{"id":7180,"date":"2018-02-12T20:45:49","date_gmt":"2018-02-12T20:45:49","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7180"},"modified":"2018-02-12T20:45:49","modified_gmt":"2018-02-12T20:45:49","slug":"pse-sadri-mehaj-i-hotit-e-braktisi-takimin-zyrtar-te-new-yorkut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7180","title":{"rendered":"PSE SADRI MEHAJ I HOTIT E BRAKTISI TAKIMIN ZYRTAR T\u00cb NEW YORKUT &#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>PSE SADRI MEHAJ I HOTIT E BRAKTISI TAKIMIN ZYRTAR T\u00cb NEW YORKUT ME MINISTRIN E DIASPOR\u00cbS T\u00cb KOSOV\u00cbS ?<\/strong><\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramiz-lushaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7181\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramiz-lushaj.jpg\" alt=\"\" width=\"118\" height=\"160\" \/><\/a>Ramiz LUSHAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong>Ajo \u00e7ka ndodhi m\u00eb 5 shkurt 2018 n\u00eb New York, me aq sa lexova te portali i ri \u201cPlavaeGuciasot\u201d, v\u00ebrtet t\u00eb befason, ishte n\u00eb kufijt\u00eb e skandalozes, shprehimoi fytyr\u00ebn reale t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb sotme politike shqiptare n\u00eb siujdhes\u00ebn ballkanike.<!--more--><\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb atdhetarit Sadri Mehaj i Hotit: \u00c7ka ka b\u00e1\u00a0\u00a0shteti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb prer\u00eb qe kat\u00ebr vite shiriti i Inaugurimit t\u00eb fillimit t\u00eb punimeve nga kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm Hashim Tha\u00e7i e, n\u00eb fakt, jan\u00eb hapur vet\u00ebm 3 km rrug\u00eb ?!\u201d, zv\/kryeministri e ministri i Diaspor\u00ebs e Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs, Dardan Gashi, q\u00eb ka krye Universitet n\u00eb Vjen\u00eb dhe p\u00ebr Komunikim, dialogoi me ironi duke u keqp\u00ebrgjigj skuthnisht se ai nuk q\u00ebnka kompetent t\u00eb flasin p\u00ebr projekte infrastrukturore\u2026!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>1.<\/strong><\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk mund ta kuptoj se si mundet Dardan Gashi t\u00eb shprehet k\u00ebshtu, k\u00ebsisoj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai, aktualisht, \u00ebsht\u00eb Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs prej shtatorit 2017.<\/p>\n<p>Dardan Gashi i sot\u00ebm n\u00eb vitet 2011-\u201914 ishte nj\u00eb nga antar\u00ebt e Qeveris\u00eb Tha\u00e7i, ishte minist\u00ebr i Mjedisit e Planifikimit Hap\u00ebsinor, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se ai e ka ngrit\u00eb dor\u00ebn para pes\u00eb viteve kur u mor vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr fillimin e p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj rruge me rand\u00ebsi gjeostrategjike. Pra, ai e ka njoft mir\u00eb projektin e saj, ka dhe miratimin e tij. Sikurse dhe t\u00eb ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Fehmi Mujota. Ndaj nuk mund t\u00eb hiqet si \u201ci paditun\u201d rreth saj, nuk mund t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb kompetent t\u00eb flasin rreth saj (!)<\/p>\n<p>Ky zv\/kryeminst\u00ebr e minister i dyfisht\u00eb, aty n\u00eb New York, nuk duhej t\u00eb nxirrte y\u00e7kla e t\u00eb hidhte vickla, por t\u00eb jepte llogari para Diaspor\u00ebs Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>E para: pse n\u00eb mbi 3 vjet u hap\u00ebn ve\u00e7 3 km rrug\u00eb nacionale, nga k\u00ebto vet\u00ebm gjysma e asfaltuar dhe n\u00eb tan\u00ebsin\u00eb e saj me disa t\u00eb meta n\u00eb parametrat e duhur nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb till\u00eb nacionale?!<\/p>\n<p>E dyta: ku jan\u00eb 50 milion\u00eb Euro t\u00eb premtuara p\u00ebr rreth 5 vite p\u00ebr hapjen e k\u00ebsaj rruge gjeo-strategjike nd\u00ebrkomb\u00ebtare?!\u00a0Ju, si Qeveri, i rrudh\u00ebt fondet aq shum\u00eb e aq keq sa do t\u00eb duheshin dekada koh\u00eb me i p\u00ebrfundue 20 km t\u00eb k\u00ebsaj rruge gjeo-strategjike (!) Deputetja Time Kadriaj, tha k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, se k\u00ebto fonde \u201cs\u2019do t\u00eb mjaftonin as p\u00ebr vendosjen e shenj\u00ebzimit t\u00eb saj me vija\u201d!