{"id":7045,"date":"2018-01-16T21:59:18","date_gmt":"2018-01-16T21:59:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7045"},"modified":"2018-01-16T22:01:24","modified_gmt":"2018-01-16T22:01:24","slug":"viti-i-skenderbeut-a-do-te-jene-te-perbashkuar-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7045","title":{"rendered":"VITI I SK\u00cbNDERBEUT, A DO T\u00cb JEN\u00cb T\u00cb \u201cP\u00cbRBASHKUAR\u201d SHQIPTAR\u00cbT?"},"content":{"rendered":"<p>(P\u00ebrsiatje)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ndue Dedaj<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pes\u00eb shekuj e gjysm\u00eb t\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut do t\u00eb kremtohen k\u00ebt\u00eb vit nga shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb trojeve t\u00eb tyre. Por a do t\u00eb jet\u00eb ky kremtim n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e merituar? Nuk mund t\u00eb paragjykohet, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga institucionet dhe individ\u00ebt, pa\u00e7ka se e mbara <!--more-->do t\u00eb ishte q\u00eb Viti i Sk\u00ebnderbeut t\u00eb mos shpallej vet\u00ebm nga qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, por me nj\u00eb vendim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00ebse kjo nuk mund t\u00eb ndodhte gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1968, tani ishte krejt e mundur. Madje dhe mund t\u00eb \u201ckorrigjohet\u201d disi, duke u marr\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr vendim, k\u00ebsaj here i dy qeverive, q\u00eb mund t\u00eb ishte kalendari i p\u00ebrbashk\u00ebt i veprimtarive kryesore etj. Se nuk do t\u00eb ket\u00eb kuptim, ta z\u00ebm\u00eb, t\u00eb zhvillohen dy sesione shkencore, nj\u00eb nga Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nga ajo e Kosov\u00ebs, po nj\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/GJERGJ-KASTRUOTI.png\" rel=\"attachment wp-att-6929\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6929\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/GJERGJ-KASTRUOTI.png\" alt=\"GJERGJ KASTRUOTI\" width=\"138\" height=\"160\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 Biblioteka Komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ajo e Kosov\u00ebs do t\u00eb orgaznizojn\u00eb s\u00eb bashku veprimtarin\u00eb \u201cFigura e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb let\u00ebrsi\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb komision i ngritur nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kremtim madhor n\u00eb linj\u00ebn e kish\u00ebs katolike, duke synuar gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen, ka propozuar dhe nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore jubilare n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb n\u00ebntor, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ipeshkvin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke ngarkuar q\u00eb tani studiues t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb l\u00ebmit t\u00eb historis\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dokumente t\u00eb panjohura n\u00eb arkivat e Venecies, Vjen\u00ebs, Dubrovnikut, Rom\u00ebs, Stambollit, Ankon\u00ebs, Napolit etj. P\u00ebr figura t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb Gjergj Kastriotit e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nuk mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm qasje shtet\u00ebrore, por gjith-institucionale e mbar\u00ebkomb\u00ebtare, apo dhe p\u00ebr figura t\u00eb tjera t\u00eb shquara t\u00eb kombit, q\u00eb zakonisht iu kushtohet nj\u00eb vit, si Gjon Gazulli, Pjet\u00ebr Bogdani, Ismail Qemali, Jeronim De Rada, Naim Frash\u00ebri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, Aleksand\u00ebr Moisiu, Ismail Kadare, Musine Kokalari, Ibrahim Rugova etj.<br \/>\nJan\u00eb praktik\u00eb e njohur tashm\u00eb mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb dy qeverive, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, po p\u00ebr \u00e7far\u00eb m\u00eb par\u00eb se p\u00ebr ngjarje historike kulmore, apo p\u00ebr unifikime n\u00eb rrafshin arsimor e kulturor komb\u00ebtar, mund t\u00eb bashk\u00ebpunohet? Kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet programet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb shk\u00ebmbimeve tregtare, zhvillimit t\u00eb agroturizmit, leht\u00ebsimit t\u00eb procedurave doganore etj., por \u201cp\u00ebrbashkimi\u201d kulturologjik am\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i pari. Ndaj \u00ebsht\u00eb rasti q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb p\u00ebr Heroin Komb\u00ebtar, dy president\u00ebt, dy qeverit\u00eb, dy pal\u00eb diplomacit\u00eb. