{"id":7207,"date":"2018-03-03T14:40:07","date_gmt":"2018-03-03T14:40:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7207"},"modified":"2018-03-03T14:40:18","modified_gmt":"2018-03-03T14:40:18","slug":"muret-skenderbegiane-te-lezhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7207","title":{"rendered":"MURET SK\u00cbNDERBEGIANE T\u00cb LEZH\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bes\u00eblidhja e Lezh\u00ebs, 2 mars 1444<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/KALAJA-E-LEZHES.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7208\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/KALAJA-E-LEZHES.png\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"107\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr historin\u00eb sk\u00ebnderbegiane vet\u00ebm muret k\u00ebshtjellore t\u00eb Kruj\u00ebs mund rr\u00ebfejn\u00eb si ato t\u00eb Lezh\u00ebs, ngaq\u00eb me qytetin e lasht\u00eb buz\u00eb Drinit lidh\u00ebn dy nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Motit t\u00eb Madh, Kuvendi i Bes\u00eblidhjes i 2 marsit 1444 <!--more-->dhe varrimi i Gjergj Kastriotit po aty. Lezha dhe Sk\u00ebnderbeu q\u00ebndruan bashk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli, nga rikthimi i Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb tok\u00ebn am\u00eb e gjer n\u00eb prehjen e tij.<\/p>\n<p>E kundron Lisusin antik nga maja e Sh\u00eblbuemit dhe parasysh t\u00eb lartohet nj\u00eb qytet\u00ebrim i shuar, me vet\u00ebm maj\u00ebn e \u201cajsbergut\u201d sip\u00ebr. P\u00ebrfytyron princ\u00ebt arbnor\u00eb, hipur mbi kuaj shale t\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb zez, tek zbresin r\u00ebnd\u00eb-r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, ku do t\u00eb ngjizej bes\u00eblidhja shqiptare. Ishin tridhjet\u00eb princ\u00ebr, secili m\u00eb fisnik se tjetri. (Tridhjet\u00eb kishin qen\u00eb dhe ag\u00ebt e Jutbin\u00ebs.) Ata vinin nga krahinat e Kruj\u00ebs, Durr\u00ebsit, Matit, Dibr\u00ebs, Myzeqes\u00eb, Beratit, Zadrim\u00ebs, Danjes, Shal\u00ebs, Shoshit, nga Kosova etj; zot\u00ebr bujar\u00eb si Gjergj Arianiti, Pal e Nikoll\u00eb Dukagjini, Andrea Topia, Lek\u00eb Dushmani, Teodor Muzaka, Pjet\u00ebr Spani, Lek\u00eb Zaharia, Gjergj Stres Balsha, po dhe Arianit Komneni, Gjin Muzaka etj. Pasardh\u00ebs em\u00ebrm\u00ebdhenj t\u00eb Progonit e Dhimitrit t\u00eb Arb\u00ebrit, q\u00eb kishin themeluar shtetin e par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve (1190-1255) dhe institucionin vet\u00ebqeveris\u00ebs t\u00eb kuvendeve shqiptare, nj\u00eb vazhd\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb bes\u00eblidhjesh n\u00ebp\u00ebr shekuj, ku pas Kuvendit t\u00eb Lezh\u00ebs do t\u00eb vinin Kuvendi i Nd\u00ebrfan\u00ebs (1594), Kuvendi i Dukagjinit (1602), kuvendet e Shpalit, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb vigjilje t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb te Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pej\u00ebs, Kuvendi i Dibr\u00ebs, kuvendet e Jugut etj. Nj\u00eb gjerdan m\u00eb vete i qendres\u00ebs s\u00eb popujve t\u00eb k\u00ebtij rajoni ishin dhe kuvendet nd\u00ebrballkanike, q\u00eb nisin me at\u00eb t\u00eb Ku\u00e7it (1614) n\u00eb mal\u00ebsit\u00eb shqiptare t\u00eb Plav\u00ebs e Gucis\u00eb, me pjes\u00ebmarr\u00ebs prij\u00ebsit e kryengritjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00ebs, Hecegovin\u00ebs etj., p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb kuvendet e Prokupljes e Beogradit, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, p\u00ebrballimin s\u00eb bashku t\u00eb ekspeditave turke n\u00eb Ballkan. Arb\u00ebria mesjetare ishte ende pa asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb orientit dhe princ\u00ebrit shqiptar\u00eb ngjisnin me ata per\u00ebndimor\u00eb, q\u00eb bekimin e merrnin n\u00eb katedralet e tyre. Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb dhe Kuvendi i Lezh\u00ebs u mbajt n\u00eb katedralen e Sh\u00ebn Nikollit, ku \u201ct\u00eb parin nd\u00ebr t\u00eb par\u00eb\u201d zgjodhi zotin e Dibr\u00ebs dhe Matit, Gjergj Kastriotin &#8211; Sk\u00ebnderbeun, i cili, duke predikuar bashkimin e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve, nuk kishte munguar t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen se \u201cnjer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur p\u00ebr t\u00eb mos u marr\u00eb vesh, sesa p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb ujdi\u201d. (K. Frash\u00ebri.) Nuk qenka e rastit q\u00eb dhe sot, pas pes\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb vitesh, e kemi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u marr\u00eb vesh, \u00e7ka e gjejm\u00eb t\u00eb shtjelluar mjesht\u00ebrisht te \u201cMosmarrveshja\u201d e Ismail Kadares\u00eb. Por kemi hyr\u00eb n\u00eb \u201ckatedralen\u201d e historis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs dhe m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndjekim enigmat e saj, sesa t\u00eb merremi me t\u00eb sotmen, q\u00eb dhe p\u00ebr pak desh e ktheu n\u00eb \u201cakshihane\u201d kalan\u00eb e Lezh\u00ebs, pa iu rikthyer as debatit t\u00eb sert\u00eb ndezur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00ebse duhej nxjerr\u00eb nga arka v\u00ebn\u00eb te porta e kalas\u00eb apo jo pllaka me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit?&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Varri i Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb kala apo n\u00eb qytet?&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Bes\u00eblidhja nuk ka len\u00eb as nj\u00eb peng mbrapa, me varrin e kryeprincit shqiptar nuk ka ndodhur k\u00ebshtu. Para nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli ishte dhe at\u00ebher\u00eb si sot, Viti i Sk\u00ebnderbeut dhe qeveria kishte p\u00ebrcaktuar nj\u00eb ser\u00eb pun\u00ebsh q\u00eb duheshin kryer, ku kryekrejet do t\u00eb ngrihej nj\u00eb memorial mbi varrin e Heroit Komb\u00ebtar n\u00eb Lezh\u00eb. Por m\u00eb par\u00eb duhej zbuluar varri! Dy kishin qen\u00eb qysh her\u00ebt tezat p\u00ebr vendndodhjen e tij, nj\u00ebra q\u00eb varri ishte diku n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb qytetit dhe tjetra q\u00eb varri ishte brenda kalas\u00eb. Nd\u00ebrsa burrat e shtetit vendosnin kurora vit p\u00ebr vit n\u00eb ngrehin\u00ebn memoriale me kollona t\u00eb mermerta dhe \u00e7ati t\u00eb tejdukshme, burrat e historis\u00eb nuk e kishin p\u00ebrfunduar debatin shkencor se ku kishte qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb varri i kryezotit, tempulli q\u00eb e mbante at\u00eb varr &#8211; Katedralja e Sh\u00ebn Nikollit, lart n\u00eb kala apo posht\u00eb n\u00eb qytet? Nj\u00eb gjyq historian\u00ebsh q\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar as sot, megjith\u00eb pranin\u00eb tashm\u00eb t\u00eb Memorialit prej nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli n\u00eb qytet. Fundja nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja enigm\u00eb q\u00eb lidhet me Sk\u00ebnderbeun, si\u00e7 dihet, \u00e7eshtje e hapur \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb origjina e tij.