{"id":7112,"date":"2018-01-22T20:10:44","date_gmt":"2018-01-22T20:10:44","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7112"},"modified":"2018-01-22T20:10:44","modified_gmt":"2018-01-22T20:10:44","slug":"turizmi-autentik-i-kullave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7112","title":{"rendered":"TURIZMI AUTENTIK I KULLAVE"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7011\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7011\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226-300x226.jpg\" alt=\"Dedaj-Ndue-300x226\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>Ndue Dedaj<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas t\u00eb gjitha gjasave \u201cturizmi i kullave\u201d, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga margaritar\u00ebt e turizmit shqiptar, gjith\u00ebvjetor, ndoshta i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb arealin ballkanik.<!--more--> Shqip\u00ebria, tani q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr hulli turizmin e detit, me nj\u00eb fizionomi t\u00eb re t\u00eb bregdetit me plot hotele, vila dhe fshatra turistik\u00eb, nga Velipoja n\u00eb Ksamil, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u201cyjeve\u201d t\u00eb turizmit malor, q\u00eb vet\u00ebm sa kan\u00eb nisur t\u00eb vezullojn\u00eb aty-k\u00ebtu. A-ja e turizmit shqiptar \u00ebsht\u00eb orientimi i tij drejt vlerave unike q\u00eb ka vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Dedaj-1.png\" rel=\"attachment wp-att-7113\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-7113\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Dedaj-1.png\" alt=\"Dedaj-1\" width=\"280\" height=\"202\" \/><\/a><\/p>\n<p>Mund t\u00eb kemi hotele me kat\u00ebr e pes\u00eb yje, nes\u00ebr dhe me gjasht\u00eb, ama gjerdani i art\u00eb do t\u00eb jet\u00eb autenticiteti i turizmit ton\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u2019i ofroj\u00eb ai turizmit global q\u00eb ka shum\u00eb\u00e7ka? At\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrve\u00e7me dhe kulla jo rast\u00ebsisht ka dal\u00eb si nj\u00eb aset etnokulturor i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Kulla nuk jan\u00eb vet\u00ebm muret e gurta me qoshe t\u00eb gdhendura mjesht\u00ebrisht, aq m\u00eb pak ekzotika e keqp\u00ebrdorur e \u201cfr\u00ebngjive\u201d, por n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim etno-turistik m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, jan\u00eb ritualet dhe doket e vjetra t\u00eb kull\u00ebs, kryekrejet mikpritja, si dhe kuzhina e saj e \u201ceg\u00ebr\u201d, e praktikuar deri von\u00eb n\u00eb familjet mal\u00ebsore. Ve\u00e7se, kur themi turizmi i kullave, nuk e mendojm\u00eb at\u00eb si nj\u00eb habitat t\u00eb ve\u00e7uar, por si nj\u00eb gjymtyr\u00eb t\u00eb mbar\u00eb universit turistik shqiptar, n\u00eb harmoni me t\u00eb gjitha prurjet dhe zhvillimet e tjera t\u00eb tij.