<\/p>\n<p>E treta: p\u00ebrurimi i fillimit t\u00eb punimeve u krye m\u00eb 25 shtator 2014 kur Hashim Tha\u00e7i ishte kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se at\u00ebherit e keqp\u00ebrdor\u00ebt k\u00ebt\u00eb event p\u00ebr nevojat tuaja politike qeveritare ma shum\u00eb se p\u00ebr interesat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Malin e Zi, si dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb e vertetoi koha deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>2.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, ma hap\u00ebt, ma tro\u00e7: Dardan Gashi nuk mundet t\u2019i justifikohet askujt e asnjiher\u00eb, as n\u00eb kull\u00ebn e Kryeministris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, as n\u00eb \u201cRoyal Regency Hotel\u201d, Yonkers \u2013 NY n\u00eb Amerik\u00eb, se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb kompetent p\u00ebr projekte infrastrukturore si Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb\u201d (!).<\/p>\n<p>Gjithkush e din\u00eb se nj\u00eb Rrug\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare si kjo De\u00e7an-Plav\u00eb, nuk do t\u00eb mundtte askush, as vet Kryeministri Tha\u00e7i, me ia pre shiritin e p\u00ebrurimit t\u00eb fillimit t\u00eb punimeve m\u00eb 25 shtator 2014, p\u00ebr pa pas\u00eb leje me firm\u00eb e vul\u00eb dhe nga Ministria e Mjedisit e Planifikimit Hap\u00ebsinor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>E, k\u00ebso kohe, at\u00ebherit, Dardan Gashi ishte minist\u00ebr i k\u00ebsaj ministrie prej janarit 2011 e deri m\u00eb 2014. Pra, domethan\u00ebse, ai n\u00eb kuadrin e detyr\u00ebs s\u00eb tij e ka p\u00e1 projektin e k\u00ebsaj Rruge Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Kosov\u00eb-Mali i Zi deri n\u00eb detajet e praktikat ma t\u00eb thjeshta e t\u00eb vogla t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ministri i Mjedisit Dardan Gashi, prej kaherit, kishte njohuri t\u00eb plota p\u00ebr krejt projektin e Rrug\u00ebs panshqiptare De\u00e7an-Plav\u00eb, pasi ai e vetpohon n\u00eb memuare, kumtime e CV e tij se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb shum\u00eb me Parkun Komb\u00ebtar \u201cBjeshk\u00ebt e Nemuna\u201d, i shtrir\u00eb n\u00eb mbi 62 mij\u00eb km2 n\u00eb territorin e komunave De\u00e7an, Junik, Gjakov\u00eb, Pej\u00eb, Istog, n\u00eb k\u00ebto an\u00eb t\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit, nga ku trupon dhe Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong><\/p>\n<p>Ky Dardan Gashi, minist\u00ebr aktual i \u201cQeveris\u00eb Haradinaj\u201d, prej nga shtatori 2017, nuk duhej t\u2019iu thoshte Diaspor\u00ebs Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, se nuk \u00ebsht\u00eb kompetent me fol p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb. Pse?<\/p>\n<p>Ai ka dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr rifinancimin e k\u00ebsaj Rrug\u00eb n\u00eb buxhetin e vitit 2018, pasi si antar qeverie i ka ra me e ngrit dor\u00ebn e dakort\u00ebsis\u00eb dhe atij.<\/p>\n<p>Ai, D. Gashi, ndoshta nuk donte me ua \u00e7ue lezmen prej n\u00eb Amerik\u00eb, me ua prish\u00eb qejfin ish-kryeministrave Tha\u00e7i e Mustafa, t\u00eb cil\u00ebt i ul\u00ebn investimet e planifikuara padrejt\u00ebsisht e poshtalakisht, aq sa n\u00eb vitin 2017 nga 300 mij\u00eb Euro \u201cu ndan\u00eb vet\u00ebm 50 mij\u00eb Euro\u201d, sipas Institutit GAP.<\/p>\n<p>Them se zotnia e tij, D. Gashi e kishte p\u00ebr detyr\u00eb shtet\u00ebrore, e kishte mision komb\u00ebtar e qytetar, ishte kompetent dhe e kishte kompetenc\u00eb, t\u2019iu thoshte edhe Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, se Qeveria Hajradinaj, p\u00ebr vitin 2018, ka planifikue dhe u miratuan n\u00eb buxhetin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs 2. 