{"id":7051,"date":"2018-01-17T21:31:04","date_gmt":"2018-01-17T21:31:04","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7051"},"modified":"2018-01-17T21:31:04","modified_gmt":"2018-01-17T21:31:04","slug":"fjala-e-fundit-e-skenderbeut-para-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7051","title":{"rendered":"Fjala e fundit e Sk\u00ebnderbeut  para vdekjes"},"content":{"rendered":"<h1>Fjala e fundit e Sk\u00ebnderbeut\u00a0p\u00ebrball\u00eb princave para vdekjes dhe kuja arbnore p\u00ebr humbjen e kryezotit<\/h1>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>17 janari, si sot 550 vite m\u00eb par\u00eb u shua Heroi Yn\u00eb Komb\u00ebtar, Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnd\u00ebrbeu, u fik shpresa dhe u thye shpata, u shua dielli dhe u nxi qielli, u trand n\u00eb zem\u00ebr i madh e vog\u00ebl. Ndali hovin nj\u00eb turr shigjetues, nje tmerr p\u00ebr hordhit\u00eb turke u ngjit n\u00eb mit, u kthye n\u00eb legjend\u00eb, iku nj\u00eb kryezot dhe\u00a0<!--more--><\/p>\n<p>\u2026at\u00eb nat\u00eb- shkruan Marin Barleti n\u00eb &#8220;Histori e Sk\u00ebnderbeut&#8221;, q\u00eb ushtria turke dhe barbare mori arratin\u00eb, Sk\u00ebnderbeut, pas pendimit t\u00eb shenjt\u00eb dhe rr\u00ebfimit dhe pas misteresh t\u00eb tjera kishtare q\u00eb i b\u00ebri me respektin e duhur, vdiq duke e dor\u00ebzuar veten dhe shpirtin Zotit t\u00eb madh, m\u00eb 17 janar, 550 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti.png\" rel=\"attachment wp-att-7053\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7053\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/gjergj-kastrioti-261x300.png\" alt=\"gjergj kastrioti\" width=\"261\" height=\"300\" \/><\/a>Sk\u00ebnderbeu, vijon Barleti, thuhet se u nda k\u00ebso jete n\u00eb mosh\u00ebn 63-vje\u00e7are, n\u00eb vitin e 24 t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kur e d\u00ebgjoi se po qanin t\u00eb vdekurin, Lek\u00eb Dukagjini, princi epirot, doli me vrap n\u00eb mes t\u00eb pazarit dhe me fytyr\u00eb t\u00eb pik\u00eblluar e m\u00eb z\u00eb t\u00eb mbytur tha, duke shkulur mjekr\u00ebn dhe flok\u00ebt: &#8220;Mblidhuni, mblidhuni me vrap t\u00eb gjith\u00eb o princ\u00ebr e sundimtar\u00eb arb\u00ebror. Sot u b\u00ebn\u00eb cop\u00eb dyer e Epirit dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb, sot u rr\u00ebzuan muret dhe fortesat tona, sot fluturoi t\u00ebr\u00eb forca dhe fuqia jon\u00eb, sot u p\u00ebrmbys\u00ebn fronet e pushtetit ton\u00eb, sot u shum\u00eb krejt s\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb njeri \u00e7do shpres\u00eb e jona.&#8221;<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai (Sk\u00ebnderbeu) po vdiste, kali, t\u00eb cilin e shalonte kur e kishte p\u00ebr tu p\u00ebrleshur, u b\u00eb aq shum\u00eb i eg\u00ebr, i t\u00ebrbuar dhe i pafrenuesh\u00ebm, saq\u00eb s&#8217;donte t\u00eb mbante m\u00eb njeri mbi shpin\u00eb dhe pas pak mbaroi edhe ai.<\/p>\n<p><em>Fjalimi i m\u00ebposht\u00ebm \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga libri i autorit Stephan Zannovich, me titullin \u201cLe Grand Castriotto d\u2019Albanie, Histoire\u201d. Teksti prej 131 faqesh \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 1779 nga sht\u00ebpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt. Gjergj Kastrioti, i s\u00ebmur\u00eb, nuk mund t\u2019i shmangej vdekjes dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye fton n\u00eb vatr\u00ebn e tij princat, ambasador\u00ebt, gjeneral\u00ebt dhe drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb vendit q\u00eb t\u2019u l\u00eb amanetet e fundit ashtu si\u00e7 i ka hije nj\u00eb luft\u00ebtari t\u00eb madh. Para se heroi yn\u00eb t\u00eb fillonte fjalimin, urdh\u00ebron q\u00eb djali i tij i vet\u00ebm, Gjoni, asokohe 10 vje\u00e7, t\u00eb ndodhej mes t\u00eb ftuarve. Fjalimin e Princit t\u00eb Matit dhe mbretit t\u00eb shqiptar\u00ebve e gjejm\u00eb n\u00eb faqet 70-89 t\u00eb librit, i shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge.\u00a0Sipas autorit t\u00eb vepr\u00ebs, ja si \u00ebsht\u00eb shprehur Gjergj Kastrioti:<\/em><\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong>\u201cJam n\u00eb prag t\u00eb varrit. Po ju l\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri me forca t\u00eb afta p\u00ebr ta mbrojtur, por me nj\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb paaft\u00eb nga mosha p\u00ebr ta drejtuar. Megjithat\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb t\u00eb ardhmen ju b\u00ebheni trima dhe t\u00eb virtytsh\u00ebm, ju mund t\u00eb p\u00ebrballoni t\u00eb gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja e vendit ajo q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb fron t\u00eb respektuesh\u00ebm, por aft\u00ebsia e atij q\u00eb ulet mbi t\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se ju jeni i djall\u00ebzuar, sh\u00ebrb\u00ebtor i ministrave tuaj dhe naiv i lajkave t\u00eb oborrtar\u00ebve tuaj, at\u00ebher\u00eb asgj\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb sesa p\u00ebrmbysja nga maja m\u00eb e lart\u00eb ku ju ndodheni. Duhet t\u00eb jet\u00eb virtyti themel i fronit. Virtyti nuk \u00ebsht\u00eb fantazi. Ndoshta do ju a thon\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, por mos harroni se ai q\u00eb do ju a thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradhtar, nj\u00eb dinak, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbret\u00ebruar n\u00eb vendin tuaj, do ju sugjeroj\u00eb maksima t\u00eb rreme, t\u00eb cilat her\u00ebt a von\u00eb do shkaktojn\u00eb p\u00ebrmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udh\u00ebrr\u00ebfyes, lajkatar\u00ebt dhe t\u00eb pabes\u00ebt do t\u00eb largohen prej jush\u2026T\u00eb virtytsh\u00ebm, ju mund t\u00eb mbani leht\u00eb perandorin\u00eb q\u00eb po ju l\u00eb t\u00eb tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta p\u00ebrforconi, ta rim\u00ebk\u00ebmbni\u00a0n\u00ebp\u00ebrmjet pushimit dhe qet\u00ebsis\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Krijoni vendshkrime t\u00eb pacensuruara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen e mbret\u00ebris\u00eb, ku mund t\u00eb publikohen t\u00eb gjitha padrejt\u00ebsit\u00eb dhe dhuna q\u00eb mund t\u00eb ushtrohet nga drejtuesit e krahinave tuaja. B\u00ebni k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebr miqt\u00eb apo familjar\u00ebt e tyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb oborrin tuaj, t\u00eb cil\u00ebt i fshehin k\u00ebto shkelje apo i p\u00ebrdorin n\u00ebn pretekstin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb domosdoshm\u00ebris\u00eb. Shqyrtoni gjith\u00e7ka nga ju vet\u00eb, dhe n\u00ebse magjistrati, ushtari apo kleriku jan\u00eb mashtruese dhe t\u00eb padrejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb varini n\u00eb shtyll\u00eb n\u00eb vendin e krimit : ju do t\u00eb vini re se pasardh\u00ebsi i tij do t\u00eb b\u00ebhet i drejt\u00eb dhe i njer\u00ebzish\u00ebm\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kur sapo t\u00eb keni marr\u00eb drejtimin e pushtetit, ju do t\u00eb kujdeseni p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb themeli i t\u00eb gjitha virtyteve. Ju do t\u00eb mbroni artizan\u00ebt, si njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm t\u00eb zonave t\u00eb pushtetit tuaj dhe do t\u00eb parandaloni shtypjen e tyre nga pasanik\u00ebt. Krenaria dhe luksi i b\u00ebn pasanik\u00ebt t\u00eb pandjesh\u00ebm ndaj fatkeq\u00ebsive t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb as tituj (grada) e as mb\u00ebshtetje. Duhet t\u00eb jeni t\u00eb but\u00eb dhe t\u00eb dashur me njer\u00ebzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata n\u00ebse d\u00ebshirat tuaja p\u00ebr drejt\u00ebsi jan\u00eb ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi q\u00eb q\u00ebndron i mbyllur me oborrtar\u00ebt e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran\u2026D\u00ebgjoni ankesat dhe k\u00ebrkesat e popullit tuaj me qet\u00ebsi saq\u00eb ti frym\u00ebzoni besim atij p\u00ebr t\u2019ju ndihmuar t\u00eb korrigjoni abuzimet dhe fatkeq\u00ebsit\u00eb e shtetit. Kujdesuni q\u00eb Kombi juaj t\u00eb rritet n\u00ebp\u00ebrmjet fes\u00eb katolike, por mos persekutoni asnjeri q\u00eb ta ndjek\u00eb at\u00eb me detyrim. Dielli, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimi i Per\u00ebndis\u00eb, shk\u00eblqen pa dallim p\u00ebr turkun ashtu si p\u00ebr t\u00eb krishterin.