{"id":7183,"date":"2018-02-14T19:57:03","date_gmt":"2018-02-14T19:57:03","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7183"},"modified":"2018-02-14T19:57:03","modified_gmt":"2018-02-14T19:57:03","slug":"shqiptaret-ne-nji-pikture-te-mjeshtrit-william-holman-hunt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7183","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb NJI PIKTUR\u00cb T\u00cb MJESHTRIT WILLIAM HOLMAN HUNT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/ISECI\">ILIR SECI<\/a><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Piktura gjindej e ekspozueme n\u00eb nji Galeri Arti n\u00eb Universitetin e Harvard-it, dhe kundruesit shqiptar t\u00eb artit nuk kishte si mos me i ra n\u00eb sy veshja shqiptare e disa njer\u00ebzve n\u00eb at\u00eb tablo, plisat e bardh\u00eb, tirqet dhe fustanella&#8230;t\u00eb pagabueshme\u2026 <\/em><!--more--><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-3.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7185\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-3-300x220.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"220\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-3-300x220.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-3-768x562.png 768w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-3.png 960w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u201cMrekullia e Zjermit t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d &#8211; (The Miracle of the Holy Fire), William Holman Hunt. (1892)<\/p>\n<p>Piktura titullohet \u201cMrekullia e Zjermit t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d &#8211; (The Miracle of the Holy Fire &#8211; vaj ne kanvas, permasat 92 cm me 125.7 cm, e ekspozueme ne Fogg Art Museum, Harvard), realizue nga mjeshtri anglez , <a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=https%3A%2F%2Fen.m.wikipedia.org%2Fwiki%2FWilliam_Holman_Hunt&amp;h=ATPJnbC8Y9FuQzxzTMrYRSoZL5jB5worSMRUpdKk3fWjvJqeXun7gPD6BO0B3WkhWFDgrf-01hvMgc2ohEqPfcjiNpEZEtCBN6ESypoN0iQUOgWmwnwnw4RfF_-jKKp6mJcR5j7wmX-rW_775JtBxnfnbfsP05E\">William Holman Hunt<\/a> n\u00eb vitin 1892, gati kat\u00ebrdhet\u00eb vjet mbasi piktori, gjat\u00eb nji pelegrinazhi n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb, kishte pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Jeruzalem, nji ceremoni t\u00eb ritit ortodoks grek, t\u00eb quejtun, \u201dMekullia e zjermit t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb Kish\u00ebn e Shenjt\u00eb t\u00eb Vorrit\u201d. Bahet fjal\u00eb p\u00ebr nji ceremoni t\u00eb p\u00ebrvjetshme t\u00eb mbajtun nat\u00ebn para Pashk\u00ebve, n\u00eb kish\u00ebn ortodokse t\u00eb ritit grek, ceremoni gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs patriarku i kish\u00ebs ortodokse greke n\u00eb Jeruzalem, hynte i vet\u00ebm n\u00eb faltoren e Vorrit t\u00eb Shenjt\u00eb me nji llamb\u00eb t\u00eb fikun dhe kur delte prej andej llamba ishte e ndezun nga \u201cflaka e shenjt\u00eb\u201d. Ceremonia fillonte n\u00eb mesdit\u00eb kur Patriarku Ortodoks i Jeruzalemit thoshte nji lutje t\u00eb posa\u00e7me para se me hy ne faltore dhe mbasandej pas tij besimtar\u00ebt n\u00eb kor k\u00ebndonin, &#8220;Zot, ki m\u00ebshir\u00eb&#8221; &#8211; (\u201cKyrie eleison\u201d &#8211; n\u00eb greqisht), derisa zjermi i shenjt\u00eb &#8220;ndizej&#8221; n\u00eb nji llamb\u00eb me voj ullini q\u00eb e mbante patriarku n\u00ebsa ishte i vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00ebn e vorrit dhe priste me ndodh\u00eb \u201cmrekullia\u201d. Mbasi ndizej llamba, patriarku delte nga dhoma e vorrit dhe k\u00ebndonte disa lutje, me flak\u00ebn e \u201czjermit t\u00eb shenjt\u00eb\u201d ndezte 33 qirinj ose 12 qirinj, t\u00eb cil\u00ebt ua shp\u00ebrndante besimtareve me ndez\u00eb secili qirin e vet mbasandej. Hunt n\u00eb piktur\u00eb ka sjell\u00eb momentin kur zjermi i ndezun ka dal\u00eb nga dhoma dhe po endet n\u00eb duert e besimtar\u00ebve, tue ndezun njenin qiri mbas tjetrit.