4 milion\u00eb Euro. Nuk jan\u00eb pak. Kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e vet kryeministrit Hardinaj e Qeveris\u00eb s\u00eb tij, minus ministrin D. Gashi q\u00eb nuk don me e vnue n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb fakt t\u00eb ri tek bashkatdhetar\u00ebt e tij m\u00ebrgimtar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb ministri i Infrastruktur\u00ebs, Pal Lekaj, tha n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, se \u201cRruga do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb brenda dy viteve, deri m\u00eb 2019\u201d, \u201cBuxheti i k\u00ebsaj rruge do t\u00eb shtohet deri n\u00eb 50 milion\u00eb Euro\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb objektiv i ri i Qeveris\u00eb Haradinaj. Sic duket dhe pyetja, debati e q\u00ebndrimi i atdhetarit Sadri Mehaj i Hotit, publikimi i madh mediatik i k\u00ebtij rasti sarkazm\u00eb e skandaloz t\u00eb zv\/kryeministrit e ministrit t\u00eb Diaspor\u00ebs e Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs, dha sadopak ndikimin e vet n\u00eb thirrjen e nj\u00eb interperlance me ministrin e Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb bamjen zyrtare e publike t\u00eb k\u00ebtyre hapave, shifrave, etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Dardan Gashi, nj\u00ebherash, \u00ebsht\u00eb dhe Minist\u00ebr i Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e mira p\u00ebr at\u00eb dhe e keqja e madhe p\u00ebr Kosov\u00ebs, p\u00ebr Malin e Zi, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrderisa ky minist\u00ebr Rrug\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Panshqiptare De\u00e7an-Plav\u00eb nuk e sheh si nj\u00eb investim strategjik. Aq ma keq, se dhe n\u00eb Amerik\u00eb nuk e quan veten kompetent me fol p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb gjeostrategjike, q\u00eb gati ka mosh\u00ebn e Dardan Gashit q\u00eb hyn e del n\u00ebp\u00ebr letrat e qeverive n\u00eb Beograd, Prishtin\u00eb e Podgoric\u00eb.<\/p>\n<p>Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cUnaz\u00ebs Turistike t\u00eb Alpeve\u201d, nga brigjet e Drinit t\u00eb Bardh\u00eb e t\u00eb Bashkuar e Tuz deri n\u00eb Plav\u00eb-Guci e Pej\u00eb, n\u00ebp\u00ebr disa unaza t\u00eb tilla p\u00ebrgjat\u00eb lumenjve t\u00eb Mora\u00e7\u00ebs, Cemit, Valbon\u00ebs, etj. Thuhet se kjo rrug\u00eb e shkurton rreth 30 km lidhjen e Kosov\u00ebs me Malin e Zi, sepse lidhja e Plav\u00eb-Gucis\u00eb me Kosov\u00ebn, ka pas\u00eb e ka p\u00ebrgjithmon\u00eb rand\u00ebsi jetike p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb e kultur\u00ebs, p\u00ebr arsimimin, p\u00ebr lidhjet e gjakut t\u00eb vjetra e t\u00eb reja, p\u00ebr mos asimilimin nga shovinizmi serb\u00eb, malazez e boshnjak. Kurrkush nuk duhet me e harrue Plav\u00eb-Gucin\u00eb e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, t\u00eb betejave historike t\u00eb Nokshiqit e Pepajve, po as Plav\u00eb-Gucin\u00eb e ditunis\u00eb, pasi n\u00eb koh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, Akademia e Shkencave e Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, Gucia vinte e dyta, pas Gjakov\u00ebs, n\u00eb numrin e akademik\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Vet Hashim Tha\u00e7i, m\u00eb 25 shtator 2014, n\u00eb p\u00ebrurimin e fillimit t\u00eb punimeve t\u00eb Rrug\u00ebs De\u00e7an-Plav\u00eb, tha, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se kjo rrug\u00eb ka rand\u00ebsi gjeostrategjike t\u00eb gjithanshme sikurse autostrada q\u00eb lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ajo q\u00eb lidh Prishtin\u00ebn me Shkupin. Pra, sotp\u00ebrsot, Kosova, shteti i ri i Kosov\u00ebs, ka ve\u00e7 tri rrug\u00eb kryesore, prioritete t\u00eb tij. Njana \u00ebsht\u00eb krye: Autostrada \u201cIbrahim Rugova\u201d. Tjetra \u00ebsht\u00eb e do t\u00eb bahet ma e mir\u00eb e ma e madhe dhe me fonde t\u00eb Bashkimit Europian.Vet\u00ebm njana ka mbet\u00eb aty ku ishte n\u00eb vitin 2014, tek shiriti i p\u00ebrurimit t\u00eb fillimit t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Edhe Dardan Gashi ka ec\u00eb nga minist\u00ebr i Mjedisit e Planifikimit Hap\u00ebsinor n\u00eb Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr e minist\u00ebr i Diaspor\u00ebs e Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs po Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb ka mbet aty ku ishte, gati ashtu si\u00e7 ishte m\u00eb 2014.