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kushdo q\u00eb k\u00ebshillon p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr hir t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrues, i cili d\u00ebshiron t\u00eb sakrifikoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr interesat e tij. Zoti \u00ebsht\u00eb i fuqish\u00ebm, ai mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka vet\u00eb, pa ndihm\u00ebn e askujt\u2026N\u00eb qoft\u00eb se fati ju b\u00ebn endacak, t\u00eb varf\u00ebr apo nevojtar\u00eb kurr\u00eb mos e ndryshoni fen\u00eb p\u00ebr interes\u2026Mbyllini q\u00eb n\u00eb origjin\u00eb mosmarr\u00ebveshjet e teolog\u00ebve dhe hipokrit\u00ebve, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshmet p\u00ebr lumturin\u00eb e nj\u00eb shteti. Kemi par\u00eb perandorit\u00eb m\u00eb t\u00eb lul\u00ebzuara t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahen dhe t\u00eb tronditen nga k\u00ebta fanatik\u00eb\u2026Shihni\u00a0Perandorin\u00eb e Konstandinit t\u00eb rr\u00ebnuar nga Muhamedi dhe princin Jean Pal\u00e9ologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arab\u00ebve. Ai ishte supersticioz, prift\u00ebrinjt\u00eb e tij ambicioz\u00eb dhe injorant\u00eb, oborrtar\u00ebt e tij t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb shthurur nga luksi, dhe tani princi, prift\u00ebrinjt\u00eb dhe oborrtar\u00ebt kan\u00eb vdekur dhe po vdesin n\u00eb skllav\u00ebri. N\u00ebse keni fat t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pasur filozof\u00eb n\u00eb vendqeverisjet tuaja, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le t\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb paqe e t\u00eb reagojn\u00eb ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve t\u00eb kujtdo q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb heshtur mbretin dhe drejt\u00ebsin\u00eb. Ju do t\u2019i mbroni ata kundra zellit t\u00eb tepruar t\u00eb drejtuesve hipokrit\u00eb duke i shp\u00ebrblyer me vende pune n\u00eb gjykatat dhe oborret tuaja. Kur t\u00eb ju flasin keq p\u00ebr dik\u00eb, ju do ta d\u00ebgjoni me gjysm\u00eb veshi\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ju do t\u00eb jeni t\u00eb sjellsh\u00ebm me t\u00eb gjith\u00eb shtresat popullore. Si arsye e dallimit t\u00eb grad\u00ebs q\u00eb do t\u00eb keni s\u00eb shpejti n\u00eb shoq\u00ebri, ju duhet t\u00eb dalloheni nga t\u00eb tjer\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet bujaris\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb karakteri dallues i princave. Nj\u00eb monark, edhe i varf\u00ebr, duhet t\u00eb jet\u00eb bujar\u2026 Mbroni merit\u00ebn dhe shp\u00ebrblejeni at\u00eb kudo q\u00eb ajo ndodhet. Mir\u00ebsia duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb zem\u00ebr bujare. Njeriu nd\u00ebrton tempuj, ngre altar\u00eb p\u00ebr Zotin fal\u00eb mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. Evitoni p\u00ebr gjithmon\u00eb shekullit, rrethit dhe rac\u00ebs tuaj turpin p\u00ebr t\u00eb pasur njer\u00ebz t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind p\u00ebr lumturin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit\u2026 Armatosuni nga guximi dhe vendosm\u00ebria n\u00eb mjerim, me maturi n\u00eb mir\u00ebqenie. Mos u zhytuni n\u00eb p\u00ebrtaci, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e t\u00eb gjitha veseve\u2026Mos mbyllni syt\u00eb ndaj fqinj\u00ebve dhe traktateve t\u00eb tyre : ata do t\u00eb presin momentin kur ju do t\u00eb jeni t\u00eb brisht\u00eb p\u00ebr t\u2019ju akuzuar dhe do t\u00eb pohojn\u00eb pretendime t\u00eb rreme mbi trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb po ju l\u00eb. Mos p\u00ebrdorni spiun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur se \u00e7far\u00eb