{"id":7200,"date":"2018-02-22T22:13:07","date_gmt":"2018-02-22T22:13:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7200"},"modified":"2018-02-22T22:13:07","modified_gmt":"2018-02-22T22:13:07","slug":"mesuesi-i-nje-akti-heroik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7200","title":{"rendered":"M\u00cbSUESI I NJ\u00cb AKTI HEROIK"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/Dedaj-Nd1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7201\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/Dedaj-Nd1.png\" alt=\"\" width=\"113\" height=\"160\" \/><\/a>(Nikoll\u00eb Gjin Lleshi dha jet\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu sjell\u00eb <\/strong><strong>librat nx\u00ebn\u00ebsve)<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>FRAN CARA, studiues, Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Gjegjanit n\u00eb rrethin e Puk\u00ebs u organizua nj\u00eb ceremoni p\u00ebrkujtimore, ku m\u00ebsuesi i ndjer\u00eb Nikoll\u00eb Gjin Lleshi u nderua me titullin \u201cQytetar Nderi\u201d. U kujtua me at\u00eb rast e gjith\u00eb jeta e tij e shkurt\u00ebr, por e pasur n\u00eb vlera. <!--more-->E fillonte shtatorin me urimin e mir\u00ebseardhjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkollat ku punoi, nga Shkoza, Kim\u00ebza, Krrabi e deri n\u00eb Berish\u00ebn e larg\u00ebt. Ishte frym\u00ebzuar n\u00eb udh\u00ebn e k\u00ebtij misioni t\u00eb shenjt\u00eb nga prind\u00ebrit e tij t\u00eb fis\u00ebm, po dhe nga fjal\u00ebt e t\u00eb ngrohta t\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb Gjin Leka nga Gojani i Madh.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesi Naim Maliqi, i ardhur nga Elbasani, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebt e fshatit Shkoz\u00eb t\u00eb Puk\u00ebs, n\u00eb vitin 1958 i kishte th\u00ebn\u00eb babait t\u00eb tij: \u201cNikolla t\u00eb b\u00ebhet m\u00ebsues, q\u00eb t\u00eb m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb mua\u201d. Dhe i ati do t&#8217;i thoshte m\u00ebsues Naimit: \u201cHalle kam shum\u00eb, por porosin\u00eb tande do ta baj realitet\u201d. Ishin vite t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Gjinin (babai i dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve), si dhe p\u00ebr gkithw mal\u00ebsor\u00ebt e atyre an\u00ebve, por drita e shpres\u00ebs i ndri\u00e7onte mendjet e tyre t\u00eb etura p\u00ebr dije e p\u00ebrparim. Shum\u00eb nga bijt\u00eb e k\u00ebsaj zone iu dhan\u00eb me mish e me shpirt udh\u00ebs s\u00eb shkollimit. Nd\u00ebr t\u00eb spikaturit e atij brezi ishte edhe Nikoll\u00eb Lleshi, q\u00eb u pasua denj\u00ebsisht dhe nga i v\u00ebllai, Gjergji, m\u00ebsues i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb, me specializim pasuniversitar p\u00ebr gjuh\u00eb shqipe, drejtor shkolle p\u00ebr shum\u00eb vite.<\/p>\n<p>Dat\u00eblindja e Nikoll\u00ebs, 1 shtator 1947, p\u00ebrkonte me dit\u00ebn fatsjell\u00ebse t\u00eb fillimit t\u00eb vitit shkollor si nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn 7-vje\u00e7are \u201c11 Janari\u201d Shkod\u00ebr, duke qen\u00eb konviktor n\u00eb konviktin \u201cTom Kola\u201d, kurse n\u00eb shtator 1962 regjistrohet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme Pedagogjike \u201cShejnaze Juka\u201d, po n\u00eb Shkod\u00ebr, shkolla k\u00ebto me em\u00ebr n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nikoll\u00eb Lleshi mbetet nd\u00ebr shembujt e vlerave q\u00eb p\u00ebrcilleshin nd\u00ebr