<\/p>\n<p>Shum\u00eb tituj t\u00eb m\u00ebdhenj zyrtar t\u00eb trefisht\u00eb i ka dhan\u00eb kryeministri Ramush Haradinaj me t\u00eb tjer\u00ebt, si zv\/kryeminist\u00ebr, minist\u00ebr i Diaspor\u00ebs, minist\u00ebr i Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs, po n\u00eb takimin zyrtar t\u00eb Amerik\u00ebs, Dardan Gashi u tregua \u201ci vog\u00ebl\u201d, ve\u00e7mas kur ra fjala p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb (!)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>5.<\/strong><\/p>\n<p>Dardan Gashi si minist\u00ebr i Diapor\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb dijn\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm ose duhet ta m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrdhunsh\u00ebm\u00a0\u00a0Shteti i vet e Diaspora se si t\u00eb sillet me kultur\u00eb e me burrni me Diaspor\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb e kudo tjet\u00ebr, sepse akti i tij n\u00eb New York \u00ebsht\u00eb i paprecedent n\u00eb politikat e Kosov\u00ebs me Diaspor\u00ebn e vet dhe i tregon \u201ccenet\u201d e ekstremitetet e k\u00ebtij ministri n\u00eb fjal\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb len\u00eb pa fjal\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, at\u00eb e ndjekin nga pas pyetje si k\u00ebto t\u00eb Sadri Mehajt tek portali \u201cPlavaeGuciasot\u201d: &#8211; Vall\u00eb p\u00ebr \u00e7ka vjen Minstri i Diaspor\u00ebs kur nuk i d\u00ebgjon hallet tona?! Po, a din\u00eb ky zot\u00ebri, se aty ku ai \u00ebsht\u00eb sot minist\u00ebr i Kosov\u00ebs, ka ardhur edhe fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Diaspor\u00ebs dhe t\u00eb kontributeve t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb ky i ironizon sot?! Vall\u00eb, k\u00ebta ministra a kan\u00eb n\u00eb trupin, mendjen e shpirtin e tyre far\u00eb atdhetarie apo jan\u00eb njer\u00ebz klubesh dhe gjak shitur\u2026?!!!\u201d<\/p>\n<p>Diaspora e Amerik\u00ebs e mir\u00ebpr\u00eat Dardan Gashin si nj\u00eb nga zv\/kryeministrat e minist\u00ebr i Diaspor\u00ebs e Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi atij personalisht kur hyn e del n\u00eb takime ndodh q\u00eb nuk ia dijn\u00eb as emrin real, si n\u00eb takimin me drejtues t\u00eb shkollave shqipe \u201cAlba Life\u201d n\u00eb New York (4 shkurt 2018) dhe, nji dit\u00eb ma pas, n\u00eb gazet\u00ebn dygjuh\u00ebshe elektronike e print \u201cIllyria\u201d- e vetmja gazet\u00eb shqiptaro-amerikane, si dhe n\u00eb shkrime n\u00eb gazetat elektronike \u201cTribuna Shqiptare\u201d n\u00eb Kanada, \u201cVoal Online\u201d n\u00eb Zvic\u00ebr, etj.. e cil\u00ebsojn\u00eb \u201cDritan Gashi\u201d!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>6.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt n\u00eb koh\u00ebn kur lindi Dardan Gashi n\u00eb Kosov\u00eb, Josif B. Tito n\u00eb Beograd i kishte r\u00e1 \u201cviz\u00eb t\u00eb kuqe\u201d Rrug\u00ebs De\u00e7an-Plav\u00eb, e cila ishte fut n\u00eb planin 5-vje\u00e7ar 1971-\u201975, s\u00ebbashku me dy rrug\u00ebt e tjera: Prizren-Tetov\u00eb (drejt Maqedonis\u00eb) dhe Gjilan-Preshev\u00eb (me Serbin\u00eb Jugore-Kosov\u00ebn Lindore). Nga t\u00eb tria rrug\u00ebt e Kosov\u00ebs, at\u00ebherit, vet\u00ebm Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb nuk u hap se Tito thoshte: \u201cnuk do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb rrug\u00eb me u lidh me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, sepse rruga kalonte p\u00ebrskej kufinit vrri-bjeshk\u00eb me Tropoj\u00ebn.