thon\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb lidhje me administrimin tuaj. B\u00ebni pun\u00ebn tuaj ashtu si duhet, njer\u00ebzia le t\u00eb\u00a0flasin dhe t\u00eb shkruaj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb\u2026 Ti jepet mund\u00ebsia gjithsecilit prej rrethit tuaj q\u00eb t\u00eb ju shkruaj\u00eb ; Ju do\u00a0t\u00eb pun\u00ebsoni sekretar\u00ebt tuaj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen t\u00eb mbeten mes jush\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mos p\u00ebrbuzni ask\u00ebnd; m\u00eb i vogli dhe m\u00eb i varf\u00ebri mund t\u2019ju rr\u00ebzoj\u00eb, ashtu si dhe mund t\u00eb ju ndihmoj\u00eb me k\u00ebshillat dhe kuraj\u00ebn e tij. Jeni t\u00eb duruesh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e luft\u00ebs, t\u00eb patrembur n\u00eb rreziqe, t\u00eb but\u00eb dhe human\u00eb, kurr\u00eb mizor\u00eb dhe gjaknxeht\u00eb.\u00a0Fshihni dhimbjen q\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb tuaja mund t\u00eb ju shkaktojn\u00eb. Armiqt\u00eb tuaj do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ju fyejn\u00eb p\u00ebr fatkeq\u00ebsit\u00eb, dhe ministrat t\u00eb ju tradhtojn\u00eb. Ftoni mes jush t\u00eb huaj t\u00eb arsimuar duke u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rol k\u00ebshilltari edhe n\u00eb rast kur ata nuk jan\u00eb besnik\u00eb e t\u00eb pasur. Kompetencat q\u00eb i akordohen besnik\u00ebris\u00eb jan\u00eb prodhim i politik\u00ebs. Ju mund t\u00eb p\u00ebrdorni fisnik\u00ebt si t\u00eb d\u00ebshironi. Pasanik\u00ebt injorant\u00eb do t\u2019i ledhatoni, k\u00ebshtu do t\u00eb kurseni pasurin\u00eb tuaj p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e ushtris\u00eb, dhe do t\u00eb keni nj\u00eb oborr t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm fal\u00eb krenar\u00ebve, por dhe budallenjve, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj virtyti p\u00ebrve\u00e7se floririt. Mos jeni t\u00eb ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtar\u00ebve tuaj, se ai q\u00eb do t\u00eb ju g\u00ebnjej\u00eb dhe do t\u00eb ju d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e gabuar n\u00eb administrim, pa asnj\u00eb falje do t\u00eb varet n\u00eb shtyll\u00eb. Poet\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ju thurin vargje, p\u00ebr t\u00eb ju bindur se jeni m\u00eb i madhi, m\u00eb bujari, m\u00eb i mrekullueshmi, luft\u00ebtari m\u00eb i madh nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mbret\u00ebrit, u d\u00ebrgoni n\u00eb k\u00ebmbim nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr, boj\u00eb dhe nj\u00eb pend\u00eb nga nj\u00eb oborrtar i panjohur, me urdhrin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e asaj q\u00eb shkruajn\u00eb, dhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb kufizojn\u00eb veten n\u00eb dh\u00ebnien e k\u00ebshillave, duke u l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet s\u00eb n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb marr\u00ebzira t\u00eb tilla t\u00eb rrezikshme, ata do t\u00eb mbyten nga vet\u00eb ju si person i shenjt\u00eb i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Kujdesuni q\u00eb t\u00eb keni gjithmon\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb disiplinuar ; q\u00eb ushtar\u00ebt tuaj t\u00eb mos b\u00ebhen p\u00ebrtac\u00eb, ti st\u00ebrvitni dhe ti trajtoni jo si skllev\u00ebr por si shok\u00ebt tuaj.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kur t\u00eb jeni n\u00eb luft\u00eb, ju do t\u00eb udh\u00ebhiqeni ushtrin\u00eb si gjeneral dhe n\u00eb betej\u00eb do t\u00eb luftoni si ushtar. Emri i mbretit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull shum\u00eb i nderuar, por ky titull ka pesh\u00eb t\u00eb madhe dhe detyra t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb realizuar. Kryesorja \u00ebsht\u00eb t\u00eb pranohesh dhe t\u00eb respektohesh n\u00eb rrethin t\u00ebnd. Zoti nuk ka dh\u00ebn\u00eb fuqin\u00eb supreme p\u00ebr t\u00eb na zhytur n\u00eb qull\u00ebsi, p\u00ebr q\u00eb t\u00eb jemi mbrojt\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes publike. P\u00ebr nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb but\u00eb dhe nj\u00eb shpirt t\u00eb virtytsh\u00ebm, mir\u00ebqenia e p\u00ebrgjithshme e popullit t\u00ebnd \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetohet. Neglizhenca dhe nj\u00eb lloj mir\u00ebsie q\u00eb e th\u00ebrrasim \u201cmendjeleht\u00ebsia e nj\u00eb princi\u201d, u shkaktojn\u00eb d\u00ebme njer\u00ebzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit \u00ebsht\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb. D\u00ebboni larg jush astrolog\u00ebt gjykat\u00ebs dhe kimist\u00ebt prodhues ari dhe diamantesh. Nj\u00eb princ \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i pasur, kur ai \u00ebsht\u00eb i men\u00e7ur dhe i lart\u00ebsuar shpirt\u00ebrisht. Emri juaj do t\u00eb jet\u00eb i shkruar n\u00eb nj\u00eb pllak\u00eb prej mermeri t\u00eb bardh\u00eb me shkronja t\u00eb zeza mbi dyert e k\u00ebshtjellave tuaja t\u00eb destinuara p\u00ebr t\u00eb burgosurit. Mjerim p\u00ebr guvernatorin q\u00eb i fshehu mbretit pafaj\u00ebsin\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoi nga koprracia dhe zelli i tij d\u00ebnimin e fajtor\u00ebve\u2026Mbroni njer\u00ebzit e dashur dhe t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebshkoni shpirtrat e k\u00ebqij. Jeni t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj l\u00ebndimit, por akoma dhe m\u00eb shum\u00eb ndaj sh\u00ebrbimit t\u00eb popullit tuaj dhe miq\u00ebsis\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ngjash\u00ebm me ju. Pika kulmore e nj\u00eb lufte \u00ebsht\u00eb \u00e7orientuese, duhet ndjer\u00eb pasiguria (rreziku). At\u00ebher\u00eb kujdesi dhe guximi do t\u00eb ju sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa pasuria. Duhet t\u00eb dish t\u00eb fitosh, por mos harroni se edhe mund t\u00eb mposhtesh. Si doni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zem\u00ebrimi, sepse at\u00ebher\u00eb i thjeshti b\u00ebhet i keq dhe mbreti nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mos harroni se politika turke \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje mes princave t\u00eb krishter\u00eb; e gjith\u00eb madh\u00ebshtia e tyre gjendet n\u00eb k\u00ebt\u00eb politik\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme, e cila b\u00ebn me shum\u00eb pushtime sesa arm\u00ebt e tyre. S\u00eb fundi, n\u00eb qoft\u00eb se jeni xheloz se po ju l\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimtar q\u00eb ju pengon p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fronin, mos harroni se kam qen\u00eb babai juaj, dhe shpat\u00ebn do e p\u00ebrdorni vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar armikun. Ju do t\u00eb keni lidhje t\u00eb shumta me oborrin e Rom\u00ebs, q\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb deri tani mb\u00ebshtet\u00ebs dhe mbrojt\u00ebs. Interesat e mia m\u00eb kan\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrshtat politik\u00ebn time me t\u00eb saj\u00ebn. Rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat jam gjetur veten nuk m\u00eb kan\u00eb lejuar t\u00eb luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e\u00a0pap\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e krahinave t\u00eb mia kam qen\u00eb gjithmon\u00eb i lumtur me veprimet q\u00eb kam nd\u00ebrmarr\u00eb. Roma \u00ebsht\u00eb fodulle vet\u00ebm me princat e d\u00ebshtuar. Roma, duke m\u00eb pasur frik\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve t\u00eb Muhamedit, e ka detyruar at\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb modeste ndaj meje, duke m\u00eb njohur t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat, titujt, dhe zot\u00ebrimet e realizuara gjat\u00eb betejave t\u00eb mia. Pap\u00ebt nuk kan\u00eb arritur kurr\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb nj\u00eb ushtar t\u00eb vjet\u00ebr si un\u00eb, por nuk do t\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ndaj jush si arsye e mosh\u00ebs s\u00eb re dhe munges\u00ebs s\u00eb