<br \/>\nEdhe pa patur nj\u00eb studim paraprak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, nuk ka qen\u00eb e rastit q\u00eb para 15 vitesh nisi t\u00eb zbatohej projekti i 40 bujtinave n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut, n\u00eb Theth, Valbon\u00eb dhe Puk\u00eb. (E vetmja gj\u00eb e gabuar ishte em\u00ebrtimi i tyre \u201chane\u201d, jo vet\u00ebm se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e huaj e panevojshme, po se nuk p\u00ebrmban sakt\u00ebsisht kuptimin e kull\u00ebs mal\u00ebsore &#8211; bujtin\u00eb, pasi hani ishte di\u00e7ka tjet\u00ebr, vendqendrim i thjesht\u00eb, nj\u00eb \u201c\u00e7ati\u201d mbi krye, sa p\u00ebr ta kaluar nat\u00ebn udh\u00ebtar\u00ebt e rrug\u00ebtimeve t\u00eb gjata, me nj\u00eb haur p\u00ebr kuajt.) K\u00ebto bujtina qen\u00eb dhe lajm\u00ebtaret e para t\u00eb turizmit malor, apo th\u00ebn\u00eb ndryshe, turizmit t\u00eb kullave. Turizmi i Thethit sot \u00ebsht\u00eb i bazuar mbi ato bujtina, q\u00eb natyrisht jan\u00eb shtuar e pasuruar me \u00e7ka k\u00ebrkon nj\u00eb turiz\u00ebm i till\u00eb. Bujtina \u201cLa\u00e7i\u201d n\u00eb Puk\u00eb \u00ebsht\u00eb zgj\u00ebruar, por duke e ruajtur kull\u00ebn brenda resortit turistik, si stil nd\u00ebrtimi, si muzeologji e etnografi, si kuzhin\u00eb etj. Edhe pse n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr fare af\u00ebr qytetit, me k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn dallimin ky objekt turistik me hotelin turistik \u201cPuka\u201d n\u00eb qend\u00ebr, q\u00eb gjithashtu e ka p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb tij\u00ebn t\u00eb fort\u00eb tradit\u00ebn e zon\u00ebs, por me nj\u00eb mveshje bashk\u00ebkohore. E nj\u00ebjta pamje v\u00ebrehet dhe n\u00eb Valbon\u00eb, ku g\u00ebrshetohet turizmi i kullave t\u00eb gurta t\u00eb Dragobis\u00eb me at\u00eb t\u00eb resorteve t\u00eb reja turistike. \u201cMrizi i Zanave\u201d n\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Zadrim\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbase \u201ckulla\u201d m\u00eb komplekse e turizmit n\u00eb veriun shqiptar, ku jo rast\u00ebsisht pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u \u201cmblodh\u201d qeveria p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kumtin e zhvillimit t\u00eb agroturizmit, deri tani spontan dhe i pamb\u00ebshtetur gjer\u00ebsisht nga projektet e zhvillimit rural.<br \/>\nNj\u00eb model n\u00eb zhvillim i k\u00ebtij turizmi \u00ebsht\u00eb dhe \u201cKatundi i Vjet\u00ebr\u201d i Rubikut, i konfiguruar si nj\u00eb fshat turistik, me eko-hotel \u201cMarubi\u201d-n modern, nd\u00ebrtuar me mb\u00ebshtetje austriake dhe menaxhuar nga vend\u00ebs, si dhe disa resorte t\u00eb tjer\u00eb turistike aty, t\u00eb frekuantura q\u00eb nga Tirana e Prizreni, p\u00ebrfshi dhe dy-tre kulla tradite t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb bujtina vitet e fundit. \u201cSofra e Kthell\u00ebs\u201d, po n\u00eb Mirdit\u00eb, aq sa resort i tipit \u201ckull\u00eb\u201d n\u00eb proces, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb ferm\u00eb agroturistike, q\u00eb ka nisur me mbar\u00ebshtrimin e blegtoris\u00eb, krijimin e nj\u00eb vreshte p\u00ebr prodhimin e ver\u00ebs e rakis\u00eb, apo dhe vajit t\u00eb ullirit etj., e gjitha n\u00eb funksion t\u00eb kuzhin\u00ebs \u201cbio\u201d, projekt q\u00eb meriton p\u00ebrkrahje institucionale, aq m\u00eb tep\u00ebr tani q\u00eb qeveria ka vendosur mb\u00ebshtetjen e sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb till\u00eb, q\u00eb kan\u00eb treguar me pun\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshe.<br \/>\nKullat kan\u00eb alfabetin e tyre t\u00eb gurt\u00eb. Si p\u00ebr ta d\u00ebshifruar at\u00eb n\u00eb arealin q\u00eb rrok hap\u00ebsir\u00ebn mbi Mat e n\u00ebn Drin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe \u201cInfo-Kulla\u201d n\u00eb Rubik, q\u00eb i sh\u00ebrben informimit dhe promovimit t\u00eb turizmit rajonal. Nj\u00eb vep\u00ebr unike e Marianne Graf, e para dhe e vetmja qend\u00ebr k\u00ebsodore n\u00eb Shqip\u00ebri. Hapi i par\u00eb nga kjo zonj\u00eb austriake, e mir\u00ebnjohur gjer\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb prej nj\u00eb \u00e7erek shekulli p\u00ebr kontributet e saj humanitare, qe hedhur me kthimin n\u00eb destinacion turistik t\u00eb kullave karakteristike t\u00eb Shul Batr\u00ebs n\u00eb Mat.<br \/>\nTeksa prej dhjet\u00eb vitesh vizionit t\u00eb ri t\u00eb turizmit n\u00eb Mirdit\u00eb i ka prir\u00eb dhe nj\u00eb projekt kulturor i ansamblit \u201cMirdita\u201d, pa mb\u00ebshtetje t\u00eb posa\u00e7me financiare, q\u00eb ka promovuar turizmin e kullave n\u00eb N\u00ebnshejt, Kryezez, Perlat, P\u00ebshqesh etj. E ve\u00e7anta e tij ka qen\u00eb shpalimi folkloriko-etnografik n\u00eb terren, me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb larmishme, q\u00eb nga rapsod\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb kullave e gjer te f\u00ebmij\u00ebt e kopshtit, me pranin\u00eb dhe t\u00eb mjaft t\u00eb huajve, ardhur nga Italia, Austria, Zvicra, Suedia, Belgjika etj. Rituali i dasm\u00ebs mirditore ka qen\u00eb boshti i nj\u00eb veprimtarie t\u00eb till\u00eb masive, q\u00eb e ka tejkaluar krahin\u00ebn duke i sh\u00ebrbyer promovimit t\u00eb turizmit komb\u00ebtar n\u00eb Dajt etj.<br \/>\nKulla dy-tre e kat\u00ebr katshe \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebresha e banes\u00ebs nd\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt e Veriut, por dhe t\u00eb disa zonave t\u00eb Jugut dhe ashti i saj \u00ebsht\u00eb guri. Dikur kull\u00eb quhej vet\u00ebm pjesa e fortifikuar e banes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, kurse m\u00eb pas ky em\u00ebr u b\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsues p\u00ebr vet\u00eb banes\u00ebn me k\u00ebt\u00eb tipologji. Jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendura kullat e Matit, t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs, ku vet\u00ebm Curraj Ep\u00ebr ka 100 t\u00eb tilla. Jo t\u00eb gjitha do t\u00eb jen\u00eb bujtina t\u00eb mir\u00ebfillta turistike, ndon\u00ebse n\u00eb funksion t\u00eb turizmit, si kulla muze e poetit Gjon Gjergjaj n\u00eb Krush\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl (Kosov\u00eb), me mjaft relikte t\u00eb lashta autentike qysh t\u00eb periudh\u00ebs ilire.<br \/>\nTurizmi malor \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb ekosistemi bjeshk\u00ebtar, mali, pylli, drur\u00ebt, uj\u00ebrat, luginat, livadhet, shk\u00ebmbinjt\u00eb, shpend\u00ebt dhe kafsh\u00ebt e egra etj. Profesori veteran i pyjeve, Vezir Muharremi, q\u00eb ka drejtuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar pyjet e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, nuk i ka l\u00ebshuar rrug\u00ebt e maleve, duke udh\u00ebhequr student\u00ebt n\u00eb pun\u00ebt e diplom\u00ebs. Iu thoshte koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb grupi mjedisor\u00ebsh: \u201cM\u00eb \u00e7oni kudo, por jo aty ku pyjet jan\u00eb shkat\u00ebrruar\u201d. Katastrofa pyjore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm flaka e p\u00ebrvitshme e verave. Pyjet vazhdojn\u00eb t\u00eb rr\u00ebnohen dhe nga nd\u00ebrtimet e rrug\u00ebve, hidrocentraleve, guroreve, minierave, qendrave turistike. Mjafton t\u00eb kundrosh dy faqet e Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit q\u00eb prej 9 vitesh nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur t\u00eb vishen s\u00ebrish me bim\u00ebsi. Turisti nuk udh\u00ebton n\u00ebp\u00ebr \u201cshkret\u00ebtir\u00ebn\u201d e shkaktuar nga njeriu.