<\/p>\n<p>E, prej asokohe, n\u00eb mbi kat\u00ebr dekada, as Tito e as Millosheviqi, asnji nga ministrat e tyre sado kund\u00ebrshqiptar tregoheshin, as k\u00ebta t\u00eb sotmit\u2013Vu\u00e7iqi n\u00eb Beograd e Gjukanoviqi me Markoviqin n\u00eb Podgoric\u00eb e ministrat e tyre, nuk kan\u00eb fol\u00eb k\u00ebsisoj si Dardan Gashi \u2013 nji her\u00eb zv\/kryeminist\u00ebr e dy her\u00eb minist\u00ebr i Shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs! Asnj\u00eb prej tyre nuk ka than\u00eb se nuk jan\u00eb kompetent, p\u00ebrkundrazi n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, deri m\u00eb sot, kan\u00eb shfryt\u00ebzue \u00e7do kompetenc\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mos e lejue hapjen e Rrug\u00ebs nacionale De\u00e7an-Plav\u00eb.<\/p>\n<p>As Popi Sava Janjiq i Manastirit t\u00eb De\u00e7anit, nuk flet si ky Dardan Gashi \u2013 ministri i Kosov\u00ebs s\u00eb re t\u00eb pasluft\u00ebs, p\u00ebrkundrazi Popi me veladonin ortodoks sllav, tregohet gjithnji kompetent sepse e ka pengue k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb e lidh Kosov\u00ebn me Malin e Zi, si dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendkalimin kufitar e doganor t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb Qaf\u00eb Vranic\u00eb (Plav\u00eb) e \u00c7erem (Tropoj\u00eb).<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb takim, organizuar para disa viteve, me nismen e ambasadorit amerikan Kristofer Dell, me P\u00ebrfaq\u00ebsuesin Special t\u00eb BE n\u00eb Kosov\u00eb, sllovenin Samuel Zhbogar, kryeministrin Hashim Tha\u00e7i e kryekomunarin e De\u00e7anit, Rasim Selmanaj (tani deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs), Popi i Manastirit t\u00eb De\u00e7anit u detyrue me hesht atyp\u00ebraty, po tevona e deri tashti e sabotoi k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb duke i detyrue Shqiptar\u00ebt me e devijue projektin fillestar, me ia zgjat kilometrat, me ia rrit\u00eb koston e investimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb saj. Kjo c\u00ebshtje lipset t\u2019i kalojn\u00eb prokuroris\u00eb e gjyq\u00ebsorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Popi Sava Janiq kurrnjiher\u00eb nuk tha e nuk thot\u00eb si Dardan Gashi, se \u201cnuk jam kompetent p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb\u201d, p\u00ebrkundrazi ai nuk linte gur\u00eb pa l\u00ebvizur dhe takonte gjithata ambasador\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Prishtin\u00eb e gjetk\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar e sabotuar k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00eb kalonte me projekt n\u00ebp\u00ebr territorin e sot\u00ebm t\u00eb Manastirit t\u00eb De\u00e7anit, q\u00eb shkonte drejt krahin\u00ebs etnike shqiptare, historike, kulturore e turistike t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb. Ky Pop sllav ishte nga ata q\u00eb e krijoj nd\u00ebr vite mjergullnaj\u00ebn e problematik\u00ebn se \u201cNd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt po pengojn\u00eb Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb\u201d !<\/p>\n<p>Dardan Gashi i ka em\u00ebr e mbiem\u00ebr t\u00eb dy fiseve t\u00eb m\u00ebdha iliro-shqiptare, \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb minist\u00ebr e nj\u00eb her\u00eb zv\/kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb shqiptar i Dardanis\u00eb Antike e Moderne, ndaj duhet t\u00eb flasin pa ia nda p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn as Bashkimi Europian nuk e fut n\u00eb projektet e veta infrastrukturore, sepse vet BE ka ra n\u00ebn ndikimin sllavo-lindor n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn. A e di pse? Asnj\u00eb rrug\u00eb autostradore nacionale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e ka financue p\u00ebr lidhjen e Kosov\u00ebs me Malin e Zi dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb, po ve\u00e7 n\u00eb ato rrug\u00eb autostradore q\u00eb e lidhin Kosov\u00ebn me Serbin\u00eb e me Maqedonin\u00eb, n\u00eb ato q\u00eb e lidhin Serbin\u00eb me Malin e Zi, n\u00eb ato q\u00eb e lidhin Maqedonin\u00eb me Bullgarin\u00eb, etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>7.