eksperienc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qeverisur, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta q\u00eb ata p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e tyre, m\u00eb e forta, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimi. Por \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta kuptoni : kur prifti do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb dij\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa m\u00ebkatet tuaja, kthejeni si nj\u00eb mashtrues n\u00eb vendin e tij, dhe d\u00ebnojeni si t\u00eb till\u00eb, q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull p\u00ebr pasardh\u00ebsin e tij. \u2026Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme t\u00eb kund\u00ebrshtosh hapur Pap\u00ebn, k\u00ebt\u00eb idhull t\u00eb madh t\u00eb fes\u00eb son\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri si t\u00eb tjer\u00ebt, me pasionet dhe dob\u00ebsit\u00eb e tij\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00ebse Papa ju d\u00ebrgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njer\u00ebzit tuaj duke e dh\u00ebn\u00eb ju shembullin kryesor\u2026 Por n\u00eb qoft\u00eb se Papa p\u00ebrpiqet t\u00eb rris\u00eb numrin e prift\u00ebrinjve dhe murgjve p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb para nga krahinat tuaja\u2026ose ju nxit q\u00eb t\u00eb hapni luft\u00ebra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, rrufeja hakmarr\u00ebse q\u00eblloft\u00eb mbi ju dhe pasardh\u00ebsit tuaj n\u00eb rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve t\u00eb tij, pra nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e njeriut. Mos k\u00ebrc\u00ebnoni Rom\u00ebn, kur ajo nuk ju k\u00ebrc\u00ebnon. Por shpallni luft\u00eb ndaj kujtdo q\u00eb mundohet t\u00eb prish\u00eb haren\u00eb e popullit dhe legjitimitetin e fronit. Ju do t\u00eb ndaloni \u00e7do banor, i cili ndodhet n\u00ebn qeverisjen tuaj, q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet as prift e as murg pa arritur mosh\u00ebn dyzet vje\u00e7are. P\u00ebr t\u2019u ushqyer nga puna e t\u00eb tjer\u00ebve, duhet m\u00eb par\u00eb q\u00eb njeriu (mashkulli) t\u00eb ket\u00eb kontribuar n\u00eb mb\u00ebshtetjen e komunitetit, prej t\u00eb cilit d\u00ebshiron t\u00eb ndahet p\u00ebr t\u00eb shijuar jet\u00ebn e tij\u2026 K\u00ebta prift\u00ebrinj dhe murgj duhet t\u00eb ju ndihmojn\u00eb t\u00eb mbroni kombin n\u00eb koh\u00eb lufte, sepse n\u00eb koh\u00eb paqeje po\u00a0ky komb i ushqen pa i p\u00ebrdorur. N\u00ebse Papa kund\u00ebrshton, bindeni at\u00eb me but\u00ebsi dhe vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebrdorni shpat\u00ebn\u2026 Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ju pajtoj\u00eb me dashurin\u00eb at\u00ebrore t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb tij, dhe do t\u00eb b\u00ebheni shembull dhe lider p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mbret\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt frikacak\u00eb, t\u00eb dob\u00ebt, injorant\u00eb, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia q\u00eb Zoti u ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur lumturin\u00eb e Kombeve, ku ata duhet t\u00eb jen\u00eb zot\u00ebrit dhe et\u00ebrit\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><em>Pergaditi: Albert Vataj<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e fundit e Sk\u00ebnderbeut\u00a0p\u00ebrball\u00eb princave para vdekjes dhe kuja arbnore p\u00ebr humbjen e kryezotit \u00a0 17 janari, si sot 550 vite m\u00eb par\u00eb u shua Heroi Yn\u00eb Komb\u00ebtar, Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnd\u00ebrbeu, u fik shpresa dhe u thye shpata, u shua dielli dhe u nxi qielli, u trand n\u00eb zem\u00ebr i madh e vog\u00ebl. Ndali hovin&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7052,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-7051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7051"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7054,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7051\/revisions\/7054"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}