{"id":7177,"date":"2018-02-10T21:36:00","date_gmt":"2018-02-10T21:36:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7177"},"modified":"2018-02-10T21:36:00","modified_gmt":"2018-02-10T21:36:00","slug":"bisede-me-june-emerson","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7177","title":{"rendered":"Bised\u00eb me June Emerson"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ENTELA-BINJAKU.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6902\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ENTELA-BINJAKU.png\" alt=\"\" width=\"120\" height=\"160\" \/><\/a>Nga Entela Binjaku<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8220;\u00c7aste t\u00eb paharruara historike&#8221;, intervist\u00eb me June Emerson<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit ajo ishte n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb miq\u00ebsore si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 17 her\u00eb rresht n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite. K\u00ebsaj here kjo zonj\u00eb po i drejtohej dyerve t\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb Universitetit t\u00eb Arteve p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar <!--more-->t\u00eb gjith\u00eb arkiv\u00ebn q\u00eb ajo kishte mbajtur nd\u00ebr vite me muzikant\u00ebt shqiptar\u00eb. Ishte viti 1987 kur kuriozeti i nj\u00eb t\u00eb reje, e solli britaniken June Emerson n\u00eb Shqip\u00ebri. Si\u00a0 qytetar\u00eb t\u00eb rritur n\u00ebn izolim mendimi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb lirisht mund t\u00eb\u00a0 kishte qen\u00eb: \u201ce d\u00ebrguan britanik\u00ebt si agjente\u201d.\u00a0 Por kjo grua e dashuroi k\u00ebt\u00eb vend me nj\u00eb pasion q\u00eb nuk p\u00ebrfundoi as pas \u201cmisionit t\u00eb par\u00eb\u201d. Botuesja e njohur angleze dhe mikesha e muzik\u00ebs shqiptare June Emerson pranoi t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn e kritik\u00ebs muzikore \u201cOpusalb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Intervistoi:\u00a0 Entela Binjaku<\/strong><\/p>\n<p><strong>Opusalb: \u00a0E dashur June, \u00e7<\/strong> &#8216;<strong>mund t\u00eb na thoni p\u00ebr vizit\u00ebn tuaj t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri? Cili ishte q\u00ebllimi i vizit\u00ebs dhe a ishte si\u00e7 ju e prisnit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> \u201cM\u00eb p\u00eblqen ta vizitoj Shqip\u00ebrin\u00eb \u00e7do dy-tri vjet, thjesht p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si jan\u00eb miqt\u00eb e mij dhe se si po zhvillohet skena muzikore. N\u00ebp\u00ebrmjet FB pa dyshim q\u00eb krijoj nj\u00eb p\u00ebrshtypje mjaft t\u00eb mir\u00eb mbi \u00e7far\u00eb ndodh, por asgj\u00eb nuk e z\u00ebvend\u00ebson p\u00ebrqafimin e nj\u00eb miku dhe bised\u00ebn e mir\u00eb\u00a0 gjat\u00eb nj\u00eb kafeje. \u00cbsht\u00eb po ashtu mund\u00ebsia t\u00eb d\u00ebgjoj muzik\u00eb <em>live<\/em> dhe zakonisht arrij t\u00eb ndjek nj\u00eb apo dy koncerte dhe t\u00eb d\u00ebgjoj student\u00ebt n\u00eb Universitetin e Arteve. T\u00eb vizitoj Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb si t\u00eb vij n\u00eb sht\u00ebpi. Ndjej nj\u00eb mir\u00ebseardhje t\u00eb ngroht\u00eb. E dua dhe tok\u00ebn vet\u00eb -klim\u00ebn, malet, fushat, lumenjt\u00eb dhe bregdetin q\u00eb t\u00eb l\u00eb pa frym\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Opusalb: Ju keni qen\u00eb nj\u00eb mike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve p\u00ebr shum\u00eb vite. Sipas jush, \u00e7far\u00eb e ka mbajtur gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> Miq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb mbajtur gjall\u00eb fal\u00eb kontakteve dhe duke i ndihmuar muzikant\u00ebt sa her\u00eb ka qen\u00eb mund\u00ebsia. P\u00ebr aq koh\u00eb sa kompania ime \u201cEmerson Editions\u201d boton muzik\u00eb nga kompozitor\u00ebt shqiptar\u00eb ka edhe nj\u00eb lidhje t\u00eb rregullt, po ashtu. Gjat\u00eb 15 vjet\u00ebve 1991-2006 kur organizova \u201cThe Albanian Musicians\u2019 Trust\u201d pat\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndihmonim disa muzikant\u00eb t\u00eb studionin k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend si dhe t\u00eb ndihmonim muzikant\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri me kontrata, muzik\u00eb t\u00eb botuar, me instrumente dhe aksesor\u00eb. Ata student\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb rritur dhe ende jan\u00eb miq t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Opusalb: Cilat ishin p\u00ebrshtypjet e para mbi shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> N\u00eb vizit\u00ebn time