breza k\u00ebto shkolla, duke shfaqur cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb karakterit fillimisht si nx\u00ebn\u00ebs, n\u00eb aksionet p\u00ebr hapjen e rrug\u00ebve t\u00eb reja automobilistike Kuk\u00ebs-Krum\u00eb dhe Fush\u00eb-Arr\u00ebz-Tu\u00e7, n\u00eb pun\u00eb si m\u00ebsues dhe n\u00eb jet\u00eb si familjar. P\u00ebr rezultatet e tij si nx\u00ebn\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka flasin vler\u00ebsimet e m\u00ebsuesve t\u00eb tij. Abdulla Miloti e karakterizonte: \u201c\u00cbsht\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe i k\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb komunikim\u201d, teksa babit t\u00eb tij i thoshte se duhet t\u00eb jeni krenar si prind\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb djal\u00eb, se nuk ua ka humbur mundin.<\/p>\n<p>&#8230;Dhe erdhi 29 qershori i vitit 1966. Nikolla ishte i pari m\u00ebsues me diplom\u00ebn e Pedagogjikes n\u00eb fshatin e tij. Me padurim priste em\u00ebrimin. Fati sikur i buz\u00ebqeshi. Me 8 gusht fillon pun\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e fshatit t\u00eb tij, Shkoz\u00eb. Ishte koleg me m\u00ebsuesin e mir\u00eb dhe pun\u00ebtor Prend Frrok Zefi nga Gjegjani. Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb pun\u00ebs bie n\u00eb sy pasioni, vullneti dhe p\u00ebrkushtimi i tij n\u00eb procesin m\u00ebsimor-edukativ. N\u00eb ato vite rrethi i Puk\u00ebs kishte nevoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr m\u00ebsues t\u00eb p\u00ebrgatitur me arsim pedagogjik p\u00ebr arsimin 8-vje\u00e7ar, pasi m\u00ebsuesit me arsim t\u00eb lart\u00eb ishin t\u00eb pakt\u00eb dhe vinin nga rrethet e tjera. Por vet\u00ebm pas 23 dit\u00ebsh, me 1 shtator, pa iu g\u00ebzuar as rrog\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe fillimit t\u00eb pun\u00ebs, nj\u00eb em\u00ebrim tjet\u00ebr i jep udh\u00ebt e gjata larg vendlindjes, p\u00ebr t&#8217;u ndalur n\u00eb lagjen Pap t\u00eb Berish\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl e, p\u00ebr ca muaj, n\u00eb Berish\u00eb Qend\u00ebr. N\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e maleve hijer\u00ebnda t\u00eb 7 Berishave, brigjeve dhe kreshtave t\u00eb larta t\u00eb Drinit, ai gjeti ngroht\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb e bujar\u00eb t\u00eb atyre an\u00ebve dhe p\u00ebrkrahjen e kolegut t\u00eb tij, poetit pukjan Prend Ukaj, q\u00eb do ta kujtonte gjithnj\u00eb me nderim e respekt.<\/p>\n<p>Me 15 shtator 1967 e shohim p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb mes t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb vendlindjes me kolegun e p\u00ebrkushtuar Nikoll\u00eb Prendi nga fshati Kushnen i zon\u00ebs s\u00eb Gjegjanit. Por m\u00ebsues Nikolla , si duket, kishte lindur p\u00ebr t\u00eb mos i z\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dh\u00e9. Me 1 tetor 1969 p\u00ebrs\u00ebri niset p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkoll\u00eb malesh. Vrapin ia ndalin rr\u00ebz\u00eb malit madh\u00ebshtor t\u00eb Krrabit, p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim pa shk\u00ebputje nga puna pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sektorit t\u00eb sharrave t\u00eb NPD-s\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs p\u00ebr dy vite. Prej andej e largon kryerja e sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm ushtarak prej tri vitesh t\u00eb plota (30 n\u00ebntor 1970 &#8211; 24 n\u00ebntor 