{"id":7192,"date":"2018-02-14T22:44:16","date_gmt":"2018-02-14T22:44:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7192"},"modified":"2018-02-14T22:44:16","modified_gmt":"2018-02-14T22:44:16","slug":"refleksione-per-romanin-misteret-e-parisit-te-vogel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7192","title":{"rendered":"REFLEKSIONE P\u00cbR ROMANIN \u201cMISTERET E PARISIT T\u00cb VOG\u00cbL\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof.dr.Resmi Osmani<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>I botuar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb shkuar,romani \u201cMisteret e Parisit te Vog\u00ebl\u201d, shkruar nga romancieri produktiv Kristaq Turtulli, nga m\u00ebnyra si u prit prej lexuesi dhe kritik\u00ebs letrare, mund t\u00eb themi se u kthye n\u00eb nj\u00eb ngjarje letrare p\u00ebr fundvitin 2017<!--more--> dhe n\u00eb vijim.Per romanin n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar e folur shum\u00eb. Studjuesit dhe krijuesit, sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb tyre kan\u00eb evidentuar dhe nxjerr\u00eb n\u00eb reliev, vlerat esenciale t\u00eb q\u00ebn\u00ebsishme t\u00eb romanit, aq sa mund t\u00eb thuash se kjo tem\u00eb tashti u b\u00eb pothuajse e shterrueshme. Por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Pas leximit t\u00eb romanit, q\u00eb autori pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb ma postonte, do t\u00eb mundohem t\u00eb trajtoj disa aspekte q\u00eb utor\u00eb t\u00eb shkrimeve t\u00eb tjera i kan\u00eb prekur p\u00ebrkitazi ose aspak.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/kristaq-turtulli-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7194\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/kristaq-turtulli-1-300x216.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"216\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/kristaq-turtulli-1-300x216.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/kristaq-turtulli-1.png 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Romani n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sag\u00eb e mirfillt\u00eb, saga e familjes Gozhdaxhi n\u00eb tre breza, e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs, p\u00ebrkushtimit qytetar, dashuris\u00eb p\u00ebr qytetin vendin dhe kombin, n\u00ebp\u00ebr dallg\u00ebt e jet\u00ebs, luftrave dhe prap\u00ebsive mbart dhe paraqet at\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira e vlerave njer\u00ebzore, p\u00ebr mbroth\u00ebsin\u00eb, t\u00eb mir\u00ebn dhe p\u00ebrparimin. N\u00eb roman,n\u00eb vorbull\u00ebn e ngjarjeve ku p\u00ebrfshihen personazhet dhe vet\u00eb qyteti, n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e antitezave nd\u00ebrthuren dhe ndeshen e mira me t\u00eb keqen, makut\u00ebria me bujarin\u00eb, p\u00ebrparimi me obskurantizmin, mir\u00ebnjohja me lig\u00ebsin\u00eb, virtyti me lig\u00ebsin\u00eb dhe posht\u00ebrsin\u00eb, atdhedashuria me tradh\u00ebtin\u00eb,bujaria dhe fisnik\u00ebria me meskinitetin, vlerat humane me veset. Kjo shum\u00ebsi vlerash dhe antivlerash p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb forc\u00ebn l\u00ebviz\u00ebse t\u00eb romanit n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb, q\u00eb arrijn\u00eb disa kulminacione t\u00eb dh\u00ebna me art, nga ku lexuesi hedh v\u00ebshtrimin n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. K\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe misteret e \u201cParisit te<\/p>\n<p>Vog\u00ebl\u201d, t\u00eb cilat i p\u00ebrcillen lexuesit me art, dhe sidomos atij t\u00eb brezit t\u00eb ri, p\u00ebr t\u2019i ditur dhe njohur, jo vet\u00ebm Kor\u00e7\u00ebn e bukur t\u00eb dit\u00ebve tona, por edhe at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs historike, por p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime edhe p\u00ebr t\u00eb tashmen, sepse e keqja mbetet e keqe dhe e mira e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Romani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hymn, nj\u00eb p\u00ebrmendore q\u00eb i ngrihet gruas shqiptare. Jo vet\u00ebm q\u00eb dashurojn\u00eb dhe i g\u00ebzohen jet\u00ebs, si n\u00ebna q\u00eb dhurojn\u00eb jet\u00ebn, por si nj\u00eb figur\u00eb q\u00ebndrore, pjestare n\u00eb ngjarje, t\u00eb dashura, t\u00eb men\u00e7ura, trime e kapedane, atdhetare q\u00eb marrin n\u00eb sy rrezikun,pa u zbrapsur nga e keqja, q\u00eb krah burrave t\u00eb tyre, si luft\u00ebtare t\u00eb v\u00ebrteta, b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme : p\u00ebr familjen, qytetin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Figurat e Zonj\u00ebs M\u00ebm\u00eb-Dhoksana, t\u00eb s\u00eb moshuar\u00ebs Afroviti, nani Viti dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Stel\u00ebs, q\u00eb rr\u00ebfen ngjarjet. Autori i ka tipizuar dhe gdhendur me t\u00eb ve\u00e7antat e tyre, urt\u00ebsin\u00eb, men\u00e7urin\u00eb, dhimsurin\u00eb, vuajtjet shpirt\u00ebrore, psikologjin\u00eb dhe filozofin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar ngjarjet dhe njer\u00ebzit, n\u00eb vorbullat e fatit n\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb t\u00eb keq. Ato kan\u00eb besim te besimi dhe shpres\u00eb te shpresa, e duan gjith\u00eb bot\u00ebn dhe pavar\u00ebsisht nga p\u00ebsimet, nuk njohin urrejtje!