t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1987 isha natyrisht n\u00ebn v\u00ebzhgimin e drejtuesit t\u00eb udh\u00ebtimit k\u00ebshtu q\u00eb kisha shum\u00eb pak kontakte me shqiptar\u00ebt. Popullsia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ruante hap\u00ebsir\u00ebn dhe dukej mjaft e qet\u00eb dhe e n\u00ebnshtruar- jo ajo q\u00eb mund t\u00eb prisje nga leximi i historive me t\u00eb kaluar\u00ebn e eg\u00ebr n\u00eb librat e Edit Durhamit. Nuk ishte e till\u00eb derisa d\u00ebgjova Etrita Ibrahimin q\u00eb luante Sonat\u00ebn p\u00ebr piano t\u00eb Beethovenit kur un\u00eb ndjeva nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb shtrihej n\u00ebn sip\u00ebrfaqe. Kur arrita t\u00eb flas me babain e saj Feimin, q\u00eb fliste fr\u00ebngjisht, zbulova sesa shum\u00eb muzik\u00eb klasike krijohej n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ndezi interesin dhe m\u00eb nxiti \u00a0t\u00eb m\u00ebsoja m\u00eb shum\u00eb. U ktheva s\u00ebrish dhe s\u00ebrish &#8211; gati 17 her\u00eb mendoj.<\/p>\n<p><strong>Opusalb:\u00a0 Si i p\u00ebrshkruat shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tuaj kur u kthyet n\u00eb Britani?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> N\u00eb vitin 1987 njer\u00ebzit dinin shum\u00eb pak p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Vendi kishte qen\u00eb i mbyllur p\u00ebr 50 vjet. Ata \u00e7uditeshin q\u00eb m\u00eb ishte dukur i bukur (dhe nuk e dinin dhe aq mir\u00eb se ku ndodhej!).\u00a0 Habiteshin kur u thoja sesa shum\u00eb muzik\u00eb krijohej aty. P\u00ebrshkrimi im standard ishte: \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn madh\u00ebsi sa Uellsi ka 29 shkolla muzike, 7 orkestra simfonike, ka opera, balet dhe padyshim edhe banda ushtarake\u201d. Dhash\u00eb disa intervista p\u00ebr BBC-n\u00eb \u00a0p\u00ebr vizit\u00ebn time t\u00eb par\u00eb dhe m\u00eb tej pasuan disa aktivitete.<\/p>\n<p><strong>Opusalb:\u00a0 Ju keni shkruar dy libra mbi muzik\u00ebn shqiptare dhe muzikant\u00ebt. Cili ka q\u00ebn\u00eb impakti i i tyre?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> Mendoj se pat\u00ebn nj\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Shitjet jan\u00eb t\u00eb vogla dhe un\u00eb nuk jam autore e famshme. Tema ndoshta \u00ebsht\u00eb si\u00e7 mund ta quanit ju \u201ce nj\u00eb interesi t\u00eb pak\u00ebt\u201d. Megjithat\u00eb jam e k\u00ebnaqur q\u00eb ekzistojn\u00eb sepse jan\u00eb rregjistrimi i nj\u00eb periudhe t\u00ebrheq\u00ebse. Jan\u00eb p\u00ebr interesin e brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Opusalb:\u00a0 Sipas jush, \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr muzik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> Si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb librit tim \u201cMuzika e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u00a0\u201chistoria e muzik\u00ebs klasike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr&#8230;\u201d. Por ka ende njer\u00ebz gjall\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb i kujtojn\u00eb fillesat ose q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr to nga prind\u00ebrit dhe gjysh\u00ebrit. Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ato kujtime dhe fakte t\u00eb ruhen n\u00eb nj\u00eb arkiv\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb dikush gjall\u00eb q\u00eb e mban mend ta ket\u00eb d\u00ebgjuar simfonin\u00eb e par\u00eb shqiptare, jam e sigurt\u00eb.\u00a0 Mendoj Ermir Krantjen, babai i t\u00eb cilit Mustafa themeloi oper\u00ebn q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se njer\u00ebzit nuk e dinin \u00e7far\u00eb ishte opera, por ai mund tua tregonte. \u00c7aste t\u00eb paharruara historike. Muzikologu grek George Leotsakos, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb shkrimin dhe k\u00ebrkimin e muzik\u00ebs klasike shqiptare q\u00eb nga vitet 1970 e k\u00ebtej. Un\u00eb e kam kontaktuar dhe i kam sugjeruar q\u00eb disa nga materialet e tij t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr Universitetin e Arteve. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vet\u00eb muzikant\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb k\u00ebrkimore dhe t\u00eb rregjistrojn\u00eb <em>vet\u00eb<\/em> historin\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb tyre para se t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Opusalb:<\/strong> <strong>A jeni duke menduar nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr? Ndoshta p\u00ebr t\u00eb pasqyruar zhvillimet e fundit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> P\u00ebr momentin nuk jam duke planifikuar nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr. Muzikant\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb zhvilluar dhe jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb 25 vitet e fundit. Ka pasur arritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe sip\u00ebrmarrje origjinale &#8211; mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb projekt m\u00eb i madh q\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb ta nd\u00ebrmarr vet\u00eb. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb muzikant shqiptar si\u00e7 edhe e thash\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjen m\u00eb sip\u00ebr. Tani ju nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>Opusalb: Cila ka qen\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia kryesore q\u00eb keni pasur kur shkruajt\u00ebt: Muzika e Sh\u00ebip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong> Emerson:\u00a0\u00a0<\/strong>V\u00ebshtir\u00ebsia kryesore ishte se muzikant\u00ebt nuk ishin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb thoshin at\u00eb q\u00eb donin t\u00eb thoshin. Un\u00eb e di p\u00ebr shembull se kompozitori Tonin Harapi ka vuajtur shum\u00eb nga presioni i regjimit n\u00eb koh\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta me Kin\u00ebn. Megjithat\u00eb ai nuk jetoi gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb, e ka p\u00ebrmendur vet\u00ebm shkurtimisht n\u00eb letr\u00ebn e tij t\u00eb fundit q\u00eb m\u00eb shkroi, kur ishte me dhimbje t\u00eb forta prej kancerit pankreatik. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ka kaq shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dokumentuar nga brezi\u00a0 i sot\u00ebm q\u00eb e ka pas dijeni se \u00e7&#8217;ndodhte.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Opusalb: Si vendos\u00ebt t\u00eb shkruanit \u201cShqip\u00ebria-n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb k\u00ebng\u00ebs s\u00ebShqiponj\u00ebs\u201d?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Emerson:<\/strong> Kur fola p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Feim Ibrahimin, n\u00eb vitin 1987, mu krijua ideja se n\u00ebse doja t\u00eb zbuloja k\u00ebt\u00eb vend misterioz, k\u00ebt\u00eb mund ta arrija p\u00ebrmes muzik\u00ebs. Mund t\u00eb m\u00ebsoja m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb familje n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebve t\u00eb dasm\u00ebs, p\u00ebr fshatin n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebve popullore, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve e k\u00ebshtu me radh\u00eb. N\u00eb fund k\u00ebrkimi im \u201cP\u00ebr k\u00ebng\u00ebn e Shqiponj\u00ebs\u201d ishte m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebrkim p\u00ebr informacion, sesa informacioni vet\u00eb. Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi shum\u00eb e madhe ta shkruaja.<\/p>\n<p><strong>Opusalb: Kur po e planifikoni vizit\u00ebn e ardhshme?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb koncert p\u00ebrkujtimor p\u00ebr fagotistin Fatos Jaho k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb. Ai ishte nj\u00eb mik i ngusht\u00eb imi dhe do t\u00eb vija padyshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ishte mund\u00ebsia. N\u00ebse jo, do t\u00eb vij m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ose shpresoj n\u00eb fillim t\u00eb vitit q\u00eb vjen p\u00ebr nj\u00eb\u00a0 vizit\u00eb miq\u00ebsore, si zakonisht. Do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb sillja edhe nj\u00eb mik timin t\u00eb vjet\u00ebr Norman Blow q\u00eb ka ardhur koh\u00ebt e fundit t\u00eb jetoj\u00eb me mua. Ai \u00ebsht\u00eb muzikant dhe m\u00ebsues muzike, e di se do ta doj\u00eb vendin, nj\u00eblloj si un\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Entela Binjaku &#8220;\u00c7aste t\u00eb paharruara historike&#8221;, intervist\u00eb me June Emerson N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit ajo ishte n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb miq\u00ebsore si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 17 her\u00eb rresht n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite. K\u00ebsaj here kjo zonj\u00eb po i drejtohej dyerve t\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb Universitetit t\u00eb Arteve p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7178,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7177","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7177"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7177\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7179,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7177\/revisions\/7179"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}