1973) n\u00eb Levan t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb ushtris\u00eb, dhjetor 1973 &#8211; 1976, Nikolla punon p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shkoll\u00ebn e fshatit t\u00eb tij. Tri vite pun\u00eb e nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb vler\u00ebsuar dhe t\u00eb respektuar nga epror\u00ebt, koleg\u00ebt e mbi t\u00eb gjitha nga nx\u00ebn\u00ebsit e prind\u00ebrit e tyre. Por ecejaket e tij n\u00eb arsim s&#8217;kan\u00eb t\u00eb sosur. P\u00ebrs\u00ebri larg sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb nevojave p\u00ebr m\u00ebsues n\u00eb zonat e thella. E transferojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are Kim\u00ebz (janar 1977 &#8211; gusht 1978), ku i duheshin \u00e7do dit\u00eb mbi kat\u00ebr or\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vajtje-ardhje. Shum\u00eb prej nesh, shok\u00eb e koleg\u00eb t\u00eb tij i quanim k\u00ebto l\u00ebvizje jasht\u00eb logjik\u00ebs. A thua se Nikolla i shenjt\u00eb prej natyre e buzagaz gjithmon\u00eb, \u201ckishte gjuajtur me gur\u00eb kish\u00eb e xhami\u201d, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb. Megjith\u00ebse asokohe qarkullimi i m\u00ebsuesve \u00e7do fillim viti shkollor, p\u00ebr t\u00eb mbuluar shkollat me kuad\u00ebr m\u00ebsimor, ka qen\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb e Seksioneve t\u00eb Arsimit t\u00eb Komiteteve Ekzekutive t\u00eb rretheve, rasti i Nikoll\u00ebs ka qen\u00eb i pashembullt, 7 l\u00ebvizje n\u00eb 14 vite!<\/p>\n<p>Vera e vitit 1978 sikur ia solli n\u00eb der\u00eb fatin k\u00ebtij njeriu t\u00eb mrekulluesh\u00ebm e m\u00ebsuesi t\u00eb dashuruar me profesionin, q\u00eb e meritonte si rrall\u00ebkush tjet\u00ebr, por fatkeq\u00ebsisht disa her\u00eb ia kishin prer\u00eb udh\u00ebn!?&#8230; Dy g\u00ebzime n\u00eb nj\u00eb ver\u00eb. N\u00eb korrik martohet me m\u00ebsuesen Drane Prendi nga Gomsiqja dhe n\u00eb shtator t\u00eb dy, bashk\u00ebshort\u00eb dhe koleg\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkoll\u00eb, n\u00eb Shkoz\u00eb. Pas nj\u00eb viti fati u solli djalin e tyre, Marenglenin, shp\u00ebrblimi m\u00eb i madh p\u00ebr bashk\u00ebshorten dhe Nikoll\u00ebn, pas nj\u00eb rrug\u00ebtimi jo pak t\u00eb mundimsh\u00ebm t\u00eb tij shkollave t\u00eb mal\u00ebsive t\u00eb Puk\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00ebsues Nikolla, \u00e7do gj\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb m\u00ebsimore-edukative, e b\u00ebnte patjet\u00ebr mir\u00eb. I qeshur dhe optimist p\u00ebr jet\u00ebn. Nx\u00ebn\u00ebsit dhe prind\u00ebrit e nderonin pa mas\u00eb. Dhe ai ua kthente me pun\u00ebn dhe dashurin\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb ka nj\u00eb m\u00ebsues p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Gjithmon\u00eb mes tyre, me ta e p\u00ebr ta. P\u00ebrpiqej q\u00eb 1 shtatori t&#8217;i gjente nx\u00ebn\u00ebsit e tij t\u00eb pajisur me t\u00eb gjitha tekstet e mjetet e nevojshme m\u00ebsimore dhe kjo dit\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr fillimin mbar\u00eb t\u00eb vitit shkollor. Por s&#8217;paska qen\u00eb shkruar k\u00ebshtu fati p\u00ebr vazhdimin e jet\u00ebs dhe t\u00eb udh\u00ebs s\u00eb dituris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00ebsues vullnetmadh. 