<br \/>\nShqip\u00ebria e Kosova, por dhe Mali i Zi e Maqedonia kan\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb \u201cp\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, jo vet\u00ebm se jan\u00eb i nj\u00ebjti rajon, shpesh me t\u00eb nj\u00ebjtat male alpine, porse turist\u00ebt nuk kan\u00eb \u201catdhe\u201d, ata ven\u00eb nj\u00eblloj si n\u00eb Dajt e Valbon\u00eb, si n\u00eb Kaloshin e Kotorr, si n\u00eb Brezovic\u00eb e Gryk\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs, si n\u00eb Mavrov\u00eb e Sh\u00ebn Naum. Turizmi \u00ebsht\u00eb \u201cpatriotik\u201d at\u00ebher\u00eb kur at\u00eb e b\u00ebn ashtu si duhet n\u00eb vendin t\u00ebnd, q\u00eb turist\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm t\u00eb mos braktisin vetveten nga mungesa e kushteve e standardeve. Dihet tashm\u00eb se ne problemin nuk e kemi me komfortin e hoteleve e restoranteve, por sh\u00ebrbimin ende t\u00eb pap\u00eblqyesh\u00ebm. Ndoshta dhe k\u00ebtu mund ta jap\u00eb shembullin kulla turistike.<br \/>\nGjith\u00ebsesi, kulla nuk ka t\u00ebrhequr vet\u00ebm investitor\u00ebt e turizmit. Edhe Sali Berisha, kull\u00ebn e tij n\u00eb Vu\u00e7idol, e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr arti t\u00eb gurt\u00eb. Nj\u00eb kull\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb po nd\u00ebrton n\u00eb trojet e vjetra dukagjinase t\u00eb Kthell\u00ebs avokati Alfred Duka, dhe pse me banim n\u00eb Tiran\u00eb prej m\u00eb se nj\u00ebzet vitesh. Ashtu si poeti i k\u00ebng\u00ebs Agim Do\u00e7i, q\u00eb e ka restauruar e pajisur me t\u00eb gjitha elementet e tradit\u00ebs kull\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve n\u00eb Shebe. Biznesmeni i njohur i \u201cArdenos\u201d Tonin Alia e ka kthyer n\u00eb muze kull\u00ebn e tij n\u00eb Kryezi t\u00eb Puk\u00ebs. Neo-Kulla e ka quajtur Xhezair Abazi vil\u00ebn e tij t\u00eb re n\u00eb Vlesh\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa raste t\u00eb rikthimit t\u00eb vet\u00ebdijes s\u00eb kullave. Intelektual\u00eb, biznesmen\u00eb, emigrant\u00eb i kan\u00eb kthyer n\u00eb identitet kullat e tyre gjithandej, nj\u00eb dukuri q\u00eb po v\u00ebrehet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Dhe pse k\u00ebto t\u00eb fundit nuk jan\u00eb bujtina turistike, por vet\u00ebm p\u00ebr familjar\u00ebt e tyre, kjo nuk i pengon turist\u00ebt t\u2019i vizitojn\u00eb ato, qoft\u00eb dhe sa p\u00ebr nj\u00eb kafe mikpritjeje&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Dedaj &nbsp; Pas t\u00eb gjitha gjasave \u201cturizmi i kullave\u201d, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga margaritar\u00ebt e turizmit shqiptar, gjith\u00ebvjetor, ndoshta i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb arealin ballkanik.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7113,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-7112","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7112"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7112\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7114,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7112\/revisions\/7114"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}