<\/p>\n<p>Marin Barleti njoftonte se Sk\u00ebnderbeu qe varrosur n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Kollit, por duke mos th\u00ebn\u00eb se ku ishte sakt\u00ebsisht kjo kish\u00eb e p\u00ebrmendur, n\u00eb qytet apo n\u00eb kala. Shekuj m\u00eb pas, Teodor Ippen, konsulli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm austriak n\u00eb Shkod\u00ebr, gjurmues i pasionuar i visarit arkeologjik e monumentor n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, ftillon tez\u00ebn se nj\u00eb figur\u00eb madhore si Sk\u00ebnderbeu duhej t\u00eb ishte varrosur n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb qytetit, dhe e till\u00eb ishte kalaja n\u00eb kodr\u00ebn si siprin\u00eb e Akrolisit, ku sipas tij duhet t\u00eb ket\u00eb pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb patjet\u00ebr nj\u00eb kish\u00eb, n\u00eb rr\u00ebnojat e nj\u00eb xhamie t\u00eb m\u00ebvonshme, e cila kishte gjas\u00eb t\u00eb ishte ngritur mbi ngrehin\u00ebn e nj\u00eb kishe paraturke. Por arkeologu i njohur Frano Prendi, q\u00eb ngarkohet zyrtarisht me zbulimin e varrit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe kryen g\u00ebrmime n\u00eb Lezh\u00ebn e 68-s argumenton t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e Ippenit, pa pasur kurr\u00ebfar\u00eb kompleksi nga statura e lart\u00eb e dijetarit europian t\u00eb Akademis\u00eb vjeneze, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb kisha e Sh\u00ebn Kollit nuk kishte qen\u00eb n\u00eb kala, por posht\u00eb n\u00eb qytet. Duke n\u00ebnkuptuar se varri i Sk\u00ebnderbeut duhej t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrdhosur nga turqit pushtues, n\u00eb artikullin e tij studimor \u201cVendvorrimi i Sk\u00ebnderbeut\u201d, ai shkruan se \u201cqyteti i Lezh\u00ebs, si\u00e7 e tregojn\u00eb burimet historike dhe t\u00eb dhanat arkeologjike, ka qen\u00eb po aq i forcuem me mure sa edhe vet\u00eb k\u00ebshtjella\u201d. Nj\u00ebher\u00ebsh arkeologu argumenton se varri i Heroit nuk ndodhej as n\u00eb kish\u00ebn e fret\u00ebrve t\u00eb Sh\u00ebn Nunciat\u00ebs (q\u00eb njihet dhe si kisha e Dom Lleshit) n\u00eb an\u00ebn e tejme t\u00eb Drinit &#8211; Marin Bici, kur kishte vizituar Lezh\u00ebn me 1610, kishte d\u00ebgjuar nj\u00eb goj\u00ebdhan\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs Aleksand\u00ebr Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu kishte qen\u00eb varrosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb. K\u00ebsisoj Frano Prendi \u201cngulet\u201d n\u00eb Xhamin\u00eb Selimije t\u00eb qytetit, duke zbuluar n\u00eb n\u00ebnshtresat e saj, si nj\u00eb palimpsest, katedralen e Shen Kollit e sipas tij dhe vet\u00eb varrin e Sk\u00ebnderbeut, \u00e7ka b\u00ebri t\u00eb ngrihej aty Memoriali. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk do t\u00eb ishte i nj\u00eb mendje historiani i shquar Kristo Frash\u00ebri, biograf i njohur Sk\u00ebnderbeut, i cili e konteston zbulimin e Prendit, duke e k\u00ebrkuar varrin e Heroit, rrjedhimisht dhe katedral\u00ebn e Sh\u00ebn Nikollit, n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr aty af\u00ebr, q\u00eb n\u00ebnkupton kalan\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Frash\u00ebri citon nj\u00eb varg autor\u00ebsh t\u00eb huaj t\u00eb shekujve t\u00eb fundit e pik\u00eb s\u00eb pari Teodor Ippenin, duke mb\u00ebrritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai q\u00eb p\u00ebr arkeologun Prendi \u00ebsht\u00eb varri i Sk\u00ebnderbeut, \u201cmund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb piedestal i ndonj\u00eb monumenti antik ose vend adhurimi pagan, i mbuluar nga dheu i aluvioneve shekullore, por kurr\u00ebsesi nj\u00eb varr, i cili, p\u00ebrve\u00e7se nuk p\u00ebrmbante asnj\u00eb gjurm\u00eb eshtrash, kishte p\u00ebrmasa t\u00eb vogla e t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr trupin e madh t\u00eb Heroit\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebrkimi i \u201cgralit t\u00eb shenjt\u00eb\u201d sk\u00ebnderbegian n\u00ebp\u00ebr muret e Lezh\u00ebs nuk ka sosur.