1 shtatori, dita q\u00eb e solli n\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq mbyllet tragjikisht at\u00eb fillim vjeshte 1980. Me 3 shtator, pas mbarimit t\u00eb m\u00ebsimit, pa shkuar n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb drek\u00eb, pa i dh\u00ebn\u00eb puthjen dhe p\u00ebrqafimin djalit 1-vje\u00e7ar q\u00eb sapo kishte belb\u00ebzuar fjal\u00ebt e para \u201cbabi\u201d dhe \u201cmami\u201d, pa u p\u00ebrsh\u00ebndetur me bashk\u00ebshorten dhe prind\u00ebrit, niset p\u00ebr n\u00eb qytez\u00ebn e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tekstet q\u00eb sapo kishin mb\u00ebrritur nga Nd\u00ebrmarrja e Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Librit Shkollor Puk\u00eb. Niset p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb pran\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe familjes s\u00eb tij t\u00eb shtrenjt\u00eb. N\u00eb at\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb fundit p\u00ebson nj\u00eb aksident t\u00eb r\u00ebnd\u00eb automobilistik. Duke mos u mbijetuar plag\u00ebve nd\u00ebrron jet\u00eb m\u00eb 4 tetor 1980, n\u00eb mosh\u00ebn 33-vje\u00e7are, n\u00eb spitalin e Puk\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb pas dhimbjen e madhe t\u00eb prind\u00ebrve, bashk\u00ebshortes me djalin vet\u00ebm 1 vje\u00e7, si dhe nx\u00ebn\u00ebsve, koleg\u00ebve, shok\u00ebve dhe miqve.<\/p>\n<p>M\u00ebsues Nikoll\u00eb Lleshi ishte nj\u00eb jet\u00eb e vrullshme, e nd\u00ebrprer\u00eb papritur n\u00eb mosh\u00ebn e bardh\u00eb, ndon\u00ebse me shum\u00eb \u00ebndrra p\u00ebr jet\u00ebn. Ai eci n\u00eb udh\u00ebn e bashk\u00ebpedagogjikasit t\u00eb tij, Ismet Sali Bru\u00e7aj, M\u00ebsuesit t\u00eb Popullit Ndue Jak Pjetri e t\u00eb tjer\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb arsimit shqiptar, p\u00ebr t&#8217;u gdhendur n\u00eb kujtes\u00ebn e brezave arsimdash\u00ebs t\u00eb Puk\u00ebs, Mirdit\u00ebs etj. Nikolla, i p\u00ebrfshir\u00eb dhe librin \u201cUdh\u00ebrr\u00ebfyesit e dijes\u201d p\u00ebr rrethin e Puk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nderuar me titullin \u201cQytetar Nderi\u201d i Komun\u00ebs Gjegjan etj. Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb jetojn\u00eb pak, por kujtohen gjat\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ne m\u00ebsuesit e kujtojm\u00eb \u00e7do shtator e \u00e7do 7 Mars &#8211; si kolegun gjithmon\u00eb t\u00eb qeshur, nx\u00ebn\u00ebsit &#8211; si m\u00ebsuesin e tyre t\u00eb dashur, v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat &#8211; si njeriun e tyre t\u00eb paharruar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja, Dranja, prej vitesh m\u00ebsuese n\u00eb Tiran\u00eb, s\u00eb bashku me djalin (Marenglenin) mjek, dy mbesat vog\u00eblushe Glevia dhe Emila dhe nipin Erni, nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cSabaudin Gabrani\u201d, krenohen p\u00ebr njeriun e tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0(Nikoll\u00eb Gjin Lleshi dha jet\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu sjell\u00eb librat nx\u00ebn\u00ebsve) \u00a0FRAN CARA, studiues, Tiran\u00eb Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Gjegjanit n\u00eb rrethin e Puk\u00ebs u organizua nj\u00eb ceremoni p\u00ebrkujtimore, ku m\u00ebsuesi i ndjer\u00eb Nikoll\u00eb Gjin Lleshi u nderua me titullin \u201cQytetar Nderi\u201d. U kujtua me at\u00eb rast e gjith\u00eb jeta e tij e shkurt\u00ebr,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7202,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7200\/revisions\/7202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}