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb takim zyrtar t\u00eb 5 shkurtit 2018 n\u00eb New York ishte i pranish\u00ebm dhe Ministri i Shtetit p\u00ebr Diaspor\u00ebn, Pandeli Majko \u2013 minist\u00ebr i Qeveris\u00eb \u201cRama 2\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili gjat\u00eb pyetjeve e debatit t\u00eb Sadri Mehajt \u2013 si p\u00ebrfaq\u00ebsues i atysh\u00ebm i Batalionit \u201cAtlantiku\u201d me ministrin Dardan Gashi, nd\u00ebrhyri duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNe, Shqip\u00ebria, e kemi kryer pun\u00ebn ton\u00eb dhe e kemi lidhur Plav\u00eb-Gucin\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Prap\u00eb, dhe ministri Majko nuk ishte i sakt\u00eb, nuk foli aq drejt\u00eb. Pse? Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00c7\u00ebshtja e Rrug\u00ebs Shkod\u00ebr\u2026-Vermosh-Guci-Plav\u00eb, e cila u krye pas mbi nj\u00eb dekade pun\u00eb q\u00eb meriton p\u00ebrg\u00ebzime atdhetarie. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb dhe Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb si nj\u00eb Rrug\u00eb gjeostrategjik\u00eb q\u00eb i lidh tre shtete, jo vet\u00ebm Kosov\u00ebn me Malin e Zi, por dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb me an\u00eb t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Bekuara (Nemuna), me an\u00eb t\u00eb kalimit kufitar e doganor t\u00eb Plav\u00ebs me Tropoj\u00ebn. Duhet t\u00eb interesohet dhe kryministri aktual Edi Rama sa ish kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu, duhet t\u00eb hapet pika kufitare e doganore Vranic\u00eb-\u00c7erem (Plav\u00eb-Tropoj\u00eb), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nj\u00eb marr\u00ebveshje zyrtare t\u00eb kahershme mes dy kryministrave Berisha e Gjukanoviq. Pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha na presin, p\u00ebrderisa jetojm\u00eb, deri kur t\u00eb vdesim!<\/p>\n<p>Aty, n\u00eb at\u00eb takim t\u00eb 5 shkurtit 2018, ishte e pranishme dhe Konsullja e P\u00ebrgjithshme e Kosov\u00ebs, Teuta Sahat\u00e7ia, ish politikane e deputete e LDK t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila &#8211; sipas portalit \u201cPlavaeguciasot\u201d, paska than\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb debatit, tue i dal n\u00eb krah ministrit Dardan Gashi, \u201cne jemi p\u00ebr kultur\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Diaspor\u00eb\u201d.<strong>\u00a0<\/strong>Me sa duket Konsulles s\u00eb P\u00ebrgjithshme Sahatcia nuk i punojka mir\u00eb \u201csahati\u201d p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta, si Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb. N\u00eb se kjo e ul rolin e nj\u00eb zv\/kryeministri e ministri t\u00eb Diaspor\u00ebs e Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb \u201czyrtar i lart\u00eb sh\u00ebrbimi konsullor\u201d n\u00eb Amerik\u00eb, at\u00ebhere kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e saj, e MPJ, Qeveris\u00eb e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Sigurisht, Teuta Sahat\u00e7ia \u00ebsht\u00eb nja nga politikanet e diplomatet ma t\u00eb mir\u00ebinformuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e praktika t\u00eb djehit e sodit t\u00eb Rrug\u00ebs De\u00e7an-Plav\u00eb, dhe n\u00ebse ajo do t\u00eb mbetet tek karrikja e dyert e Konsullat\u00ebs n\u00eb New York kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e saj, po kur bahet pjes\u00eb n\u00eb debat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare panshqiptare nuk duhet t\u2019i reduktojn\u00eb, as anashkalojn\u00eb, as t\u00eb bien nga lart\u00ebsia e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>8.<\/strong><\/p>\n<p>Zv\/kryeministri e ministri i Kosov\u00ebs, Dardan Gashi, t\u00eb vetmen pushk\u00eb q\u00eb e ka qit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb rast g\u00ebzimi n\u00eb kullen e Fatmir Limajt, p\u00ebr \u00e7ka desh e rrezikoi dhe karriken e posteve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Sadri Mehaj i Hotit t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, si luft\u00ebtar i Batalionit \u201cAtlantiku\u201d, u nis nga Amerika e shkoi t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr Lirin\u00eb e Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, me arm\u00eb t\u00eb