<\/p>\n<p>Varri i Sk\u00ebndebeut, n\u00eb kala apo n\u00eb qytet? do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet enigm\u00eb mbase dhe p\u00ebr do koh\u00eb, mbase p\u00ebrgjithmon\u00eb, por kjo nuk do t\u2019i pengoj\u00eb vizitor\u00ebt t\u2019i prekin eshtrat shk\u00ebmbore t\u00eb prehjes s\u00eb tij veshur me l\u00ebmyshkun e shekujve. Lezha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb t\u00ebrheq vizitor\u00ebt e t\u00eb gjitha moshave e kategorive, nga nx\u00ebn\u00ebsit te pedagog\u00ebt, diplomat\u00ebt e huaj, ipeshkvinjt\u00eb, burrat e shtetit. Sidomos nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb vijn\u00eb arb\u00ebresh\u00ebt dhe t\u00eb mos gazmojn\u00eb tek ky \u201cbreg\u201d i historis\u00eb, ashtu si dhe kosovar\u00ebt e shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trojeve e t\u00eb diaspor\u00ebs. Nj\u00eb foto e gjith\u00ebsecilit n\u00eb k\u00ebto mure, me \u201cSk\u00ebnderbeun\u201d, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Edhe pse gjendet nj\u00eb bust i Heroit brenda \u201cVendvarrimit\u201d, e udh\u00ebs do t\u00eb kishte qen\u00eb t\u00eb kishte dhe nj\u00eb permendore n\u00eb sheshin \u201cGjergj Kastrioti\u201d t\u00eb qytetit. Pse jo, n\u00eb krah t\u00eb tij, do t\u00eb duhej dhe nj\u00eb shtatore e Frang Bardhit, thuajse i harruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, si nj\u00ebri nga kat\u00ebr shkrimtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, po dhe p\u00ebr aktin e rrall\u00eb se pati shkruar nj\u00eb apologji kushtuar Sk\u00ebnderbeut. Mir\u00ebpo Lezha moderne, me vendosjen e shtatores s\u00eb merituar t\u00eb Fisht\u00ebs, ende nuk ka krijuar mund\u00ebsi t\u00eb vihen dhe disa shtatore t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 mungon dhe nj\u00eb obelisk kushtuar Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit t\u00eb vitit 1703, nj\u00eb nga ngjarjet shqiptare kulmore pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, mbajtur n\u00ebn kujdesin e Pap\u00ebs, me origjin\u00eb shqiptare, Klementit XI.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Lezh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se si ta p\u00ebrmbushin sa m\u00eb mir\u00eb Vitin e sh\u00ebnuar t\u00eb Sk\u00ebnderbeut e ndoshta jan\u00eb shkollar\u00ebt q\u00eb i japin m\u00eb shum\u00eb kuptim atij, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb vizatojn\u00eb portretin e kryeheroit, si ata piktor\u00ebt e mesjet\u00ebs q\u00eb ndrit\u00ebn me gravurat e tyre sk\u00ebnderbegiane&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00a0 Bes\u00eblidhja e Lezh\u00ebs, 2 mars 1444 \u00a0 P\u00ebr historin\u00eb sk\u00ebnderbegiane vet\u00ebm muret k\u00ebshtjellore t\u00eb Kruj\u00ebs mund rr\u00ebfejn\u00eb si ato t\u00eb Lezh\u00ebs, ngaq\u00eb me qytetin e lasht\u00eb buz\u00eb Drinit lidh\u00ebn dy nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Motit t\u00eb Madh, Kuvendi i Bes\u00eblidhjes i 2 marsit 1444<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7208,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7207","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7207"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7207\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7209,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7207\/revisions\/7209"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7208"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}