<\/p>\n<p>Piktori Thomas William Hunt ka qen\u00eb shum\u00eb besimtar, dhe si besimtar, njajt\u00eb si besimtar\u00ebt Protestant\u00eb dhe Katolik\u00eb, nuk kishte asnji fije dyshimi se \u201czjermi i shenjte\u201d n\u00eb kishen ortodokse n\u00eb Jeruzalem nuk ishte mrekulli, por nji mashtrim i r\u00ebndomt\u00eb, prandaj e zgjodhi k\u00ebt\u00eb subjekt si nji shembull grotesk besimi t\u00eb verb\u00ebr dhe fanatizmi fetar. Mjeshtri Hunt, i cili ka qen\u00eb nji nga themeluesit e \u201cVllaznis\u00eb Para Raphaelite\u201d si shkoll\u00eb t\u00eb piktur\u00ebs, shquhet si nji piktor i subjekteve fetare, dhe ka vizitue kater her\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb. Piktura &#8220;Mrekullia e Zjermit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;, satirizon ceremonine e pervjetshme n\u00eb Vorrin e Shenjt\u00eb, satir\u00eb ndaj nji dukurie t\u00eb denoncueme si mashtrim p\u00ebr shekuj me rradh\u00eb, por q\u00eb edhe pse e denoncueme si e rr\u00e8me, prap\u00eb se prap\u00eb vazhdonte me t\u00ebrhjek\u00eb mij\u00ebra pelegrin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mezi prisnin rindezjen e flak\u00ebs mbi vorrin e supozuem t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>Piktura asht nji satir\u00eb eksplicite, n\u00eb stilin satirizues Hogarthian, nga tan\u00eb pikturat e Hunt-it, kjo asht ma e fuqishmja n\u00eb stilin satirik. P\u00ebr Thomas William Hunt, ky ritual i nat\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve n\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse te Varrit t\u00eb Shenjt\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsonte degjenerimin e besimit n\u00eb mrekullit\u00eb e mir\u00ebfillta dhe kalimin n\u00eb supersticion, egoiz\u00ebm dhe m\u00eb keq &#8211; n\u00eb nji dalldisje t\u00eb \u00e7mendun t\u00eb praktikave thuajse pagane &#8211; jo t\u00eb kshtena. Hunt e zgjedh k\u00ebt\u00eb subjekt ne nje moment historik me randesi per historine e kishes anglikane, satira ishte reagimi i Hunt-it ndaj atyne anglikan\u00ebve me orientim ekumenik q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 1870 dhe 1880, ban\u00eb propozimin me iu bashkie kishave greke, armene, ruse dhe tjerave kisha ortodokse. Kjo gja dallohet kjart\u00eb n\u00eb ato q\u00eb Hunt i shkruente Tupperit n\u00eb vitin 1877 :<\/p>\n<p>-\u201cSe si Stanley mundet me e d\u00ebshirue bashkimin e Kish\u00ebs ton\u00eb me mashtruesit grek\u00eb t\u00eb \u201czjermit t\u00eb mrekullis\u00eb\u201d, un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk mund ta kuptoj&#8221; &#8211; (15 korrik 1877, Lond\u00ebr, (Huntington MS.)&#8230;N\u00eb momentin kur vendosi me realizue k\u00ebt\u00eb piktur\u00eb, Thomas William Hunt kishte koh\u00eb q\u00eb kishte sulmue dhe denoncue korrupsionin e praktikave misionare angleze n\u00eb pamfletin e tij t\u00eb vjet\u00ebs 1858&#8230; P\u00ebr me e realizue punimin n\u00eb fjal\u00eb, Hunt shkoi per her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb vendin e \u201cmrekullis\u00eb\u201d, plot kat\u00ebr dekada mbasi e kishte pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-4.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7186\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-4-183x300.png\" alt=\"\" width=\"183\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-4-183x300.png 183w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-4-624x1024.png 624w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-4.png 626w\" sizes=\"auto, (max-width: 183px) 100vw, 183px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Shqiptar me plis, tirqe e xhamadan&#8230;<\/p>\n<p>Artistikisht piktura \u201cMrekullia e Zjermit t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d, me at\u00eb realizmin e p\u00ebrpikt\u00eb, karakteristik t\u00eb autorit, na sjell nji fotografi bashk\u00ebkohore t\u00eb ngjarjes, nji ilustrim q\u00eb na dishmon se sa pak ka ndryshue kjo sken\u00eb qysh nga koha kur Hunt e ka pikturue at\u00eb. P\u00ebrbamja e tablos asht kaq panoramike dhe e gjall\u00eb, saqi \u201cZjermi i mrekullis\u00eb\u201d del n\u00eb plan te dyt\u00eb aty mbrenda turm\u00ebs. Asht interesante se si mjeshtri mbrrin me dal\u00eb mbi \u00e7do ndjenj\u00eb t\u00eb mbinatyrshm\u00ebnis\u00eb