nj\u00eb larmie personazhesh atipik\u00eb q\u00eb ai has rrug\u00ebve t\u00eb Prag\u00ebs, q\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb ndryshe, ve\u00e7se n\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsonazheve kafkian\u00eb, posht\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Gurit apo n\u00eb Rrug\u00ebn e Art\u00eb. Nj\u00eb kthim i till\u00eb profetik padyshim q\u00eb nxit dhe k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb se si \u00ebsht\u00eb jeta atje ku askush nuk ka qen\u00eb nga t\u00eb gjall\u00ebt, ku jo rast\u00ebsisht nj\u00eb nga personazhet, Lena, e pyet Francin se si \u00ebsht\u00eb jeta e p\u00ebrtejme, me se e mbanin shpirtin (vini re: shpirtin dhe jo trupin!) gjall\u00eb atje dhe ai q\u00eb i p\u00ebrgjigjet: \u201cUshqehemi me drit\u00eb, me nj\u00eb far\u00eb drite parajsore\u201d, \u201cmagjepsemi me lule, dehemi me bim\u00ebsi, \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb me ngjyra\u201d.<\/p>\n<p>Rikthimi, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ringjallje, ndodh p\u00ebr t\u00eb verifikuar ekzistenc\u00ebn e shkrimtarit si i till\u00eb, gjegj\u00ebsisht ekzistenc\u00ebn e vepr\u00ebs letrare, 41 vite pas vdekjes, kur nuk i mbahet mend m\u00eb fytyra e tij as nga t\u00eb moshuarit, si t\u00eb thuash, gjallja e zhurmshme, rrethuar nga miqt\u00eb, mediat, elozhet, zilit\u00eb, \u00e7mimet. Bota rreth tij tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e zhveshur nga emocionet, askush nuk do t\u2019ia dij\u00eb m\u00eb p\u00ebr Francin njeri, as grat\u00eb me t\u00eb cilat shkonte dikur. Ai thjesht\u00eb tani ekziston atje, n\u00eb librarin\u00eb e qytetit, te lexuesi, dometh\u00ebn\u00eb tani \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se Kafka shkrimtar. Ai gjendet n\u00eb at\u00eb vitrin\u00eb dhe p\u00ebr fatin e lum se Maks Brodi nuk blasfemoi, duke i humbur let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore nj\u00eb gjeni t\u00eb shekullit XX, q\u00eb do t\u00eb vazhdonte pa medyshje t\u00eb ishte profet<em> i<\/em> <em>gjyq\u00ebsis\u00eb s\u00eb pafaj<\/em> (\u201cfajnis\u00eb s\u00eb pafajshme\u201d) dhe n\u00eb shekujt q\u00eb do t\u00eb vinin, kur raporti mes viktim\u00ebs dhe xhalatit nuk do t\u00eb ndryshonte, pa\u00e7ka aureolave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb moderne. Jo rast\u00ebsisht Kafka e Ramadani nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm na kujtojn\u00eb se \u201cJeta e v\u00ebrtet\u00eb, e pavarur e librit fillon vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb shkrimtarit\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr pjes\u00ebt m\u00eb interesante t\u00eb romanit \u00ebsht\u00eb takimi te Ura e Karlit i dy Kafkave, t\u00eb vjetrit dhe t\u00eb riut, t\u00eb dy 41 vje\u00e7, po ku te shkrimtari, ndon\u00ebse vitet ecin, jeta qendron \u201cn\u00eb vendnum\u00ebro\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Kafka i ri befas \u00ebsht\u00eb takuar dhe po flet me fantazm\u00ebn e shkrimtarit Franc Kafka. Askush nga arkitekt\u00ebt, politikan\u00ebt, gjykat\u00ebsit e Prag\u00ebs nuk mund t\u00eb kundroj\u00eb n\u00eb qytetin e vet at\u00eb q\u00eb zbulon nj\u00eb shkrimtar: \u201cJan\u00eb disa net\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta pragase, &#8211; shqipton me nj\u00eb z\u00eb profetik zoti K., &#8211; kur gjerat n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, mbi k\u00ebt\u00eb lum\u00eb e n\u00ebn k\u00ebt\u00eb ur\u00eb, p\u00ebrjetohen krejt\u00ebsisht ndryshe nga ato t\u00eb zakonshmet&#8230; Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb ndodh dhe \u00e7udia e \u00e7udirave&#8230; Statujat e njer\u00ebzve, t\u00eb qen\u00ebve e t\u00eb kaprojve z\u00ebn\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb mes tyre, t\u00eb flasin k\u00ebshtu sikurse ne, t\u2019i shprehin ndjenjat me nj\u00eb gjuh\u00eb \u00e7udit\u00ebse. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr recitojn\u00eb vargje, thon\u00eb poema t\u00eb t\u00ebra, tregojn\u00eb historira\u201d. K\u00ebsisoj romani b\u00ebhet thell\u00ebsisht psikologjik. Inkursioni i Kafk\u00ebs te ajo ur\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb ekzotik. P\u00ebrkundrazi ai sillet mes gjindjes fantazmagorike t\u00eb nat\u00ebs pragase, \u201ckryesisht njer\u00ebz t\u00eb vetmuar: somnabul\u00ebt, bredhacakat, poet\u00ebt e bohem\u00ebt, aktor\u00ebt me personazhet e veta, \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00ebt, kloshar\u00ebt, fantast\u00ebt, recitator\u00ebt dhe roker\u00ebt me bendet moderne\u201d.<\/p>\n<p>Autori shprehet diku n\u00eb roman se t\u00eb shkruarit p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lutje dhe v\u00ebrtet shkrimtaria e tij k\u00ebt\u00eb bindje t\u00eb krijon. Jo rast\u00ebsisht ai e mbyll romani e tij me nj\u00eb pasazh nga varrezat e hebrenjve, ku t\u00eb vdekurit e ngritur nga varret, \u201clexojn\u00eb mbishkrimet e veta lavd\u00ebruese e himnizuese n\u00ebp\u00ebr pllaka, lapidar\u00eb e p\u00ebrmendore\u201d dhe t\u00eb paduruar \u201cme nga nj\u00eb gur t\u00eb mpreht\u00eb\u201d q\u00eb gjejn\u00eb aty rrotull: \u201cNisin t\u2019i shlyejn\u00eb e spastrojn\u00eb l\u00ebvdatat, dhe, n\u00eb vend t\u00eb tyre skalisin mir\u00ebnjohjet e v\u00ebrteta p\u00ebr vet\u00ebveten dhe veprat e veta\u201d, q\u00eb \u201ctashti ato jan\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrta nga mbishkrimet e m\u00ebparme&#8230;\u201d Nj\u00eb mesazh sa i t\u00ebrthort\u00eb, aq i drejp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb letrave, dhe jo vet\u00ebm, p\u00ebr t\u2019i refuzuar lavd\u00ebrimet shterpa, pasi ka nj\u00eb kod sekret q\u00eb duhet d\u00ebshifruar n\u00eb fraz\u00ebn profetike p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb romanit: \u201cMe agun e par\u00eb, gjeniu anonim mbylli ark\u00ebn e anonimit gjenial\u201d, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkthehet se gjenialiteti krijues nuk ka asgj\u00eb me fasad\u00ebn, boshin, por me thell\u00ebsin\u00eb e patjet\u00ebrsueshme t\u00eb krijuesit gjenial.<\/p>\n<p>Romani \u201cProfeti nga Praga\u201d i Musa Ramadanit do t\u00eb meritonte nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb stilit, g\u00ebrshetimit t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb lajmit jet\u00ebsor e kronik\u00ebs (n\u00eb hyrje e mbyllje) me nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb fantaste, ku l\u00ebvizin silueta njer\u00ebzish hije, q\u00eb hyjn\u00eb e dalin si n\u00eb nj\u00eb labirint epiko-modern, ku nuk ka situata t\u00eb nj\u00ebmendta, por dialog filozofik e psikologjik koh\u00ebrash, shenjash, vitrinash dhe nj\u00eb alegori e p\u00ebrgjithshme q\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje gjith\u00e7ka. Autori i b\u00ebn nj\u00eb antropologji Prag\u00ebs n\u00eb nj\u00eb sfond t\u00eb nd\u00ebrthurur koh\u00ebrash q\u00eb nga Rikardit II, ku njeriut bashk\u00ebkohor nuk i hiqet vegimi i Jozef K-s\u00eb, Samsa-s, Rosmanit, Mjekut, Artistit, M\u00ebsuesit, n\u00eb mos dhe rob\u00ebrve t\u00eb kolonis\u00eb nd\u00ebshkimore, ngaq\u00eb \u201cqenkan shum\u00ebzuar n\u00eb dhjet\u00ebra, qindra e ndoshta n\u00eb mij\u00ebra kopje, dyt\u00ebshor\u00eb e kipca!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrtej Kafk\u00ebs, ky roman \u00ebsht\u00eb nj\u00eb himn p\u00ebr shkrimtarin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si profet dhe let\u00ebrsin\u00eb si profeci.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Romani \u201cProfeti nga Praga\u201d i Musa Ramadanit \u00a0 NDUE DEDAJ &nbsp; \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Romani \u201cProfeti nga Praga\u201d i shkrimtarit Musa Ramadani, botim i \u201cMapo Editions\u201d, fitues i \u00c7mimit \u201cKadare\u201d p\u00ebr vitin 2017, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prurje origjinale q\u00eb d\u00ebshmon se jo vet\u00ebm Kadare, por dhe shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7248,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7247","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7247"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7247\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7249,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7247\/revisions\/7249"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}