lehta e t\u00eb randa, n\u00eb frontin e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, me trimni t\u00eb rrall\u00eb. Gjithashtu, ai \u2013 s\u00ebbashku me vllaznit e tij, kan\u00eb dhan\u00eb kontribute financiare p\u00ebr Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur Sadri Mehaj i Hotit, para se t\u00eb nisej n\u00eb Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, i jepte intervist\u00eb nj\u00eb gazete amerikane se do t\u00eb jap dhe jet\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, Ju, Dardan Gashi, si\u00e7 shkruajn\u00eb portale e thon\u00eb diaspora e Vjen\u00ebs, ku kreve studime t\u00eb larta universitare e detyra shtet\u00ebrore, nuk keni pas\u00eb sjellje e q\u00ebndime aq t\u00eb mira ndaj Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u2026! K\u00ebto ma mir\u00eb se kurrkush i din vet ministri i Kosov\u00ebs, q\u00eb nuk dashka me fol\u00eb para shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Rrug\u00ebn panshqiptare De\u00e7an-Plav\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, nuk e di dhe as nuk m\u00eb intereson se me \u00e7ka dhe sa ka kontribue zyrtari i lart\u00eb i Kosov\u00ebs, Dardan Gashi, n\u00eb dhe p\u00ebr vendlindjen e tij, po \u00ebsht\u00eb e dekumentuar n\u00eb media shqiptare, malazeze e amerikane kontributi financiar i Sadri Mehajt me vllaznit e tij n\u00eb vendlindjen e tyre &#8211; ngritjen e nj\u00eb hoteli n\u00eb qytetin e Gucis\u00eb, \u201cCity Hotel\u201d, dhe t\u00eb nj\u00eb kulle af\u00ebr Krojeve t\u00eb Vuthajve (ndryshe: Krojet e Ali Pash\u00eb Gucis\u00eb), q\u00eb n\u00eb tan\u00ebsin\u00eb e vet iu kan\u00eb kushtue mbi nj\u00eb milion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Sadri Mehaj i Hotit \u00ebsht\u00eb i burgosur politik nga rregjimi i Titos, ka krye mbi tre vite burg politik n\u00eb burgjet malazeze e serbe, kur ishte nxan\u00ebs shkolle, kur ishte me grupin e djaloshar\u00ebve plaav\u00ebgucias \u201cBesa\u201d, p\u00ebr faktin se donin me e ngrit n\u00eb Plav\u00eb-Guci n\u00eb nji dit\u00eb feste Flamurin Komb\u00ebtar Shqiptar.<\/p>\n<p>Sadri Mehaj ishte nj\u00eb shoq\u00ebrues i aft\u00eb e besnik, \u201cbodyguard\u201d, i dr. Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb vizita t\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb dhe ishte me arm\u00eb krahut p\u00ebr Kosov\u00ebn dardane p\u00ebrkrah gjeneralit Fatmir Limaj n\u00eb Pashtrik, t\u00eb cilin e vler\u00ebsonte si njeri t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb zotin n\u00eb at\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe. Sadri Mehaj i Hotit \u00ebsht\u00eb njeri i madh i pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, biznesmen i fort\u00eb e pa mburrje, fistar i madh, humanist i dalluesh\u00ebm, patriot i p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ti thash\u00eb gjitha k\u00ebto o Dardan Gashi \u2013 zv\/kryeminist\u00ebr e minist\u00ebr i Kosov\u00ebs, se duhet me e dit\u00eb me ka flet dhe si flet, ve\u00e7mas kur t\u00eb tjer\u00ebt, si Sadri Mehaj i Hotit, t\u00eb dvet p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb.<\/p>\n<p>Mos kujto se Sadri Mehaj i Hotit t\u00eb gjeti Ty rrug\u00ebve t\u00eb New Yorkut, apo t\u00eb doli \u201cn\u00eb prit\u00eb\u201d tek ai hotel i New Yorkut, p\u00ebr me t\u00eb dvet\u00eb p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb. Jo dhe jo. Sadri Mehaj i Hotit e ka fol\u00eb shqiptarisht me t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e hapjes t\u00eb Rrug\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare panshqiptare De\u00e7an-Plav\u00eb. Dvete Hashim Tha\u00e7in, dvete Ramush Haradinaj, dvete Fatmir Limaj\u2026sa her\u00eb iu ka fol\u00eb Sadri Mehaj i Hotit p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy dekadat e fundit dhe ti, o ministri Gashi, pritoje e nuk doje ta thoje nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb at\u00eb takim zyrtar t\u00eb New Yorkut.