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni e Mal t\u00eb Zi. Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb. Shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs. Duke qen\u00eb i mir\u00ebpritur dhe nj\u00eb unifikim i simbolikave, logove, q\u00eb do t\u00eb prodhohen me k\u00ebt\u00eb rast. Bile mund t\u00eb kishte dhe nj\u00eb k\u00ebshill koordinues mbar\u00ebshqiptar t\u00eb kremtimit t\u00eb 550-vjerorit t\u00eb Gjergj Kastrioit-Sk\u00ebnderbeut. Nuk do t\u00eb vlente protagonizmi i askujt n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Politika nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb kapital dhe k\u00ebtu. Do t\u00eb ishte e pad\u00ebshiruar q\u00eb lidhur me Heroin Komb\u00ebtar t\u00eb kishte dy axhenda, nj\u00ebra e qeveris\u00eb dhe tjetra e Presidentit, n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb Prishtin\u00eb. Shqiptar\u00ebt i b\u00ebri bashk\u00eb lufta, viti trondit\u00ebs 1999, kur kosovar\u00ebt e d\u00ebbuar nga trojet e veta u strehuan v\u00ebllaz\u00ebrisht n\u00eb Kuk\u00ebs, Tiran\u00eb e gjer n\u00eb Sarand\u00eb, e si t\u00eb mos i b\u00ebj\u00eb bashk\u00eb kryekrenaria e s\u00eb shkuar\u00ebs? Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prej vitesh dhe Rruga e Kombit nj\u00eb arterie nd\u00ebrlidh\u00ebse e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb nj\u00eb gjaku dhe e vlerave t\u00eb nd\u00ebrsjellta mes tyre. Ashtu permendoret e Sk\u00ebnderbeut q\u00eb, si n\u00eb Tiran\u00eb e Kruj\u00eb, lart\u00ebsohen dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, Shkup, Dib\u00ebr t\u00eb Madhe etj. Ka koh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebndej me ata andej Morinit shkojn\u00eb e vijn\u00eb lirisht te nj\u00ebri-tjetri n\u00eb dasma, festa, tubime letrare, kulturore, turistike etj., \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrbashkuar librat, k\u00ebng\u00ebt, vallet, urimet. Nuk ka m\u00eb \u201cdogan\u00eb\u201d p\u00ebr k\u00ebto. Aq m\u00eb pak do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, kur na ka thirrur kryezoti yn\u00eb i Motit t\u00eb Madh t\u00eb festojm\u00eb e t\u00eb reflektojm\u00eb. Nd\u00ebr shum\u00eb p\u00ebrbashkime t\u00eb k\u00ebtij viti emblematik, n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb maj, krahas grupeve nga Shqip\u00ebria, Kosova, shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi e t\u00eb tjer\u00eb, do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb dhe nj\u00eb grup folklorik arb\u00ebresh, si d\u00ebshmi e asaj q\u00eb kurr\u00eb atje nuk u bjerr kujtimi lavdimadh i Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut.<br \/>\nVe\u00e7se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb nivel \u201cpopullor\u201d, nuk ka arsye t\u00eb mos arrihet dhe n\u00eb nivel akademik, n\u00eb rastin e nj\u00eb tubimi shkencor dy-akademish etj. Sapo m\u00ebsuam se Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb ka shpallur konkursin p\u00ebr vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shkencore kushtuar Sk\u00ebnderbeut. A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ky konkurs t\u00eb ishte i p\u00ebrbashk\u00ebt me Akademin\u00eb e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs? (N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, k\u00ebshtu do t\u00eb shkohej natyrsh\u00ebm drejt nj\u00eb akademie shkencash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Kosov\u00ebn, nj\u00eb lidhjeje shkrimtar\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pasi nj\u00eb \u00ebsht\u00eb albanologjia dhe let\u00ebrsia shqiptare andej e k\u00ebndej, anise shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt rrojn\u00eb n\u00eb dy shtete shqiptare. Nj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb edhe teatri, kinematografia, festivalet e k\u00ebng\u00ebs, humori shqiptar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shfaqjet e ndryshme jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb hullie.) Fundja p\u00ebrbashkimi p\u00ebr ngjarje kulturore t\u00eb rrafshit komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ndodh. Edhe dje, kur kishte nj\u00eb mbyllje hermetike t\u00eb vendit, ka patur raste q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur p\u00ebrbashkimi i elit\u00ebs komb\u00ebtare, si me 1972, ku firm\u00ebtar\u00ebt e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe ishin dhe nga shqiptar\u00ebt jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb londineze, apo n\u00eb Festivalin Folklorik Komb\u00ebtar t\u00eb Gjirokastr\u00ebs ku kishte gjithnj\u00eb dhe grupe arb\u00ebreshe etj. Kjo asesi nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bashkim mekanik t\u00eb gjith\u00eb veprimtarive kushtuar Sk\u00ebnderbeut, pasi natyrsh\u00ebm institucionet do t\u00eb zhvillojn\u00eb dhe veprimtari t\u00eb vetat.