<\/p>\n<p>N\u00eb orgamizimin dhe shtjellimin e l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman v\u00ebrejm\u00eb risi n\u00eb p\u00ebrdorimin e diferencuar t\u00eb metod\u00ebs letrare. Sipas k\u00ebrkesave t\u00eb romanit modern, autori shk\u00ebputet nga stereotipizmi i ngurt\u00eb dhe shabllonet shkrimore. N\u00eb krer\u00ebt e romanit gjejm\u00eb paraqitjen realiste e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ashtu si\u00e7 ndodh n\u00eb jet\u00eb, faqe t\u00eb t\u00ebra romantike dhe nj\u00eb lirik\u00eb fine,me tabllot\u00eb e dashuris\u00eb dhe udh\u00ebtimin e muajit t\u00eb mjaltit t\u00eb Stel\u00ebs dhe Andreas, skena sureale me ngjarjet e Kristin\u00ebs dhe mistike me plak\u00ebn Afroviti q\u00eb bisedon dhe lexon yjet. Elemente t\u00eb ekzistencializmit gjenden n\u00eb katandisjen e Stel\u00ebs dhe familjes s\u00eb saj n\u00eb kasollen e Kull\u00ebs s\u00eb Hirit, etj. Gjith\u00eb kjo tablo shkrimore me ngjyresa t\u00eb ndryshme, n\u00eb<\/p>\n<p>var\u00ebsi nga ngjarjet dhe personazhet, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mozaik t\u00eb magjish\u00ebm, ku lexuesi emocionohet dhe shijon artin e bukur t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr ve\u00e7ori q\u00eb dua t\u00eb evidentoj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i simbolik\u00ebs.Fustani i bardh\u00eb i nus\u00ebris\u00eb, si simbol i past\u00ebrtis\u00eb morale dhe lumturis\u00eb vajz\u00ebrore, i kuptimit t\u00eb ndryshimit jet\u00ebsor nga vajz\u00ebria n\u00eb bashkshort\u00ebsi, e bardha dhe e zeza,si simbole t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, gjarpri simbol s\u00eb keqes dhe pabesis\u00eb, nusedjali q\u00eb p\u00ebrshkon si nj\u00eb fill shprese dhe zhg\u00ebnjimi t\u00ebr\u00eb romanin, luzma makute e karkalecave si simbol i forcave t\u00eb err\u00ebta t\u00eb pushtetit komunist q\u00eb u trr\u00ebn n\u00eb zbatim t\u00eb parimit Leninist \u201dLuft\u00eb pallateve, paqe kasolleve\u201d, duke rr\u00ebmbyer \u00e7do gj\u00eb, duke burgosur e quajtur armik, duke i ngarkuar me faj\u00ebsi t\u00eb paq\u00ebna k\u00ebdo q\u00eb me pun\u00eb t\u00eb ndershme kishte krijuar pasuri. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre simboleve, autori i le vend edhe n\u00ebntekstit, q\u00eb lexuesi t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimet e veta.<\/p>\n<p>N\u00eb roman, ka paragraf\u00eb dhe faqe t\u00eb t\u00ebra, t\u00eb shkruara si sentenca filozofike e psikologjike me q\u00ebndrimin e autorit p\u00ebr fatet dhe veprimet e personazheve, dukurit\u00eb sociale dhe zhvillimet t\u00ebr\u00ebsore, nj\u00eb diskurs filozofiko -politik p\u00ebr revolucionin dhe revolucionar\u00ebt, p\u00ebr lumturin\u00eb dhe mjerimet e jet\u00ebs, p\u00ebr lidhjet shkak pasoj\u00eb etj. t\u00eb cilat ngren\u00eb nivelin intelektual dhe paraqitjen e tablove jet\u00ebsore n\u00eb zhvillimet konkrete ku p\u00ebrfshihen personazhet. Perifrazimi n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do kreu, t\u00eb nj\u00eb sentence q\u00eb \u00ebsht\u00eb kuintesenca e asaj q\u00eb vijon, e ndihmon lexuesin t\u00eb orientohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb lexoj\u00eb n\u00eb vijim. Sido q\u00eb n\u00eb roman trajtohet fati i nj\u00eb familjeje dhe nj\u00eb qyteti, romani ka karakter p\u00ebrgjithesues, sidomos p\u00ebr p\u00ebsimet dhe persekutimin e familjeve t\u00eb m\u00ebdha, fisnik\u00ebsris\u00eb dhe borgjezis\u00eb mbar\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Mbyllja e romanit \u00ebsht\u00eb e gjetur mir\u00eb. Stela, dhe familja e saj e mbetur n\u00eb mjerim. Vazhdimin me ato q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebrine viteve<\/p>\n<p>pasardh\u00ebs, deri n\u00eb p\u00ebrnbysjen e komunizmit lexuesi e di.Fundi i romanit \u00ebsht\u00eb fillimi i kalvarit.<\/p>\n<p>Romani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i autorit Kristaq Turtulli, q\u00eb tashm\u00eb po evidentohet si nj\u00eb nga romancier\u00ebt me produktiv\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre viteve.S\u2019na mbetet ve\u00e7 se ta urojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Tiran\u00eb, m\u00eb12.02.2018<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof.dr.Resmi Osmani &nbsp; I botuar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb shkuar,romani \u201cMisteret e Parisit te Vog\u00ebl\u201d, shkruar nga romancieri produktiv Kristaq Turtulli, nga m\u00ebnyra si u prit prej lexuesi dhe kritik\u00ebs letrare, mund t\u00eb themi se u kthye n\u00eb nj\u00eb ngjarje letrare p\u00ebr fundvitin 2017<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7193,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-7192","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7192"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7192\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7195,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7192\/revisions\/7195"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7193"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}