<\/p>\n<p>Sadri Mehaj i Hotit me t\u00eb Batalionit \u201cAtlantiku\u201d ka marr\u00eb udh\u00eb deri n\u00eb Tiran\u00eb me e takue Presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb, Bamir Topi, dhe ia kan\u00eb parashtruar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb, ku iu ka premtue at\u00ebherit dhe s\u2019ka ba gja kurrnjiher\u00eb. Edhe me 5 shkurt 2018, Sadri Mehaj i Hotit ishte si nj\u00eb nder p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Batalionit \u201cAtlantiku\u201d kur t\u00eb dveti p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb dhe ti fole keq e ma keq, e ti nuk iu the kurrgja, e ti ministri Dardan Gashi nuk mund t\u00eb bajsh kurrgja, etj.<\/p>\n<p>Sadri Mehaj i Hotit ka shkrue kaherit p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb, si p\u00ebr rrug\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ka shkrue tek gazeta shqiptaro-amerikane \u201cIllyria\u201d n\u00eb New York, m\u00eb 30 prill-3 maj 2010, faqe 1 e 19, me titull \u201cPa nd\u00ebrtimin e Rrug\u00ebs De\u00e7an-Plav\u00eb-Guci-Shkod\u00ebr nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb integrim t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan\u201d. E, pat ba jehon\u00eb at\u00ebher\u00eb. E, prap\u00eb mir\u00eb paska ba q\u00eb ka shkruejt p\u00ebr Ty, shkrimin \u201cMinistrat e Diaspor\u00ebs dhe Diaspora\u201d, pas atij takimit zyrtar t\u00eb 5 shkurtit 2018 n\u00eb New York, botue n\u00eb portalin \u201cPlavaeGuciasot\u201d e gjithandej, p\u00ebr \u00e7ka dhe i p\u00ebrshendeta miq\u00ebsisht. Aty, mes rradh\u00ebve t\u00eb shkrimit replik\u00eb, m\u00ebsova se pse Sadri Mehaj i Hotit e braktisi at\u00eb takim n\u00eb New York, pasi e thot\u00eb qartas, vet\u00eb ai: \u201cDuke par\u00eb se Ministrit t\u00eb Diaspor\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs po i pengojn\u00eb pyetjet dhe hallet q\u00eb ka Diaspora Shqiptare, vendosa p\u00ebr t\u00eb mos ua prishur \u201cdisponimin e mir\u00eb\u201d atyre q\u00eb vijn\u00eb deri n\u00eb Amerik\u00eb me para t\u00eb popullit p\u00ebr t\u00eb shitur mend e besa dhe zhvatur Diaspor\u00ebn, vendosa t\u00eb largohem nga Takimi zyrtar, sepse nuk mundesha t\u00eb rrija si dekor dhe me u rrah shuplaka fjal\u00ebve kote\u201d. E ka ba mire Sadri Mehaj i Hotit, se me t\u00eb tilla p\u00ebrgjigje e q\u00ebndrime, zv\/kryeministri e ministri i Diaspor\u00ebs e Investimeve Strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs, Dardan Gashi, shkel mbi kauz\u00ebn e Ramush Haradinajt p\u00ebr Rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb, e n\u00ebp\u00ebrkamb\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb t\u00eb kryeminsitrit t\u00eb tij. Dardan Gashi, si i ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb post\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb nga e kalkuluara dhe e sh\u00faara \u201cLista Rugova\u201d, me nj\u00eb sjellje t\u00eb till\u00eb e p\u00ebrbalt\u00eb keqas dhe emrin e madh t\u00eb liderit historik Ibrahim Rugova, ia fyen vizionet, misionet e kauzat e tij p\u00ebr Amerik\u00ebn e Shqiptar\u00ebt e saj, p\u00ebr lidhjet infrastrukturore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan me autostrada si \u201cUdha e Kombit\u201d dhe kjo Rruga\u00a0nd\u00ebrkomb\u00ebtare De\u00e7an-Plav\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PSE SADRI MEHAJ I HOTIT E BRAKTISI TAKIMIN ZYRTAR T\u00cb NEW YORKUT ME MINISTRIN E DIASPOR\u00cbS T\u00cb KOSOV\u00cbS ? Ramiz LUSHAJ \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Ajo \u00e7ka ndodhi m\u00eb 5 shkurt 2018 n\u00eb New York, me aq sa lexova te portali i ri \u201cPlavaeGuciasot\u201d, v\u00ebrtet t\u00eb befason, ishte n\u00eb kufijt\u00eb e skandalozes, shprehimoi fytyr\u00ebn reale t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb sotme&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7181,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-7180","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7180"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7180\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7182,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7180\/revisions\/7182"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}