{"id":7027,"date":"2018-01-13T23:59:14","date_gmt":"2018-01-13T23:59:14","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7027"},"modified":"2018-01-13T23:59:27","modified_gmt":"2018-01-13T23:59:27","slug":"pjeter-jaku-dhe-metafora-e-molles-se-kuqe-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=7027","title":{"rendered":"Pjet\u00ebr Jaku dhe metafora e moll\u00ebs s\u00eb kuqe"},"content":{"rendered":"<p>(Profili i nj\u00eb shkrimtari dhe botuesi shqiptar n\u00eb Detroit, SHBA)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7011\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7011\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Dedaj-Ndue-300x226-300x226.jpg\" alt=\"Dedaj-Ndue-300x226\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>Ndue Dedaj<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Jaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe botues shqiptar q\u00eb rron n\u00eb Mi\u00e7igan prej 20 vitesh. N\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb librarin\u00eb e madhe t\u00eb qytetit, q\u00eb ai administronte, nd\u00ebr t\u00eb rrallat<!--more--> n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb i mbijetoi tranzicionit pa u kthyer byrektore, ishte dhe nj\u00eb dhom\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb sh\u00ebrbente si redaksi e librave t\u00eb rinj q\u00eb nis\u00ebn t\u00eb botoheshin n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 nga \u201cKuvendi\u201d, em\u00ebr n\u00ebn t\u00eb cilin p\u00ebrmblidhej revista, shoq\u00ebria kulturore-botuese dhe libraria. Aty mblidheshin vazhdimisht krijuesit, n\u00ebn prijen e poetit t\u00eb njohur Ndoc Gjetja. Po lindte pak nga pak nj\u00eb institucion modern i librit, q\u00eb i sh\u00ebrbente t\u00eb gjitha \u201czejet\u201d e tij gjer te shtypi. Nd\u00ebr pun\u00ebt e para q\u00eb b\u00ebri Pjetri n\u00eb fillim t\u00eb vitetev \u201990 si botues ishte botimi i Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit, por dhe i tre librave me autor\u00ebsin\u00eb e tij kushtuar studimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb botonte librat e tij poetik\u00eb dhe t\u00eb poet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trevave veriore. Ishte aq shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar ndaj librit dhe let\u00ebrsis\u00eb, sa gjith\u00eb koh\u00ebn e kishte t\u00eb z\u00ebn\u00eb me to. A thua se do t\u00eb rronte me \u201cfrym\u00ebn e shenjt\u00eb\u201d q\u00eb fal krijimi dhe fjala e shkruar mbi letr\u00ebn e bardh\u00eb. Libri kishte qen\u00eb prerja i tij, m\u00ebsues gjuhe e let\u00ebrsie, drejtor i deg\u00ebs s\u00eb Librit e filmit t\u00eb rrethit, librar, redaktor. Me koh\u00ebn Pjet\u00ebr Jaku vjen e afirmohet si poet, prozator, publicist, botues dhe veprimtar i shquar i let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs. Autor i librave poetik\u00eb: \u201cHarrimi i vetes\u201d, \u201cAnkthe\u201d, \u201cMunges\u00eb e hirt\u00eb\u201d, i romaneve \u201cDalina\u201d, \u201cPolici me Kuran\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin kritika \u00ebsht\u00eb shprehur me mjaft vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00eb ndodhin t\u00eb papritura, ndaj bash n\u00eb kulmin e k\u00ebsaj pune t\u00eb shk\u00eblqyer e plot pasion, Pjetri do t\u00eb fluturonte drejt Amerik\u00ebs p\u00ebr ta vazhduar atje \u201ckuvendin\u201d e tij t\u00eb nisur n\u00eb Lezh\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebt e kontinentit t\u00eb madh, ikur koh\u00ebs pas kohe p\u00ebrgjat\u00eb shekullit XX, por pa harruar t\u00eb merrte me vete dhe Lezh\u00ebn e tij kulturore dhe shkrimtar\u00ebt e saj. Revista \u201cKuvendi\u201d (Mi\u00e7igan, 2001) do t\u00eb ishte e p\u00ebrmuajshme, komb\u00ebtare, informative dhe kulturore. Ajo do t\u00eb mbijetonte dhe kur tregu i revistave n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb sh\u00ebnonte kuot\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, duke shkuar n\u00eb kufijt\u00eb e ekzistenc\u00ebs. Jeta e Pjetrit tashm\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb krah t\u00eb poetes s\u00eb re t\u00eb talentuar Elinda Marku, me fillimet e saj poetike n\u00eb fundin e viteve \u201990 n\u00eb Rubikun e gurit t\u00eb bardh\u00eb buz\u00eb Fanit, ku n\u00eb vitin 1994 ajo do t\u00eb dilte me librin e saj t\u00eb par\u00eb poetik \u201cDy her\u00eb e virgj\u00ebr\u201d, p\u00ebr t\u00eb vijuar me v\u00ebllimet e tjera \u201cMacja blu\u201d dhe \u201cBija e Er\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Revista \u201cKuvendi\u201d vazhdoi t\u00eb dilte n\u00eb Detroit, ashtu si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb Noli, Konica me \u201cVatr\u00ebn\u201d, \u201cDiellin\u201d etj. T\u00eb shkosh emigrant dhe t\u2019i kushtohesh s\u00ebrish librit, kur ende t\u00eb mungon \u201c\u00e7astia\u201d mbi krye, kjo p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd do t\u00eb ishte nj\u00eb aventur\u00eb, por jo p\u00ebr dy shkrimtar\u00eb, q\u00eb nis\u00ebn ta thurnin \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn amerikane me \u201cl\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb\u201d shqiptare. Numrat e par\u00eb t\u00eb \u201cKuvendit\u201d atje, Pjetri dhe Elinda i lidh\u00ebn me duart e tyre, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb modeste, ku kishte m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka libra, revista, ngjyra\u2026<\/p>\n<p>Por nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb Pjet\u00ebr Jaku ikte larg, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb dashuri q\u00eb dhimbte n\u00eb \u00e7do gur mali e gjethe lisi. Kishte ikur nga vendlindja e tij, Molla e Kuqe e Fanit (Mirdit\u00eb) n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb Munell\u00ebs, kur kishte qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo i ri. Ishte nj\u00eb fshat i rrall\u00eb ekzotik, por larg nga zona urbane. Aq larg saq\u00eb ndonj\u00eb grua q\u00ebllonte q\u00eb e \u201cnemte\u201d t\u00eb bij\u00ebn vog\u00eblushe q\u00eb b\u00ebnte sherre: \u201cKur t\u00eb rrit\u00ebsh, u martofsh p\u00ebrtej Moll\u00ebs s\u00eb Kuqe\u201d! Kurse djali i dashuruar quante \u201cMoll\u00eb e Kuqe\u201d vash\u00ebn e zemr\u00ebs s\u00eb tij. \u201cMoll\u00eb e Kuqe, \u00e7\u2019ban andej\/ k\u2019ceje lumin, eja k\u00ebndej!\u201d E lumi duhej t\u00eb ishte Fani i Madh apo Fani i Vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Poeti Pjet\u00ebr kishte ikur nga mali n\u00eb fush\u00eb, por Moll\u00ebn e Kuqe e kishte marr\u00eb m\u00eb vete, me bjeshk\u00ebn, krojet, mrizet, pishat dhe ahet, si\u00e7 ndodh gjithnj\u00eb me poet\u00ebt.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb takim i ve\u00e7ant\u00eb i organizuar n\u00eb Lezh\u00eb nga miqt\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e klubit letrar \u201cNdoc Gjetja\u201d, pasi Pjet\u00ebr Jakut me 7 janar, n\u00eb dit\u00ebn e 65-vjetorit t\u00eb tij do t\u2019i jepej <strong>titulli \u201cNderi i Qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs\u201d.