dhe frik\u00ebs fetare q\u00eb kish synim ceremonia dhe me nji v\u00ebmendje mikroskopike perqendrohet n\u00eb fytyrat e njer\u00ebzve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb at\u00eb ritual, \u00e7donjana fytyr\u00eb mundet me qen\u00eb nji portret individual, nji jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nji autenticitet historik dhe antropologjik. N\u00eb menyren si e paraqet ceremonin\u00eb, Hunt shfaq simpati p\u00ebr besimtaret naive, pelegrin\u00ebt supersticioz\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jane rropat\u00eb per me kursye paret e udh\u00ebtimit ne token e shenjt\u00eb, vite te tana sakrificet. Me nji naivitet te ngjashem me f\u00ebmij\u00ebn, ata duen ta shohin mrekullin\u00eb si \u201cshenj\u00ebn e Qiellit-prove t\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb kish\u00ebs s\u00eb tyne.&#8221; Hunt nuk i p\u00ebrbuz besimtaret naive per k\u00ebt\u00eb supersticion, sepse ai e sheh dhe e respekton elementin e besimit q\u00eb p\u00ebrmban kjo gja, por nga ana tjeter Hunt ka vet\u00ebm urrejtje p\u00ebr verb\u00ebrin\u00eb shpirt\u00ebrore, egoizmin , dhe dhun\u00ebn e eg\u00ebr q\u00eb krijoi ky orientim i gabuem besimi. Hunt mbeshtet ne idene e Hogarth-it se : -\u201cSupersticioni asht m\u00eb i keq se mosbesimi. Sepse e terhjeke vemendjen nga feja, nga \u00e7do lidhje, \u00e7do ngush\u00ebllim; dhe vendin e shpres\u00ebs s\u00eb p\u00ebrulun dhe peruljes se besimtarit e nxan melankolia, d\u00ebshp\u00ebrimi dhe \u00e7menduria &#8221; &#8211; (Veprat e William Hogarth, volumi II, fq, 217)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-2.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7187\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-2-225x300.png\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-2-225x300.png 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ilir-s-2.png 720w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Shqiptar me fustanelle&#8230;<\/p>\n<p>Po p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb gjinden n\u00eb k\u00ebt\u00eb tablo \u00e7ka mund t\u00eb themi!? Shqiptaret n\u00eb k\u00ebt\u00eb tablo, sipas veshjeve t\u00eb tyne aty, jan\u00eb nga tan\u00eb krahinat e Shqipnis\u00eb, Jugu dhe Veriu&#8230;kjo duket krejt kjart\u00eb.<\/p>\n<p>Pse jane aty?<\/p>\n<p>Kjo asht nji tjeter deshmi e kjart\u00eb e primjes tone shqiptare drejt paganizmit, primjes per me besue ma shum\u00eb si idhujtar\u00eb. Shum\u00eb besimtar\u00eb shqiptare edhe sot e kesaj dite kan\u00eb primjen me besue n\u00eb simbole, n\u00eb prova qe ata i konsiderojne si prova materiale besimi, si te prekshme, primje ku doemos qet krye nenshtresa pagane&#8230;Adhurojne Vorre, adhurojn\u00eb Maja Malesh, adhurojne Mrekullite e paverifikueme najher\u00eb, tue mos arrite me njoft\u00eb thelbin e besimit, tue mos e pranue se besimi asht praktike dhe jo objekt. Kur e kundron vemendsh\u00ebm tablon\u00eb e Hunt-it e heton se shqiptaret aty jane shum\u00eb agjitativ\u00eb, gjestikulacionet flasin vet\u00eb se sa aktive jane aty, gjuha e trupit dishmon se jan\u00eb te perfshime krejt\u00ebsisht ne ceremoni. Jane aktiv\u00eb, ndryshe nga disa kureshtare qe jane ndale ne ane te asaj ceremonie te shtangun nga sa po shohin, si\u00e7 asht nji zonje angleze ne an\u00eb, qe e trembun ka mbledhe femijet ngat veti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ILIR SECI \u00a0 Piktura gjindej e ekspozueme n\u00eb nji Galeri Arti n\u00eb Universitetin e Harvard-it, dhe kundruesit shqiptar t\u00eb artit nuk kishte si mos me i ra n\u00eb sy veshja shqiptare e disa njer\u00ebzve n\u00eb at\u00eb tablo, plisat e bardh\u00eb, tirqet dhe fustanella&#8230;t\u00eb pagabueshme\u2026<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7184,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-7183","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7183"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7183\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7188,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7183\/revisions\/7188"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}