<br \/>\nViti i Sk\u00ebnderbeut do t\u00eb zgjoj\u00eb energji t\u00eb reja tek t\u00eb gjith\u00eb ne. Historian\u00ebt do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb botojn\u00eb studimet e tyre rreth figur\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme t\u00eb kalor\u00ebsit t\u00eb qytet\u00ebrimit shqiptar. Qeveritar\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrmbushin axhendat zyrtare me protokolle strikte. Televizionet, gazetat, portalet, arkivat dhe bibliotekat do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tyren p\u00ebrmes dokumentar\u00ebsh, dosier\u00ebsh, shpalimesh, konferencash etj. Arm\u00ebt dhe p\u00ebrkrenarja e Sk\u00ebnderbeut ndoshta do t\u00eb shtegtojn\u00eb s\u00ebrish nga Vjena drejt Tiran\u00ebs si 6 vite m\u00eb par\u00eb. Shkollar\u00ebt do t\u00eb shkruajn\u00eb eset\u00eb e tyre t\u00eb thuk\u00ebta. Rapsod\u00ebt e mbetur gjall\u00eb nuk do ta kursejn\u00eb muz\u00ebn e tyre \u201chomerike\u201d, si dhe ansamblet e folkut, apo Tetari i Operas q\u00eb do t\u00eb shfaq\u00eb oper\u00ebn \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d etj. Instituti i Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb Memorialin e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Lezh\u00eb etj. N\u00eb Labinot do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb portreti madh\u00ebshtor i \u201cSk\u00ebnderbeut\u201d n\u00eb faqen e malit. Gravura, portrete, statute, akte juridike, arm\u00eb dhe relikte t\u00eb tjera t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut do t\u00eb ekspozohen n\u00eb Tiran\u00eb, Lezh\u00eb etj. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjithp\u00ebrfshirje, do t\u00eb ishin t\u00eb lutur shkruesit e palodhur t\u00eb rrjeteve sociale ta kursenin mundin e tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur me doemos vendlindjen e Gjergj Kastriotit, origjin\u00ebn e tij me rr\u00ebnj\u00eb e me deg\u00eb, t\u00eb ken\u00eb urtin\u00eb e t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb mjeshtrit e historis\u00eb, letrave, arteve. T\u00eb na sh\u00ebrbej\u00eb ky vit p\u00ebr ta njohur me themel historin\u00eb e Sk\u00ebnderbeut dhe jo t\u00eb vazhdohet t\u00eb flitet me patetik\u00eb e romantiz\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn e tij, si p\u00ebr nj\u00eb \u201clegjend\u00eb\u201d mesjetare mbitok\u00ebsore, me t\u00eb cil\u00ebn vet\u00ebm duhet t\u00eb mburremi. P\u00ebrkundrazi, ta p\u00ebrdorim vepr\u00ebn e tij si model idealiteti p\u00ebr t\u00eb sotmen. Studiuesit me koh\u00eb kan\u00eb provuar vlerat shtetformuese, qeveris\u00ebse, luftarake e diplomatike t\u00eb Sk\u00ebnderbeut p\u00ebr 25 vite n\u00eb aren\u00ebn gjeopolitike t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\nN\u00ebse historia jon\u00eb ka patur aq shum\u00eb humbje dhe humb\u00ebs, p\u00ebr fatin e saj ka patur dhe nj\u00eb strateg t\u00eb pashembull fitimtar n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs rilind\u00ebse. Jemi n\u00eb vigjilje t\u00eb hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb simbol m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sesa fytyra e madhnueshme e Gjergj Kastriotit, q\u00eb ishte nj\u00ebher\u00ebsh dhe hero i mbrojtjes s\u00eb qytet\u00ebrimit dhe vlerave europiane. Apo, \u00e7\u2019vler\u00eb themelore t\u00eb identitetit ton\u00eb mund t\u2019i ofrojm\u00eb shoq\u00ebris\u00eb globale, ku kemi filluar t\u00eb integrohemi, m\u00eb par\u00eb se qendres\u00ebn skenderbegiane p\u00ebr liri t\u00eb shekullit XV?<br \/>\nEdhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Viti i Sk\u00ebnderbeut meriton \u201cp\u00ebrbashkimin\u201d dhe kuror\u00ebzimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(P\u00ebrsiatje) &nbsp; Ndue Dedaj &nbsp; Pes\u00eb shekuj e gjysm\u00eb t\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut do t\u00eb kremtohen k\u00ebt\u00eb vit nga shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb trojeve t\u00eb tyre. Por a do t\u00eb jet\u00eb ky kremtim n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e merituar? Nuk mund t\u00eb paragjykohet, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga institucionet dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6929,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-7045","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7045"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7045\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7046,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7045\/revisions\/7046"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}