<\/strong> E marrin mikrofonin me radh\u00eb: Viktor Gjikolaj, poeti moderator ekselent i veprimtarive t\u00eb tilla dhe inicues i titujve e \u00e7mimeve p\u00ebr krijuesit, n\u00ebnkryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut Agustin Marku, piktori i njohur Pashk P\u00ebrvathi, shkrimtar\u00ebt Agron Tufa, Lulzime Celami, Salvador Gje\u00e7i, Tonin Nikolli etj. Bashk\u00ebshortja e Pjetrit, poetesha e njohur Elinda Marku fal\u00ebnderon me eleganc\u00eb dhe pak humor. Shkrimtari nga Kosova Agim Gashi, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur mikun e tij p\u00ebr titullin, thot\u00eb se Molla e Kuqe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend atje lart n\u00eb veri, ku ndan kufiri shqiptar me at\u00eb serb. Plot\u00ebsohet k\u00ebshtu gjeografia hapsinore e Moll\u00ebs s\u00eb Kuqe n\u00eb trojet shqiptare, sidomos me k\u00ebng\u00ebt gurra atdhetarie q\u00eb k\u00ebndon n\u00eb k\u00ebt\u00eb event k\u00ebng\u00ebtari i mir\u00ebnjohur Ilir Shaqiri, i mir\u00ebpritur si shum\u00eb artist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Pjetri dhe Elinda n\u00eb bujtin\u00ebn e tyre t\u00eb ngroht\u00eb familjare &#8211; letrare n\u00eb Amerik\u00eb. Shkrimtari Agron Tufa, q\u00eb ka ardhur nga Tirana s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, Elvan\u00ebn, ka qen\u00eb gjithashtu mik i familjes Jaku n\u00eb Detroit. Ai ndalet n\u00eb profilin e Pjetrit si poet, botues dhe veprimtar i zellsh\u00ebm n\u00eb dispor\u00eb. Edhe gazetarja Flora Nikolla, Tiran\u00eb, spikat ndihm\u00ebn q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Pjetri p\u00ebr shoqat\u00ebn q\u00eb ajo drejton. Jo pa q\u00ebllim i p\u00ebrmend\u00ebm k\u00ebto raste, por p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar nj\u00eb fakt. Pjet\u00ebr Jaku nuk mund t\u00eb ishte ndryshe nga n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe atje ku nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe mund\u00ebsit\u00eb financiare nuk i kishte t\u00eb shumta.<\/p>\n<p><strong>Por shpirti i madh \u00ebsht\u00eb thelbi i bujaris\u00eb s\u00eb tij dhe Elind\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Pjetri thot\u00eb se ka dhjet\u00eb vite pa botuar lib\u00ebr poetik. \u201cKam plot libra p\u00ebr botim, por nuk kam koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me p\u00ebrgatitjen e tyre\u201d. Ai nuk ka koh\u00eb se punon, por dhe se e p\u00ebrdor koh\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr revist\u00ebn \u201cKuvendi\u201d, \u201cDit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb\u201d n\u00eb Mi\u00e7igan e veprimtari t\u00eb tjera n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit shqiptar atje dhe atij t\u00eb letrave q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb se i pari dhe e kap\u00ebrcen Atlantikun. Eh, koha vet\u00ebm k\u00ebndej nga ne tepron, them me vete, atje t\u00eb merr rrjedha e jet\u00ebs me vete&#8230; Aty, n\u00eb sall\u00ebn e mbushur plot me njer\u00ebz t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, kultur\u00ebs dhe artit n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb adoleshente, me em\u00ebr t\u00eb bukur shqiptar, Mara Jaku, 12-vje\u00e7are, bija e \u00e7iftit Jaku.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-30.png\" rel=\"attachment wp-att-7028\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7028\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-30-277x300.png\" alt=\"7 janar-30\" width=\"277\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-30-277x300.png 277w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-30.png 480w\" sizes=\"auto, (max-width: 277px) 100vw, 277px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong><em>Nga e majta: Mara Jaku, Pjeter Jaku, Viktor Gjikola, Elinda Marku<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ajo mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb qytetin e prind\u00ebrve t\u00eb saj, por e ka zor ta rrok\u00eb n\u00eb mendje q\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz kan\u00eb ardhur aty nga Kosova, Tirana, Mirdita etj. thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u201cfaleminderit\u201d babait t\u00eb saj, p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin me t\u00eb. Secili ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe k\u00ebshtu fjal\u00eb pas fjale ravij\u00ebzohet n\u00eb syt\u00eb e saj portreti i babait, ani se ai shfaqet aq modest. \u00cbsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb \u201ckuvend\u201d i vog\u00ebl miqsh dhe bashk\u00ebqytetar\u00ebsh kushtuar Pjetrit, n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr \u201cKuvendin\u201d e themeluar prej tij nj\u00eb \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dreka bujare \u00ebsht\u00eb shtruar tek \u201cAntagu\u201d n\u00eb Shengjin, nj\u00eb nga resortet turistike t\u00eb \u201cdinastis\u00eb\u201d Jaku, si\u00e7 e quan me humor k\u00ebt\u00eb familje Bardhok Pulaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, duke evokuar njohjen me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj shum\u00eb vite t\u00eb shkuara. Flasin pastaj publicisti Gjergj Marku, Agim Picaku, Azem Baliaj, por dhe Tonin Jaku, v\u00ebllai i Pjetrit, menaxher i resortit, ashtu si\u00e7 t\u00eb tjer\u00eb recitojn\u00eb poezi: Preng Maca, Elida Rustja, Fatmira Loci etj. K\u00ebndon Ilir Shaqiri, k\u00ebndojn\u00eb me \u00e7ifteli v\u00ebllez\u00ebrit Lleshi, k\u00ebrcehet, b\u00ebhet humor.<\/p>\n<p><strong>Mara e vog\u00ebl d\u00ebgjon e heshtur k\u00ebt\u00eb simfoni t\u00eb bukur shqiptare kushtuar t\u00eb atit.<\/strong><\/p>\n<p>&#8230;Por Pjet\u00ebr Jaku e ka nj\u00eb breng\u00eb. A ka poet pa brenga?&#8230; \u201cAskush nuk ka mbetur m\u00eb n\u00eb Moll\u00eb t\u00eb Kuqe\u201d, thot\u00eb ai dhe psher\u00ebtin leht\u00eb, ndryshe nga t\u00eb mo\u00e7mit q\u00eb ofshanin fort, me u ndie n\u00eb kreshta e lugje. \u00c7far\u00eb t\u2019i them mikut tim t\u00eb tri dekadave? Pjetrit i \u00ebsht\u00eb kthyer f\u00ebmij\u00ebria, kullat, shtigjet, motivet e mbas Munell\u00ebs dhe f\u00ebmij\u00ebria e rikthyer n\u00eb mosh\u00ebn e burrit q\u00eb i ka kaluar t\u00eb gjasht\u00ebdhjetat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nostalgji me lotin e fshehur&#8230;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-35.png\" rel=\"attachment wp-att-7020\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-7020\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-35-300x200.png\" alt=\"7 janar-35\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-35-300x200.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-janar-35.png 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><strong><em>Ne foto: Pjeter Jaku &amp; Ndue Dedaj<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Profili i nj\u00eb shkrimtari dhe botuesi shqiptar n\u00eb Detroit, SHBA) &nbsp; Ndue Dedaj &nbsp; Pjet\u00ebr Jaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe botues shqiptar q\u00eb rron n\u00eb Mi\u00e7igan prej 20 vitesh. N\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb librarin\u00eb e madhe t\u00eb qytetit, q\u00eb ai administronte, nd\u00ebr t\u00eb rrallat<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7022,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-7027","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7027"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7029,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7027\/revisions\/7029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}